
Postuar mė parė nga
toni77_toni
Pėr tė vertetuar kėto qė thua, po postoj disa nga emrat e martirėve tė lumnueshėm qė, nė lule tė rinisė derdhen gjakun. Tė gjithė u martirizuan vetem e vetem qė nuk u perkulen ndaj rezhimeve dhe diktaturave qe ushtroheshin armiqt kunder popullit shqiptarė.
Ipeshkėv Vinēenc Prennushi: franēeskan, ipeshkėv i Durrėsit, poet i ėmbėl. U burgos e u torturua; dha shpirt me 19 mars 1949 nė birucė tė burgut, i shtrirė nė dheun e lagėsht, tė ftohtė, kėmbėzbathur, si Shėn Fraēesku, bir tė cilit ishte!
Ipeshkėv Frano Gjini: ipeshkėv, martirizimi i tė cilit ia kaloi ēdo fantazie kriminale njerėzore: i papėrkulur para torturave, u dėnua me vdekje e u pushkatua mė 11 mars 1948.
Ipeshkėv Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, pėr torturė, nė ēmendinė e si provoi tmerre tė padėgjuara nė qeli tė ndryshme tė sigurimit famėkeq, nga Vlora nė Durrės, vdiq nė burgun e Durrėsit, pranė Ipeshkėvt Prennushit, i cili i jepte shūjtėn pėr shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.
Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, mė shqiptar se shqiptarėt, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua mė 25 qershor 1946, nė moshėn 50 vjeēe.
Dom Anton Muzaj: u torturua nė mėnyrė ēnjerėzore, vetėm sepse nuk pranoi tė mohonte fenė: si i thyen kėmbė e duar, e liruan nga burgu dhe e nisėn nė shtėpi, ku vdiq mes dhimbjeve tė tmerrshme mbas pak ditėsh, nė moshėn 29 vjeēare.
Dom Anton Zogaj: famullitar i Durrėsit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtzakonisht i pėrgatitur nė tė gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanė tė mbyllur disa ditė nė njė banjo tė qelbur, nė sa priste ditėn e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tės
Dom Dedė Maēaj: i akuzuar si spijun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua pėr rezistencėn e tij heroike fetare, nė moshėn 27 vjeē.
Dom Dedė Malaj: mbeti i paharruar nė kujtesėn e popullit pėr mbrojtjen heroike qė i bėri fesė sė krishterė nė gjyqin e organizuar kundėr tij, qė e dėnoi me vdekje. U pushkatua nė breg tė Liqenit tė Shkodrės mė 12 maj 1959. Ishte 39 vjeē.
Dom Dedė Plani: dha shpirt nė spital mė 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjė akuzė e u bėri ballė heroikisht torturave mizore.
Dom Ejėll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetėm pse ishte prift, vdiq mė 12 maj 1948 nė spitalin e burgut, mbas torturash ēnjerėzore.
Dom Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantėt, se bėnte agjitacion e propagandė: pretekste tė cilat e ēuan nė pushkatimin pa gjyq mė 12 shkurt 1949.
Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veē me kėtė akuzė, u mbyt pėr sė gjalli nė baltėn e kėnetės, nė kampin e shfarosjes tė Maliqit.
Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalėt: "Des i lumtun, tue mendue se do tė kujtohem prej shqiptarėve si meshtįr i fesė sė Krishtit".
Dom Lazėr Shantoja: meshtįr i ndritur, njeri i kulturės, i letėrsisė e i artit, u masakrua deri nė atė gradė, sa vetė e ėma kėrkoi nga xhelatėt komunistė ta pushkatonin njė orė e mė parė, gjė qė s'munguan ta bėnin nė fushat e shkreta tė Tiranės, nė sa ishte nė moshėn 54 vjeē.
Dom Lekė Sirdani: personalitet i shquar i Kishės katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt pėr sė gjalli nė njė gropė ujėrash tė zeza.
Dom Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit mė 24 janar 1947.
Dom Marin Shkurti: i shuguruar meshtar mė 1961, shėrbeu pak kohė nė Kishėn me dyer tė hapura e shumė, nė atė tė heshtimit: guxoi ta vijojė heroikisht shėrbimin meshtarak nė kohėn e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua nė vitin 1969.
Dom Mark Gjani: u arrestua pėr veprimtarinė e tij meshtarake dhe u shua gjatė torturave tė tmerrshme nė duart e salvuesve tė tij nė qeli, me 1945.
Dom Mikel Beltoja: u pushkatua mė 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare nė gjyqin qė iu bė pas gjashtė muaj torturash, i cili e dėnoi me vdekje.
Dom Ndoc Suma: vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatėrruar, nga burgu, ku u torturua me akuza pėr tė cilat thoshte: "Vetėm kur dola nė gjyq e mora vesht pse isha arrestue".
Dom Ndre Zadeja: prift e poet, pushkatuar pa gjyq nė qytetin e Shkodrės, duke u bėrė martiri i parė, viktimė e diktaturės komuniste.
Dom Pjetėr Ēuni: prift; vdiq i varur me kokė poshtė mbi gropėn e ujėrave tė zeza.
Dom Shtjefėn Kurti: prift, pushkatuar para banorėve tė Gurėzit. Sigurimi e akuzoi se deshi tė helmatiste popullin duke shfrytėzuar pėr kėtė, furrat e bukės.
Atė Bernardin Palaj: frat e poet i madh, do tė vdiste ne Kuvendin e Franēeskanėve nė Shkodėr, shndėrruar nė burg pėr 700 vetė. Nėn torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhėsi i parė i Eposit tė Kreshnikėve, mitolog i shquar, por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare, pasardhės i denjė i Fishtės sė madh, i mbytur e i harruar.
Atė Ēiprian Nika: franēeskan, vdiq nėn akuzėn e rėndė e shpifėse se kishte fshehur armė nė elterin e Shėna Ndout, nė Kishėn franēeskane tė Gjuhadolit.
Atė Gaspėr Suma: rregulltar, pinjoll i njė familjeje, qė u shua nga komunistėt, u arrestua mė 1947 dhe vdiq nė burg.
Atė Gjon Shllaku: frati i madh filozof, u pushkatua sė bashkut me jezuitėt Atė Gjovani Fausti (misionar italian) e Atė Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Ēuni, nė fillimet e masakrės komuniste kundėr klerit katolik. U akuzuan pėr "tentativė arratisjeje" dhe pėr formimin e Partisė Demokristiane. Qė tė katėrtėve shteti shqiptar u ka dhėnė dekoratėn "Martir i Demokracisė".
Atė Karl Serreqi: frati qė nuk pranoi tė kallėxojė rrėfimin e njė tė plagosuri nė ndeshjet me komunistėt nė mal, e kaloi jetėn burgjeve. Vdiq nė Burrel mė 4 prill 1954. Ėshtė njė ndėr martirėt e rrallė tė sekretit tė rrėfimit nė historinė e Kishės universale.
Atė Mati Prendushi: frati qė mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Deēiq, u pėrndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dėnua me vdekje nga i ashtuquajturi "gjyq" komunist. Nuk i dihet as varri.
Atė Serafin Koda: frat franēeskan; dha shpirt mbasi hetuesėt komunistė, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.
Vėlla Gjon Pantalia: jezuit; u arrestua ndėr tė parėt e vdiq nė spital, mbasi vuajti tmerre tė papėrshkrueshme.
Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, tė rinj qė edukoheshin ndėr jezuitė; u vranė pse deshėn Krishtin.
Rishtarja stigmatine Maria Tuci: u torturua e mbyllur nė njė thes, sė bashku me njė maēok, tė cilin e godisnin me shkop. Virgjėr e martire, vasha dha shpirt me mundime tė jashtėzakonshme.
At Luigj Paliqi dhe dom Gjon Gazulli janė tė vetmit martirė qė i takojnė kohės para komunizmit. At Luigj Paliqi u vra me atentat nga serbėt, ndėrsa dom Gjon Gazulli u var nga Zogu nė njė shesh tė Shkodrės nė vitin 1927.
Sot pėrkujtojmė kėta martirė qė, nė lule tė rinisė, nuk hezituan dhe derdhėn gjakun pėr dashuri, besnikėri nė trojet shqiptare, kjo ka ndodhur pra kryesisht gjatė diktaturės komuniste. Siē lexuam pra u munduan e u mbytėn mizorisht prej kriminelėve tė pandėshkuar!
Krijoni Kontakt