Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!

    Mr. Ejup Haziri

    Kolapsi amerikan

    Kriza ekonomike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me falimentimin e bankave më të mëdha në vend dhe dështimin kataklizmik, e që as miratimi i planit prej 700 milardë dollarësh nuk ishte i mjaftueshëm, ka bërë që të preken edhe shumë vende tjera në mbarë globin, si dhe të dalin në shesh shumë probleme tjera në lidhje me financa që prej dekadash ishin fshehur.
    Gazeta US Today, e kishte akuzuar rëndë qeverinë amerikane, ngase sipas saj, në dekadat e kaluara nuk kishte marrë mësim nga krizat financiare të shumë vendeve të ndryshme, si kriza e dikurshme në Meksikë, Tajlandë, Rusi, e vende tjera. Poashtu kritika kishte marrë qeveria për shkak të lënies së ekonomisë së lirë, duke mos i interesuar fare kjo punë qeverisë, e që sollën shumë faktorë negativë në shoqëri, si papunësia, varfëria, etj.
    Samir el-Mufti është profesor i financave politike në Universitetin Amerikan në Kairo, ai thotë se rënia dhe dobësimi i ekonimisë amërikane kishte ndodh para kësaj krize, bile sipas tij shumë kohë para kësaj krize. “Amerika pas luftës së dytë botërore, zotëronte 48% të ekonomisë së mbarë botës, por më vonë ndodhën ndryshime graduale në qendra të ndyshme ekonomike, si në Japan, Gjermani, dhe në shtete të Azisë Juglindore. Departmenti i Bushit, u mundua ta shpëjtojë këtë veprim për ta rikthyer ekonominë e dikurshme por kjo nuk përshtatej me fuqinë financiare amerikane, andaj në fund u shfaqë kriza ekonomike”-shprehet kështu prof. el-Mufti.
    Deri në vitin 2004, gjendja ishte deri dikun e mirë, por pas rritjes së kamatës, dhe shtimit të madh të borgjeve e kredive, saqë në mars të vitit 2007, kreditë arritën në 1.3 trilion dollar, e në gjysmën e dytë të atij viti, kriza vetëm rritej e shtohej edhe më shumë. Derisa, shteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë, hyri në kolaps të madh ekonomik, duke lënë një numër të madh qytetarësh në pasiguri të madhe. E në anën tjetër, 28 milionë njerëz janë duke u mbështetur në ndihmat qeveritare për të mbijetuar, ky është ‘great depression’, jo i vitit 1929, por i vitit 2008.

    Sistemi kapitalist kolaps apo riformim?

    Kjo krizë akonomike, ka nxjerrur në shesh shumë gjëra, ka vënë sistemin kapitalist në mëdyshje, shumë ekonomist mendojnë se duhet të ndërrohen bazat e sistemit kapitalist, i cili ka për qëllim realizimin e fitimit të skajshëm, pa marrë parasysh mënyrën e fitimit.
    Sipas el-Mufti, sistemi materialist në Amerikë do të pësojë ndryshime thelbësore. Ndërsa Nebil Hashad, kryetar i Qendrës Arabe për Studime Financiare, thotë se ‘Amerika do të del nga kjo krizë edhe më e fuqishme se që ka qenë, ai kujton krizën e vitit 1929, ku Amerika doli prej saj shumë e fuqishme. “Ashtu sic doli Amerika me një ekonomi të fortë nga kriza e vitit 1929, do të ngjan e njëjta gjë edhe në krizën e tanishme”-thotë z. Hashad.
    Z. Hashad, refuzon atë cka thuhet se hapat që i ka ndërmarrë Amerika për ‘shërimin e krizës’ janë kolaps i bazave të kapitalizmit, të cilat ngritën në baza se shteti duhet të qëndrojë larg nga ekonomia.

    Shkaqet e kolapsit?

    Ekonomistët e mëdhenj dhe real, shkaqet e këtij dështimi të madh, e lidhin kryesisht me dy shkaqe, i pari prej tyre është kamata (pa marrë parasysh e lartë apo jo), dhe e dyta është shitja e borxheve, ku cdonjëra është e lidhur me tjetren.
    Shkaku kryesor që erdhi te kolapsi ishte padyshim kamata, e sidomos kamatat e larta që shkatërruan individin dhe shoqërinë.
    Johan Bitman, është ekonomist i njohur gjerman, i cili kishte akuzuar shumë sistemin kapitalist, respektivisht bazat në të cilat është ngritur ky sistem, ai bën presion të madh që të largohet kamata, madje ai fenomenit të kamatës ia kushtoi një libër të plotë, që e quajti ‘Katastrofa e kamatës’.
    Disa gazeta amerikane dhe evropiane, kishin akuzuar papatin katolik, ngase nuk kishte nxjerrë ndonjë dekret për ta zbutur kamatën e lartë, apo për ta ndaluar atë, por Papa në të gjitha rastet kishte heshtur dhe kishte bekuar ngritjen e kamatës, dhe kjo kishte ndodhur nga përfitimet e mëdha të kishës nga ai sistem i tregut finaciar. Kisha e kishte lejuar kamatën që nga mesi i shekullit të 13-të, pasi që kisha ndodhej në gjendje jo të mirë për shkak të bankrupcionit ndaj luftërave të mëdha të ‘shenjta’ e që zakonisht zhvilloheshin kundër myslimanëve, e që nga ajo kohë, kamata në krishterizëm mbeti e lejuar.

    Kush po pëson kolaps?

    S’ka dyshim se në rend të parë kolaps kanë pësuar Shtetet më të fuqishme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos anashkaluar as shtetet tjera më të industrializuara, e deri tek shtetet tjera më të vogla.
    Sidoqoftë, nuk është vetëm Amerika ajo që po vuan nga kriza e rëndë, por janë edhe shtetet tjera që vuajnë gati njësoj si Amerika. Britania e Madhe sigurisht se do të zbatojë planin e ‘shpëtimit’ prej 50 miliardë stërlinash. E Gjermania, Franca dhe shumë vende tjera do të ndërmarin hapa të shpejtë për të shpëtuar nga kolapsi finaciar.


    Islami është zgjidhja

    Johan Bitman në librin ‘Katastrofa e kamatës’, thotë se duhet të zbatohet sistemi islam në cështjet e financave.
    Ai në atë libër, bën thirrje haptazi që të pasohet dhe praktikohet sistemi islam në sektorin e financave. Kur e dha atë mendim, e sulmuan atë pa masë, derisa e quajtën ‘Mulla Bitmani, mirëpo gjërat ndryshuan shumë shpejt, më shpejt se sa që e kanë paramenduar ekonomistët botërorë, andaj sot ideja e tij po vërtetohet, edhe pse ai ishte një krishter, por zgjidhjen e shihte në aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha, që nuk ka për qëllim denigrimin e individit dhe shoqërisë, por që ka për qëllim ndihmën e individit nga shoqëria, dhe shoqërisë nga individët.
    Islami shihet si zgjidhja më e mundshme për të shpëtuar kolapsin financiar, pasi që në Islam, kamata është e ndaluar rreptësisht, dhe si i tillë forcon individin dhe shoqërinë.
    Në kohën kur të menqurit evropian thërrasin për aplikimin e një sistemi me baza të shëndosha si sistemi financiar islam, disa trashëgimtar muslimanësh ngrejnë zërin e tyre se ‘sistemi bankiar e financiar islam nuk është i përshtatshëm për zbatim në këtë kohë.’ Kjo është qudia më e madhe, kur perëndimorët thërrasin dhe thojnë se Islami është zgjidhja, e disa prej muslimanëve thonë sistemi sekular është zgjidhja.


    Burimi: http://www.revstudenti.co.nr/

  2. #12
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A munt të sqarohet pak më mirë, se si vije deri te kollapsi. E vetmja gjë që lexova është se kamata sjell deri te kollapsi. Por si??

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    A munt të sqarohet pak më mirë, se si vije deri te kollapsi. E vetmja gjë që lexova është se kamata sjell deri te kollapsi. Por si??
    Nuk i kuptoj mire ,keto qeshtjet ekonomike ,mirpo me sa kam verejture burimi kryesor i ketij kollapsi apo kesaj krize eshte tek Dhenja e Patundshmerive me Kamata dhe Kamata qe eshte perdore ne dhenjen e Patundshmerive apo Shtepive gjat shitjes ndaj blerseve apo klienteve te ketyre patundshmerive ka deshtuar keshtu qe nuk jan realizuar qellimet e synuara nga banka dhe keshtu ka falimentuar.

    D.m.th Bankat kan investuar mjete te medha parash ne ndertimin e Shtepive qe me pastaj me qellim qe ti nxjerrin keto investime me shitjen e ketyre Banesave apo Objekteve popullit me Kamata te caktuara . Dhe kur keto Investime qe kan kushtuar me shifra astronomike apo hiperbollike parash,kan deshtuar dhe parat e investuara nuk jan nxjerrur dhe kan mbetur te bllokuara me investim dhe kamat pas kamate ,Banka e cila ka investuar ne keto patundshmeri mjetet e investuara poashtu i ka marr borgj me afat te caktuar nga bankat tjera (poashtu me kamat) dhe kur i ka deshtuar investimi kesaj bankes (LehmanBrothers) nga mosarritja e shitjes se atyre patundshmerive ,ka falimentuar kjo bank dhe keshtu ato para qe i ka marr kjo bank nga bankat tjera nuk ka arritur tia kthej dhe keshtu ka falimentuar dhe ky fenomen ka lene aq shume pasoja sa qe ka ndikuar mjaft shume edhe tek bankat tjera,sidomos te ato Banka me kapital me te vogel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-10-2008 më 11:47
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ju e paskit fjalën për falimentimet. Unë e di që çdokush që merr hua do të lërë diçka peng ose hipotekë, dhe borxhi asesi nuk mbetet pa u kthyer, nëse nuk mund të lahet nga biznesi.

    Sa i përket falimentimit të firmave, përsëri ekziston një farë rregulluesi automatik i tregut. Nëse shumë firma falimetojnë, pakësohet numri i punëdhënësve, shtohet numri punëtorëve, që sjell deri tek lirimi i fuqisë punëtore, prapë se prapë ka llogari që të hapet një firmë duke marrë kredi me kamatë.

    Fundja edhe unë nuk përkrah atë kapitalizmin e egër siç është tek ne në Kosovë, por sistemi islamik siç thoni ju, jo që është përplot kontrdikta e artifakte por as që është sistem.

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Thirrje për një konferencë islamike rreth krizës financiare


    Presidenti i komisionit të përhershëm për pakicat muslimane pranë Këshillit të ulemasë botërore islame dr. Ali Kardagli ftoi presidentin e Organizatës së Konferencave Islamike Ekmeluddin Ihsanoglu të organizoj konferencën botërore për krizën financiare të cilën e kaploi botën.

    Kardagli në komunikatën e tij me shkrim theksoi: "Jam i bindur se jeni plotësisht të informuar për stuhinë e vërtetë financiare e cila godet Amerikën dhe vendet tjera kapitaliste. Një numër i madh i analistëve krizën e sodit e karakterizuan si një falimentim të plotë."

    Për shkak të këtyre ngjarjeve, vendet islame, organizatat financiare, para së gjithash bankat islame, universitetet dhe institucionet të cilat merren me rrjedhat financiare... janë të ftuara në radhë të parë të organizojnë një konferencë botërore ku do të bëhet fjalë për krizën e përmendur. - tha Kardagli.

    Kardagli propozoi që në atë konferencë të paraqiten zgjidhjet që i ofron ekonomia islame si dhuratë ekonomisë perëndimore (kapitaliste), për arsye se ekonomia islame mbron individin, shoqërinë dhe shtetin, dhe gjendet në mes të sistemit ekonomik kapitalist dhe atij komunist. Dhe pasi që sistemi komunist përjetoi fiasko, ndërsa ai kapitalist dërmohet nga krizat e mëdha, nëse jo edhe nga një falimentim total, ekonomia islame paraqitet si shpresa e vetme për funksionim të suksesshëm të sistemit ekonomik në botë.
    Qëndrimet e tij i argumentoi me deklaratat e disa personaliteteve të shquar perëndimor se dalja e vetme nga kjo krizë financiare shihet në ekonominë islame.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    un e kam dit se islami asht fe lol po qe kishte me na dal ene sistem ekonomik sma merrte menja
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2008
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Dhe idete Marksiste komuniste per barazi ne popull pra ne teori qe do te thote demokraci i gjejme qysh ne Greqine e Lashte,,qe do te thote te gjithe te barabarte.Marksi thjesht permblodhi idete nuk krijoi asgje,komunizmi ka ekzistuar me njerezimin vetem se ne shek e XX u vu ne zbatim.
    Thelbi per keto qe po diskutohen eshte se jane thene e sterthene perpara se te lindte feja ne toke.
    esselamunalejkum we rahmetullah falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem ALLAHUT xh.sh kurse salawatet robit te tij me te dashur Muhammedit s.a.w.s shokeve te tij besnik dhe familjes se tij te ndershme dhe te ghithe atyre qe e percjellin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.Me te vertete eshte per tu quditur me disa njerez te cilet vetem japin komente pa fije fakti apo pa e analizuar sadopak ate se qka shkruan vete.Se pari une kete qe ky zotriu VHITE-KNIHTE (Thelbi per keto qe po diskutohen eshte se jane thene e sterthene perpara se te lindte feja ne toke) do te shendrroja ne pyetje ketije personi dhe do ta pyesja se kure ka linde feja ne toke?.Ne baze te asaj qe ky zotriu ka shkruar une mund te jape pergjegje dhe them se ky nuk e di fare se qka ka shkruar e lere me te me japi pergjegje mua. Tani une te japi pergjegjen se kur ka lind feja ne toke.Kjo ka linde me krijimin e ADEMIT a.s. njeriut dhe pejgamberit te pare ne kete toke dhe eshte derguar me te njejtin mesazh ashtu si te gjithe pejgamberet e tjere me:nuk ka zot perveq ALLAHUT xh.sh.ALLAHUT krijuesit te TOKES,QIELLIT,PLANETEVE,KRIJESAVE,HENES,DIELLIT dhe krejt qka shofim dhe qka nuk shofim me sy.Kjo menjehere nenkupton se ka nje ligj te cilin ALLAHU e ka krijuar dhe ai ligj duhet te respektohet perndryshe nuk ka sukses,une kete qe e skruaj nuk e shkruaj nga aspekti se vete jam muslimane por e shkruaj sepse e drejta duhet respektuar pa marre parasyshe qka je.tani nje pyetje shume e lehte dhe shume logjike per ata qe logjikojne dhe gjykojne drejt:ne qofte se njeri prej neve ka nevoje per ndihme dhe kerkon prej dikujt p.sh 10.000€ per nje afat te caktuar shembull nje vit,dhe gjindet nje njeri dhe mund ti jap ato te holla me nje kusht qe lypesi ti kthej pas nje viti 15.000€ a thua a eshte kjo drejte dhe ne rregull? une them se jo,dhe kete vete nga fakti qe ky lypesi nuk ka dhe eshte i detyruar qe ti lyp,po ti kishte nuk do lypte,dhe per kete denohet dhe duhet ti kthej me shume se qe ka marr,dhe neqofte se vonohet athere edhe shuma qe eshte per tu kthyer dyfishohet,kurse ky i ngrati nuk mund ti ktheje shumen e paster qe e ka marre e ku ti merr ato tjerat qe ju kan dyfishuar.Kjo eshte e ndaluar kete ALLAHU xh.sh e ka ndaluar sepse kjo i qon njerzit ne shkaterrim,sepse huadhensi pasurohet kurse huamarrsi shkaterrohet.Ne sistemin e sotshem (jo islam) kjo eshte e lejuar sepse ne kete sistem interesi personal eshte mbi ate shoqeror don te thote mua nuk me intereson asgje tjeter vetem se vetja ime une duhet te pasurohem sa u perket te tjerve,le te bejne qka te dojne dhe le te gjenden si te dojne,si rezultat i kesaj eshte edhe gjithe kjo varfesi e madhe ne bote dhe njerzit vdesin urie.

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    derjansi
    un e kam dit se islami asht fe lol po qe kishte me na dal ene sistem ekonomik sma merrte menja
    Shume njerez qe nuk jan musliman e kuptojn Islamin si diqka vetem shpirterore ,normal ne kete aspekt kan ndikuar fet tjera qe per mendimin tim kan qen te dedikuara vetem per nje popull te caktuar dhe jo me karakter global dhe te perfshij njerizimin.

    Ne kuran ne menyre kategorike dhe me ton mjaft te ashpert ndalohet Kamata :

    "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe largojuni asaj që ka ngelur prej ribasë (kamatës) nëse jeni besimtarë! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë përgatituni për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, e nëse pendoheni, atëherë merrni vetëm origjinën e të hollave tuaja! Kështu ju nuk i bëni padrejtësi askujt dhe nuk iu bëhet padrejtësi.".Bekare:278-279.

    D.m.th Muslimani ka Kuranin si Kushtetut ne te cilen jan te rregulluara te gjitha sferat e jetes qe ia mundesojn te jetoj nje jete te rregullt dhe pa probleme njerzimit,d.m.th duke i keshilluar njerzimin se si te veproj ne momente te cakatuara ,te natyrave te ndryshme duke perfshire Ekonomin,Sociloligjin,Psikologjin,Mjeksi,jurispode nc,Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shoqerore dhe normalisht duke i mbeshtjellur te gjitha keto me Moral te pastert dhe besim te njemendet ne Krijuesin e ketyre normave te jetes se njeriut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-10-2008 më 12:15
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Megjithatë sistemi ekonomik islam, është thjesht Sistem Skllavopronar Postklasik, dmth i përket periudhës së shthurjes së sistemit skllavopronar, mund të bësh krahasim mes drejtës romake të periudhës postklasike dhe sheriatit.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    10
    derjansi, Islami eshte fe e cila merret me te gjitha sferat e jetes. Sepse eshte fe e zgjedhur nga vete Zoti.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Të hedhësh veten në erë për Allahun
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 17:48
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •