Rastet e para jane shenuar te shtunen ndersa te henen ne mengjes Inspektoriati i ushqimit e mbyll embeltoren ndersa ky myt pronar vazhdon helmimin e popullit duke shitur helme per nate te bajramit.Informata e fundit eshte se mbi 400 persona jane prekur nga helmimi masiv i ketij montrumi i cili meriton denim prej se paku 10 vjetesh.Kjo eshte ajo filozofia e mbrapsht e lekut mbi te gjitha dhe pa pardon dhe te trimerise ala komandant te shqipeve pa kontroll ne Maqedoni. Ky *** njeri i u eshte kercenuar njerezve qe te mos e bejne ket pune te madhe....400 te helmuar prej moshes 2 vjecare e deri ne 80 vjecare paramendoni....
Shkup:340 raste të helmimit nga ëmbëltorja “Rinia” 02/10/2008 14:49:15
Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë paraqitur rreth 340 persona me simptome të helmimit, nga ëmblësirat e konsumuara nga ëmbëltorja “Rinia” në Çarshinë e Vjetër në Shkup.
Sipas udhëheqësve të Klinikës, deri tani 64 prej pacientëve të paraqitur janë hospitalizuar. Simptomat që kanë vijuar pas konsumimit të ëmbëlsirave janë temperaturë e lartë, dhimbje të muskujve dhe nyejve, dhimbje koke, vjellje dhe shkulë. Rastet e parë të helmimit me ëmbëlsirat e "Rinia" u regjistruan më 28 shtator.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani deklaroi se pas këtij rasti dikasteri që drejton ai në bashkëveprim me institucionet e tjera ka ndërmarrë të gjitha masat për të kontrolluar objektet afariste dhe të ushqimeve, për të kontrolluar ushqimet e tyre. (INA)
Krijoni Kontakt