Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Albin Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet

    Albin Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet
    Publikuar mė datė 2008-09-09

    "Mbi tė gjitha, humbėsi mė i madh ėshtė populli i Kosovės, i cili po mbetet edhe mė tutje popull nė njė shtet pa sovranitet", thotė pėr Radion Evropa e Lirė, lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti.

    REL: Janė bėrė pothuaj shtatė muaj prejse Kosova ka shpallur pavarėsinė, ndėrkohė qė 46 shtete kanė njohur tashmė shtetėsinė e Kosovės. Si e vlerėsoni ju kėtė proces?

    ALBIN KURTI : Shumica dėrrmuese e shteteve qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, kėtė e kanė bėrė nė fillim, pra nė dy muajt e parė. Tė gjitha shtetet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, e kanė bėrė kryesisht si rezultat i pėrcjelljes sė njohjes nga fuqitė e mėdha, si SHBA-tė, Gjermania, Franca, Britania e Madhe e kėshtu me radhė.

    Pra, shtetet qė na njohėn nuk janė rezultat i angazhimit tė Qeverisė sė Kosovės, por rezultat i asaj qė rreth 40 shtete i ndoqėn kėto 5-6 shtetet mė tė fuqishme.

    Mendoj se Qeveria e Kosovės duhet ta braktisė prioritetin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė fokusohet shumė mė tepėr nė integritetin territorial dhe nė sovranitetin e munguar tė Kosovės.

    Nė kėtė kuptim, ajo do tė duhej qė njohjet e deritanishme t'i shfrytėzojė qė qytetarėve t'ua bėjė jetėn mė tė mirė, e jo tė krijojė kėsisoj pėrshtypjeje qė ne jetojmė pėr tė na njohur tė tjerėt.

    REL: Pėrmendėt integritetin territorial. Si mendoni se ka vepruar Qeveria e Kosovės sa i pėrket veriut tė vendit?

    ALBIN KURTI : Qeveria e Kosovės nuk ka vepruar fare. Ajo i ka toleruar strukturat e Serbisė madje edhe mė shumė se para shpalljes sė pavarėsisė. Qėllimi i qeverisė ėshtė qė njerėzit e saj t'i ruajnė ato poste e privilegje, e jo qė Kosovės t'ia forcojnė kufijtė dhe t'ia sajojnė integritetin territorial.

    Aktualisht, ēerekun e territorit e kontrollon Serbia dhe atė gjithnjė e mė fuqishėm. Qeveria e Kosovės nuk e ka marrė nėn kontroll SHPK-nė, nuk e ka shpallur TMK-nė ushtri, nuk i ka ndėrprerė investimet e Serbisė, nuk i ka ndėrprerė as blerjet e pronave tė shqiptarėve nga ana e Qeverisė sė Serbisė dhe fare nuk u ka ndihmuar shqiptarėve qė janė rreth e pėrqark enklavave serbe apo jetojnė nė veriun e Kosovės.

    REL: A po e shndėrron problemi i Mitrovicės Kosovėn nė njė konflikt tė ngrirė?

    ALBIN KURTI: Gjithsesi. Kosova ėshtė larg tė qenit njė vend jokonfliktuoz. Pėrderisa ndėrhyrjet e Serbisė janė tė lirshme, atėherė ne jemi gjithmonė nė prag tė shpėrthimit tė konfliktit.

    Nuk ka kurrfarė mundėsie qė tė integrohet komuniteti serb nė Kosovė, pėrderisa Serbia lejohet qė lirshėm tė dirigjojė me ta, qoftė pėrmes financimit apo pėrmes kėrcėnimit.

    REL: Si e vlerėsoni nė anėn tjetėr diplomacinė serbe sa i pėrket Kosovės?

    ALBIN KURTI : Serbia ėshtė duke vepruar nė dy linja: pjesėn e dhunshme tė zbatimit tė politikės sė saj ia ka lėnė strukturave paralele qė i ka nė Kosovė, ndėrkaq pjesėn politike dhe diplomatike po e kryen Beogradi.

    Mendoj se Serbia aktualisht ėshtė duke pėrfituar shumė me ofenzivėn e saj diplomatike, nė radhė tė parė pėr shkak se nuk ka kurrfarė kundėr-balanci nga ana e Qeverisė sė Kosovės dhe pėr shkak se Qeveria e Kosovės ėshtė ajo qė nuk po e merr seriozisht Serbinė, gjithnjė duke e quajtur atė si shtet fqinj, ndėrkohė qė forcimin dhe zgjerimin e saj pėrbrenda Kosovės po e lejon.

    REL: Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, e cila ka hyrė nė fuqi mė 15 qershor tė kėtij viti, bazohet nė planin e Ahtisaarit. Ky plan flet edhe pėr pavarėsi tė mbikėqyrur tė Kosovės. Si e vlerėsoni ju praninė ndėrkombėtare edhe pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės?

    ALBIN KURTI: Tash sė fundi u dėshmua se nuk i nevojitet Kosovės UNMIK-u, por UNMIK-ut i nevojitet Kosova. Zannier po mundohet qė t'ia bėjė vetes vendin kėtu, duke u shtirur se po organizon njė raund tė ri tė negociatave ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje teknike, qė, sipas tij, na qenkan tė nevojshme.

    Me Serbinė nuk mund tė ketė ēėshtje teknike, me Serbinė ēdo gjė ėshtė politike, pėrderisa Serbia nuk na njeh neve dhe pėrderisa Serbia nuk e ndryshon fare qėndrimin sa i pėrket Kosovės dhe shqiptarėve.

    Edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare, edhe EULEX-i po veprojnė pak a shumė sikurse UNMIK-u. Ata po pėrpiqen qė me ēdo kusht t'ia bėjnė vetes vendin nė Kosovė dhe qėllimi i tyre ėshtė qė misioni i tyre tė jetė sa mė i kėndshėm pėr personelin dhe mbi tė gjitha tė dominojnė sa mė shumė nė rrafshin politik, si dhe nė atė ekonomik.

    Kėsisoj, plani i Ahtisaarit na del me dy probleme thelbėsore: njė njėrėn anė e shpėrblen Serbinė me komuna serbe dhe me zona tė veēanta, ndėrkohė qė Kosovės fare nuk ia lejon ushtrinė as sistemin gjyqėsor, dhe nė anėn tjetėr, Kosovėn e vė nė njė sundim burokratik ndėrkombėtar, tė cilit nuk i dihet fundi.

    REL: Cili mendoni se duhet tė jetė mandati i administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pas procesit tė rikonfigurimit?

    ALBIN KURTI: Kosova ka nevojė pėr ulėse nė OKB dhe nuk ka nevojė pėr mision tė OKB-sė nė Kosovė. Fatmir Sejdiu dhe Qeveria e Kosovės mė pas nuk ėshtė dashur ta pranojnė letrėn e Ban Ki Moon-it; ėshtė dashur tė thonė se nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, gjithsesi tė padrejtė dhe shumė tė mangėt, nuk lejohet fare qė UNMIK-u tė jetė nė Kosovė.

    Por, ata e kanė pranuar letrėn e Ban Ki Moon-it dhe rrjedhimisht e kanė pranuar edhe Zannierin. Tash, pėrfundimisht, EULEX-i po futet brenda UNMIK-ut dhe kjo gjė po e forcon edhe EULEX-in, edhe UNMIK-un.

    Ndėrkohė, ajo qė po humb nė kėtė situatė ėshtė Qeveria e Kosovės, kompetencat ekzekutive tė sė cilės po treten. Dhe, mbi tė gjitha, humbėsi mė i madh ėshtė populli i Kosovės, i cili po mbetet edhe mė tutje popull nė njė shtet pa sovranitet.

    Edona Peci
    Europa e Lire

  2. #2
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Vetvendosja kunder EULEX
    Publikuar mė datė 2008-10-13



    Lėvizja Vetėvendosje ka organizuar njė fushatė kundėr kreut tė misionit tė EULEX-it, Yves de Kermabon. Lideri i kėsaj lėvizjeje, Albin Kurti, tha se Kermabon si dhe misioni i EULEX-it do tė funksionojnė nė Kosovė mbi ligjin dhe mbi institucionet e zgjedhura.

    Lėvizja Vetėvendosje ka organizuar sot nė Prishtinė njė aksion proteste kundėr kreut tė misionit tė EULEX-it, Yves de Kermabon.

    Tė prirė nga lideri i tyre, Albin Kurti, aktivistė tė “Vetėvendosjes” , nėpėr qendėr tė Prishtinės kanė vendosur posterė nga ceremonia e ndėrrimit tė Komandės sė KFOR-it nė vjeshtėn e vitit 2005, ku Kermabon shihej nė shoqėri me Dragan Paskashin, komandantin e shtatmadhorisė sė ish-Unionit Serbi dhe Mali i Zi.

    Albin Kurti tha se kjo foto tregon se Kermabon kishte ftuar Paskashin, njėrin nga pėrgjegjėsit, sipas tij, pėr vrasjen e mbi 14 mijė shqiptarėve tė Kosovės. Kurti tha se jo vetėm Kermabon ėshtė njė njeri i papėrshtatshėm nė Kosovė, por edhe vetė misioni EULEX, tė cilin ai do ta drejtojė. Sipas Kurtit, EULEX-i ėshtė vetėm njė zėvendėsim i UNMIK-ut dhe asgjė mė shumė.

    “Populli i Kosovės do t’i hasė pasojat e drejtpėrdrejta tė EULEX-it, pikėrisht nga vendimet e Kermabonit qė do tė kontrolloj policinė, drejtėsinė, doganat e kėshtu me radhė. Do tė jetė EULEX-i ai qė do ta bllokojė kėtė vend, duke na etiketuar si krizė edhe duke na ngujuar nė kurthin e stabilitetit” , tha Kurti.
    __________________

  3. #3
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

  4. #4
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Ju lutem shkoni dhe ndigjoni emisionin ZGJUHU


    http://vetevendosje.org/



    Emisioni "Zgjohu" qershor 2008

    http://video.google.com/videoplay?do...17965753&hl=en


    Emisioni "Zgjohu" korrik 2008

    http://video.google.com/videoplay?do...03902466&hl=en







    Emisioni "Zgjohu" gusht 2008

    http://video.google.com/videoplay?do...04647531&hl=en

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •