Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Cool A bëni pjesë te 2% e njerëzve më inteligjentë në botë?

    Ne nje konvikt studentesh jane 5 dyer dhomash me ngjyra te ndryshme.
    Ne cdo dhome jeton nje student i nje nacionaliteti te ndryshem.
    Cdo student studion nje dege te ndryshme nga tjetri,perdor nje mjet transporti publik te ndryshem nga tjetri dhe degjon nje lloj muzike tjeter.
    Asnje prej tyre nuk studion ne te njeten dege,nuk perdor te njejtin mjet te transportit publik dhe nuk degjon te njejten muzike.

    Cfare eshte e ditur:

    Francezi jeton pas deres se kuqe.
    Gjermani degjon me kenaqesi muzike jazz.
    Hollandezi studion kimi.
    Dera jeshile eshte direkt majtas deres se bardhe.
    Studenti pas deres jeshile eshte fizikant.
    Ai qe udheton me urban degjon muzike pop.
    Studenti qe banon ne dhomen e mesit studion mjekesi.
    Studenti qe banon pas deres se verdhe udheton me biciklete.
    Studenti nga Belgjika belgu dmth banon ne dhomen e pare.
    Student qe udheton me skateboard banon ngjitur me studentin qe degjon muzike reggae.
    Studenti qe degjon rock banon ngjitur me ate qe udheton me biciklete.
    Studenti qe udheton me makine studion stomatologji.
    Belgu ka per komshi ate qe banon te dhoma me deren blu.
    Studenti korean udheton me tren.
    Studenti qe udheton me skateboardi ka per komshi nje student biologjie.

    Cili student degjon Hip-hop?
    -------------------------------------------------
    Kjo eshte nje probleme e krijuar nga A.Einstein,i cili mendonte se 98% e njerezve ne bote nuk jane ne gjendje ta zgjidhin ate.Mua me ra ne dore versioni i "modernizuar" ne fakt.Zgjidhjen nuk e kam me thene te drejten,por m'u duk keshtu interesante dhe thashe ta zgjidhim bashkarisht Keshtu qe hajdeni ta kundershtojme Einstein-in.
    Elegance is an attitude.

  2. #2
    Kjo qenka per tu trash me ,me bere lemsh looooool

    Unaaa degjoj hip-hop :P:P

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anëtarësuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    e lexova dy here dhe per mendimin tim besoj se Hip-hop degjon studenti i cili banon te dhoma me deren blu se vetem per ate nuk kemi te dhena se ca studjon , ca muzike degjon dhe ca hoby ose preferenca ka ...
    por mund te jete dhe belgu , gjithashtu edhe per te skemi asnje te dhene , mbase degjojne qe te dy si dihet ..

    mbase jam dhe gabim ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga jul-linda : 12-10-2008 më 18:18

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kjo qenka i modifikim madje dhe plagjiat i detyrës së Ajnshtajnit. Ajnshtajni e ka shpik si test për studentët.

    Pyetja është cili e mban peshkun. Përgjigja është gjermani. E kam zgjedhur para ca vitesh brenda pak minutash.

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Kjo qenka i modifikim madje dhe plagjiat i detyrës së Ajnshtajnit. Ajnshtajni e ka shpik si test për studentët.

    Pyetja është cili e mban peshkun. Përgjigja është gjermani. E kam zgjedhur para ca vitesh brenda pak minutash.
    Eh,vertet pak e banalizuar m'u duk edhe mua edhe pse nuk me ka rene ne dore origjinali.Bravo alibaba!Edhe une me duket se e kam zgjidhur,por do pres mendimet nje here.

    Ps: jul-linda eshte pak me e komlikuar se ajo qe argumentove ti.
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e futur
    Anëtarësuar
    08-10-2008
    Postime
    7
    Kjo eshte zgjidhja ime. Shikojeni:

    1. E verdhe, Belg, Biciklete, biologji, Reggae
    2. Blu, Hollandez, Skateboard, Kimi, Rock
    3. E kuqe, Francez, Urban, Mjekesi, Pop
    4. Jeshile, korean, Tren, Fizike, HIP-HOP
    5. E bardhe, Gjermani, Makine, Stomatologji, Jazz


    Pra sipas meje koreani degjon Hip-hop,
    Ndryshuar për herë të fundit nga futur : 12-10-2008 më 18:42

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ENIGMA E AJNSHTAJNIT

    A thua i takoni ju atij 2% te njerëzve me inteligjent ne bote?
    Nuk ka ndonjë truk, vetëm logjike!
    Ekziston vetëm një zgjidhje e qarte!

    1. Janë 5 shtëpi, secila ka një ngjyre tjetër.
    2. Ne secilën shtëpi banon një person i një nacionaliteti tjetër.
    3. Secili banore preferon një pije te veçante, duhan te llojit te veçante dhe mban një kafshe shtëpiake te veçante.

    Pyetja : I cilit është PESHKU ?

    Udhëzimet :

    Britaniku jeton ne shtëpinë e kuqe
    Suedezi ka një qen
    Danezi me dëshirë e pin Çajin
    Shtëpia e gjelbër gjendet ne anën e majte te shtëpisë se bardhe
    Pronari i shtëpisë se gjelbër pin kafe
    Personi qe pin duhanin Pall Mall ka nje zog
    Njeriu qe jeton ne shtëpinë qe gjendet ne mes , e pin qumështin
    Pronari i shtëpisë se verdhe pin Dunhill
    Norvegjezi banon ne shtëpinë e pare
    Ai qe pin Marlboro , banon afer atij qe ka nje mace
    Ai qe ka kalin , banon afër atij qe pin Dunhill
    Ai qe pin duhanin Winfield, e pin birrën
    Norvegjezi banon afër shtëpisë se kaltër
    Gjermani pin Rothmans
    Ai qe pin Marlboro ka një komshi i cili pin ujë.

    Ajnshtajn e ka përpiluar këtë enigme ne shekullin e kaluar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    dhe kush njeri i zgjuar do ri te meret me budalliqe te tilla? un e harxhoj kohen duke bere gjera te rendesishme qe me sherbejn per te ardhmen.




  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e futur
    Anëtarësuar
    08-10-2008
    Postime
    7
    Nuk eshte dhe aq logjike, duhet dhe intuite dhe me shume se 5 min... Testi i vertete ai qe paraqet alibaba eshte. dhe pergjigjia gjermani.

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    ...................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 12-10-2008 më 19:41

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerëzve
    Nga hulumtuesi09 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •