Prolog-less
“When love and death embrace” - dėgjoj kėtė kėngė, por nuk di nga mė vijnė tingujt.
-E dėgjon ti!?
-Jo!?
Duhet tė jetė brenda nė mua. Kėtu nuk ka muzikė, nuk ka as zėra, as akorde, madje nuk ka as frymė, as erė. Asgjė nuk lėviz.
-A tė duket sikur koha ka ngrirė!?
Eh, kėshtu ėshtė vdekja. Andaj unė do tė tė pėshpėris, pėr tė vrarė kėtė heshtje. Tė lutem dėgjom dhe mos me shiko mua. Shiko ato fytyra tė ngrysura, shiko ato qė qajnė, e sidomos ato qė nėnqajnė.
-E di pse qajnė ata?
Nė kėto ēaste ata kanė prekur vdekjen e tyre. Ndjejnė praninė e saj. Tashmė janė tė sigurtė, qė nesėr, apo nė njė ditė, cila do qoftė, vdekja do ti puthė tė gjithė, kėto tė pranishmit, mua edhe ty.
Varrimet janė mbledhitė qė askush nuk i dėshiron. Por domozdoshmėria i detyron tė vijnė kėtu. Pse duhet qeshur kur lind, e qarė kur vdes. A nuk ėshtė lindja ajo qė sjell vdekjen.
-Oh, mė fal, tani duhet tė hesht. Do tė lexohet lutja…
Hej, e shikon atė djalosh, ai qė qėndron pas priftit? Ai qė ka mbuluar fytyrėn me duart e tij, ai i pėrhumburi? Ai ishte Prometu i ēmendur i pėrjetėsisė saj, ai bėri qė ajo tė prekte zenitin. Prandaj nuk kishte mė pėrse tė jetonte. Jeta do ti vdiste forcėn e ndjenjės, pėrhitjen.
-Tani eja me mua ta ngushėllojmė, pastaj shkojmė e pijmė nga njė gotė, ēfarėdoqofte ajo.
Fillim i njė fundi.
Krijoni Kontakt