Close
Faqja 41 prej 43 FillimFillim ... 313940414243 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 427
  1. #401
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ok humanist nese ki naj shkrim jau perkthej un prej anglishtes veq ne Shqip ok?

  2. #402
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kronike, kontrollo temen mire dhe i gjen nje sere prej ketyne shkrimeve, veq emnin e studjuesit mos harro me ia shkru se i bjen masnej plagjiat.

  3. #403
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Popo me sa pash fregjnisht kokan nese din najo anglisht qite ketu dhe e perkthej

  4. #404
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Kronikė Lexo Postimin
    Popo me sa pash fregjnisht kokan nese din najo anglisht qite ketu dhe e perkthej
    http://books.google.com/books?id=dNq...esult&resnum=4

  5. #405
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ktu gjende poashtu rreth betejes se Koshttp://books.google.com/books?id=aNEW0jtOjK8C&pg=PA32&dq=kosovo+1389+and+raguza&lr=oves.

  6. #406
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kronike, ke shkrime ne gjuhen shqipe o dai, te Ahmet Qeriqit, Prof. Dr. Jahja Dranēollit dhe te disa tjereve. Kontrollo ma fell, se sbohet studimi siperfaqesisht.

  7. #407

  8. #408
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2009
    Postime
    14
    Ne nij program dokumetar te Turkies Per Kosoven TV TRT flet nij Turk per Millosh Nikollė Kopiliqi .
    edhe thot se osht Arnaut (Shqiptar ) Millosh Nikollė Kopiliqi

    kur ka me perfundu Pralla e serbies edhe Princie Shqiptar Kthehet ne Shqpieri

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Pal a do kishe mundesi me gjet kete dokumentar ne yutube apo ne arkiv te Tv TRT?
    do ishte me rendesi me ndegju nga vet goja e turqve, pasiqe keta per te mire kan filluar me ligjeru histori pa ndikime fetare dhe pa ideologji, por thjesht duke u bere asnjenes, kur kete e bejne popujt kurr nuk do te ken probleme me gjeneratat e tyre!

  10. #410
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180

    Nje material nga Gazeta Kosova SOT

    Njė botim i ri pėr Betejėn e Kosovės (1389) dhe pėr origjinėn e heroit tė saj. “The Battle of Kosovo 1389: An Albanin Epic”-Anna Di Lellio (I.B.Taurus, London,2009)



    Njė botim i ri pėr Betejėn e Kosovės (1389) dhe pėr origjinėn e heroit tė saj.“The Battle of Kosovo 1389: An Albanin Epic”- Anna Di Lellio (I.B.Taurus, London, 2009)

    Beteja e Kosovės e vitit 1389 dhe origjina e heroit tė saj, vrasėsit tė Sulltan Muratit nė Gazimestan, Millosh Kopiliqit, vazhdon tė prodhojė tema e dilema midis studiuesve, publicistėve e shkrimtarėve, vazhdon tė jehojė qė nga para 620 vjetėve dhe tė na sjellė tė shkruara e tė pashkruara pėr atė ngjarje, duke mbetur ende aktuale
    dhe tėrheqėse pėr shkencėn. Epika historike shqiptare, ashtu siē na ka arritur nėpėrmjet rapsodėve, si ruajtėsit mė besnikė tė kujtesės sė moēme
    tė kombit, e ka sjellė deri tek ne mesazhin e qartė se Millosh Kopiliqi ishte njė trim shqiptar, ishte njė djalė nga fshati Kopiliq i Drenicės, i cili nė
    Betejėn e Kosovės tė vitit 1389, kur ushtria otomane erdhi ta pushtojė Ballkanin, shumė mjeshtėrisht hyri nė
    ēadėr tė sultan Muratit (prijėsit tė ushtrisė osmane) dhe e goditi me shpatė, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Kjo e dhėnė, e pėrcjellė nga breza tė
    tėrė shqiptarėsh, ka mbetur e pamohueshme dhe e pakontestueshme. Mirėpo, si e tillė ajo gjendet vetėm tek ne shqiptarėt, pėrderisa epika serbe,
    bashkė me historinė dhe politikėn serbe, kanė pushtuar libra e dokumente, nė biblioteka e institucione kombėtare e ndėrkombėtare, dhe ia kanė
    bėrė tė njohur botės “tė vėrtetėn” pėr Betejėn e Kosovės (1389) dhe origjinėn serbe tė Millosh Obiliqit (jo Kopiliqit).

    Konfuziteti dhe gjurmimet e Di Lellios
    E informuar nga burimet serbe, qė janė edhe burime ndėrkombėtare, pėr kėtė Betejė, sociologia dhe gazetarja politike, Ana Di Lellio e cila erdhi pėr herė tė
    parė nė Kosovė me trupat e NATO-s nė vitin 1999, gjatė takimeve me ushtarėt e UĒK-sė, dėgjoi sė pari pėr kėngėt shqiptare mbi Betejėn e Kosovės
    (1389) dhe pėr njė tė dhėnė tė re, origjinėn shqiptare tė Millosh Kopiliqit. E gjetur para njė konfuziteti tė madh, ajo i hyri gjurmimit tė kėsaj problematike,
    duke e synuar kėrkimin e kėtyre tė dhėnave nė origjinė, nė kėngėt e epikės historike shqiptare. Ndonėse i gjeti tė mbledhura dhe tė botuara shumė variante tė kėngėve pėr kėtė Betejė, ajo mbeti e mahnitur me faktin se gjeti ende rapsodė shqiptarė tė gjallė qė e kėndonin me ēifteli ngjarjen e Betejės sė Kosovės, edhe pas mbi gjashtėqind vjetėsh dhe aq mė tepėr qė kjo ngjarje vazhdonte tė ishte e njohur pėr tė gjithė brezat e shqiptarėve, tė cilėt as qė kishin dilemė se vrasėsi i sulltanit nuk ishte shqiptar, dhe mė e rėndėsishmja, i gjeti tė kėndoheshin edhe nė radhėt e ushtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt bota perėndimore vazhdonte t’i konsideronte pjesėtarė tė grupeve
    kryengritėse. Autorja Di Lellio, pas vite pune takimesh intensive me njerėzit nė terren dhe pas vite kėrkimesh pėr dokumente e literaturė nėpėr biblioteka dhe arkiva, arriti
    tė dalė publikisht me qėndrimin e saj lidhur me kėtė problematikė, duke e botuar librin “The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic” (Beteja e Kosovės 1389: Njė epikė shqiptare). Afėr 50 faqet e para tė librit pėrmbajnė komentet e detajuara tė saj lidhur me gjurmimet pėr origjinėn e Kopiliqit si dhe shumė komente tė tjera qė lidhen me arsyet se pse kujtesa popullore e ka ruajtur deri mė sot origjinėn shqiptare tė tij, dhe pastaj pjesa tjetėr e librit, 150 faqet e tjera, pėrmbajnė tetė variante
    kėngėsh, pėr Betejėn e Kosovės (1389), nga epika shqiptare, qė nė libėr ofrohen nė dy gjuhė, nė gjuhėn shqipe me ortografinė origjinale siē janė mbledhur
    nga mbledhėsit dhe nė gjuhėn angleze, siē janė pėrkthyer nė variante tė mrekullueshme, nga albanologu dhe njohėsi i shkėlqyer i gjuhės shqipe, Robert Elsie.
    Nga kėto kėngė, e para ėshtė e mbledhur nga Glisha Elezoviq (1923), e dyta nga Margaret Hasluck (1931), e treta nga Albert Lord (1937), nga Anton Ēeta
    e katėrta (1952) dhe e pesta (1954), e gjashta (1954), e shtata (1955) dhe e teta (1998) janė tė mbledhura nė Karaēevė, Rahovec dhe Shkodėr nga
    studiuesit e Institutit Albanologjik e gjenden nė botuara nė vėllimin e parė tė Kėngėve historike (2007), botim i Institutit Albanologjik. Gjithmonė me synimin qė tė mos vazhdojė luftėn midis asaj se ēka ėshtė e vėrtetė dhe ēka mit nė lidhje me Betejėn e Kosovės, dhe aq mė pak tė mbajė anėn e njėrės apo tjetrės palė,
    autorja Di Lellio provon njė qasje tjetėr ecila e sjellė nė rezultate tė tjera dhe zbardhen disa tė vėrteta tė fshehura historike, tė cilat deri mė sot nuk i ka
    njohur historia ndėrkombėtare. Duke qenė njė antropologe sociale, njė njohėse e mirė e politikės nė terren si dhe njė analiste e pėrkushtuar e zhvillimeve
    tė pasluftės nė Kosovė, ajo pėrpiqet qė tė analizojė tė bėmat e Betejės sė Kosovės, sipas praktikave mnemonike (tė kujtesės) me ē‘rast hulumtimin e orienton
    nė kėrkim tė “njė linjeje tė rrėfimit kombėtar epik pan-shqiptar, me theks nė karakterin dhe aksionet heroike” (fq.6) dhe nė “formulimin i identitetit
    kolektiv religjioz qė e minimizon konvertimin pushtues tė shqiptarėve nė islam kundrejt kulturės sė tyre para-otomane” (fq.6) .
    Dy deklarata udhėheqėsish politikė i shėrbejnė si pikėnisje pėr tė hapur problematikėn; e para - deklarata e famshme e kryetarit tė atėhershėm serb Millosheviq, nė Gazimestan mė 1989, ku ndėr tė tjera ai ftonte serbėt tė mobilizoheshin pėr luftė qė t’i kthejnė nė vend Kosovės nderin e marrė nga islami, ku heroi Millosh Obiliqi, po
    shndėrrohej nė ikonė tė lėvizjes sllave, pėr tė kthyer madhėshtinė nacionale mesjetare, dhe e dyta - Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės nė ditėn e shpalljes sė saj mė 17 shkurt 2008, kur kryeministri Hashim Thaēi, si njė ish lider i UĒK-sė, pėrmendi sakrificėn e tė rėnėve duke kėrkuar nga tė gjallėt qė t’u rrėfejnė brezave tė ardhshėm krenarinė qė ata ndjejnė me kėtė rast. Konstruktimi i kujtesės mbi sakrificėn e heronjve, pėrbėn njė “mbi-rrėfim nacional” (fq.6).

    Dėshmitė e fshatarėve tė Drenicės

    Gjurmėve tė kėrkimit tė mitit serb, i cili pikėnisjen e kishte nė Betejėn e Kosovės, me ē‘rast sjell tė dhėna e dėshmi nga burimet osmane-turke, italiane,
    frėnge, angleze, serbe dhe shqiptare, autorja konfirmon se nė fillimet e tij emri i vrasėsit tė Sulltanit del si Millosh Kobila, Kobiliq, Kopiliq dhe nuk pėrmendet identiteti i tij kombėtar, pos si “njė i pafe” qė vrau sulltanin. Emri Obiliq, si emėr heroi serb ėshtė zbulim i shekullit XVIII kur e paraqitėn sė pari dy historianėt serb, Petroviq dhe

    Julinac, amatorė, por nacionalistė me ndikim, pėr tė vazhduar pastaj nė shekujt vijues me librat e Vuk Karaxhiqit, Njegoshit e me historinė e konstruktuar mesjetare kishtare. Nga dėshmitė shkrimore qė ajo disponon, e qė janė mjaft shumė, mbetet prapė konfuze pasi njėra dėshmi e pėrjashton tjetrėn, dhe ajo i kthehet
    burimeve shqiptare, atyre tė shkruara tė cilat i sugjerojnė dėshmitė gojore qė gjenden ende tė gjalla tek fshatarėt e Drenicės. Lef Nosi shkruan se, banorėt vendas ende e prezantojnė veten nė kėtė mėnyrė: “Une jam prej Kopiliqit, prej vendit ku ka lind njeriu qė e vrau Sulltanin”, pėrderisa njė plak kish thėnė “Millosh Kopiliqi ishte prej
    Drenicės, Lazari ishte serb, por Milloshi ishte yni” (fq.25). Nė fshatrat e Drenicės, ajo i gjen toponimet me emrin e Millosh Kopiliqit, kisha e Milloshit, varri i Milloshit, burimet e Milloshit (vendi ku kishte rėnė i vdekur me kokė ndėr krahė), siē edhe e gjen kujtimin pėr Millesh Kobillėn (fq.26). Nė kujtimet e tė moshuarve gjen rrėfime tė
    trashėguara nga tė parėt pėr bėmat e Milloshit ose Milleshit. “Kopiliqi pėrmendej edhe nė ndeshjet e rebelit tė Drenicės, Bejtė Galicės dhe pashait nė
    kontekst tė biografisė sė kaēakut mė tė njohur dhe heroit anti-serb Azemit, djalit tė Bejtės. Galica kishte qenė i zėnė gjatė kryengritjes sė vitit 1891 kundėr regrutimit osman tė forcave punėtore pėr tė ndėrtuar shtėpinė e nėn-regjentit turk tė krahinės. Rrėfimi e pėrshkruan Galicėn mospėrfillės duke qėndruar para Pashės para se tė
    marrė dėnimin e pėrjetshėm. I papėrmbajtur ai premton mė shumė rezistencė nga “toka e tij shqiptare”, pėrderisa pashai e pėrshkruan Drenicėn si “vendi qė na ka shkaktuar mė shumė probleme se krejt Evropa” i njėjti vend prej nga Millosh Kopiliqi erdhi pėr tė vrarė sulltanin dhe “pėr t’u lėnė juve shqiptarėve
    amanetin qė tė na vrisni neve”(fq.30).

    Tradita dhe studimet Historike Shqiptare

    Nisur nga kjo traditė, si dhe pasi ka arritur tė njohė edhe studimet historike
    shqiptare, gojore dhe tė shkruara, e pasi ka bėrė njė jetė tė gjatė midis shqiptarėve, ka njohur mentalitetin dhe shpirtin kryengritės tė shqiptarit nė pėrgjithėsi, e pasi ka fituar mjaft dije nga tradita dhe historia e Drenicės ajo shkruan: “Nė Drenicė, kombi shqiptar e ka prodhuar linjėn heroike tė luftėtarėve tė lirisė qė fillojnė me Millosh
    Kopiliqin mė 1389 dhe vazhdojnė me rebelimin Ahmet Delisė e Bejtė Galicės kundėr osmanėve e policėve serbė; kaēakėve tė Azem Galicės dhe shoqėrueses sė tij Shotės qė luftuan kundėr Mbretėrisė serbe; partizanit Shaban Polluzha i cili i theu rradhėt me rezistencėn antigjermane pėr tė mbrojtur shtėpinė e tij nga serbėt ēetnikė,
    rebelit nacionalist Tahir Meha, i vrarė mė 1982 nė shtėpinė e tij gjatė pėrballjes me policinė serbe; dhe Adem Jasharit tė masakruar bashkė mefamiljen nga trupat serbe mė 1998” (fq.29). Pra duke i gjetur nė vazhdimėsi gjurmėt e njeriut kryengritės, tė rebelit ndaj forcave pushtuese ushtarake, i cili pavarėsisht nga dobėsia e tij nė armatim
    e fuqi ushtarake, nuk ka hezituar asnjėherė t’i kundėrvihet pushtuesit, dhe kėtė guxim dhe flijim tė tij nuk ka mbetur asnjėherė pa e regjistruar kujtesa e popullit, ajo shkruan: “Unė ndeshem pa dilemė me origjinėn shqiptare tė Kopiliqit nė Drenicė, ku kujtimi pėr tė ėshtė ndėrtuar mbi traditėn gojore” (fq.27). Por jo vetėm nė
    kėtė, autorja mė tej sjell edhe shembuj nga letėrsia dhe muzika shqiptare tė cilat vazhdojnė tė ndėrtohen mbi kultin e heronjve dhe vazhdojnė tė kultivojnė figurėn dhe tė nderojnė sakrificėn e atyre mbi tė cilėn u ndėrtua historia e shqiptarėve. Aspekti tjetėr tė cilit i qaset ajo, ėshtė edhe identiteti religjioz i Millosh Kopiliqit. Ai nė kohėn e Betejės ishte njė i krishterė qė luftoi nė anėn e fuqive ballkanike, kundėr pushtimit osman, dhe pas mė pak se njė shekulli shqiptarėt si edhe shumė popuj tė tjerė
    tė Ballkanit, ranė nėn sundimin osman, me ē’rast u detyruan ta marrin edhe fenė e pushtuesit. Shqiptarėt u konvertuan nė islamė dhe qė nga ajo kohė qė kanė kaluar mbi pesėqind vjet vazhdojnė tė jenė tė tillė, por ata vazhdojnė tė ruajnė edhe kujtimin pėr heroin e tyre qė vrau sulltanin, Millosh Kopiliqin, qė ėshtė edhe kujtimi pėr origjinėn e tyre tė krishterė, sikur Evropa. A nuk vazhdon tė madhėrohet tek shqiptarėt figura e Nėnė Terezės? Dyzimi, krishterim – islam, vazhdon tė jetojė midis shqiptarėve,
    pasi “duke bashkėjetuar me islamin, krishterizmi e amortizoi atė dhe i dha fytyrė evropiane”(fq.33). Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje e vazhdueshme tek shqiptarėt, thotė ajo duke i dhėnė rast debateve tė kohėve tė fundit midis shqiptarėve intelektualė pėr identitetin kombėtar e kulturor tė shqiptarėve (debatet Kadare – Qosja), si dhe
    romanit tė parafundit tė Ben Blushit. “E rrėfimi pėr Millosh Kopiliqin, birin e krishterė i cili vrau figurėn e shenjtė tė sulltanit, e pėrmban kėtė dyzim dhe kėngėt epike mirė e paraqesin prezencėn e kontradiktave tė kėtilla nė mėnyrėn se si shqiptarėt mendojnė dhe flasin pėr veten e tyre” (fq. 35). Nė rrjedhim me kėtė autorja, pėr tė mos
    rėnė nė akuzėn pėr “shtrembėrim ndaj tė vėrtetės historike dhe anim ndaj njėrės ose tjetrės palė”, i mbyll komentet e saj me sugjerimin qė tė lexojmė variantet e kėngės pėr “Betejėn e Kosovės” tė vitit 1389, tė cilat i sjell nė origjinal si dhe tė pėrkthyera nga Robert Elsie. Ky libėr mbetet dėshmia mė e fuqishme qė ka arritur tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn pėr kėtė ngjarje dhe kėsaj dėshmie i shtohet edhe mė shumė rėndėsia kur dihet fakti se autorjaėshtė njė ndėrkombėtare dhe sjell fakte nga pozicioni i njė vlerėsueseje neutrale pėr ngjarjet e Betejės sė Kosovės tė vitit 1389. (Autorja ėshtė studiuese e folklorit)

    Material i copjuar nga Gazeta KOSOVA SOT Online.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

Tema tė Ngjashme

  1. Beteja e Fushė-Kosovės nė vitin 1389 nė Drenicė
    Nga ZANOR nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 481
    Postimi i Fundit: 29-12-2024, 09:00
  2. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  3. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  4. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •