Close
Faqja 39 prej 43 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 427
  1. #381
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Historia e fshehte e Sulltan Bajazitit


    Le ta shohim paksa me ndryshe historine e asaj dite !!!

    Te shohimse kush ishte fituesi i vetem i asaj dite te pergjakeshme???

    Sipas shume shenimeve thuhet se fitorja isihte e askujt . Dihet se fituesi i vetem i asaj dite ishte Bajaziti i cili pas vrasjes se te atit Muratit I trashegoi perandorine . Se si e fitoi dihet shume mire duke urdheruar rojet e sulltanit qe te vrasin te vllane pas vdekjes se te atit , dhe keshtu te eliminoj konkurtentin per drejtimin e perandoreise .
    E gjithe kjo ishte nje plan i pergaditur pikerisht nga Bajaziti i cili si duket e kishte pregaditur mire terenin qe me pare , per te marre pernadorine ne duar te tij . Duke u nisur qe nga fillimi i betejes ku ai udhehiqte njerin krah , kurse i vellai Jakubi krahun tjeter , ai u perkujdes qe ne fillim te betejes krahun te cilin e udhehiqte i vlleai Jakubi te pesonte sa me shume humbje qe pas ekzekutimit te planit te tij per vrasjen e te atit te mos te kete ndonje kundershtim te madh nga ushtaret qe i udhehiqte i vellai Jakubi , pas vrasjese se te Atit dhe eliminimit te komandantit te tyre qe ishte vellai i tij i madh te cilit automatikisht do ti takonte pushteti . Ai per kete rast kishte aranzhuar edhe vrasjen e te atit nga nje ushtare i huaj mbrenda kaloreseve te kampit te krishtere me te cilin ishte marre vesh me heret dhe per ta dalluar nga Uget ( kaloresite ) e tjere ai i kishte dhene nofken e Kobilles ( pelare ) . Per kete plan ishin ne dijeni edhe rojet e Sulltanit me te cilet ishte marre vesh qe me heret . Andaj nuk eshte per tu quditur fakti se pse aq lehte hyri ne kampin osman Milloshi dhe aq lehte i armatosur iu afrua Sulltanit pa u kontrolluar nga rojet . Dhe se pas vrasjese se Sulltani ai e vrau Milloshin te cilit i hoqi koken ne menyre qe te humbiste gjurmet e komplotit si dhe te arsyetohej para ushtrise se tij duke e ekzekutuar kinse vrasesin e te atit .

    Faktin se ne mesin e Aleateve te Krishter ishte nje i infiltruar apo nje kalores i "koruptuar" e tregon edhe fakti se edhe Vuk Brankoviqi ai qe kishte bere marreveshje paraprake me Sulltanin per terheqjen e forcave te tij nga fushe beteja me nje fjale duke i tradhetuar Ushtrite ALeate te Krishtera ne kembim te Fronit serb nen vasalitetin e sulltanit , ai ne darken e fundit te Kaloresve te krishtere akuzoi Milloshin si njeri i infiltruar nga osmanet brenda kampit te krishtere dhe se ai do te tradhtonte Aleatet te nesermen ne diten e betejes . Nga kjo i bie qe Vuk Brankoviqi ishte ne dijeni te planeve osmane , por edhe ne dijeni se kunder Sulltanit po pregaditej nje komplot nga i biri Bajaziti dhe per kete arsye ai hante me dy luge duke e zbuluar te infiltruarin brenda kampit per arsye se deshironte qe ne rast se osmanet te humbin , ai te shpallet si meritor por njekohesisht qe te tregohej sa me bindes para forcave Aleate se ishte i perkushtuar ndaj kesaj lufte te shenjte por edhe nga frika se marreveshjen qe e kishte bere me Sultan Muratin nuk do ta perfillte i biri po qe se vinte ne fron te perandorise dhe se ne fund to te perfundonte pa asgje .

    Kjo veretohet poashtu edhe nga fakti se pas betejes Vuku nuk u shpall udheheqes i serbeve ashtu sic i kishte premtuar Sulltan Muarti , por i biri i Car Lazarit . Ai si shpreblim per tradhtine e tij morri apo ruajti per nje kohe te shkurte vetem ate qe kishte para betejes.

    Pse Milloshi me aq vrull u shpall hero nga nje tradhetar ????

    Dy jave pas perfundimit te betejes lajmet ishin perhapur menjeher ne boten perendimore te krishtere permes leterkembimeve te Mbretit te Bosnjes Tvrtkos I dhe qendrave te medha te krishtera sic eshte ajo me autoritetet e Firences duke ua kumtuar lajmin si Triumf te madh te forcave te krishtera ndaj atyre osmane , pasi qe aty eshte vrare Sulltani i tyre . ("The Florentine Congratulation" eshte dokumenti i pare i cili flet per ate se cka ka ndodhur pas betejes , ku ne asnje resht te vetem nuk permendet Lazari , por vetem ai qe vrau Sulltanin )
    Felices et ter quaterque felices duodecim illa procerum jurata manus…32

    Pse me aq nxitim Tvrko ua kumtoi si fitore ate beteje ?

    Tvrtko ishte i vetmi nga despotet qe nuk morri pjese vet ne ate beteje dhe per kete u akuzua nga Milica e veja e Lazarit si tradhetar i krishterimit , pasi ai kishte derguar vetem komandantet dhe nje pjese te ushtrise se tij por jo edhe te merrte pjese edhe vet ne te , dhe me kete rast heroi i fitores sipas Tvrtkos shpallet ai qe vrau Sulltanin , pra Milloshi i biri i Peles ( Kobilla) . Ai e shihte Llazarin si kundershtarin me te madh politik per marrjen e fronit . Ai aso kohe ishte edhe vasal dhe aleat njekohesisht i hungarezeve permes martesave te ndryshme qe do te thote se ishte ndikim hungarez.Ai aso kohe ishte vetshpallur dhe e quante veten edhe si mbret i gjithe serbeve .Per te ndikuar dhe kontrolluar edhe territoret e poseduara nga Lazari dhe ti fuste nen ndikim e saj me ane te vasalit te tyre Tvrtkos , hungarezet arriten nje marreveshje te fshehte me Bajazitin i cili si duket duhet tu kete permtuar ndonje traktat te fshehte te mos sulmimit te territoreve te tyre .

    Tani shtrihet pyetja pse ishte zgjedhur dhe nga kush ishte zgjedhur pikerisht Millosh Kobilla te kryente aktin e vrasjes se sulltanit ?

    Emrin e MIklos i biri i Nikolles e hasim me shume se kudotjter, te shume dinasti te hungarezeve ne ate periiudhe dhe me vone . Pasi qe emri i Milloshit korespodon me se shumti me Mikloset( Mikloshet) te bijte e Nikollave te Hungarise si dhe nje nder themeluesit e Urdehrit te Dragoi i cili eshte iniciuar nga vet mbretreti hungareze te jep te kupton se ishte nje komandant te cilin e kishte derguar Tvrko si pjese e kontigjentit te komandanteve te tij ne kete beteje te propozuar nga hungarezet . Pra kjo mund te jete lidhja e Milloshit me Bajazitin per vrasjen e te atit . (pjese e marreveshjes ne mes BAJAZIT- HUNGARI / URDHERI I DRAGOI )




    Intrigat dhe komplotet per marrjen e pushtitetit ishin pjese e cdo sundimi gjate historise qysh nga koherat me te lashta si ajo greke , egjiptiane , romake , bizantine , etj etj .

    Historine e shkruan ne te shumtem e rasteve fitimtari si dhe interesat e caktuara . Kete e keni te njohur edhe nga shkrimet e romakeve per per luftrat iliro-romake sic jane ato te Livi , etj etj


    Ju lus qe mos te me qortoni sepse ndoshta dikujt apo shumekujt mund edhe te mos i pelqeje ajo cka kam shkruar por mund te jete nje opcion i mundshem dhe nuk e theme me siguri te plote se a ka ndodhur me te vertete kjo gje apo jo ?!!! Aq sa nuk mund te thuhet me siguri te plote se a ka ekzistuar me te verete Milloshi apo ishte vetem nje legjende apo mit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Longarus : 16-07-2009 mė 20:29

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ka edhe literatur te pasur ne lidhje me kete version;
    http://www.google.com/books?id=09-nn...ontcover&hl=fr
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #383
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kreks e kush me marr vesh frangjishten? Hajde anglishten pe dim sepse osht bo gjuhe e komunikimit. Perkthena najtro...

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Humanisti Lexo Postimin
    Kreks e kush me marr vesh frangjishten? Hajde anglishten pe dim sepse osht bo gjuhe e komunikimit. Perkthena najtro...
    googl e perkthen por jo mir

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Mundet edhe Kreksi me perkthy najtro por mduket o hupe krejt qitash, veq part time po ka qasje ketu.

  6. #386
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    googl e perkthen por jo mir
    ...po dua me zor tua msoj frengjishten.. jo, por edeh shqiptaret kan hyr ne frankofoni, eshte nje shenje pozitiv..

    Sa i perket perkthimit ne google translate, une do ju kisha kshillua qe ta marrish njehere nga fr. tekstin, e perkthen nga fr ne anglisht e pastaj nga ang? ne shqip del i perkryer.. sepse fr? shqip eshet shume i dobet...
    Humanisti, me fal qe ju mundova me ate linkun aty, e dija qe se kuptoni por eshte interesante se nje autor spanjoll ka nxjerrur nej roman historik per Jakubin dhe Muratin qe u vran ne Kosove, autori don te thote se qe te dy u vrane ne kurthe nga Bajaziti(pakaziti) i cili ishte nje kopil(bastard) dhe kjo kurthe e tij fonkcionoj per mrekulli...
    Me pare Bajaziti ka patur lidhje me Milloshin dhe e monton planin se si ta vriste babain e tij Muratin...
    Autori e spjegon aqe bukur kete dredhi sa qe te ben te besosh ne kete mundesi qe nuk duhet menjanuar por kuptohet edhe historia ka fshehtsit e veta dhe nuk i kan shkruar keto gjera as autoret turke e as latinet..
    Pra Bajaziti ne kontakt me Milleshin i jep Nofken e duhur per te hyr ne tenden e Muratit, bajaziti i thote se kur te hysh tek ēaushet, truprojete sulltanit ti do i thuash nofken apo "parullen" Kobila" dhe ata do te lshojne..
    Posa lajmrohet Milleshi ēaushve ua thote parullen apo nofken"kobila= ne turqishte "pela" hyn mbrenda pa problem, e vret sulltanin me thike dhe largohet mirepo duke ikur Bajaziti ia monton kurthen edeh Milleshit e vran ate dhe qon lajm qe ta thrrasin jakobin tani, vllaun e tij dhe posa hyn ne tend bashkepuntoret e Bajazitit e mbysin me sigjim te harkut te shigjetes, keshtu qe u realizua plani i Bajazetit...
    Pra nofken "kobila" e kane ditur vetem Bajaziti, Murati dhe jakubi e askush tjeter, dhe mu per kete Milleshin e quajten historianet Millosh Kobila...;
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #387
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kronikat Osmane jane te perkryera pasiqe vetem ato na kan dhene te dhena te mjaftueshme per personalitetin e Millesh Kopiliqit.
    Sa i perket frangjishtes me te vertet kisha pas qejf ta mesoj, por ca ti besh qe ne Kosove ska kurrfar qendre te hajrit qe ta mesojn gjuhen mire, se jo veq me shku aty mu kllosharit.

    Historiografia qka smunet me bo bum, munden me dal gjera te cilat si kemi ndegju deri tash, poashtu e kam thene qe Milleshi dhe Skenderbeu kane gjera te perbashketa ne marredhenie me Ottomanet.

    Mirembetshi

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pas vrasjes sė Muratit, Bajaziti u tėhoq pėr nė Edrene me qėllim qė ta siguronte marrjen e fronit tė zbrazur. Te pjesėmarėsit e Koalicionit ballkanik kjo tėrheqje krijoi pėrshtypjen se osmanėt u thyen. Kėshtu, mbreti i Bosnjės, Tvėrtko, nė letrėn e tij tė shkruar disa ditė pas betejės (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se ”duke fituar me triumf fushėn e luftės, u shaktuam disfatė atyre (osmanėve) … i vramė, saqė nga ata mbetėn pak tė gjallė”. Lajmi i fitores duket se ishte pėrhapur me tė madhe. Pėr kėtė dėshmojnė: a) Nė letrėn e datės 20 tetor 1389 qė qytet-shteti i Firencės i dėrgonte Tvėrtkos, (nė pėrgjigje tė njoftimit tė tij pėr fitoren mbi osmanėt) i bėnte tė ditur se kėtė lajm tė gėzuar e dinte qė mė parė, dhe se atė e kishte marrė pėrmes zėrave tė pėrhapura dhe letrave tė shumta. Prandaj e dinte mirė ngjarjen e 15 qershorit, ku nė fushė tė Kosovės kishte mbetur i vrarė edhe Murati, kurse nė atė betejė tė lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretėrisė; b) Udhėpėrshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, nė veprėn “Ėndrra e Pelerinit tė moēėm”, tė shkruar nė muajin tetor tė vitit 1389, theksonte: “Murati… u mposht plotėsisht nga tė krishterėt”. Nė fakt, kėta ishin pėrshtypje tė gabuara, pasi, siē kemi cekur mė lart, fitorja u takoi osmanėve, tė cilėve njėherit iu hapėn dyert pėr tė depėrtuar nė pjesėt e Ballkanit Veriperėndimor.

    Mė lart, kalimthi pėrmendėm se nė betejė morėn pjesė edhe arbėrit e Kosovės. Por, problemi i pjesėmarrjes sė tyre nė betejė ėshtė prekur pak nė historiografi, sepse mungojnė tė dhėnat historike tė drejtpėrdrejta mbi kėtė problematikė. Nė qoftė se mė lart dėshmuam pėr praninė e arbėrve nė Kosovė, atėherė ata nuk do tė mund tė qėndronin tė mėnjanuar dhe tė mos merrnin pjesė nė ngjarjet e mėdha politike-ushtarake tė kohės, tė zhvilluara nė truallin e tyre autokton. Mospėrmendja nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė burimet historike e pjesėmarrjes sė tyre nė betejė, shpjegohet me faktin se autorėt e kohės qė ishin sllavė, bizantinė e osmanė janė kėnaqur me paraqitjen e pjesėmarrjes sė formacioneve politike-shoqėrore e tė sundimtarėve tė tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanė marrė parasysh masat popullore. Ajo ėshtė mbuluar me paraqitjen e pjesėmarrjes nė luftė tė sundimtarit serb tė Kosovės, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisė sė tij.

    Nė favor tė kėtij vlerėsimi, vlen tė pėrmendet e dhėna e Shėn Denisit, ku thuhet: ”Mbreti i Kosovės mblodhi njė ushtri jo vetėm nga feudalėt, por edhe nga popullsia e rėndomtė” d.m.th. arbėrore. Pėrkundėr faktit se kronika ka tė bėjė me Betejėn e Rovinės tė vitit 1395, pėrmendja e pjesėmarrjes sė popullsisė vendase nė njė betejė jashtė territorit tė saj, ėshtė njė sinjal i fortė se popullsia nė fjalė do tė ketė marrė pjesė edhe mė masovikisht (nė kuadėr tė ushtrisė sė kryezotit tė saj, Vuk Brankoviqit) nė Betejėn e Kosovės, ngase ajo u zhvillua pikėrisht nė territorin e saj. Humanisti raguzan Tuberoni, nėnshtetasit e Lazarit i quan dardanė, ilirė dhe maqedonas, ndėrkaq Lazarin mbret tė dardanėve, tė cilėt gjatė betejės mbroheshin me aq guxim, saqė turqit mezi bėnin ballė.

    S`ka dyshim se ėshtė fjala pėr popullsinė arbėrore tė Kosovės, qė autori e pėrmend me emrin e saj tė vjetėr. Se arbėrit e Kosovės kishin marrė pjesė masovikisht nė betejė, dėshmohet edhe nga njė e dhėnė tjetėr, ”despoti Lazar i Sėrbisė, bullgarėt … dhe sundimtarė tė Arbėrit nga Dardania … u mblodhėn … u hapėn luftė turqve, por Lazari dhe shumė tė tjerė humbėn jetėn nė betejė”. Tek e fundit, Filip de Mezier, jorastėsisht kėtė betejė e vendosi nė pjesėt e Arbėrit, me ēka la vend qė tė kuptohet drejt karakteri etnik arbėror i Kosovės, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.http://www.tiranamagazine.com/2008/0...he-shqiptaret/

  9. #389
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Te pershendes fegi,
    Deri dikunpajtohem me kete pershkrim qe dhat, megjithese e kam lexuar te njejtin version me mija here, po me duket se ajo traka(kaseta e tynehershit) qe sillet e perseri rrifillon, kjo eshte e meta jone se ne rrahim gjithnje vetem nje pykė !
    Mandej, aty ku thuani se; "Mė lart, kalimthi pėrmendėm se nė betejė morėn pjesė edhe arbėrit e Kosovės. Por, problemi i pjesėmarrjes sė tyre nė betejė ėshtė prekur pak nė historiografi, sepse mungojnė tė dhėnat historike tė drejtpėrdrejta mbi kėtė problematikė.
    Aspak e vertete, nuk ka asnje liber perpos atyre serbe, qe nuk e permendin pjesmarrjen e Albanais(shqiptarve) ne kete betej !Sa i perket kesaj qeshtje une jua hjeki kete shqetsim...
    Mandej, aty ku thuani se bajaziti mblodhi trupat dhe u kthye ne Edrine, mire, por duek pare situaten, ai i kishte qelsat ne dor, bente ēka donte edhe kishte influanc per te rishkruar historin sipas deshires se tij,os harroni, Dukas, Bofinius, Orbini e tjere e shkruajten kete kronollogji te kesaj beteje vetem disa dekada me vonė...asnjeri nuk ka ndejtur me pend ne dor si korrespondent i luftes, te gjitha keto ngjarje jane tranportuar sipas te thenave te atyre qe e fituan luften, e fitimtari i vetem ishte Bajaziti, merreni me mend, si do te lejonte ai qe te shkruhej historia e vertete edhepse dyshohej se e mbyti Muratin, e mbyti jakobin, nejse, mbytja e vlalut kjo ishte normale tek osmanlijet qe kishin te drejten legjitime ti eliminon kongjeneret e tyre, lufte per fron, mirepo nese e ka mbytur edhe sulltanin, ai kurrsesi nuk do te kishte mundesi te qeveriste perandorin, pra asnjehere nuk do ia arrijmi ta dijmi te verteten se si ka ndodhur ngjarja ne terren se si shifet ka patur shume spekullime.
    Si mund te arrijmi deri te e verteta ?
    Po, ka mundesi, vetem shkenca e ADN-it mund te na ndihmoje, dihet se varri i sulltan Muratit eshte ne Bursa, e jo ne Kosove siē mendohet, po te behen hulumtime shkencore ne sot kemi mundesi se me ēfare arme eshte vrar sulltani, a eshte therrur me thike apo eshte furur si Jakobi, pra egziston mundesija por njehere nuk kemi mundesi por do vjen dita qe keto do vertetohen per te gjetur enigmen e ketyre vrasjeve seriale.
    Njehere knaqemi me spekullime. Ne disa libra citohet e njejta gje: Pasi vdes sulltani, Bajaziti i ndertoi nje Tum kolosale nga dheu dhe guar, nje lloje kodre madheshtore ne vendin ku vdes Murati dhe trupin e tij e dergoi te bumosur per ne Bursa ju e varrosen ne oborrin e xhamis prane Orkanit, emirit te pare te osmanlijve !
    Ku eshte kjo koder (tum) artificiale sot ne Kosovė ?
    Pra si shifet, duhet ndjekur hap pas hapit keto levizje duke mos lene pasdore as nje pike te imet rrethe kesaj ngjarje.
    Ne tani harruam se a jemi tek tema Beteja e ksooves apo tek Milloshi..;i kemi bere te gjitha bashke..;hajt mende he...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    Burimet historike te derisotme, asnje nuk jane reale lidhur me Millesh Koplikun.

    1. Sepse ishte shqiptar, e shkenca jone as e ka gjurmuar seriozisht, as ka guxuar, ngase as sot historianet shqiptar nen irjm, as qe guxojne te publikojne shenime reale faktike, as ata t; Kosoves nen regjime sllave, as ata te Shqiperise, me direktiva staliniste. Thjesht - mungon shkenca shqiptare!

    2. Millesh Kopliku, argumenton sipas deshmive te gjalla te mbetura fosile historike, se ishte nga Kopliku (Kopiliqi), po toponom te tille kemi edhe ne Malci te Madhe dhe heroi i Luftes t; Kosoves 1389, ishte shqiptar, por mythet e legjendat sllave, e kane pervehtesuar edhe sot vet shume shqiptar, as nuk duan, as nuk dijne, as nuk guxojne ta shprehin te verteten historike, vetem ndonje shqiptar aty-ketu neper bote, larg atdheut gjurmon e jep ndonje shprehje faktike te gershetuar, permes dokumenteve te Orientit e Oksidentit te kohes e deri tek shkrimet e sotme.

    3. Millesh Kopliku (millosh obiliqi i pervehtesuar), ishte nje princ shqiptar, i pregatirur nga sherbimet sekrete te kohes, i uniformuar me veshje panciri, qe te shperthej edhe pas aktit heroik, nje sherbim sekret qe pati fuqi te intervenoje deri tek cadrat e sulltanit, se ndryshe nje njeri pa nje ndihme te jashtme e te brendshme ushtarake e politike, as onderr nuk do ta kishte pare nje akt te tille, mu ne shtabin operativ te ushtrise turke, si superfuqia e kohes!

    4. Nje veprim akademik i mirefillte shqiptar, mund te ndriconte ate mjegullire historike edhe pas 600 vitesh, po te ishte e ditur, e drejte dhe e guximshme inisiativa akademike shqiptare, duke filluar edhe nga mythet, legjendat shqiptare, nga materialet historike e arkeologjike, qe jane burime prezante n; Kosove, shfrytezim faktesh e arkivash historike orientale e oksidentale, mendime e logjike te forte shqiptare, me shprehje shkencore te reja, ashtu duke hudhur poshte: falsifikimet, pseudoshkencen e derisotme, pervehtesimet historiografike etj., sepse shkencetaret nuk piken nga qielli, por shpiken fakte e argumente historiografike, e etnogjenetike, pra dhane maksimumin e njohurisve te tyre edhe shqiptaret duhet ta bejne nje gje te tille.

    Lidhur me shume fakte historike e shkencore te tilla, ma shume dhane forumet tona, me ndihma gratis, anipse ne forma nder ma te ndryshmet e deri tek ato ma egoistet, e nencmueset - se sa vet tri akademite e shkencave shqiptare te sotme! Ma gjeni vetem nje artikull nje faqe te shkruar nga hiostorianet tone te sotem per Millesh Koplikun, se l;re ma nje studim te mirefillte shkencor!

    Udha eshte e hapur! Lehte eshte te cortosh nga bregu, por hyn brenda ne beteje!
    T'i analizojmė kėto pika rend dhe mos t'i pėrziejmė faktet e idetė, sepse kėtu ka disa thema, tė cilat po merren shabllon, pėrgjithėsisht dhe ka vlerė se si paraqiten vet faktet shkencore, duke filluar nga emėrtimet e popujve pjesėmarrės nė Luften e Kosovės 1389 dhe heroi i asaj lufte Millesh Kopliku.

    Nė atė luftė kishte ARBANAS (shqiptar), rus-rash (jo emėr serv, nuk ekzistonte ende), vllah, hungarez etj., e sipas mėnyrės se si po shkruhet kėtu, po gabohet nė paraqitjen e fakteve, ku po shtrėmbohen, duke paraqitur: serv e boshnjak, ku vet nė faktet historike (nga ato qė sot posedojmė, thohet, se kishte ARBANAS dhe dikujt ende duket se po i vret emri - arbanas dhe Arbania, kur ashtu ishim tė njohur atėherė na shqiptarėt ballkanik.

    Kjo ėshtė njė themė e komplikuar, e cila duhet tash tė fillohet mirė e drejtė, me pjesėmarrjen e historianėve, e hartografėve shqiptarė, nė mbledhjen e fakteve reale historike (se kishte mjaftė histeri, ku derisot u njoht Millesh Kopliku, si hero serv Millosh Obiliqi) dhe mbase ajo luftė u zhvillua pikėrisht nė Kosovė, sot kemi mundėsi reale, tė ndriēojmė e drejtojmė vet Historinė tonė. Duhet gjurmime arkeologjike tė mirėfillta nė Kosovė, lidhur me vendin ku u lind vet Milleshi, vendbanimet toponome, ku sot janė gėrmadhat, vendi real, duke i lidhur faktet nė ato hallka historike tė kėputura dhe tė vėrtetohet historia reale! Njėkohėsisht duke studjuar burimet historike tė authorėve tė huaj, mbase nuk kemi asnjė author shqiptar, qė ndriti sadopak historikun e heroit tė Luftės sė Kosovės dhe heroit tė saj - duke i demantuar faktet e rrejshme e tė njėanshme servile! Aso faktesh po paraqiten edhe kėtu, dukem mos demantuar asgjė, por vetėm duke postuar si origjinale, nga shkrime tė ndryshme, ku po shihet se heroi i Luftės sė Kosovės, sa del serv, sa hungarez, sa tjetėr dhe askund nuk shihet se ishte njė shqiptar!

    Kush mund tjetėr ta ndriēojė atė historik, pėrveē shqiptarėve? Askush!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 39 prej 43 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 481
    Postimi i Fundit: 29-12-2024, 09:00
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •