Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 183
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Cka po merremi me te pashe zotin , harrojeni zhdukeni nga mendja ate m.ut , se duke e permendur po e mbajme gjalle .
    Pssss
    Turp nga ne qe gjeneartat e reja te shohin se si ne akoma meremi me ate plehre .

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    enver hoxha nuk dote harrohet ashtu siq mendojn disa jo aj ishte burr shteti
    por prapaganda e ben te veten
    dhe mos harroni gjysma e europes ishte nen sundimin komunist

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    enver hoxha nuk dote harrohet ashtu siq mendojn disa jo aj ishte burr shteti
    por prapaganda e ben te veten
    dhe mos harroni gjysma e europes ishte nen sundimin komunist
    Ah sikur te ma kishe thene kete para syve te mi

    kishe marre nje pergjigje te shpejt

    Shko laje goje se po te vjen era gojes :

    Gjithcka ishe po burre me se paku !!!

    Qysh se pati fatin e Qausheskut

    leri keto pallavra

  4. #154
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    Qysh se pati fatin e Qausheskut
    Drejtesi


    Amin!

  5. #155
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Rasoul ke bere pluhur per asgje:@:@
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  6. #156
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Kush është Sali Berisha

    --------------------------------------------------------------------------------

    "Penicilina" punëtor i UDB-së



    Shkruan: A.D.



    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.



    Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguna nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë. Këtu ka filluar edhe lidhja e ngushtë midis shtetit Serb dhe Francës në dëm të kombit shqiptar. Nuk është e rastit që shumë rrugë në Francë kanë emra të gjeneralëve serbë, ashtu sikurse edhe në ish Jugosllavi, në parkun e madh të quajtur Kalimidan në Beograd , ndodhet një statujë që përfaqëson një nënë ku është shkruar: Ta duam Francën si nënën tonë.



    Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav ….? ).



    Mbas vendosjes në fsahtin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun,Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.



    Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pasur.



    Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet i RD (!)



    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes prikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes dhe shkatërrimit, me simptoma arritjen e qëllimit duke përdorur të gjitha mjetet. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbgu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësja kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka mkush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë, si i sëmurë psikik. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu e pësoi më keq. Me ardhjen e Sali Berishës në pushgtet, ai pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.



    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha matrohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.



    Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetësja më e ngushtë e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarke vrasëse të Miloshit.



    Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, sepse me anë të Gazidedes në radhë të parë zhduku dosjen e tij. Edhe Gazidede është i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.



    Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.



    Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethahant që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjenti i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimmme agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.



    Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.



    Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Mashtrimi dhe prapaskenat janë tiparet më kryesore të Sali Berishës për realizimin e karrierës së tij politike, duke mos u ndalur para asgjëje qofshin këto dhe interesat kombëtare.



    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.



    Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB, të cilat një ditë do të dalin dhe do ta cojnë atë në Hagë.



    Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdehëroi menjëherë arrestimin e tij.



    Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.



    Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beorgad rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.



    Sipas informatave të UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën



    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të foitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krue Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit, që edhe ky e kishte gjyshin oficer të Asfalisë greke të veshur me petkun e priftit. Ishte ky që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.



    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe, 4 konvejere të mbushur me mallra të ndryshme si dhe bizhuteri shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Majlezi, Ferit Hoti.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drin..

    interesante ato shkrimet dokumentare qe ke sjell..

    ---



    standart

    --

    Rreziku i totalitarizmit pa Enver Hoxhën!

    GANI MEHMETAJ









    Dalja e enveristëve në Prishtinë ishte testim për opinionin e brendshëm dhe për zyrat diplomatike se deri ku mund të shkojnë ata që janë prapa çapaçulëve, ndërsa rrënjët e enverizmit janë në Tiranë.







    1.

    “Enver Hoxha është shtylla e kombit, ndërsa ju kosovarët e përdhosët shëmbëlltyrën e këtij kolosi në këto dhjetë vjetët e fundit”, - më thoshte në maj të vitit 2001, në verandën e hotel “Grandit” në Prishtinë, në prani të tre-katër kolegëve të tjerë, një analist i deklaruar nga Tirana, ndërsa për vete thoshte se ka qenë ushtarak në kohën e diktatorit.

    “Enver Hoxha është fatkeqësia dhe turpi i kombit, është një episod tragjik që duhet ta harrojmë sa më shpejt që është e mundur ”, - ia prita, i cytur nga propaganda e tij e ulët dhe në shenjë mllefi për heshtjen e tre “kosovarëve” të tjerë të cilët e shihnin në gojë dhe nuk i kundërviheshin këtij shikisti e propaganduesi të diktatorit, ndërsa ai mburrej me arrogancë e imponim paralajmërues se është i afërt me qarqet më të larta politike të krahut të majtë në Kosovë dhe në Shqipëri. Bashkëbiseduesit e mi të heshtur duket se ia kishin frikën, sepse ai lavdërohej se të gjithë njerëzit e fortë këndej dhe andej kufirit i njeh personalisht. Gjirokastriti shikist, ashtu paraqitej, ishte vetëm një episod i llojit të vet, sepse në atë kohë në Kosovë patëm shumë individë e grupe të këtilla që vinin nga Tirana dhe si për inat, bënin propagandë të furishme për të ngjallur figurën dhe kujtimin për Enver Hoxhën në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin halle e probleme shumë më të mprehta e shumë më të rëndësishme: pavarësimin e Kosovës, shërimin e plagëve të luftës, përpjekjet për kultivimin e demokracisë, përpjekjen për qetësimin e gjakrave, sepse një frymë e mosdurimit e fërkimeve me xixa e kishte kapluar shoqërinë tonë. Për Enver Hoxhën, pjesës më të madhe të opinionit në Kosovë, as atëherë më 2001, as tash më 2008, nuk u shkonte mendja, pos për të keq: kishte bërë tmerre mbi kombin e vet, sa edhe serbët mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe në territoret e tjera etnike. Prandaj, shumë herë kanë pyetur me habi: “Si ka mundësi që një shqiptar të ishte aq mizor ndaj shqiptarëve?”

    Dhe në vend të shërbimit që i dërgonin këta emisarë të na ndihmonin për të dalë sa më me pak pasoja nga lufta dhe për të avancuar çështjen e Kosovës, “shikistët”–ropagandues të Enver Hoxhës e kishin vërshuar Kosovën, duke cytur mosdurime të kohës së vitit 1945, thuajse pak kishim epigon të këtillë që po ashtu ishin edukuar nga këta shikistë nëpër banhofet e Perëndimit apo nëpër bodrumet e Tiranës dhe përpiqeshin të na e sillnin atë kohë. Pastaj këta njerëz dhe kjo frymë u zhdukën për një kohë, sikurse që po me zhdukjen e tyre ranë edhe fërkimet e egra mes partive politike dhe u pakësuan vrasjet politike.



    2.

    Shënimi i përvjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha nga një grup nostalgjikësh të dështuar në politikë dhe në jetë, të çimentuar me anakronizmin e vet stalinist të perënduar, nuk do të duhej të shqetësonte askënd, nuk jam i sigurt se është dashur të bëhet kaq shumë zhurmë, po të ishte fjala për grupe të dala kohe e të dala boje njëkohësisht. Mirëpo, ajo që bie në sy në pjesën më të madhe të mediave elektronike e të shkruara në Kosovë, me gjithë qëllimin e mirë të këtyre shkrimeve, është fakti se ata edhe një herë përpiqen të tregojnë se çfarë tmerresh ka bërë Hoxha dhe lukunia e tij pushtetore, se sa keq është të shënohet përvjetori i një krimineli. Mbase vetëm sa janë përsëritur disa gjëra tashmë të thëna e të sforcuara, ndërsa disa të tjera nuk do të shpalohen kurrë. Enveristëve dhe çapaçulëve të tillë kot që ua thua këto gjëra, sepse sikur të kishin mundësi, do ta ngjallnin dhe do ta ndihmonin në krime të reja. Ajo që të irriton, është arroganca e atyre që e shënuan këtë përvjetor, kësaj here jo në Ferizaj apo në ndonjë sallë të periferisë së provincës, por në Prishtinë, në qendrën e të rinjve të kryeqytetit të Kosovës, para dhjetëra institucioneve ndërkombëtare e ambasadave të huaja, sikur t’i kishte porositur Serbia. Edhe kjo do të quhej episod i pakëndshëm që duhet harruar sa më parë, sepse as këta çapaçulë nuk e kthejnë enverizmin, as nuk mund ta pengojnë pavarësinë. Enveri e ka kryeqytetin e vet dhe e ka strukturën e vet gjysmushtarake e gjysmëmafioze më shumë në Tiranë sesa në Prishtinë. Por është njëmendësia e trashëguar dhe e kultivuar, është fryma revolucionare që propagandohet çdo ditë në emër të gjendjes së rëndë sociale apo në emër të pavarësisë së pastër, me përpjekjet që Kosovën ta izolojnë dhe të larojnë si duan vetë disa grupime. Njëmendësia me prirje të totalitarizmit do të duhej të na shqetësonte, sepse janë pikërisht eksponentët e ditur apo të fshehur ata që i kanë zënë institucionet e shërbimet e ndryshme në Kosovë. Dhe për këtë fakt askush nuk ka guxim të thotë fjalën e vet, ndërsa i drejtohet një grupimi autsajderash, të cilët janë vetëm maja e ajsbergut, ata me të guximshmit, por edhe më budallenjtë njëkohësisht. Të tjerët rrinë dhe presin... Çfarë presin? Ditën e tyre, shpërqendrimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj problemeve në Kosovë. Këto probleme nuk i gjen fatkeqësisht as në shtypin e Prishtinës, as në shtypin e Tiranës.



    3.

    Shqipëria është shteti i vetëm dhe i fundit që i bëri rezistencën më të madhe dënimit të krimeve të komunizmit dhe të Enver Hoxhës. U mblodhën parlamentarët me dhjetëra herë, shkroi shtypi i djathtë, po ashtu me qindra herë se duhet të gjykohet periudha më e errët e historisë së re të Shqipërisë dhe të krijohej një gjykim i shëndoshë për komunizmin më mizor në Evropën Lindore, por më kot. Edhe të huajt e mençur e thanë me dhjetëra herë se Shqipëria është dashur e para të fillojë nga lëvizjet për t’iu kundërvënë diktaturës më të egër në Evropë, ashtu sikurse është dashur që e para të dënojë krimet e komunizmit, por fatkeqësisht kjo gjë nuk u bë. Pati rezistenca të forta nga shoqëria shqiptare dhe nga subjektet politike të majta që ishin dhe janë tepër të forta. Enverizmit nuk iu prenë rrënjët në Tiranë, prandaj nuk është mirë të gjykohet në Prishtinë parodia e enverizmit, nëse nuk ka synime që kjo të dalë në sipërfaqe. A thua ishte rezistenca për dënimin e krimeve enveriste në Tiranë përpjekje për të rehabilituar enverizmin dhe për të ringjallur njëmendësinë, sikurse që nuk përjashtohet mundësia që edhe teatri politik i enveristëve në Prishtinë ishte testim i opinionit të brendshëm dhe i zyrave diplomatike se deri ku mund të shkojnë ata që ishin pas çapaçulëve që dolën publikisht dhe i ngritën grushtet lart! Ata që dolën me grushte në ekran, i dimë kush janë dhe do të ruhemi prej tyre, nëse kemi mundësi të ruhemi. Por a do të dimë të ruhemi nga ata që nuk dolën publikisht në Prishtinë dhe në Tiranë?

    Zoti na ruajttë prej tyre!






    19/10/2008

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Për DriniM,

    Të falemnderit shumë për postimet e fundit.Kush ka sy,vesh,tru e pak mend e sheh për dritë të diellit kush dhe çka kanë kenë "komunistët" shqiptarë.
    Të demaskohen deri në fund këto plehra dhe të mbyllet njëherë e mirë ky kapitull i errët i historisë sonë.
    Propozoj që në Tiranë e Prishtinë të ngriten memoriale në shejë rrespekti për viktimat dhe krimet e këtyre monstrave në mënyrë që kjo faqe e zezë mos të përsëritet më kurrë në këto troje.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Shkrimin që sjelë brari nga gani Mehmetaj një anëtar i Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe gazetari i partisë i cili raportonte nga Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës.
    Pra më thuaj se me kend rrin të tregojë se kush je!
    ja me cilët njerez kritikohet dhe sulmohet Enveri!
    Pra titizmi edhe sot në luftë Kundër Enverizmit!

    z. Drini
    JU keni sjellë vetëm ato që janë për shtati nga plenumi i beratit por shumë gjera do të sillesha unë në këtë forum pastaj i bëjmë krahasimet me të vërtetat por " Komunistet e Forumit" nuk lejojnë mendimin ndryshe andajë sa më shumë që ndrydhet e verteta për një të kaluar ajo më shumë bëhet më reale!
    Do të vijë koha kur do të thuhet:
    Në filan vitin dhe dekaden u fshehe e verteta për Enver Hoxhen, u ndalua të flitet për të dhe pa vetedije për gjeneratat e Reja do ta bëjnë një Figurë të dashur duke u nisur nga fakti që u shpif dhe i trillua çdo gjë!
    Kërkoju Komunistave të Forumit që të jemi n'pozit t'barabart pa të shohim pastaj... Kur sjellë diçka sille të plotë dhe jo vetem citatin që të konvenon!

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Michaux Lexo Postimin
    Shpjegimi kronologjik është pjesë përbërëse e një historie të treguar drejtë, ma thuaj, kush e instaloi sistemin komunist në Shqipëri?! Vazhdojmë...

    Kolaboracionizmi dhe spijunllëku i takojnë një tabori!
    Kosovari Ali kelmendi!

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •