Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    13 vjeē dhenderr

    Jo 14 por 13. Kure perralla behet realitet!!!!




    Me nuse nė klasė tė gjashtė


    I mituri Marsel Misha tregon se ende nuk i di emrin dhe nuk e ka parė gruan e tij, e cila ndodhet nė emigracion nė Greqi

    ELBASAN - Marsel Misha sapo ka mbushur 13 vjeē. Ai ėshtė nxėnės nė klasėn e shtatė tė shkollės “Hamit Mullisi” nė Elbasan. Ėshtė ende njė fėmijė, megjithatė ėshtė i fejuar. Fejesėn e shpalli kėtė verė sapo pėrfundoi klasėn e gjashtė. Ai tregon se me kėtė rast u zhvillua njė festė e madhe familjare, ku prindėrit e tij tė komunitetit rom ftuan mjaft miq e shokė. Por Marseli nuk ka pasur rast ta shohė nusen e tij. Ajo ndodhet nė emigracion nė Greqi. Madje ai nuk i di as emrin. Ky pohim i bėn shokėt dhe shoqet qė tė qeshin me habi. Marseli tregon sesi u fejua. “Unė nuk dija asgjė. Gjyshi Flamuri mė tha se do tė mė fejonte. Njė ditė mė mori pranė dhe mė tregoi se mė kishte gjetur njė vajzė nga njė derė e mirė. Mė pyeti nėse isha dakord apo jo. Nuk dija se ēfarė t’i thosha. Kisha dėgjuar se fejesa dhe martesa ishin tė mira. Me anė tė tyre bėheshin fėmijė, kishe njė familje, shtėpi etj. Ndaj e miratova dėshirėn e tij”, thotė ai. Nė verė u organizua njė festė e madhe. Gjyshi dhe prindėrit ftuan miqėsinė dhe shoqėrinė dhe pasi hėngrėn, pinė dhe kėrcyen, shpallėn fejesėn e dy tė miturve. “Unė prita qė tė vinte nusja, por ajo nuk erdhi. Mė thanė se ishte nė Greqi me prindėrit e saj. As emrin nuk ma treguan. Qė nga ajo ditė ndjehem mė burrė dhe mė i rritur se tė tjerėt. Kam dėshirė tė njoh dhe tė takoj nusen time sa mė parė. Nuk di se kur do tė mė martojnė, sepse ata nuk po mė pyesin mua. Sapo tė pėrfundoj shkollėn, mendoj se do tė mė martojnė”, vijon mė tej Marseli. 13-vjeēari vazhdon shkollėn, dhe sapo ėshtė hedhur nė klasėn tė shtatė. “Kam dėshirė tė pėrfundoj shkollėn dhe tė bėhem tregtar”, shprehet ai. Fejesa ėshtė zyrtarizuar dhe ai ka shpėrndarė karamele e llokume pėr shokėt dhe shoqet e klasės dhe pėr kolektivin e mėsuesve. Fejesat dhe martesat nė moshė tė re po shfaqen ēdo ditė e mė shumė nė Elbasan. Mjaft prindėr fejojnė vajzat dhe djemtė nė moshė tė mitur. Madje nė disa raste fejesat shpallen qėkur bebet janė nė bark ose sapo lindin nė maternitet. Tė rriturit e justifikojnė kėtė akt me krijimin e njė familje tė ndershme dhe tė qėndrueshme, pėr tė larguar fėmijėt e tyre nga veset e kėqija. Por pasojat shfaqen mė pas, kur fėmijėt rriten dhe kuptojnė se ēfarė ėshtė jeta e lirė dhe dashuria.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Tema tė Ngjashme

  1. Traditat e dasmave shqiptare
    Nga katana nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 16:25
  2. Barcaleta tė zgjedhura..
    Nga J@mes nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 533
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 23:41
  3. Barcaleta Shkodrane ;)
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2007, 20:52
  4. Barcaleta per te gjithe!!!
    Nga theodora* nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 255
    Postimi i Fundit: 16-12-2005, 15:22
  5. Germa domethenese!
    Nga Mina nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2002, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •