Privatizimi nė Kosovė: Gjendja aktuale e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe Agjencia Kosovare e Mirėbesimit
Shkruan: Isa Mulaj
1. Bazat teorike, historiku i privatizimit dhe specifika e tij nė Kosovė
Nė literaturėn ekonomike, termi privatizim ėshtė pėrdorur nga Piter Draker pėr ta zėvėndėsuar denacionalizimin. Privatizimi nė kuptimin mė tė thjeshtė nėnkupton transferin e pronės shtetėrore apo shoqėrore nė atė private. Pjesa dėrrmuese e studimeve mbi privatizimin si politikė ekonomike, e lidhin atė me programet e qeverisė Konservatore nė Britaninė e Madhe tė udhėhequr nga Margaret Thaēer nė fund tė viteve 70-ta. Mirėpo, supozohet se privatizimi nė njė farė forme ėshtė zbatuar edhe mė herėt. Pėr shembull, qeveria e Republikės Federale Gjermane kishte shitur shumicėn e fletaksioneve tė prodhuesit tė automobilave Volkswagen nė vitin 1961. Bile edhe nė Britaninė e Madhe, Partia Laburiste e kishte filluar privatizimin para Konservatorėve. Kėshtu qė, qeveria Konservatore e Thaēerit ndoshta nuk ka qenė e para e cila ka zbatuar programin e privatizimit, por historikisht ka qenė mė e rendėsishmja pėr shkak tė pėrmasave tė mėdha dhe mėsimet qė i ka ofruar pėr pjesėn tjetėr tė botės. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se privatizimi si zbulim i madh, ėshtė pėrvoja eksportuese kryesore e Britanisė sė Madhe nė shekullin XX.
Shembullin e Britanisė sė Madhe sė shpejti e kanė ndjekur Gjermania dhe Franca, e mė vonė, nė fillim tė viteve 90-ta, filozofia e privatizimit u bė forma mė njohur dhe dominante e reformave ekonomike pėr vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore gjatė tranzicionin tė tyre nga ekonomia e centralizuar socialiste nė ekonominė e decentralizuar tė tregut.
Megjithė disa karakteristika tė pėrbashkėta qė kanė privatizimi nė vendet e zhvilluara pėrendimore me atė nė vendet socialiste, prap se prap privatizimi ndėrmjet kėtyre vendeve nė pjesėn mė tė madhe ėshtė i pakrahasueshėm, pėr shkak tė dy shkaqeve mė kryesore:
Sė pari, nė vendet e zhvilluara janė privatizuar kryesisht ndėrmarrjet jo ekonomike (publike). Nė shtetet socialiste privatizimi fillon me ndėrmarrjet ekonomike shtetėrore ose shoqėrore (veprimtaritė komerciale), ndėrsa ndėrmarrjet publike konsiderohen si mė komplekse dhe privatizimi i tyre vie nė faza mė tė vonshme;
Sė dyti, privatizimi nė vendet e zhvilluara pėrendimore ėshtė njė prej reformave ekonomike krahasuar me vendet socialiste ku privatizimi paraqitet si pjesė e tranzicionit tė pėrgjitshėm ekonomik, shoqėror, social dhe politik.
Duke qenė njėra prej tetė njėsive federale tė Jugosllavisė sė mėparshme, Kosova kishte filluar mė implementimin e procesit tė privatizimit sipas Ligjit mbi Ndėrmarrjet dhe Ligjit mbi Kapitalin Shoqėror tė viteve 1988 dhe 1989 (tė njohura si Ligjet e Markoviēit), por nė pėrmasa shumė mė tė vogla se sa nė njėsitė tjera federative. Nė Kosovė, vetėm nė Gjakovė ka qenė e mundur tė ndėrmirret njė lloj privatizimi nė 15 prej 20 ndėrmarrjeve shoqėrore, i cili edhe sot ka mbetur nė gjysmė tė rrugės, me pėrjashtim tė njė ndėrmarrjeje (Elektromotori), e cila kishte arritur ta transformoj 100% tė kapitalin shoqėror nė kapital privat. Shkaqet e ngecjes sė privatizimit nė rastin e ndėrmarrjeve nga Gjakova dhe mos implementimi i tij nė ndėrmarrjet tjera tė Kosovės janė tė njohura. Ato shkaqe janė tė lidhura me heqjen e autonomisė dhe rrėnimit tė institucioneve tė Kosovės pėrmes aparatit represiv dhe futjen e masave tė dhunshme nė ndėrmarrjet shoqėrore, me ēka tranzicioni normal dhe privatizimi nė Kosovė u bė i pamundshėm. Pėrveē kėsaj, pėrmes masava tė dhunshme u nxorėn jashtė pune mbi 70% e punėtorėve shqiptarė dhe regjimi i instaluar serb kah mesi i viteve 90-ta nxori njė ligj tė ri mbi privatizimin, ku fletaksionet interne me ēmime absurde u ofroheshin pėr blerje atyre qė punonin me agjendėn e masave tė dhunshme, kryesisht punėtorėve tė nacionalitetit serb dhe malazez. Por kjo nuk ishte e tėra me pronėn shoqėrore tė Kosovės. Ndėrmarrjet kosovare u integruan dhunshėm me ndėrmarrjet nė Serbi dhe gati pėr 10 vite ndėrmarrjet nga Serbia plaēkiten sistematikisht ndėrmarrjet nga Kosova. Siē do tė vėrehet edhe nė kapitullin e fundit tė kėtij artikulli, kėto veprime, respektivisht serbizimi dhe transaksionet konspirative me ndėrmarrjet shoqėrore kosovare, do tė kenė pasoja nė fillimin e privatizimit pas luftės nė Kosovė, i cili edhe ashtu ishte vonuar pėr mė shumė se njė dekadė nė krahasim me vendet tjera tė Evropės Qendrore dhe Lindore.
2. Komercializimi dhe gjendja aktuale e ndėrmarrjeve shoqėrore
Dhjetė viteve tė humbura nė procesin e privatizimit nė Kosovė do tiu bashkangjiten edhe tri vite tjera pas luftės, tė cilat karakterizohen me njė neglizhencė pėr qasjen ndaj privatizimit dhe mungesėn e bazės ligjore pėr ta implementuar atė. Duke qenė nė kėtė pozitė, Departamenti pėr Tregti dhe Industri (DTI) i shtyllės sė IV-tė tė UNMIK-ut, qė nga gjysma e dytė e vitit 2000 filloi me implementimin e procesin tė komercializimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore, si fazė pėrgatitore pėr privatizimin e mėvonshėm. Komercializimi ėshtė proces i dhėnies mė qėra tė ndėrmarrjes shtetėrore shoqėrore, ku bartės i veprimtarisė bėhėt menahxmenti privat. Duhet tė theksohet se DTI nuk kishte kurrfarė baze ligjore pėr komercializimin e ndėrmarrjeve shoqėrore. Sidoqoftė, ajo qė doli nga komercializimi, nė pėrgjithėsi mund tė cilėsohet si dėshtim. Nga gjithsejt 61 tendere tė shpallura pėr ndėrmarrjet shoqėrore, kishin arritur vetėm 28 oferta konkrete pėr komercializim. Ndėrsa nga ky numėr i ofertave ka qenė e mundur tė nėnshkruhen vetėm 13 ndėrmarrje. Shumica e kėtyre ndėrmarrjeve janė dhėnė pėr shfrytėzim me qėra pėr njė periudhė 10 vjeēare. Sipas vlerėsimeve tė DTI-sė nė vitin 2002, nė kėto ndėrmarrje do tė punėsohen rreth 2,470 punėtorė dhe do tė sigurohen investime nė vlerė prej 41.1 milion DM. DTI-a po ashtu vlerėson se janė duke u zhvilluar negociata pėrfundimtare pėr komercializimin edhe tė 11 ndėrmarrjeve tjera, tė cilat do tė siguronin punė pėr 857 punėtorė dhe investime prej 38.1 milion DM. Tabela nė vijim pėrmbledh disa nga treguesit kryesor mbi rezultatet e komercializimit.
--------------------------------------------------------------------------------
Tabela 1: Treguesit kryesor pėr ndėrmarrjet shoqėrore tė pėrfshira nė komercializim.
Burimi: DTI, 2002
Legjenda:
A - Numri i ndėrmarrjeve;
B - Punėsimi bazik;
C - Numri i punėtorėve;
D - Investimet e planifikuara (nė mil. DM);
E - Tė hyrat nga qiraja (nė DM).
--------------------------------------------------------------------------------
Procesi i komercializimit ishte pėrcjellė me kundėrshtime nga udhėheqėsia e ndėrmarrjeve dhe ajo komunale. Ky ishte shkaku qė pėrpjekjet e DTI-sė pėr ti pėrfshirė ndėrmarrjet tjera nė komercializim dėshtuan pasi punėtorėt nuk ishin pėrfshirė nė negociata me partnerėt potencialė. Nė pjesėn dėrrmuese tė ndėrmarrjeve tė komercializuara, partnerėt nuk iu kishin pėrmbajtur obligimeve kontraktuese. Kjo ka rezultuar nė ndėrprerjen e kontratės mbi komercializimin e ndėrmarrjes shoqėrore Mirusha nga Klina, ndėrsa vlerėsohet se edhe disa kontrata tjera janė nė rrezik tė tillė. Deri mė tani, DTI-a ofron vetėm disa tė dhėna tė pjesėrishme mbi rezultatet e komercializimit, tė cilat tregojnė pėr njė investim prej 5.8 milion DM dhe qėranė vjetore tė arkėtuar prej 800,000 DM. Prandaj, konluzioni kryesor pėr komercializimin qė bazohet nė tė dhėnat e pjesėrishme ėshtė se rezultatet e gjėrėtanishme janė shumė larg atyre qė janė pritur.
Edhe ndėrmarrjet tjera, statusi i tė cilave ende ka mbetur si pronė shoqėrore dhe nuk janė pėrfshirė nė komercializim, karakterizohen me performancė tė dobėt ekonomike dhe financiare. Sipas velrėsimeve tė Riinvest-it (anketa me ndėrmarrjet shoqėrore nė vitin 2000 dhe 2001), afėr 86% e ndėrmarrjeve ishin aktive nė vitin 2000. Ky nivel ka mbetur i njėjtė edhe njė vit mė vonė. Ato shfrytėzojnė njė kapacitet mesatar prej afėr 42% nė vitin 2001, qė tregon njė rritje prej 7% krahasur me vitin paraprak. Mirėpo, ato kanė reduktuar numrin e punėtorėve pėr 12.1%. Edhe numri i atyre punėtorėve qė merrnin njė formė tė pagesės nė shtėpi nga ndėrmarrja, ka rėnė (pėr 8.6%). Pėrpos kėsaj, njė shqetėsim nė lidhje me tė punėsuarit aktualė ėshtė se 64% e tyre janė mbi moshėn 41 vjeēare, qė tregon pėr njė strukturė tė pavolitshme tė personelit. Kur kėsaj ti shtohen edhe mosprezenca e tyre nė punė pėr afro 10 pėr shkak tė masave tė dhunshme, paraqet njė problem shumė serioz, pėr shkak se tani atyre u duhet njė lloj rikualifikimi. Problem tjetėr ėshtė se ndėrmarrjet shoqėrore kishin pėsuar dėme fizike nė pajisje gjatė luftės nė Kosovė. Edhe teknologjia aktuale tė cilėn janė duke e pėrdorur ėshtė amortizuar dhe vlera e kapitalit fiks vetėm gjatė periudhės kishte rėnė pėr 19.4%. Nė ndėrmarrjet shoqėrore pėrpos problemeve tė theksuara, kanė ardhur nė shprehje edhe disa ndryshime positive. Pėr shembull, ėshtė shėnuar njė rritje nė paranė e gatshme e cila pėrmirėson likuiditetin, por nė dėm tė zvoglimit tė stoqeve tė lendėve tė para dhe produkteve tė gatshme. Paga mesatare mujore ėshtė rritur nga 215 nė 282 DM, por kjo ėshtė vetėm 47% e pagės mesatare mujore nė sektorin privat. Investimet dhe qarkullimi kanė shėnuar rritje tė dukshme (66.3% dhe 52.6%). Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, rritja shumė e madhe e shpenzimeve (dyfishimi i tyre) nė vitin 2001, e nėnvlerėson dukshėm rritjen e qarkullimit. Nga gjithsej 193 ndėrmarrje tė anketuara, 118 ishin profitabile nė vitin 2000. Vetėm pėr njė vit numri i tyre ka rėnė nė 93. nė vitin 2001, ndėrmarrjet shoqėrore kishin shumė mė pak kėrkesat dhe obligime. Edhe nė kėtė vit kėrkesat kanė mbetur gati dyfish mė tė mėdha se sa obligimet.
--------------------------------------------------------------------------------
Tabela 2: Pasqyrė e aktivitetit ekonomik tė NSH-ve nė vitin 2000 dhe 2001
Burimi: tė dhėnat nga anketa e Riinvestit, 2001.
* tregon rritjen nė raport me vitin 1999.
** pagat nuk hyjnė nė kategorinė e shpenzimeve. Nė vendet kapitaliste paga llogaritet si shpenzim.
***tregon pjesėmarrjen nė strukturėn e pėrgjithshme tė kapitalit punues.
--------------------------------------------------------------------------------
Pėr shkak se na mungojnė tė dhėnat nga ndėrmarrjet e komercializuara ėshtė vėshtirė tė bėhet ndonjė krahasim pėr tė nxjerrė njė konluzion se cilat cilat ndėrmarrje (shoqėrore apo ato tė komercializuar) janė nė gjendje mė tė mirė. Por, nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se tė dy llojet janė nė gjendje tė vėshtirė dhe me performancė jo tė kėnaqshme dhe dėshpruese dhe se ekziston njė pajtim i pėrgjithshėm se kėrkohet njė qasje tjetėr ndaj tyre qė do tė shpiente deri te pėrformanca mė e mirė.
3. Rregullorja mbi themelimin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit
Edhe pas luftės nė Kosovė privatizimi u bė problem meqenėse shumica e pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut, e shihnin pronėn shoqėrore si diēka tė paqartė pronari i sė cilės nuk ėshtė i njohur. Kjo kishte shkaktuar hutime, hezitime dhe vet problemi u bė problem politik. Nė anėn tjetėr, edhe tendencat e Serbisė pėr ti legalizuar transaksionet gjatė kohės sė okupimit dhe masave tė dhunshme, po ashtu kishin pasur efektet e tyre negative nė vonesėn e privatizimit. Pėrpjekjet e Xholli Diksonit (udhėheqėsi i parė i Shtyllės sė IV-tė tė UNMIK-ut) i cili kishte hartuar Letrėn e Bardhė nė gjysmėn e dytė tė vitit 2000, dėshtuan pasi qė zyrat e Kombeve tė Bashkuara nuk e pėrkrahen atė. Edhe propozimi i DTI-sė pėr transformimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė shoqėri aksionare nuk u aprovua dhe u pėrcoll me vėrejtje tė ngjashme si me rastin e Letrės sė Bardhė kontestimi i mandatit tė UNMIK-ut pėr tė filluar me transformimin e pronės shoqėrore.
Problemi i privatizimit nė Kosovė, qė ishte bėrė njėri prej debateve mė tė nxehta nė kuadėr tė politikave ekonomike tani ka gjetur njė zgjidhje. Aprovimi dhe nėnshkrimi nga PSSP (Mihajl Shtajner) i Rregullores mbi themelimin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit AKM (Rregullorja 2002/12) ėshtė hapi i parė serioz i fillimit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Themelimi i kėsaj Rrregullorje ėshtė bėrė nga autoriteti i UNMIK-ut tė bazuar nė Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisjen e Pėrkohshme nė Kosovė, dhe si e tillė ėshtė themeluar si agjenci e pavarur (neni 1 i Rregullores). AKM ka njė kapital themelues prej 10 million , prej sė cilės 1 milion duhet tė paguhet brenda 6 muajve prej se ėshtė themeluar AKM. Pėrmes kėsaj Rregulloreje, ndėrmarrjet shoqėrore do tė privatizohen pėrmes modelit Spin-off. Esenca e modelit Spin-off ėshtė themelimi i ndėrmarrjeve tė reja nga ato ekzistuese, duke i shitur aksionet e kėtyre ndėrmarrjeve pa e paragjykuar pronėsinė, problemi i sė cilės mbetet tė zgjidhet mė vonė pėrmes Odės sė veqantė brenda Gjykatės Supreme tė Kosovės. Rregullorja pėrjashton mundėsinė e privatizimit tė ndėrmarrjeve publike, e kjo pėrputhet me atė qė u cek mė herėt se nė shtetet e tranzicionit, te kėto ndėrmarrje privatizimi vie nė shprehje nė fazat e mėvonshme. Modeli Spin-off gjithsesi ėshtė njė pėrparėsi pėr ndėrmarrjet shoqėrore, pasi ai hap dyert pėr investitorėt potencialė pa frikėn e ngarkesės me borxhe, tė cilat mund ti trashėgojė ndėrmarrja. Pėrparėsi tjetėr e Spin-off-it ėshtė se mundėson futjen e kapitalit tė freskėt dhe regjenerimin teknologjik, pėr tė cilat u vėrejt se janė kufizimet kryesore nė aktivitetin ekonomik tė ndėrmarrjeve shoqėrore.
Sipas nenit 5 tė Rregullores, AKM ka kompetenca dhe vendos pėr transformimin e tė gjitha ndėrmarrjeve shoqėrore qė veprojnė nė Kosovė. AKM po ashtu ka autoritet ti administrojė ndėrmarrjet publike. Me kėtė janė kufizuar, apo mė mirė tė themi janė anashkaluar tė drejtat dhe kompetencat e punėtorėve nė ndėrmarrjet shoqėrore, tė cilat i kishin trashėguar nga sistemi i vetqeverisjes dhe kompetencat e organeve komunale nė administrimin e ndėrmarrjeve publike. Edhe pjesėmarrja e institucioneve tė Kosovės, tė dala nga zgjedhjet e lira demokratike ėshtė anashkaluar.
Neni 5.3 i kapitullit 2 tė Rregullores ka lėnė mundėsinė e vazhdimit tė privatizmit pėrmes ligjeve Markoviēit pėr ato ndėrmarrje tė cilat e kishin filluar, por nuk e kishin pėrfunduar procesin e filluar nė fillim tė viteteve 90-ta. Kjo ka tė bėjė me 15 ndėrmarrjet nga Gjakova, qė pėrmenden nė pjesėn e parė tė kėtij punimi, meqenėse Ligji i Markoviēit konsiderohet i aplikueshėm dhe ėshtė zbatuar nė mėnyrė jodiskriminuese. Rregullorja edhe pse nuk ėshtė specifike mbi masat e dhunshme dhe transaksionet joligjore tė Serbisė me ndėrmarrjet kosovare, prap se prapė nuk i njeh kėto transaksione, nėse ato nuk janė bazuar nė Ligjet e Aplikueshme qė nuk kanė pasur karakter diskriminues (Ligjet para Marsit 1989). Por, mungon definimi mė i qartė i karakterit tė ligjeve tė aplikueshme, qė janė cekur nė nenet 5.3 dhe 5.4 tė Rregullores, qė ėshtė njė barrė e rendė pėr Bordin e AKM-sė dhe Odėn e Gjykatėsve tė cilėt mund tė vendosin pėr kėrkesat dhe obligimet e ndėrmarrjeve. Njė tjetėr e metė e Rregullores ėshtė se askund nuk i pėrmend dėmet qė Serbia u ka shkaktuar ndėrmarrjeve kosovare, dhe kush duhet ti kompenzojė ato dėme.
Tė gjitha mjetet qė gjenerohen nga shitja e pasurisė sė ndėrmarrjeve do tė mbesin nė pronėsi tė AKM (neni 8.6), por se nuk dihet se pėr ēfarė qėllimi do tė shfrytėzohen ato dhe pėr njė kohė tė pacaktuar mbesin tė ngrira pėrballė nevojave shumė tė ngutshme pėr shfrytėzimin e tyre. Nė shtetet tjera mjetet e tilla janė bartur nė fonde me destinime tė caktuara (fondi i penzioneve, fondi pėr zhvillim, fondi pėr investime, nevojat pėr buxhet etj). Nė rast se blerėsit e ndėrmarrjeve shoqėrore do tė jenė vendorė (kosovar), atėherė tėrheqja e mjeteve nga qarkullimi dhe ngrirja e tyre nė AKM, i ka pasojat e veta makroekonomike.
Me Rregullore ende nuk ėshtė definuar prona shoqėrore. Nė literaturėn e tė drejtave pronėsore, por edhe nė njėsitė tjera federale tė ish-Jugosllavisė, prona shoqėrore konsiderohet si pronė e tėrė shoqėrisė. Prandaj Kosova nuk mund tė jetė i vetmi pėrjashtim.
Prej se ėshtė aprovuar Rregullorja mbi AKM-nė, ende nuk ėshtė filluar me privatizimin e ndonjė ndėrmarrje. Sipas informatave mė tė fundit qė vijnė nga AKM-ja, ėshtė pėrgatitur njė listė prej 61 ndėrmarrjeve shoqėrore pėr privatizim, dhe ndėrmarrja e parė pritet tė privatizohet pėrmes Spin-off-it mė sė largu deri nė fund tė kėtij viti. Ende nuk ekziston ndonjė program i elaboruar dhe strategji e privatizimit, qė ėshtė parakusht pėr implementimin mė tė sukesesshėm tė privatizimit.
nga kosova.com
Krijoni Kontakt