Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 183
  1. #131
    Sportist Maska e Ademi85
    Anëtarësuar
    03-10-2008
    Vendndodhja
    IstogCity-Dardania
    Postime
    3
    Jam i befasuar pse e festuan ditelindjen e nje diktatorin ne Prishtine,ku dihet mire se ky diktator Enver Hoxha vrau dhe burgosi shqiptare te pafajshme.Jam nga Kosova dhe dihet mire qe c'beri ky diktator neve kosovarve duke mos na lejuar ta shkelim token e Shqiperise.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga k_k Lexo Postimin
    Ky Postim me lart ka qen i antarit me nofken"Rruka"si ja kan mvesh Llapit nuk e di

    Antari me nofken "Rruka" me njoftoi me email se
    te gjitha postimet qe i ka postue antari me nofken "Rruka" ja kan mvesh Llapit
    dhe e kan bllokue e nuk ka mundesi te futet ne ket forum edhe Rruka
    Ky eshte edhe nji manipulim i ALBOS qe siq po shifet e ka ndermend ta largoi Llapin pergjithmon dhe per ata edhe manipulon dhe i fallcifikon edhe nofkat
    Ky eshte forumi shqiptar
    ky eshte ALBO
    ketu ndalohet fjala e lire

    ALBO mos hesht trego se qfar po ndodhe ne ket forumin tan privat
    ku i mbeti nofka "Rruka" dhe perse i bllokon kush shkruan e poston diqka per Llapin

    Une jam antari me nofken "K_K se tani do te ma ndryshoi edhe mua ALBO siq veproi me Rruken
    qe tani del kinse Llapi ka postuar edhe pse i Perjashtuar

    Rruka eshte i njeti qe perdor nofken Llapi .. ku i k edhe mbi 10.. nofka tjera qe perdoren ne forum nga vet LLapi .. me shum mundesh me pa tek Votimet dhe Sontazhet shum tema qe kan te bejn me klanin e PDK-s ku i ke nofkan e njejta qe votojn keta tipa..

    Kjo eshte pergjigjeja me e sakt!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #133
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Neper ato revista "For men" dhe tjerat i gjene motrat e tuja dhe vendaset e vendit tend sepse na as nuk shitum per leke as nuk blihemi , jane te vetmet motrat tuja qe arrine ne ate nivel ndytsire .
    ME duket se kjo shurraaaaaaaaaaa osht duke me sha

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    ëSHTË MIRË QË SHKRUAN POR MË MIRË DO TË ISHTE QË ATO QË SHKRUAN TË KENË MBËSHTETJE!
    Ju thoni që Enveri ishte "spiun i serbëve në Shqiperi" që është fjalia më qesharake që mund të shkruaj një mendje! Një President shteti qenka bërë spiun i një shteti që pretendon territorin e këtij shteti! Sa mendje e ndritur dhe zbulim i hatashëm!
    Bravo!
    Zbulim se jo mahi!
    Vetëm se na e sqaro xhanëm pak këtë gjë që t'na mbushet mendja?



    Kuvëndi i Mukjes, 1-3 Gusht 1943...

    Në hapjen e Konferencës e merr fjalën Hysni Lepenica (Komandant i përgjithshëm i fuqive operative të "Ballit Kombëtar" të jugut) dhe thotë:

    --Në fund të fundit c'farë na ndan? Mos emri që mbajmë ne "Balli Kombëtar" që ju e keni italisht "Fronti Nacional-clirimtar"? A nuk është i njëjti emërtim? Apo mos na ndajnë simbolet që mbajmë: ne simbolin kombëtar me shiponjën dy krenore, ndërsa juyllin e kuq të huazuar?
    Është turp për ne që të vemë në diskutim cështjen më të shenjtë, fatin e Atdheut! Hajde të bashkohemi në këtë luftë të clirojmë vendin e t'i kthejmë popullit lirinë, pastaj të mendojmë dhe të diskutojmë për sistemin që e ka në dorë populli t'a vendosë me votën e tij të lirë!

    Po në të njëjtin vit në 1 mbedhje dypalëshe në jug merrte pjesë edhe Dushan Mugosha, i cili merr fjalën dhe thotë:
    --Balli Kombëtar dhe gjithë shqiptarët duhet të lenë cështjen e Kosovës në duart e Nacional-clirimtares së Jugosllavisë. Ajo do të përpiqet për të. Po na dhatë këtë dokument në dorë, atëherë mund të merremi vesh!
    Hysni Lepenica i përgjigjet:
    --Zoti Dushan!
    Ne as mund të përfillim 1 akt të tillë. Po t'a lëmë ne, me anën e 1 dokumenti Kosovën në duart e Nacional-clirimtares jugosllave, zotria jote mund t'a përdori fare mirë nesër atë dokument në parlamentin jugosllav dhe gjetkë. Ne për marrëveshje ju drejtohemi komunistëve shqiptarë e jo të huajve të pa dëshiruar dhe të dyshimtë.
    Po në atë mbedhje kur komunistët mundoheshin të shpjegonin pse nuk duhej kërkuar Kosova duke thënë:
    --Të kërkosh Kosovën është tradhëti, sepse atë e kërkojnë edhe fashistët!
    Përgjigja qe:
    --Po mirë, fashistët hanë edhe bukë, pinë edhe ujë. Atëherë të mos hamë bukë e të mos pimë ujë, meqë e bëjnë fashistët?

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Në Kuvëndin e Mukjes delegacionet përbëheshin nga 12 anëtarë kryesorë prej sejcilës palë dhe të tjerë:

    Balli Kombëtar: Hasan Dosti, Mit'hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muco, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Major Reif Fratari*, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku*, Ismail Petrela, Vasil Andoni. (*nuk duket mirë emri).
    Fronti Nacional-clirimtar: N/Kolonel Jahja Caci, Myslym Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gogo Nushi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, Spiro Koleka, Shefqet Beja.

    Pika që u diskutua më gjatë qe kundër kujt duhej luftuar dhe komunistët ngulnin këmbë "Luftë okupatorit fashist e nazist", deri sa me këmbënguljen e ballistëve u vendos: "Luftë cdo okupatori që cënon kufijtë e Shqipërisë Etnike". Në përfundim të Mukjes (3 Gusht 1943), ndër të tjera, u krijua Komiteti i Përkohshëm për Shpëtimin e Shqipërisë me 6 anëtarë nga sejcila palë dhe vendosën parrullën e përbashkët "Ja vdekje, ja liri".

    Por të gjitha vendimet e Mukjes F.N.C.-ja i hodhi poshtë në Labinot dhe pas tij nuk zbatoi as1 nga vendimet që kishin nënshkruar vetë.

    P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së )

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Vazhdim, gjithmonë sipas proces-verbaleve të arkivave...

    Më vonë në Pleniumin e II të K.Q. të P.K.Sh.-së, mbajtur në Berat Nëntor 1944 Enveri ndër të tjera thotë:
    ...Direktivat e Kominternit dhe udhëzimet dhe vërejtjet e shokut TITO, ishin për ne fanarët që duhej të na ndritnin gjendjen e krijuar deri në atë kohë dhe të na hapnin fushë punimi në të ardhmen.
    ...Ne arritëm në Mukje pa e demaskuar si duhej Ballin, pa mundur të bënim diferencimin në rradhët e tij. Qëndrimi ynë karshi tij ka qenë gjithmonë i luajtshëm, hezitues, oportunist...
    ...Ballistët kërkonin të flisnin me ne dhe tentativat bëheshin të tërthorta, ne nga ana jonë kërkonim t'i jepnim fund kësaj situate dhe mendimi ynë i prerë ishte se s'do të arrinim në as1 rezultat. Në vend që të mendonim për 1 rrugëdalje dhe bashkëpunim, sidomos kur shikonim se Italia po dobësohej, dhe se mund të zëvendësohej me 1 armik më të egër e më të fortë, Mukjen ne e morrëm për 1 gjë normale, ku do të venim më tepër t'i thoshin të 4 të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart përpara popullit për veprimet që do të bënim më vonë. Ballistët e kuptuan seriozisht Mukjen, dhe, kur në Mukje ne humbëm, ata vunë 1 kapital...
    ...Pasi kuptuam GABIMIN e Mukjes K.Q. mori masa , por në vend të gjykonte me gjakftohtësi e të bënte 1 analizë serioze, ne na zuri paniku dhe s'dinim të dilnim nga ky gabim...
    ...Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar. Nga oportunizmi i mëparshëm u hodhëm në sektarizëm të ekzagjeruar, u hodhëm në 1 qëndrim të ashpër. Ne u hodhëm në luftë me Ballin. Nga fakti që bisedimet u bënë në plataformën e tyre, ne refuzuam të bisedonim dhe të luftonim në plataformën tonë. Në vend që të vinim në mbledhjen e caktuar dhe atje t'i binim kresë Ballit e të rrëzonim GABIMIN që kishim bërë, ne bëmë mbledhjen e Labinotit.
    Me Labinotin ne ia dhamë përgjigjen popullit dhe njëkohësisht i dhamë atij armën për të na luftuar, duke na akuzuar si shkaktarë të prishjes së marrëveshjes dhe të vëllavrasjes.
    ...Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimet e Partisë janë të lidhura me 2 shokët jugosllavë MILADIN dhe DUSHAN.

  7. #137
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Talking

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ME duket se kjo shurraaaaaaaaaaa osht duke me sha
    Qe kur e festuan ditelindjen e enverit, gjithçka eshte duke shkuar mbrapsh ahahaha

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Vazhdim i raportit të Enver Hoxhës në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944...

    ...Do të theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu* s'kishte besim tek asnjëri vec meje. Unë nuk e di për vendimin që u mor për këtë, por di që Aliu e mbrojti tezën që unë të isha sekretar politik. Kjo më ra si nga qielli.
    (*ALIU ishte MILADINI.)
    ...Unë mbroja tezën që mbronte Aliu, sipas së cilës Balli ka forca dhe po ta godasim do të na godasë dhe do të humbasin. Tempo shtroi tezën e demaskimit të Ballit...
    ...Shikonim që në Vlorë bëheshin ekzekutime, shikonim vrasjet e Brigadës së Parë, shikonim veprimet sektare të Shules (Kristo Themelko), por për këto veprime mjaftoheshim me 1 kritikë të përciptë ndaj Mehmet Shehut.
    ...Vija teroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë (Liri Gega). Dushani gjoja ishte kundër terorit, kundër vrasjeve që bëri Mehmeti në Dumre, por për atë asgjë s'e pengonte të vriste pa gjë të keq më tepër se Mehmeti....

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    ******************************************
    Në Janar 1945 Enveri jep urdhër me shkrim trupave që ndodheshin në veri:
    --Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë!

    Arkivi Qëndror i Ushtrisë, dosja 45.

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    ******************************************
    Kjo që vijon është në kujtimet e Petro Markos (komunist i orëve të para, luftoi në Spanjë, i burgosur në kohën e Zogut pastaj nga Italia fashiste dhe i burgosur edhe nga komunizmi).
    ...Në 1941 më ngarkuan me detyrë të takohesha me nacionalistët (Balli Kombëtar s'ishte krijuar akoma dhe P.K.Sh.-ja e sapo krijuar përpiqej të zgjerohej duke pasur gjithë intelaktualët shqiptarë në të ). Më në fund foli Mit'hat Frashëri:
    --Partinë e themeloi Dushani e Miladini. Dua të pyes: Partia juaj e përfshin Kosovën? Nëse e përfshin Kosovën, eja të bisedojmë nesër! Nëse Kosovën e përfshin Partia Jugosllave, mos eja më të vazhdojmë bisedimet, se Kosovën e shitët!

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •