Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes (shtyp)


    Sipas njoftimit të saj, në të përditshmen britanike "Telegraf", Kisha e Anglisë do t'i kërkojë zyrtarisht falje Çarls Darvinit për kundërshtimin bërë ndaj teorisë së tij të evolucionit 150 vjet më parë.

    Vendimi i pazakontë i Kishës vjen me rastin e 200-vjetorit të lindjes së natyralistit të madh. Në një faqen e tyre në rrjet, hapur posaçërisht për nder të Çarls Darvinit dhe tezës së tij, Kisha pranon se hierarkia e saj viktoriane shfaqi "zell të tepërt anti-evolucionist" kur natyralisti botoi konceptin e evolucionit për herë të parë në librin "Prejardhja e llojeve", në 1858.

    Megjithatë veprimi nuk i ka lënë ndonjë mbresë pasardhësve të Darvinit. Endrju Darvin, stërnip i shkencëtarit, u shpreh mospërfillës: "E për çfarë? Kur falja kërkohet pas 200 vjetësh, nuk ka më të bëjë me të drejtën a të gabuarën e çështjes, por thjesht sa bën të ndihet mirë personi apo organizata që kërkon falje."

    Përfaqësuesi i Kishës së Anglisë, Dr. Braun thotë se përndjekja kundër Darvinit, ka qenë e ngjashme me trajtimin e Galileos nga Kisha Katolike, në shekullin e XVII-të. Galileo u gjykua për bindjen e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, dhe e mbylli jetën në arrest shtëpie nga Inkuizicioni.

    "Personat ashtu si dhe institucionet, bëjnë gabime dhe kristianët ashtu si dhe kishat nuk bëjnë përjashtim prej kësaj. Kur shfaqet një ide e madhe, e cila ndryshon mënyrën se si njerëzit e konceptojnë botën, nuk është e vështirë të duket sikur ideja e vjetër është nën sulm dhe se e reja duhet luftuar. Kisha e bëri këtë gabim me astronominë e Galileos dhe e ka kuptuar gabimin. Disa kishtarë e bënë sërish këtë gabim në vitet 1860 me teorinë Çarls Darvinit të përzgjedhjes natyrore. Ndaj është e rëndësishme të rimendohemi për ndikimin e Darvinit mbi mendimin fetar, asokohe por dhe sot." - thuhet në shkresën e Braunit.

    Gjithsesis, kjo kërkesë faljeje, 126 vjet pas vdekjes së Darvinit u karakterizua nga familja e natyralistit të madh si "e pavlerë".

    Telegraf

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Shyqyr që u erdhi mëndja.Nuk kishte rrugë tjetër njerëzore.Kështu do të ndodhë kudo në botë me fenë.Do vijë një ditë që do ti kërkoj falje popullit,për brroçkullat që ka thënë kaqë kohë.
    respekt.

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Analize.2003 nje vit i veshtire per shqiptaret e Anglise
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 11:16
  3. lypsari i vdekjes... (...)
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 06:31
  4. Çeço kërkon "vizë" në Zyrën e OSBE për të hyrë në Lazarat
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •