Xhaferi - Bashkim të Maqedonisë Perëndimore, Shqipërisë dhe Kosovës
Tiranë, 13:30
Bashkim të territoreve shqiptare me shtetin amë, në të cilin përveç Shqipërisë, do të hynin edhe Kosova dhe Maqedonia Perëndimore, sot sërish kërkoi lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Ai, siç lajmëroi korrespondenti i agjencisë së lajmeve Makfaks, nga Tirana porositi se bashkimi i territoreve shqiptare në një shtet është në kontekst të zgjidhjes së çështjes shqiptare, pa të cilën nuk mund të zgjidhet kriza në rajon.
"Çështja shqiptare nuk është fiksion ose romantizëm, por realitet. Procesi i asimilimit të shqiptarëve është ndërprerë, procesi i shpërnguljeve të mëdha është ndërprerë dhe tani mbetet të shqyrtohet realiteti", deklaroi lideri i Partisë opozitare Demokratike Shqiptare (PDSH) Arbën Xhaferi për televizionin shqiptar "Klan".
Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, vallë koncepti i tij mund të tingëllojë në mënyrë ekstreme dhe të ketë pasoja mbi shqiptarët në kohën kur bashkësia ndërkombëtare përsërit se nuk do të ketë ndryshime të kufijve në rajon, Xhaferi tha se "mosndryshimi i kufijve është çështje teknike për ta parandaluar dhunën, mbi të cilën është e drejta e vetëpërcaktimit".
Ai shtoi si argument plus, se "prej themelimit të Kombeve të Bashkuara, e deri tani, mbi 180 herë kanë ndryshuar kufijt shtetërorë në botë".
Lideri i PDSH-së opozitare Arbën Xhaferi, në Tiranë merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në temën "Çështjet e problemeve shqiptare" të organizuar nga Instituti për dialog dhe komunikime.
Krijoni Kontakt