Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Po cfar prisje nga une aman!!! A kupton ti qe kredit qe shoqeri e kthejne ne rob ose jo ?!!!
    Prisja shume nga ty.Noramlisht po nuk rrezikove nuk fiton

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Cfar na duhet neve psh ajo *** kredije qe te jep banka nderkombetare ( hujdutet nderkombetare) ?!!!
    Per tu zhvilluar pasi jemi te varfer dhe parat nuk burojne nga qielli.

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    A kemi fusha ose jo ?!?! A kerkojne para ato fushat qe te punohen ose jo ?!!
    E di qe do te thuash po!!! Por ne fakt gabon, sepse fushat kerkojne vullnet , punetor qe ti punojne, dhe pastaj te mirat te ndahen ne menyre reciproke ndaj krejt popullates.
    Ose psh cfar te duhet qe te prodhojsh hekur dhe te presish deri sa te vij dikush e ta blej ?!!! Jo ore vella , e ke prodhuar ,fute dreqin ne perdorim, nderto ura , pa lek !!!
    Leku ben njeriun rob ! Sikur te mos kete lek ska te pasur ska te varfur, dhe nuk ka shoqeri parazite sic jane bankat.
    Normalisht qe kemi fusha por mungojne njerezit qe do ti punjojne pasi jane dyndur te gjithe qyteteve.C fare kerkon te thuash qe duhet te behet prape reforma agrare e komunizmit?

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Kredite jane gjerat me te rezikshme qe ekzistojne, as mortaja nuk krahasohet me kredine.
    Sepse menyra se si e merr ate kredi nuk te lejon shanc ta paguajsh ate kurre!!!
    Edhe nje milion vite nese jeton , nje milion vite do te jesh ne borxh. do te punojsh si kali , nga dy tre ose kater pune ne dite, vetem e vetem me i pagujat interesin ndonje hundaveci parazitor qe ri ulur ne ndonje fotelje banke!
    Nese sot njerezit nuk jane te ndergjegjeshem qe ti japin fund sistemit monetar atehere njerezimi ka te kthehet si rob i nje grushti shum te vogel njerezish.
    Ke marr kredi ti Nexhat qe flet me kaq mllef?Nqs s ke para si i behet puna?

    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Ti sot ndoshta ke pune Ilion, ose une , ose ndonje bukepjekes, po cfar psh neser po na zbulohet ndonje maqine qe ben punen tende, punen time ose punen e atij bukepjekesit, ku dreqin do te shkojsh ?!!! Me cfar do te mbijetojsh?!!Andaj duke pasur para sysh qe sot shembull e marr 95% e cdo veture eshte montuar nga robote te ndryshem, si ta merr mendja ty edhe sa kohe do te shkoj deri sa te zbulohet ndonje mjet qe leron fushat vete, i ujit fushat vete, mbjell faren vete, i korr vete, i mbledh frutat vete, i paketon vete etj etj!!!
    Cfar do te behet me ato njerez ,ku do te shkojne , me cfar do te mbijetojne ?!!
    Ae kupton ti qe shoqeria njerezore i eshte drejtuar nje sistemi ekonomik ne te cilen paraja nuk ekziston, ne te cilen prona nuk ekziston, cdo gje ne natyre i takon njerezise e jo individit.
    E di ti qe ai projetki Venus shum lehte mund te realizohet sikur njerezimi te ndergjegjesohej se me ndertimin e armeve nuk shkohet para, dhe te njejtat resurse intelektuale ti drejtojshin psh ne zhvillimin energjetik , cfar ndryshimesh mund te shikojme ne bote per nje kohe te shkurte ?!!

    Ose paramendo projektin "Manhatan" qe hapi pune per 150.000 mije njerez , dhe si pasoj e punes se tyre u prodhua bomba atomike, paramendo sikur qe keta njerez te kishin punuar me aq zell psh per te persosur metodat e perdorimit te energjise gjeotermale , ku do ishim sot ?!!!!
    Aktualisht punoj part/time sepse po vazhdoj universitetin.C do dite i mjafton e keqja e vet.Ec me kete moto qe ta shijosh mire jeten e mos biesh ne depresion


    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Me fal ilion , ti je njeri i shekullit 21, por mendon me trurin e nje njeriu te shekullit 19, ndersa une jam e kunderta e jote.
    Une mendoj ashtu sic do te kishte menduar nje njeri i ardhmerise ne te cilen paraja nuk do te ekzistonte.
    Ne shek e XIX nuk jepeshin kredi kaq shume sa jepen sot,mos themi qe nuk jepeshin fare per njerezit e thjeshte por thjesht ne rang shtetesh
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 19-10-2008 më 10:00

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2008
    Postime
    7
    esselamunalejkum we rahmetullah falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem ALLAHUT xh.sh kurse salawatet robit te tij me te dashur Muhammedit s.a.w.s shokeve te tij besnik dhe familjes se tij te ndershme dhe te ghithe atyre qe e percjellin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.Po i shkruaj ketij VHITE-KNIGHT sepse ka pyetur (Dmth edhe njeriu i pare Adami pasak thene Allah Akber?C eshte kjo?
    Dmth mos jepen fare kredi nga bankat dhe te mbyllen fare ato?Le te kthehemi pra ne vitet 600 me kete sistem se ja vlenka).po more po edhe ADEMI a.s ka thene ALLAHU EKBER sepse edhe ai ka qene krijese dhe profet i ALLAHUT xh.sh.mandej une nuk di se kam shkruar qe bankat nuk duhet te ekzistojne une vetem kam shkruar qe sistemi i tanime me marrjen e kamates te shkaterron,te lutem kur dosh te komentosh diqka se pari lexoje mire dhe mandej shkruaj ok.edhe ne islam ka banka ka tregti ka ekonomi edhe te gjitha te tjerat,por te gjitha jane te rregulluara nga ALLAHU xh .sh dhe nga profeti i tij i fundit Muhammedi s.a.w.s ne islam kamata eshte e ndaluar sepse te shkaterron ne qofte se je huamarres,por si duket ju ose nuk kuptoni ose nuk doni te kuptoni,shikojeni sistemin qe ju adhuroni edhe pse ky sistem mer gjithe keto kamata,gjithe keto tatime,pagesa,denime e shume tjera prape vijne deri te kolapsi,dhe mandej duhet te intervenoj shteti per ti shpetuar,a thua valle pse?.Allahu xh.sh thote,une zullumqaret nuk i dua por i le ne fuqi,dhe te bejne zullum aq sa une te dua,atyre dhe te tjerve qe i perkrahin kjo ju duket e mire dhe mendojne se jane ne rruge te drejte,e mandej une i permbyti dhe kthimi dhe pergjegjesia dhe denimi per ate qka kane bere jane tek une .O,njerez vallahin krejt dynjaja te ishte e jotja ta dish se ke per te vdekur dhe athere krejt ajo pasuri do mbetet ne kete dynja do te trashegojne falenderuesit dhe jo falenderuesit,kurse ti i vetmuar je nen toke ne varr pa drite pa krevet pa pasuri pa grua pa femije pa prinder,aty je i pa fuqishem me plot frike nuk ka mundsi te ndihmoje askush perveq ALLAHUT xh.sh nese ai do.A thua a njef historia ndonje njeri qe ka qene i pasur shume apo njef vetem veprat dhe mendimet e tyre? pergjegjja eshte jo nuk njef te pasur por njef te mire te keqinje dhe te dijshem sa interesant a? Islami i thote te mires vazhdo kurse te keqen e ndalon,islami eshte jete dhe eshte qka te duash.Edhe ne islam ka te pasur edhe me pak te pasur por pasuria eshte e fituar ne korniza te lejuara pa kamate dhe pa mashtrime.Gjithe kjo fushate antiislame vjen nga tri qendra ne bote armiq te perhershem te islamit nga amerika,anglia dhe izraeli e tera kjo behet me ane te mediave qe islamin ta tregojne te keq sepse parolla e sunduesit gjithmone ka qene perqaj dhe sundo apo jo? per fat te keq momentalisht e kane arritur qellimin e tyre ne perqarje sepse muslimanet kane ra ne nje gjume dhe jane leshuar mbas dynjase,por jo pasha ALLAHUN kjo nuk do zgjase shume.Ata e urrejne islamin sepse ata vete e kane studiuar KUR'ANIN dhe e dine qe ne islam nuk ka privilegje te cilat ata vete i gezojne,ne islam nuk ka njoftesi dhe te hyhet dhe dilet pa rend(kjo i nenkupton te gjitha) shikoji se pari politikanet se qfare privilegjesh ata kane bere per veti me paga astronomike me vetura dhe shofera zyrtare kurse nje puntore i rendomte punon deri ne 14 ore ne dite per 1300 € dhe prape nuk i pret muaji muajin.Shikojni shefat dhe menaxherat e firmave se qfare pagash dhe qfare privilegjesh kane per veti,kurse ne qofte se nje puntore i tyre ankohet dhe lype pak me shume ai largohet menjehere nga puna a thua kjo eshte drejtesi? une them qe jo.Tani do tju tregoj se qka eshte islami, Omeri r.a ka qene halife i dyte pas ebu Bekrit r.a ne shtetin islam,ka qene ne ate pozite 10vjet e 3muaj deri sa e kane vrare.Ai e ka pasur gjysen e botes ne sundim te vetin por per ate kohe ai me parate e shtetit nuk e ka blere as nje gomare per te udhtuar zyrtarisht,nerezit e kane pyetur dhe kane thene o udhheqes i besimtareve pse nuk e blen nje gomare dhe te udhtosh me te neper shtet,pergjegja etij ka qene ' jo se kam frike ALLAHUN se mos po i bej padrejtesi ndokujt qe ndoshta jeton nga ndihma e shtetit dhe nuk ka per te blere gomar' nje rast tjeter e kishin pare duke qajtur,dhe e pyeten se qka ke ai tha ' e kam frike ALLAHUN kur te vdes se ndoshta ndonje dhi apo dele duke u ngjitur ne mal per kullose e then kemben athere ALLAHU do te me denoj se pse nuk ja kam ndrequr rrugen kafsheve.Nje rast tjeter ebuBekri r.a ne kohen e tij si udheheqes i muslimaneve e beri Omerin r.a gjykates suprem te shtetit,sepse ka qene shume i dijshem,pas nje viti ky shkoi dhe kerkoi doreheqje,ebu Bekri u habit dhe mendoi se nuk ishte i kenaqur dhe e pyeti qka ke o Omer ky i tha o udhheqes i besimtareve ti mua para nje viti me bere gjykates suprem, por une deri sot nuk kam pasur as nje rast per gjykim,njerzit ja kane friken ALLHUT dhe keshtu nuk po behen padrejtesi,dhe me kete edhe per mua nuk ka pune dhe nuk dua te marr rroge badihava. Rrogat e ketyre me rrogat e nje pastruesi e kane pasur ndryshimin ne qofte se i kthejme ne € vetem nje euro.Islami eshte ai qe i dha dijen Evropes dhe gjithe botes univerziteti i pare ne bote ka qene i ndertuar nga arabet ne andaluzi te spanjes,ne kete univerzitet u shkolluan dhe moren dijenin ata njerez qe me vone u bene armiqt me te medhenje te islamit.kur erdhi islami ne evrope keta ishin ne nje gjendje katastrofale,nuk dinin shkrim lexim por jetonin si te eger neper shpella dhe te papaster,nga kurani e mesuan shkencen ( fjala e pare qe ju shpall profetit a.s ishte '' lexo dhe meso ne emer te ALLAHUT''),shume mesime dhe zbulime erdhen nga muslimanet sepse ne ate kohe jetonin dhe punonin ashtu si e ka lypur ALLAHU.Per kete dhe shume te tjera te cilat nuk po mund ti ceki tani perendimi e paraqet keshtu islamin,dhe mundohen ta zhdukin por jo vallahun ata nuk do ta arrijne qellimin sepse islami eshte nje sistem te cilin ALLAHU e ka zgjedhur per njerez e ALLAHU eshte me i fuqishmi dhe me i madhi, kurse te gjithe njerzit jane vetem se krijesa te tij,andaj edhe jane te pafuqishem ndaj tij,dhe vetem tek ai do te kthehen,e atje do te jene vetem se per te miren e vetes ose per te keqen e vetes,e kush e shane islamin,kuranin, biblen, tevratin dhe zeburin dhe profetet e ALLAHUT xh.sh ai me te vertete eshte i humbur dhe i deshtuar dhe ne ate bote e pre nje denim i keq ne qofte se nuk pendohet per kete para se te vdes.

  3. #43
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Bankat Islame i shpëtojnë krizës financiare

    Pas shumë falimentimeve të bankave nga kriza globale financiare, industria e bankave Islame qe është në zhvillim i shpëtoi kësaj krize.

    E hënë, 20 Tetor 2008 20:14
    "Bankat Islame, deri tani, janë në gjendje pozitive, pavarësisht nga sfidat në ambientin global financiar," thotë Zeti Aktar Aziz nga Banka Qendrore Malajziane për AFP-në.

    "Në këtë tollovi financiare, është interesante se financat Islame kanë parandaluar shumicën e shkatërrimit të krijuar nga bankat dhe institucionet financiare," thuhet në Shtëpinë e Financave te Kuvajtit.

    "Perspektiva e financave Islame duket të jetë e shndritshme dhe me siguri se do të marrin në dorë udhëheqjen në rrugën e furnizimit me fonde për projektet e mëdha deri sa bankat botërore të rivlerësojnë modelet e tyre të biznesit."

    Feja Islame ia ndalon muslimanëve, kamatën dhe pagesën e interesit në kredi.

    Financat Islame për momentin janë sektori më më rritje në industrinë financiare botërore.

  4. #44
    http://ekonomia-islame.com/
    Bëhuni sikur pema që gjuhet me gurë, e ajo ua kthen me frute!

  5. #45
    Rithemelimi i kapitalizmit


    Shkruan: Vehap KOLA

    Parashtrim

    Kriza globale financiare ka pushtuar me një shpejtësi, tipike për epokën e informacionit, çdo qoshe të banuar të planetit duke mbjellur panik mes komuniteteve dhe familjeve. Njerëzit kanë disa pyetje mjaft fundamentale dhe ekspertët e tregjeve financiare nuk kanë përgjigje të qarta dhe të sigurta për to. Në një kuptim, e ardhmja e ekonomive familjare është kërcënuar më shumë se ndonjëherë tjetër në histori. Diskutimet midis specialistëve kanë vënë në dyshim edhe themelet filosofike të sistemit kapitalist. A është ekonomia e lirë e tregut përgjigja afatgjatë dhe e përhershme e kërkesës së njerëzimit për mirëqenie dhe përparim ekonomik dhe shoqëror? A ka propozime alternative për këtë aspiratë tokësore? A ka kontribute ekzistuese në filosofinë e ekonomisë politike të cilat nuk janë konsideruar? A është modeli i tregjeve, institucioneve dhe instrumentave financiare kapitaliste i vetmi model i suksesshëm apo ndonjë model tjetër ofron një rrugë më të sigurtë?

    Diskursi është përqendruar në alternativën e sukseshme që kanë shpërfaqur disa institucione financiare të ashtuquajtura islamike, banka islamike, shoqëri sigurimesh islamike, instrumenta financiare islamike, dhe së fundi edhe tregje financiare islamike. Disa zëra mes opinionbërësve perëndimorë e kanë shprehur tashmë admirimin për këtë histori suksesi dhe ngulin këmbë fort që të nisë një terapi shoku për të dalë nga situata. Në bregun tjetër ka nisur festa. Ideologët muslimanë nuk pritën gjatë por u ngjitën menjëherë në foltoret e sallave të mbushura plot, u shfaqën në ekranet e televizioneve dhe mbushën faqet e gazetave me kujtesat e triumfit dhe profetizimet apokaliptike të rikthimit në udhën e drejtë të njerëzve të rëndësishëm dhe të pushtetshëm. Masat e evangjelizuara dhe rrymat evangjelizuese mes nesh janë shumë entuziastë sepse e shohin këtë debat si shenja e kohës për ngadhënjimin e së vërtetës. Ne do ta përqëndrojmë përpjekjen tonë në vlefshmërinë dhe shkallën e vërtetësisë së kësaj klime.

    Shkaqet e Krizës Financiare Globale

    Babëzia – Rrënja e Krizës


    Mendoj se të gjithë shkaqet e krizës financiare globale mund të përmblidhen me një fjalë të vetme – BABËZI. Prej vitesh u jepnin hua për shtëpi njerëzve që nuk ishin në gjendje t'i përballonin pagesat e larta të kësteve. Por këtë gjë e bënë sepse nuk humbnin asgjë. Huadhënësit ishin në gjendje të ngrinin normat e interesit dhe të fitojnë gjithnjë e më shumë nga hipotekat. Ndërkohë që njerëzit nuk mund të përballnin këto interesa të larta, i nxorën shtëpitë e tyre në treg.

    E gjithë historia është një skemë e madhe. Çdo gjë po shkonte mirë ndërsa shtëpitë po shiteshin si byrekët në treg dhe vlera e tyre rritej përmuaj. Huachënësit i lehtësuan proçedurat e huadhënies ndërkohë që kërkesa e lartë për to rriti vlerën e shtëpive. Por vlera e rritur e shtëpive nënkuptonte se bankat mund të jepnin gjithnjë e më shumë hua hipotekare. E gjithë kjo sillte më shumë ujë në jazin e bankave dhe shoqërive të sigurimit.

    Fatkeqsisht shumë njerëz nuk arritën të paguajnë këstet e huasë dhe kjo, sipas sistemit amerikan të financimeve me hipotekë, solli konfiskimin e pronave nga ana e bankave. Më shumë shtëpi seç mund të shiteshin u konfiskuan dhe kjo solli një situatë negative likuiditetesh (paraje). Letrat me vlerë të mbështetura nga hipotekat u bënë më të pasigurta dhe më të pavlefshme duke i bërë kompanitë e investimit të vuajnë për fonde dhe të falimentojnë. Pak a shumë, në të njëjtën mënyrë pësuan disfatë edhe kompanitë e sigurimeve.

    Kriza e Besimit – Leva e Krizës

    Simptomi më rrënues që po vuajnë tregjet financiare ndërkombëtare është kriza e besimit. Besimi i investitorëve është goditur rëndë. Ata janë të frikësuar nga zhvillimet e ardhme dhe kanë pritshmëri shumë ogurzeza. Dje, Wall-Street provoi një rënie prej 10% dhe tregues të krahasueshëm karakterizuan edhe bursat kryesore europiane, përkatësisht, Amsterdami 5.7%, Parisi, 5.19%, Frankfurti 6.1%, Londra 4.1% dhe Madridi 4.74%.

    Ndërhyrjet e qeverive për t'u ofruar bankave likuiditete janë konsideruar të pashpresa dhe të padrejta. Qeveritë do të blejnë aksione të preferuara nga bankat me paratë e taksapaguesve. Opinionistët dhe analistët janë të mendimit se kjo jo vetëm nuk do të mjaftojë, por është edhe një keqpërdorim i hapur i fondeve publike për interesa private të një kategorie njerëzish, siç janë bankierët. Kostot e kësaj krize duhet t'i paguajnë ata, ashtu siç ishin ata përfituesit e vetëm nga spekulimet dhe manipulimet që paraprinë rënien. Prandaj, është e pritshme që megjithë ndërhyrjen e pashembullt të qeverive, kriza e besimit do ta rrisë shpejtësinë e rënies së ekonomive.

    Parimet dhe Tiparet e Sistemit Ekonomik islam

    Ekonomia e Teuhidit.


    Operacionet e papërfunduara e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore ose sjellin vdekjen e të sëmurit. Prej dekadash ekonomistët muslimanë i kanë drejtuar orvatjet e tyre shkencore përnga mikroproblemi i kamatës (riba), duke dështuar të prodhojnë zgjidhje për problemin madhor të hendekut të pasurisë. Po. Ngarkimi i huave me interes është një faktor kontributiv, por jo më i rëndësishmi. Të ashtuquajturat banka islamike u themeluan dhe i kanë rritur pasuritë e tyre deri në qindra miliarda dollarë duke i detyruar besimtarët që të investojnë paratë e tyre në këto institucione si një kërkesë e fesë së tyre. Në fakt këto banka dhe veçanërisht degët islamike të gjigandëve trans-nacionale, janë të rrejshme si mjete të nxitjes së drejtësisë ekonomike sakohë ato i janë bashkëngjitur lirshmërisht sistemit bankar global me gjithë defektet e tij institucionale, me qëllim që të përshtaten në të.

    Në Islam, çdo gjë është e ndërlidhur sipas kryeparadigmës së teuhidit. Kjo koherencë e unitetit në diversitet, që reflekton Njëtimin e Krijuesit, është shfaqur në formën e atyre që juristët e mëdhenj të Islamit i kanë quajtur parimet universale të drejtësisë. Në terminologjinë juridike islame ato njihen me termin mekasid el sheri'ah.

    Kundërtia më e madhe e kësaj ideologjie moderne muslimane ashtu si edhe e mendimit shekullar perëndimor është hakk el mal (e drejta e pronës). Kuptimi thelbësor i këtij parimit të drejtësisë ekonomike është respekti për shenjtërinë e pronës private të faktorëve të prodhimit dhe për të drejtën universale të çdo personi mbi pronësinë e kapitalit. Ky diskutim ka lindur sepse në mendimin shekullar asgjë nuk është e shenjtë. Çdo skaj i Krijimit është i tregëtueshëm, sepse nuk ekziston koncepti i teuhidit për të dhënë një tjetër kuptim.

    Ashtu siç kanë vepruar më parë dinastitë despotike të vendeve të Lindjes së Mesme, kur bashkërenduan pushtetin e tyre ushtarak me pushtetin psikologjik të klerikëve të korruptuar, për të përjetësuar mbretëritë e tyre, ashtu po veprojnë edhe institucionet financiare të ashtuquajtura islamike. Ky është modeli perëndimor i prodhimit të pushtetit: kasta ekonomike dhe kasta politike (në mos qofshin e njëjta), bashkërendojnë potencialet e tyre për të garantuar komoditetin e tyre material dhe politik.

    Dy Parimet e Drejtësisë Ekonomike (Adaleh)

    Ekonomiksi islam mbështetet në paradigmën që ka si objektiv kryesor drejtësinë (adaleh) ekonomike dhe shoqërore. Ky objektiv zë fill në besimin se qeniet njerëzore janë mëkëmbës të Zotit në tokë, janë vëllezër dhe burimet e dhuruara janë një mirëbesim prej Tij për të krijuar mirëqenien e njerëzimit. Koncepti islamik i drejtësisë ekonomike ngrihet mbi dy parime. I pari është sovraniteti i padiskutueshëm i Allahut mbi gjithë krijimin. Kjo nënkupton se askush nuk është pronari përfundimtar dhe i padiskutueshëm i mjeteve të prodhimit. Pronësia mbi kapitalin, tokën dhe punën jep të drejtën e gëzimit të përfitimeve por edhe përgjegjësinë e për t'i përdorur me ndershmëri dhe drejtësi dhe për të përmbushur përgjegjësinë sociale ndaj shtresave të mënjanuara.

    Ky element social në pronësinë private mbështetet në vlerën islame të njohur si infak – të japësh dhe jo vetëm të marrësh. Paçka se kjo është një vlerë e dhuruar brenda çdo personi, ajo duhet edukuar kulturalisht për të përmbajtur natyrën egoiste të gjithësekujt, nefs el emmara ose "uni urdhërues dhe kërkues". Kështu mund të kuptohet pse një prej pesë shtyllave të Islamit është bamirësia. Bamërësia përfshin dhëniën vullnetare (sadaka) dhe tatimin e detyruar (zekat) që llogaritet mbi intensitetin kapital të mjeteve të prodhimit me norma zbritëse në raport me rritjen e kontributit njerëzor në to përmes punës apo kapitalit. Fitimi nga puna tatohet me 2% (jo e ardhura), por fitimi nga toka e punuar tatohet me 10% ndërsa fitimi nga toka e papunuar, minierat, guroret, etj tatohet me 20%, pasi toka është krijuar nga Zoti. Kjo qasje krijon nxitësa për të zhvilluar teknologjinë dhe për të shtuar ndërhyrjen njerëzore me qëllim përmirësimin e saj.

    Parimi i dytë themelor i ekonomisë Islame është se pushteti ekonomik dhe pushteti politik janë të ndërvarur. Drejtësia ekonomikë nuk është thjesht një aspekt i drejtësisë politike por garanton themelin e saj. Ajo është gjithëpoaq e pamundur pa të. Kjo është pjesë e konceptit islam të teuhidit, ndërvarësisë së gjithçkaje në kozmos. Troshitja e diturisë në pjesë të palidhura është shkaku parësor i kaosit. Zgjidhja e vetme është rivendosja e kozmosit.

    Produkti më i rëndësishëm i këtij parimi të dytë të mendimit ekonomik islam dhe aspekti më i rëndësishëm i hakk el mal është njohja se pronësia mbi mjetet e prodhimit është një e drejtë njerëzore universale. Ajo nuk mund të uzurpohet nga qeveria, as nuk mund të jetë monopol i kastave ekonomike gjë që ka krijuar barriera midis vendeve dhe shtresave shoqërore duke thelluar një hendek galopant në shpërndarjen e pasurisë.

    Dy Filtra Balancues

    Mund të duket se përdorimi i filtrit moral në përdarjen dhe shpërndarjen e burimeve përjashton rolin e rëndësishëm që luajnë tregu dhe çmimet. Në fakt filtrimi moral e përmirëson funksionimin e mekanizmit të tregut në mënyrë që të realizojë më plotësisht objektivin e drejtësisë sociale dhe ekonomike. Ai nuk e zëvendëson lojën e forcave të tregut por e harmonizon atë. Kjo rrjetë synon të zgjidhë problemin e nevojave të pakufizuara dhe pretendimeve të pakufizuara ndaj burimeve në rrënjët më të thella – në ndërgjegjen e individëve – duke orientuar preferencat e tyre brenda kërkesave të objektivave normativë.

    Filtri moral është i nevojshëm sepse nuk ekziston një harmoni e vërtetë midis interesave vetjake dhe sociale. Ai synon të realizojë një harmoni të tillë duke ndryshuar preferencat në përputhje me përparësitë shoqërore dhe duke zhdukur apo zbutur përdorimin e burimeve për qëllime që nuk ndihmojnë realizimin e objektivave normativë. Pasi ka kaluar këtë sitë, kërkesa për burime që përshkon filtrin e çmimeve të tregut arrin të jetë më efektive në krijimin e një ekuilibri tregu të përputhshëm me objektivat normativë. Një efekt i drejtëpërdrejtë që shkakton kjo rrjetë e dyfishtë është reduktimi substancial i ndikimit të pushtetit dhe pasurisë në përndarjen dhe shpërndarjen e burimeve.

    Lind problemi i motivimit. Çfarë do t'i shtynte të pasurit dhe njerëzit e pushtetshëm që të kanalizonin aktivitetin e tyre përmes ketij mekanizmi nëse ai cenon interesat e tyre vetjake? Do të ishte e paarsyeshme të pritet që një njeri i mençur të vepronte me plotmendje kundër interesit të tij. Si e zgjidh ekonomiksi islam këtë problem? Zgjidhja ka dy plane: plani shpirtëror dhe plani ekonomik. Islami i tejzgjat aspiratat e individit përtej kufinjve të lëndtë të kësobotshëm dhe babëzisë individualiste. Nga ana tjetër shkalla e ndërhyrjes fiskale është e lidhur në mënyrë të zhdrejtë me shkallën e ndërhyrjes së individit në faktorët e prodhimit.

    Sigurisht ekonomia politike islame parashikon krijimin e një ndërtese të integruar sociale, politike dhe ekonomike që optimizon arritjen e objektivave të saj normativë. Të falurit në xhami, agjërimi, bamirësia dhe pelegrinazhi nuk janë i tërë programi për të ngritur një ndërtesë të tille. Edukimi i publikut me të jetuarit e thjeshtë dhe reduktimin e shpërdorimeve, shton kursimet, investimet, punësimin dhe rritjen ekonomike. Natyrisht kjo nuk mund të kuptohet në kushtet e një sistemi tjetër mendimi, siç është ai laizess faire sepse premisat janë krejt të ndryshme.

    Roli i Shteti

    Një ristrukturim socio-ekonomik kaq i thellë, i destinuar për të aktualizuar objektivat e pritura dhe për të pakësuar shpërpjesëtimet dhe padrejtësitë e soçme nuk mund të vihet në jetë pa një rol aktiv të shtetit në ekonomi. Jo vetëm që mund të ketë individë të pabindur ndaj vlerave juridike dhe morale të shoqërisë por edhe burimet mund të jenë ngushtësisht të kufizuara dhe në kondita të tilla filtri i dyfishtë i propozuar më lart nuk do të mjaftonte.

    Shteti duhet të luajë rolet që përgjithësisht njihen: siguria e brendshme dhe mbrojtja, drejtësia dhe shmangia e papërsosmërive e dështimit të tregut, krijimi i një mjedisi të favorshëm për realizimin e objektivave sociale, përcaktimi dhe promovimi i prioriteteve mbarëshoqërore, edukimi i publikut dhe mbështetja e sektorit privat për të garantuar suksesin e objektivave të pranuara.

    Roli i veçantë i shtetit islam në ekonomi, më shumë se sa një ndërhyrje apo kolektivizim, është të ndihmojë qëndrimin e mekanizmit të tregut në shinat e marrëveshura dhe parandalimin e copëzimit nga interesat e të fuqishmëve dhe të pasurve. Sa më i madh të jetë motivimi i njerëzve për të jetësuar vlera islame, sa më efektivë të jenë instituciont sociale, ekonomike dhe politike në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për ruajtjen e ekuilibrit midis burimeve dhe kërkesave, aq më i vogël do të jetë roli i shtetit në ekonomi.

    Ndryshimet Filosofike Midis Sistemit Ekonomik Kapitalist dhe Sistemit Ekonomik Islam

    Ndërsa rrënjët fetare të ekonomiksit islam janë të dukshme, rezultatet nuk janë plotësisht të tilla. Praktika e ekonomiksit islamik është parathënë si vullnet i Allahut, dhe kësisoj ofron shumë pak alternative për shtetin islam. Kapitalizmi lindi nga mendjet e vdekatarëve perëndimorë. Pozita e Zotit në ekonomiksin kapitalist është irrelevante dhe trajtohet mjaft rrallë nga ekonomistët kapitalistë. Kapitalizmi e orienton veten përnga dëshirat e njerëzve, dhe jo të Zotit. Ky sistem është ndërtesë e njeriut, dhe si e tillë pasqyron krisjet e tij, papërsosmëritë dhe vetëmjaftueshmërinë. Origjina johyjnore e kapitalizmit e ka bërë atë të papranuar mes fetarëve. Zbatimi besnik i ekonomiksit islam i kushtohet kuptimit të myslimanëve rreth konceptit të bindjes ndaj Allahut. Për ta, shmangia nga sistemi ekonomik i shpalljes nuk përbën një opsion.

    Kapitalizmi lindi nga parime të shumta ekonomike, prej të cilëve një ndër më të rëndësishmit është pamjaftueshmëria e burimeve. Ashtu siç u shpall nga Tomas Maltus në 1798, kufizueshmëria e burimeve i referohet faktit se ekziston një sasi e fundme burimesh materiale në Tokë dhe dëshira e nevoja të pafundme nga njerëzit. Vlerat e burimeve planetare lidhen direkt me kufizueshmërinë e tyre relative.

    Ekonomistët myslimanë e mohojnë teorinë e kufizueshmërisë së burimeve, sepse ajo nënkupton papërsosmërinë e natyrës dhe planit të Allahut. Kurani rrëfen se Allahu ka siguruar me bollëk çdo send që i nevojitet qenies njerëzore për të jetuar. Nisur që këtu, studiuesit e ekonomiksit islam pretendojnë se nuk ekziston ndonjë pamjaftueshmëri në natyrë. Në fakt, kufizimet e kapaciteteve prodhuese të njerëzimit janë ato që shkaktojnë pamjaftueshmëri dhe, për pasojë, vlerë. Produkt i atij që u quajt "problemi ekonomik" është i njëjti shikuar nga këndvështrimi kapitalist apo islamik, përderisa ato arrijnë në të njejtin cak duke përdorur argumenta të ndryshëm.
    Sadoqë kapitalizmi dhe islamnomiksi përputhen disi rreth kufizueshmërisë, ata ndajnë pikëpamje të ndryshme për temën e interesit, ose riba-së, siç e etiketon Kurani. Riba-ja është e ndaluar rreptësisht nga Sheriati dhe si e tillë e ndaluar edhe në sistemin ekonomik islam. Rrënja arabe e fjalës riba është "me rritë". Në kuptimin ekonomik, riba është rritja e vlerës së një aseti përkarshi të njëjtës kategori asetesh.

    Sipas ekonomiksit islam, e vetmja mënyrë e ndershme e tregtimit të mallrave të ngjashëm është ndërrimi i tyre për kokë. Ribaja shfaqet në dy forma: riba-ul-fadl dhe riba-un-nasijjeh. Riba-ul-fadl është akti i shkëmbimit të një malli (vlere) me mall të ngjashëm në një sasi më të madhe. Ari duhet të shkëmbehet me ar në të njëjtën sasi dhe mielli do shitur për po aq miell. Cilësia e mallit është irrelevante, prandaj mielli më cilësi më të dobët nuk mund të shkëmbehet me një sasi më të vogël mielli me cilësi më të mirë.

    Riba-un-nasijeh është huadhënia i një produkti për një periudhë kohe, në fund të të cilës huadhënësi merr një sasi më të madhe nga i njëjti produkt. Për nga efekti, kjo është e njëjta gjë me interesin e llogaritur mbi principalin nga institucionet financiare kapitaliste. Kur pranon të japë një hua, banka pret që në maturim huamarrësi të kthejë borxhin plus interesin. Ky sistem interesi dhe kreditimi, që është kaq thelbësor për ekonomiksin kapitalist, përsakohë është themeli i huadhënies për individët dhe kompanitë, është i ndaluar në sistemin ekonomik islam.

    Natyra e ndaluar e interesit në ekonomiksin islam dhe nevoja për interesin në kapitalizëm është dallimi më i madh ndërmjet dy sistemeve ekonomike. Dallimet e mëtejshmë ndërmjet tyre mund t'i atribuohen qëndrimeve të ndryshme që kanë palët përkarshi interesit apo riba-së.

    Një rrjedhojë direkte e qëndrimeve të ndryshme ndaj interesit janë sistemet monetare. Në shumicën e ekonomive kapitaliste, paraja krijohet përmes huadhënies. Kur një depozitues vendos paratë e tij në një bankë, kjo e fundit do t'ia japë hua një pale të tretë një pjesë të mirë të kësaj depozite, duke pritur që për këtë të marrë interesa. Depozituesi vazhdon të ruajë pronësinë mbi shumën e parave që ka depozituar dhe huamarrësi është kredituar me po të njejtën pasuri, që nënkupton se tashmë paraja është e tij. Mekanizmi i krijimit të parasë lëviz gjithë sistemin ekonomik kapitalist dhe siguron mbështetje monetare për një rritje të vazhdueshme të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP).

    Për shkak të kësaj metode të krijimit të parasë që përfshin huadhënien me interes, sistemet ekonomike islame nuk mund ta lejojnë atë. Ekonomiksi islam kërkon vetëm një bankë qëndrore të ngarkuar me funksionin e ofertës monetare dhe prerjen e parasë. Për më tepër, është e nevojshme mbështetja mbi një standard ari dhe argjendi. Në një shtet të pastër islam, e gjithë oferta monetare duhet të garantohet nga një sasi ari dhe argjendi, ose duhet të prodhohet duke përdorur njërën prej këtyre dy metaleve të shtrenjta. Kjo bëhet për të siguruar qëndrueshmëri të monedhës dhe për të shmangur zbatimin e riba-së në shkëmbimet e përditshme të mallrave dhe shërbimeve.

    Grumbullimi i kapitalit është një tjetër aspekt i ekonomiksit ku dallojnë dy sistemet si rrjedhojë e këndvështrimeve të ndryshme ndaj interesit. Kapitali është ajo që zotërohet dhe që mund të prodhojë më shumë pasuri. Akumulimi i kapitalit është skajshmërisht i rëndësishëm për suksesin e shoqërisë kapitaliste, sepse pasuria, në formën e produktit apo interesit, mund të përftohet nga kapitali.

    Ekonomiksi islam e konsideron akumulimin e kapitalit si shprehje e babëzisë. 57 hadithe trajtojnë pronësinë e tokës bujqësore, përbërësja më themelore e kapitalit në shoqërinë agrare. Këto hadithe shpërfaqin pakënaqësinë e Profetit (s) ndaj ndarjes së prodhimit dhe vjeljes së qerasë (në formën e prodhimit bujqësor) për tokën bujqësore. Në vend të kësaj, toka duhet të kultivohet nga pronari dhe ajo që nuk shfrytëzohet dot duhet t'u jepet falas muslimanëve të tjerë apo t'u jepet me qera për një vlerë ari ose argjendi. Akumulimi i kapitalit ndërkohë që të tjerët vuajnë mungesën e burimeve është kundër idealeve islame. Renta në prodhim nga pasuria e tepruar dhe rezervimi i kapitalit janë në kundërshtim me premisat e edaleh dhe ummeh.

    Me pothuaj të njejtën ngjyresë të dallimit mbi grumbullimin e kapitalit, dallojnë edhe qëndrimet e sistemeve ndaj konsumatorit. Konsumatori kapitalist udhëhiqet nga fuksioni i dobisë, i cili dikton parimin "më shumë, më mirë". Kjo sjellje njihet si "maksimizimi i dobisë" dhe shihet me përçmim nga ekonomiksi islam. Në vend të kësaj, konsumatori islam mësohet të marrë vendime për të maksimizuar kënaqësinë e Allahut. Islami e dënon rreptë koprracinë dhe shpërdorimin. Të gjithë konsumatorët muslimanë janë të detyruar të bëjnë blerje të moderuara, edhe pse vlerësimi i nivelit të konsumit të moderuar është objekt debati ndërmjet shkollave të ndryshme të mendimit ekonomik islam. Ky qëndrim përmbajtës ndaj blerjeve teorikisht zhduk nevojat për artikuj luksi dhe reklame, të cilat ekzistojnë në përgjigje të konsumerizmit.

    Në përfundim, ekzistojnë shumë dallime midis kapitalizmit dhe ekonomiksit islam. Pagimi i interesave dhe ndalimi i riba-së janë dallimi më i madh ndërmjet dy sistemeve ekonomike. Për më tepër, islamonomiksi nuk është jetësuar plotësisht në ndonjë vend. Në vend të kësaj, shtetet myslimane orvaten të mbajnë sisteme ekonomike që janë islame aq sa mund të jenë, ndërsa përmbushin nevojat e industrive dhe tregjeve të tyre.

    Tregje, institucione dhe instrumenta financiare islamike
    Bankingu Islamik Modern


    Historia e bankingut islamik ka përshkruar dy faza qartësisht të dallueshme prej njëra-tjetrës. Faza e parë qe faza e përpunimit të idesë dhe promovimit të saj ndërsa faza e dytë qe prurja në realitet e idesë përmes nismave private në disa vende apo me ligj në disa të tjera. Misioni i tyre ishte ofrimi i shërbimeve bankare për klientët e besimit musliman pa normë interesi. Banka e parë që u formua në këtë drejtim ishte Banka Islamike e Dubait në vitin 1975. Ajo u themelua nga një grup bisnesmenësh nga vende të ndryshme. Që atëherë, bankat islamike e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre dhe e kanë pasuruar listën e produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar një alternativë mjaft konkurruese për bankingun konvencional, të bazuar mbi normën e interesit. Më tej do të shqyrtojmë disa nga produktet dhe shërbimet që ofrojnë ato.


    Llogaritë e depozitave

    Të gjitha bankat islamike ofrojnë tre lloj llogarish depozitimi: llogari të rrjedhshme, kursimi dhe investimi.

    Llogaritë e rrjedhshme

    Llogaritë rrjedhëse janë të të njejtës formë dhe funksionojnë njësoj me llogaritë rrjedhëse në bankat konvencionale. Depozitat janë të garantuara.

    Llogaritë e kursimit

    Llogaritë e depozitave të kursimit funksionojnë në mënyra të ndryshme. Në disa banka depozituesit i lejojnë bankat që të përdorin paratë e tyre në këmbim të një garancie që ata do të marrin shumën e plotë të kursimit. Bankat kanë përshtatur metoda të ndryshme për të joshur klientët por pa premtuar fitim. Në disa raste të tjera, llogaritë e kursimit trajtohen si llogari investimi por gjithnjë duke u investuar në projekte afatshkurtra me risk relativisht të ulët.

    Llogaritë e Investimit

    Depozitat për investime pranohen për një periudhë të fiksuar ose të pakufizuar kohe dhe investitorët bien dakord paraprakisht për të ndarë fitimin (ose humbjen) në një raport të caktuar me bankën. Kapitali nuk garantohet.

    Mënyrat e financimit

    Bankat kanë përshtatur disa lloj mënyrash për të siguruar fonde dhe për të financuar projektet. Por ato mund të klasifikohen globalisht në tre kategori: financimi i investimit, financimi tregtar dhe hua.

    Financimi i Investimit

    Kjo bëhet përmes tre mënyrave kryesore: a) Musharaka, ku banka i bashkohet një enti tjetër për të krijuar një joint-venture, secila prej palëve merr pjesë në aspekte të caktuara të projektit në shkallë të ndryshme. Fitimi dhe humbja ndahen në një mënyrë të parathënë. Ky koncept është shumë afër joint-venture. Biznesi i financuar është një entitet më vete dhe banka tërhiqet gradualisht pas një periudhe fillestare. b) Mudarabha, ku banka kontribuon finaciarisht dhe klienti ofron ekspertizën, menaxhimin dhe punën. Fitimet ndahen nga vetë palët në një raport të përcaktuar paraprakisht, por nëse rezulton humbje, ajo mbulohet nga banka. c) Financimi mbi bazën e një norme të vlerësuar kthimi. Nën këtë skemë, banka vlerëson një normë të pritur kthimi të projektit specifik për të cilin kërkohet financimi dhe ofron financimin për të marrë të paktën këtë normë. Fitimi mbi normën e pritur shkon për klientin ndërsa banka pranon edhe një fitim real më të ulët se kjo normë. Në rast të një rezultati negativ, klienti dhe banka ndajnë humbjen.

    Financimi tregtar

    Edhe kjo mënyrë financimi shfaqet në forma të ndryshme. Më kryesoret janë: a) Mark-up, ku banka bie dakord të blejë asetin për llogari të klientit dhe klienti pranon të paguajë çmimin bashkë me një normë fitimi të përcaktuar paraprakisht për bankën në një periudhë të mëvonshme. b) Lizingu (Leasing) ku banka blen asetin për llogari të klientit dhe ai i shlyen detyrimin bankës me këste, shuma e të cilave është më e lartë se çmimi fillestar i asetit. c) Shit dhe blej përsëri ku klienti i shet bankës një prej pasurive të tij dhe e blen atë për një çmim të rënë dakord në fund të një periudhe të përcaktuar kohe. d) Letra e kreditit ku banka garanton importet e klientit me fondet e saj dhe ndan fitimin nga shitja e importeve sipas modelit mark-up.

    Huaja

    Format kryesore të huasë janë: a) Huatë me një tarifë shërbimi përmes së cilës banka jep hua fondet pa normë interesi por e ngarkon atë me një tarifë shërbimi. Niveli tavan i kësaj tarife mund të përcaktohet nga autoritetet. b) Huatë pa kosto ku secila bankë parashikon një pjesë të fondeve për të ofruar hua pa kosto për personat në nevojë si p.sh. fermerët e vegjël, sipërmarrësit, prodhuesit, etj, dhe për konsumatorët në nevojë. c) Overdrafti që ofrohet deri në një nivel tavan, pa kosto.

    Shërbimet

    Shërbimet e transferimit, mbledhjes së faturave, tregëtimit në valuta të huaja, ku nuk angazhohen fondet e vetë bankës, janë subjekt i një komisioni apo një tarife.

    Financimi

    Bankat islamike përfshihen edhe ne veprime me vëllime të larta monetare siç janë, projektet afat-gjata, shpenzimet kapitale dhe financimi i nevojave për kapital punues, si dhe huatë për qeveritë. Praktika e këtyre operacioneve bankare është e bazuar në parimin e ndarjes së humbjes dhe fitimit nga projekti.

    Industria Islamike e Sigurimeve (Tekaful)

    Tekafuli është një koncept islam i sigurimeve bazuar në transaksionet bankare islamike dhe që respekton rregullat e sheriatit islam. Ky koncept i ka rrënjët në fjalën arabe kefaleh, që ka kuptimin "të garantojmë njëri-tjetrin" apo "bashkë-garantim". Në parim, tekaful-i është i bazuar në bashkëveprimin reciprok, përgjegjësinë, sigurinë, mbrojtjen dhe ndihmën ndërmjet grupeve pjesëmarrëse.

    Parimet e Tekafuli-t janë:

    Policëmbajtësit bashkëpunojnë mes tyre për të mirën e përbashkët

    Secili nga kontribuesit paguan kuotën e anëtarësisë për të ndihmuar ata që përballen me rreziqet.

    Humbjet ndahen dhe detyrimet përndahen sipas sistemit të bashkëpjesëmarrjes komunitare

    Pasiguria shmanget përmes anëtarësimit dhe kompensimit

    Nuk rrjedhin avantazhe nga fatkeqësitë e të tjerëve


    Modelet kryesore të Tekafuli-t janë:

    Mudarebeh
    Wekaleh
    Kombinimi i të dyjave
    Mudarebeh

    Sipas këtij modeli policëmbajtësit furnizojnë kompaninë e sigurimeve me fonde duke blerë policat e sigurimit ndërsa në fund të vitit fitimet (nëse ka të tilla) u rikthehen po atyre. Ky model është i ndryshëm nga ai konvencional ku aksionerët dhe jo të siguruarit përfitojnë nga dividendët që shpërndahen në fund të vitit.

    Edhe modelet e tjera të industrisë së sigurimeve islame ndjekin pothuajse të njejtat parime.

    Tregu Islam i Kapitaleve

    Sistemi financiar modern përmban të paktën dy lloje tregjesh të kapitalit, përkatësisht, Bursa dhe Tregu i të Letrave me Vlerë.

    Objektivat e Tregut Islam të Kapitaleve

    Në parim, objektivat e tregut islam të kapitaleve burojnë nga sheriati islam, që në thelb duhet të konsiderohen si një instrument i rëndësishëm dhe i nevojshëm për të transferuar fondet nga njësitë me tepricë në njësitë me mungesë fondesh. Kjo ndodh me qëllim që të sigurojnë përndarjen e barabartë të kapitalit në sektorë që mund të garantojnë norma më të larta kthimi për investitorët, duke kontribuar në këtë drejtpërdrejt rritjes dhe zgjerimit ekonomik të përgjithshëm.

    Është po ashtu objektiv i tregut islam të kapitaleve që të sigurojë se ekzistojnë mjete për të tërhequr fondet e tepërta drejt investimeve të frytshme në përputhje me parapëlqimin e zotëruesve për të marrë përsipër shkallë të caktuara risku, duke patur parasysh normën e kthimit dhe periudhën e investimit.

    Pa tregjet e kapitalit, zotëruesit e fondeve nuk do të mund të gjenin mundësi të mjaftueshme për të investuar në afatshkurtër. Pjesa më e madhe e investimeve kanë maturim të vonuar dhe janë afatgjata. Nevoja emergjente mund të lindin nga koha në kohë dhe nuk mund të përmbushen lehtë. Është gjithashtu joislame të grumbullosh pasurinë. Për pasojë është e nevojshme që zotëruesit e pasurisë të investojnë fondet e tyre në mënyrë që të mos lejojnë që këto fonde të zvogëlohen në mënyrë të panevojshme nga detyrimi i zekatit.

    Natyra e tregut islam të kapitalit

    Tregu islam i kapitalit karakterizohet idealisht nga mungesa e transaksioneve me bazë interesin, transaksionet e dyshimta dhe aksionet e kompanive që zhvillojnë aktivitete apo produkte të palejuara. Ai gjithashtu duhet të jetë i pastër nga ndonjë formë e transaksioneve joetike apo imorale, siç janë manipulimet e tregut, tregtia e pandershme, shitjet shkurt, apo ekspozimi i tepruar i pozicionit financiar të një agjenti ekonomik, pozicion që nuk mund të mbështetet nga fonde të mjaftueshme.

    Për të përcaktuar nëse një titull pronësie është i lejuar apo jo, duhet të shqyrtohet nëse aktiviteti kryesor i kompanisë është i tillë. Nëse aktiviteti kryesor i kompanisë nuk përfshin biznes apo produkte/shërbime të palejueshëm, atëherë është e lejueshme edhe nëse financimi i saj përfshin interesin. Ky pohim qëndron për dy arsye. Së pari, financimi i nevojave të shumicës së kompanive nuk mund të arrihet nga instrumentet islame të disponueshme të financimit, Së dyti, financimi i biznesit nuk është aktiviteti kryesor i kompanisë.

    Kriteri i dytë më i rëndësishëm është statusi i personalizuar i kompanisë mëmë dhe degëve të saj. Nëse kompania mëmë konsiderohet e lejuar bazuar në kriterin e parë të mësipërm ndërsa dega jo, atëherë të dyja konsiderohen të palejuara. Nga ana tjetër, nëse kompania mëmë është e ndaluar ndërsa dega është e lejuar, atëherë lejohet të blihen aksione nga e dyta dhe jo nga e para.

    Leverdisshmëria e një Tregu Islam të Kapitalit

    Ka diskutime nëse tregu islam i kapitaleve është i leverdisshëm ekonomikisht apo jo? Përgjigja që Dr. Syed Othman Alhabshi, i Institutit Islamik të Mendimit në Indonezi jep është si vijon:

    Së pari, është dukshëm e leverdisshme të investosh në kapital të lejueshëm, të cilët nuk përfshijnë lojërat e fatit, kompanitë konvencionale të sigurimit, institucionet konvencionale financiare, hotelet, etj. Ka një gamë të gjerë titujsh për të zgjedhur që janë të disponueshëm në treg edhe në tregjet konvencionale të kapitalit.

    Së dyti, të gjithë titujt e pronësisë në sektorin financiar mund të konvertohen në institucione që nuk zbatojnë norma interesi, të cilët janë të ligjshëm sakohë operojnë në përputhje me parimet e sheriatit.

    Së treti, praktikat joetike janë kryesisht të ndaluara edhe në Bursën konvencionale, dhe myslimanët nuk mund ta konsiderojnë si alternative investimin në tituj, institucione dhe tregje që janë të ndaluar.

    Konkluzione

    5.1. Rrënja e krizës financiare globale është babëzia e bankave dhe institucioneve të tjera financiare për të fituar jashtë prirjeve tradicionale. Loja nisi me sukses dhe u siguroi bankave të ardhura të majme, por kthimi prej saj duket mjaft i errët. Zgjidhjet e propozuara nga qeveritë për të nxjerrë nga kriza e likuiditeteve bankat janë konsideruar të pamjaftueshme dhe të padrejta. Prandaj kriza e besimit do ta shpejtojë rënien e ekonomive të mëdha në planet.

    5.2. Shumica e muslimanëve dhe më gjerë ngatërrojnë ekonominë me financat. Studimet ekonomike e përfshijnë edhe financën por janë vetëmëvete një fushë mjaft më e gjerë e kërkimit dhe trajtimit intelektual. Ky moskuptim u ka dhënë disa institucioneve financiare statusin e sistemit ekonomik islam.

    5.3. Ekonomiksi islam, si shkencë e kultivuar nga mendimi shkencor tradicional dhe modern ka disa tipare që e bëjnë një alternative autentike dhe origjinale përkarshi teorive ekonomike që qëndrojnë në themel të sistemit ekonomik kapitalist. Kyeparadigma e sistemit ekonomik islam është Teuhid-i.

    5.4. Sistemi ekonomik islam dhe ai kapitalist kanë pikëpamje të kundërta për një sërë problemesh ekonomike, duke formuar këndvështrime mjaft të ndryshme në thelb. Disa ngjashmëri të jashtme nuk janë të mjaftueshme për të supozuar përafrime mes tyre. Premisat, praktikat dhe vizionet e tyre janë krejt të ndryshme.

    5.5. Ekziston një sipërfaqësi dramatike në trajtimin e problemit të riba-së nga tregjet, institucionet dhe instrumentat financiare të ashtuquajtura islame. Zgjidhjet që janë ofruar me praktikat aktuale synojnë të shmangin titullimin e fjalëpërfjalshëm si riba të praktikave të tyre të mbledhjes së fondeve, financimit dhe transferimit të tyre. Në thelb dhe realisht ata kanë të njejtat efekte që ka interesi në sistemin kapitalist.

    5.6. Entuziazmi që mbërtheu opinionin musliman për shkak të krizës financiare globale është i pabazë, pasi ndryshimet midis modelit financiar kapitalist dhe atij të ashtuquajtur islamik nuk janë filosofike por praktike. Tregjet, Institucionet dhe Instrumentat financiare të ashtuquajtura islamike kryejnë në vendet muslimane po të njejtat funksione që kryejnë në të gjithë pjesën tjetër të botës tregjet, institucionet dhe instrumentat financiare konvencionale. Hendeku më i thelluar në shpërndarjen e pasurisë në vendet muslimane dëshmon për shkallën më të lartë të ashpërsisë me të cilën sillen në treg institucionet financiare të vetëquajtura islamike.





    --------------------------------------------------------------------------------

    Bibliografi:

    WHAT IS ISLAMIC ECONOMICS, PhD. Muhammad Umar Chapra, IDB Prize Winners' Lecture Series No. 9, 2001
    Friedman, Milton. Essays in Positive Economics. Chicago: University of Chicago Press, 1953.
    Smith, Adam. An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations. New York: Modern Library, 1937.
    A Critical History of Economics, John Mills, UK, Antony Rowe Ltd, Chippenham, and Eastbourne, 2002
    The Principles of Islamic Economic System, Yousuf Kamal Muhammad, Dar Al-Nashr for Universities, Cairo, 1996
    DEVELOPMENT OF CAPITAL MARKET UNDER ISLAMIC PRINCIPLES, Dr. Syed Othman Alhabshi, Institute of Islamic Understanding Malaysia (IKIM), Paper presented at the 1994 Conference on Managing & Implementing Interest-Free Banking/Islamic Financial System, organised by Centre for Management Technology, supported by Bank Islam Malaysia Berhad, Concorde Hotel, Kuala Lumpur, January 25 - 26, 1994.
    The Economic System of Islam, Taqiuddin an-Nabhani, Al-Khilafah Publications, London, 1997
    Mohd Fadzli Yusof, An Overview of the Takaful Industry, New Horizon, No. 107, March 2001, pg. 9-11, Malaysia
    Islamic Insurance: Trends, Opportunities and the Future of Takaful, Sohail Jaffer, Euromoney Books, 2007
    Insurance, A modern approach towards Islamic banking, Aly Khorshid, Routledge, 2004

  6. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Zgjidhja në sistemin bankar të sheriatit?





    Aksionet janë në rënie edhe në berzat e Bejruti deri te Kuvajti dhe Dubai. Këto ditë kriza financiare arrin edhe në pjesën arabe të botës. A është mënyra islame e sistemit bankar zgjidhje për dalje nga kriza?


    Mbreti saudit ka siguruar afro pesë miliardë euro për familjet e rrezikuara financiare. Paniku dhe frika nga humbjet e mundshme është në rritje në botën arabe. Shumë musliman në këtë pjesë të botës pyeten a do të kishte krizë, nëse sistemi bankar do të harmonizohej me dispozitat fetare. Sepse në pjesën arabe të botës ekziston sistemi bankar i cili bazohet në Islam.



    Mundësia për t'iu shmangur krizës ka ekzistuar

    Ky sistem bankar nuk është i detyruar në këtë pjesë të botës, por rritja e bankave për 27% e cila anon në këtë formë është e dukshme. Sistemi bankar islam është duke arritur popullaritet sa më të madh edhe në mesin e popullatës. Michael Saleh Gassner është ekspert i shquar i sistemit bankar islam. A mund të besohet se kriza financiare mund të shmanget me sistemin bankar islam?

    "Nuk është të mos i besohet, nëse shikoni rregullat. Njëra ndër rregullat kryesore është ndalimi i kamatës. Nëse merrni shembull borxhin shtetëror gjerman apo amerikan, ato janë borxhe të cilat gjatë vitit janë në rritje konstante. Rregulla e dytë është se lejohet huaja dhe për këtë mund të kërkohen të holla, d.m.th. një formë e fitimit. Por, kjo duhet të jetë biznes i cili krijohet në ligjet reale të ekonomisë së tregut. D.m.th., nevojitet analizimi detal i biznesit në të cilin synohet deponimi", thotë Gassner.

    Mu kjo "analizë detale", është e rëndësishme. Kështu, sipas rregullave të sistemit bankar islam nuk do të vinte deri te kriza e kreditove hipotekare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po të ishin analizuar kushtet për dhënien e kredive, nuk do të vinte deri te kriza. Kreditë në SHBA kryesisht i janë dhënë personave për të cilët është ditur se ato kredi kurrë nuk do të kenë mundësi t'i kthejnë.



    Sistemi bankar islam është në rritje

    Dispozitat islame nuk lejojnë që "paraja të punoj për dike", por edhe rregullat tjera të sheriatit janë të ashpra. E këto p.sh. janë ndalimi i tregtisë me mish të derrit, pornografia edhe lojërat e fatit. Kur është fjala për lojërat e fatit, atëherë këtu bëhet fjalë edhe për sjelljet e tilla edhe në tregjet financiare botërore.

    Këtu Gassner sheh një problem shumë të madh: "Na mungon më shumë orientimi etik në fushën ekonomike. Pa marrë parasysh se në çfarë sistemi mendoni. Duhet prapë t'i kthehemi mënyrës së mendimit moral dhe etik".

    Por, Gassner e dinë se sistemi bankar islam nuk sundon në përgjithësi në botën arabe. Aty edhe më tej ekzistojnë banka të cilat punojnë sipas mënyrës perëndimore. Por, në disa vende arabe, veçanërisht në regjionin e Gjirit Persik, sistemi bankar islam përfaqëson 50%.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Të hedhësh veten në erë për Allahun
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 17:48
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •