Close
Faqja 40 prej 43 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 427
  1. #391
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    T'i analizojmė kėto pika rend dhe mos t'i pėrziejmė faktet e idetė, sepse kėtu ka disa thema, tė cilat po merren shabllon, pėrgjithėsisht dhe ka vlerė se si paraqiten vet faktet shkencore, duke filluar nga emėrtimet e popujve pjesėmarrės nė Luften e Kosovės 1389 dhe heroi i asaj lufte Millesh Kopliku
    .

    Per ti analazuar sa me mire keto pika atehere duhet hekur njehere e pergjithmone menyrene studimit te ngjarjeve supas modelit serb duke i quajtur te gjithe ata qe ishin heronje me origjine serbe apo duke i pervetesuar heronjte e popujve tjere. Pra se pari duhet nisur nga pika Zero (heroi nuk duhet patur nacionalitet fare) e pastaj tia japim atributin e ndonje nacionalitetit te vecante .

    Nė atė luftė kishte ARBANAS (shqiptar), rus-rash (jo emėr serv, nuk ekzistonte ende), vllah, hungarez etj., e sipas mėnyrės se si po shkruhet kėtu, po gabohet nė paraqitjen e fakteve, ku po shtrėmbohen, duke paraqitur: serv e boshnjak, ku vet nė faktet historike (nga ato qė sot posedojmė, thohet, se kishte ARBANAS dhe dikujt ende duket se po i vret emri - arbanas dhe Arbania, kur ashtu ishim tė njohur atėherė na shqiptarėt ballkanik.
    Se kishte arbanas ne ate beteje nuk e mohon askush perveq serbeve . Arbanasit ishin banore te kesaj treve por duhet pasur parasysh edhe fakrin se kete treve e udheqinin despotet serb (Dardanine Veriori-Lindore). Pra ata arbanas qe morren pjese ne kete beteje ne nje menyre sherbyen si vasal te njerit apo tjtrit despot serb.
    Andaj kjo edhe eshte arsyeja qe arbanasit nuk permenden si pjesemarres te denje te kesaj beteje .
    Nuk e mohon askush pjesemarrjen e princerve arbanas atyre qe ishin nen vasaliteitin e Brankoviqit , Llazarit etj .
    Por mos te harrojme edhe Balshajt dhe Muzakajt ishin edhe armiq te Tvrtkos . Ata per nje kohe te gjae ishin ne lufte kunder njeri tjetrit per Genten apo Zeten si dhe qytete te tjera duke e patur parasysh edhe faktin se keto dy familje perdoren edhe ndihmen e osmanlinjve ne luftra kunder tij . Keto familje ishin nje kohe edhe aleate me osmanet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Longarus : 18-07-2009 mė 22:19

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Milosh Nikollė Kopiliqi - Heroi qė sfidoi historinė

    http://i60.photobucket.com/albums/h3...shKopiliqi.jpg

    Kujtesa historike

    Nė 618 vjetorin e rėnies sė trimit tė parė drenicar mesjetar Milosh Nikollė Kopiliqi

    Nga Bedri TAHIRI

    HEROI QĖ SFIDOI HISTORINĖ


    Qershor 1389. Java e dytė. Vapė e madhe, pėrvėluese. Toka e ēarė si pjepėri. Thatėsi e paparė dhe e padėgjuar. Nuk e mbanin mend as mė tė moshuarit. Moti s'kishte rėnė asnjė pikė shiu. Edhe dimri i shkuar ishte i pa borė. Miloshi ishte zgjuar herėt. Pasi ua hodhi njė sy pronave tė shumta nė Kopiliq tė Drenicės, shkoi edhe poshtė, te mullinjtė. S'punonin tė bekuarit, se nuk kishte ujė, kishin shteruar puset. Nuk qėndroi shumė aty dhe vrik u kthye nė shtėpi. U ngjit lart nė kullė. Me nga njė gllėnjke piu radhazi tri kafe pa sheqer. Kjo nuk i kishte ngjarė moti. Ishte shenjė trazimi e shqetėsimi tė thellė shpirtėror. Dje e kishte hidhėruar i vjehėrri, car Llazari. Kishin biseduar pėr organizmin e njė koalicioni antiturk. Tė gjithė do tė bėheshin bashkė: shqiptarėt, serbėt, boshnjakėt, vllehtė, hungarezėt, bullgarėt etj, pėr t'ia ndalur turrin bishės aziatike, e cila si njė masiv pėrmbytės po rrokullisej drejt tokave tė tyre. Do tė bėheshin rreth pesėdhjetė mijė veta karshi njėqindmijė trupave pushtuese turke. Mirėpo, tek ky e kishte shfaqur njė mosbesim. Disi tė gjithė i druheshin. Dyshonin nė besnikėrinė e tij. Mendonin se do t'i tradhtonte. Edhe pa i thėnė, i kishte kuptuar fare mirė.

    Zemėrimi i princit

    Dhe, e gjithė kjo pa asnjė arsye. Vetė Sulltan Murati I Miloshin e njihte pėr sundimtar tė Dardanisė (Kosovės) dhe si kundėrshtarin mė tė rrezikshėm. Para se tė nisej kėndej, atij i dėrgoi letėr, ku i kėrkonte "haraēin e shtatė vjetėve" dhe "ēelėsat e shtatė kullave nė Qyqavicė". Madje i kishte propozuar qė tė shkėputej nga Koalicioni i krishtėr, me kusht qė tė siguronte pushtetin e plotė nė Kosovė. "Pėr kėto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e kishte kėshilluar Miloshin t'i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi ishte i vendosur pėr fillimin e luftės dhe pėr sakrificat supreme"(Prof. Dr. Qemal Haxhihasani; Beteja e Kosovės (1389), ASHSH, Tiranė, 2005, fq. 161).

    -Do ta shini kush ėshtė Milosh Nikollė Kopiliqi!- u kishte thėnė troē darkėn e fundit princėrore. Dhe, i nevrikosur nė kulm, kishte dalė nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi bjeshkėn dhe u kthye nė vendlindje, nė Drenicė. Kishte ndarė mendje qė tė mos dukej mė andejpari deri nė fillimin e betejės. Nuk ia kishin besuar asnjė formacion ushtarak e asnjė krah tė fushėbetejes. Luftėtarėt e tij, drenicarėt, do tė radhiteshin pėrkrah atyre tė Gjergj Balshajt tė Dytė (sundimtar i Shkodrės), Dhimitėr Jonimasė (sundimtar i Pėrdhanės qė pėrfshinte rrethin e Lezhės dhe Rrėshenit) e tė Theodor II Muzakės (sundimtar i Beratit dhe Myzeqesė). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjėsisht Musa Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli pėrballė princit serb, Kraleviēe Markut, i cili, pas rėnies sė tė atit, Vukashinit, nė betejėn e Maricės (1371), qe bėrė mbret i Maqedonisė. Nė fund, pas pėrpjekjesh tė shumta arrin ta mund kundėrshatarin, por tradhtohet prej tij dhe e pėson, mbetet nė fushėbetejė. Emri i tij, me ngjyrime tė tjera etnike, zuri vend nė tė gjitha shkrimet dhe kėngėt serbe. Ai ėshtė skalitur edhe nė Pėrmendoren e Gazimestanit, tė ngritur mė 1953.

    "Pjesėmarrjen e Musa Arbanasit (Todor II Muzakės) nė Betejėn e Kosovės nuk e dėshmon vetėm epika popullore serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos tjerash shkruan: "Teodor Muzaka, biri i dytė i shtėpisė sonė dhe zotėrinj tė tjerė tė Shqipėrisė, tė lidhur midis tyre shkuan sė bashku nė betejė, por aty u thyen tė krishterėt dhe mbeti i vrarė i pėrmenduri Teodor, i cili kishte marrė me vete reparte tė mėdha shqiptarėsh" (Prof. Dr. Kristo Frashėri; Beteja e Kosovės (1389), ASHSH, Tiranė, 2005, fq. 148).

    Marshimi kobtar

    Se do tė bėhej luftė e madhe merrej vesh nga pėrgatitjet e palės kundėrshtare... ...Fiset endacake tė oguzėve turanikė nga Azia Qendrore lėviznin nė grupe sa andej sa kėndej. Kėrkonin dhe zaptonin vende tė reja. Njė grup i madh zuri vend nė rethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Nė mesin e tyre shquhej njėfarė Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatė i zgjeronte kufijtė ēdo ditė. Banoret e kėtij emirate u quajtėn turq-osmanė ose shkurt osmanlinj. Ata si fara e keqe shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin kudo. Mė 1326 e formuan edhe Dinastinė e tyre me qendėr nė Brusė. Kėshtu lindi shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftėrash e betejash tė shumta do tė zgjerohet nė tė dy kontinentet.
    Nė vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vėrsulen Ballkanit. Pushtetin e vendosen ne Andreopojė, qė e pagėzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin tė ndalur. S'kishte forcė qė i pengonte. Shkatėrronin, digjnin e pėrmbysnin ēdo gjė. Nėnshtronin popuj, krahina, principata e shtete. Shkombėtarizonin e asimilonin. Pa pengesa tė mėdha arritėn deri nė Shkup. Dhe, pas tij radhėn e kishte Dardania (Kosova).
    Trojet dardane nga tė "pafetė" do t'i ēlironte vetė Padishahu, sulltan Murati I. Perėndia sikur e kishte ngarkuar me kėtė mision tė shenjtė. Pėrmes ėndrrės i arriti urdhėri hyjnor. Dhe, fill u bė gati. Tuboi njėsitet nga territoret evropiane e aziatike tė Perandorisė. I ftoi edhe tė gjithė vasalėt (nė mesin e tyre edhe princerit serbė; Kraljeviēe Markun e Konstantin Dojakoviēin) dhe i grumbulloi gjeneralėt mė tė shquar tė kohės. Me vete i mori edhe dy djemtė: Pajazitin dhe Jakupin.
    Edhe viti kishte qėlluar i mbarė. Kėshtu parashikonin edhe astrologėt, edhe shpjeguesit e ėndrrave pranė Pallatit Mbretėror. Kėto e gėzonin pa masė Lartmadhėrinė, andaj frymėzohej� entuziazmohej�ngazėllehej.
    Sa me kėnaqėsi po nisej drejt fushatės! Fare nuk mėdyshej pėr fitore. Edhe tė tjerėt mundohej t'i brumoste me idenė e sakrificės. "Shehitė do tė shkonin tė gjithė ata qė kishin fat tė binin nė logun e mejdanit! Kėtė ua pėrsėriti dhumė herė, derisa filloi zvarritja e tundimshme e lubisė pėrbindėshe...
    Kėto u mundonin trimin vazhdimisht dhe nuk i zihej vendi vend. E torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletėsh. Nuk qetėsohej dot. T'pfu pjellė e keqe!- mallkoi tėrė inat. Nuk i dihej, e kishte me ata qė po mėsynin kėtej apo me kėta qė ishte zėnė dje?! Zbriti poshtė nė bodrum. U vesh mirė e mirė, me pėrkrenare e me parzmore prej ēeliku. E pėrgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin. U pėrshėndet me nėnėloken, duke e pėrqafuar fort e pėrmallshėm. Tė shoqes, Vukosavės nga inati, nuk i bėri zė fare. I vetėm fillikat doli nė Majėn e Zeze, nė Qyqavicė. Me kujdes e shikoi Rrafshin e Kosovės. Ē'tė shihte, o Zot! Mizėri ēmendėsie!. ēadrat si kėrpudhat pas shiut. Larushi ngjyrash e madhėsish. Lėvizje njerėzish si thneglat. Turmė amorfe. Paqartėsi e plotė
    Sakaq, si dallgė deti, ktheu kalin prapa. Sonte do tė buajė nė Kalanė e Gjytetit (Dubocit) e nesėr do ta dėrgojė fjalėn nė vend. Fjala fjalė e besa besė. ēudi, as aty s'e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do tė vepronte nesėr? A do t'ia dilte mban? Si do tė depėrtonte deri te sulltani?...

    Pėrleshja fatale

    Mėngjesi i 15 qershorit 1389 gdhiu ngjyrė gri. Ditė e martė, ditė ters. Zėri i thekshem i myeizinėve ēallėkuq ēau heshtjen e agut freskues nė Fushėn e Mėllenjave. Pas tyre tamtamet e daulleve tė mėdha dhe lutjet ēoroditėse tė dervishėve marroēė. Edhe dy ushtritė ballė pėr ballė. Nė krye kalorėsitė me flamujt e ngritur lart. Shqipja dykrenare shikonte vėngėr gjysmėhėnėn e zbehur dyll. U dha edhe shenja pėr sulm. Pas kryqėzimit tė heshtave dhe shigjetave nė qiellin e pėrloshur, nisi pėrleshja. Luftohej fyt mė fyt. Luftohej me thika, me hanxharė, me sėpata, me kmesa, me shpata. Kokat e prera notonin nė rrėket e gjakut. Kuajt e tėrbuar qėndronin vetėm nė kėmbėt e prapme. Hingėllonin e turfullonin nga frika. Turqit po pėrparonin dukshėm. Murati nė mes e djemtė pėranėsh. Ai, i kėnaqur dhe i dehur nga sukseset, u tėrhoq pėr tė pushuar pakėz. Vajti nė ēadrėn e tij ngjyrė qielli. U shtri mbi minderin e butė kadifeje. Dy vasha tė bukura, si shtojzovalle, me gishtėrinjtė e hollė e tė bardhė dėborė, ia lėmonin mjekrėn dhe e gudulisnin ngeshėm. Ai qeshte dhe gajasej me thellėsinė e shpirtit. Sytė i vezullonin si tė maces nė terr, sepse nga beteja i vinin lajme tė gėzuara...
    Dhe, tamam kur po kotej e lajmėruan se njė princ shqiptar po kėrkonte tė pėrshėndetej me tė.
    - Lėshojeni, - tha, por kini kujdes! ēarmatoseni dhe e pėrcillni mirė! Nuk u besohet kaurrėve. Tė ēuditshėm janė ata. Pėr atdhe bėjnė ēmos, edhe vetėflijohen.
    I largoi vashat dhe e thirri Sadriazemin. Gjithmonė kėshillohej mė tė, i besonte se kishte lexuar shumė. "Nėse shqiptari ta jap dorėn- e mėsonte ai, ti zgjatja kėmbėn, qė t'i tregosh sė ėshtė nėn pushtetin tėnd..."
    Sakaq dera e ēadrės u hap. Trimi, kokėlart dhe pėrplot krenari, ecte drejt tij. Pėranash roje tė shumta. Ē'mė pandeh mua, mendonte me vete. Tradhtar! Dezertor! Puthakėmbės! Njeri tė lig! Frikacak qė kam ikur nga fushėbeteja dhe vij pėr t'ia uruar fitorėn! Sigurisht po, ashtu mendon. Shiko si qeshet nėn mustak. Jo, jo more plak matuf. Nuk e shes unė vendin tim. Nuk i korisė trojet dardane dhe varret e tė parėve. Nuk po vij pėr urime jo, por pėr mort. Me thikėn qė e kam fshehur nėn parzmore do tė ta marrė shpirtin e zi si futa. Ē'kujtove ti, tashti ke hyrė nė vendin e shqipeve. Keq i ke trazuar ato, ua ke prekur folenė. Ato nuk janė mėsuar tė ua zė diellin askush dhe me thonjė do tė tė shqyejnė e do t'i nxjerrin sytė
    Dhe, afrohej e afrohej. E zgjati dorėn ta pėrshėndesė. Ai nuk luajti nga vendi. Plot qesendi e zgjati kėmbėn pėr t'ia puthur, siē bėnin zakonisht tė gjithė tė tjerėt. Ky shpejt e nxori thikėn dhe ia nguli thellė nė zėmėr. O Perėndi! Ai nuk lėvizi fare. I doli shpirti pa arritur mjekėt. Rojat u mbėrthyen vrasėsin. E lidhėn kėmbė e duar. Shpejt e thirrėn Pajazitin, tė mbiquajtur �Rrufeja". Katili, menjėherė urdhėroi ta ekzekutonin trimin, qė t'ia lehtėsonin shpirtin tė porsa vrarit.
    Papritmas i polli mendja e ligė. Duhej sigurar edhe froni mbretėror. E lajmėroj tė vėllanė, Jakupin. Po tė thėrret babai,- i thanė. Me vrap erdhi i gjori. Dhe, posa hyri brenda e ngulfatėn. Pėrdhunshėm ia morėn shpirtin, pa zhurmė. Pajzaiti u ēlirua. ēdo gjė mbeti nė duart e tij. Kufomėn e babait, pa tė brendshmet, e pėrcolli pėr nė Brusė. Tė tjerat i pėrpiu dheu i zi i qullur me gjak
    Kadiut, qė e pėrcillte kufomėn, ia dha edhe njė ferman, ku shkruante: "Me tė zhvilluarit e betejės, e cila ndodhi nė Fushė-Kosovė, babai im Sulltan Murati, jeta e tė cilit ishte e lumtur, vdiq si martir �plotėsisht i shėndoshė u kthye nga mejdani, nė ēadėr e vrau njė me emėr Milosh Nikollė Kopiliqi �nė vend qė t'ia puthė kėmbėn nxori hanxharin e fshehtė dhe duke i shkaktuar plagė tė rėndė, e lagu me ujė tė ėmbėl prej martiri, me shėrbet. Miloshi, i cili tentoi tė ikte, u zu nga rojet dhe u pre copė-copė. Unė s'isha aty, por mė tė dėgjuar arrita. Arriti edhe vėllai, Jakupi, por shkoi nė amshim" Edhe kronisti turk Ashik Zade Pasha e shėnoi kėtė ngjarje nė fletėt e zverdhura e tė zhubravosura, qė mezi lexoheshin. Ai pėrfundonte: "Betejėn e fituam. Kaurrėt i thyem keq. Llazari u vra. Dhe kur po e gėzonim fitoren, nga Qyqavica zbriti njė i pabesė, i quajtur Milosh Kopili dhe e theri Padishahun me hanxhar tė helmuar".
    Kronisti tjetėr osman, Enveriu, kėtė trim e quan "Princ" dhe "Ban". Humanisti raguzan, Feliks Petanēi, i thotė "Princ ilir", ndėrsa humanisti ynė, Marin Beēikemi, e pagėzon "Perandor i Mizisė".

    Hakmarrja dhe shtrembėrimi i historisė

    Heroizmi i princit drenicar mori dhen. Trupin e tij, tė bėrė copė �copė, ia bartėn shokėt deri nė Rezallė. Aty e varrosen, pranė njė bungu njomėzak. Pėrbindėshi i pėrtej Dardaneleve nuk u mjaftua me kaq. Ende donte gjak. Dogji dhe shkretoi mbarė vendin. Mllefin hakmarrės e shfreu mbi Drenicėn e panėnshtruar. Kopiliqin e zhbėri me gjithė ē'kishte. Me javė e muaj e mbajti tė mbėrthyer nė rreth. Jeniēerėt e lodhur veē me kunguj tė zier mbanin shpirtin gjallė. Shumė prej tyre u bėnė ushqim pėr korbat e uritur. Kėtė e dėshmojnė toponimet Kodra e Kungujve dhe Lugu i Korbave, qė edhe sot i gjejmė nė kėtė vendbanim. Tė vėllain e princit, Hilė Kopiliqin, me gjithė familje i burgosin nė kalanė e Vushtrrisė. E shtrėnguan, e torturuan dhe e munduan derisa njė ditė u bė Hysk...
    "Sidoqoftė, Beteja e Fushė-Kosovės shėnon fundin e pavarėsisė sė shtetit serb",- konstaton Prof. Dr. Luan Malltezi (Beteja e Kosovės, Tiranė, 2005, fq. 54). Serbėt pranuan vasalitetin. Milica, gruaja e Llazarit, vajzėn e vet trembėdhjetė vjeēare, Oliverėn, ia dhuroi "haremit tė Pajazitit". Historiografia serbe, nė pėrgjithėsi, e mohoj vazhdimisht pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė kėtij trimi, por edhe gjithė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė Betejėn e Kosovės. I vetmi serb qė e pėrmend realisht ėshtė Kostantin Mihajoloviqi nga Ostrovica nė librin "Kujtime jeniēerėsh ose kronikė turke", i shkruar nė gjuhėn polake. Megjithatė faktet flasin krejt ndryshe.
    Sipas Fahredin beut, i cili mbėshtetet nė njė letėr tė Pajazitit dėrguar fill pas betejės kadiut tė Brusės:"Shqiptarėt mbushnin edhe radhėt e shigjetarėve tė koalicionit dhe qenė tė parėt qė filluan betejėn..."
    Nė anėn tjetėr, Gjergj Balsha i Dytė ishte njėri nga shtatė krerėt kryesorė tė Kėshillit tė Luftės. Bazuar nė kronikat osmane ai hodhi poshtė mendimin e Llazarit qė turqit tė sulmohen natėn pėr terr. "Gjergji i Dytė propozoi qė ata tė sulmoheshin ditėn dhe ky mendim u miratua nga tė gjithė"- shkruan Bitlisi.
    "Nė tė vėrtetė interesimi i serbėve pėr Miloshin u ngjallė vonė, nė fund tė shekullit 18, kur koha kishte errėsuar tashmė pėrkatėsinė etnike shqiptare tė tij, atėherė i ndryshohet edhe emri Kopiliq- Kobiliq- Obiliq"- konstaton M. Hasluck.
    Po ē'bėri epika jonė popullore, pėrcjellėsja mė besnike e tė gjitha ngjarjeve historikė?
    Si zakonisht edhe kėtė ngjarje e pėrjetėsoi nė lahutė. Dhe, kėngėtari i krishtėr e paraqiti shumė realisht:

    N'Fushė-Kosovė Murati i Parė,
    Kambturqisht rrin fitimtar.
    Prej Drenice del njė djalė,
    Fluturon me kalė tė bardhė,
    Mes pėr mes i bjen ushtrisė,
    Shkon e i falet Naltmadhnisė:
    -Tungjatjeta, Naltmadhni,
    jam njė arbėr, vendali.
    E jam ardhė ktu pa vonua,
    Me t'puth dorėn, me t'nderua.
    Zgjatet mbreti, i jep kamben,
    Ngrihet djali, i ban gjamen.
    Mik pa thirrė ke ardhė, dai,
    Prej Azie n'Dardani,
    Me na marrė magjet e miellit,
    Me na zanė hisen e diellit,
    Gjithė ushtrinė e paē me shndet,
    Kjo Arbni ka bijt e vet,
    Ta ven kryet maje kapicės,
    Jam Miloshi prej Drenicės...
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  3. #393
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Keto tregime i kemi lexuar disa here, ju lutemi, mos te perserisim postime mbi postime....
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #395
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    Me nga njė gllėnjke piu radhazi tri kafe pa sheqer. Kjo nuk i kishte ngjarė moti. Ishte shenjė trazimi e shqetėsimi tė thellė shpirtėror.
    Arti i lejon liri imagjinatės por jo aq sa tė fliten gjėra tė paqena. Kafeja pėr herė tė parė ėshtė futur nė Evropė nė Itali nėpėrmes tregtisė me Perandorinė Osmane. Tek mė vonė ėshtė pėrhapur gradualisht nėpėr pjesėt e tjera tė Evropės.

    Lexo kėtu.

    Kėshtu qė kafeja nė kėtė tregim duhet tė zėvendėsohet me ndonjė gotė qumėsht apo ndonjė prodhim vendor bioaktiv.

  6. #396
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Ky Tahiri mire ia paska pershtatur kete shkrim Milleshit sipas kengeve serbe, mirepo ka bere nje gabim qe ne rreshtin e pare kur thote se "piu dy kafe pa sheqeré teper qesharake sepse sheqeri dhe kafja vijne 100 vite ps vdekjes se Milleshit, pas zbulimit te amerikes, po nejse, shahirat keshtu e kane e teprojne nganjehere...
    E thash edhe une ketu me pare...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Milos kobiliq sipas ducas:


    By kreksi
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ktu gjendet edhe Nji gropaj.Andrea Gropa,zot i Ohrit dhe rajoneve rreth tij.Ndoshta autori Agaj siq e shkrun per Miloshin.Nė dokumente perėndimore dhe osmane tė shek. XIV-XV pėr qytetet e Shkupit, tė Manastirit, tė Kosturit, tė Janinės etj., si dhe pėr Fushė-Dardaninė shprehimisht ėshtė shėnuar se ato ishin "nė Shqipėri" apo "nė tokat shqiptare". Nė vitin 1386 osmanėt pushtuan Nishin. Knjazi serb i Rashės, Llazari Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman. Thirrjes sė tij iu pėrgjigjėn disa prej sundimtarėve shqiptarė, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrės, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesė, Dhimitėr Jonima, zot i trevave pėrgjatė rrugės tregtare Lezhė-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarė tė Shqipėrisė sė Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarė tė tjerė ballkanas si dhe sundimtari i Kosovės Vuk Mlladenoviqi, qė zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviēi (Vuk Brankoviēi). Zotėrimet familjare i kishte nė pjesėn veriore tė Drenicės dhe tė Fushė-Dardanisė. Trupat shqiptare kishin njė peshė tė rėndėsishme nė forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje, theksojnė numrin e madh tė ushtrisė sė Gjergjit II Balsha dhe e cilėsojnė atė si njėrin prej tre sundimtarėve kryesorė tė koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodės Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisė sė mbretit Tvėrtko I tė Bosnjės. Nė qershor tė vitit 1389 ushtritė e koalicionit ballkanik u bashkuan nė Fushė-Dardani (Fushė-http://juniku.eu/kosova/node/9

  9. #399
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    jykuar nga titujt e kapitujve tė kėtij libri akoma ta pabotuar, e qė i jep “Politika”, si p.sh: “ Na ishte njėherė Sulltan Murati…”, “Shkrime historike: protagonistėt shqiptarė nė kampin e krishterė”, “Millosh Obiliqi kundėr Millosh Kopiliqit”, “Variantet shqiptare tė kėngėve pėr betejėn e Kosovės”, dhe “Pėrzgjedhje e kėngėve shqipe pėr betejėn e Kosovės tė kėnduara dhe regjistruara mes viteve 1925-1998”, shihet qartė se Di Leilo e ka marė seriozisht demaskimin e propagandave sėrbe dhe nxjerrjen nė dritė tė sė vėrtetės shkencore pėr kėtė betejė tė madhe tė popujve ballkanikė kundėr furtunės otomane tė asaj kohe.
    Me kėtė Ana Di Leilo e vazhdon rrugėn e patriotėve dhe historianėve tė mėdhenj fatkeqėsisht tė pakėt shqiptarė si Ago Agaj me librin shumė interesant “Milloshi – heroi i Kosovės” apo edhe Sami Repishti dhe Arshi Pipa me librin “Studies On Kosova”, tė cilėt kanė bėrė pėrpjekje tė mėdha tė zbardhin tė vėrtetėn e pjesėmarrjes shqiptare nė kėtė betejė edhe pėr lexuesin e madh nė numėr amerikan.
    Librat e kėtillė, edhe pse dikush tenton tua ulė rėndėsinė me argumente absurde tė tipit “sot lexohet mė pak se dhjetė vjet mė parė” ( fjali e drejtoreshės sė UNESKO-s pėr Sėrbinė, Zorica Tomiq), kanė rėndėsi epokale pėr shkencėn shqiptare nė veēanti dhe pėr atė botėrore nė pėrgjithėsi. Mbarė njerėzimi pėrfiton nga zbardhja e tė vėrtetave nga e kaluara historike. E vėrteta shkencore ėshtė vlerė universale nė dispozicion tė tė gjithėve dhe nuk mund tė fshihet mė nė skutat bizantine-otomane tė sė kaluarės sė errėt gjenocidale, mohuese dhe asimiluese. Le tė jetė ky libėr i Ana Di Leilos njė shtysė mė shumė pėr historianėt shqiptarė qė edhe ata tė fillojnė tė mendojnė seriozisht pėr studimin e kontributit shqiptar nė betejėn e vitit 1389 nė Kosovė, si dhe pėr aspekte tjera tė historisė tonė kombėtare nė gjithė territoret tjera periferike tė trungut etnik shqiptar nė Ilirikun perėndimor.
    http://209.85.129.132/search?q=cache...&ct=clnk&gl=se

  10. #400
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Fegi, historianėt shqiptar kan shkruar me dhjetra shkrime historike per Betejen e Kosoves dhe per Millesh Kopiliqin, mirepo problemi qendron aty se ata sot nuk din te komunikojn ne gjuhen angleze e cila gjuhe eshte sot numer 1 ne bote, ka eksperta te cilet i din shum mire burimet mesjetare, por po e them perseri problem kryesor osht gjuha.

Faqja 40 prej 43 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 481
    Postimi i Fundit: 29-12-2024, 09:00
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •