Një maqedonas është lënduar, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar, në incidentin që ndodhi dje në Lerin, pasi popullata lokale tentoi të parandalojë stërvitje të armatës greke.
Lajmin mbrëmë e pubiloi televizioni A1, duke iu referuar deklaratave të popullatës lokale të fshatrave që gjenden përreth Lerinit, pjesën e Egjeut të Maqedonisë.
Incidentete kanë ndodhur të hënën, pasi forca të armatosura greke sërish mbërritën në kampin e përkohshëm në afërsi të fshatit Zabërdeni, që e braktisën para dhjetë ditëve, me kërkesë të popullatës lokale maqedonase.
Popullata lokale tentoi t'i parandalojë ushtarët në kryerjen e aktiviteteve stërvitëse në afërsi të fshatit, pas çka intervenuan forcat speciale të policisë greke.
Për aktivitetet e ushtrisë dhe policisë greke nuk është informuar popullata, as deputetët lokalë, të cilët javën e kaluar në parlamentin grek kërkuan që ushtria të mos i shqetësojë banorët e kësaj pjese të Greqisë. /Makfaks/
Krijoni Kontakt