Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Tre tipat e enveristėve

    Fisnik Dibrani

    Tipi i parė i enveristėve mund tė quhen injorantėt, ngase ata e adhurojnė symbyllas hyun e tyre, pa ditur gjė pėr tė. Dija e vetme e tyre ėshtė fiksimi mbas njė sendi, edhe nėse ai ėshtė viēi i kohės sė profetit Musė. Pėr ta ndjekur e adhuruar kultin, adhuruesve nuk u duhen kurrfarė informata, kurrfarė mendimi dhe rrjedhimisht kurrfarė gjykimi kritik pėr tė. Enveri ka qenė ai qė e ka ruajtur atė copė Shqipėrie, Enveri ka qenė ai qė ka ndėrtuar rrugė, ka elektrifikuar vendin, ka tharė kėneta, ka hapur shkolla dhe ka ērrėnjosur analfabetizmin etj., etj., janė arsyetimet e verbėta ideologjike, pothuajse fetarisht tingėlluese, tė pasuesve tė kultit tė tij. Mirė, shumė mirė do tė ishte pėrgjigjja jonė. Por, ju lutem, cila qeveri nė botė nuk e ka pasur dhe nuk e ka pėr detyrė kushtetuese t’i bėnte e t’i bėjė kėto. Ironikisht, sa pėr analogji, shtrimi i rrugėve tė atėhershme dhe propagandimi i kėsaj detyre elementare qeveritare (pėrndryshe pėr ēka ekziston qeveria?!) ngjan me shtrimin e rrugėve tė sotit nga qeveria e Kosovės, dy deputetė tė sė cilės morėn pjesė nė pėrkujtimet pėr diktatorin paranoik, qė pėrveē shtrimit tė rrugėve e “ērrėnjosjes” sė analfabetizmit, i kishte ndėrtuar edhe nja 1 milion bunkerė! Por, kėta dy deputetė nuk i pėrkasin tipit tė parė tė enveristėve. Madje, nuk i pėrkasin as tipit tė dytė, atij tė tė dėshpėruarve.

    Tipi i dytė i enveristėve janė tė dėshpėruarit me situatėn e transicionit. Duke mos qenė krejtėsisht injorantė, sikur tė parėt, por as krejtėsisht tė vetėdijshėm pėr ndjenjat e tyre, kėta kėrkojnė njė Enver modern, qė do t’u kishte rėnė grusht tė kėqijave qė po i ndodhin shoqėrisė shqiptare. Njė ndėr arsyetimet banale tė tyre ėshtė se po tė ishte ai gjallė, ose kalibri i tij i liderit, nuk do tė ndodhnin kėto ērregullime qė po ndodhin, si pėr shembull korrupsioni, kurvėria, hajnia dhe shprishjet e tjera njerėzore qė e kanė kapluar shpirtin e trupin tonė. Pra, ai do t’i kishte ndalur kėto gjėra. Mirėpo, siē e thamė, ky grup nuk ėshtė i vetėdijshėm, ngase nuk mund tė pėrsiasė pak mė thellė e tė konkludojė se ka qenė pikėrisht periudha e errėsirės komuniste qė ka pjellė gjithė kėto deformitete tė sotme. Ky ėshtė keqkuptimi i parė, kurse i dyti ka tė bėjė me kėrkesėn migjeniane, qė nė fakt ėshtė niēeane, pėr ardhjen e mbinjeriut, qė do ta rregullonte botėn. Ēudia ėshtė se ideja e mbinjeriut ėshtė e ekstremit tė djathtė, ndėrkaq, siē besoj, e dini, enverizmi ėshtė i ekstremit tė majtė.

    Tipit i tretė i enveristėve, ndėrkaq, ėshtė i komunistėve tė indoktrinuar nga enverizmi. Kėtij tipi i pėrkasin tė gjithė ata qė pėr dekada me radhė kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės duke e pasur nė midis tė ideologjisė sė tyre pikėrisht figurėn, sipas tyre, tė shpėtimtarit (salvatore, po sikur Krishti), Enver Hoxhėn. Mirėpo, tipin e tretė nuk e shquan injoranca lidhur me rolin e tij, as dėshpėrimi, por, pothuajse krejtėsisht, vetėdija komuniste pėr idenė moniste tė sė drejtės dhe tė sė vėrtetės pėr tė cilėn ia vlen ēdo sakrifikim, edhe nėse duhen pėrdorur metoda makiaveliste. Qėllimi e arsyeton mjetin. Prandaj, kėta janė edhe mė tė rrezikshėm, mė tė sofistikuar dhe mė tė gatshėm qė tė vdesin, por edhe tė vrasin pėr idetė e tyre, njashtu sikurse fundamentalistėt fetarė qė hatri i ca ideve tė shpikura ndėr shekuj, kryesisht obskurantiste, shkatėrrojnė ēdo ide tjetėr, sipas tyre, larg tė vėrtetės e tė drejtės sė tyre. Nihilizimi, prandaj ėshtė shenjė dalluese e veprimeve tė tyre barbare.

    Mendojmė qė provokimi i parė tashmė ka ngjarė nė Sallėn e Kuqe (mbiemri e kuqe nuk ėshtė aspak rastėsi); jam i sigurt se ėndėrrimtarėt makiavelistė, duke i shpallur atė ditė qėndrimet e mentorėve tė tyre nė prapaskenė, e kanė filluar fushatėn pėr kthimin, (ndoshta jo nė nivel aq tė vrazhdė enverist, sepse kjo do tė nėnkuptonte konfiskim dhe kolektivizim tė vetė pasurive tė tyre tė fituara nga fėlliqėsitė e mundėsuara prej transicionit), tė diktaturės komuniste qė veē ka filluar tė japė shenjat e para nė Kosovė, tė shprehura nė rrudhjet groteske qė po u bėhen mediave. Kėshtu, festimet e tilla janė direkt antikombėtare, sepse ftohin marrėdhėniet mes shqiptarėve tė Kosovės dhe atyre tė Shqipėrisė. Por, fatmirėsisht, tashmė ka kaluar koha kur shqiptarėt do tė mund tė robėrohen prej dikujt. As tė jashtėm, e aq mė pak tė brendshėm.

    (Autori ėshtė doktor i semantikės)

    Telegrafi
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po ti edhe po ankohesh pse po lejohen temat per Enverin edhe vet po i hap ato
    si me te kuptua ty njeri more njeri?
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Po t'duket si bakllav??????????????

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Si shum po e lexoj kte emrin Enver Hoxha neper forume, kte eshte me e perdor si ilac per diarrene kur je kaps, ca na hapni te tilla tema tani kur gezojm shendet te plote.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ruj apollyon, ruju se po kthehet, kto jane traktet e kohes moderne, lool

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Tani vetem le te kthehet se po sja shtatzanova rracen, me beshtyj ne surrat.

    Dikure sdinim se ca kishte matane kufinjve, tani e heqim qafe ene arratisemi ne brazil, se rru njeri per te.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Tani vetem le te kthehet se po sja shtatzanova rracen, me beshtyj ne surrat.

    Dikure sdinim se ca kishte matane kufinjve, tani e heqim qafe ene arratisemi ne brazil, se rru njeri per te.

    vret Enverin ti lal, po se vret dot nanen parti....

    nejse per nanen parti mo e ca koken se nderko qe ti po i shtatzanon rracen un po i futem nanen parti per shtatzanim, loool

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    nejse per nanen parti mo e ca koken se nderko qe ti po i shtatzanon rracen un po i futem nanen parti per shtatzanim
    normale per ca eshte shoqnia

    ahaha
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Enveristat ne Role Filmash Policeske

    20/10/2008

    Po Komisar Katani, Kush Eshte?
    Nga Vezhguesi

    Meqenese kjo pune u be si loje filmash tani, dhe zonja Ina Rama na doli Silvia Konti, pyetja eshte se, kush eshte partneri i saj i "ekranit", Komisar Katani? Duket si loje fjalesh, por ne fakt nuk eshte ashtu. Krahasimi i prokurores Rama me Silvia Kontin, karakterin e filmit "Oktapodi", aludon qarte per faktin se institucionet shteterore shqiptare jane kapur nga oktapodi mafioz.

    Te pakten keshtu eshte histroia e pasqyruar ne filmin "Oktapodi", ku personazhi artistik Silvia Konti (ne rastin tone Ina Rama) lufton kunder mafias shteterore. Sa e vertete eshte kjo ndodhi ne realitetin tone dhe cili eshte roli real i Silvias "tone" ne luften kunder mafias shteterore shqiptare? Nuk mund ta them me siguri kete, por dicka leviz ne prapaskene, deri sa edhe amabasadori Withers u shpreh me gjuhe simbolike ne kete aspekt, dhe "ku ka ze s'eshte pa gje".

    Le te kthehemi edhe nje here tek titulli i ketij shkrimi, pra kush eshte Komisar Katani ne "filmin" tone, qe lufton dhe e suporton Silvian "tone", Ina Rama. E shtroj kete pyetje se nuk besoj se Ina eshte e vetme ne kete histori. Padyshim ka dike pas, sic kishte Silvia e vertete, Komisar Katanin. Me fjale te tjera, kush eshte Katani shqiptare qe denoncon emrat e mafias shteterore tek Silvia shqiptare? Pra kush eshte ai qe i di kaq mire punet, dhe di te godase kaq mire ne shenje?

    Dhe ashtu sic eshte pervijuar dukshem tashme, objektivi i vetem i goditjes se Silvias "sone", eshte direkt Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Per hire te se vertetes duhet thene, se Zonja Rama nuk po meret me ndonje gje tjeter specifike, qe nga koha qe eshte emeruar ne ate detyre, por vetem me Berishen, laj-thaj me Te. Interesant eshte fakti, se ashtu sic eshte edhe pergojuar jo rralle ne Shqiperi, mafia nderkombetare supozohej se kishte shtrire krahet e oktapodit te saj ne fushen e ndertimit dhe te medias shqiptare. Kete te pakten e kane deklaruar, ne disa raste, edhe raportet zyrtare te disa agjensive te intelegjences se huaj. Por per cudi asnje hetim ne kete sektor nga zonja Rama, nderkohe qe ndertimet absurde pa kriter po e mbysin Shqiperine, kurse media fiktive lulzon nen suport financiar anonim.

    Dua te them, mos valle pozicionimi i Silvias "sone" kunder Berishes, eshte i shtyre e i mbeshtetur nga brenda gjirit te Oktapodit, ashtu si jo rralle mafiozet luftojne me njeri tjetrin?! Mos ndoshta Silvia jone nuk perfaqeson karakterin e vertete te Silvia Kontit (por luan rolin e saj), dhe mbase as Komisar "yne" Katani (Topi) nuk lufton ne emer te drejtesise reale, si Katani i filmit (por luan rolin e tij)! Mos ndoshta palet e kesaj historie nuk jane asnjeri Silvia Konti e Komisar Katani, por perkundrazi jane ana tjeter e barrikades, qe po lajne hesapet me palen tjeter, per te gllaberuar zona influence fitimprurese, ashtu sic lufton nganjehere Mafia vs. Cosa Nostras (dihet tashme qe jane dy grupe kundershtare ne PD, i Berishes e i Topit). Dhe ne fakt kjo eshte enigama qe duhet zgjidhur tani, kush nga te meposhtmit jane te vertete e kush jane te rreme?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •