Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 183
  1. #81
    Fisnik Dibrani

    Tipi i parë i enveristëve mund të quhen injorantët, ngase ata e adhurojnë symbyllas hyun e tyre, pa ditur gjë për të. Dija e vetme e tyre është fiksimi mbas një sendi, edhe nëse ai është viçi i kohës së profetit Musë. Për ta ndjekur e adhuruar kultin, adhuruesve nuk u duhen kurrfarë informata, kurrfarë mendimi dhe rrjedhimisht kurrfarë gjykimi kritik për të. Enveri ka qenë ai që e ka ruajtur atë copë Shqipërie, Enveri ka qenë ai që ka ndërtuar rrugë, ka elektrifikuar vendin, ka tharë këneta, ka hapur shkolla dhe ka çrrënjosur analfabetizmin etj., etj., janë arsyetimet e verbëta ideologjike, pothuajse fetarisht tingëlluese, të pasuesve të kultit të tij.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Mund te ma shpjegoni pak se si jane pozicionet e mija te meparshme ,une jam kunder injoranteve kudo qe ndodhen,Ne shqiper ,kosove ,maqedoni etj.Sa per mendimin tim per çeshtjet kombetara lexoi te gjitha shkrimet e mija ,ti kuptosh.(jo si flora qe eshte analfabete,nuk pretendoj qe te kuptoj).
    Une dua te shoh tek ç'do njeri vlera liberale dhe humane,dhe per kete mundohem ne shkrimet e mia ,por kur disa injorante me ofendojne ,do ti demaskoj me gjithe fuqin time,deri sa mos te na shkruajne me budalleqe.

    Ai qe eshte i semure psiqikisht,bene edhe vepra te pahijshme,besoj edhe ti je e pajtimit me kete konkluzion.Por do te ishte gabim nese ky i semure do te egzekutohej.Gabim sepse eshte i semure dhe nuk din cfare bene.Pra detyra e organeve perkatese eshte kete njeri ta sherojne ose ta izolojne ne nje menyre.

    Ajo cfare ti ke bere ne nje shkrim(te parin qe kam reaguar) eshte pikerisht egzekutimi i atije(atyre) qe nuk dijne cfare bejne.Ja pra ky eshte ai pozicioni yt per te cilin kam thene:" nese ajo nuk largohet nga pozicinet e veta" (pra per kete qeshtje).

    Ne momentin kur ti thua: " nese lavderoni figuren e Enverit,une u them JU,te mire e keni pase serbin " ,bene dy gabime gjigante.

    1.I gezohesh fatkeqesise se shqiptareve te Kosoves.
    2.E ndane nje pjese te kombit nga trungu(sepse thua: " ju " )

    Pra: NE,JU.E kupton?

    Dhe pikerisht kte pozicion duhet ta korigjosh dhe ta ndryshosh.Ne te kunderten nuk je aspak me e mire se adhuruesit e Enverit,dhe i kontribon perqarjes kombetare.

    E sa u perket atyre pak Enveristave ne Kosove e gjetiu,e kam thene edhe diku tjeter.Ata nuk jan tjeter veqse fundrrina(pra mbetje) e nje grupacioni kriminelesh qe ndau,perqau dhe katandisi popullin tone dhe Shqiperine tone (pra edhe Kososven).

    Pra nuk ka NE dhe JU.Ka vetem te mire dhe te kqinje.
    Ka nje fundrrine te kuqe,mbetje e PPSH-se dhe PKJ-se ,dhe pjesa tjeter e shqiptareve.

    Tani mbase do ta kuptosh kritiken time ndaj postimit tend.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Karikatura e gjallë e diktaturës

    ARBEN LLALLA*

    “Xhaxhi” Ramiz Alia me shkrimin e tij të botuar në gazetën “Panorama” më 13.10.2008 (të ribotuar edhe në disa gazeta përtej kufirit shtetëror të shtetit shqiptar) na kujtoi se ishte gjallë, shëndosh e mirë dhe se ende është i dashuruar me figurën e diktatorit Enver Hoxha. Në shkrimin e tij “xhaxhi” Ramiz gënjen kur thotë se Enver Hoxha ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇL, sepse sipas dokumenteve të vetë sistemit komunist, kemi mësuar se Komandant i Përgjithshëm ishte gjeneral Spiro Moisiu, ndërsa Enver Hoxha ishte komisar. Më tej ish-udhëheqësi trashëgimtar i Enver Hoxhës shkruan për të mirat e sistemit komunist. Por ky Ramizi harron tollonat e mishit për çdo familje 3 kg në muaj, 100 gramët e kafes, 250 gramët e gjalpit etj. Kishte familje, që, për të siguruar ushqimin, ndahej burri nga gruaja me qëllimin e mirë që të siguronte ushqim për të tërë anëtarët e familjes.

    Na kujton të mirat e sistemit të egër komunist që dërgoi në litar dhe burgosi mijëra intelektualë shqiptarë sepse gabimi i tyre ishte pse ishin shkolluar në shkollat perëndimore dhe posedonin një kapacitet të lart intelektualë në krahasim me shumë nga ata që zbritën nga mali të pashkolluar dhe pjesa më dërmuese ishin bujq dhe çobanë. Sistemi që ndërtoi Enver Hoxha me servilët e tij ishte të shkatërronin çdo gjë kombëtare, që nga monedha jonë kombëtare, për të vazhduar mohimin e kontributit kombëtar të Gjergj Fishtës, Hasan Prishtinës e shumë e shumë burrave të zgjuar shqiptarë. Shteti i “xhaxhit” Enver, i pasuar nga “xhaxhi” Ramiz, ishte ai që nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë automobilistike, hekurudhën e ndërtuan falas, duke shfrytëzuar rininë shqiptare në emër të aksionit rinor. Pushteti diktatorial i Enverit dhe Ramizit ishte për shkatërrimin dhe injorimin e familjes shqiptare. Ai sistem futi vëllavrasje midis vëllezërve të një familjeje. Partia të impononte dhe gruan që do të krijoje me të familje në shumicën e rasteve. Në shkollën komuniste ne mësonim se kombinati metalurgjik kur të përfundojë do të na shërbejë për çdo gjë. Atje do të futej mineral dhe do të dilnin tanke, por në të vërtetë në atë ferr vdisnin çdo vit mbi 100 njerëz dhe asnjëherë nuk u siguruan familjet e atyre njerëzve që ranë në krye të ndërtimit të jetës sonë socialiste.

    Në sistemin tonë 50-vjeçar shkeleshin me të dyja këmbët të drejtat edhe të fëmijëve; ku fëmija shfrytëzohej për punë që në moshën 14-vjeçare sapo të mbaronte shkollën tetëvjeçare.

    Pushteti i Enverit dhe Ramizit i ndalonin fshatarit që prodhonte me duart e tij grurin, të hanin bukë nga ai grurë, por ata duhej të hanin vetëm bukë misri. Duke u ushqyer keq, fshatari shqiptar kishte një organizëm të dobët dhe si pasojë, vdisnin në moshë mesatare rreth 60 vjeç. I ziu fshatar i jetës sonë socialiste, e kishte të ndaluar të blinte në qytet bukën, vajin, miellin dhe shumë produkte të tjera ushqimore që në shumicën e rasteve prodhoheshin në tokat e tyre! Komunisti i shkolluar për merita servilizmi dhe jo të merituara, Ramiz Alia (Enver Hoxha dhe shumë udhëheqës të tjerë të Partisë së Punës nuk dispononin diplomë të rregullt universitare, por ata kishin shkollë të mesme dhe atë kursin njëvjeçar marksist-leninist), na kujton dritën elektrike që kishte i tërë vendi ynë, por harron se ai sistem i prodhimit të rrymës elektrike nuk ishte ndërtuar që njeriu ynë socialist të kishte në shtëpi televizor, lavatriçe, frigorifer, radio, magnetofon, sobë elektrike dhe të ngroheshim me sistemin elektrik, por ishte i ndërtuar që në familjet shqiptare t’u shërbente vetëm për llamba ndriçimi. Të rikujtoj “xhaxhi” se vitet që ju drejtuat Shqipërinë, ne kishim mungesë të rrymës elektrike. Ende kujtojmë ndërprerjet e shpeshta ato vite, sa në shkollë shkonim pa mësuar dhe arsyetoheshim për mungesën e dritës suaj elektrike që na e prodhonte Partia e Punës (interesant ka qenë fakti se partia quhej Parti e Punës, ndërsa anëtarët quheshin komunistë. Sa ironike dhe kontradiktore!).

    Ramiz Alia, me të ardhur në krye të Shqipërisë, arrestoi dhe dënoi të gjithë ata oficerë që rridhnin nga familjet e vërteta shqiptare dhe në krye të ushtrisë sonë socialiste vuri disa grekofonë dhe vllehë që nuk kishin lidhje gjaku dhe gjuhe me shqiptarët (poeti dhe shkrimtari çam, Bilal Xhaferri, do të shkruante në prill 1985 “Krahu i shqiponjës”, SHBA: “Të gjitha ministritë në Tiranë janë të mbushura sot me funksionarë të lartë me origjinë, me racë, me gjuhë e me zemër greke. Kur puthen buzë më buzë me klikën e Enverit në Tiranë, grekët e Athinës në fakt puthen buzë më buzë me vëllezërit e tyre minoritarë grekë në Shqipëri, të cilët kurdisin prapaskenat e politikës së Tiranës në interes të Greqisë...”).

    Drejtuesi Enver Hoxha dhe Ramiz Alia përçmuan shqiptarët e përzënë me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri. Këtë pjesë të kombit shqiptar ju e persekutuat duke i lënë të banojë në disa lagje periferike të qyteteve tona, si në Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Elbasan etj. I latë të jetonin nëpër baraka si indianët e Amerikës në shekujt 15-17. Persekutimi që iu bë shqiptarëve nga Çamëria është një temë më vete dhe shumë prekëse. Për të vazhduar me vëllezërit tanë të ardhur nga Kosova, të cilët në shumicën e rasteve dhe i dënuan me burgime. Të mjerët shqiptarë nga Kosova! Vinin në mëmën Shqipëri për të shpëtuar nga njerka Serbi, por mëma i burgoste ose i internonte.

    Në përfundim, “xhaxhi” Ramiz ju rikujtoj se edhe ata njerëz që ngritën krye kundër sistemit që drejtonit ju, nuk erdhën nga jashtë, por ishin nxënësit tuaj të edukuar me frymën e shkatërrimit të çdo gjëje. Të mos harrojmë se ata liderë që u vunë në krye të demokracisë dhe dhanë kushtrimin për prishjen e çdo gjëje të ndërtuar në sistemin 50-vjeçar komunist, ishin “fëmijët” tuaj të përkëdhelur, të cilët shkatërruan Shqipërinë për të fshehur gjurmën e krimit tuaj ekonomik për t’u kujdesur për ju dhe shokët tuaj që të dënoheshin sadopak në krahasim me diktatorët e vendeve të tjera që u shkoi koka në plumb ose jeta në burg. Prandaj, revanshi i sotëm drejtohet dhe edukohet nga ish-nxënësit tuaj dhe fëmijët e rritur tashmë të shokëve tuaj të idealit komunist-sllav, vëllavrasës midis gjakut shqiptar.

    *Autori është historian dhe publicist


    17/10/2008

    standart

  4. #84
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Po kujt i plasi per enver hoxhen merr njerez.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Per "fisniku-student" dhe "Flora82"

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ai qe perkrah Enver Hoxhen ,faktikisht ai nuk ka njohuri rreth tij

    Keshtu qe kjo qe ka ndohdur ne kosove eshte krejt sipasoj e injornces ndaj ketij kendi historik
    No comment! Jam plotesisht, e perseris,plotesisht dakort me kete konkluzion .

    Ndersa per "Floren82" , nuk e dij se perse ne te gjitha diskutimet e saj se cka dicka shume-shume seksi...ndoshta nga qe me duket qe kur flet ajo..ajo pra Flora82 sikur po flet ndonjera nga ato bjondet e revistes "For men".

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    knight

    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Po foton e Jakup Krasniqit me foton e Enver Hoxhes prapa kush e ka pare?Sepse degjova dicka te tille.
    e more zotri po ku e din ti se qfar foto mban jakup krasniqi
    po a din ti se qfar foto mbante shoku i brahim rugova ne vitet 80 -ta
    at te shokut tito
    e jakup krasniqi siq thua ti te enverit hahahaha
    apo merresh me fjal te kafiqaf zaten kjo na ka mbet se punet ikemi shum ne dyzen
    doren ne zemer mir esht kjo qeveri ne krahasim me disa te me hershmet
    dhe ne fund per sqarim zotri jakup krasniqin e pranon edhe amerika si legjitim aky a esht komunist ket smund ta di por anti serb jam shum i sigurt qe esht
    dhe anti ich yugosllav
    e sda per foto nuk me doket tragjike se a emban te enverit esht e drejt e ti

  7. #87
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    No comment! Jam plotesisht, e perseris,plotesisht dakort me kete konkluzion .

    Ndersa per "Floren82" , nuk e dij se perse ne te gjitha diskutimet e saj se cka dicka shume-shume seksi...ndoshta nga qe me duket qe kur flet ajo..ajo pra Flora82 sikur po flet ndonjera nga ato bjondet e revistes "For men".
    Ajo ka qene 100% ne kafe flora. dhe shoku Taras e ka inkuadruar ne grupet
    e UNçL

  8. #88
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Tish per Jakup krasniq e shok, i kishin bo bust mren e nparlament t'Kosoves!

  9. #89
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Gjith Enveristat i pershendes me kit vidjo! Ishalla i bashkoheni sa ma shpejt shokut Evner



  10. #90
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Citim Postuar më parë nga bklyn_kid Lexo Postimin
    Gjith Enveristat i pershendes me kit vidjo! Ishalla i bashkoheni sa ma shpejt shokut

    [[/AME]
    hahahah a me pelqeu ky urime dhe videoja me kengen
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •