kjo tregon se njohja e kosoves po shtrihet dhe ne boten arabe .
kjo tregon se njohja e kosoves po shtrihet dhe ne boten arabe .
Kryeministri Thaçi falënderon Qeverinë e Emirateve të Bashkuara për njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik
Prishtinë, 15 tetor 2008
Me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Hashim Thaçi në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar:
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falënderoj Qeverinë e Emirateve të Bashkuara për njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ky falënderim dhe respekt shkon në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj.
Njohjeve të njëpasnjëshme, dhe të fuqishme, të Republikës së Kosovës, po ju bashkohen tani edhe shtetet arabe. Ne fuqishëm besojmë, që njohja nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojë edhe me njohjet nga vendet tjera arabe.
Ky është edhe një rezultat i përpjekjeve të suksesshme diplomatike të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e mbështetjes së partnerëve dhe miqve tanë. Kjo tregon se Kosova ka vizion të qartë dhe ndikim diplomatik.
Republika e Kosovës do të ndërtojë raporte bilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bashkëpunim të gjithanshëm për interesat e të dy vendeve dhe popujve tanë.
Pas njohjes nga fqinjët, Mali i Zi dhe Maqedonia, Republika e Kosovës pret njohje të reja në të ardhmen e afërt.
Vizoni i Kosovës është implementimi i reformave demokratike dhe integrimi i saj sa më i shpejtë dhe meritor në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Gjithashtu, presim shpejtë edhe përgjigje për anëtarësim të plotë të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nuk le teme pa shkru ket lajmin o Llap.
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Faleminderit, thojn nga ne "E paqin ngre kemben zvarre"
Keqyri depsezat kan prit te fundit te na pranojn,kan shpresu se mos po hezitojn shtetet e medha.
Nuk eshte qudi qe masi po na pranojn edhe arabet ka mundesi qe edhe serbia te na pranoj.
Kosova E Shqiperia Nuk Kane Nevoje Per Gjami, Minare, Teqe, Kisha , Manastire
Ne Kemi Nevoje Per Horizont Kombetar, Bashkim Ne Te Gjitha Fushat, Qeverisje Me Karakter Te Theksuar Kombetar, Politikane Me Duar Te Pastra Qe Drejtojne Shqiptaret Kudo Qe Ndodhen Ne Rruge Te Drejte Rreth Krijimit Te Nje Mirqenie Te Qendrueshme......kemi Nevoje Per Miq Qe Nuk Na Vene Kushte Por..
Sic Thot Poplli "miku I Mire Duket Ne Dite Te Veshtire" Qelebiet E Lidhjes Arabe Vetem Sa Kan Lekundut Tespihet.......nuk Duhet Tu Besojme Se Me Teper I Bejne Karshillek Serbit E Rusve..
Edhe Jordania ka njohur shtetin e Kosoves.
http://kosovotimes.net/flash-news/76...of-kosovo.html
.
Krijoni Kontakt