U mbajt finalja e edicionit të dytë të Kuranfestit
Në sallën e mbushur plot të hotel Therandës në Prizren u mbajt nata finale e garës së dytë të leximit të Kuranit- Kuranfest 2008, fituesi i të cilit u zgjedh Avdush Krosa nga Ferizaji.
E diel, 02 Nëntor 2008 11:44
Mesazhi.com, Në mbrëmjen e ditës së shtunë, në ora 19.00 u organizua nata finale në garën e leximit të Kuranit në Prizren "Kuranfest 2008". Gara u organizua në sallën e hotelit Theranda, e cila u mbush përplot nga dashamirët e dëgjimit të Kur'anit të lexuar, nga qyteti i Prizrenit dhe nga qytetet tjera të Kosovës. Edhepse kjo garë u paralajmërua të ketë karakter ndërrajonal dhe ndërkombëtar për dallim nga viti i kaluar kur pati vetëm karakter kombëtar , por për shkaqe subjektive të pjesëmarrësve nga Turqia dhe Maqedonia të cilët nuk mundën të udhëtonin për në Kosovë edhe gara e sivjetit u zhvillua në frymën e konkurrencës kosovare.
Sponzorë të kësaj gare ishin:
Sponzori gjeneral : Fonacioni i Rinisë Islame me seli në Zvicër.
Sponzor të artë :
Kompania ndërkombëtare e transportit të mallërave "Railtrans", Prishtinë
Hipermarket "Abi Center", Prizren
Salloni i Perdeve "Valteks", Prizren
Butiku i veshjeve islame për femra "Tekbir", Prizren
Sponzorë të argjentë:
Material për zyre dhe shërbime të shtypit "Serpo Pegas", Prizren
Ndërmarja tregtare "Elif 19", Prizren
Elektromaterial "Haxhia", Prizren
Sponzorë tjerë ishin: Libraria "Sira" Prishtinë, libraria "Besimi" Prizren, dhe "Libraria Islame" Prizren.
Për natë finale kishin konkurruar rreth 30 kandidatë, ku vetëm 11 prej tyre u përzgjodhën nga juria profesionale e cila përbëhej nga pesë anëtarë: Safet Hoxha, Daut Lezi, Faton Bytyqi, Hasan Jalldëz dhe Mirsad Ajvazi .
Të përzgjedhur për garues ishin:
1. Osman Abazi nga Prishtina
2. Egzon Ibrahimi nga Ferizaj
3. Mehdi Goga nga Peja
4. Ajdin Thaqi nga Prizreni
5. Avdush Krosa nga Ferizaji
6. Kushtrim Manxhuka nga Suhareka
7. Sead Veapi nga Dragashi
8. Xheladin Haliti nga Vitia
9. Qemail Sopi nga Prishtina
10. Shenoll Drangoj nga Prizreni
11. Husejn Lalo nga Prizreni.
Gjithëçka ishte gati për një nisje të mbarë edhe paraqitja dinjitoze e moderatorit Burim Shpejti i cili e bëri hapjen e garave dhe të gjitha njoftimet e duhura në lidhje me garat, edhe fjala hyrëse e kryetarit të Bashkësisë Islame në Prizren Lutfi Ballëk i cili uroi të ketë bashkëpunime me Bashkësinë Islame edhe në të ardhmen, po edhe fjala e përshëndetëse e anëtarit të Këshillit Organizativ, Faton Bytyqi i cili në emër të Këshillit i falenderoi sponzorët dhe uroi të fitojnë më meritorët, pra gjithëçka ishte gati për një nisje të mbarë sikur të mos ekzistonte ai virus i cili i godet muslimanët në manifestime të këtilla. Nga ky virus ankohen të gjithë muslimanët anembanë rruzullit tokësor.
E ky është zërimi.
Zërimi problematik që shkonte dhe vinte i përcolli garat prej lexuesit të parë e gati deri te ai i fundit dhe ia zbehu dashtë e padashtë atmosferën e ndijimit me kënaqësi të atyre që ishin përzgjedhur për të konkuruar për vendet e para në këtë edicion leximi të Kur'anit.
Pas leximit nga gjashtë garues, moderatori shpaloi edhe një here sponzorët e kësaj gare dhe u vazhdua me pesë garues tjerë.
Pas kësaj, derisa juria merrej me mbledhjen e pikëve dhe përzgjedhjen për tri vendet e para, në binë doli dhe lexoi disa sure nga Kur'ani Famëlartë Salih Beqiri nga Vitia, fitues i vendit të parë nga edicioni i parë i Kur'an festit. Pas tij sure nga Kurani lexoi dhe përqoi atmosfere të ngrohtë publikut edhe Ibrahim Beqiri nga Ferizaj, fitues i vendit të parë në garat europiane të leximit të Kur'anit.
Pastaj pasoi ndarja e çmimeve.
Shpërblimin për vendin e tretë e ndau Hafëz Safet Hoxha, ndërsa i takoi lexuesit nga Prizreni, Husejn Lalo.
Shpërblimin për vendin e dytë e ndau Hafëz Faton Bytyqi dhe ky shkoi për garuesin Egzon Ibrahimi nga Ferizaj.
Dhe në fund shpërblimin për vendin a parë e dha kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Lutfi Ballëku . I takoi Avdush Krosës nga Ferizaji.
1. Avdush Krosa e fitoi shpërblimin e madh të natës finale, shpërblimin prej 500 eurosh.
2. Egzon Ibrahimi nga Ferizaj u shpërblye me 300 euro.
3. Husejn Lalo nga Prizreni u shpërblye me 200 Euro.
Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u shpërblyen me dhurata të tjera, si: CD, libra dhe rekuizita.
Krijoni Kontakt