Juventus ia zgjat kontratėn Del Pieros
Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero duket se do tė shpėrblehet nga skuadra e tij pėr formėn e shkėlqyer qė ka shfaqur edhe nė sezonin e ri, me ē’rast skuadra ka vendosur t’ia zgjatė kontratėn aktuale edhe pėr njė vit mė shumė.
Mediat italiane njoftojnė se presidenti i Juves, Giovanni Cobolli Gigli, dėshiron t’ia rinovojė kontratėn e Del Pieros me qėllim qė ta zgjat atė edhe pėr njė vit mė tepėr.
Kapiteni i bardhezinjve ka qenė nė njė formė mahnitėse nė sezonin e kaluar duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė nė Serie A, ndėrsa kėtė fillimsezoni, me golat dhe me asistimet e tij, ka qenė njeriu kyē nė rikthimin e Zonjės sė Vjetėr nė formėn mė tė mirė.
Lojtari mė besnik i Juventusit, qė nga vitit 1993 bart fanellėn bardhezi, tė cilėn e ka nderuar duke fituar shtatė Scudetto dhe Ligėn e Kampionėve (ndėrkohė qė ka luajtur nė tre finale tė tjera tė garės mė prestigjioze evropiane), si edhe ka fituar plot ēmime personale, duke bėrė qė karriera e tij tė jetė ėndėrr e ēdo futbollisti. Loja e tij te Juventus ia ka mundėsuar edhe paraqitjen me Pėrfaqėsuesen italiane, me tė cilėn ėshtė shpallur kampion bote nė vitin 2006.
Goli i tij kundėr Realit nė takimin e Ligės sė Kampionėve dhe supergoli kundėr Romės nė mbrėmjen e tė shtunės, ka shtyrė drejtuesit e klubit qė ta mbajnė “Djaloshin e Artė” nė skuadėr sa mė gjatė qė ėshtė e mundur.
Kontrata aktuale e Del Pieros pėrfundon nė vitin 2010, ndėrsa Cobolli Gigli do t’i ofrojė edhe njė vit zgjatje, qė do tė thotė se ai do tė luajė pėr Juventusin deri nė vitin 2011.
Krijoni Kontakt