Fisnik Dibrani
Tipi i parë i enveristëve mund të quhen injorantët, ngase ata e adhurojnë symbyllas hyun e tyre, pa ditur gjë për të. Dija e vetme e tyre është fiksimi mbas një sendi, edhe nëse ai është viçi i kohës së profetit Musë. Për ta ndjekur e adhuruar kultin, adhuruesve nuk u duhen kurrfarë informata, kurrfarë mendimi dhe rrjedhimisht kurrfarë gjykimi kritik për të. Enveri ka qenë ai që e ka ruajtur atë copë Shqipërie, Enveri ka qenë ai që ka ndërtuar rrugë, ka elektrifikuar vendin, ka tharë këneta, ka hapur shkolla dhe ka çrrënjosur analfabetizmin etj., etj., janë arsyetimet e verbëta ideologjike, pothuajse fetarisht tingëlluese, të pasuesve të kultit të tij.
Krijoni Kontakt