10 - pa mike![]()
10 - pa mike![]()
Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.
Metamorfozė
Ishte njė mbishkrim paksa i zbehur ku disa shkonja edhe i mungonin, njė Tattoo-shop. Megjithatė nė hyrje ishte njė internet kafe e falimetuar, kompjutorė, ekrane e tastiera tė pluhurosura, pastaj njė palė shkallė tė ngushta, tepėr tė tatpjeta, qė tė bėnin pėrshtypjen se ngjitesh tek shkallėt e kėshtjellės sė drakulas nė Transilvani. Aty lartė asgjė e veēantė, vetėm njė hapėsirė e vogėl, njė tavoline me katalogje tattoo-sh e ca tė tjera tė ngjitura nėpėr mure. Njė shtrat e njė kompjutor. Aty i priste ai diler-i dhe pasi ju tha njė tung tė thatė, nxori nga xhepi njė qese tė vogėl me njė pluhur gri, ia dha atij dhe vazhdoi me dalldinė e tij pėrpara ekranit. Tashmė ajo e kuptoi pse ata ishin aty. Nuk ishte as vizitė miqėsore, as edhe ndonje befasi e kėndėshme ku do tė damkosnin ndonjė shenjė nė trupin e tyre, pėr tė bėrė ato ēaste tė paharuara, tė pėrjetshme. Ajo ndonėse duhej tė largohej iu bind kėrkesės sė tij. Sepse ai e ndalte me ngulm. Dhe zhgėnjimi nuk lindi nė kėtė vend por nė sytė e tij. Me njėrėn dorė ai shtrėngonte dorėn e saj, me tjetrėn thithte nga letra metalike e improvizuar tymin makabėr. Ajo pėr tė parėn herė shikontė njė skenė tė tillė, kėsaj rradhe nuk ishte as njė dokumentar, as njė film. Ishte njė e vėrtetė thumbuese, skajshmėrisht e dhimbshme. Ai, dalngadalė lėshoi dorėn e saj, ngriti zėrin e muzikės, bėnte disa hapa nė atė hapėsirė tė vogėl, kthehej tek ajo, i shtrėngonte dorėn pėrsėri dhe i pėrgjėrohej ta kuptonte. Ndėrsa ajo i lutej tė largohen, por ai nuk e dėgjonte, ai kishte nevojė pėr mė shumė, shumė mė shumė. Hapi njė katalog tatoosh. Mu nė faqen e njė fajkoni tė zi, ishte edhe njė vizė e bardhė, e drejtė, siē kishte qenė edhe jeta e saj. Ai i mbylli sytė, e thithi edhe atė vizė dhe mė nė fund u tėrhoq, u mbyll, u ngujua nė botėn e tij. Ai iku, nuk hezitoi aspak. Dhe ashtu i dėrmuar do tė vazhdonte tė bridhte rrugėve tė qytetit, tė shkelte mbi ruaza, tė thithte tymin makabėr, tė kėrkonte aromė parfumesh, tė ndjellte epshe tė reja dhe kėshtu i pangopur do tė vdiste, ēdo ditė nga pak. Ajo nuk mundej ta prek mė, ai ishte shndėrruar nė grimca tė padukshme, e shikonte vetėm si njė tym, njė hije. Asgjė nuk do ta kthente mė tek ai. Andaj ajo klithi brėnda-pėrbrenda. U zotua se do bėhėj pluhur.
- The rest is silence.
The path
E gjitha ishte e ērregulluar, si nga veshja, si nga flokėt, si nga sytė. Ajo nuk ishte ajo. Ajo gjendej nė anėn e zezė tė rrugės, ajo nuk kėrkonte mė ngjyra, i mjaftonte tė gjente tė bardhėn dhe e kėrkonte me ēdo kusht.
-Dua kokainė, heroinė, morphinė, amphetaminė... ēfardoqoftė. Dua tani dhe pikė. Dua tė jem nė tė, pėrsėri. Oh, dua tė mė thith me ėndje, me afsh, dua tė rrjedh nė damarėt e tij, dua tė jem pėrhumbja e tij, dua tė jem fryma e tij ose sdua, sdua tė jem mė!
E tėrbuar dėrdėllisi deri sa u lodh, dhe u ul nė njė cep, u bė sikur u qetėsua dhe pėrsėri mu drejtua mua me zėrin e saj tashmė mė tė qetė, por tė mbytur.
- Tani qė kam prekur nirvanėn, nuk dua mė tė jetoj pa tė. Nuk kam armė ta luftoj dhimbjen. Ai nuk do mė formėn time, andaj dua tė bėhem pluhur, pėr tė arritur pavdekshmėrinė, pėr tė ndaluar plakjen, pėr tė ndaluar kalbjen.
Sa shumė kishte ndryshuar. Dėshpėrimi dhe trishtimi i saj nuk matej as me lotėt qė i rrėkėlleheshin fytyrės, as nė sytė e ėnjtur e tė skuqur, as nė duart dhe buzėt qė i dridheshin. Edhe unė doja ta shikoja tė lumtur si atė ditė kur u takuan pėr herė tė parė. Kur as yjet e gjithė qiellit tė mbledhur bashkė nuk do tė shkėlqenin sa ajo. Hėna e argjendtė, pėrsėri i hapi rrugėn, dhe ajo udhėtoi pėr tek bota e tij, tek vdekja e bardhė.
- The rest is silence.
erenitĖ
Sa shume kerkova, ne linka te internetit ta gjej nje poezi dhe ta vjedhi!
Po s'e gjeta dot, ate qe doja ta thoja...!
Une, nuk di/ja ta shkruaj/a, ate qe ndjej/a...
M'duket se po ēmendem.
R.I.P mikeB !!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga episode : 26-06-2009 mė 20:35
UNDERGRAUND
Biseda me nxorri ne nje shteg te parrahur kurre. "Ketu bashkohet universi me vdekesine. Ketu jetojne Zotat"- mendova. Nje krisme. Po vdes? "Duhet"- tha zeri. "Ke shkelur mbi nje varr. Do te duhej ta kishe ditur".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 27-08-2009 mė 05:22
Krijoni Kontakt