Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!

    Dallimet mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam

    Parashtrojmë pyetje se, a thua vallë, a ka dallim mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam? Në fakt, të dy sistemet të lejojnë të pasurohesh, por ato krejtësisht ndryshojnë në atë se si ato të holla duhet akumuluar dhe harxhuar.

    E hënë, 13 Tetor 2008 11:06

    Shkaqet për tërë këto ndryshime janë burimet dhe qëllimi përfundimtar i secilit sistem.
    Kapitalizmi është i bazuar në konceptin se ekonomia është ajo e cila i kontrollon nevojat e njeriut, të cilat janë të pakufizuara dhe poashtu tregon se si të plotësohen këto nevoja. Ky sistem varet nga ajo ndarje që e bën kisha dhe shteti, ose, me fjalë të tjera, ndarja që e bën Krijuesi sipas kërkesave jetësore. Koncepti i lirisë luan një rol të madh në ideologjinë kapitaliste. Liria garantohet nga shteti, prandaj, njeriu është i lirë t'i plotësojë nevojat e tij në çfarëdo mënyre qoftë, përderisa nuk e nëpërkëmb lirinë e të tjerëve. Kishte qenë e udhës që t'ia japim një shikim rrugëve rreth nesh dhe t'i shohim rezultatet katastrofale të këtij sistemi! Kjo gjendje është nga shkaku i plotësimit të nevojave dhe në këtë rast mund të themi se industria e pornografisë dhe ajo alkoolit/drogës janë ato që më së shumti bëjnë profit në sistemin kapitalist. A është ky ai sistem në të cilin duam t'i rrisim fëmijët tanë?

    Sistemi ekonomik islam niset vetëm nga ai burim që është i kapshëm për t'i plotësuar nevojat dhe dëshirat e të gjithëve, pa rezultuar në kaos. Burimi i këtyre rregullave është, pa dyshim, Krijuesi ynë. Islami, i cili burimin e tij e ka nga Krijuesi, nuk i mohon nevojat e njerëzve, por në vend të kësaj (mohimit të nevojave njerëzore), ai (Islami) i rregullon mënyrat dhe rrugët se si këto nevoja dhe dëshira duhet të përmbushen. Ne, si qenie njerëzore, e kemi lirinë për t'i shfrytëzuar mendjet tona për ta argumentuar ekzistimin e Zotit dhe se Islami është mëshirë prej Tij për neve me qëllim që të udhëzohemi dhe të jetojmë duke pasur objektiva dhe qëllime, e jo pa to. Nëse Islami pranohet nga individi, ai pastaj i bëhet ithtar i rregullave që janë të vëna në të (Islam). Kjo tregon se si Islami e definon lirinë në të jetuarit tonë. Ndër të tjerash, liria është të jetuarit nga sistemi më i mirë i mundshëm, e duke mos bërë ndonjë sistem, i cili e shkatërron të jetuarit e të tjerëve.
    Kapitalizmi, përveç tjerash, është i bazuar në teorinë e pamjaftueshmërisë (mungesës) relative. Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të ketë një pamjaftueshmëri të artikujve të përdorimit të gjerë për t'i përmbushur nevojat e njerëzve. Kjo, lirisht mund të thuhet se nuk ka të bëjë me realitetin objektiv. Sot, gjenden tepër artikuj të përdorimit të gjerë për t'i përmbushur nevojat e secilit individ, por kjo në fakt, e kundërshton parimin e pamjaftueshmërisë relative, ku disa njerëz janë në mungesë edhe të gjërave elementare, përderisa disa njerëz tjerë kanë tepricë të këtyre gjërave (elementareve), por edhe të gjërave sekondare njëashtu. Çfarë absurdi! Kjo teori e ndan shoqërinë në dy pjesë, ku pjesa e parë është më e vogël dhe ata kanë të grumbulluar shumë pasuri, përderisa disa të tjerë, të mjerë, luftojnë edhe për kafshatën e gojës.

    Islami, për dallim nga kapitalizmi, nuk e përkrah idenë e pamjaftueshmërisë relative. Islami nuk lejon që kjo gjë të ndodhë. Nevojat bazike janë të garantuara për çdo musliman, por edhe për çdo jomusliman, nëse pushteti shtetëror është në duar të muslimanëve. Në këto nevoja përfshihet ushqimi adekuat, veshmbathja, arsimimi dhe siguria fizike. Qëllimi primar është që të gjithë të prodhojnë dhe të gjithë të konsumojnë. Islami nuk bazohet në çmim, si metodë të shpërndarjes së të mirave, por ai bazohet në diçka më të mirë, e ajo është mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare deri tek të gjithë pjesëtarët e një pjeseje të caktuar lokale. Nëse nevojat bazike plotësohen, çdokush mund të jetojë një jetë më të lumtur, por, përveç kësaj, njerëzit janë të lejuar të kërkojnë ndonjë jetesë që atyre i përshtatet më së miri më qëllim që ajo (jetesa e tyre) ta arrijë maksimumin e mundshëm në çështjen e përmbushjes së gjërave të nevojshme. Nëse ky sistem merret në konsideratë dhe futet në përdorim, e tërë shoqëria do të prosperojë, më dëshirën e All-llahut të Lartësuar, sepse kur njerëzit punojnë për të qenë më të lumtur, e jo më të pasur, atëherë, ata janë më të suksesshëm dhe më produktivë.

    Mund të kemi dallime të mëdha ekonomike mes njerëzve dhe qëllimi që të gjithë t'i kenë nevojat bazike të plotësuara. Mirëpo, duke e marrë parasysh se njerëzit kanë aftësi të ndryshme për të vepruar, nuk është mëkat nëse ndokush dëshiron të fitojë më shumë. Sistemi ekonomik islam është, thjesht, vetëm pjesë e Islamit. Ai (sistem) nuk mundet të jetë pjesë e ndarë e kësaj feje madhështore. Muslimanët i përmbahen urdhërit që u është dhënë atyre:
    "Kërkoje vendin tënd në botën e ardhshme, në atë që All-llahu jua ka dhënë juve, mos e lë anash pjesën tënde të kësaj bote dhe bëhu i sjellshëm ashtu sikurse All-llahu është sjellur mirë me ty dhe mos bën vjedhje në tokë!" (Kur'an).

    Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 26.06.2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 16-10-2008 më 10:51

  2. #2
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Kriza e madhe e pare ka ken qe kur hudhen ne toke du kullat gemele ne Ameri.kan hum kushedi sa miljard,
    Do preferojsha akoma ate kapitalizem se fal ketij kapitalizmi po profesionalizohemi, po ndjekin shkollat femit, po dergojme leke prinderve tane ne vendin e lindjes, jo une po mbare Shqipet e Ballkanit ndihmojne edhe ne zhvillimin e vendit o krahines te kujt i perkasin,e e fundit faliminderit atij kapitalizmi qe ndihmoj jo vetem tu kthenin ne Shtepit e ture shqipet e kosoves ,por qe po vazhdojn e ta pastrojn nga Sllavet sot e kesaj dite.
    E un si shqiptar nuk peshtu mbi sofren e bukes time e te familjes time e te miliona shqiptarrve se me Vret ai i madhi zot e allahu per ju perse kam Bese.

  3. #3
    Sistemi ekonomik islam nuk eshte aspak pjelle e islamikeve por eshte i njejte me ate sistem qe u krijua nga Marksi pra me idete e tij dhe qe quhet sistem socialist. Nje sistem te tille perdor Gjermania gjithashtu dhe shumica e vendeve te Europes te cilat kane kohe qe e perdorin.

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Conquistador Lexo Postimin
    Sistemi ekonomik islam nuk eshte aspak pjelle e islamikeve por eshte i njejte me ate sistem qe u krijua nga Marksi pra me idete e tij dhe qe quhet sistem socialist. Nje sistem te tille perdor Gjermania gjithashtu dhe shumica e vendeve te Europes te cilat kane kohe qe e perdorin.
    hahaha hajt ta shikojm matematiken tende mbreslenese???

    Si ka mundesi qe Karl Marksi qe ka lindur me 1818 dhe ka vdekur me 1883 apo thjesht person i shekullit XIX,te mesoj dhe ti jap idet e tij , nje sistem te nje kohe nga shekulli VI??

    Sistemi ekonomik Islam rrjedh ne baze te burimeve Kuranore apo thjesht Islame dhe jo nga nje person qe ka lindur me pastaj ne shek XIX...

    Eshte interesante nje logjik e tillë!!!
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Kriza dhe sistemi islam

    Kriza dhe sistemi islam
    Disa gazeta të shtypit perëndimor, kanë bërë thirrje për zbatimin e atij që quhet “legjislacioni islam në fushën e ekonomisë”, si zgjidhje për të shpëtuar nga kthetrat e sistemit që qëndron pas katastrofës ekonomike që po mbulon sot botën.

    Nga Genc Plumbi*
    Enjte, 16 Tetor 2008 08:35:00


    Disa gazeta të shtypit perëndimor, kanë bërë thirrje për zbatimin e atij që quhet “legjislacioni islam në fushën e ekonomisë”, si zgjidhje për të shpëtuar nga kthetrat e sistemit që qëndron pas katastrofës ekonomike që po mbulon sot botën.

    Në hapjen e reviztës “Challenge”, kryeredaktori i saj Beaufils Vincent-i, ka shkruajtur një artikull me temë: “Papa apo Kurani”, që ka shkaktuar një valë të fortë diskutimesh dhe reagimesh në ambientet ekonomike. Në të autori pyet rreth “moralit të kapitalizmit dhe rolit të fesë në neglizhimin e përdorimit të kamatës”, ku thekson se ky gen i keq ekonomik, është ai që e çoi njerëzimin këtë greminë.

    Autori i artikullit pyet në një formë që i afrohet sarkazmës rreth qëndrimit të kishës, duke i kërkuar falje Papë Benediktit të 16-të me fjalët: “Nëse ata që kujdesen për bankat tona do të përpiqeshin për të respektuar mësimet dhe dispozitat që citohen në Kuran dhe do t’i zbatonin ato, nuk do të na ndodhnin këto katastrofa dhe kriza, si dhenuk do të përfundonim në këtë gjendje fatkeqe.. Paratë nuk lindin para”

    Në të njëjtën kornizë, por Roland Laskine-ja, kryeredaktori i gazetës “Le Journal des Finances”, shprehet për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit islam në fushën financiare dhe ekonomike, për t’i vënë një kufi kësaj krize që po shkund tregjet e botës nga lojrat e bëra me rregullat e transaksioneve dhe nga neglizhenca ndaj marrëveshjeve të errëta dhe joligjore.

    Në artikullin e tij me titull “A është i përgatitur WallStreet-i për të përqafuar parimet e legjislacionit islam”, Laskine-ja, bën një ekspoze të rreziqeve me të cilat përballet kapitalizmi dhe flet për domosdoshmërinë e nxitimit për të kërkuar zgjidhje alternative për të shpëtuar situatën, ku paraqet disa propozime që të tërheqin vëmendjen. Në pararojën e tyre qëndron propozimi për të zbatuar legjilacionin islam, pavarësisht kundërshtive të tij me traditën.

    Mesa duket, në përgjigje të këtyre thirrjeve, Këshilli i Lartë Francez për Kontrollin Financiar, që është edhe këshilli më i lartë që kujdeset për kontrollin e aktivitetit të bankave, doli me një vendim, i cili, ndalon të gjitha marrëveshjet e errëta dhe shitjet simbolike me të cilat dallohet sistemi kapitalist dhe kushtëzimin e shkëmbimit të mallrave dhe pagesave në një periudhë tre-ditore dhe jo më shumë nga dita e marrëveshjes, gjë e cila përkon me dispozitat e legjislacionit islam. Gjithashtu, i njëjti këshill nxori një vendim, që i lejon institucionet dhe ata që kanë të bëjnë me tregjet financiare të ndërveprojnë me sistemin islam të bonove në tregjet e rregullta franceze.

    Bonot islame janë ato bono të lidhura me asete të sigurta në rrugë të ndryshme, që u përshtaten kushteve të vëna nga legjislacioni islam. Prej disa vitesh, dëshmitë e njerëzve të mençur të perëndimit dhe njohësve të ekonomisë, ndjekin njëra-tjetrën, duke tërhequr vëmendjen për situatat e rrezikshme drejt të cilave po i çon sistemi i kapitalizmit liberal në një shkallë të gjërë, si dhe për domosdoshmërinë ekërkimit të zgjidhjeve alternative, të cilat, që të gjitha, derdhin ujë në mullirin e alternativës islame.

    Po çfarë është sistemi financiar islam? Bëhet fjalë për sistemin bankar islam, i cili u themelua në vitin 1970, për të zhvilluar aktivitetin bankar dhe burimet financiare nën hijen e dispozitave të legjislcionit islam. Emri “islam” për produktin financiar dhe transaksionin financiar, do të thotë respektimi i pesë parimeve bazë që janë: ndalimi i kamatës, ndalimii shitblerjes, i bazuar mbi mashtrimin, kumarin, ndalimin e transaksioneve që kanë të bëjnë me produktet e ndaluara në religjion (si pijet alkoolike, prostutucioni etj.), përballimi i humbjeve dhe ndarja e fitimit nga të gjitha palët (banka dhe klienti) dhe së fundmi, ndalimi i të ashtuquajturit “Teuaruk”, që është një operacion financues nëpërmjet blerjes së një produkti me një pagesë të lartë me këste dhe shitja e tij me çmimin e tanishëm më të ulët, me qëllimin e vetëm për të siguruar një sasi likuiditeti (nga i njëjti blerës) vetëm me disa kushte.

    Konkurenca e sistemit bankar islam ndaj atij perëndimor, del në pah kur bëhet fjalë për rritjen e përqindjes së aktivitetit islam, që varion nga 10 deri në 15 % në vit. Aktivitetet e realizuara nga bankat dhe institucionet e sigurimeve islame arritën në shumën prej 500 miliardë dollarë në fund të vitit 2007, ndëkohë që vlera e aseteve të qarkullueshme që respektojnë normat islame të deklaruara dhe të padeklaruara, arriti në 700 miliardë dollarë.

    Edhe pse sitemi financiar islam praktikohet në vendet e gadishulit arabik dhe në disa vende të Azisë lindore, ai ka filluar të përhapet në kontinentin amerikan dhe në Evropë, pas rritjes së të ardhurave të naftës dhe krijimit të një sasie të madhe likuiditeti, që mbuluan tregun financiar perëndimor. Britania e Bashkuar ishte e para që e pranoi atë në tokën e saj me vendosjen e disa normave ligjore dhe taksave, që stimulojnë sistemin finaciar islam, si dhe me hapjen e bankës së parë islame në vitin 2004. Momentalish, në gadishullin arabik, operojnë rreth 43 banka islame, 15 në Malajzi dhe afro 200 të tilla në të gjithë botën.

    Në një libër që ka dalë në qarkullim, me autore kërkuesen italiane Loretta Napoleoni-n, me titullin “Ekonomi e pamoralshme”, flitet për domosdoshmërinë e financimit islam dhe rolit të tij në shpëtimin e ekonomisë perëndimore. Napoleoni merr në konsideratë faktin se “...përgjegjësia e gjendjes emergjente të ekonomisë botërore që po përjetojmë sot, qëndron në korrupsionin e thellë dhe në marrëveshjet që mbizotërojnë tregjet dhe që sollën shumëfishimin e efekteve ekonomike”.

    Duke shtuar, ajo shprehet: “Ekuilibri në tregjet financiare mund të arrihet me meritën e financimit islam pas dështimit të klasifikimit perëndimor, që e përngjason ekonominë islame me terrorizmin.”

    Napoleoni e sheh “financimin islam si sektorin me dinamikën më të lartë në botën e financës në rruzull.” Ajo sqaron se modeli i “bankve islame mund të kthehet në alternativën më të përshtashme për bankat perëndimore. Pas shembjes së bursave gjatë këtyre ditëve dhe krizës së kredive në ShBA, sistemi bankar tradicional ka filluar të shfaqë krisje dhe ka nevojë për zgjidhje rrënjësore dhe të thellë.”

    Që prej dy dekadash, ekonomisti francez, fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Maurice Allais-i, ka vënë në dukje krizën strukturore që po përjeton ekonomia globale nën udhëheqjen e “liberalizmit të egër”, duke e konsideruar gjendjen e krijuar si diçka që qëndron mbi rrëpirën e një vullkani. Për daljen nga kriza dhe rikthimin e ekuilibrit, ai propozon dy kushte, që janë: rikalibrimi i normës së interesit drejt kufirit të zeros dhe rishikimi i përqindjes së taksës drejt kufirit të 2%-shit. Kjo përkon ekzaktësisht me eleminimin e interesit (kamatës) dhe përqindjes së zekatit (një pjesë e pasurisë që i jepet të varfërve çdo vit nga individi dhe biznesi) në sistemin islam.

    *Ekonomist / Një version më i plotë i artikullit është botuar në gazetën “Al Sharq Al Ewsat

    http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-10-16.html
    KOSOVA E MADHE

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    hahaha hajt ta shikojm matematiken tende mbreslenese???

    Si ka mundesi qe Karl Marksi qe ka lindur me 1818 dhe ka vdekur me 1883 apo thjesht person i shekullit XIX,te mesoj dhe ti jap idet e tij , nje sistem te nje kohe nga shekulli VI??

    Sistemi ekonomik Islam rrjedh ne baze te burimeve Kuranore apo thjesht Islame dhe jo nga nje person qe ka lindur me pastaj ne shek XIX...

    Eshte interesante nje logjik e tillë!!!
    Po per kalimin e krizes se rraketave ne kohen e Hrushovit sistemi islam u perdor?Por per njeriun e pare ne hene u perdor ky sistem?
    C jane keto budalliqe pash Zotin
    p.s Dmth edhe Marksi paska perdorur sistemin islam
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 16-10-2008 më 15:46

  7. #7
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga Conquistador Lexo Postimin
    Sistemi ekonomik islam nuk eshte aspak pjelle e islamikeve por eshte i njejte me ate sistem qe u krijua nga Marksi pra me idete e tij dhe qe quhet sistem socialist. Nje sistem te tille perdor Gjermania gjithashtu dhe shumica e vendeve te Europes te cilat kane kohe qe e perdorin.
    si po mendon ti o njeri nuk edi sa je ne dijeni qe cdo qe eshte shkruar ne Kur'an cdo dite e me teper po vertetohen ne te gjitha aspektet e jetes si shoqerore,ekonomike,shkencore etj si don vella ty me ta spejguar me mire tani kur shkenca po i deshmon te gjitha nuk edi si don edhe per ekonomi thuhet mire kamat eshte gje e ndaluar

  8. #8
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Conquistador Lexo Postimin
    Sistemi ekonomik islam nuk eshte aspak pjelle e islamikeve por eshte i njejte me ate sistem qe u krijua nga Marksi pra me idete e tij dhe qe quhet sistem socialist. Nje sistem te tille perdor Gjermania gjithashtu dhe shumica e vendeve te Europes te cilat kane kohe qe e perdorin.
    Dhe idete Marksiste komuniste per barazi ne popull pra ne teori qe do te thote demokraci i gjejme qysh ne Greqine e Lashte,,qe do te thote te gjithe te barabarte.Marksi thjesht permblodhi idete nuk krijoi asgje,komunizmi ka ekzistuar me njerezimin vetem se ne shek e XX u vu ne zbatim.
    Thelbi per keto qe po diskutohen eshte se jane thene e sterthene perpara se te lindte feja ne toke.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2008
    Postime
    7
    esselamunalejkum we rahmetullah falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem ALLAHUT xh.sh kurse salawatet robit te tij me te dashur Muhammedit s.a.w.s shokeve te tij besnik dhe familjes se tij te ndershme dhe te ghithe atyre qe e percjellin rrugen e tij deri ne diten e kijametit.Une,atyre qe i kundershtohen te vertetes e sidomos atyre muslimaneve"demokrat" te cilet e adhurojne nje sistem te korruptuar,te zbrazet ,te shpikur nje sistem imperialist te"avancuar ,perparimtare" ne te cilin interesat personale jane ne rend te pare kunder interesave shoqerore ju propozoje inkun "zemra". de kur te hapet faqja athere klikoni ne Feja islame,mandej ne anen e djathte,Dijonija Islame ne qofte se e dini gjuhen gjermane shikojeni nje video nga kanali tv RTL2 dhe ne qofte se nuk e dini guhen gjermane athere ju lutem merreni dikend qe e di dhe t'ju perktheje.ato te dhena nuk jane prej "Islamisteve" si ju i quani por jane prej adhuruesve tuaj prej "Evropianeve", dhe ju lutem shikojeni deri ne fund.pas kesaj me siguri qe do mendoni ndryshe dhe ndoshta edhe pendoheni per ato mendime te keqija,sepse te verteten mund ta shikoni ku te doni,perveq atyre qe jane kryeneq,dhe per te verteten nuk duan te dijne asgje.ALLAHUxh.sh thote "UNE E KAM KRIJUAR qdo GJE DHE UNE DO TE BEJ qe qdo GJE TE SHIJOJE VDEKJEN".Pas kesaje te gjithe do te japni llogari per ate qe keni thene dhe vepruar.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    hahaha hajt ta shikojm matematiken tende mbreslenese???

    Si ka mundesi qe Karl Marksi qe ka lindur me 1818 dhe ka vdekur me 1883 apo thjesht person i shekullit XIX,te mesoj dhe ti jap idet e tij , nje sistem te nje kohe nga shekulli VI??

    Sistemi ekonomik Islam rrjedh ne baze te burimeve Kuranore apo thjesht Islame dhe jo nga nje person qe ka lindur me pastaj ne shek XIX...

    Eshte interesante nje logjik e tillë!!!
    Citim Postuar më parë nga necky
    si po mendon ti o njeri nuk edi sa je ne dijeni qe cdo qe eshte shkruar ne Kur'an cdo dite e me teper po vertetohen ne te gjitha aspektet e jetes si shoqerore,ekonomike,shkencore etj si don vella ty me ta spejguar me mire tani kur shkenca po i deshmon te gjitha nuk edi si don edhe per ekonomi thuhet mire kamat eshte gje e ndaluar
    Nje pyetje kam per te dy ju: A ka mundesi te quhet sistem ekonomik shprehja "mos merr hua"? Se dyti, kjo nuk eshte shprehje kuranore por Biblike.
    Se treti askush nuk tha ketu se sistemi kapitalist eshte i perkryer por eshte i vetmi i cili mund te vere ne levizje drejt zhvillimit me hapa te shpejta te ekonomise Boterore dhe mirqenies. I vetmi difekt dhe fatkeqsisht qe ka nje rol jo te vogel eshte shfrytezimi nga klanet e medha te te pasurve, por nese vendet qe praktikojne kete sistem te ishin te rrepte dhe te paanshem ne zbatimin e ligjit, ky sistem nuk do te pesonte ulje-ngritjet qe ka patur gjate historise boterore çka ka sjelle edhe luftra.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Të hedhësh veten në erë për Allahun
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 17:48
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •