
Postuar mė parė nga
DardanG
Njeherė udhtonim andej kah fshatrat e Drenicės dhe udha na ra edhe pėr nė Kopiliq (nuk me kujtohet ishte Kopiliqi i Poshtėm apo i Nalti). Ne tė hyrė tė fshatit, nė njė lėndinė bukur tė madhe, me shkurra, njė bari, mbi 2o vjecar, kulloste lopėt dhe me nxiti kurreshtja thashė ta provokojė ca kėtė bari mos di gjė pėr Millesh Kopilin" dhe fshati a di gjė pėr kėtė! Bariu ishte i pashkollė, nuk e dij a e kishte mbaruar tetėvjecaren, por fliste cfarė kishte dėgjuar nga pleqtė e fshatit dhe cfarė kishin thėnė pleqtė e pleqve e jo cfarė kishte lexuar nė libra! E dinte fort mirė se cfarė thonė serbėt pėr Millesh Kopilin por ai tregonte pėr tė cfarė kanė thėnė pleqtė e pleqve! Sipas tij, fshati ėshtė i mocem dhe se fshatarėt aty janė tė gjithė tė njė fisi ( mė duket thoshte se janė tė fisit Gash) dhe se ata janė tė mocem aty aq tė mocem sa qė nuk mbahet mend dhe as qė dihet qė tė parėt e tyre tė kenė ardhur nga ndonjė anė tjetėr e Kosovės, apo mė larg, madje as nga ndonjė fshat tjetėr i Drenicės! Nga Kopiliqi kanė dalė familje, pra janė shpėrngulur, por nuk mbahet mend tė ketė ardhur ndonjė familje dhe tė jetė vendosur aty, pra ata aty janė qė moti! Nuk mbahet mend tė kėtė pasur serb nė Kopiliq, qoftė edhe njė familje e vetme serbe tė kėtė jetuar aty ndonjėherė!
Pėr Millesh Kopilin thoshte se, sic kishte dėgjuar nga pleqtė, mbiemėrin e ka marrė "kopil" pėr shkak se qė i vogel kishte pas qenė i zhdėrvjelltė, djalė qė skishte lėnė dy gurė bashkė por edhe i mencur sa tė duesh! "Ja kjo luginė, thoshte ai, edhe sot thirret Lugina e Sharanit" dhe ky emėr i ka mbetur qė nga koha e Millesh Kopilit! Kishte ai, sic thoshin pleqtė, njė kal tė sharmė(tė zi e me lara tė bardha) dhe kur i binte huj cdo ditė e kalėronte nga disa herė, andej e kėndej, kėsaj lugine!"
Pėrmendke ai edhe kisha dhe mure tė vjetra!
E tregova kėtė cfarė kam mbajtur mend nga biseda me bariun e Kopiliqit! Kėtė "rrėfim"mė duket se e kam postuar edhe njė herė nė kėtė forum, nėse e kam pėrseritur ju kėrkoj falje!
Por, historia e Kopiliqit dhe heroit tė tė tij, Millesh Kopilit, por edhe historia gjithėshqiptare ėshtė ende nėn tokė, gojėdhėnave qė nuk na i besojnė, arkivave tė pahulumtuara nga vetė historianėt shqipėtarė...! Histori e keqinterpretuar, histori e vjedhur e zventuar, e pėrlyer nga ata qė e shkruan pėr ne historinė tonė dhe qė na e servuan ashtu sic deshtėn ata vetė, tė cunguar e gjymtuar...!
Por, dėmi i madh, ndodhi kur erdhen turqit, shqipėtarėt u pushtuan nga turqit, e pranuan fenė islame dhe hoqen dorė nga objektet e mocme fetare(nga kishat e tyre) duke ua lėnė nė dorė armiqėve tonė, sllaveve, armėn mė tė fortė, argumentet pėr tė kaluarėn tonė, e serbėt, tashmė bėjnė lojėra e pazare tė sukseshme pikėrisht me tė kaluarėn tonė, me argumentet tona qė i kanė bėrė tė tyre e ne as qė mund tė kundėrshtojmė kur kemi hequr dorė nga ato! Shumėkujt nė kėtė Forum e shoh se i pėlcet kryet kur i thua se Millesh Kopili, apo Gjergj Kastrioti... kanė qenė shqipėtarė dhe se tė parėt tonė para se tė vinin turqit kishin njė fe tjetėr dhe mbanin emėra tė tjerė, jo arab, por katolik e tė krishterė! Kjo e vėrtetė historike aq shumė i zemėron sa qė nuk lėnė gjė pa bėrė qė e kaluara jonė tė lihet atje ku ėshtė, nė varre, nėn kala tė shembura, e gojėdhėna qė mundėsisht tė mos u besoj askush!
Krijoni Kontakt