Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    At Gjergj Fishta mbushi 137 vjet!

    Figura mė e madhe dhe mė e fuqishme e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė ėshtė ati franēeskan Gjergj Fishta (1871-1940)

    Dita e 23 tetorit tė vitit 1871 ishte njė ditė e zakonshme nė historinė e Shqipėrisė sė pushtuar nga turku. Asnjė kronikė e kohės nuk shėnoi se nė njė shtėpi tė thjeshtė, nė Fishtė tė Zadrimės, Ndoka i Simon Ndocit ‘ishte shtue me djalė.
    Kishte lé Zekė Ndoci!’.


    Duke e ndėrruar kėtė emėr me emrin e pavdekshėm Gjergj, nė kujtim tė Heroit Kombėtar e katundarin e vogėl fishtjan, nė Poet Kombėtar, ai do ta kujtonte kėshtu daljen e vet nė dritė: “Unė jam Gjergj Fishta, djali i vogėl i Ndokės, tė cilin nana e ka ba me tė mendueme!” – thua se s’kishte dalė prej barkut tė Prendės sė Lazėr Kaēit por, si ēmos kush, prej trunit tė saj.

    Po kush ėshtė Atė Gjergj Fishta?

    Figura mė e madhe dhe mė e fuqishme e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė ėshtė ati franēeskan Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mė shumė se cilido shkrimtar tjetėr i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar. I dėgjuar e i ngritur lart deri nė Luftėn e Dytė Botėrore si 'poet kombėtar i Shqipėrisė' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do tė binte menjėherė nė harresė kur komunistėt morėn pushtetin nė nėntor 1944. Edhe vetėm pėrmendja e emrit ishte e ndaluar pėr shqiptarėt. E kjo zgjati dyzet e gjashtė vjet me radhė.

    Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajė epitetin 'poet kombėtar'edhe gjysmė shekulli mė vonė?

    Fishta lindi mė 23 tetor 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės, ku dhe u pagėzua nga misionari franēeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Ndoqi shkollat franēeskane nė Troshan dhe Shkodėr, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij djali tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Mė 1886, kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē, Fishta u dėrgua nga franēeskanėt nė Bosnjė pėr t'u bėrė meshtar, si shumė djem tė tjerė shqiptarė. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, Gjergji i ri studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Kėshtu, ai po pėrgatitej pėr Kishėn e pėr Kombin. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe. Mė 1899 bashkėpunoi me Preng Doēin (1846-1917), abatin e Mirditės, me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (1864-1951) dhe me historianin Atė Pashko Bardhi (1870-1948) me tė cilėt themeloi shoqėrinė letrare Bashkimi tė Shkodrės, qė i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 1908, edhe sot e kėsaj dite, fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.

    Mė 1902 Atė Fishta u emėrua drejtor i shkollės franēeskane nė qarkun e Shkodrės, ku shqipja nisi tė pėrdorej, pėr herė tė parė, si gjuhė bazė.

    Mė 14-22 nėntor 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė letrare Bashkimi. Ky kongres, ku morėn pjesė delegatė katolikė, ortodoksė dhe myslimanė nga Shqipėria dhe jashtė saj, u mbajt pėr tė vendosur pėrfundimisht njė alfabet tė gjuhės shqipe. Pėr mė tepėr, ishte Gjergj Fishta ai qė u zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar komisionin prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme.

    Nė tetor 1913, gati njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė, Fishta themeloi dhe filloi tė nxjerrė tė pėrmuajshmen franēeskane Hylli i Dritės, e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė. Me pėrjashtim tė viteve tė turbullta tė Luftės sė Parė Botėrore dhe viteve menjėherė pas saj, 1915-1920 si dhe tė viteve tė hershme tė diktaturės sė Ahmet Zogut, 1925-1929, kjo revistė me ndikim tė fuqishėm e me nivel tė lartė letrar doli rregullisht deri nė korrik 1944 dhe ndihmoi pėr zhvillimin e kulturės gege tė veriut.

    Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės Posta e Shqypniės, njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916, sė bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925), Ndre Mjedėn (1866-1937) dhe Mati Logorecin (1867-1941), Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė marrė vendim mbi ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pas disa diskutimeve Komisia vendosi tė pėrdorej dialekti i Elbasanit si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte figura mė autoritare nė letėrsinė shqiptare.
    Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar, qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi (1872-1945) tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik e, sidomos, si klerik. Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 u zgjodh provincial i Provincės franēeskane tė Zojės Nunciatė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, por pa u shkėputur kurrė nga problemet e mėdha qytetase, kombėtare e botėrore.

    Si poet kombėtar, Atė Gjergj Fishta ėshtė nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e jashtė vendit. Ka marrė Ritterkreuz-in austro-hungarez mė 1911, ėshtė dekoruar nga Papa Piu XI me ēmimin Al Merito mė 1925, i ėshtė dhėnė medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke, ėshtė nderuar me titullin Lector jubilatus honoris causae nga urdhėri franēeskan dhe ėshtė bėrė antar i rregullt i Akademisė Italiane tė Shkencave dhe Arteve mė 1939. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

    Ndonėse Gjergj Fishta ėshtė autor i gjithsej tridhjeteshtatė botimeve letrare, emri i tij ėshtė i lidhur nė kryesisht me kryeveprėn e tij epike, ‘Lahuta e malcķs’, Shkodėr 1937, por jo mė pak edhe me Anzat e Parnasit, vepėr satirike, ende e pastudiuar si duhet, qė e larton nė majat e satirės botėrore. Lahuta ėshtė njė poemė epike historike me 15.613 vargje qė vė nė qendėr luftėn pėr autonomi e pavarėsi e, nė veēanti, ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė sė veriut nga 1858 deri 1913. Kjo kryevepėr letrare, e shkruar ndėrmjet viteve 1902 e 1909, u ripunua nga autori gjatė njė periudhe tridhjetėvjeēare. Ėshtė e para ndihmesė nė gjuhėn shqipe pėr letėrsinė botėrore. Botimi pėrfundimtar i veprės nė tridhjetė kėngė, u paraqit nė Shkodėr mė 1937 nė kremtim tė njėzetepesėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. ‘Lahuta e malcķs’ dhe veprat e tjera tė Atė Gjergj Fishtės u ndaluan pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur komunistėt erdhėn nė pushtet. Poema madhore epike, e ribotuar nė Romė mė 1958, nė Lubjanė mė 1990, rishtas nė Romė mė 1991, ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht (Maksimilian Lamberc), italisht (Imzot Jul Bonati, Ernest Koliqi), e sė fundi, edhe nė anglisht (Robert Elsie).
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    AT GJERGJ FISHTA ESHT VERTET NJE KOLLOZ I LETERSISE SHQIPE, GJITHE SHKRIMET E TIJ, SA HERE QE I LEXON, TE MBESHTJELLIN NE VETVETE, BEHESH NJESH ME TO, E NDJEN VETEN TE LUMTUR E TE GEZUAR! AT GJERGJI , ESHT CILESUAR ME TE DREJTE "DANTE ALIGERI SHQIPTAR", DHE NUK MUND TE KUPTOHET LETRSIA SHQIPE PA TE! SA MIRE BENI QE SHKRUANI PER KETO FIGURA AQ TE NDRITURA !

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •