Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anėtarėsuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179

    Kush eshte Ibrahim Kelmendi?

    Kam gjetur para shume kohesh nje liber te Adem Demaēit "Gjarpijt e Gjakut".
    Ne te ka nje mbishkrim dhe konkretisht:
    "Shokut Ismail Kadarese
    Per respektin qe ndjej ndaj teje dhe veprimtarise tende
    Bremen, me 16.10.1984"


    ps: Viti mund te jete dhe 1987 nuk e dalloj dhe aq qarte. Ka mundesi 84 meqe dhe botimi ka dale ne 84.

    Dua te pyes nese ndokush me thote ndonje fjale apo gjene ndonje informacion se kush eshte Ibrahim Kelmendi.


    Faleminderit!
    Nėse thonė se lufta dėmton paqen unė "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta pėr liri ėshtė paqia vetė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    E njoh vrasėsin e Jusuf Gėrvallės



    Autori i librit Ibrahim Kelmendi


    Ai qė vrau Jusuf Gėrvallėn jeton nė Kosovė, nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. Ėshtė shqiptar dhe quhet Rezil, thotė Ibrahim Kelmendi nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn Express.
    (Nebih Maxhuni)

    10 Mars 2007
    Ibrahim Kelmendi. Pėr gjeneratėn e re ky emėr s’thotė asgjė. Ndoshta as qė e dinė se ēfarė ka bėrė ky njeri pėr jetėn e tyre. I harruar pėr shumė kohė nė jetėn e diasporės, numėrohet se ka qenė idealisti i parė i sė majtės shqiptare jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Ėshtė ndėr tė paktė shqiptarė tė diasporės qė ka pas guxim tė vishet me xhins dhe nė njė mėnyrė a tjetėr ka jetuar me jetėn e studentėve gjermanė. Pėr dallim nga tė tjerėt ai ka mundur tė socializohet nė jetėn gjermane dhe nė jetėn e tij ka nxitur polemika dhe debate pikėrisht pėr shkak se nuk ka jetuar vetėm jetėn e refugjatit ose tė punėtorit tė krahut nė Gjermani.
    Ka qenė njeriu i parė qė ka thyer heshtjen prej kohėsh pėr meritokracinė e diasporės dhe ka botuar tė dhėna interesante duke anashkaluar distancėn historike dhe duke pėrshkruar gjėra tė rrezikshme pėr procesin i cili ende s’ka pėrfunduar.
    Si mik i afėrt i Jusuf Gėrvallės, ai mori guximin ta pėrshkruajė tėrė realitetin e asaj kohe, duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar “Atentatet”, pėrfaqėson njė rrezik nė vete pėr tė vėrtetėn e asaj kohe.
    Libri nė njė mėnyrė pėrfaqėson edhe karakterin e hapur dhe shumė tė pėrfolur tė Ibrahim Kelmendit, i cili si shumė herė ka dalė jashtė kornizave tė “qytetarit” tė diasporės. Shpeshherė, i ngarkuar me teza konspirative gjatė jetės sė tij, ai ikėn nga ajo hapėsirė nė librin e tij dhe ballafaqon fakte dhe emra pa hezituar fare se mund tė krijojė situata tė pakėndshme nė jetėn kosovare, edhe ashtu tė rėndė dhe konspirative.
    Thotė qė e njeh atentatorin e Jusuf Gėrvallės, i cili jeton nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. I bėn shenja dhe ia heq elozhet politike dhe meritėn folklorike edhe miteve nė diasporė, siē thotė ai, tė ngritura artificialisht. Ndryshe nga tjerėt, e sheh figurėn e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, duke i pėrshkruar ata si njerėz me merita tė dyshimta.
    Libri, “Atentatet”, duhet tė jetė vetėm njė pjesė e sė vėrtetės, tė cilėn Ibrahim Kelmendi, ish-udhėheqės i Fondit “Vendlindja thėrret” dhe njeriu qė ka propozuar qė LPK-ė tė ketė fundin e saj historik nė vitin 1999 nė kongresin e rregullt nė Prizren, sepse e vėrteta tjetėr duhet tė shpaloset pas intervistės qė i ka dhėnė gazetės Express.
    Ai flet atė qė rrallė kush guxon ta thotė.

    Express: Pyetja e cila ėshtė shumė dilematike pėr secilin qė ju njeh, pėr shembull gjeneratat e vjetra, jo tė rejat. Pse libri “Atentatet”? Ke thėnė qė libri do tė bėhet krejt nė njė kohė mė tė qetė. Pse tani ky libėr? Ėshtė ky dėshpėrim i juaji me tė kaluarėn dhe tė tashmen?

    Ibrahim Kelmendi: E para, romanin nuk e kam publikuar deri tani, sepse kam menduar qė duhet njė distancė kohore, qė unė si autor tė mund tė reflektoj pėr atė qė ėshtė bėrė nė mėrgatė; e dyta, kam menduar se publikimi i mėhershėm do tė dėmtonte luftėn, veprimtarinė ēlirimtare, gjegjėsisht nuk do i bėnte mirė asaj veprimtarie. Tani kam gjykuar qė njė ēerek shekulli ėshtė distancė e mjaftueshme dhe mund tė thuhen tė vėrtetat, pa dėmtuar luftėn dhe pa qenė i penguar nga subjektivizmi.

    Express: Pse ky dekonspirim pas 25 vitesh edhe pse ju jeni njeri nga ata qė i keni ditur kėto gjėra, i keni njohur situatat, e keni njohur diasporėn dhe njerėzit atje…?

    Ibrahim Kelmendi: Mosdekonspirimi i deritanishėm i atyre qė kanė ndodhur ėshtė varur edhe nga ndikimi i amanetit apo porosisė sė Jusuf Gervallės, i cili ka thėnė: “Nėse dorasi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė!” Ne secili kemi njė konstrukt social, i cili na bėn tė respektojmė amanetin, gjegjėsisht porosinė e fundit. Pastaj, po tė thuheshin nė kohė kėto tė vėrtetat, do kishim pėrplasje tė mėdha, do na shkonte koha duke u marrė me qėrim hesapesh nė mes nesh.

    Express: E pėrmendėt mitin. Heshtja pėr njė kohė kaq tė gjatė ka krijuar mite tė diasporės. Njėri nga ato mite keni qenė edhe ju. Ju keni qenė i gjithėfuqishėm, por realisht jeni njeri i rėndomtė. Ėshtė krijuar miti pėr Jusuf Gėrvallen. Po e lexove librin tuaj, do shihet se tė gjithė ata njerėz kanė bėrė jetė normale dhe kanė bėrė njė veprimtari patriotike prej distancės. Si e shikon ju kėtė ēėshtje tash?

    Ibrahim Kelmendi : Se vėrtetė kemi qenė njerėz tė rėndomtė. Mua mė pengon kur njerėzit mitizohen dhe u zmadhohen angazhimet e tyre. Nė botė tė qytetėruar angazhimi patriotik e ēlirimtar do tė shihej si punė normale. Pse, ta zėmė, ka nevoje tė lavdėrohet njė bujk qė ka punuar nė arėn e tij, pasi ka bėrė njė punė normale. Njėsoj e vlerėsoj edhe angazhimin patriotik. Prandaj zmadhimet, kėto krekosje tė njerėzve, nuk janė tė shėndetshme. Njė angazhim pėr tė fituar sa mė shumė liri nuk ka pėrse tė zmadhohet e lavdėrohet deri nė mitizim. Unė e gjykojė angazhimin tonė si angazhim tepėr tė pėrgjegjshėm e qytetar. Prandaj dėshira ime ka qenė dhe ėshtė, qė tė demitizohen kėto veprimtari ēlirimtare, tė shihen realisht se i kanė bėrė njerėz vullnetmirė, tė cilat, tė them, rastėsisht kanė qėlluar aty, por ka mundur tė jenė edhe tė tjerė, prandaj nuk ka nevojė tė madhėrohen figurat, por duhet tė vlerėsohet njerėzisht, nė hapėsirė, kohė e rrethana pėrkatėse.

    Express: Para se tė hyjmė nė emra konkret. Zakonisht nė Ballkan ndodh qė elementi i tradhtisė dhe patriotizmit ėshtė prezent. Tė dyja kėto elemente i keni brenda librit. Realisht, si korrespondonin kėto elemente ballkanike ose kush ėshtė mė shumė tradhtar e kush patriot, apo kush ka qenė i infiltruar nė lėvizjen e madhe pėr Pavarėsi? Pse i keni prekur kėto elemente kaq tė ndjeshme kur e dini mentalitetin?

    Ibrahim Kelmendi: Janė kategorizime qė behėn nė kėtė hapėsirė, dmth. qė shkojnė nė ekstreme: tradhtar apo patriot. Unė e peshoj veprimtarinė e tė ashtuquajturit tradhtar, gjithashtu edhe tė patriotit. Patriot ėshtė secili njeri pėr nga natyra, sepse e do vendin ku ka lind. Ata qė e quajnė patriotizmin virtyt tė jashtėzakonshėm, pėr mua janė budallenj. Tjetra, edhe angazhimet e tradhtarėve, jam i predispozuar t`i shoh nė mėnyrė tė diferencuar, sidomos nė rrethana tė rėnda tė pushtimit. Pėr aq sa kanė lejuar mundėsitė dhe rrethanat e kohės, ėshtė formėsuar gjeturia e vet qytetarėve. Nė Kosovėn e pushtuar, nė hapėsira tė ndryshme kohore, ka pasur njėfarė autonomie pėrkatėse administrative e vetėqeverisėse. Nė atė kuadėr tė autonomisė ėshtė dashur tė angazhohen e tė punojnė njerėzit edhe nė struktura policore, duke pėrfshirė edhe UDB-n. Pėr shembull, sipas vlerėsimit tim, pėr mua ka qenė pothuajse i barabartė tė qenit mėsues me tė qenit udbash, gjegjėsisht nėpunės sigurimi, sepse kanė qenė struktura e hallka tė te njėjtit zinxhir, gjegjėsisht tė te njėjtit sistem, kanė vepruar sipas ligjeve tė miratuara nga i njėjti Kuvend i Kosovės ose nga kuvendi federativ. Mėsuesi e ka pasur pėr detyrė tė indoktrinojė, UBD-shi tė kontrollojė nėse ka zėnė vend indoktrinomi i mėsimdhėnėsit. Pėrjashto rastet, kur UDB-ashi dhe tė ngjashmit kanė kapėrcyer kompetencat ligjore, qė nuk kanė lejuar ndjekje kolektive, tortura e zhdukje fizike, nuk kanė lejuar as atentatet, si nė rastin e 17 janarit tė viti 1982. Dhe kėto raste duhet ndėshkuar, siē ka ndodhur e po ndodhin nė ish shtetet tjera moniste.

    Express: Derisa nė njė moment ju e depolitizoni personalitetin pėr patriotizmin qė ka pasur obligim, nė njėfarė mėnyrė mitizoni rolin UDB-s si tė gjithėfuqishme, si gjithkund infiltruese. Pse i keni dhėnė rolin aq tė madh, qė sipas librit tuaj nuk ka qenė aq me peshė sa e mitizoni ju, apo ėshtė ēėshtje e frikės?

    Ibrahim Kelmendi: Ka mundėsi tė jetė edhe rrjedhojė e frikės, pasi frika ėshtė ndjesi e pakontrollueshme. Ka mundėsi qė unė nuk e kam pėrshkruar tamam, sa ajo ka qenė e pranishme. Dihet se UDB-a ka qenė njėra ndėr sigurimet mė tė fuqishme, tė cilės nė ndonjė rast ia kanė pasur zili edhe CIA, KGB, etj. E di qė kėtė strukturė, qysh nga viti 1948, e kanė ndihmuar edhe ekspertė tė CIA dhe Perėndimi i ka dhėnė edhe ndihma tė mėdha financiare dhe kadrovike dhe ėshtė ndihmuar qė tė jetė njėra ndėr sigurimet mė tė forta nė Evropė. Si e tillė ajo ėshtė pėrpjekur tė kontrollonte gjithēka, jo vetėm nė Kosovė, por tė na kontrollojė e tė na pengojė edhe nė Perėndim. Prandaj disa prej personazheve qė i kam pėrshkruar, tė cilėt kanė luajtur rol tė madh, mendoj se veprimet e sjelljet nuk duhet t’i kenė pasur si rrjedhojė vetėm tė budallėkut tė tyre, ose vetėm pėr tė kėnaqur egomaninė e tyre, por ashtu duhet tė jenė instruktuar e instrumentalizuar pėr tė vepruar nga ky shėrbim. Ta zėmė, kemi pas gazetarė dhe letrar tė shkėlqyer, pėr tė cilin sa i pėrket aftėsisė profesionale, kam pas dhe kam njė respekt tė madh. Ai duhet tė ketė qenė i kamufluar si korrespodent i “Rilindjes”, por ka qenė i angazhuar pėr t’i shėrbyer atij sigurimi…

    Express: Prej nga ju kėto informata se kėta njerėz duhet tė kenė qenė tė tillė?

    Ibrahim Kelmendi: E para e punės, ai, si korrespodent i “Rilindjes”, nuk kishte nevojė tė involvohen nė pėrplasjet tona me konsullatėn jugosllave nė Dyseldorf dhe nė atė pėrplasje ai ndonjėherė tė ishte mė brutal se vet konsulli. Do mjaftonte qė ai, me njė korrespodencė pėr gazetėn e tij, tė pėrshkruante ēka po ndodhte dhe ai tė mos inkuadrohej nė ato pėrplasje qė kishte Klubi shqiptar nė Dyseldorf me konsullatėn dhe institucionet tjera tė atėhershme shtetėrore. Ato insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės. Duke vrojtuar veprimtari tė tillė, vija nė pėrfundim se ai duhej tė ishte nė shėrbim tė UDB-sė...

    Express: Ju kėta njerėz i quani me detyrė tė ngarkuar, vėrtet kanė qenė tė tillė?

    Ibrahim Kelmendi: Njė kategori e tillė duhet tė ketė qenė, siē e vlerėsoja unė atėherė. I njėjti, psh., kur e arrestuan Vasilin nė Kosovė, e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė hetimeve…

    Express: Kush ėshtė Vasili, ngase lexuesit tanė nuk e dinė?

    Ibrahim Kelmendi: Vasili ėshtė njėri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur njė urdhėr pėr tė bėrė atentat ndaj Jusuf Gervallės, por trimėrisht ka refuzuar ta zbatojė. Pėr kėtė ai duhej tė ndėshkohej nga UDB-a. Prandaj kur Vasilin e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim. Kėshtu i kisha atėherė informatat dhe prandaj i krijoja vlerėsimet, pasi na duhej tė krijonim sistem tė vetėmbrojtjes.

    Express: Si e sheh Ibrahim Kelmendin, patriot tė diasporės, si tė duket ai prej kėsaj distance historike?

    Ibrahim Kelmendi: Si njė veprimtar i natyrshėm, autentik, i cili pėr shkak se ka shkuar i ri dhe ėshtė ndikuar shumė nga jeta studentore gjermane, ndonjėherė ėshtė keqkuptuar edhe nga bashkėveprimtarėt si i padisiplinuar, si jo serioz, si anarkist, si me xhins tė grisur e flokė tė gjatė...

    Express: Tė ndalemi te kjo, ngase nė libėr ju nuk e pėrshkruani personalitetin tuaj, por ata qė ju njohin, ju kanė vlerėsuar se keni pas nė dukje njė bindje ideologjike tė majtė, por tė dallueshme prej marksistėve dhe leninistėve tė kohės, tė dallueshme edhe prej Jusuf Gervallės dhe Enver Hadrit. Nga kjo distancė kush ka pasur tė drejtė?

    Ibrahim Kelmendi: Se pari do tė thoja se asnjėri nuk kishim kushedi se ēfarė bindje ideologjike, pasi na mungonte pėrgatitja teorike, po tė kemi parasysh pėrgatitjen pėrkatėse teorike filozofike. Pėr aq sa ishim tė ideologjizuar, secili kishim tė drejtė, sepse ideologjitė nuk mund tė shabllonizohen dhe tė gjykohen, siē po ndodh tani. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė, se edhe pse kishim bindje tė ndryshme, nuk armiqėsoheshim pėr shkak tė tyre, por bashkėvepronim. Kjo mbase tregon se kishim tolerancė e mirėkuptim pluralist dhe kėtė e kishim nė programet e statutet tona politike, nė shkrimet tona. Bindjet tona ideopolitike kanė osciluar dhe kanė evoluuar. Ne mė shumė na ka interesuar kontributi pėr ēlirim kombėtar dhe jo drejtėsia ideologjike, dmth. na interesonte tė gjejmė mėnyrėn mė efikase, qė tė ndikojmė sa mė shumė te njerėzit, qė t’i afrojmė ata duke i ndėrgjegjėsuar pėr veprimtari tė angazhuar patriotike e ēlirimtare.

    Express: A ka krijuar diferenca ideologjia pėr ēėshtjen kombėtare gjatė asaj kohe, meqė ju duhet tė keni qenė mė liberal sė tė tjerėt, tė cilėt ishin mė konservativ, pėr tė mos thėnė se kanė qenė enverist?

    Ibrahim Kelmendi: Nė organizimet ku kam vepruar unė, pėrcaktimi programor ka qenė: pavarėsisht bindjeve ideologjike e politike, secili qė ėshtė i interesuar tė angazhohet pėr Kosovėn Republikė, gjegjėsisht ta ēliroj Kosovės, ka tė drejt tė anėtarėsohet. Pastaj, brendapėrbrenda organizimeve tona, kur kishim demokraci mė tė avancuar, kishim edhe luftė idesh, sepse ėshtė e natyrshme qė secili tė angazhohet qė tė pėrfitojė simpatizantėt e vet. Kjo ka ardhur nė shprehje tek ne nga mbarimi i vitit 1984, kur filluam tė organizojmė mbledhje me mė shumė veta, deri edhe te kuvendi, nė tė cilat filluam tė kishim garė pėr vota dhe votime tė fshehta. Rėndom ka pasur goxha pėrplasje gjatė diskutimeve, ndonjėherė kanė qenė edhe brutale, por pothuajse gjithė herė kemi bėrė kompromise, sepse nė fund tė fundit ne po angazhoheshim ta ēlirojmė Kosovėn dhe jo tė ia pėrcaktojmė asaj sistemin politik.

    Express: Pse ju keni pasur njė respekt tė madh pėr Jusuf Gėrvallėn, tė cilit nė njėfarė mėnyre i kushtohet libri juaj? Ke njė rezervė pėr veprimtarinė e Enver Hadrit dhe grupacioneve tė Belgjikės. Cili ėshtė dallimi i kėtyre grupacioneve?

    Ibrahim Kelmendi: Respekt kam pasur pėr Jusufin nga se nė fillim jam gjetur nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Atėherė kam qenė shumė i ri pėr tė pasur formim tė avancuar politik. Kam pas njė si kompleks qė nuk po dija tė artikuloja me shkrim ato qė kam dėshiruar t’i shpreh. Ardhja e Jusufit mė ndihmoi shumė, pasi ai ma zvogėloi atė kompleks. Pastaj kam pas njė kulturė, qė kur me rastiste tė bashkėveproja me dikė qė e ēmoja mė tė aftė se veten, ia lėshoja vendin, kaloja nė plan tė dytė, qė do tė thotė se ua liroja vendin atyre qė ishin mė tė pėrgatitur. Pra, edhe te gėzimi i madh dhe lirimi nga kompleksi, se aty e tutje nuk do mė tallin pėr ato qė do shkruaja, pasi do m’i redaktonte Jusufi, e ka bazėn respekti e dashuria e madhe pėr Jusufin. Por kryesore ka qenė cilėsia e tij si njeri, modestia dhe kultura e tij. Ai ka ditur tė tė afroj si shok e bashkėveprimtar, nė kohėn kur njerėzit tė kategorizonin, gjegjėsisht tė largonin, nėse kishe nivel tė ulėt intelektual e profesional.
    Po kaq shumė e kam respektuar dhe dashur edhe Kadri Zekėn, me tė cilin fatkeqėsisht jam njohur tek nė mars tė vitit 1981 dhe kam kaluar shumė mė pak kohė, se sa me Jusufin.
    Pyetet edhe pėr Enver Hadrin dhe grupimet nė Belgjikė. Unė te ai njeri nuk kisha gjetur pothuajse asgjė. Duhet ta kem takuar qysh gjatė vitit 1978 dhe tė mos kem bashkėpunuar. Ai nė dukje nuk kishte koncept politik, ka qenė shumė konfuz, kemi pas shumė debate, ndonjėherė edhe pėrplasje e armiqėsime. Nė paraqitje ishte antikomunist, kurse kisha informata se po bashkėpunonte me Partinė Komuniste tė Belgjikės. Kisha pėrshtypjen qė ai po informonte dike, qė do tė thotė se, kisha dyshime qė ai po informon njėherazi Sigurimin shqiptar por edhe UDB-nė. Nė vitet e fundit patėm bashkėpunim. Kurse gjatė varrimit Lėvizja u angazhua pėr varrim dinjitoz, pasi ai nuk kishte miq e bashkėveprimtarė rreth vetes, qė do mund ta bėnin kėtė. Nė mbledhjen komomorative i pata kėrkuar falje publike pėr padrejtėsitė qė mund t’i kishte bėrė Lėvizja dhe unė.
    Grupimet e organizuara nė Belgjikė, nė fillim tė viteve tė 80-ta, nuk kanė qenė tė fuqishme. Grupimet e djathta nacionaliste pothuajse kishin pushuar sė qeni, kurse grupimet e reja, tė djathta dhe tė majta, pėrbėheshin vetėm nga dy-tre individė, me dallim prej grupimit pro Lėvizjes, i cili dominonte. Vetėm kur ndodhi pluralizmi i simuluar e i shpifur nė Kosovė nė fillim tė viteve tė 90-ta, kishte njė rritje organizative LDK-ja, me tė cilėn herė bashkėpunonim e herė jo.


    Express: Ju e keni margjinalizuar rolin e emigracionit nė Bruksel, por i jepni vend rolit tė emigracionit nė Zvicėr. Boshti i veprimtarisė ka qenė i vendosur nė Zvicėr dhe Gjermani. Ju i jepni peshėn Jusufit derisa vritet, por mė vonė, edhe pas vrasjes, nxitet ose ngritėt mitin pėr Jusufin dhe ajo ka njė inercion. Na trego kėto dy boshte edhe lėvizjet tua Zvicėr - Gjermani, shihet qė keni njė njohuri tė dukshme duke eliminuar Belgjikėn si emigracion?

    Ibrahim Kelmendi: Fillimi i kėsaj lėvizjeje, pėr tė cilėn po flasim, ka ndodhur nė Gjermani, ndėrsa mė vonė epiqendra ėshtė zhvendosur nė Zvicėr, pėr faktin se nė Gjermani kishin ardhur shumė emigrantė gjysmė-analfabetė, domethėnė ishin vėshtirė tė “pėrpunueshėm”, ndėrsa nė Zvicėr shumica kishin njė shkollė tė mesme. Nė kėto dy shtete emigracioni ka qenė mė i madh nė atė kohė. Nė Belgjikė nuk kishte emigracion aq tė madh. Atje ishin dy grupime tė mėdha, emigrantė politikė nga Shqipėria dhe emigrantė ekonomik shqiptarė nga Turqia. Tė dy grupimet ishin kryesisht tė paarsimuara.

    Express: Pse ishte Jusuf Gėrvalla cak i UDB-sė, dhe pse ai ishte i rrezikshėm pėr tė?

    Ibrahim Kelmendi: Unė them qė UDB-ja duhet tė ketė gjykuar se u arratis njė kuadėr mė intelektual se kėta tė tjerėt qė ishin deri atėherė dhe prandaj do ketė influencė mė tė madhe. Emigrantėt e paarsimuar nė atė kohė kanė pasur njė kult ndaj intelektualit, sepse ka pas njė deficit tė madh nė Kosovė. Kėta emigrantė qė kishin shkuar atje pėr tė punuar, kanė marrė atė gjendje sociale me veti, dmth. edhe kultin pėr intelektualin dhe atė gjendje e kanė konservuar. Menjėherė u pėrhap lajmi se u arratis njė intelektual i zoti. Prandaj UDB-a priste se ai do tė ketė njė ndikim tė madh. Pėr kėtė arsye ajo qysh nė fillim u mundua t’i presė hovin. Kėshtu qė nė start Rezili, personazhi qė unė e argumentoj si doras, akoma pa arritur Jusufi, filloi tė pėrhapė propagandė se Jusufin e ka dėrguar UDB-ja pėr tė na pėrēarė dhe se jemi tė rrezikuar nga ai. Kjo po ndodhte akoma pa hy nė tokė gjermane Jusufi. Kjo ishte metoda mė e efektive pėr t`i frikėsuar njerėzit. Rezili nė mėnyrė aktive u mor me kėtė propagandė. Pothuajse 24 orė rrinte nė stacione treni nė Shtutgard, ju drejtohej shqiptarėve kur i njihte e nuk i njihte, mjaftonte kur i shihte se po blenin gazetėn “Rilindja”. I gostiste me kafe dhe mandej u thoshte se UDB- a ka ēuar njė UDB-ash. Unė gjykoj nga ky kėnd, se UDB-a ka marrė masa tė menjėhershme qė Jusufin ta pengonte qė tė mos kishte ndikim qysh nė startim tė veprimtarisė se tij nė ekzil. UDB-ja mori ofensivė qė ta diskreditojė Jusufin.

    Express: A ka pasur sukses Rezili, personazhi juaj, qė ta diskreditojė Jusufin sidomos te njė masė qė ka qenė krejtėsisht analfabete?

    Ibrahim Kelmendi: Te njerėzit qė i kemi pas afėr vetes, si tė anėtarėsuar, si simpatizantė, nuk ka pasur fare influencė. Ai pat krijuar influencė tė kufizuar te njė grupim i vet, sepse sapo u hetua qė nė Gjermaninė Qendrore filluam njė angazhim konkret patriotik, si kundėrpeshė ai nė Shtutgart formoi njė grup qė fillimisht e quajti Grupi komunist “Zėri i Kosovės”.

    Express: Pse personazhi juaj do tė jetė vrasės dhe pse shqiptari duhet tė jetė vrasės i Jusuf Gervallės e jo pėr shembull njerėz tė specializuar tė UDB-sė? Nė libėr duket e mjegulluar kjo.

    Ibrahim Kelmendi: Sepse edhe unė po tė kisha qenė oficer i UDB-sė njėsoj do tė kisha vepruar, do kisha zgjedh njė shqiptar si doras. Kjo pėr faktin se nėse do e zbulonin gjermanėt, atėherė do pėrhapej dezinformatė: “Shqiptarėt vriten nė mes veti pėr probleme tė tyre tė brendshme”. Ky duhet tė ketė qenė motivi apo qėllimi kryesor i UDB-sė, pse ka urdhėruar shqiptarė pėr tė bėrė atentatin.

    Express: Ju e njihni Rezilin, ai ėshtė gjallė, jeton nė Kosovė. Jeni frikėsuar ndonjėherė se nuk e thoni tė vėrtetėn, se dorasi nuk ėshtė ai, edhe pse nė libėr detajisht e pėrshkruani personazhin si vrasės dhe jepni arsyen pse ėshtė doras?

    Ibrahim Kelmendi: Unė nė kėtė drejtim e kam ndėrgjegjen e qetė. Thėnė tė drejtėn, dėshiroja qė Rezili tė ketė njė alibi, tė mos ketė qenė atentatori, vrasėsi, por kryehetuesi, tė cilin fillimisht e kam orientuar drejt Rezilit si atentator i mundshėm, katėrēipėrisht mė ka bind se Rezili nuk ka alibi. Ai dy herė ka qenė i arrestuar pėr kėtė qėllim. Atėherė unė kisha informata tė bollshme qė tė dyshoj nė Rezilin, meqė kishte dhėnė njė urdhėr pėr t’u bėrė atentati ndaj Jusufit. Ngase i kishte dėshtuar, do e ketė vendosur ta bėnte vetė, sepse pėr dėshtim tė parė UDB-a mund t’i ketė kėrkuar llogari. Prandaj, kur krye-hetuesi mė ka bind se ai nuk ka alibi, atėherė u bėra kategorik, se dorasi duhet tė jetė Rezili.

    Express: Dorasi ka dhėnė njė alibi se ka qenė te motra…., por ju e demaskoni kėtė?

    Ibrahim Kelmendi: Unė e kam bėrė kėtė duke u thirr nė bashkėbisedimet qė kam pasur me kryehetuesin, sepse ai thotė qė motra ka qenė shumė mirė e pėrgatitur, e ka mbuluar shumė mirė Rezilin, por nipat e tij, me tė cilėt ka biseduar kryehetuesi, kanė treguar se daja i tyre s`ka qenė natėn e krimit tė motra, bile ata i kanė treguar se nuk kishte qenė gati pėr dy vjet aty. Fatkeqėsia e tij (kryehetuesit), siē ėshtė shprehur vetė kryehetuesi, ėshtė se ligji nė Gjermani e ndalon qė tė miturit tė jenė dėshmitarė nė gjyq.

    Express: Ju e dini se kush ėshtė vrasėsi. Ai ėshtė Rezili. Meqė ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur tė miturit e motrės sė tij tash janė rritur, ata mund tė flasin nė gjyq? Rezili jeton nė Kosovė nė njė rajon tė caktuar. Cili ėshtė obligimi moral i mikut tė Jusufit, i cili ėshtė gjallė?

    Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral ėshtė qė tė testoj opinionin, kam drejtė unė apo nuk kam tė drejtė tė shkeli mbi amanetin e Jusufit pėr tė bėrė pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit. Pastaj obligim moral tashmė duhet ta kenė edhe lexuesit, qė e kanė lexuar romanin “Atentatet”…

    Express: Kemi tė bėjmė me vrasje, porosia ėshtė ēėshtje morale.

    Ibrahim Kelmendi: Unė kam dilema, prandaj po marrė mendime nga njerėzit, se ēfarė pėrshtypjeje u ka bėrė romani. Edhe tė tjetėr kanė mundėsi tė bėjnė denoncimin. Janė me qindra qė e dinė emrin e vėrtetė tė Rezilit, pasi e dinė se ai ka qenė kryetar i grupit komunist “Zėri i Kosovės”. Ata nuk janė tė lidhur emocionalisht me Jusufin, siē jam unė qė ndjehem i obliguar tė respektojė njė porosi tė tillė. Pra, ata i kanė mundėsitė mė tė hapura. Nėse ata s’e bėjnė, unė do i pres diskutimet dhe nėse mė thuhet, se ėshtė mė me rėndėsi denoncim i dorasit, sesa porosia e Jusufit, atėherė do ta bėj kėtė.

    Express: Meqenėse po i lėmė lexuesit qė ta lexojnė librin, nuk po ndalemi te rasti Gėrvalla, se si ėshtė vrarė. Ti e prek njė element jashtėzakonisht interesant nė libėr ose mė mirė tė themi ke prek edhe njė personazh tjetėr, Emil Kastriotin. Njė personazh tejet konfuz, por njė personazh i qartėsuar nga ti dhe i paqartė nė veprimtarinė e tij. Pse duket Emil Kastrioti i tillė?

    Ibrahim Kelmendi: Unė e kam njohur atė edhe personalisht. Kam biseduar shpesh me tė, sepse me secilin veprimtar nė migracion unė s’kam pas kurrė njė lloj paragjykimi tė rri e tė bisedoj me tė, qė tė shikoj a kemi diēka tė pėrbashkėt qė na lidh. Edhe nė saje tė atyre takimeve, mė ėshtė imponuar tė krijoj njė lloj intuite qė tė mundem t’i vlerėsojė dhe t’i kategorizoj njerėzit, janė apo nuk janė pėr bashkėpunim. Kėshtu unė, qysh herėt, Emilin e kam kategorizuar nė atė skedarin tim, se nuk ėshtė pėr bashkėpunim, se ėshtė destruktiv, bile se ėshtė i dyshimtė. Por me Emilin dhe tė tillėt, nuk kam dėshiruar tė hyj nė konflikt, sepse gjykoja se do harxhoja kot energji time dhe tė organizatės ku bėja pjesė.

    Express: Nė libėr i sheh ata si njerėz tė rrezikshėm, megjithatė?

    Ibrahim Kelmendi: Po, sigurisht, bile si shumė tė rrezikshėm dhe unė kam menduar qė duhet t`i lėmė rehat, nuk duhet tė merremi me ta. Nėse merremi me ta, atėherė procesi shkon duke eskaluar dhe ndoshta do shkonim deri te vrasja.
    Unė kam pas njė pėrcaktim: vrasje nė Perėndim nuk guxon tė ndodhė, njė pėr shkak tė kultit qė kam prej malėsorit, se mysafiri nuk guxon tė shpėrdorė mirėpritjen e nikoqirit, domethėnė, nė shtėpi tė huaj nuk bėhet sherr. Kėshtu qė, meqė nė Perėndim na kanė strehuar, na e kanė lejuar veprimtarinė patriotike dhe na kanė ofruar rast pėr njė jetė mė tė mirė, atėherė unė kam qenė i pėrcaktuar qė tė kanalizojmė mėrgatėn tonė kundėr vrasjeve, qoftė mes ne shqiptarėve, qoftė me tė tjerėt. Prandaj unė u kam ikur kėtyre sherrxhinjve, qė kanė qenė shumė tė rrezikshėm, dhe kurrė nuk jam marr me ta. Kur ata janė marrė me mua, unė i kam duruar, kam heshtė dhe i kam injoruar. Vetėm njė pėrplasje skandaloze e kam pas me Emilin, mė pat bėrė njė sherr tė madh, por e kam duruar, nuk jam hakmarrė.

    Express: Nė librin tėnd, realisht njė personazh krejt minor, ėshtė hero i njė pjese tė Kosovės. Ai ėshtė rivarrosur me nderime, i ėshtė ngritur kulti i personalitetit. Unė kam i kam lexuar reagimet e Ibrahim Kelmendit pėr njė personazh tė tillė, i cili gjatė jetės nė diasporė ka qenė kontrovers dhe i dyshimtė. Ju e dini pėr cilin e kam fjalėn, besoj?

    Ibrahim Kelmendi: Bėhet fjalė ndoshta pėr Vebih Ibrahimin. Atė, nga njohja ime e drejtpėrdrejtė dhe nga njohja pėrmes bashkėveprimtarėve nė Bruksel, tė cilėt e kanė njohur mė mirė se unė, e kam kategorizuar nė atė skedarin tim si element kriminel, qė merret me kontrabandė, me prostitucion me gjithēka, por veē patriotizėm e moral nuk i ka. Nė fakt shtirej se ishte veprimtar e trim patriot, po i kishte vetėm si mjet pėr punė. Kėshtu gjykoja unė atėherė dhe kėshtu vazhdoj tė mendoj, deri sa tė mė ofrohen prova kokėforta pėr tė kundėrtėn.

    Express: Po pse kėto dallime kaq tė mėdha. Realisht krijohet miti pėr njė njeri i cili nė diasporė ka pas krejt tjetėr punė?

    Ibrahim Kelmendi: Sepse kėtu ėshtė lehtė tė spekulosh. Unė di kopukė, qė janė marrė me droga, kontrabandė, imoralitet, hajni, spiunim, qė vijnė nė Kosovė, paguajnė gazetar fukara, financiarisht dhe profesionalisht, qė punojnė nė televizion ose nė gazeta dhe ua bėjnė me porosi reportazhet pėr t’i bėrė hero. Pastaj ato shkrime i manipulojnė njerėzit, meqė nuk janė tė informuar. Akoma kemi njerėz tė shkretė, qė kanė njėfarė kulti tė vjetėr, se ato qė pasqyron televizioni ose gazeta, duhet tė jetė e vėrtetė. Pastaj tė tillėt fillojnė tė madhėrojnė edhe keqbėrės, fillojnė t’u thurin kėngė…

    Express: Por, edhe miku i juaj, Haqif Mulliqi e ka madhėruar Enver Hadrin.

    Ibrahim Kelmendi: Nuk e di. Ai e paska bėrė njė punė nė mungesė tė informatave, ose mund ta ketė ndjerė si obligim moral, sepse, ndoshta, nė kohėn e fundit Enver Hadri ka fituar njė lloj ndėrgjegjėsimi patriotik dhe njė siguri, se mund t’ia kthen shpinėn padronit. Dhe ky lloj guximi atij i kushtoi me jetė. Ne e kemi diskutuar njė rast, kur ai doli tė propagandonte dhe tė mbledhė lekė nė emėr tė asaj qė ka merita pėr rezolutėn e parė pėr Kosovėn, qė pat aprovuar Parlamenti Evropian. Meqė unė isha nė dijeni pėr procesin e rezolutės qė nė nismė, atėherė e kėshillova:
    “Enver je duke e rrezikuar veten. Ti ke dėgjuar si krejt bota nė lajme pėr rezolutėn. Tjetėr meritė pėr tė nuk ke. Mos i dil zot, sepse jo tė gjithė nacionalistėt serbė nė Evropė i ka UDB-ja e Beogradit nėn kontroll dhe dikush prej tyre mendon qė ti vėrtet e ke atė meritė qė po mundohesh ta pėrvetėsosh. Ndonjėri prej tyre mund tė hakmerret ndaj teje, prandaj rri rehat dhe mos ia sjellė vetes ujkun nė torishtė, nė mėnyrė kaq naive. Edhe kėtė punėn e mbledhjes se tė hollave te bashkatdhetarėt, gjoja nė emėr tė shpenzimeve qė ke bėrė pėr tė korruptuar parlamentarėt pėr tė miratuar rezolutėn, do tė lutesha ta ndėrpresėsh, mos i bezdisė se nuk i meriton”. Kanė qenė tė paktėn edhe 10 veta prezent, nė klubin shqiptar “Idriz Seferi” nė Bruksel, kur e kemi debatuar kėtė ēėshtje. Tash edhe Haqifi ka ndjerė obligim moral tė shkruaj, por edhe unė kam ndjerė obligim moral qė t`ia organizojmė varrimin, sepse nuk ka pas kush t’ia organizojė. Njerėzit e Lėvizjes i kam kėshilluar qė tė merren me organizim sa mė dinjitoz tė varrimit tė tij, sepse, megjithatė, mė ėshtė dukur njė gjest shumė i mirė e i guximshėm, qė Enveri ka provuar tė dalė nga shėrbimi, sepse ka menduar qė ishte dobėsuar UDB-ja. Unė nuk druhem t`i them gjėrat e pėrparme tė tij, po kuptohet, siē i kam vlerėsuar nė kohė dhe do gėzohesha, sikur tė kisha prova qė tė bindesha se ai ka qenė gjithė jetėn patriot.

    (Gazeta Express, Prishtinė, mė 11 e 12 Mars 2007)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    S f i d a t e r a dh Ė s



    (Kosova: rruga e mundimshme drejt shtetit)



    Autor: Ibrahim Kelmendi



    Pėrmbajtja:



    1. Shtetbėrja dhe shtetndėrtimi:



    1. a. Bashkėshtetasit tanė serbė pėr momentin janė penguesit kryesorė tė shtetbėrjes e tė shtetndėrtimit tė Republikės sė Kosovės.



    1. b. Edhe disa bashkėshtetas shqiptarė janė pengesė serioze pėr shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin.



    1. c. Krimi i organizuar vėshtirėson seriozisht shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin.



    1.d. Korrupsioni “shtetėror” kundėrshtar shumė serioz i shtetbėrjes, i shtetndėrtimit dhe i zhvillimit ekonomik e demokratik.



    1. e. Vonesa e mosnjohjes nga shumica e shteteve tė botės dhe vonesa e mosanėtarėsimit nė OKB, po e vėshtirėson shtetbėrjen, por kjo nuk duhet tė na dėshpėrojė e alarmojė shumė.



    1. f. Insistimi i tashėm pėr tė pasur ushtri-armatė, mė shumė e dėmton se sa e ndihmon shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin e Republikės sė Kosovės



    2. Zhvillimi demokratik:



    2. a. Rrugėtimi i demokracisė.



    2. b. Profilizimi, demokratizimi e rritja e partive politike pėrshpejtojnė shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin, pėrshpejtojnė zhvillimin demokratik e social tė shoqėrisė, pėrshpejtojnė zhvillimin ekonomik e social.



    2. c. Mėnyrat dhe kriteriet e qasjes ndaj tė kaluarės



    2. d. Gjallėrimi i shoqėrisė civile (qytetare), faktor tjetėr me rėndėsi pėr zhvillim tė pėrshpejtuar demokratik.



    3. Zhvillimi ekonomik:



    3. a. Energjia elektrike e prodhuar nga TEC-et duhet tė jetė orientim kryesor pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik.



    3. b. Nxjerrja dhe industria pėrpunuese e xeheve duhet tė jetė orientim shoqėrues pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik.



    3. c. Firmat e mesme janė shpirti i zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik.



    3. d. Rigjallėrimi dhe zhvillimi i hovshėm i bujqėsisė dhe blegtorisė ėshtė tepėr i domosdoshėm.



    3. e. Bankat dhe firmat e sigurimeve duhet tė disiplinohen pėr biznes transparent dhe kreditim me kamatė ekonomike.



    3. f. Shėndetėsia tashmė po menaxhohet si biznes, prandaj duhet tė reformohet qė tė jetė nė gjėndje tė pėrballojė krizėn dhe kriminalitetin aktual dhe “pėr t’u kanalizuar” qė t’u pėrgjigjet sfidave pėrkatėse nė tė ardhmen.



    3. g. Roli i emigracionit nė zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik ėshtė i madh po tė dihet tė joshet pėr interesa tė tij dhe pėr interesa tė Kosovės.



    * * *



    Pėr mbyllje: Katarsis (“pastrim i shpirtit”)



    SHQETĖSIMET DHE SFIDAT E RADHĖS



    Sakrificat dhe pėrpjekėt e popullit tonė, ndėrhyrja e forcave tė NATO-s, veēmas pėrkrahja e SHBA-ve dhe e shteteve tė Perėndimit pėr tė shpėtuar popullin tonė nga gjenocidi serb, na ndihmuan, mė nė fund, tė bėjmė shtetin tonė - Republikėn e Kosovės. Kjo ėshtė fitore vėrtet e madhe.

    Populli shqiptar i kėsaj hapėsire, ishte i pushtuar me shekuj. Po tė numėronim tė gjithė pushtuesit, qė kanė pėrzėnė njėri-tjetrin nė hapėsirėn tonė, mbase do na merrej fryma. Dhe vėrtet ėshtė njė mrekulli e llojit tė vet, se si populli ynė nė kėtė hapėsirė, ka arritur tė mbijetojė e tė mos asimilohet i tėri.

    Pėr nivelin e angazhimit kolektiv dhe individual pėr tė arritur deri tė pavarėsimi i tanishėm shtetėror, ėshtė folur e shkruar goxha shumė, por edhe pėr ata qė nuk janė angazhuar ose qė kanė qenė kundėr. Herė me vėrtetėsi e herė kuturu. Varėsisht nga kėndvėshtrimi. Asgjė e veēantė. Edhe historitė e popujve tė tjerė janė pothuajse tė ngjashme. Dallojnė sidomos pėr faktin se shumė popuj pavarėsimin e tyre shtetėror e kanė arritur nė mėnyrėn e tyre mė herėt dhe shumė mė herėt. Por, fatkeqėsisht, ka ende popuj qė mbahen tė pushtuar.

    Pėr pėrkrahjen dhe ndihmėn qė na kanė dhėnė, sidomos shtetet e zhvilluara demokratike tė Perėndimit, nė kėtė proces vendimtar, ende nuk janė bėrė analiza tė gjithanshme. Kėto duhet dhe kanė pėr t’u bėrė nė tė ardhmen. Megjithkėtė ėshtė bindja ime se NATO-ja nuk ndėrhyri ushtarakisht pėr tė ndalur gjenocidin serb nė Kosovė pėr interesa tė ngushta kolonialiste, siē ndodhte nė tė kaluarėn, as edhe pėr dofarė interesash strategjike. Them kėshtu pasi mė rastis tė lexoj e tė dėgjoj mendime tė njėanshme, se gjoja Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, NATO-ja, kanė ndėrhyrė nė Kosovė pėr interesa tė tyre strategjike. Kėsaj radhe kėto shtete ndėrhynė thjesht pėr tė penguar katastrofėn humanitare, pasi gjenocidi serbomadh i atyre pėrmasave nuk mund tė tolerohej e pranohej mė nė Europė, si nė kohė tė shkuara.

    Edhe pėr fatin, i cili kėsaj radhe ishte nė anėn tonė, mbase do tė shkruhet, sidomos kur do tė kemi parasysh se kemi pasur potencial qė tė angazhohemi edhe mė shumė, por nuk jemi angazhuar e nuk kemi vepruar bollshėm, qė tė mobilizojmė gjithė energjitė e popullit tonė. Megjithatė fati na ndihmoi kėsaj radhe dhe Kosova u pavarėsua. Ndonjėherė kam menduar se fatin na e dėrgoi Zoti, meqė i erdhi keq pėr ne fatkėqinjtė e deridjeshėm dhe prandaj shpėrbleu shumėfish pėrpjekjet e angazhimet ēlirimtare tė popullit tonė, na shpėrbleu, sidomos pėr hir tė sakrificave tė mėdha njerėzore.

    Gjithsesi duhet tė jemi tė lumtur dhe kėtė lumturi tani nuk duhet tė na e turbullojė as ndonjė garė e individėve qė rrahin gjoksin se kanė dhėnė kontribut mė shumė se tė tjerėt. Nė mos tjetėr, historia do tė vlerėsojė meritat e secilit, nga se, po vlerėsuam veten tonė, ne aktorėt e pėrjetuesit e ngjarjeve, druaj se do tė ishim tepėr subjektiv. Do mendoja se tani prej nesh do kėrkohej qė tė rrėfenim sa mė sinqerisht pėr angazhimet e pėrjetimet tona dhe t’ua lėmė ato si informim pasardhėsve qė t’i bėjnė vlerėsimet.

    Pėr momentin nuk kemi kohė dhe nevojė qė tė harxhojmė shumė energji duke u marrė teprueshėm me tė kaluarėn. Mjafton tė merremi vetėm aq sa ėshtė e nevojshme, pėr tė ditur se si kemi ardhur deri kėtu, qė t’ ia qėllojmė sa mė mirė se si do tė ecim drejt tė ardhmes. Dhe qė t’ ia qėllojmė sa mė mirė, duhet tė pėrcaktohemi pėr prioritete, tė cilat, unė, kėsaj radhe, po i quaj paksa nė gjuhė poetike: sfidat e radhės.



    Sfidat aktuale dhe kryesore tė radhės janė tri:

    1) Shtetbėrja dhe shtetndėrtimi;

    2) Zhvillimi demokratik;

    3) Zhvillimi ekonomik.



    1. SHTETBĖRJA DHE SHTETNDĖRTIMI



    Tashmė u bėmė me shtet konkret, tė cilin, edhe pėr aq sa e kemi, mund ta ndiejmė e ta prekim. Tė gjithė i jemi gėzuar kėsaj fitoreje. Janė gėzuar edhe ata qė mė herėt nuk angazhoheshin pėr tė. Shumė mirė edhe kjo. Gėzimin nuk na e kanė zbehur shumė as pėrfoljet, analizat, garat, se shtetin mund ta kishim bėrė mė herėt, se mund ta kishim bėrė mė mirė, se ndonjėri ka merita mė shumė se sa tjetri etj. Gjithandej ka tė vėrteta, gjysmė tė vėrteta dhe spekulime tė gjithėllojshme. Mirė qė nuk ndrydhen mendimet dhe as spekulimet e individėve. Kjo ėshtė dėshmi e parė e lirisė se tė menduarit dhe tė shprehurit nė shtetin tonė, gjegjėsisht dėshmi e demokracisė pluraliste. Gėzimin nuk do tė na e zbehė shumė as fakti se shtetin tonė ende nuk e kemi bėrė krejtėsisht tė pavarur dhe sovran. Jemi nė rrugė tė mbarė dhe tė pakthim pėr ta bėrė shumė shpejt. Pėr kėtė na ngushėllon edhe fakti se pothuajse asnjė shtet i botės mė nuk ėshtė plotėsisht i pavarur dhe sovran, pasi zhvillimet e hovshme teknologjike, informative e shoqėrore e kanė shndėrruar planetin tonė nė njė fshat tė vogėl, siē po praktikohet tė thuhet nė mėnyrė simbolike. Synimi ynė i pėrgjithshėm, se sa, kur dhe si mund ta bėjmė shtetin tonė sa mė tė pavarur dhe sa mė sovran, na bėnė qė tė jemi mė konstruktiv, mė optimistė, mė tė pėrmbajtur dhe mė pak euforikė. Por kemi sa tė duash edhe kritikė e skeptikė ndaj shtetbėrjes dhe shtetndėrtimit tonė. Ata druajnė dhe kritikojnė, se realizimin e pavarėsisė e tė sovranitetit nuk po e bėjmė shpejt, sa duhet dhe si duhet. Edhe kėta kanė tė drejtė nga kėndvėshtrimi i tyre. Kurse analizat nga kėndvėshtrimi im mė rezultojnė: Kėshtu e kaq ditėm e mundėm, po tė kishim ditur mė mirė, po tė kishim mundur mė shumė, nuk do ishim kaq tė vonuar dhe nuk do kishim kėtė gjėndje. Prandaj analizat duhet tė kenė pėr bazė mundėsitė e rrethanat reale nė kohė e hapėsirė e jo dėshirat.

    Fakt ėshtė qė deri tani nuk kemi ditur e nuk kemi mundur tė realizojmė shtet tė pavarur e sovran nė nivel tė dėshiruar e tė synuar. Nuk kishim fare shtet mė se dy mijė vjet, kishim njė, i thėnēin, krahinė, para gjashtėdhjetė vjetėsh, pastaj autonomi federative nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė, para tridhjetė e katėr vjetėsh, shtet virtual pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė (1991) dhe tek tani po bėjmė shtet konkret. Plotėsisht tė pavarur e sovran nuk do ta kemi as pas 15 qershorit, kur fuqizuam Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Por, edhe kaq sa e kemi, sigurisht qė i gėzohemi, pasi jemi tė bindur se ia kemi vėnė themelet e sigurta. Sidomos njohja e Republikės sė Kosovės nga tė gjitha shtetet mė tė zhvilluara demokratike dhe nga ndonjė shtet qė nuk ėshtė gjithaq i zhvilluar e demokratik, ėshtė njė garanci e fortė se shteti ynė po shkon drejtė realizimit tė plotė. Nuk duhet tė na dėshpėrojė shumė as mosnjohja e menjėhershme nga tė gjitha shtetet dhe as mosanėtarėsimi i shpejtė nė OKB. Nuk duhet tė na dekurajojė as kėrkesa serbe drejtuar Ansamblesė sė OKB-sė, qė pavarėsimit tė Kosovės t’i bėhet gjyq ndėrkombėtar. Mbase kjo mund tė na dal pėr mbarė, sepse shpeshherė planifikimet dhe b[mat ostrukcioniste e nacionaliste antishqiptare serbėve u janė kėthyer bumerang? Pėr ngushėllim do tė duhej tė kemi parasysh Tajvanin. Pėr shumė dekada nuk e kanė njohur shumė shtete tė botės dhe, pėr rrjedhojė, nuk ėshtė as anėtare nė OKB, kryesisht pėr shkak tė qėndrimit dhe pretendimit tė Kinės. Por unė, sigurisht edhe shumė banorė tė Kinės, mė parė do tė kishim pranuar tė jetonim nė Tajvanin “e panjohur” si shtet e si anėtar tė OKB-sė, se sa nė Kinėn sovrane, superfuqi e shtet me tė drejtė vetoje nė Kėshillin e Sigurimit.

    Edhe pse e kemi kėtė shtet, me pavarėsi e sovranitet tė kufizuar, nuk do duhej tė hutohemi qė ta vlerėsonim si tė vetėmjaftueshėm dhe tė sigurt. Shteti ynė ėshtė nė provė. Duhet ta bėjmė e ta ndėrtojmė qė tė jetė i mjaftueshėm dhe i vlefshėm sė pari pėr vetė shtetasit e tij, por edhe pėr tė plotėsuar kriteret qė i kėrkojnė nga ne, sidomos shtetet qė e kanė njohur shtetin tonė. Nuk guxojmė tė zhgėnjejmė vetėn tonė, dhe as miqtė, qė po na pėrkrahin e ndihmojnė qė tė bėjmė shtet sa mė tė konsoliduar nė aspektin e zhvillimit demokratik, ekonomik, social, kulturor, me njė fjalė qė tė bėjmė shtet sa mė tė qytetėruar. Prandaj duhet tė vetėdijesohemi, sa mė shumė qė tė jetė e mundur, pėr pėrgjegjėsitė tona konstruktive nė kohė dhe hapėsirė.

    Shteti ėshtė “produkt” i mundėsive dhe i marrėveshjes sė qytetarėve tė tij, ėshtė kontratė kolektive pėr formė tė bashkėjetesės e tė organizimit, por ėshtė i kushtėzuar edhe nga njohja ndėrkombėtare. Prandaj secili duhet tė respektojė kėtė proces, dhe tė angazhohet pėr ndėrtimin e pėr pėrparimin e shtetit tonė, siē interesohet njeriu pėr tė krijuar familje dhe pėr tė ndėrtuar shtėpi tė tij.

    Do tė ishte idealizėm iluzionist sikur tė prisnim qė secili bashkėshtetas do ta mirėpriste formimin e kėtij shteti dhe secili do tė angazhohej maksimalisht pėr ndėrtimin e zhvillimin e mbarė tė tij. Ēdo shtet i botės ka banorė pasiv tė tij, por gjithsesi ka edhe kundėrshtarė tė brendshėm dhe tė jashtėm. Numri i banorėve pasivė zvogėlohet nė raport me zhvillimin e shtetit qė prodhon rritje tė mirėqenies sociale dhe rritje tė vetėdijes qytetare tė shtetasve, kurse edhe numri i kundėrshtarėve tė brendshėm e tė jashtėm bie nė raport me nivelin e ndėrtimit e tė zhvillimit demokratik, ekonomik e shoqėror tė shtetit.

    Aktualisht ne nuk mund tė ndėrtojmė shtetin tonė sipas dėshirave, bindjeve dhe pėrcaktimeve tona, sepse jam i mendimit qė nuk do tė dinim dhe nuk do tė mundnim, nuk kemi pėrvojė, kapacitete, vetėdije dhe identitet tė mjaftueshėm kombėtar e shoqėror pėr tė qenė nė gjėndje tė ndėrtojmė menjėherė shtet tė zhvilluar demokratik. Por kėto deficite po na i kompensojnė pėrkrahėsit e shtetit tonė - shtetet e zhvilluara demokratike (Brukseli dhe Uashingtoni). Lum si ne qė kėto shtete po na ndihmojnė e po e mbikėqyrin ndėrtimin e shtetit tonė!



    1. a. Bashkėshtetasit tanė serbė pėr momentin janė penguesit kryesorė tė shtetbėrjes dhe tė shtetndėrtimit tė Republikės sė Kosovės



    Pėr momentin kundėrshtuesit mė me ndikim tė shtetbėrjes dhe shtetndėrtimit janė pothuajse tė gjithė bashkėshtetasit tanė serbė. Sigurisht kundėrshtues ka edhe pak bashkėshtetas shqiptarė, por ata nuk po e bėjnė publik kundėrshtimin e tyre. Bashkėshtetasit tanė serbė janė kundėr, sepse ashtu janė “tė ndėrtuar” nė shekuj dhe aktualisht atė “ndėrtim” po ua nxit e shpėrdoron klasa politike nacionaliste e Beogradit. Qė t’i sqarojmė, bindim e kthjellojmė bashkėshtetasit tanė serbė pėr bashkėjetesė dhe tė kundėrshtojmė angazhimin nacionalist tė Beogradit, ne, bashkėshtetasit shqiptarė, sikur nuk jemi angazhuar si e sa duhet qė kur Kosova u ēlirua nga pushtimi serb. Bashkėshtetasve tanė serbė nuk u kemi ofruar, mjaftueshėm e bindshėm bashkėjetesė, siguri e perspektivė, tė paktėn jo nė ato pėrmasa sa ta bindim shumicėn e tyre pėr bashkėjetesė. Disa shqiptarė, tė frustruar nga Lufta; disa shqiptarė, post-trima dhe patriotė njėdimensionalė, i fajėsuan kolektivisht bashkėshtetasit tanė serbė pėr gjenocidin shtetėror serb ndaj popullit tonė. Nė disa raste ata nuk u pėrmbajtėn as nga hakmarrja individuale ndaj ndonjė serbi tė pambrojtur. Por rastet fatmirėsisht ishin tė pakta, po tė bėnim krahasime me ēka kishin pėrjetuar shqiptarėt nga terrori shtetėror serb pak kohė mė parė. Gjithsesi, edhe po t’i mbajmė parasysh ato rrethana, rastet e hakmarrjeve ishin tė tepėrta, ishin jonjerėzore, pasi ishin raste kriminale dhe assesi nuk ishin as nė interesin tonė kombėtar e politik. Nė rrethana tė tilla as Beogradi nuk vetėpėrmbahej nga kryerja e ndonjė krimi makabėr ndaj bashkėshtetasve tanė serbė, qė pastaj t’ua vishte e tė akuzonte shqiptarėt. Tė pėrmendim rastin e fėmijėve serbė nė fshatin Grozhdec tė Pejės, rastin e Momēillo Trajković-it, rastin e Fushė-Kosovės etj., tė cilat, jam plotėsisht i bindur, i kanė planifikuar dhe kryer kriminelėt serbė, tė organizuar nga shėrbimet e ndryshme tė sigurimit tė Beogradit. Tanimė ėshtė bėrė e qartė edhe pėr mė naivėt se qeveria e Beogradit nuk heziton tė planifikojė e kryejė krime nė emėr tė interesa madhore kombėtare e shtetėrore serbe, pėr tė alarmuar Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe “pėr t’i treguar” opinionit ndėrkombėtar: “Ja ē’bėjnė shqiptarėt, ata qė i mbrojtėt JU”. Nuk mund tė thuhet se propaganda serbe nuk arrinte efekte. Fatkeqėsisht as UNMIK-u nuk ishte i vendosur pėr t’i zbardhur ato krime dhe pėr tė kapur e dėnuar kriminelėt. Por tė shpresojmė se organet tona pėrkatėse, do tė duan dhe do tė mundin, tė ndihmuara nga EULEX, do t’i zbardhin njė pėr njė dhe kriminelet t’i dėnojnė meritueshėm.

    Shumica e shtetbėrėsve dhe shtetformuesve shqiptarė po vazhdojnė t’i kundrojnė, t’i mirėkuptojnė e t’i tolerojnė bashkėshtetasit tonė kundėrshtues serbė. Ndaj tyre qeveritarėt tanė po sillen mė tolerancė, duke mos rėnė nė grackėn e provokimeve tė ndryshme, meqė e kanė kuptuar se ėshtė nė interes tė shtetbėrjes e tė shtetndėrtimit tė shtetit tonė, ėshtė nė interes tė sigurisė, tė paqes dhe tė ardhmėrisė sonė tė pėrbashkėt. Mė nė fund ėshtė nė interes tė paqes nė rajon krijimi i njė klime nė pėrputhje me synimet dhe rrjedhat e botės sė qytetėruar. Pėr kėtė arsye bashkėshtetasve tanė serbė duhet t’u japim ende kohė qė tė kuptojnė se cila ėshtė ardhmėria e tyre nė Republikėn e Kosovės. Atyre duhet t’u japim kohė qė tė kuptojnė realitetin e ri. Atyre duhet t’u japim kohė qė tė kuptojnė se ėshtė edhe nė interes tė tyre qė tė ēlirohen nga privilegjet e tė kaluarės si pushtues e sundimtarė dhe t’i kthehen sė ardhmes - bashkėjetesės sė barabartė si bashkėqytetarė.

    Ne i vlerėsojmė dhe i ēmojmė tė gjithė serbėt etnikė tė Kosovės me tė cilėt kemi bashkėjetuar me shekuj nė Kosovė. Ne respektojmė edhe tė drejtat e serbėve kolonistė, tė cilėt qeveria mbretėrore e Beogradit i kishte sjellė nė Kosovė, nė kuadėr tė politikės kolonizuese e serbizuese tė Kosovės, nė vitet 1912-1990. Kurse serbėt qė pushteti i Miloshević-it i ka sjellė nė Kosovė pas vitit 1990 mendoj se nuk duhet tė gėzojnė me “automatizėm” (ipso iure) tė drejtė shtetėsie. Arsyetimet pėr kėtė pėrcaktim mbase dihen. Serbia ia pat suspenduar Kosovės, me dhunė, atė gjysmautonomie qė kishte, nė vitin 1989 dhe pastaj ajo pėrzuri pothuajse tė gjithė tė punėsuarit shqiptarė, duke sjellė nė vend tė tyre punėtorė, policė e administratorė serbė, njė pjesė e tė cilėve ishin refugjatė serbė nga Bosnja e Kroacia.

    E drejta e shtetėsisė duhet t’u njihet me “automatizėm” tė gjithė banorėve tė Republikės sė Kosovės, po vetėkuptohet, edhe tė gjithė refugjatėve dhe emigrantėve shqiptarė, serbė e tė tjerėve refugjatė minoritarė tė Kosovės, tė cilėt kanė jetuar para vitit 1990 nė Kosovė. E dihet se kemi shumė mė tepėr refugjatė shqiptarė se sa refugjatė serbė, por pėr kthimin e refugjatėve shqiptarė nė Kosovė as qė po flitet tani. Kurse atyre qė janė vendosur nė Kosovė pas vitit 1990, por qė pretendojnė tani tė jenė shtetas tė Republikės sė Kosovės, nuk duhet t’u njihet shtetėsia me “automatizėm” dhe kjo duhet tė saktėsohet e tė sanksionohet nė ligjin pėr shtetėsinė.

    Bashkėshtetasit tanė serbė duhet t’i pėrkrahim e t’i ndihmojmė qė tė kthehen nė tokat, shtėpitė e banesat e tyre, duke u premtuar fqinjėsi njerėzore dhe duke u garantuar se do mirėpriten e trajtohen si bashkėqytetarė tė barabartė. Nė aspektin juridik shteti ynė u ka siguruar, me Kushtetutė dhe me ligje pėrkatėse, tė drejta sociale, kulturore e kombėtare, siē nuk i janė garantuar asnjė minoriteti nė botė. Kosova ėshtė shembull unikal nė botė pėr kėto tė drejta qė u janė rezervuar e garantuar minoritetit serb dhe minoritarėve tė tjerė. Mjafton vetėm tė bėjmė njė krahasim me shtetin fqinj tė Republikės sė Maqedonisė dhe do tė shohim se sa mė shumė tė drejta u janė rezervuar e garantuar serbėve nė Kosovė nė krahasim me tė drejtat qė kanė shqiptarėt nė Maqedoni. Nė Maqedoni mbi 35 pėr qind e popullsisė janė shqiptare etnikė. Ata nuk i kanė as 50 pėr qind tė drejtave qė ka popullsia serbe, e cila pėrbėnė vetėm rreth 5 pėr qind tė popullsisė sė Republikės sė Kosovės. Bile, shqiptarėt nė Maqedoni, nuk gėzojnė tė drejta gjuhėsore e kombėtare as edhe sa rreth 10 mijė minoritarė turq nė Kosovė. Edhe mė pak tė drejta kanė shqiptarėt nė Serbi, qė numerikisht janė mė shumė se sa numri i serbėve nė Kosovė. Pakuptueshėm nė Kosovė po hezitohet tė paraqiten kėto krahasime, tė cilat dėshmojnė se nė shtetin tonė minoritetet kanė shumė herė mė tepėr tė drejta se sa ato qė kanė tė drejta shqiptarėt nė Maqedoni dhe nė shtetet e tjera fqinje.

    Tani duhet tė shtrohet pyetja: Ē’duhet bėrė nėse bashkėshtetasit tanė serbė, pėr kohė tė gjatė, nuk duan tė pranojnė realitetin e ri - njohjen e Republikės sė Kosovės dhe bashkėjetesėn e barabartė nė shtetin tonė tė pėrbashkėt? Cila ėshtė zgjidhja nė kėtė rast?

    Mendoj se zgjidhja mė e shpejtė dhe mė fatlume ėshtė demokratizimi i pėrshpejtuar i Serbisė, pėr ēka po pėrpiqen Brukseli dhe Uashingtoni, ndonjėherė edhe me tepri naive. Lidhjet nacionaliste “shpirtėrore” tė Serbisė me Moskėn po dalin mė tė fuqishme se sa privilegjet dhe ndihmat politike e financiare qė po i ofrojnė Brukseli e Uashingtoni Beogradit. Kėto privilegje qė po i ofrojnė Brukseli e Uashingtoni po e llastojnė Beogradin nacionalist, i cili, qe shumė dekada, po shpėrdoron ndihmėn qė i ka dhėnė Perėndimi. Meqė ne jemi tė pafuqishėm tė ndikojmė nė marrėdhėniet e Brukselit dhe Uashingtonit me Beogradin, na mbetet qė tė presim e tė shpresojmė se Beogradi do tė demokratizohet sa mė shpejt dhe rrjedhimisht, do tė pėrcaktohet sa mė shpejt pėr tė njohur pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Edhe subjektet tona partiake do tė duhej tė provonin qė tė bashkėpunonin me partitė politike nė Serbi, sidomos me ato qė kanė orientime e pėrcaktime demokratike. Kjo do tė kishte dobi reciproke, sidomos nė fushėn e zbutjes se paragjykimeve.

    Ne nuk duhet tė pėrpiqemi t’i detyrojmė me ēdo kusht bashkėshtetasit serbė qė ta njohin Republikėn e Kosovės dhe as qė t’i mbajmė pėrdhunshėm nė Kosovė, por duhet t’i privilegjojmė ata qė ofrojnė luajalitetin e tyre pėr bashkėjetesė tė barabartė, kurse kategorinė e dytė, e cila do tė tolerojė realitetin e ri, duhet ta ndihmojmė qė tė integrohet. Serbėt ekstremistė duhet t’i lirojmė nga detyrimi qė tė jetojnė nė Republikėn e Kosovės, nėse nuk dėshirojnė. Kėta tė fundit nuk duhet t’i lusim me tepri qė tė rrinė kėtu dhe nuk duhet t’i tolerojmė qė tė bėjnė veprimtari tė dhunshme nacionaliste, sepse, kėshtu, ata do e shpėrdorojnė tolerancėn tonė dhe do tė organizojnė trazira pėr pėrfitime nacionaliste e individuale. Mbase ka edhe alternativa tė tjera mė praktike e mė pragmatike. Pėr kėtė duhet tė mendojnė e tė angazhohen institucionet shtetėrore dhe gjithė shoqėria. Koha po punon nė favor tė zgjidhjes paqėsore tė kėtij problemi dhe toleranca jonė edhe nė kėtė rast do tė shpėrblehet.

    Pėr momentin me kėtė problematikė serioze duhet tė merret mė shumė bashkėsia ndėrkombėtare, e cila po dėshmon se nuk ėshtė e vendosur qė tė angazhohet sa e si duhet pėr ta zgjidhur kėtė problem. Bashkėsia ndėrkombėtare ishte e orientuar qė ndaj shqiptarėve tė praktikonte tė ashtuquajturin “diskriminim pozitiv”, me mendimin se kėshtu do tė josheshin serbėt e Kosovės qė tė pranonin bashkėjetesėn nė Republikėn e Kosovės. Kjo praktikė nuk dha rezultate. Tashmė edhe strukturat ndėrkombėtare (UNMIK, KFOR, OSBE etj.) duhet tė jenė bindur se kanė gabuar qė kanė toleruar armatosjen e serbėve nė enklava, organizimin e tyre nacionalist nė njėsi paramilitare dhe organizimin e “pushtetit paralel”. Sidomos KFOR-i gaboi qė nuk e kontrolloi mjaftueshėm kufirin verior tė Republikės sė Kosovės pėr tė pėrmbushur detyrėn se do tė mbronte sigurinė tėrėsore tė Kosovės. Tani strukturat shtetėrore tė Republikės sė Kosovės do tė duhet tė kėrkojnė mė me ngulm, sidomos nga KFOR-i, mėpastaj edhe nga EULEX, qė tė pėrmbushin premtimin dhe pėrcaktimin e tyre pėr mbrojtjen e kufijve tė Kosovės dhe pėr tė ēarmatosur njėsitė e organizuara nacionaliste serbe nė enklava.

    Qendrimi nacionalist i serbėve tė Kosovės dhe i Beogradit po e vėshtirėsojnė shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin e Republikės sė Kosovės edhe nė aspektin ekonomik, qė ėshtė faktor me rėndėsi pėr ndėrtimin e zhvillimin e shtetit. Nga Serbia po hyjnė nė Kosovė ilegalisht mallra me shumicė, pa doganė dhe pa tatim nė vlerėn e shtuar (tvsh). Ato mallra po konkurrojnė padrejtėsisht prodhimin vendės dhe mallrat qė po importohen me doganė dhe tvsh nga shtetet e tjera. Meqė pėr momentin shteti i Kosovės nuk po ėshtė nė gjendje t’i ndalojė e t’i kontrollojė kėto hyrje ilegale, atėherė qytetarėt duhet tė vendosin qė tė mos i konsumojnė kėto mallra tė Serbisė. Kjo do tė ishte metodė mė efektive pėr momentin. Shqiptarėt qė po tregtojnė mallra serbe, tė futura ilegalisht nė Kosovė, janė kundėrshtues tė shtetbėrjes e shtetndėrtimit, njėsoj si edhe ekstremistėt nacionalistė serbė. Kurse edhe qytetarėt qė blejnė e konsumojnė ato mallra, mbase duhet ta dinė vetė se sa pandėrgjegjshėm po veprojnė kur po konsumojnė kėto mallra, pavarėsisht faktit se kėshtu po rrezikojnė edhe shėndetin e jetėn e tyre.



    1. b. Edhe disa bashkėshtetas shqiptarė janė pengesė serioze pėr shtetbėrje dhe shtetndėrtim tė shtetit tonė



    Sa u pėrket kundėrshtuesve shqiptarė, tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, qė me vetėdije ose pa vetėdije janė kundėr shtetbėrjes dhe shtetndėrtimit tė shtetit tonė, duhet thėnė se ata po sillen e po veprojnė kėshtu, sepse kanė pėr bazė vetėm interesat e tyre tė ngushta e primitive. Njė pjesė tjetėr po sillen e po veprojnė kėshtu, sepse kanė “konstrukt” destruktiv, kurse disa tė tjerė nga se nuk dinė tė sillen si shtet-bėrės e si shtetndėrtues.

    Si kundėrshtues tė qėllimshėm midis popullsisė shqiptare do tė grupoja ata individė qė po “menaxhojnė” firma serbe nė Kosovė, ata individė qė po vazhdojnė tė punojnė pėr shėrbime inteligjente nacionaliste serbe dhe tė ngjashėm. E kam marrė me rezervė njė informatė nga njė gazetė prestigjioze beogradase, se nė kohėn e sundimit tė Miloshević-it qenka zgjedhur njė taktikė perfide pėr tė kamufluar shfrytėzimin ekonomik nė Kosovė, qė tė mos dukej aq i vrazhdėt si pushteti politik. Nė kėtė kuadėr, qeveria serbe ka pėrzgjedhur rreth 300 shqiptarė “tė ndershėm” dhe nė emėr tė tyre ka regjistruar firma serbe. Ato firma tė mėdha vetėm nė dukje ishin firma tė shqiptarėve, por nė pėrmbajtje ishin firma serbe dhe pėrfitimet e tyre shkonin nė Serbi. Ato firma zotėronin gjithė tregtimin e naftės, tė cigareve, tė sheqerit, tė ilaēeve, tė miellit, tė kafesė dhe tė importeve tė tjera. Ndonjė tregtar i vogėl shqiptar, i cili blinte mallin nga ato firma, pėr ta shitur me ndonjė pėrfitim pastaj, nuk duhet tė ketė pasur peshė dhe nuk duhet parė me sy kritik, pasi kjo duhet tė ketė ndodhur nė kuadėr tė “tė luftės biologjike” pėr mbijetesė. Formimi i atyre firmave serbe, nė emėr tė shqiptarėve, ishte taktikė e logjikshme, parė nga kėndvėshtrimi i pushtuesit, pasi pushtuesi nuk e mban kot njė vend tė pushtuar, nuk e mban as pėr hir tė dofarė romantizmave nacionaliste, por e mban kryesisht pėr pėrfitime ekonomike. Ata qė kanė jetuar nė atė kohė nė shtetin virtual tė Kosovės (1990-1998), tėrėsisht tė pushtuar e tė shfrytėzuar nga Serbia, mund tė jenė mė tė saktė sesa unė, qė kam qenė 25 vjet nė ekzil, pėr tė shpjeguar veprimtarinė e atyre firmave. Shėrbime tė afta inteligjente informative nuk kishim dhe nuk kemi, pėr tė pasur tė dhėna burimore, qė tė dėshmohet nėse gazeta beogradase ka informuar ose dezinformuar. Tani do tė duhej tė shtrohej pyetja: Ku mbetėn ato firma pas Luftės, kur Kosova u ēlirua nga pushtimi serb!? Them qė as ato firma dhe as ata “pronarė” shqiptarė nuk janė avulluar , por janė ambientuar nė rrethana tė reja dhe kanė vazhduar bizneset e tyre. Ndonjė analist nuk ėshtė marrė seriozisht as me pėrfoljet nė popull, nė mungesė tė tė dhėnave burimore. Unė po shfrytėzoj opinionin e popullit, kur nuk kam tė dhėna burimore, pasi populli ka tė angazhuar gjithandej shumė sy vėshtrues e shumė veshė dėgjues. Ky opinion tė bind se tė tilla firma e “pronarė” kanė vazhduar tė veprojnė nė Kosovė edhe pas Ēlirimit. Nė kuadėr tė taktikave akomoduese e kamufluese, ata “pronarė” kanė koketuar me “tė merituarit” e me “tė fortėt” shqiptarė, i kanė korruptuar e komprometuar ata me ndonjė “ndihmė” financiare. Tregtimin e madh pas lufte mund ta bėnin kryesisht ata “pronarė”, sepse ata i kishin lidhjet dhe tė hollat. Edhe Shėrbimi Informativ, pėr tė cilin kohė mė parė u polemizua shumė, nuk besoj ta ketė pasur si pistė kryesore vėzhgimin e kėtyre firmave, pavarėsisht faktit se ndonjėrit nga drejtuesit e tij ia kam shfaqur kėtė shqetėsim timin. Faktet mbase do tė na bindin se Kosova pas lufte ka qenė “El Dorado” pėr tregtarėt e mėdhenj tė naftės, tė cigareve, tė ilaēeve, tė sheqerit, tė materialit ndėrtimor etj. Ta zėmė, vetėm nga shitja e cigareve, 2-3 tregtarė kanė nxjerrė fitime prej rreth 400 milionė euro nė vit. Ku ėshtė fitimi nga tregtia e cigareve dhe importeve tė tjera shumė fitimprurėse!? Nuk po shohim gjėkundi tė jetė investuar ai fitim voluminoz nė Kosovė. Logjika tė thotė se ai fitim u ka shkuar pronarėve tė vėrtetė nė Beograd dhe se “pronarėve” shqiptarė u ka mbetur njė shumė simbolike, pėr tė blerė makina tė mira, pėr tė gjuajtur prostituta, duke e stimuluar kėshtu prostitucionin, pėr tė ndėrtuar vila qė tė na shesin tangėrllėk prej pashallarėve tė vegjėl, pėr tė paguar kriminelė mercenarė qė tė bėjnė vrasje politike etj. Mė ka rastisur qė tė dėgjoj nga njė njeri i profesionit (sigurisht qė nuk ka qenė shtetas i Kosovės), se Vitin e Ri 2002 janė parė ta kalojnė si mysafirė tė djalit tė Slobodan Miloshević-it pesė biznesmenė shqiptarė tė Kosovės nė hotelin e famshėm tė Dubait. Dhe kėta biznesmenė gėzonin e gėzojnė autoritet tė madh nė Kosovė, pasi vazhdimisht ishin nė shoqėrim me “tė merituarit” e “tė fortėt” shqiptarė, edhe me disa udhėheqės partiakė e politikė. Bėhet e ndėrtohet shteti i Kosovės me tė tillė shqiptarė, tė cilėt pėrfitimet e pandershme financiare, tė fituara nė rrethanat qė krijoi Lufta Ēlirimtare e UĒK-sė, nuk i investojnė nė Kosovė, por i ēojnė nė Serbi!?

    Nė grupimin e dytė tė shqiptarėve qė tani pavetėdijshėm janė kundėr shtetbėrjes dhe shtetndėrtimit, mund tė klasifikohen tė gjithė ata qytetarė qė blejnė mallra tė prodhuara nė Serbi, tė cilat nė Kosovė futen pa kurrfarė kontrolli tė cilėsisė dhe pa paguar taksė doganore. Si mund tė arsyetohen, ta zėmė, tregtarėt qė na fusin nė Republikėn e Kosovės ilaēe tė prodhuara nė Serbi, pa qenė tė licensuara tė organet tona pėrkatėse dhe tė pakontrolluara pėr cilėsinė e tyre? Le t’i lėmė anash, pėr momentin, tregtarėt matrapazė, qė karakterizohen pėr shpirtin e vogėl tė tyre, pėr tė bėrė pyetjen: Pėrse shumė mjekė nė Kosovė shkruajnė receta pėr ilaēe serbe, pėrse shumė pronarė barnatoresh i tregtojnė ato, ndonėse e dinė se ilaēe mė cilėsore, tė licensuara, tė kontrolluara dhe tė doganuara, janė me bollėk nė tregun e Republikės sė Kosovės?!!! Nė fund tė fundit, pėrse vetė qytetarėt pranojnė t’i blejnė kėto ilaēe, kur e dinė se kėshtu ndihmojnė ekonominė nacionaliste serbe dhe, ē’ėshtė edhe mė keq, rrezikojnė shėndetin e tyre, meqė pranojnė tė blejnė ilaēe tė pakontrolluara?!!! A mos qytetarėt, konsumues tė kėtyre ilaēeve, janė viktimė e mjekėve tė pandershėm, qė ua sugjerojnė kėto ilaēe!? Sigurisht, qytetarėt konsumues tė kėtyre ilaēeve, nuk janė tė informuar, se mjekėt qė ua sugjerojnė kėto ilaēe, marrin honorare ilegale pėr kėtė shėrbim nga prodhuesit serbė dhe nga tregtarėt e pandershėm, qė i tregtojnė ato! Sa pandershėm po veprojnė kėta mjekė e kėta tregtarė! Qytetarėt duhet tė vetėmbrohen nga ky lloj kriminaliteti, duke mos blerė e konsumuar ilaēe serbe, pėrderisa ato nuk janė licensuar nė Kosovė. Vetėm shprehitė nga e kaluara pėr tė pėrdorur kryesisht ilaēe tė prodhuara nė Serbi, vėrtet nuk do tė duhej tė bindin qytetarėt e Kosovės qė tė konsumojnė kėto ilaēe. Kėshtu ndodh edhe me prodhime tė shumta ushqimore, qė prodhohen nė Serbi dhe qė futen ilegalisht nė Kosovė. Mbase njė ditė konsumuesit e tyre do ta paguajnė shtrenjt injorancėn e tyre, se mund tė ndodhė, larg qoftė, qė nacionalistėt kriminelė serbė t’u shtien ilaēeve e mallrave ushqimore, qė po i fusin ilegalisht nė Kosovė, preparate helmuese kimike me veprim afatgjatė.



    1. c. Krimi i organizuar vėshtirėson seriozisht shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin



    Grupimi tjetėr tepėr i dėmshėm, sidomos nė aspektin e prodhimit tė imazhit tė keq pėr Kosovėn dhe tė ngecjes sė zhvillimit ekonomik, janė pjesėtarėt shqiptarė tė bandave tė organizuara kriminale. Analizat e vėmendshme e kritike do tė na bindnin se kriminaliteti i organizuar e ka zanafillėn tė shėrbimet sekrete serbe tė ish-Jugosllavisė. Nė ish-RSFJ nuk do tė mund tė ndodhte krim i organizuar, nėse nuk do tė kishte prapa shėrbimin e UDB-sė, tė KOS-it, sepse ishte shtet i rreptė policor. Ato shėrbime kanė caktuar oficerė tė tyre qė tė merreshin me organizim tė kontrabandimit tė drogės, pasi e kishin si burim tė madh financiar. Oficerėt drejtues tė sektorit tė kontrabandimit tė drogės ndėrfutnin kontrabandistė nė metropolet botėrore dhe nė rrjetet e tyre angazhuan edhe shqiptarė, sidomos nė hallka tė dyta e tė treta. Mė vonė, disa nga ata shqiptarė, pasi mėsuan zanatin nga ustallarėt e tyre, u pavarėsuan dhe organizuan banda tė pavarura. Do tė ishte meritore qė tani oficerėt shqiptarė, qė dikur ishin tė angazhuar nė UDB dhe nė KOS e shėrbime tė tjera, shumica e tė cilėve kanė qenė tė komanduar tė angazhoheshin nė sektor tė kontrabandimit tė drogės, tė kishin kurajėn qytetare pėr tė rrėfyer atė mėnyrė tė organizimit shtetėror. Dhe ato shėrbime, jo vetėm qė e shihnin kontrabandimin e drogės si burim financiar, por nė rastin e Kosovės, ato synonin tė shkatėrronin sidomos rininė shqiptare.

    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Aktualisht nuk kemi pse t’ia veshim fajin vetėm Serbisė, pasi kontrabandistėt shqiptarė janė pavarėsuar, shumėzuar e kriminalizuar aq shumė, sa vėrtet janė bėrė shqetėsim tepėr serioz pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr shumė shtete perėndimore. Ky fakt ka rritur vėshtirėsitė e shtetbėrjes sonė dhe do tė vazhdojė tė prodhojė vėshtirėsi pėr shtetndėrtim, pėr kohė tė gjatė, po nuk u zhduken kėto banda kriminale. Shtetin tonė, gjegjėsisht ne, shtetasit e tij, krimi i organizuar duhet tė na shqetėsojė shumė. Qeveritarėt perėndimorė, qė janė tė predispozuar pėr tė na ndihmuar gjatė shtetbėrjes dhe shtetndėrtimit, mund tė ndikohen negativisht kur tė dėgjojnė se edhe fėmijėt e tyre janė tė rrezikuar nga kontrabandistėt e Kosovės. Kryesisht rrjedhojė e “kriminalitetit tonė” tė organizuar ėshtė shtrėngimi i dhėnies sė vizave, trajtimi denigrues qė na bėhet nėpėr konsullata, kur kėrkojmė viza, trajtimi denigrues kur kalojmė kufijtė. Tani duhet shtruar pyetja: Ėshtė njerėzore qė mbi dy milionė shqiptarė tė Republikės sė Kosovės dhe mbi njė milionė emigrantė tanė ta vuajnė kėtė imazh tė keq e kėtė keqtrajtim, “tė prodhuara” kryesisht nga “krimi ynė” i organizuar!? Sigurisht, krim tė organizuar ka gjithandej, por Republika e Kosovės, gjatė procesit tė shtetbėrjes dhe tė shtetndėrtimit, ėshtė nėn “prozhektorėt e fortė” tė bashkėsisė ndėrkombėtare (siē shprehet I. Kadare). Shtetet e mėdha mund ta pėrballojnė e “ta absorbojnė” krimin “e tyre” tė organizuar, por jo shteti ynė, i cili po vėzhgohet me imtėsi nga tė gjitha anėt e nga tė gjitha kėndvėshtrimet e mundshme.

    Krimi i organizuar nuk ėshtė prodhim i drejtpėrdrejtė i po*pullit tonė, por ama gjithsesi i pėrkrahur tėrthorazi. Secili pjesėtar i kėtij krimi tė organizuar ėshtė pjesėtar i njė familjeje nė Kosovė. Sigurisht, ata nuk kanė pyetur familjet kur janė angazhuar, por pėrse duhet tė gėzojnė respekt pastaj nga familjet e tė afėrmit e tyre, pėrse duhet tė gėzojnė respekt nė ambiente ku ata janė tė pranishėm!? Vetėm pėr pėrfitime tė vogla dhe pėr ndonjė pije qė qerasin ata me karshillėk!? Pėrfitimet e mėdha tė tyre ata i harxhojnė nė bixhoz e pėr prostitucion, pėr automobila e bizhuteri tė shtrenjta, pėr rrojtje nė hotele luksi, pėr vila fodu*lle etj., kurse pasojat e tyre duhet t’i vuajė gjithė populli dhe shteti ynė. Ata po nxisin e po stimulojnė prostitucionin, ata po rrezikojnė tė rinjtė tanė, nga se fillimisht, ua imponojnė drogėn dhe prostitucionin, ata po demoralizojnė tė rinjtė tanė me paraqitjet e tyre. Duhet t’i tolerojnė prindėrit nė Kosovė tė tillė kriminelė qė rrezikojnė jetėn e fėmijėve tė tyre?! Duhet t’i tolerojmė, pėr tė mos thėnė t’i respektojmė, tė tillė kontrabandistė qė rrezikojnė fėmijėt, ta zėmė, tė prindėrve zviceranė qė aq shumė kanė ndihmuar popullin tonė para, gjatė e pas Luftės sė UĒK-sė, me punėsim tė emigrantėve tanė, me strehim tė refugjatėve, me pėrkrahje tė theksuar politike gjatė shtetbėrjes dhe me ndihma financiare?! Pėrgjigjet duhet t’i gjejmė secili. Po nėse prindėrit nė Kosovė janė tė pazotė pėr tė mbrojtur fėmijėt e tyre, ku janė ata trima qė nė Luftė vdisnin heroikisht pėr tė mbrojtur fėmijėt nga kriminelėt serbė dhe tani zhgėnjyeshėm e me urrejtje vėshtrojnė kėta kriminelė rrezikues tė rinisė sonė dhe tė rinisė perėndimore? Tani qė po bėjmė e ndėrtojmė shtetin tonė, tė gjithė qytetarėt, edhe prindėrit, vėllezėrit e motrat e tė afėrmit e kontrabandistėve, duhet tė vetėdijėsohen e tė angazhohen kundėr kriminelėve “tanė”, fillimisht me sqarimin e tyre pėr dėmet e rreziqet qė po i shkaktojnė popullit e shtetit tonė, pastaj me lutje pėr tė hequr dorė nga kriminaliteti i tyre. Po nuk dėgjuan, atėherė duhet t’i denoncojmė tė organet pėrkatėse, brenda e jashtė Kosove, pasi populli dhe emigracioni i di e i njeh ata. Kjo do tė ishte njerėzo*re, kėtė ua kemi pėr borxh rinisė sonė dhe rinisė sė shteteve qė na kanė shpėtuar nga shfarosja masive serbe. Nė fund tė fundit, kėtė ia kemi pėr borxh humanizmit tonė. Nuk ėshtė njerėzore tė na hutojnė ato pak ndihma materiale (familjes) e qerasjet cinike (tė tjerėve) qė bėjnė kontrabandistėt, pasi kėshtu ata po ndotin shoqėrinė tonė.

    Si masė e parė dhe tepėr urgjente, konkrete, nė luftėn ndaj kontrabandimit tė drogės nė Kosovė ėshtė krijimi i qendrave pėr trajtim tė atyre qė i kemi tė varur nga droga, duke pėrfshirė edhe dhėnien e drogės nė rrethana higjenike dhe pa pagesė, deri sa tė shėrohen nga varėsia, ngjashėm me praktikėn e suksesshme holandeze. Njėkohėsisht kontrabandistėve e narkodilerėve, qė shesin lirisht drogė para shkollave, nė lokale tė ndryshme, strukturat pėrkatėse shtetėrore duhet t’ua tregojnė vendin e merituar. Por meqė kėto struktura pėr momentin nuk i kemi aq tė aftėsuara dhe tė forta, vėrtet ėshtė me interes tė gjithanshėm e madhor, qė tė angazhohen sa mė shumė qytetarė nė luftimin e kėtyre kriminelėve, qė nuk ngurrojnė tė marrin jetė tė tė rinjve tanė dhe tė rinjve nė Perėndim, vetėm pėr pėrfitime tė tyre tė poshtra e kriminele. Ngjashėm duhet tė angazhohet edhe emigracioni ynė, meqė ai ėshtė mė i informuar dhe po i vuan mė drejtpėrsėdrejti paragjykimet e urrejtjet kundėr popullit shqiptar dhe kundėr Kosovės, qė ka prodhuar krimi i organizuar “shqiptar” nė shtetet perėndimore.

    Tregtimin e prostitucionit dhe krimit qė e shoqėron atė mund ta luftojmė fillimisht duke e legalizuar prostitucionin. Tregtimi me prostitucion pėrbėhet nga shitėsit dhe blerėsit dhe kryesisht vajzat si viktima. Disa “moralistė” perėndimorė na vardisen njėanshmėrisht pėr kėtė lloj kriminaliteti, por ata harrojnė se blerėsit konsumues tė vajzave viktima janė kryesisht nė Perėndim, pėrndryshe, siē dihet, njė mall qė nuk ka blerės, nuk ofrohet nė treg.

    Pėr shumėkėnd qė ka qenė nė Perėndim, ėshtė e ditur (dhe mund tė kenė parė) se pothuajse nė ēdo metropol ka shtėpi legale publike (prostitucioni), ku shiten legalisht femrat e regjistruara nė organet pėrkatėse shtetėrore si prostituta, ka bare striptize, ka shėrbime seksuale me pagesė. Bile nga kėto “biznese” shtetet e Europės Perėndimore marrin tatime tė majme. Shteti i Kosovės nuk ka pėrse tė shtiret mė i moralshėm se ato shtete, prandaj duhet tė kopjojė modelin holandez, gjerman, francez etj., dhe tė legalizojė prostitucionin e kontrolluar dhe tė tatimuar. Sa pėr ilustrim po sjell njė informacion tepėr shpjegues: Shoqata e prostitutave tė Francės vite mė parė i pat bėrė peticion tė hapur presidentit tė vendit qė tė angazhohej pėr t’ua mbrojtur tregun qė ua kishin rrezikuar prostitutat shqiptare. Nuk kanė qenė tė rralla kur prostitutat nė Perėndim kanė organizuar protesta e demonstrata pėr tė mbrojtur tė drejtat e profesionit tė tyre.

    Vėrtet, a ėshtė kombėtare dhe njerėzore nėse shteti i Zvicrės, qė ka punėsuar e strehuar rreth 240 mijė shqiptarė tė Kosovės, bile ka strehuar edhe njė mori tė pėrndjekurish politikė qė tani janė me funksione tė larta shtetėrore; pra, nėse shteti i Zvicrės, e pėrsėris, ka ndihmuar aq shumė financiarisht e politikisht shtetin tonė, tani tė ballafaqohet me mijėra “narkodilerė” tanėt dhe pėr ata tė shpenzojė aq shumė pėr t’i pasur nėn kontroll dhe pėr t’i mbajtur nė burgje? Dorėn nė zemėr, vėrtet duhet ta kenė tė vėshtirė funksionarėt shtetėrorė zviceranė, kur marrin vendime tė mėdha qė ta ndihmojnė shtetin e popullin tonė, kur e dinė se fėmijėt e tyre, rinia e tyre, ėshtė e rrezikuar nga mijėra kriminelė “tanėt”! Pėrafėrsisht nė relacione tė ngjashme ėshtė Gjermania, qė ka punėsuar qindra mijėra veta dhe vetėm nė vitet e ’90-ta ka strehuar rreth 320 mijė shqiptarė tė pėrndjekur nga Kosova, qė ka pėrkrahur Kosovėn gjatė Luftės Ēlirimtare, qė ka stacionuar 3.000 ushtarė pėr ta mbrojtur Republikėn e Kosovės, qė po na jep qindra milionė euro ndihma financiare, etj. Edhe shtete tė tjera kanė rėnė nė hall me bandat “tona” kriminale, madje edhe Norvegjia e largėt, qė para pak ditėsh miratoi njė ndihmė prej 17 milionė eurosh pėr arsimin tonė. Nuk janė kėto hamendėsime kuturu, di pėr ēfarė po flas, pasi shpesh herė kam pėrkthyer gjatė procedurave hetimore e gjyqėsore nė Gjermani dhe di pėr pasojat e tyre edhe nė komprometimin e popullit tonė, si “prodhues” i atyre kriminelėve. Dhe tė tillė kriminelė sikur po gėzojnė respekt nė mjedise tė emigracionit tonė, edhe mė shumė, po respektohen nė mese tė ndryshme kur vijnė nė Kosovė, pasi ata po vinė me xhepat plot, me makina tė shtrenjta dhe po nxisin krimin dhe prostitucionit kėtu, etj. Pak ėshtė tė thėrrasėsh me gjithė fuqi: Luftė frontale kundėr krimit “tonė“ tė organizuar! Pėr kėtė do tė bindemi ende mė shumė, po tė dinim shqetėsimet e vuajtjet e prindėrve tė fėmijėve tė droguar, nė Kosovė e nė Perėndim, e sidomos pėr vuajtjet e tyre nga pėrbuzjet qė pėrjetojnė ata nė rrethin ku jetojnė. Pėr kėtė do tė bindemi ende mė shumė, kur tė kemi parasysh paragjykimet e botės perėndimore pėr popullit tonė mu pėr shkak tė krimit tė organizuar “shqiptar”!

    Edhe mė e dėmshme ėshtė dukuria “moralizuese”, kur nė mese tė ndryshme diskutohet se si pėrfitimet financiare nga krimi i organizuar janė njė shans pėr zhvillim tė pėrshpejtuar tė Kosovės, duke arsyetuar se kėshtu dikur kanė ndikuar nė zhvillim tė Italisė bandat mafioze nė Amerikė, kėshtu po ndikon sot krimi i organizuar nė zhvillim tė Rusisė, tė Shqipėrisė, etj.



    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    1. d. Korrupsioni i institucioneve tė pushtetit - kundėrshtar shumė serioz i shtetbėrjes, i shtetndėrtimit dhe i zhvillimit ekonomik e demokratik



    Aktualisht tema mė e shumėpėrfolur, mė e kritikuar dhe mė shqetėsuese, brenda dhe jashtė Republikės sė Kosovės, ėshtė korrupsioni. Flitet e pėrflitet, kritikohet, se korrupsioni ka pėrfshirė e mbėrthyer pothuajse gjithė administratėn shtetėrore, sistemin shėndetėsor, sistemin arsimore, etj. Tė flasėsh e tė shkruash tani pėr korrupsionin, ėshtė bėrė si tė flasėsh e shkruash pėr kohėn. Tė diskutosh kundėr tij e tė vendosėsh pėr t’iu kundėrvėnė, ėshtė bėrė sikur tė diskutosh e t’i kundėvihesh motit tė keq. Kjo epidemi ka marrė ato pėrmasa infektuese, sa tė duket se edhe ai qė kritikon, kritikon nga zilia se nuk i ka mundėsitė tė jetė nė ato pozita, ku mund tė pėrfitojė pėrmes korrupsionit. Tashmė tė duket se kur flitet e shkruhet kundėr tij, flitet e shkruhet sa pėr tė bėrė radhėn.

    Kur kritikohet korrupsioni i pushtetarėve dhe nėpunėsve shtetėrorė, deri tani mendohet vetėm pėr ata qė marrin “indulgjenca” e ryshfete. Dhe pėrmasat duken se janė tė atij niveli sa, kur thua se presidentin e kemi tė korruptuar, se kryeparlamentarin e kemi tė korruptuar, se kryeministrin e kemi tė korruptuar, se ministrat i kemi tė korruptuar, se sekretarėt e shtetit, drejtorėt, nėndrejtorėt e deri te nėpunėsi i fundit, i kemi tė korruptuar; se kryetarėt e nėnkryetarėt e partive, profesorėt e universiteteve, arsimtarėt, mėsuesit, mjekėt e spitaleve, deri edhe tė pronarėt e mediave, i kemi tė korruptuar, nuk tė bėhet se ke ekzagjeruar, se ke shpifur, ose se ke ofenduar tė gjithė kėta qė u pėrmenden dhe tė tjerė qė nuk u pėrmenden. Shkruhet e thuhet, se shumė, shumė tė korruptuar ishin edhe qeveritarėt e deridjeshėm. Po u pėrpoqe tė mbrosh ndonjėrin, menjėherė dėgjon kundėrshtimin: “Llogarit nėse ndonjėri nga kėta qė u pėrmenden e ka blerė ose e ka ndėrtuar vilėn me rrogėn qė ka marrė, llogarit nėse e ka blerė makinėn luksoze me rrogėn qė ka marrė, llogarit nėse i ka blerė kostumet firmato me rrogėn qė ka marrė, llogaritė nėse dashnoret (“shvalerkat”) i josh me rrogėn qė ka marrė, llogarit nėse shkon pėrditė nė restorante me rrogėn qė ka marrė...”. Dhe menjėherė vihesh nė siklet: Vėrtet, po ua llogarite rrogat, nuk tė dalin, sepse gjithandej rrogat janė tė vogla.

    E keqja dyfishohet, pasi nuk janė tė korruptuar vetėm ata qė marrin, por po kaq janė edhe ata qė japin, sepse i japin pėr tė vjedhur tenderin, pėr tė vjedhur troje, leje ndėrtimi, diploma etj., nga tė cilat pastaj do nxjerrin pėrfitime tė pandershme.

    Vėrtet, kaq i shtrirė ėshtė korrupsioni, gjegjėsisht hajnia, nė shoqėrinė tonė!? Ekzagjerime!? Po si u akuzuakan ta zėmė edhe pronarėt e mediave? Thjesht: ndonjėri ka marrė donacione “nė emėr” tė Kosovės sė shkrumbuar nga lufta, vazhdon tė marrė edhe tani “nė emėr tė ndihmės” pėr tė zhvilluar mediat private, gjegjėsisht pėr tė ndihmuar zhvillimin e Kosovės, dhe na del pronari e thotė se e ka median pėrkatėse pasuri thjesht private dhe prandaj ka pasuri dhjetėra milionėshe! Pastaj, kur disa pronarė tė mediave do tė emetojnė e afishojnė reklama e njoftime tė institucioneve shtetėrore, fillojnė pazaret, se sa duhet tė vjedhė secili. Disa pronarė i vjedhin edhe gazetarėt, sepse nuk ua paguajnė sigurimet pėr efekt pensioni, tatimet nė pagė, etj. Edhe disa gazetarė duket se janė tė korruptuar, sepse pranojnė tė gėnjejnė, qoftė duke kritikuar pa fakte, pėr tė rritur tirazhin e gazetės dhe autoritetin e tyre, qoftė duke fshehur faktet pėr tė mos kritikuar, sepse paguhen nga tė korruptuarit pėr tė heshtur. Nė veprim janė edhe kėrcėnimet ndaj gazetarėve tė guximshėm nga ana e tė korruptuarėve dhe nga disa pronarėt tė mediave.

    Biznesmenėt vjedhin kur japin pėrqindje pėr tė marrė tendera, duke bėrė garė tė pandershme kundėr konkurrentėve tė tyre. Profesorėt e mėsuesit janė tė korruptuar, kur shesin nota. Mjekėt nė spitale shtetėrore janė tė korruptuar kur vjedhin ilaēe, prishin instrumente tė shtrenjta, marrin ilegalisht tė holla pėr tė mjekuar pacientė. Shumė universitete private dhe mėsimdhėnės tė tyre (nė tė shumtėn e rasteve pa qenė tė kualifikuar nė nivelin qė kėrkohet) janė tė korruptuar, sepse regjistrojnė studentė me premtim se nuk do t’i ngelin, etj. I korruptuar na del edhe ofiqari nė zyrė tė vendit, sepse nuk tė lėshon menjėherė certifikatė lindjeje, martese ose vdekjeje, pa i dhėnė “bakshish”. Flitet e shkruhet, se edhe mė i madh ėshtė korrupsioni i prokurorėve dhe gjyqtarėve, sepse policia arreston tė dyshuarit pėr korrupsion, vjedhje, kriminalitet tė organizuar, vrasje, kurse disa prokurorė e gjyqtarė i lirojnė ata. Na vjedhin edhe ata qė duhet tė na japin dritėn (rrymėn). Edhe kur ka rrymė, disa tė punėsuar nė nyje shpėrnadarėse e ndalin atė pėr tė shantazhuar bizneset qė t’u japin bakshishe pėr t’ua lėshuar rrymėn, ose e shpėrndajnė rrymėn me parapėlqime tė tyre.

    I vjedhur del vetėm populli, sepse tė gjitha kėto i faturohen atij nė buxhet shtetėror, komunal etj., ose nė rritje tė pėrditshme tė ēmimeve.

    Pėr kėtė epidemi, kaq tė pėrhapur, na kritikojnė edhe tė huajt, ata qė po na pėrkrahin, po na kėshillojnė e po na japin ndihma pėr ta bėrė e ndėrtuar shtetin. Ndonjėri nga tė korruptuarit mundohet tė mbrohet kundėr kritikave qė vijnė nga Perėndimi, duke provuar ta zbusė korrupsionin me krahasime qė bėjnė me shtete tė tjera, etj. Dhe tė huajt na hidhėrohen, sikur bėhen pishman pse e kanė ndihmuar deri kėtu Kosovėn pėr t’u bėrė shtet, vihen nė dilemė nėse duhet ta ndihmojnė nė tė ardhmen.

    Sė fundi tė korruptuar na dalin edhe ata qė po kritikojnė, sepse, duke kritikuar e mos vepruar, po rrisin mjegullnajėn qė tė mjegullohet akoma mė shumė korrupsioni, nga se “ujqėt mjegull duan”.

    Cilat janė mundėsitė e luftimit sa mė tė suksesshėm tė korrupcionit? Dihet, mjeti mė i suksesshėm ėshtė zhvillimi ekonomik, social e demokratik i vendit dhe i shoqėrisė. Por pėr kėtė duhet kohė. Kundėrvėnia e menjėhershme mund tė fillojė nga strukturat pėrkatėse shtetėrore, tė pėrkrahura dhe tė ndihmuara fuqimisht nga qytetarėt, kur kėta tė ndėrgjegjėsohen se gjithė kjo hajni rėndon, nė fund tė fundit, vetėm mbi kurriz tė tyre. Qytetarėt, mė nė fund, duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr tė mbrojtur buxhetin e tyre shtetėror, buxhetin e komunave, tė spitaleve, tė shkollave, etj. Qytetarėt, mė nė fund, duhet tė ndėrgjegjėsohen, pasi me rritje tė korrupsionit, gjegjėsisht tė hajnisė, proporcionalisht zvogėlohet edhe gatishmėria e shteteve mike qė tė ndihmojnė edhe mė tej shtetbėrjen e shtetndėrtimin e shtetit tonė.

    Pa paragjykuar, le t’u besojmė premtimeve se qeveria aktuale - sidomos premtimeve tė kryeministrit Thaēi - pėr “tolerancė zero” kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Atėherė le tė miratohet projektligji pėr verifikimin e burimit (prejardhjes) sė pasurisė dhe tė dėrgohet sa mė parė pėr miratim nė Kuvend, qė tė zbatohet pastaj sa mė efektivisht. Propozoj kėtė ligj pasi mė pat bindur diskutimi i kryeprokurorit tė Prishtinės nė njė paraqitje nė televizion, me ē’rast argumentueshėm foli pėr nevojėn e kėtij ligji. Efekti i tij, - thoshte ai, - do tė jetė i madh, sepse, po ua konfiskove pasuritė materiale dhe financiare atyre qė kanė pėrfituar pandershėm, duke u marrė me korrupsion ose krim tė organizuar, atėherė ata do tė disiplinohen, sepse ata e kanė “ideal” pasurinė e tyre tė pandershme. Tė korruptuarve nuk u prish shumė punė nėse i largon nga vendi i punės, ose edhe nėse i dėrgon nė burg kur kapen nė flagrancė, pasi ata bėjnė llogaritė se do u shpaguhet me pasurinė qė kanė vėnė pandershmėrisht. Po ua konfiskove pasurinė, i ke dėnuar ata meritueshėm dhe i ke disiplinuar tė tjerėt!

    Masa tjetėr e qeverisė ėshtė qė t’i pėrforcojnė strukturat pėrkatėse shtetėrore, duke i aftėsuar ato pėr zbulim e ndjekje tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Nė krye tė kėtyre strukturave duhet tė vihen njerėz tė aftė, tė guximshėm, gjithsesi tė ndershėm, pasi po u korruptuan edhe kėto struktura, atėherė korrupsioni dhe krimi i organizuar do tė kapin shtetin dhe vaj halli pastaj pėr shtetin dhe shoqėrinė tonė.

    Kontribut tė menjėhershėm dhe efektiv mund tė japin qytetarėt dhe ata biznesmenė qė janė tė predispozuar ta bėjnė e ta ndėrtojnė shtetin tonė. Survejimet e denoncimet tek organet pėrkatėse nga ana e qytetarėve dhe kallėzimet penale kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, i japin shtytje tė madhe luftimit me sukses tė kėtij lloj kriminaliteti, kaq shumė tė pėrhapur, kancerogjen e komprometues. Nuk duhet tė hezitohet nė survejimin dhe denoncimin e kėtij kriminaliteti pėr shkak tė epitetit qė kishin nė tė kaluarėn spiunėt politikė qė spiunonin pėr llogari tė atij pushteti pushtues. Tė survejosh dhe tė spiunosh kėtė kriminalitet, do tė thosha, ėshtė guxim e kulturė qytetare, ėshtė kontribut i madh patriotik nė llogari tė shtetbėrjes e shtetndėrtimit, ėshtė mbrojtje e pasurisė sė tė gjithėve, ėshtė kontribut pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik e shoqėror. Tashmė nuk duhet tė kursejmė as tė afėrmit familjar, tė korruptuar e tė kriminalizuar. Fillimisht, familjarėt duhet tė lusin tė afėrmit familjarė, tė korruptuar e tė kriminalizuar, qė tė heqin dorė nga ky kriminalitet, pastaj, po nuk dha rezultat, duhet t’i survejojnė, t’i denoncojnė, qė tė pėrfundojnė nė burgje. Edhe fqinjėt dhe tė afėrmit mund tė ndihmojnė shumė, pasi ata dinė kur ndonjėri ndėrton vila, blen makina tė shtrenjta, ushtron e nxit prostitucionin ilegal, etj., me pasuri tė fituar pėrmes korrupsionit e krimit tė organizuar. Informatorėve dhe denoncuesve, nėse nuk kanė guxim tė dalin hapur, duhet t’u mbrohet anonimiteti. Kurse shpifėsit pėr qėllime tė dobėta duhet tė ndėshkohen. Kėshtu duhet vepruar nė Republikėn e Kosovės dhe nė emigracion. Pėrndryshe, edhe familjarėt e tė korruptuarve dhe tė kriminalizuarve, do tė konsiderohen se janė bashkėpjesėmarrės dhe pėrfitues, se nuk kanė vullnet pėr ta bėrė e pėr ta ndėrtuar shtetin tonė.

    Konkretisht, sikur po mė duket hallkė e tepruar Agjencia Kundėr Korrupsionit, pasi rastet pėr tė cilat ajo po informohet, po i pėrcjellė pastaj nė prokurori. Kėshtu kemi shtuar njė hallkė duke rritur mundėsinė e tė korruptuarve qė tė zvarriten pėrndjekjet nga policia e krimeve tė rėnda dhe nga prokuroria, ua kemi shtuar mundėsinė edhe tė punėsuarve nė kėtė agjenci qė tė korruptohen pėr tė sabotuar e vonuar zbulimin dhe pėrndjekjen e tė korruptuarėve. Mė e logjikshme ėshtė qė financat qė harxhohen pėr kėtė agjenci tė investoheshin pėr tė pėrforcuar sektorin policor pėr luftim tė krimeve tė rėnda dhe prokurorinė dhe qytetarėt tė informojnė drejtpėrsėdrejti kėto struktuara dhe jo kėtė agjenci, e cila po i vonon informatat qė duhet t’ua pėrcjellė strukturave kompetente.

    Ndoshta nuk e teproj nėse shpreh mendimin, se do ishte ēlirim i dytė i Kosovės dhe i popullit tonė, po luftuam me sukses korrupsionin dhe krimin e organizuar, sepse ky do ishte vėrtet faktor pėrshpejtues i shtetbėrjes dhe i shtetndėrtimit, i zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik dhe shoqėror. Kėtė ia kemi pėr borxh vetes sonė, kėtė ua kemi pėr borxh edhe shteteve qė na shpėtuan nga gjenocidi serb i pėrmasave katastrofale! Prandaj secili qytetar duhet tė angazhohet pėr ēlirimin e Kosovės nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kurse institucionet e tanishme shtetėrore, gjegjėsisht individėt qė i drejtojnė ato, kanė shansin tė dėshmojnė se janė pikėrisht kėta qė po i kėrkon koha dhe populli pėr tė bėrė vepra madhore nė luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Dėshmia e parė konkrete, gjegjėsisht simbolika mė kuptimplote pėr t’dhėnė ca kurajo dhe shpresė popullit tonė tė sfilitur, do tė ishte qė tė gjithė ish-qeveritarėt, por edhe tė tanishmit, dhe personalitetet qė kanė poste tė larta shtetėrore e partiake, tė deklarojnė publikisht pasurinė e tyre, se nga i kanė marrė mjetet pėr vilat e makinat e tyre, bizneset e tyre. Ata qė nuk janė nė gjendje tė dėshmojnė me prova, mirė do tė bėnin qė pasuritė e tyre t’ua dhuronin shoqatave tė invalidėve e jetimėve tė Luftės, shoqatave qė pėrkujdesėn pėr gratė e pėrdhunuara nga kriminelėt serbė gjatė Luftės, Kryqit tė Kuq tė Republikės sė Kosovės.

    Republikėn e Kosovės kėshtu do ta ndihmonte shumė moralisht, politikisht, materialisht, njė katarsis (pastrim i shpirtit) sa mė gjithėpėrfshirės, do ta ndihmonte shumė vendimmarrja pėr tė frenuar vetėn tė gjithė ata qė janė nė pozita pėr t’u korruptuar e pėr tė bėrė krime. Dhe po nuk patėn ndėrgjegje e forcė morale tė korruptuarit dhe tė kriminalizuarit pėr tė hequr dorė nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, atėherė qytetarėt duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr tė gjetur forma mė efektive pėr t’i luftuar kėta individė tė shpėrfytyruar. Dėnimi me mosdalje nė votim, siē ndodhi herėn e fundit, nuk ėshtė mjet efikas pėr tė luftuar me sukses tė korruptuarit, tė cilėt garojnė pėr tė uzurpuar poste shtetėrore dhe tė pasurohen edhe mė shumė pėrmes korrupsionit. Koalicioni qeverisės duhet tė bėhet i vetėdijshėm se pėr qeverisje tė tyre nuk kanė mundur tė marrin as 25 pėr qind tė votave tė qytetarėve me tė drejtė vote, prandaj kanė shansin e madh historik qė tė bėjnė kthesė tė madhe nė rrjedhat e shoqėrisė sonė tė sfilitur, duke dėshmuar se nuk erdhėn nė pushtet pėr t’u pasuruar duke u marrė me korrupsion, duke dėshmuar se janė tė vendosur deri nė vetėmohim e vetėrrezikim pėr ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nė tė gjitha nivelet. Kjo do t’u jepte kurajo votuesve pėr tė dalė nė zgjedhjet e radhės nė pėrqindje mė tė lartė pėr t’i (zh)vlerėsuar partitė e individėt konkurrues e garues.



    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    1. e. Vonesa e mosnjohjes sė shtetit tonė nga shumica e shteteve tė botės dhe vonesa e mosanėtarėsimit nė OKB po vėshtirėson shtetbėrjen, por kjo nuk duhet tė na dėshpėrojė e dekurajojė



    Realizimit sa mė tė plotė tė Republikės sė Kosovės po i bėn dėm sidomos mosnjohja nga Rusia dhe Kina, por edhe mosnjohja nga shtetet e influencuara nga kėto dy shtete tė mėdha, si dhe nga shtetet qė aktualisht dallohen pėr politikėn e tyre anti-ShBA.

    Rusia po vazhdon tė kundėrshtojė hapur, kurse Kina heshturazi. Por ne nuk duhet tė dėshpėrohemi, sepse edhe kėto superfuqi shpejt do tė korrigjojnė qendrimin e tanishėm: tė paktėn do tė tolerojnė heshturazi realitetin e ri, meqė nuk do jenė nė gjendje tė kundėrshtojnė pėr shumė kohė Aleancėn Veri-Atlantike. Qendrimi i Rusisė dhe Kinės duhet tė na brengosė, por jo nė ato pėrmasa sa tė na mbulojė pesimizmi e disfatizmi gjithėpėrfshirės. Sigurisht, sa mė gjatė qė kėto superfuqi do tė kundėrshtojnė shtetin tonė, po kaq gjatė mund tė vonohet anėtarėsimi i Republikės sė Kosovės nė OKB, pasi shumė shtete tė botės janė tė influencuara nga qendrimi i Rusisė dhe i Kinės dhe nga anti-amerikanizmi politik. Dhe, vonesa e anėtarėsimit tė Republikės sė Kosovės nė OKB, bart me vete edhe konsolidimin e vonuar tė Republikės sė Kosovės, pasi OKB-ja do tė vonojė njohjen e Republikės sė Kosovės dhe anėtarėsimin e saj nė kėtė organizatė tashmė dukshėm tė diskredituar.

    Mosnjohja nga shumė shtete, pėr shkak tė pėrcaktimit tė tyre politik anti-amerikan, tė bėnė tė mendosh se kėto shtete nuk e njohin problematikėn komplekse tė shtetėsisė sė Kosovės dhe relacionet politike tė Uashingtonit me Kosovėn. Ky numėr shtetesh ėshtė i madh dhe ato kryesisht janė tė Amerikės Latine, tė Afrikės dhe tė Azisė. Fatkeqėsisht kėto shtete i kemi nėnēmuar dhe nuk jemi angazhuar tė bėjmė punė sqaruese, duke logjikuar se nuk ka pėrse Kosova “tė ngatėrrohet” me anti-amerikanizmin politik tė tyre. Ato vazhdojnė tė identifikohen “ngatėrrueshėm” edhe me anti-amerikanizmin serb, i cili nuk ėshtė anti-amerikanizėm i ngjashėm me atė tė tyre, por vetėm pėr shkak se ShBA-tė, duke u mbėshtetur nė tė drejtat e njeriut, si prioritet para sė drejtės shtetėrore, kanė kontribuar shumė qė Kosova tė ēlirohet nga pushtimi i Serbisė. Pastaj, disa nga kėto shtete kanė nostalgji pėr ish- RSFJ-nė, gjegjėsisht pėr politikėn e dikurshme “neutrale” dhe “tė painkuadruar” tė saj. Kėshtu, ato po e konsiderojnė shtetin e tanishėm tė Serbisė si trashėguese tė ish-RSFJ-sė.

    Sidomos shtetet islamike duket se nuk e kanė tė qartė faktin se nacionalizmi unitarist serbomadh ishte faktori kryesor qė ēintegroi ish-Jugosllavinė dhe tani Serbia mund tė jetė vetėm “pjella” mė e shėmtuar e saj. Me kėto shtete duhen gjetur lidhjet pėr tė bėrė sqarime tė studiuara, nė kuadėr tė kompleksiteteve qė pėrmenda, dhe pėr tė bėrė lobingje qė ato ta njohin sa mė parė pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Vonesa e njohjes nga shtetet islamike dhe nga Vatikani del e pakuptueshme, pasi kėto do tė duhej tė kishin mė shumė arsye pėr tė pėrkrahur Republikėn e Kosovės. Strukturat politike tė Republikės sė Kosovės nuk duhet tė kompleksohen pėr shkak se shumica e popullsisė sonė ėshtė e besimit mysliman. Nė kuadėr tė diplomacisė “operative”, strukturat qeveritare duhet tė dinė tė lobojnė tek shtetet islamike, pa u frikėsuar se mund tė etiketohen si islamistė nga shtetet e Perėndimit.

    Edhe disa faktorė tė tjerė janė relevantė pėr vonimin e njohjes sė Republikės sė Kosovės nga shumica e shteteve tė botės. Ato kanė probleme ose frikėsohen se mund t’u lindin probleme nga etnitė pakicė nė shtetet e tyre, ato u frikėsohen “ndėrhyrjeve nė punė tė brendshme” pėr shkak se nuk respek*tojnė tė drejtat e njeriut, ato duan tė mbajnė qendrim konservator ndaj Kartės sė OKB-sė dhe sė drejtės ndėrkombėtare, etj. Pikėrisht pėr kėtė shkak qeveria jonė duhet tė dijė se ministria e jashtme e Republikės sė Kosovės duhet tė formohet me njerėz qė njohin kompleksitetin e interesave dhe relacioneve nė mes tė shteteve, me kuadro qė janė tė aftė pėr tė pėrgatitur e pėr tė plasuar sa mė shumė materiale informuese, sqaruese e bindėse.

    Mirė do tė ishte qė tė kishim sa mė parė njohjen prej shumicės sė shteteve tė botės, qė pastaj Republika e Kosovės tė mund tė anėtarėsohej sa mė parė nė OKB, por anėtarėsimi nė OKB nuk ėshtė kushedi ēfarė privilegji. Me formėn e organizimit dhe tė funksionimit aktual, OKB-ja e ka konsumuar veten dhe nuk ėshtė ndonjė nder e privilegj i madh tė jesh anėtare e saj. Mendohet se anėtarėsimi nė OKB do t’i sjellė Kosovės mė shumė siguri e pėrfitime financiare, por Republika e Kosovės e ka realisht kėshtu si ėshtė sigurinė mė tė madhe tė mundshme nė botė, meqė e mbron aleanca mė e fuqishme ushtarake - NATO-ja, kurse privilegjet, ndihmat e kreditė financiare pothuajse fare nuk varėn nga OKB-ja, por kryesisht nga Brukseli dhe Uashingtoni. Gjithsesi, vlerė madhore do ishte qė shteti ynė, sa mė parė, tė anėtarėsohej nė OKB, por nuk duhet tė alarmohemi papėrmbajtshėm nėse kėto njohje do tė na vonohen pakėsa. As Taivanit, siē e pėrmenda, nuk i kanė bėrė kushedi ēfarė dėmi pse nuk ka qenė i anėtarėsuar nė OKB.



    1. f. Insistimi i tashėm qė Republika e Kosovės tė ketė ushtri (armatė), mė shumė e dėmton sesa e ndihmon shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin e Republikės sė Kosovės



    Tani po insistohet nė formimin e ushtrisė (armatės). Mbase do tė kishte qenė mė me interes pėr Republikėn e Kosovės qė tė mos formonte e tė mos mbante ushtri (armatė), nėse pėr mbrojtjen e saj tė jashtme do tė garantonin NATO, Brukseli, Uashingtoni, Tirana, mundėsisht edhe Kėshilli i Sigurimit.

    E kuptoj dėshirėn e madhe, pothuajse tė mitizuar, pėr formimin e njė ushtrie tė Republikės sė Kosovės, por nėse na jepen garanci bindėse pėr mbrojtje nga jashtė, sidomos nga NATO-ja, atėherė gjykoj se formimi dhe mbajtja e ushtrisė do tė ishin luks i tepruar qė do pengonte zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik tė Republikės sė Kosovės. Dihet se ėshtė simbolikė mė rėndėsi pėr njė shtet qė tė ketė ushtri, por nė rrethanat e tanishme kohore e hapėsinore, formimi dhe fuqizimi i ushtrisė sė Kosovės nuk do tė ishte garanci e mjaftueshme pėr mbrojtje tė jashtme tė Kosovės. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, pėr ēka tė bindin analizat qė mund tė bėhen, atėherė pėrse do tė na duhej “simbolika”?

    Njė argument tjetėr me rėndėsi ėshtė edhe “simbolika” dhe “sinjalizimi” qė do t’u jepnim shteteve qė po hezitojnė tė njohin Republikėn e Kosovės, sidomos organizimeve pacifiste qė tani kanė ndikim tė madh nė botė dhe prandaj ato mund tė krijojnė simpati e tė lobojnė pėr njohje sa mė tė shpejt tė Republikės sė Kosovės, kur do tė informohen se Republika e Kosovės nuk do tė ketė ushtri.

    Sa i pėrket “transformimit” tė TMK-sė, me emrin e sė cilės spekulohej se e kishim ushtrinė, zgjidhja mė e qėlluar do tė ishte qė njė pjesė e veprimtarėve tė saj, shumica ish-kuadro e ushtarė tė devotshėm tė UĒK-sė, “tė transformoheshin” nė Gardė tė Republikės, me rreth 1.000 pjesėtarė, e cila do merrej me mbrojtje tė objekteve shtetėrore tė rėndėsisė sė veēantė dhe tė pushtetarėve, duke i dhėnė fund praktikės sė badigardėve e shoferėve “privatė” e “shoqėrorė” (aktorė ndėrlidhės tė korrupsionit). Pjesėtarė tė tjerė tė TMK-sė “do tė transformo*heshin” nė pjesėtarė tė Agjencisė Inteligjente tė Kosovės, nė pjesėtarė tė policisė kriminalistike dhe tė SHPK-sė. Pėrforcimi i kėtyre strukturave me kuadro tė mrekullueshme tė TMK-sė do tė ishte njė pėrforcim i sigurisė sė brendshme, pėr tė cilėn aktualisht ka mė sė shumti nevojė Republika e Kosovės. Kėto struktura do tė mund tė luftonin pastaj mė me sukses korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Mosformimi i ushtrisė do t’i siguronte Republikės sė Kosovės favore politike, financiare e zhvillimore. Njė pjesė e mjeteve qė do t’i harxhonim pėr ushtri do investohej pėr sigurinė e brendshme, duke ua dyfishuar rrogat ta zėmė policėve (qė do tė ishin edhe rreth 25 milionė euro mė shumė), pjesa tjetėr do tė shpenzohej pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik.

    As argumenti se do tė na duhet ushtria pėr ta mbrojtur Republikėn e Kosovės nga pushtimi serb nuk ėshtė gjithaq bindės. U dėshmua nė praktikė se kur do populli tė mbrohet e tė ēlirohet, organizohet shumė shpejt, siē ndodhi me UĒK-nė tonė famėmadhe, qė organizoi e udhėhoqi me sukses Luftėn Ēlirimtare.



    2. ZHVILLIMI DEMOKRATIK



    2. a. Rrugėtimi i demokracisė (“sundimit tė popullit”)



    Pėr demokracinė (“sundimin e popullit”) thuhet se e ka zanafillėn nė shtetin antik tė Athinės. Qytetėrimi antik i Athinės, qė prodhoi demokracinė nismėtare nė Europė, nuk duhet tė ketė qenė i rastėsishėm, por i ndikuar nga zhvillimet e mėhershme pellazge, egjiptase, perse, ilire, etj. Atij zhvillimi qytetėrues dhe asaj demokracie, goditjen e parė dhe tepėr tė rėndė ia dhanė luftėrat pushtuese maqedonase, tė komanduara nga mbreti Filip dhe pasardhėsi i tij Aleksandri i Madh (356-223 p.e.s.). Maqedonia antike, pasi pushtoi fillimisht Ilirinė dhe qytet-shtetet e Greqisė, invadoi drejt Persisė dhe sė fundi edhe drejt Indisė. Atė e pasoi invadimi romak, i cili, pos pushtimit tė Europės Juglindore, u zgjerua drejt Azisė, Afrikės dhe Europės Qendrore. Pushtimet e gjata romake bėnė qė edhe grekėt antikė tė tjetėrsoheshin nė helenė, ndėrsa ilirėt tė asimiloheshin gati nė pėrmasa tė zhdukjes, duke lėnė si dėshmi tė gjeneve tė tyre shqiptarėt e sotėm. Por pushtimi ushtarak romak u shoqėrua me “pushtimin” qytetėrues grek e ilir tė perandorisė romake, prandaj Perandoria e Romės pėrvetėsoi segmente tė demokracisė antike.

    Sundimi i rėndė politik dhe ushtarak romak duhet tė ketė “kushtėzuar” lindjen e krishtėrimit si fe, doktrina e sė cilės ėshtė pėrmbledhur nė librin e shenjtė Bibla. Pjesėn mė tė madhe tė saj (Torah, Ligjin e Vjetėr), e pėrpiluan idealistėt hebrenj. Mbėshtetur nė besimin e vjetėr hebre dhe duke vėnė pėr bazė tė njė doktrine tė re idetė ungjillore, qė tė krishterėt ia atribuojnė Jezusit/Isait, tė cilin e profetizuan dhe e mitizuan qė ta bėnin sa mė tėrheqės kėtė besim, lindi besimi i ri monoteist. Bibla pėrmban segmente me thekse tė qarta sociale, humanitare e paqėsore dhe pėr kohėn dhe shekujt pasues ishte “frymė” motivuese pėr besimtarėt qė i pėrvetėsonte.

    Sundimin e gjatė tė perandorisė romake (nga shekulli i 5-tė p.e.s deri nė shekullin e 6-tė tė e.s.) e mundi mbipesha e vet nė pėrfundim tė antikitetit dhe nė fillim tė mesjetės (qė kap hapėsirėn kohore nga shekulli i 5-tė deri nė shekullin e 15-tė e.s), prandaj u copėtua nė dy perandori: atė tė Perėndimit, me qendėr nė Romė dhe atė tė Lindjes (bizantine) me qendėr nė Konstantinopol (Istanbul). Me legalizimin e krishtėrimit nė perandorinė romake nga perandori Konstandini i Madh nė vitin 321, dhe me tjetėrsimin e mėvonshėm tė krishtėrimit nga doktrinė fetare pothuajse nė platformė politike “shtetėrore”, sikur u kushtėzua “lindja” e feve tė tjera, siē ishin myslimanizmi nė shekullin e 6-tė. Doktrina e kėsaj feje u kodifikua nė Kuran nga pasuesit e Muhamedit, nė bazė tė porosive tė Zotit tė pėrcjella pėrmes profetit Muhamed (i lindur rreth vitit 570 nė Mekė dhe vdekur nė Medinė, me 8. qershor 632), siē besojnė besimtarėt myslimanė. Mė pastaj, nga katolicizmi “u nda” ortodoksia bizantine nė shekullin e 11-tė (viti 1054), me kryeqendėr Konstantinopolin. Por edhe kėto besime fetare i tjetėrsuan fuqitė pushtuese tė kohės, duke i shpėrdoruar si “doktrina politike shtetėrore”. Kjo bėri qė “demokracia popullore” e antikitetit grek tė mbytej fare, bashkė me rėnien e perandorisė romake, duke mbisunduar tashmė njė errėsirė e gjatė, e cila qe shoqėruar me lėvizje e luftėra tė mėdha fetare.

    Synimi europian pėr t’u ēliruar nga sundimi i Romės dhe i Konstantinopojės nė aspektin politik dhe ushtarak dhe nga sundimi i Vatikanit dhe Konstantinopojės, nė aspektin fetar, lindi “fraksionin” e ri kristian: evangjelizmin, tė ideuar dhe tė udhėhequr nga pastori Martin Luther (1483-1546), i cili frymėzoi popullsinė e Europės Qendrore nė pėrmasa shumė tė shtrira qė tė pėrvetėsonte kėtė variant tė kristianizmit tė modifikuar. Edhe shpėrdorimi i fesė islame si politikė perandorake otomane kushtėzojė lindjen e disa sekteve.

    Zhvillimi shkencor, industrial e shoqėror dhe synimi pėr t’u ēliruar nga errėsira mesjetare, lindėn fazėn e parė tė Renesancės Europiane. Kjo u shoqėrua me lindjen e demokracisė parlamentare, tashmė nacionale, qė kishte zanafillėn nė formimin e parlamentit tė parė anglez nė shekullin e 13-tė. Ai u plotėsua me “luftėn qytetare angleze”, rezultat kulmor i sė cilės ishte Bill of Rights (Deklarata e tė drejtave) nė vitin 1689. Mėpastaj, kjo demokraci, do merrte identitet mė tė konkretizuar e mė tė avancuar pėrmes ideve tė Jean-Jacques Rousseau-it, pėrkatėsisht me publikimin e ideve tė tij, nė vitin 1762, tė pėrmbledhura si Kontratė shoqėrore; principet e tė drejtave politike (“Du contract social; ou principes du droit politique”), duke barazuar sundimtarėt dhe tė sunduarit. Kurse John Locke dhe Charles Montesquieu ideuan ndarjen e pushteteve: nė pushtet ligjvėnės, gjyqėsor dhe zbatues, duke vėnė bazat pėr shtetin modern tė sė drejtės. Paralelisht edhe nė Amerikėn Veriore fillon tė gjallėrojė demokracia, qė kishte si pararėndėse marrėveshjen e pesė fiseve indiane, e quajtur si Konfederata e Irokezve (The Iroquois Confederacy). Benjamin Franklin dhe tė tjerė themelues tė Shtetit amerikanė u influencuan shumė nga ajo Konfederatė kur hartuan Kushtetutėn e parė tė Amerikės (1787), e cila u shoqėrua me themelimin e shtetit tė parė demokratik. Ajo kushtetutė u demokratizua mė shumė me 10 amandamentet e vitit 1791. Polonia ishte shteti i dytė nė botė dhe i pari nė Europė, i cili mori formė tė shtetit me rregullim shtetėror demokratik, duke miratuar rregullimin e tij me kushtetutėn e vitit 1791. Ky proces “prodhoi” Revolucionin francez (1789-1799) dhe procese zinxhir nė Europė, qė u shoqėruan me luftėra tė gjata e tė ashpra qytetare dhe ndėrnacionale.

    Nė kohėn e tanishme teoricienėt tipizojnė katėr lloje kryesore tė demokracisė qė karakterizojnė format e sistemit sundues: demokracinė e drejtpėrdrejtė / direkte, demokracinė pėrfaqėsuese, demokracinė radikale dhe demokracinė bazike. Ndėrsa, po tė pėrimtoheshin mė shumė specifikat e demokracisė aktuale, mund tė thuhet se sot kemi po aq shumė “lloje” tė demokracive, gati sa kemi shtete nė botė.

    Nuk ėshtė ligėsi - pėrkundrazi ėshtė pėrparėsi e virtyt - qė tė pranojmė se shoqėria jonė shqiptare aktualisht gjendet nė njė fazė tė zhvillimit parademokratik, ku pjesa mė e angazhuar e shoqėrisė sonė ka ca njohuri sipėrfaqėsore teorike pėr sistemin, shtetin e shoqėrinė demokratike, por nuk ėshtė nė gjendje t’i praktikojė kėto njohuri, e sidomos nuk ka ende afinitet pėr tė zbatuar pėrpikmėrisht Kushtetutėn e sapomiratuar dhe ligjet pėrcjellėse. Pėr kėtė ngecje shumėplanėshe tė shoqėrisė sonė, mė sė shumti kanė ndikuar rrethanat e derikėtushme zhvillimore, pėrkatėsisht pushtimi mijėravjeēar.

    Gjatė zhvillimit historik populli ynė ka zhvilluar e praktikuar njėfarė demokracie autentike, mund tė thuhej “njėdimensionale”, pėr aq sa ia kanė lejuar pushtuesit hapėsirat e “gjallėrimit”. Ato duhet tė kenė qenė mbetje tė kulturės pellazgo-ilire, qė kanė mundur t’i mbijetojnė asimilimit. Kėshtu, qysh nė mesjetė, edhe pse kryesisht tė pushtuar, janė miratuar kode zakonore, tė cilat, po tė krahasohen me kodet zakonore tė asaj kohe tė popujve tashmė tė zhvilluar, duhet tė ndjehemi krenarė se ishim ndėr mė pėrparimtarėt. Kėtė konstatim nuk e kam nga njohja ime profesionale e kodeve zakonore mesjetare tė popujve, por tė dėgjuar nė ligjėrata nė Universitetin e Bochum-it nga njė profesoreshė gjermane, e afirmuar nė botė pėr njohjet e kodeve zakonore tė shumė popujve. Ato ishin kode tė principatave shqiptare dhe populli ka vazhduar t’i praktikojė mė pastaj nė jetė tė pėrditshme, pėr aq sa ka mundur t’i krijojė vetes hapėsirė veprimi nėn pushtimet e rėnda bizantine, bullgare, serbe, otomane e pėrsėri serbe. Dhe, ēuditėrisht, edhe pse nuk kishte mundėsi t’i kishte tė shkruara ato kode zakonore, populli ynė i ruante ato duke u bazuar nė dhuntinė e mbamendjes.

    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pushtimi shumėshekullor otoman popullin tonė e solli buzė asimilimit tė pėrmasave tė mėdha, kryesisht pėrmes tė shpėrdorimit tė fesė myslimane. Myslimanizmi po pasonte kristianizmin katolik dhe ortodoks, qė ishte i pėrfshirė nė luftėra e tjetėrsime tė deriatėhershme fetare nė Perandorinė e Bizantit, tė Bullgarisė e tė Serbisė. Fatkeqėsisht askush nuk ėshtė pėrpjekur pėr tė bėrė studime se sa shqiptarė pėrdhunshėm janė bullgarizuar, serbizuar e turqizuar gjatė atyre pushtimeve shumėshekullore, duke shpėrdoruar edhe fetė pėrkatėse. Megjithatė, populli ynė ia doli tė mbijetojė dhe prandaj e “lindi” Rilindjen e vet kombėtare nė shekullin e 19-tė. Ajo pasonte pėrpjekjet e mėdha ēlirimtare qysh nga shekulli i 15-tė dhe mė vonė, nė shekullit tė 18-tė e 19-tė (nėn udhėheqjen e prijėsve si Gjergj Kastrioti, Ali pashė Tepelena, Dervish Cara etj.). Dy kryengritjet e fundit antiosmane u paraprinė kryengritjeve ēlirimtare greke (tė udhėhequra nga arvanitasit) dhe serbe, nė dekadat e para tė shekullit tė 19-tė. Rilindja jonė kombėtare mundi tė prodhojė vetėm njė shtet tė brishtė shqiptar (1912), i cili pėrfshinte vetėm rreth njė tė tretėn e hapėsirave qė i banonin kryesisht shqiptarėt. Sundimin turk nė Kosovė e zėvendėsoi sundimi serb (1878-1914 dhe 1919-1941). Edhe pas ēlirimit nga pushtuesit nazi-fashistė, nė vitin 1945, Kosovėn e ripushtoi Serbia. Qėkur ndodhi ky pushtim serb e deri nė vitin 1974 Kosovės nuk i ėshtė lejuar tė vetorganizohet me ndonjė element tė shtetėsisė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore Serbia ushtroi nė Kosovė njė diktaturė ushtarake, pastaj ajo diktaturė u zėvendėsua me disa tė drejta krahinore (“obllast”), meqė kaq deshi t’i jepte udhėheqja federative jugosllave Kosovės sė ripushtuar.

    Tė gjitha zhvillimet shoqėrore nė Kosovėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore (1945) ndodhėn nėn diktaturėn totalitare komuniste. Edhe nė ato rrethana, popullit tonė iu desh “tė mbijetonte”, kryesisht duke zbatuar kodet zakonore, meqė ligjet shtetėrore i refuzonte si ligje tė pushtuesit. Me reformat kushtetuese tė vitit 1974 populli i Kosovės mundi tė frymonte me pak elementė tė shtetėsisė dhe ligjet qė miratonte Kuvendi i KSA tė Kosovės po zėvendėsonin ēdo ditė e mė shumė kodet zakonore, meqė edhe sistemi monist qe liberalizuar paksa dhe qe shndėrruar nė njė sistem hibrid, tė quajtur “vetėqeverisje socialiste”. Edhe nė rrethana tė reja, pas reformės kushtuese, pushtetin totalitar vazhdonte ta ushtronte Lidhja Komuniste pėrmes “levės” sė saj, Lidhjes Socialiste tė Popullit Punues (LSPP).

    Zhvillimi i hovshėm i arsimit, i ekonomisė dhe i shoqėrisė, sidomos nė vitet 1970 tė shekullit tė kaluar vetėdijesoi e ndėrgjegjėsoi shqiptarėt e Kosovės qė tė angazhoheshin pėr tė kėrkuar tė drejta tė barabarta pėr KSA tė Kosovės, tė njėsojshme me republikat e tjera nė ish-RSFJ. Siē ishte atėherė praktikė nė shumė vende tė botės, rol paraprijės mori lėvizja studentore. Por ajo lėvizje u shtyp me terror shtetėror. Klasėn e pakonsoliduar politike tė Kosovės e pėrēau Beogradi, duke pėrjashtuar politikanė me ndėrgjegje mė tė madhe kombėtare dhe duke imponuar disa tė tjerė qė kishin ego njėdimensionale e primitive, tė cilėt populli i quante lakej, tradhtarė, serbofilė.

    Ndėrkohė, nė mesin e viteve 1990, intelektualėt e guximshėm shqiptarė, tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Kosovės, morėn guximin qė ta kritikonin unitarizmin nacionalist serb, por udhėheqja komuniste e Kosovės (Komiteti Krahinor dhe sekretari i saj Rrahman Morina), e zhbėri kėtė Lidhje duke i imponuar “udhėheqje” tė pėrdhunshme. Kjo ishte njė goditje frikėsuese, izoluese e pėrēarėse pėr intelektualėt patriotė shqiptarė, njėherit ishte njė goditje dekurajuese pėr popullin shqiptar nė KSA tė Kosovės.

    Nacionalizmi serb nė fund tė viteve 1990 po nxirrte krye dhe po insistonte ta shndėrronte RSFJ-nė nė njė Jugosllavi unitariste, tė komanduar nga nacionalistėt serbė. Ky zhvillim detyroi klasėn politike sllovene dhe kroate qė tė mbrojnė interesat e republikave tė tyre dhe, prandaj, mund tė konstatohet se ishte fillimi i zhbėrjes se ish RSFJ-sė. Pėr kėto rrethana e mundėsi tė reja populli i Kosovės u ndėrgjegjėsua dhe bėri protesta paqėsore gjithėpėrfshirėse, kundėr nacionalizmit unitarist serb, nė krye me Führerin Miloshević. Serbia u kundėrpėrgjigj me suspendim tė pėrdhunshėm tė Kushtetutės (1989), gjegjėsisht tė autonomisė sė KSA tė Kosovės. Si kundėrreagim shqiptarėt shpėrbėnė formacionet e deriatėhershme komuniste, siē ishin Lidhja Komuniste dhe levat e saj, Lidhja Socialiste e Popullit Punues, Lidhja e Rinisė Socialiste, Lidhja e Grave Socialiste, etj. Por Beogradi nacionalist serb kishte sajuar skenarin e vet tė riorganizimit tė kontrolluar tė popullit shqiptar, prandaj toleroi tė ashtuquajturin “shtet alternativ”, “organizim pluralist”, “parti legale” nė Kosovė. Kryetarėt e partive politike shqiptare, partitė e sapoformuara, “i legalizuan” nė Beograd (edhe pse sipas tė drejtės juridike tė kohės duheshin tė legalizoheshin nė Prishtinė). Kėta kryetarė tė partive, tė rreshtuar pas Njėshit, “shtypėn” protestat gjithėpėrfshirėse shqiptare, duke konsoliduar komandimin individual. Analistėt e vėmendshėm dhe tė sinqertė, si dhe dėshmitarėt e tė dy formave tė organizimit, para dhe pas vitit 1990, po deshėn mund tė ndriēojnė tė vėrtetėn, se mė shumė demokraci tė brendshme partiake ka pasur nė Lidhjen Komuniste tė Kosovės gjatė viteve tė ’70-ta, sesa nė partitė, tashmė “pluraliste” e “demokratike” tė krijuara gjatė viteve 1989-1991.

    Vetėm njė subjekt politik, Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK), e organizuar “ilegalisht” nė Kosovė (kėshtu e trajtonte Beogradi dhe partitė “legale” nė Kosovė) dhe “legalisht” nė Perėndim, qė pėrndiqej me brutalitetin mė tė madh nga organet policore tė Beogradit, kishte demokraci tė brendshme, sepse debatet pėr platformėn politike ishin vėrtet nė frymė pluraliste e demokratike dhe zgjedhjet, kriter ky kryesor i demokracisė se brendshme, nė tė gjitha nivelet bėheshin me votim tė fshehtė.

    Shqiptarėt e Kosovės, duke mos pasur udhėheqje tė denjė politike e kombėtare nė vitet e ’90-ta, u detyruan tė vetorganizohen pėr tė mbijetuar. Kėtė organizim ata e bėnin pa qenė tė udhėhequr nga kryetarėt partiakė, edhe pse vetė qytetarėt kėtė lloj organizimi e angazhimi e quanin partiak. Nė kėtė vetorganizim kishte elemente tė theksuara tė demokracisė njėdimensionale, kishte shpirt sakrifice e solidariteti, kishte edhe guxim tė lartė pėr t’i dalė nė mbrojtje dinjitetit kombėtar tė nėpėrkėmbur nga Beogradi fashist. Tė gjitha kėto angazhime kombėtare Njėshi nuk i lejonte tė pėrshkallėzoheshin nė rebelim aktiv, kombėtar e qytetar. Ato po i ndrydhte “platforma” e ashtuquajtur gandiste dhe e “durimit mjeran”, e komanduar nga Njėshi, qė vetėm nė performancė dukej i butė, shoqėruar me paraqitje prej profeti. Beogradi nacionalist me perfiditet toleronte dhe i mbronte kryetarėt e partive “legale” nė Kosovė, ndėrsa i pėrndiqte e i terrorizonte aktivistėt partiakė dhe tė rinjtė shqiptarė pėr t’i detyruar qė tė arratiseshin nė Pėrendim e gjetiu. Dihet se rreth 400 mijė tė rinj kanė emigruar vetėm gjatė viteve 1990-1997.

    Qė tė hutonte dhe topiste edhe mė shumė popullin shqiptar nė Kosovė, Beogradi toleroi mbajtjen e Kuvendit nė Kaēanik, shpalljen e pavarėsisė, formimin e “qeverisė sė Republikės sė Kosovės”, zgjedhjen e “presidentit”, “zgjedhjet e lira”, etj. Vetėm mjeranėt vazhdojnė tė besojnė se kėto nuk mund t’i dinte e nuk mund t’i ndalonte Beogradi i gjithėpranishėm dhe i gjithėpushtetshėm.

    Duhet pranuar se tė gjitha kėto taktika tė kamufluara tė Beogradit pėr t’i nėnshtruar “paqėsisht” shqiptarėt e revoltuar, dėshtuan me formimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (1993) dhe me rebelimin e hapur tė studentėve nė vitet 1996-1998. Nuk druaj aspak qė tė shpreh edhe supozimin se, pothuajse aksidentalisht, funksionoi kombinimi i angazhimit “paqėsor” dhe atij tė armatosur, kombinim ky spontan qė pėrshpejtoi ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės.

    Ndodhi, pra, mrekullia: Ēlirimi i Kosovės nga pushtimi serb (1999)! Erdhi koha qė njerėzit pėrparimtarė tė shpresonin se populli i ēliruar, i cili tashmė po festonte mbijetesėn mė shumė sesa ēlirimin, do tė vetorganizohej lirshėm nė partitė qė do pėrzgjidhnin qytetarėt dhe nuk do tė pranonin mė qė t’i komandonin kryetarėt e vjetėr dhe tė ri. Por kryetarėt u treguan tė aftė pėr tė uzurpuar “demokracinė” pėr vete dhe lanė popullin dhe anėtarėt e partive tė tyre me gisht nė gojė.

    Ndodhi edhe njė e keqe e madhe: Pas ēlirimit nuk u kompletua, prandaj as nuk funksionoi, Qeveria e pėrkohshme. LDK-ja as nuk i dėrgonte pėrfaqėsuesit e vet nė atė qeveri, as nuk jepte shpjegime pėrse nuk i dėrgonte. Nuk kishte kush tė vendoste, pasi paarsyeshėm mungonte Njėshi, prandaj, nuk kishte dysh, tresh, qė tė merrnin vendime. Ky defekt, pak ėshtė tė thuash skandaloz, nxiti ndėrkombėtarėt qė Kosovėn ta shndėrronin nė protektorat, meqė gjykuan se klasa politike nuk ėshtė nė gjendje tė qeverisė Kosovėn.

    Kultura dhe pėrvoja e demokracisė se deriatėhershme njėdimensionale ndihmoi shqiptarėt pas Luftės qė tė vetorganizoheshin, pa pasur qeveri e klasė funksionale politike. Me ka rastisur tė dėgjoj njė funksionar gjrmanė, me pozicion tė lartė nė UNMIK, pėr mrekullimin e tij nga mirėsjellja e qytetarėve shqiptarė, nga bujaria, nga njerėzillėku. Ishte i njėjti, mė tė cilin para e gjatė Lufte kisha debatuar pėr paragjykimet e tij antishqiptare.

    Riorganizimi e organizimi partiak zuri tė ndrydhte demokracinė popullore. Sėrish u imponuan njėshat, ngase qytetarėt nuk qenė nė gjendje t’i kundėrshtojnė ata dhe ngase intelektualet e Kosovės shumė shpejt u zhgėnjyen, u tkurrėn, nga sjelljet prej harambashėsh tė disa prej ish-drejtuesve tė UĒK-sė, tė cilėt, duke mos qenė nė gjendje tė pėrballonin delirin e famės dhe duke mos ditur tė menaxhonin njerėzishėm autoritetin e tyre shpėrthyes, njėherit duke mos qenė nė gjendje tė pėrballojnė tundimin e parasė, gjegjėsisht pasurimit tė pandershėm, u bėnė “kapedanė” partiakė.

    Sa shkonte koha, aq mė shumė po “lulėzonte” lustra e demokracisė. Pėr kėtė shkak populli i zhgėnjyer, i manipuluar dhe ende i paēliruar nga diktatura shpirtėrore e Njėshit, ndėshkoi me votėn e tij nė zgjedhjet e para, tė lira e demokratike, “ēlirimtaret” e “fitimtarėt” dhe shpėrbleu pameritueshėm Njėshin! Tė gjithė analistėt politikė, shqiptarė e ndėrkombėtarė, i habiti ky fakt, pasi ishte rast unik nė botė qė pas lufte tė humbin nė zgjedhje ata qė e kishin udhėhequr Luftėn Ēlirimtare!

    Shumicėn shqiptare i zhgėnjeu edhe blerja dhe ndėrtimi i vilave nga pretendentėt pėr pushtet. Asnjė kundėrshtar i tyre nuk do tė kishte mė shumė sukses nė fushatėn denigruese kundėr atyre pretendentėve pėr pushtet, sesa blerja e ndėrtimi i vilave, pėr realitetin e Kosovės, tepėr fodulle. Drejtuesit e luftės, edhe luftėtarė tė shquar, me kėso veprime, harxhuan shpejt famėn e tyre tė madhe, sepse populli e dinte se ata nuk kishin dėshmi se po i blinin me kursime ose me pėrfitime nga puna dhe biznesi i tyre i ndershėm. Edhe sikur t’i kishin pasur para Lufte paratė, ata nuk kishin tė drejtė njerėzore t’i kishin pas Lufte, sepse ata u bėnin thirrje tė gjithė shqiptarėve qė tė jepnin gjithēka, edhe jetėn, pėr Luftėn, kurse kėta nuk do guxonin t’i rezervonin paratė e tyre pėr tė blerė e pėr tė bėrė vila pas Lufte. Kurse, sa i pėrket Njėshin, secili koment do tė ishte i tepėrt. Shqiptarėt grumbulluan ndihma pėr tė blerė “rezidencėn presidenciale”. Ai e tjetėrsoi atė “rezidencė”, gjegjėsisht e pėrvetėsoi nė mėnyrėn mė vulgare. Pas Lufte, duke u bėrė shembull pothuajse i parė pėr tė keq, e ngriti pa leje ndėrtimi atė “rezidencė” nė “kala”. Tani mund tė shtrohet pyetja: Di ndokush se ku i mori tė hollat Njėshi, pasi nuk i kishte fituar me punė? Kėshtu ai ua hapi rrugėn masakruesve urbanistikė tė Prishtinės, sepse, kur Njėshi ndėrtonte ilegalisht, pėrse do tė vetėpėrmbaheshin “ushtarėt” e tij dhe tė tjerėt!? Kjo “shpifje” imja ka histori vazhduese, sa qesharake, aq edhe komprometuese: Nga buxheti i Kosovės, familjes sė Njėshit i paguheshin (ndoshta edhe tani), rrumbullak 20.000 euro (po, po, njėzetė mijė euro) qira mujore pėr “rezidencėn presidenciale”. Edhe nėse ishin pėr “profetin” Njėsh - tė tepėrta ishin...

    Tė gjitha kėto keqbėrje ndikuan qė udhėheqėsit politikė tė ndėshkoheshin nga votuesit edhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare, me ē’rast shumica e votuesve shqiptarė (rreth 60 pėr qind) vendosi t’i injorojė me mosdalje nė zgjedhje. Dhe ky argument ėshtė dėshmia mė kokėforte se nuk garuan liderė, por miniatura tė tyre (qė unė shpesh i quaj liderucė), gjė e cila ėshtė dėshmia mė skandaloze e mospranisė se demokracisė nė Kosovė. Natyrisht, kėtė mosdalje nė masė nė zgjedhjet parlamentare, nė kohėn kur po pritej tė vendosej pėr fatin e saj, demagogėt u munduan ta arsyetojnė me shpifjen se nė disa shtete tė zhvilluara demokratike mosinteresimi i qytetarėve pėr pjesėmarrje nė votim ėshtė po kaq i madh (pėrkundrazi, nė Gjermani nė zgjedhjet e fundit morėn pjesė 77.5 pėr qind e votuesve).

    Po shpresoj se ky synopsis i rrugėtimit historik tė demokracisė perėndimore dhe tė demokracisė tonė njėdimensionale, gjegjėsisht parademokracisė, pėrmban argumentime tė bollshme, pėr tė kuptuar procesin zhvillimor tė shoqėrisė perėndimore dhe tė shoqėrisė sonė, gjegjėsisht tė demokracive pėrkatėse. Dhe domosdo qė do tė duhej t’i vėmė gishtin kokės: duam tė gėlojmė nė kėtė kėnetė “demokratike” apo duam ta zhvillojmė parademokracinė tonė drejt demokracisė sė zhvilluar perėndimore.

    “E shkuar - e harruar” - thotė populli. Gjėrat rikujtohen e analizohen pėr tė parė rrugėn nga kemi ardhur, kur e si kemi gabuar, mundėsisht qė tė pėrmirėsojmė gabimet dhe, qė ėshtė mė me rėndėsi, tė gjejmė zgjidhje mė tė mira pėr rrugėtim tė mėtejmė. E kaluara nuk duhet tė rikujtohet e analizohet me inat, e qė ėshtė edhe mė keq, me qėllim qė tė pengohet rrugėtimi sa mė i mbarė drejt sė ardhmes.

    Rėndom e quaj kulturė demokratike qė tė mos hezitohet me kritika konstruktive dhe tė paanshme. Por ndodh qė kritikat tė sforcohen me dozė mėrie e inati, kur kritikuesi nuk ėshtė i vetėpėrmbajtur, kur ai ėshtė tendencioz, kur sajon “fakte” dhe shtrembėron e shpėrdoron gjysmėfaktet. Nė rast tė tillė kritikuesit nuk do tė duhej t’ia merrte seriozisht njeri fjalėt, duhet tė diskualifikohet si kritizer!

    Ata qė kritikohen gjithsesi janė personalitete publike, tė mirė, gjysmė tė mirė ose tė kėqij, dhe prandaj lavdėrohen ose kritikohen, nėse punojnė ose nuk punojnė mirė. Unė po u qepem me kritika, ndoshta tė tepruara, liderėve partiakė, pasi dėshiroj tė avancojnė nė liderė tė mirėfilltė politikė e kombėtarė, meqė ėshtė nė interes tė tyre, timin, tė qytetarėve, tė pėrparimit tonė tė gjithėmbarshėm. Edhe si liderė tė tillė partiakė i respektoj, sepse dua tė respektoj votuesit e tyre. Bėj kėshtu sepse dua tė respektoj edhe kėtė parademokraci, pasi dua tė respektoj edhe kėtė nivel tė funksionimit tė strukturave partiake dhe tė institucioneve shtetėrore, mė shpresė se do tė ndodhin pėrmirėsime tė pėrshpejtuara.



    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    2. b. Profilizimi, demokratizimi e rritja e partive politike pėrshpejtojnė shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin, pėrshpejtojnė zhvillimin demokratik tė shoqėrisė, pėrshpejtojnė zhvillimin ekonomik e social



    Pa u thelluar nė analizimin e zhvillimit tė partive politike, shpreh mendimin tim se partritė tona pothuajse nuk kanė fare demokraci tė brendshme. Ndonjėra ngjan me ndonjė firmė private, ndonjė tjetėr komandohet nga lideri pėrkatės partiak. Kemi edhe nga ato qė mbizotėrohen nga kryetari pėrkatės dhe klani i tij i ngushtė, i cili provokon pakėnaqėsi edhe tė anėtarėsia. Edhe njė numėr i madh i anėtarėve tė partive politike nuk janė pėr t’u lavdėruar. “Si hoxha - si xhemati”, shprehet populli. Po tė kishin tė gjithė anėtarėt kulturė demokratike, atėherė do kishin ndikuar nė pėrmirėsimin e udhėheqėsve tė tyre partiakė, duke imponuar konkurrencėn e vlerave dhe pėrzgjedhje demokratike tė kuadrit drejtues. Realitet i hidhur ėshtė se shumica e anėtarėve po shndėrrohen nė “argatė” tė kryetarėve dhe klaneve tė tyre tė ngushta, me shpresė se po fitoi kryetari “i tyre”, do t’i shpėrblejė pastaj me shpėrdorim tė pushtetit.

    Demokracia e brendshme e partive nė Perėndim ėshtė shumė aktive dhe me pėrmbajtje thelbėsore. Nga pėrvoja personale kam vėrejtur se atje, anėtarėsia, takohet pothuajse njė herė nė muaj. Nė ato takime diskutohen problemet nė lagje e rrethe, diskutohet pėr vendimet dhe politikat e kryesisė se partisė, jepen vėrejtjet dhe sugjerimet pėr to, pėrkrahen ose kundėrshtohen kuadrot, etj. Strukturat drejtuese i shqyrtojnė me seriozitet mendimet e bazės. Pastaj, tė gjithė anėtarėt, informohen personalisht me shkrim pėr aktivitetet e vendimet e partisė, mė herėt me postė, tani kryesisht pėrmes adresave elektronike.

    Edhe pse janė demokraci tė zhvilluara, partitė nė Perėndim kanė fondacionet e tyre partiake qė merren me organizim tė seminareve tė shumta pėr anėtarėsinė, pėr tė trajtuar tematika tė demokracisė e tė zhvillimeve shoqėrore, sociale e ekonomike. Ato seminare, qė mbahen kryesisht nė fundjavė, i vizitojnė anėtarėt qė kanė kohė dhe qė janė tė interesuar. Temat nė seminare i ligjėrojnė aktivistė e funksionarė tė partisė, por edhe profesorė mysafirė. Pėr kėtė mund tė bindet secili qė dėshiron tė informohet, nėse viziton faqet nė internet tė partive nė Perėndim dhe fondacioneve tė pėrafėrta me to. Nė Kosovė nuk kam dėgjuar ndonjėherė qė partitė tė organizojnė seminare edukuese pėr anėtarėsinė. Mbase nuk i kanė kushtet, apo ndoshta mendohet se anėtarėsia ėshtė e edukuar dhe e motivuar nė nivelin e duhur. Nuk po ngurroj tė shpreh dyshimin se komandantėve tė partive po u intereson qė anėtarėt e partive “tė tyre” tė jenė sa mė injorantė. Ata po vetėkėnaqen me “vizita” tė rralla qė i bėjnė anėtarėsisė nė bazė dhe t’u mbajnė fjalime “tė flakta” politike e patriotike, sa pėr tė rritur akoma mė shumė autoritetin e tyre komandues.

    Nė partitė politike nė Perėndim, nė anėtarėsinė bazė janė aktivė shumė intelektualė me kualifikime tė larta, profesorė, avokatė, gjyqtarė, mėsues, biznesmenė, studentė, por edhe punėtorė e fshatarė. Njė “pėrzjerje” e tillė e socializon dhe e qytetėron mė shumė anėtarėsinė, meqė nė parti, ndodhin bashk*angazhime shumė gjithėpėrfshirėse. Nė partitė “tona” fatkeqėsisht nuk po hetoj asgjė tė pėrafėrt.

    Problem tjetėr serioz me tė cilin ballafaqohen partitė tona janė financimi i tyre. Partitė, ta zėmė nė Gjermani, mund t’ia lejojnė luksin vetes pėr tė gjitha angazhimet e sipėrpėrmendura, sepse kanė mjete solide financiare, tė cilat e kanė burimin nga anėtarėsia, nga buxheti i shtetit, nga donacionet e deklaruara. Kurse partitė tona ndoshta marrin fond simbolik nga buxheti i shtetit. Pastaj partitė tona nuk kanė tė ardhura financiare nga anėtarėsia, sepse shumica e anėtarėve janė skajshmėrisht tė varfėr dhe tė papunė, kurse ata pak qė kanė tė ardhura, nuk i ndihmojnė partitė ku peshojnė. Ndėrsa nė Gjermani par*lamentarėt europianė, federativė, republikanė, komunalė, qė marrin rroga tė mėdha, pothuajse e kanė tė pėrcaktuar pėrqindjen e pagės pėr buxhet tė partisė. Nuk besoj se parlamentarėt, ministrat, funksionarėt, qė i dėrgon partia nė Kuvend e nė Qeveri tė Kosovės, japin diēka nga paga e tyre pėr partitė pėrkatėse.

    Kur tė gjitha kėto mungojnė, atėherė udhėheqja e partisė “detyrohet” tė financohet nga burime tė inkriminuara, nga ndihmat e kushtėzuara tė biznesit dhe nga shpėrdorime tė tjera. Prandaj, qė tė zbutet kjo gjendje, gjegjėsisht qė tė ndihmohen partitė pėr t’u demokratizuar sa mė shumė, Kuvendi duhet tė marrė vendim qė t’u ndajė partive nga buxheti shtetėror mjete financiare, njė sasi tė mjaftueshme, pėr funksionim normal tė tyre.

    Njė defekt tjetėr i madh ėshtė hezitimi i intelektualėve me kualifikime tė larta qė tė anėtarėsohen dhe tė zhvillojnė aktivitete nė kuadėr tė partive, nė kohėn kur nuk kanė angazhime profesionale. Shpesh herė mund t’i dėgjosh intelektualėt duke u ankuar kundėr partive dhe duke dhėnė leksione moraliste nė tryezat e kafeneve. Por, kur i kundėrshton me faktin se edhe ata janė fajtorė pėr mosanėtarėsimin dhe me mosangazhimin e tyre, mbrohen me argumentime se nuk mund tė durojnė praktikėn e komandimit nga lart dhe injorancėn e anėtarėsisė nga poshtė. Pastaj intelektualėt me kualifikime tė larta ankohen se si kryetarėt po rekrutojnė e po kooptojnė vetėm intelektualė tė dėgjueshėm. Nuk ke si i kundėrshton, nėse mban parasysh vetėm mėnyrėn e qasjes sė tyre. Por ka hapėsirė pėr t’i qortuar pėr shpjegimet arsyetuese tė tyre, sidomos pėr mosangazhimin e tyre. Pėr gjithė shoqėrinė tonė, edhe pėr intelektualėt, ėshtė me rėndėsi qė partitė tė zhvillohen e tė demokratizohen sa mė shumė e sa mė shpejt. Duke u anėtarėsuar nė parti intelektualė me kualifikime tė larta profesionale dhe kulturė sociale dhe duke e nxitur bazėn pėr tė bėrė aktivitete edhe edukuese, do t’i jepet njė ndihmė e madhe gjithė shoqėrisė, sepse anėtarėsia nė bazė do tė ndikohej e ndihmohej nga intelektualėt qė tė emancipoheshin mė shpejt me kulturė sociale e demokratike. Kjo formė e angazhimit tė intelektualėve do t’u mundėsonte ngritjen nė karrierėn politike nė parti dhe drejt pushtetit dhe kėshtu do tė rritej niveli cilėsor nė parti e nė pushtet. Angazhimi i intelektualėve nuk ėshtė denigrues, siē po pozojnė me fodullėk tė shpifur disa intelektualė profesionistė. Pėrkundrazi, mosangazhimi i tyre ėshtė pasojė e mungesės sė kulturės sė zhvilluar shoqėrore e sociale tė tyre. Sidomos intelektualėt duhet tė jenė tė informuar se mėnyrė e funksionimit tė demokracisė janė edhe partitė, prandaj kot mundohen tė arsyetojnė mosangazhimin e tyre politik e qytetar, me gjoja, nivelin e lartė tė tyre intelektual, qė nuk i lejon “tė bien” nė nivel “komprometues” tė partive. Dhe meqė intelektualėt nuk pranojnė tė angazhohen nė parti, nė organizata joqeveritare e nė shoqėri qytetare, atėherė u zvogėlohet e drejta morale dhe qytetare qė tė merren vetėm me kritikė e kriticizėm tė gjendjes.

    Dėshmi tjetėr tepėr kokėfortė se partitė tona nuk i kemi demokratike ėshtė fakti se kėto nuk njihen nga partitė “simotra” europiane. Ndodh kjo pėr shkak tė mosprofilizimit tė tyre ideor, filozofik, politik, social, demokratik. Kryetarėt e partive tona ende nuk dinė cilit krah ideopolitik dhe cilės shtresė sociale i takojnė, pasi nuk u dalin pėrllogaritjet parashikuese tė votave qė dėshirojnė tė marrin nė zgjedhje. Ndodh kėshtu pasi ata nuk kanė pėrgatitjen e mjaftueshme politike e demokratike, rrjedhimisht nuk kanė koncepte ideore e profilizuese. E kur kryetarėt dhe kuadri drejtues nuk kanė profilizim, sigurisht se nuk ka as anėtarėsia. Kėtė e dėshmon mė sė miri lėvizja e “kuadrove” partiake nga njė parti nė tjetrėn, vetėm pėr shkak se nuk janė zgjedhur nė postin partiak qė do tė mund t’u siguronte pėrfitime financiare, ose vetėm pse kryetari nuk e ka qasur nė rrethin e tij tė ngushtė klanor. Kjo ngjan me transfertat e futbollistėve nga ekipi nė ekip, pėr pėrfitime mė tė mėdha financiare. Ndryshe qėndron situata me partitė nė Perėndim. Kuadrot e partive kanė koncepte, kanė bindje, gjegjėsisht kanė profilizime, politike, ideore, sociale dhe prandaj nuk ndodhin transfere nga partia nė parti as kur ndonjėri humb zgjedhjet parlamentare, as kur nuk votohen nė postin e synuar partiak. Mosprofilizimi i partive tona, gjegjėsisht mosanėtarėsimi i tyre nė tė ashtuquajturat federata partiake europiane, siē janė Internacionalja Socialiste, Federatat e partive popullore, tė partive liberale, tė partive ekologjike etj., bart nė vete njė dėshmi serioze tė prapambetjes sė tyre. Thėnė tė vėrtetėn, di se vetėm Partia Liberale e Kosovės ėshtė pranuar nė Federatėn e Partive Liberale tė Europės, dhe nga kjo ka pasur pėrfitime Kosova, pavarėsisht faktit se kjo parti ėshtė tepėr minore.

    Mosanėtarėsimi i partive tona nė federatat pėrkatėse europiane dhe botėrore po i kushton njohjes sė pėrshpejtuar tė Republikės sė Kosovės nga shumica e shteteve tė botės, sepse kėto federata janė tė shtrira pothuajse nė tė gjitha shtetet, pėrkatėsisht janė nė pushtet nė shtetet pėrkatėse. Po tė kishin qenė tė anėtarėsuara partitė “tona”, atėherė vetė ato federata do kishin bindur partitė pėrkatėse qė janė nė pushtet, qė tė njihnin Republikėn e Kosovės edhe shumė shtete tė Amerikės Latine, tė Afrikės, tė Azisė. Duke i vlerėsuar partitė tona si jodemokratike dhe tė paprofilizuara, atėherė na del se edhe shoqėria na vlerėsohet si jodemokratike.

    Te ne ende nuk kemi as profilizim social tė popullit, pasi tek tani jemi nė fazėn e parė tė kapitalizmit vulgar. Pėr rrjedhojė, tė gjithė “kuadrot” e partive tona nė fushata zgjedhore ose nė raste tė tjera kryesisht thonė se i pėrkasin qendrės. Ndonjėherė thonė se janė tė djathtė, edhe pse bindjet dhe kulturėn sociale, pėr aq sa kanė, i kanė tė majta, pėr shkak tė prejardhjes sė tyre ose “tė traditės” ideologjike. Programet dhe platformat e tyre partiake e elektorale ngjajnė nė mes tyre si pikat e ujit, dhe po t’ua heqėsh emrin e partive, nuk do tė dinin as specialistėt t’i dallonin programet e platformat se cilės parti i pėrkasin.

    Drejtuesit e partive tona sikur nuk po dinė, prandaj po hezitojnė tė pėrcaktohen se cilės federatė tė partive europiane duhet t’i drejtohen me kėrkesa pėr kėshillime, pėrkrahje e anėtarėsim. Ato po presin njėra-tjetrėn qė “tė identifikohen” tė parat dhe pastaj partia tjetėr, pas tė parės, t’i drejtohet federatės tjetėr. Dhe kjo pritje ėshtė e dėmshme. Me kėtė pritje partitė tona i kanė humbur qė 18 vjet, gjegjėsisht qė 9 vjet, pa u profilizuar dhe pa u anėtarėsuar nė federatat pėrkatėse tė partive europiane. Po tė kishin qenė anėtare, federatat e partive europiane do t’i kishin ndihmuar partitė tona financiarisht e politikisht, do t’i kishin pėrkrahur nė fushatat zgjedhore, do t’i kishin ndihmuar nė profilizim e demokratizim tė brendshėm partiak etj.

    Partitė tona tashmė duhet tė kenė kurajė kombėtare, qytetare e politike pėr tė anėtarėsuar nė radhė tė tyre pjesėtarė tė etnive tė tjera nacionale, pėr tė kontribuar kėshtu qė tė tejkalohet “pastėrtia” dhe segregacioni nacional. Ky dhe drejtimi i kundėrt, anėtarėsimi i shqiptarėve nė partitė e etnive minoritare, do ishte nė interes madhor tė Republikės sė Kosovės, nė interes tė bashkėjetesės dhe tė zhvillimit tė pėrshpejtuar demokratik tė shoqėrisė sonė. Segregacioni nacional i partive frenon zhvillimin demokratik e multietnik tė shoqėrisė. Shikuar nga ky aspekt, tė gjitha partitė nė Kosovė tani mund tė karakterizohen si nacionaliste, pėrderisa ruajnė pėrcaktimin e “pastėrtisė” sė tyre nacionale. Ende nuk po ndodh anėtarėsimi multietnik, sepse kuadrot drejtuese tė partive frikėsohen se mos po humbin reputacionin e patriotizmit nacionalist, rrjedhimisht po frikėsohen se do tė humbin votat e votuesve qė nuk janė tė pėrgatitur pėr shoqėri multietnike e demokratike. Pėrgjegjėsia mė e madhe pėr kėtė ėshtė e partive shqiptare, si parti tė popullit shumicė. Ato duhet tė hapen karshi pjesėtarėve tė etnive tė tjera. Partitė tashmė duhet tė zhvillohen drejt partive tė qytetarėve, dhe jo tė vazhdojnė tė mbetėn thjesht parti njėnacionale. Por, pėr tė bėrė kėtė kapėrcim cilėsor, “kuadrot” drejtuese tė partive tona duhet tė kenė vizion dhe kurajė qytetare, duhet tė vėnė nė plan tė parė interesin shtetėror tė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht interesin pėr zhvillim tė pėrshpejtuar multietnik e demokratik tė shoqėrisė sonė dhe pastaj interesin e tyre egoist pėr tė qeverisur me ēdo kusht, gjegjėsisht pėr t’u pasuruar pandershmėrisht pėrmes pushtetit qė e marrin nga votues njėnacionalė.

    Meqė partitė nuk i kemi demokratike, atėherė del se edhe shoqėrinė nuk e kemi demokratike. Mund qė ėshtė e kundėrta, po tė kemi parasysh pjesėmarrjen e ulėt nė zgjedhje. Shumicėn e qytetarėve i kemi tė vetėdijėsuar demokratikisht, por meqė nuk garon asnjė parti vėrtet demokratike, sipas kritereve tė tyre, atėherė qytetarėt, mė tė avancuar se demokracia e partive “tona” garuese pėr pushtet, nuk dalin nė zgjedhje, pasi gjykojnė se nuk e meritojnė votėn e tyre asnjė parti.



    2. c. Mėnyrat dhe kriteriet e qasjes ndaj tė kaluarės



    Shumė energji dhe kohė po shpenzohet nė “pėrpunim” tė kaluarės sonė, sidomos historisė sonė tė re, nga Lidhja e Prizrenit (1878) e deri nė ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit serb (1999). Gjithsekujt qė i teket tė kėrkojė qė tė rivlerėsohet e rishkruhet kjo histori, e bėn menjėherė. Dhe kjo ndodh varėsisht nga forcat qė vijnė nė pushtet. Nė Republikėn e Shqipėrisė kjo dukuri ėshtė mė e theksuar, por viteve tė fundit edhe nė Republikėn e Kosovės po angazhohen individė e struktura qė kjo tė vihet nė plan tė parė. Dhe kjo nuk u kėrkohet vetėm profesionistėve. Tashmė edhe politikanė nuk po pėrmbahen pėr tė imponuar vlerėsimet e tyre si vlerėsime shkencore. Nuk po mund tė pėrmbahen as diletantėt e zhurmaxhinjtė kujdestarė. Kėta po shkojnė aq larg, sa tė shpallin edhe Gjergj Kastriotin, Abdyl Frashėrin, Ismail Qemalin, Isa Boletinin e tė tjerė, si tradhtarė, duke u pėrpjekur tė imponojnė figura tė tjera si mė tė merituara. Kjo praktikė po shtrihet deri nė kohėt mė tė reja, duke u pėrpjekur tė ngatėrrojnė e zhvleftėsojnė sa mė shumė sistemin e vlerave pėr figurat dhe pėr ngjarjet historike. Shkohet aq larg, sa t’u mvishen qortime gjithfarėshe shumė personaliteteve, qė i paskeshin tradhtuar e shitur Kosovėn dhe viset shqiptare te mbretėria serbe (1978-1913 dhe 1919) dhe te Jugosllavia (1945), pa qenė nė gjendje tė marrin nė konsideratė konstalacionet e brendshme dhe tė jashtme nė kohė dhe hapėsirė.

    Qytetarėt po “bombardohen” me qendrime politike, gjithnjė duke i paraqitur si vlerėsime shkencore, edhe pėr Lėvizjen Antifashiste dhe lėvizjen “nacionaliste” gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Madhėrohen aleatėt e nazi-fashizmit, duke devalvuar mbėshtetėsit dhe anėtarėt e Aleancės sė Madhe Antifashiste (ShBA, Angli, Bashkimi Sovjetik), etj. Rėndom bėhen (zh)vlerėsime sipas skemės vetėm bardhė-e-zi, kush e tradhtoi dhe e shiti Kosovėn, kush ishin “nacionalistėt” e vėrtetė “ēlirimtarė“ etj. Kėto (zh)vlerėsime po ndodhin nė mėnyrė tepėr shablone, duke anashkaluar konstalacionet pėrkatėse kohore e hapėsinore. Pėr shembull, zhvleftėsohen organizuesit dhe pjesėmarrėsit e Konferencės sė Bujanit, ku u morėn vendime pėr ēlirimin e Kosovės, dhe madhėrohen kolaboracionistė tė nazi-fashizmit, tė udhėhequr nga Xhafer Deva, i cili, pos qė ishte kolaboracionist i nazi-fashizmit, ishte edhe aleat i lėvizjes ēetnike nė krye me Drazha Mihajlović-in. Sikur duket se qėllimisht duan tė imponojnė falsifikimin se shqiptarėt mundnin, por nuk deshėn ta ēlirojnė Kosovėn, duke harruar qėllimisht se prapa Jugosllavisė pushtuese ishin Alaeanca e Madhe Antifashiste dhe prandaj shqiptarėt nuk kishin fuqi pėr t’iu kundėrvėnė vendimeve tė Ēėrēillit, Rusveltit e Stalinit.

    Pėr ēdo lėvdatė janė forcat patriotike ēlirimtare tė Kosovės (qė drejtoheshin nga Shaban Polluzha, Rifat Berisha e tė tjerė), por edhe sikur i gjithė populli shqiptar tė ishte i organizuar vetėm nė njė strukturė ēlirimtare, vėrtet nuk do ishte arritur ēlirimi i Kosovės. Por ka edhe nga ata qė duan ta madhėrojnė rolin e Lėvizjes Antifashiste tė Kosovės (nė krye tė sė cilės formalisht ishte Fadil Hoxha, realisht komandohej nga serbomėdhenjtė). “Nacionalistėt“ e tanishėm primitivė shkojnė aq larg sa edhe heroin e Kosovės, malaziasin Miladin Popović, e degradojnė si armik tė shqiptarėve, edhe pse atė e vrau Beogradi serbomadh pėr arsye se u pėrpoq tė nxirrte maksimumin pėr Kosovėn nė ato konstalacione. Prandaj ai e meriton tė vlerėsohet si mė i merituar, sidomos edhe pėr faktin se nuk ishte shqiptar, se sa Fadil Hoxha dhe bashkėveprimtarėt e tij politikė shqiptarė, nėse kėtyre tė fundit u takon ndonjė meritė pėr mbijetesėn e Kosovės, pėr tė ardhur deri te viti 1999...

    Tashmė po bombardohemi edhe me lista tė udb-ashėve dhe spiunėve, duke harruar qėllimisht se nė Kosovėn e ripushtuar edhe ata ishin hallka tė tė njėjtit sistem pushtues, siē ishin, ta zėmė, mėsuesit dhe nėpunėsit shqiptarė tė atij sistemi.

    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mė shumė si rezultat i kundėrvėnies sė klanit politik slloveno-kroat-bosniak (Tito-Kardel-Bakarić), pėr tė pėrballuar serbizimin total tė Jugosllavisė nga klani serbomadh me nė krye Aleksandėr Rankoviē-in, se sa si meritė e angazhimit tė “titistėve” shqiptarė nė krye me Fadil Hoxhėn, ndodhi faktorizimi i Kosovės dhe i shqiptarėve nė Jugosllavi pas vitit 1966.

    Nė kuadėr tė reformimit tė sistemit kushtetues tė vitit 1974, Kosova avancoi nė njėsi hibride federale. Edhe pas kėtij viti udb-ashėt shqiptarė tė KSA tė Kosovės shpesh anatemohen pa tė drejtė, mė shumė se sa, ta zėmė, mėsuesit, nėpunėsit dhe kuadrot komunistė shqiptarė, edhe pse edhe tė parėt edhe tė dytėt u shėrbenin ligjeve qė miratonte i njėjti Kuvend (parlament) i Krahinės Socialiste Autonome Kosovės, i Republikės Socialiste tė Serbisė dhe i Federatės Socialiste Jugosllave. Pra, anatemohet ta zėmė x udb-ash i UDB-sė sė Kosovės dhe idhullohen kuadrot e Lidhjes Komuniste tė Kosovės (si ta zėmė sekretari Ibrahim Rugova), edhe pse kėta kuadro komunistė ishin udhėheqėsit politikė tė udb-ashėve. Nė fakt, mė e drejtė do tė ishte tė anatemoheshin vetėm ata udb-ashė qė shkelnin e shpėrdoronin ligjet qė i hartonin e miratonin kuadrot komunistė, edhe ca mė shumė duhet tė anatemohen ata udb-ashė qė komandoheshin vetėm nga Beogradi serbomadh, duke anashkaluar komandimin e tyre nga kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, siē parashihej nga Kushtetuta e KSA tė Kosovės dhe ligjet pėrkatėse. Akoma mė shumė duhet tė anatemohen udb-ashėt dhe spiunėt pėrkatės, qė i shėrbenin Beogradit milosheviqian pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe Kushtetutės sė Kaēanikut nga Kuvendi i Kosovės (korrik e shtator 1991); siē duhet tė anatemohen edhe politikanėt qė i kanė shėrbyer Beogradit milosheviqian, edhe nėse na kamufloheshin si tė vetėquajtur liderė alternativė tė demokracisė pluraliste. Paradoksi: Anatemohen edhe udb-ashė e spiunėt qė u kanė shėrbyer vetėm Kushtetutės dhe ligjeve tė KSA tė Kosovės dhe madhėrohen kuadrot drejtues komunistė, qė ishin udhėheqės ideo-politik tė tė gjitha strukturave e subjekteve nė KSA tė Kosovės...

    Edhe pėr Kryengritjen e armatosur ēlirimtare (1998-1999), nė krye tė sė cilės ishte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nuk ngurrohet tė bėhen mbivlerėsime, devalvime, falsifikime. E kur nuk biem dakord pėr kriteret e vlerėsimit tė kėsaj kryengritjeje tė pėrjetuar, si do tė jemi nė gjendje pėr tė vlerėsuar rrjedhat e mėhershme historike. Prandaj doemos na plas skandali (mė 18.09.2009), qė kryetari i Republikės sė Kosovės tė dekorojė me titull heroi Ahmet Krasniqin, tė cilin shteti i Kroacisė e ka shpallur kriminel lufte dhe, sikurse dihet, me tėrė qenien e tij ai ėshtė pėrpjekur t’i kundėrvihet Kryengritjes ēlirimtare nė Kosovės. Ēuditėrisht, edhe ndaj kėtij skandali heshtet, e po heshtin edhe konformistėt (kryeministri, kryetari i Kuvendit etj.), qė kanė ardhur nė pushtet kryesisht nė saje tė meritave qė kanė pasur gjatė kėsaj Kryengritjeje.

    Sugjerimi im konkret do tė ishte qė tė mos prodhojmė mė shumė histori sesa ėshtė nė gjendje tė mbajė Kosova dhe populli ynė, t’u pėrmbahemi vetėm tė vėrtetave e fakteve dhe t’i vlerėsojmė ato realisht, nė kohė e hapėsirė; pasi edhe pas kaq shumė dekadave dhe fakteve kokėforta po shohim se sa vėshtirė ėshtė tė jetėsohet pavarėsia, gjegjėsisht shtetėsia; qė fajėsojmė kuturu pse nuk ėshtė realizuar nė vitin 1913, nė vitin 1919, nė vitin 1945 ose nė vitet 1974 dhe 1981.

    2. d. Gjallėrimi i shoqėrisė civile (qytetare) ėshtė faktor tjetėr me rėndėsi pėr zhvillim tė pėrshpejtuar demokratik



    Pothuajse nė tė njėjtin skematizėm tė partive mund tė fusim edhe shoqėrinė civile, gjegjėsisht shoqatat e organizatat joqeveritare. Mund qė nė Republikėn e Kosovės kemi tė regjistruar mijėra organizata joqeveritare (OJQ), por kjo nuk dėshmon se kemi tė zhvilluar shoqėrinė civile. Ekzistojnė dyshime se shumica e tyre janė formuar prej individėsh pėr tė pėrvetėsuar individualisht e pameritueshėm donacione. Nuk mė ka rastisur tė dėgjoj pėr veprimtari tė ndonjė shoqate, e cila nuk varet nga donacionet, por zhvillon aktivitete vullnetare (voluntariste, pa pagesė). Kjo e zbulon hilen e tyre, kjo dėshmon se ato nuk janė themeluar pėr shkak tė kulturės qytetare tė anėtarėve tė saj. Nė Perėndim janė me dhjetėra mijėra shoqata, gjegjėsisht OJQ, qė angazhohen pa kėrkuar fare donacione, sepse qytetarėt atje duan tė angazhohen nė kohė tė lirė, ta zėmė, pėr tė diskutuar pėr mbarėvajtjet e mangėsitė nė lagjet dhe nė rrethet ku banojnė, pėr ndotje tė ambientit, pėr varfėrinė dhe ndihmat humanitare, etj.

    Edhe qytetarėve po u mungon dukshėm edukata e kultura sociale, pjesė qenėsore e shoqėrisė demokratike. Pėr sqarim, po sjell shembuj.

    Lexuesit mbase nuk do mė besojnė se nė Gjermani jam angazhuar bashkė me prindėr tė fėmijėve tanė qė tė pastrojmė e tė lyejmė klasėn e fėmijėve tanė nė njė gjimnaz tė atjeshėm, meqė atė vit gjimnazi nuk kishte buxhet tė mjaftueshėm (shtetėror). Shumica e prindėrve ishin profesorė, avokatė, biznesmenė, nėpunės tė lartė shtetėrorė, meqė kryesisht fėmijėt e nomenklaturės ia dalin tė kualifikohen pėr gjimnaz. Njėri nga prindėrit ishte milioner. Kur po mblidhnim tė hollat pėr tė blerė bojėn, me tė qeshur iu drejtova milionerit: “Pėrse nuk ke angazhuar njė firmė qė tė ngjyrosė klasėn, por na le qė tė pėrlyhemi me bojė...!?” Ai mė shpjegoi se donte qė djali i tij tė krenohej me babanė, qė ishte angazhuar si gjithė prindėrit e tjerė pėr tė pastruar e ngjyrosur klasėn.

    U turpėrova dhe u shqetėsova kur parvjet dėgjova rrėfimin e njė plake norvegjeze, qė ishte pėr vizitė tek njė familje nė Kosovė. Njė ditė ajo kishte vizituar shkollėn nė fshat. Sapo kishte hyrė nė oborr tė shkollės, ishte lemerisur nga papastėrtia e oborrit, qė ishte i mbuluar me shishe e qese plastike e me mbeturina tė tjera. Vetė i kishte mbledhur tė gjitha, nėn vėshtrimet tallėse dhe cinike tė vendėsve. Pastaj kishte lėshuar kujėn kur ka vėrejtur papastėrtinė e nevojtoreve tė shkollės. Edhe ato i kishte pastruar vetė. I kishte qortuar nikoqirėt, pse nė njė kohė qė i rregullojnė e pastrojnė aq mirė shtėpitė e tyre, nuk angazhohen pėr tė pastruar shkollėn e fėmijėve tė tyre, tė cilėt po rrezikoheshin tė infektoheshin nga ndonjė epidemi. Me para tė veta ka ndėrruar dyert e dritaret e thyera tė shkollės, ka ndėrtuar nevojtore tė reja, meqė i ishin dhimbsur rreth 600 fėmijė nxėnės tė asaj shkolle. Edhe mė shumė e kishte revoltuar arsyetimi i nikoqirėve, se shteti duhet tė rregullojė e mbajė tė pastra shkollat. Kjo u ishte kundėrvėnė: “Pse duhet t’i rrezikoni fėmijėt tuaj duke pritur shtetin e varfėr qė tė plotėsojė obligimet e tij?”

    Kėta shembuj janė tepėr shpjegues pėr nivelin e edukatės e tė kulturės sė ulėt sociale e qytetare, pėr tė mos thėnė edhe prindėrore. Shumė veta mund tė ndjehen tė ofenduar pėr kėtė vlerėsim, pikėrisht se u mungon kultura demokratike dhe jo pse shqetėsohen pėr nėnvlerėsim tė pamerituar.

    Njėherė luta disa banuesve tė pallatit ku po jetoja, qė tė angazhoheshim bashkėrisht pėr tė pastruar oborrin e shkallėt e pallatit. Mė kundėrshtuan duke mė thėnė se, meqė vikam nga Perėndimi, dėshiruakam t’u shes mend. Kėso pėrjetimesh mund tė sillja edhe mė, por mjafton tė shqetėsohemi me kaq pėr kulturėn tonė tė ulėt sociale, qytetare e demokratike. Papastėrtitė e oborreve dhe tė shkallėve tė pallateve po na i shohin pėrditė tė huajt qė shkruajnė raporte pėr Kosovėn. Dhe mund tė marrim me mend se sa do tė ndikohen nga kjo papastėrti jona, si njerėz qė janė, kur pėrpilojnė raporte. Kėtė gjendje nuk mund ta arsyetojmė me varfėrinė materiale, pasi kėto janė varfėri tė kulturės sociale, higjienike, ekologjike.

    Nuk kemi kohė e “leverdi” tė presim qė tė na sėmurė papastėrtia ose qė tė na tallė bota. Qeveria duhet tė marrė masa kundėr shisheve e qeseve tė plastikės, ta zėmė duke ua caktuar shitoreve qė tė kėrkojnė nga blerėsit 5 cent pėr ēdo qese plastike, ose tė detyrohen qė tė mbajnė vetėm qese letre, nėse duan t’i japin falas. Pėr ēdo shishe plastike e qelqi, pėr kanaēe tė pijeve, tė kėrkohen nga blerėsi 10 cent kaucion (parapagim), tė cilat blerėsi do t’i marrė pėrsėri kur do t’i kthejė ato tė zbrazėta nė shitore. Shumica e shteteve perėndimore kanė miratuar ligje pėr kėtė ēėshtje, prandaj, detyrimisht, pėr ēdo lloj shishe e kanaēe mbahet kaucion, kurse qeset e plastikės pothuajse nuk jepen mė pa pagesė. Pastaj banorėve tė pallateve duhet t’u vihen gjoba nga drejtoria sanitare komunale, nėse nuk i pastrojnė oborret e shkallėt e pallateve, sepse banesat e tyre janė privatizuar dhe nuk u takon komunave qė t’ua mirėmbajnė infrastrukturėn e tyre pėrreth, etj. Pra, duhet tė merren vendime tė detyrueshme nga institucionet pėrkatėse komunale, qė pronarėt e banesave nė pallate tė krijojnė fonde pėr mirėmbajtje tė infrastrukturės se pallateve tė tyre, siē ndodh pėrgjithėsisht nė Perėndim. Po kėshtu edhe ata qė marrin ndihma sociale pėr shkak tė papunėsisė dhe varfėrisė, do tė duhej tė detyrohen tė angazhohen nė pastrim tė qyteteve, me stimulim simbolik, pos ndihmės sociale, siē janė duke vepruar shumė shtete nė Perėndim.

    Janė shumė angazhime qė u takojnė qytetarėve dhe jo shtetit e institucioneve publike, prandaj qytetarėt duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr t’u dalė zot pėrgjegjėsive tė tyre pėr tė kontribuar nė zhvillimin e gjithanshėm tė shoqėrisė demokratike. Nėse qytetarėt nuk ndėrgjegjėsohen pėr pėrgjegjėsitė e tyre qytetare, atėherė shteti demokratik duhet tė gjejė mėnyrat e pėrshtatshme pėr t’i detyruar me angazhime qė u pėrkasin.

    Do tė ishte interesante dhe me dobi po tė bėheshin analiza sa mė tė gjithanshme e sa mė gjithėpėrfshirėse, se si ky popull dhe mėrgimtarėt e tij u angazhuan me pėrkushtim e sakrifica, vullnetarisht, patriotikisht e qytetarisht, gjatė viteve tė ’90-ta, pėr tė mbajtur tė gjallė gjithė sistemin e arsimit (i cili gabimisht quhej “sistem paralel”), pėr tė organizuar gjithė atė solidaritet humanitar e kombėtar, pėr tė ndihmuar minatorėt dhe punėtorėt qė shteti serb i nxori nga puna, pėr tė mbajtur skamnorėt. Do tė ishte interesante dhe me dobi po tė bėheshin analiza sa mė tė gjithanshme e sa mė gjithėpėrfshirėse, se si njė e ashtuquajtur OJQ, gjegjėsisht shoqatė humanitare, e quajtur me emrin sublim “NĖNA TEREZĖ”, kishte gjithė atė vullnet humanitar pėr tė mbledhur e shpėrndarė gjithė ato ndihma, edhe pse pėrndiqej nga regjimi pushtues serb. Do tė ishte interesante dhe me dobi po tė bėheshin analiza sa mė tė gjithanshme e sa mė gjithėpėrfshirėse, pėr vullnetin e madh tė mėrgimtarėve qė t’i jepnin gjithė ato ndihma financiare nė Fondin e Republikės sė Kosovės, bile edhe si “tatim” prej 3 pėr qind nga tė ardhurat, e qė pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtyre mjeteve, fatkeqėsisht, nuk dihet se si e ku janė shpenzuar ose se si janė tjetėrsuar nga individė tė papėrgjegjshėm tė njėfarė “qeverie nė ekzil”. Do tė ishte interesante dhe me dobi po tė bėheshin analiza sa mė tė gjithanshme e sa mė gjithėpėrfshirėse, pėr vullnetin e madh tė mėrgimtarėve pėr tė dhėnė gjithė ato ndihma financiare pėr Fondin “VENDLINDJA THĖRRET”, fond ky i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe mbase do tė duhej kritikuar hezitimi i strukturave kompetente pėr tė paraqitur njė raport publik se sa mjete u grumbulluan, ku e si janė shpenzuar ato (edhe pse ai fond kishte karakter ushtarak). Ndoshta kėtu do mjaftonte njė shpjegim i pėrmbledhur, se atėherė shqiptarėt kishin njė vullnet e synim madhor kolektiv: Ēlirimin e Kosovės nga pushtimi i egėr serb. Por, gjithashtu, duhet tė bėheshin analiza sa mė tė gjithanshme e sa mė gjithėpėrfshirėse, se pėrse i njėjti popull pas Luftės, ra pėrtokė, nuk po angazhohej vullnetarisht as pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė pastrim tė gėrmadhave tė qindra mijė shtėpive tė djegura nga barbarėt pushtues serbė, bile po angazhoheshin shumė pak pėr tė ndihmuar me arkivole e tabute familjet qė po rivarrosnin mijėra familjarė tė tyre tė viktimizuar. Mbase periudha e Luftės ia shterroi tė gjitha energjitė kolektive popullit tonė pėr t’u angazhuar qė tė bėnin e ndėrtonin shtetin dhe, prandaj, kėtė duhet ta kenė ndėshkuar miqtė ndėrkombėtarė me vonimin e dhėnies se pėlqimit pėr tė shpallur Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur e sovran. Filozofia popullore na mėson se mė vėshtirė ėshtė ta mbash se ta fitosh lirinė. Se mos ndodhi qė populli nuk pati mė motiv e synim pasues, pasi u dalldis nga ajo fitore e madhe - Ēlirimi i Kosovės nga pushtimi i egėr serb. Gjithsesi, tani duhet t’i mishėrohet popullit motivi e synimi kurcial pėr shtetbėrje, shtetndėrtim e zhvillim ekonomik e demokratik tė Republikės sė Kosovės. Dhe kėtė motiv e synim sigurisht qė nuk do tė mund t’ia mishėrojnė ata qė uzurpojnė pushtetin pėr ta shpėrdoruar atė pėr tė blerė e ndėrtuar vila gjigante, pėr tė blerė edhe makina tė blinduara, meqė kėshtu duan tė imponohen si mė tė rrezikuar nga tė tjerėt, pėr tė blerė jeep-a e automobila luksoz, pėr tė shpenzuar pėr tė dashura e pėr ushqime nė restorantet mė luksoze, pėr tė vėnė shpėrdorueshėm kapital pėr “shtatė brezat” pasardhės.

    Nuk duhet tė ketė gjendje pa zgjidhje, prandaj ėshtė e domosdoshme kėndellja morale e sociale e popullit pėr t’i dal zot vetes dhe shtetit tė tij.



    3. ZHVILLIMI EKONOMIK



    Faktor me rėndėsi pėr shtetbėrjen dhe shtetndėrtimin, pėr zhvillimin shoqėror e demokratik, ėshtė zhvillimi i pėrshpejtuar ekonomik i Republikės sė Kosovės dhe shoqėrisė sonė.

    Niveli i zhvillimit ekonomik i shtetit tonė tani lė shumė pėr tė dėshiruar.

    Zhvillimi ekonomik i njė vendi varet nga shumė faktorė, tė brendshėm dhe tė jashtėm, por gjithsesi faktor me mė rėndėsi ėshtė vetė njeriu si qenie shoqėrore, vullneti, shkathtėsia dhe angazhimi i tij.

    Nė kohė e rrethana tė ndryshme Kosova ka pėrjetuar zhvillim ekonomik, tė themi zvarranik, pėr shkak se ėshtė kushtėzuar nga rrethanat pushtuese. Hovin e pėrshpejtuar dhe autentik tė zhvillimit ekonomik e shoqėror Kosova e ka pėrjetuar nė vitet ’70-ta tė shekullit tė kaluar, pas reformave tė mėdha kushtetuese tė ish-Jugosllavisė nė vitin 1974. Nė atė kohė ndodhi njė hovėzim i zhvillimit ekonomik, pasi klasa e atėhershme politike, nė kuadėr tė kompetencave qė pėrmbante Kushtetuta e KSA tė Kosovės, orientoi zhvillimin ekonomik edhe nė pėrpunim tė pjesshėm tė resurseve nėntokėsore (xeheve) dhe jo vetėm nė nxjerrjen dhe eksportimin e tyre. Kėshtu, gjigantėt “Trepēa”, termoelektrocentralet, ferronikeli, ēimentorja nė Han tė Elezit, firma tė mėdha, me dhjetėra mijė tė punėsuar, jepnin pėrfitime tė mėdha, nga tė cilat njė pjesė i mbetej Kosovės pėr tė zhvilluar infrastrukturėn e saj. Kėtė e shoqėroi edhe zhvillimi i pėrshpejtuar i arsimit, pėr tė arritur nivelin kulmor qė KSA e Kosovės tė kishte rreth 32 mijė studentė nė vitin 1981. Krahas kėtyre zhvillimeve u formuan e ngritėn edhe njė mori fabrikash pėrpunuese, qė punėsuan dhjetėra mijėra punėtorė, siē ishin fabrika e amortizerėve nė Prishtinė, fabrika e autopjesėve nė Pejė, fabrika “Ballkan” nė Therandė (Suharekė), ajo e gypave nė Ferizaj, e elektromotorėve nė Gjakovė, e akumulatorėve nė Pejė, e “Progresit” nė Prizren, e llamarinės nė Vushtrri etj. Falė kėtyre kapaciteteve KSA e Kosovės arriti edhe tė eksportojė prodhime industriale dhe energji elektrike.

    Krahas zhvillimit industrial edhe bujqėsia, mė pak blegtoria, pėrjetuan zhvillim tė hovėzuar. KSA tė Kosovės jo vetėm qė i mjaftonin prodhimet bujqėsore, por ajo eksportonte nė njėsitė e tjera tė ish-Jugosllavisė. Nė tė gjitha tregjet e republikave tė ish-RSFJ-sė, prodhimet bujqėsore tė Kosovės kishin hapėsirė e treg tė qendrueshėm, sepse gėzonin namin e prodhimeve cilėsore.

    Gjithė atė zhvillim ekonomik, goxha solid pėr kohėn dhe rrethanat, e shkatėrroi invadimi i Serbisė nė Kosovė, nė vitin 1989, duke ia grabitur fillimisht tė drejtat kushtetuese, pastaj duke shfuqizuar politikisht e juridikisht edhe klasėn vasale politike tė KSA tė Kosovės (1981-1989) dhe duke pėrzėnė nga puna qindra mijė shqiptarė tė punėsuar. Gjatė viteve 1990-1998 Serbia pushtuese ushtroi njė shfrytėzim e zhvillim kolonial klasik nė Kosovė.

    Ēlirimi nga pushtimi serb Kosovėn e gjeti tė shkatėrruar nė shumė plane, sidomos nė atė ekonomik e social. Populli, nė fazėn fillestare, ishte i preokupuar me kthimin sa mė tė shpejtė nė trojet e veta, pėr rivarrosjen e viktimave dhe ndėrtimin e shtėpive tė djegura. Nė kėto rrethana nuk kishte si pėrqendrohej vėmendja kolektive nė zhvillimin ekonomik. Kolektivat e fabrikave tė viteve tė ’90-ta ishin shkapėrderdhur gjatė gati dhjetė vjetėve dhe ato pothuajse kishin harruar se si i kishin menaxhuar fabrikat e tyre. Mjetet financiare dhe energjitė qė i kishte populli para Luftės i investoi kryesisht nė ndėrtimin e shtėpive. Vullneti i madh i kthimit tė refugjatėve tė Luftės dhe vullnet i madh i popullit pėr tė rifilluar jetėn, duke rindėrtuar shtėpitė, po habisnin botėn. Por popullit po i mungonin mjetet e punės, sidomos ato bujqėsore, sepse ato i kishte shkatėrruar “e tretur” Lufta, qė t’i ktheheshin me po me atė vullnet punės nė bujqėsi, siē u angazhuan pėr rindėrtim tė shtėpive. Edhe njė pjesė e mjeteve financiare, tė kursyera nga emigrantėt, po shpenzoheshin nė rindėrtim tė shtėpive dhe nė ndėrtim tė shtėpive tė reja, por, pakuptimshėm, po shpenzoheshin edhe pėr blerje tė automobilave. Paralelisht mjetet financiare tė emigrantėve po shpenzoheshin pėr tė blerė kamionė, vinēa, gurthyes, etj., por edhe ky lloj investimi ishte si njė stihi dhe ngjante me njė garė anarkike. Asgjėkundi nuk po dukeshin vetorganizime kolektive pėr tė pėrllogaritur nevojat e Kosovės pėr tė tilla mjete, askund nuk dukeshin organizime qė do jepnin kėshilla se nė ē’fusha do tė duhej tė bėheshin investimet e para.

    Nė rrethanat e para tė pas Luftės zuri tė zhvillohej sidomos tregtia e mallrave ndėrtimorė e ushqimorė, tė importuara kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia. Paralelisht zuri fill kontrabandimi me mallra qė sjellin pėrfitime tė mėdha, siē ishin nafta, duhani, sheqeri, mielli, kafja, ilaēet etj. Por pėrfitimet nga tė gjitha importet shkonin kryesisht jashtė Kosovės. Kėshtu, po harxhoheshin kryesisht financat e emigracionit, qė ua dėrgonin familjeve pėr tė rifilluar jetėn nė Kosovė.

    Bashkėsia ndėrkombėtare, qė tashmė menaxhimin e Kosovės po ia kalonte OKB-sė, po vonohej tė konsolidohej dhe mbase po vonohej, duke vėshtruar e vėzhguar nėse populli i Kosovės po bėhej nė gjendje pėr tė menaxhuar veten, gjegjėsisht Kosovėn. Meqė klasa politike e Kosovės nuk po bėhej nė gjendje pėr tė menaxhuar Kosovėn, atėherė bashkėsia ndėr*kombėtare formoi e konsolidoi UNMIK-un si strukturė menaxhuese tė Kosovės. Ajo i ndaloi veprimtarinė qeverisė sė pėrkohshme dhe zuri tė improvizojė struktura tė reja qė do tė ēonin drejt formimit tė qeverisė sė re, e cila do tė dilte nga zgjedhjet e pėrgjithshme qė do tė organizonte UNMIK-u. Por qysh nė fillim po hetohej se as UNMIK-u nuk donte, ose nuk mund tė ishte nė gjendje tė menaxhonte me sukses tashmė proktetoratin e tij - Kosovėn. Sė pari nuk deshi, apo nuk mundi, tė pėrcaktojė statusin e pronėsisė tė tė ashtuquajturės pronė shtetėrore dhe pronė shoqėrore, qė ndėrkohė quhej pronė publike. Ndodhte kėshtu sepse nė Kėshillin e Sigurimit Serbia kishte ndikim tė madh, kryesisht pėrmes Rusisė, e cila pretendonte se e gjithė prona shtetėrore e shoqėrore nė Kosovė ishte pronėsi e Serbisė. Megjithatė UNMIK-u vendosi tė nisė privatizimin nė Kosovė, me orientim qė mjetet qė do tė dilnin nga privatizimi “do tė ngriheshin”, pėr t’i definuar me vonė nėse do t’i jepeshin Serbisė apo Kosovės. Kurse vetėm 20 pėr qind e atyre mjeteve do t’u jepeshin tė punėsuarve nė fabrika, kooperativa, etj.

    Parashikohej qė privatizimi t’i jepte impuls tė ri zhvillimit ekonomik, por ai, i bėrė nė mėnyrė tepėr vulgare, korruptuese e manipuluese, nuk i realizoi parashikimet, pasi pjesa mė e madhe e fabrikave dhe e kooperativave tė privatizuara nuk ia dolėn tė riaktivizonin veprimtarinė e tyre ekonomike. Kjo ndodhte pėr shkak tė garave tė pandershme e korruptive, pasi qėllimi kryesor ishte ēmimi sa mė i lartė i shitjes dhe jo konceptet pėr menaxhim e pėr riaktivizim tė tyre qė tė fillojnė me veprimtari ekonomike. Blerėsit e tyre, qė nė tė shumtėn e rasteve nuk kishin koncepte zhvillimore ekonomike dhe prejardhjen e mjeteve blerėse i kishin tė dyshimta, dukej se i blinin ato kryesisht pėr qėllime spekulative. Edhe ata qė kishin qėllim tė mirė, i harxhonin mjetet nė blerje, dhe, edhe po tė donin, nuk u tepronin mjete pėr t’i futur ato nė prodhimtari. Kjo mund tė provohet nė terren. Edhe mė i vrazhdė ishte privatizimi i tokave tė kooperativave, tė cilat pastaj mbesnin djerrė dhe copėtoheshin pėr t’iu shitur spekulantėve e bujqėve tė interesuar.

    Me kalimin e kohės, vetė UNMIK-u nė njėrėn anė, dhe qeveritė e Kosovės, qeveritė komunale si dhe strukturat e tjera shtetėrore e publike, nė anėn tjetėr, qė kishin kompetenca tė kufizuara dhe qė i mbikėqyrte UNMIK-u, nuk hartuan projekte e ligje pėr tė nxitur investimin nė prodhimtari dhe nė bujqėsi e blegtori. Mungesa e ligjeve shkaktoi anarki nė segmentet qė po i shohin dhe qė po i irritojnė qytetarėt, siē janė pompat e benzinės, ambulancat, barnatoret private, nė urbanistikė, nė energjetikė, nė gastronomi, etj. Ta zėmė, ekonomia e lirė e tregut u keqkuptua dhe u shpėrdorua nė dhėnie tė licensave korruptive, duke prodhuar kėshtu konkurrencė tė pandershme e anarkike dhe duke ua rrezikuar mjetet e investuara investorėve paraprakė dhe investorėve tė rinj. Nė asnjė rast nuk kishte plan se sa pompa benzine do i mjaftonin Kosovės nė mėnyrė qė tė mos jepeshin licensa vetėm pėr hir tė plaēkės qė do merrte “shefi” pėrkatės pėr dhėnie tė licensės. Nė asnjė rast nuk kishte plan se sa ambulanca e barnatore do u duheshin qytetarėve, por jepeshin licensa vend e pa vend, siē praktikohet tė thuhet, vetėm pėr tė marrė haraē “shefat” qė i lėshonin licensat pėr to. Nė asnjė rast nuk u hartuan e miratuan plane urbanistike tė qyteteve, qė tė dihet se ku mund dhe ku jo, tė bėhen ndėrtime tė reja, pasi anarkia nė kėtė fushė u interesonte “shefave” nė komuna qė tė merrnin haraē pėr dhėnieve tė lejeve ose pėr tolerim tė ndėrtimit ilegal, qė pastaj tė “legalizoheshin”. Kėshtu po harxhoheshin dhe po rrezikoheshin mjetet financiare, tė cilat, po tė investoheshin mė arsyeshėm nė prodhimtari, do rigjeneronin zgjerim tė prodhimtarisė. Struktura “shtetėrore” po shtireshin se janė tė paafta pėr tė ndaluar importimin dhe kontrabandimin ilegal tė naftės, cigareve, barnave (ilaēeve) dhe mallrave tė tjera qė sillnin pėrfitime tė mėdha. Madje ato struktura prodhonin ēakėrdisje edhe nė sektorin e sigurimit pensional “shtetėror” dhe nė sektor tė sigurimeve private. Nė asnjė shtet tė zhvilluar e demokratik tė botės nuk ndodh qė shteti t’ua marrė pėrdhunshėm sigurimin pensional tė punėsuarve dhe ato mjete tė (keq)menaxhohen pastaj privatisht, nga njė grupim individėsh, siē ndodhi me Trustin e Kursimeve Pensionale.



    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    3. a. Energjia elektrike e prodhuar nga TEC-et duhet tė jetė orientim parėsor pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik



    Po nisem nga premisa se kemi shtet dhe se kėtė shtet e ndoron qeveria qė doli nga zgjedhjet e fundit; po nisem nga premisa se kėsaj qeverie UNMIK-u do ia kalojė shpejt pjesėn mė tė madhe tė kompetencave qė i takojnė; po nisem nga premisa se kjo qeveri ėshtė e predispozuar pėr tė menaxhuar Republikėn e Kosovės drejt njė zhvillimi tė pėrshpejtuar ekonomik. Pra, nuk dua ta paragjykoj, siē janė tė prirur rėndom shumė tė pakėnaqur; po dua tė nisem nga premisa e dėshiruar, se edhe populli ynė ėshtė i predispozuar qė t’i qaset me tė gjitha energjitė zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik e shoqėror, si faktor kryesor pėr shtet-bėrje, shtetndėrtim e zhvillim demokratik tė shoqėrisė, pėr tė paraqitur disa propozime konkrete pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik.

    Urgjenca e tė gjitha urgjencave ėshtė energjia elektrike, meqė pa rrymė elektrike nuk mund tė pish as edhe njė kafe expresso; pa shkuar mė tej, qė, bie fjala, nuk ke se si tė shkruash e publikosh qoftė edhe njė tekst tė vogėl.

    Fatmirėsisht, ose fatkeqėsisht, varėsisht nga kėndvėshtrimi, Kosovės i ka takuar tė ketė rezerva tė mėdha tė thėngjillit. E thashė fatkeqėsisht, sepse kėto rezerva tė mėdha tė qymyrit janė njė nga faktorėt kryesorė pėrse Serbia e do Kosovėn qė ta ketė pjesė tė saj, para patriarkanės sė Pejės, kishės sė Deēanit ose manastirit tė Graēanicės. Bile kėtė pasuri tė madhe pothuajse e kemi shndėrruar nė mit.

    Vėrtet, ėshtė e pakuptimtė qė kemi gjithė kėtė pasuri thėngjilli dhe mbetemi nė terr.

    Tani nuk kemi nevojė tė filozofojmė pėr kėtė pasuri e as tė vazhdojmė me mitizim tė saj, por ta shfrytėzojmė qė tė dalim nga kolapsi i tanishėm energjetik dhe t’i japin njė shtytje zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik e shoqėror. Pėrcaktimi fillestar mė i keqi, pėr momentin, do tė ishte nėse ne orientohemi qė privatėt tė ndėrtojnė TEC-e (termoelekrana) gjigante, siē ėshtė planifikuar TEC-i “C”. Nė kėtė rast Kosova do tė ketė pėrfitime tė vogla nga kėto TEC-e, sepse, privatėt, do tė investojnė kapitale tė mėdha vetėm nėse ne u krijojmė, pos sigurisė, edhe privilegje tė mėdha, qė tė shfrytėzojnė nė maksimum kėtė pasuri dhe ambientin tonė ekologjik. Zallamahia e krijuar, se vetėm investimi privat mund t’i bėjė hajėr kėtij vendi dhe mund tė na nxjerrė nga kriza e tanishme, duhet tė marrė fund, pasi ka prova tė bollshme se edhe investimi shtetėror mund t’i sjellė shtetit fitime tė mėdha, qė do jenė nė tė mirė tė gjithė popullit. Kurse investitori privat, sigurisht i jashtėm, pasi tė brendshėm sikur nuk kemi, pėrfitimin e madh qė do tė nxjerrė nga investimi nė energjetikė, do e nxjerrė jashtė Kosove, nuk do e riinvestojė nė Kosovė. Shembullin mė tė keq pėr kėtė e kemi “Ferronikelin”, ku shfrytėzohet si mall pa zot xehja jonė, ku njerėzit tanė shfrytėzohen tamam si skllevėr dhe pėrfitimet kolosale pronari i nxjerr jashtė Kosove. Shumė do mė interesonte tė dija se ēfarė pėrfitimesh tė tjera ka Kosova nga “Ferronikeli”, pos atyre rrogave skllavėruese qė marrin tė punėsuarit fatkėqinj aty, por pėr kėtė ndoshta do na informojnė objektivisht kompetentėt.

    Mundėsia e parė konkrete dhe mė fatlume e fitimprurėse pėr tė ndėrtuar TEC me kapacitet prej rreth 600-700 MW ėshtė investimi qė do bėnte Trustit i Pensioneve. Ky fond duhet t’u kthehet atyre qė paguajnė nė tė dhe menaxhimin e tij duhet ta bėjnė kėshillat qė do zgjedhin kontribuesit ose, deri kur tė mund tė ndodhė kjo, menaxhimin e tij duhet ta bėjnė kėshillat qė do i zgjedhė komisioni parlamentar pėr pensione dhe qeveria.

    Nė Gjermani, ku u detyrova tė specializohem pėr sigurime pensionale private, as kontributet qė paguhen nė sigurime pensionale private nuk mund tė dilnin jashtė shtetit, pasi shteti i garanton kontribuesit. Pėr ata qė nuk e dinė, mjetet e fondit tė Trustit tė Pensioneve, u janė dhėnė hua firmave tė jashtme me kamatė qesharake (rreth 1,8 pėr qind), qė nuk mbulojnė as inflacionin e tyre, ose janė investuar nė aksione tė shpifura nė bursa Perėndimore. Ka ndodhur kėshtu nė kohėn kur bankat e huaja nė Kosovė kėrkojnė kamatė rreth 15 pėr qind pėr kreditė qė japin nė Kosovė dhe Kosovės i duhen shumė mjete investive nė prodhimtari e shėrbime. Nė Gjermani shteti menaxhon fondin e pensionit shtetėror dhe huazon pothuajse tė gjitha mjetet nga sigurimet pensionale private (qė janė nga kontributet private pėr pensione private). Sikur Trusti i Pensioneve t’i investonte mjetet nė TEC, rritja e kėtij fondi do tė ishte rreth 30 pėr qind nė vit. Nga kjo do tė pėrfitonin tė gjithė kontribuesit, pasi pensionet do t’i merrnin shumė mė tė larta se sa me (keq)menaxhimin qė po i bėhet tani kėtij fondi. Qysh kur ishte z. Bajram Kosumi kryeministėr, i pata shkruar njė letėr nga Gjermania lidhur me mjetet e Trustit tė Pensioneve. Shansin e fitimit tė madh personal e kisha sikur ato mjete t’i jepeshin hua korporatės mė tė madhe botėrore tė sigurimeve, ku isha i angazhuar, me kamatė shumė mė tė lartė se sa ishin depozituar gjetiu, por unė i propozova Kryeministrit Kosumi qė Trusti tė formojė bankė tė vetėn dhe tė jepte kredi zhvillimi nė Kosovė, me kamatė ta zėmė vetėm 5 pėr qind, duke dalė kėshtu mė i fituar se sa me depozitim jashtė Kosove, me kamatė prej rreth 1,8 pėr qind. Njė bankė qė mund ta formonte Trusti do u bėnte konkurrenė bankave tė huaja nė Kosovė dhe do i detyronte ato qė tė ulnin kamatėn pėr kreditė qė po jepnin. Unė parapėlqeva interesin e Trustit, gjegjėsisht tė Kosovės, para interesit personal, sepse po tė vendoste Trusti t’ia huazonte firmės ku punoja unė me kamatė shumė mė tė lartė se deri atėherė, unė kisha fitim njė honorar prej 0,5 pėr qind. Por kryeministri Kosumi nuk denjoi tė mė kthente as njė pėrgjigje tė thjeshtė me shkrim dhe as tė mė thėrriste nė bisedime, pasi nė Kosovė mbretėronte njė praktikė idiotėsie, qė kryeministri dhe ministrat tė mos u kthejnė pėrgjigje qytetarėve kur u shkruajnė. E sa pėr provė, ēdo qytetar i Kosovės, jo emigrant, por edhe me banim nė Kosovė, mund t’i shkruajė letėr (elektronike) kanzelar-es (kryeministres) ose presidentit tė Gjermanisė dhe e siguroj se do marrė pėrgjigje tė menjėhershme (elektronike) dhe tė mėpastajme me postė, posa tė jetė hartuar pėrgjigjja konkrete.

    Varianti i dytė do tė ishte qė shteti t’i huazojė kėto mjete tė fondit (Trustit) “shtetėror” tė pensioneve me kamatė vjetore prej rreth 5 pėr qind , qė do tė ishte dyfishi i kamatės qė pėrfiton tani ky fond, dhe tė ndėrtonte shpejt e shpejt njė TEC me kapacitet 600-700 MW.

    Pėr tė ndėrtuar njė TEC tė kėtij kapaciteti do tė duheshin rreth 800 mijė euro pėr MW, gjegjėsisht rreth 500 milionė euro. Njė kėsi TEC-i mund tė ndėrtohet brenda dy vitesh. Kjo do tė zgjidhte kolapsin e tanishėm energjetik. Kusht paraprak ėshtė qė tė sigurohet lidhja me rrjetin ndėrkombėtar, ta zėmė pėrmes Maqedonisė, Shqipėrisė, etj., duke mėnjanuar lidhjen e tanishme vetėm pėrmes Serbisė, pėrderisa nuk arrihet marrėveshja ndėrshtetėrore se kjo lidhje nuk do tė shpėrdorohet, siē po ndodh tani, sa herė qė t’i teket Serbisė qė tė pengojė prodhimin e rrymės nga TEC-et aktuale tė KEK-ut.

    Ja, pra, njė zgjidhje e shpejtė, praktike dhe me pėrfitime pėr Trustin, pėr buxhetin e shtetit dhe pėr qytetarėt. Vetėm qorrat e horrat nuk do e pėlqenin kėtė zgjidhje tė shpejt e me pėrfitime. Vetėm shpėrdoruesit e Trustit e qeveritarė mjeranė do tė pengonin njė kėsi menaxhimi me interes tė shumanshėm, duke u arsyetuar me mungesė tė kompetencave, ligjeve ose me “kėshillat” e “ndėrkombėtarėve”.

    Nė planifikimin afatmesėm shteti do tė duhej tė ndėrtonte TEC-e me kapacitet prej 10.000 MWh, ose 10 TWh (teravat). Pėr kėtė orientim e vendim madhor do duhej ndoshta tė mbahej referendum. Po tė vendoset e tė realizohet ndėrtimi i TEC-eve me kapacitet prej 10 TWh, atėherė secilit qytetar do tė mund t’i falej 1 MW nė vit, qė do tė ishin rreth 2 milionė MW nė vit, qė do tė thotė rreth 200 orė ose 8,3 ditė tė prodhimit nė vit. Po kėshtu pėr tė nxitur zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik do tė mund t’u faleshin firmave nga dy MW nė vit pėr ēdo tė punėsuar, qė do tė thotė pėr rreth 500 mijė tė punėsuar do tė dhuroheshin 1 milion MW, ose rreth 50 orė tė prodhimit tė TEC-eve me kapacitet prej 10 TWh. Edhe po t’u dhuroheshin qytetarėve dhe firmave rreth 500 MWh, Kosova do tė shiste energji nė Kosovė e do tė eksportonte 9.500 mijė MW nė orė, qė do tė thotė afėr 500 mijė euro nė orė (nėse ēmimi i shitjes do tė ishte vetėm 50 euro pėr MW, edhe pse tani Kosova po blen rrymė me ēmim prej rreth 100 euro pėr MW). Nė ditė Kosova do shiste rreth 230 mijė MW dhe do fitonte rreth 11,5 milionė euro ose rreth 4 miliardė euro nė vit. Kjo do t’i mundėsonte Kosovės tė bėhej shteti mė i zhvilluar nė rajon.

    Pėr ata qė kanė shqetėsime pėr ekologjinė dhe pėr brezat e ardhshėm, tė cilėve ne do ua harxhuakemi kėshtu rezervat e qymyrit, do tė thosha se shqetėsohen pėr mungesė tė informimit. Aktualisht Gjermania ka TEC-e tė qymyrit me kapacitet prej mbi 55.000 MWh (nė vitin 2005 kishte 46.642 MWh). Ndėrsa sa i pėrket shpenzimit tė qymyrit, pėr 30 vite, TEC-et me kapacitet prej 10.000 MWh do tė mund tė harxhonim vetėm 3 pėr qind tė rezervave tona. Dhe pas 30 viteve, Kosova e zhvilluar, mbase nuk do prodhonte mė rrymė nga qymyri, sepse niveli i zhvillimit ekonomik e shoqėror do tė rritej deri nė atė nivel sa tė gjendeshin fusha tė tjera pėr sigurimin e tė ardhurave.

    Nė vazhdim po sjell njė tabelė tė vitit 2005 lidhur me prodhimin e energjisė elektrike nė Gjermani dhe llojet e elektranave (sipas Entit Federativ tė Statistikave tė Gjermanisė):



    Prodhimi bruto i elektranave nė Gjermani nė vitin 2005:



    Lloji i elektranės Prodhimi bruto nė MWh Pėrqindja

    TEC-e me qymyrgur 26.661 21,875 %

    TEC-e me qymyr tė murrmė 19.981 16,394 %

    TEC-e me gaz 20.235 16,602 %

    Elektranat bėrthamore 21.346 17,514 %

    Elektrana me erė 18.428 15,120 %

    Hidrocentrale 8.763 7,189 %

    Elektrna me lėndė tė tjera 6.464 5,303 %

    Gjithsej: 121.878 100 %



    Po rikthehem edhe njė herė te leverdia. Kostoja e ndėrtimit tė TEC-it modern nė Gjermani ėshtė rreth 800 mijė euro pėr MW, por pėr shkak se do tė ndėrtohet nė Kosovė dhe pėr lehtėsi llogaritjeje po e rrumbullakoj nė 1 milion euro pėr MW (edhe pse do kushtonte vėrtet mė lirė, pasi pjesėt e ndėrtimit joteknik do t’i bėnin firmat e vendit). Duke u bazuar nė kėtė kosto tė investimit, rezulton se kostoja pėr 1 MW ėshtė vetėm rreth 4 euro. Pra, duhet tė kemi parasysh investimin nė TEC prej rreth 1 milion euro pėr 1 MW dhe kohėn e amortizimit pėrfundimtar 30 vjet (24 MW nė ditė x 365 ditė x 30 vjet, baraz me 262.800 MW). Sigurisht qė kėsaj kostoje duhet t’i shtohet pastaj kostoja e qymyrit dhe kostoja e punės dhe e mirėmbajtjes. Mbase kostoja e pėrgjithshme do tė jetė diku rreth 11 euro pėr MW. Nė njė debat televiziv nė Gjermani, nga njė profesor vendės dėgjova para ca ditėve se kostoja e prodhimit tė 1 MW rrymė nė Gjermani ishte rreth 12 euro.

    Nėse kėto tė dhėna janė tė pėrafėrta, atėherė duhet tė ishim fare tė pamend nėse do prireshim qė tė investonin vetėm tė huajt e jo vetė shteti ynė. Pėr ndėrtimin e TEC-eve me kapacitet edhe deri nė 10.000 MW shtetit tonė do tė jenė tė gatshėm t’i japin kredi institucione tė mėdha financiare dhe unė e kam testuar kėtė gatishmėri, bile kredi afatgjatė deri nė 30 vjet dhe me kamatė rreth 4 pėr qind nė vit. Tek e fundit, nėse Norvegjia nuk po i privatizon burimet e naftės, rafineritė pėrpunuese dhe rrjetin tregtues, por i ka nė pronėsi dhe po i menaxhon shteti, pėrse Kosova duhet tė privatizojė ose tė japė me koncesion qymyrin qė ėshtė pronė e tė gjithė qytetarėve, gjegjėsisht e shtetit tė qytetarėve!

    Pėr ata qė nuk kanė ide dhe guxim dhe arsyetohen se nuk kemi kuadro profesionalisht tė formuar pėr tė udhėhequr punėn teknike e menaxhuese, ekzistojnė pėrgjigje. Firmat qė do ofrohen pėr tė ndėrtuar TEC-et ofrojnė edhe staf inxhinierik deri sa tė aftėsohet stafi ynė. Dhe stafin tonė inxhinierik mund ta pėrgatisim gjatė ndėrtimit tė TEC-eve, kėshtu qė kur ato tė lėshohen nė prodhim, stafi ynė teknik do tė jetė i pėrgatitur. Kėtė mund ta bėjmė duke hapur fakultet pėrkatės dhe duke sjellė nga jashtė rreth 20 profesorė tė afirmuar pėrkatės pėr tė ligjėruar pesė vite, me rrogėn qė do na kėrkonin ata. Paralelisht do tė hapnim edhe shkolla tė mesme pėr kualifikimin e njė pjese tė kuadrit tė mesėm teknik qė do tė punėsohen nė kėto TEC-e.

    Nė kėto TEC-e me kapacitet prej 10 TWh do tė punėsoheshin tė paktėn rreth 30 mijė veta. Po ta llogarisnim rrogėn mesatare tė njė punonjėsi rreth 1.000 euro nė muaj, na del se do shpenzoheshin rreth 360 milonė euro paga nė vit. Prej kėtyre, njė pjesė do hynin nė fondin e pensioneve, nė fondin e sigurimeve shėndetėsore, nė buxhet tė shtetit si tatim nė paga. E shpresoj se sigurimi pensional, shėndetėsor, i papunėsisė dhe tatimi nė paga bruto, sė bashku, nuk do tė duhej tė kalonin 20 pėr qind tė bruto-pagės (nė Gjermani ėshtė shumė mė i lartė). Pasi tė paguheshin tė gjitha sigurimet dhe tatimi, do mbetej qė rroga mesatare e tė punėsuarve tė ishte rreth 850 euro neto nė muaj.

    Gjatė ndėrtimit tė TEC-eve do angazhoheshin qindra firma vendėse, me mijėra punėtorė, qė do kryenin punė ndėrtimore, para se tė vinin instalimet teknike (turbinat, gjeneratoret etj.) dhe kėshtu do fillonte menjėherė gjallėrimi voluminoz i punėsimit, gjegjėsisht i ekonomisė.

    Pėr ata qė e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė e besojnė se kjo ėshtė e mundshme, po parashikoj se pėr tė ndėrtuar TEC-e prej 10.000 MWh do tė duhej njė kredi prej rreth 12 miliardė eurosh (edhe pėr infrastrukturė, pėr nxjerrje e transport tė qymyrit, pėr kualifikim tė stafit profesional dhe tė tjera). Kur tė paguajmė kredinė dhe kamatėn, kur tė paguajmė tė gjitha shpenzimet e tjera nė paga etj., do na dalin tė paktėn 3-4 miliardė euro fitim neto nė vit. Argumentit se do tė na ndotet ambienti po bėhem paksa arrogant pėr t’iu kundėrvėnė: Po besoj se nuk i kemi hundėt mė tė holla se gjermanėt dhe as mushkėritė mė delikate, pasi mbi 20.000 MWh prodhohen nga TEC-et e qymyrit vetėm nė krahinėn industriale tė Rajnės dhe Rurit, madhėsi kjo e pėrafėrt me Kosovėn. Kurse pėr ata qė kanė merakun e brezave tė ardhshėm, besoj pas 30 vjetėve do tė shohim se si do t’ia bėjmė, meqė ky brez do konsumonte vetėm rreth 3 % tė rezerva qė ka aktualisht Kosova.

    Nė pėrmbyllje tė kėtyre propozimeve konkrete e tė kėtij rasti tė madh, shtrohet pyetja hamletiane: do tė vendosim qė tė kemi nga 1.500 euro tė ardhura pėr ēdo banor nė vit vetėm nga rryma, apo duam tė presim pa dinjitet qė tė na mbajė bota (e cila edhe mund tė lodhet dikur) me donacione e ndihma humanitare, pėr shkak se dėshirojmė ajėr tė pastėr dhe tė ruajmė qymyrin pėr rreth 30 brezat qė do vinė pas nesh? Them se ėshtė e moralshme qė brezi i tanishėm tė mund tė harxhojė hisen e vet prej 3 pėr qind. Siguroj se tė gjitha TEC-et me kapacitet prej 10.000 MWh, me nivel tė tanishėm teknik tė modernizimit, do tė prodhojnė mė pak pluhur e CO2, se sa janė duke prodhuar TEC-et e tanishme tė konsumuara teknikisht (tė cilėt atėherė do t’i nxjerrim nga prodhimi).

    Pos rrymės kėto TEC-e do lironin energji aq tė madhe termike, sa do tė mjaftonin tė ngrohnim pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė Kosovės dhe do tė tepronte bollshėm edhe pėr sera. Kjo do tė bėnte qė tė kursehej mazuti, gazi dhe druri djegės. Edhe ky burim do tė sillte pėrfitime. Edhe hiri tashmė ėshtė mall dhe para disa kohe jam pyetur nga njė firmė e huaj nėse shteti do tė pranonte tė shiste hirin e tanishėm tė TEC-eve, meqė qenka me vlerė pėr ndėrtim rrugėsh dhe si lėndė e parė pėr material ndėrtimor.

    Sa i pėrket hidro-energjisė, Kosova ka pak ujė rrjedhės dhe nuk besoj se do tė mund tė arrihej kapaciteti maksimal prej rreth 150 MWh edhe sikur t’i shfrytėzonim maksimalisht kapacitetet ujore tė lumenjve tanė. Por rezervuarėt e hidrocentraleve (liqenet) do ishin me shumė vlerė pėr tė akumuluar ujin pėr ujitje, pėr TEC-e dhe pėr pije, pos qė do tė shfrytėzoheshin pėr pėrfitim rryme. Pėr Dukagjinin pjellor njė hidrocentral / rezervuar nė Grykėn e Rugovės do kishte vlerė tė shumanshme: pėr rrymė, pėr ujitje, pėr TEC-e qė do tė ndėrtoheshin pranė basenit tė qymyrit nė mes tė Klinės e Gurakocit. Pastaj ai liqen do ia shtonte bukuritė natyrore Rugovės dhe kėshtu do nxitej turizmi malor. Njė digė e betonit nė ngushticėn e Grykės nė kilometrin e 7-tė do tė sillte pėrfitime tė shumėfishta po tė kishim parasysh se sa do tė kushtonte diga dhe hidrocentrali prej rreth 50 MWh.

    Sa i pėrket pėrfitimit tė energjisė nga era dhe nga dielli, Kosova tani pėr tani nuk ėshtė nė gjendje tė investojė, sepse kostoja pėr njė kilovat ėshtė shumė herė mė e lartė se sa nė TEC-et me qymyr. Nėse 1 KW nga TEC-i e ka koston e prodhimit rreth 1,5 cent, 1 KW nga era ose nga energjia solare e ka rreth 20 gjegjėsisht 25 cent (qė do tė thotė gati 20 fish mė shtrėjtė). Nė Bashkėsinė Europiane ndodhin shumė investime nė kėtė energji alternative e ekologjike, por me subvencionime nga Brukseli dhe nga shtetet pėrkatėse. Por edhe Brukseli tani po i orienton politikat energjetike kryesisht drejt TEC-eve me qymyr. Nėse nė vitin 2000 nė BE prodhoheshin 2.898 TWh (2.898.000 MWh), deri nė vitin 2020 planifikohet qė prodhimi tė rriten nė 3.988 TW.

    Them se kėto propozime tė konkretizuara nuk kanė pėrse tė skualifikohen si iluzione fantastike e utopiste, sepse vėrtet janė tė realizueshme dhe tepėr tė dobishme. Ne nuk kemi pse tė shtiremi mė tė zgjuar e mė ekologjistė se sa BE-ja, e cila tani politikat energjetike po i orienton drejt prodhimit tė rrymės kryesisht me qymyr. Pastaj duhet t’i bėjmė llogaritė dhe nėse na dalin, se sa mė tė fituar do tė dalim, po qe se shteti do investonte (me kredi tė huazuara) e do i menaxhonte kėto TEC-e me fitime tė llogaritura si mė lart, nga investimet qė do t’i bėnin e shfrytėzonin tė huajt, atėherė duhet tė vendosim pėr investime e fitime tė shtetit tonė. Paragjykimet se nuk jemi tė zotet, se do vidhen kreditė, janė njė marrėzi, pasi bankat qė do jepnin kreditė dhe do pėrkujdeseshin qė ato tė investoheshin vetėm nė TEC-e.

    Ndoshta nuk do bėhesha teprueshėm i bezditshėm po tė shtoja edhe njė vlerė tė madhe tė koordinimit kombėtar: Qė tė mos ndotet e rrezikohet Bregdeti shqiptar me ndėrtim tė TEC-eve, pasi aty do t’i kalojmė pushimet ne dhe turistėt e huaj, mė e qėlluar do tė ishte qė edhe Republika e Shqipėrisė t’i jepte kredi shtetin tonė, qė TEC-e tė ndėrtohen kryesisht nė Kosovė dhe kėshtu edhe Shqipėria do zgjidhte krizėn e tanishme energjetike dhe do ruante Bregdetin nga ndotjet e TEC-eve me mazut.



    3. b. Nxerrja dhe industria pėrpunuese e xeheve duhet tė jetė orientim shoqėrues pėr zhvillim tė pėrshpejtuar ekonomik



    Pos shansit tė madh qė kemi me energji elektrike, njė rast tjetėr tė madh e ka Republika e Kosovės me nxjerrjen dhe pėrpunimin e xeheve tė shumėllojshme qė ka. Meqė specialistėt kanė tė dhėna mė tė kompletuara, pėr shumėllojshmėrinė, pėr sasinė, pėr cilėsinė dhe pėr leverdinė e pasurive tona minerare, nuk do tė ndalesha nė kėtė lėmi. Mjafton tė kem shprehur mendimin e hidhėruar, se nuk duhet tė bėjmė gabimin si me “Ferronikelin”, sepse nga ato qė po dėgjoj, vetėm me fitimet neto qė po realizon pronari brenda njė viti, ka kaluar sasinė e investimit (blerje dhe rinovim). Ky ėshtė shembulli mė flagrant, se si nuk duhet t’ ua dhurojmė privatėve tė huaj pasuritė tona minerare pėr ēmime qesharake. Po ta kishim tė paprivatizuar, edhe pėr “Ferronikel”, do kishim mundur tė merrnim kredi, meqė stafin profesional e kishim, por po qė se do mungonin kuadrot profesionale, firma qė do e riparonte, do vinte nė dispozicion stafin e saj, derisa tė ishte aftėsuar stafi vendor. Po tė dija ku mund tė merren tė dhėnat pėr fitimet qė ka shteti nga kjo firmė, do isha kurioz t’i dija. Kurse sa pėr rrogat e tė punėsuarve, jam informuar se janė tė nivelit tė njė skllavi (rreth 250 euro nė muaj merr furrtari!). Mbase mund tė dalė e vėrtetė se shteti ynė ia shet kėsaj firme njė ton xehe pėr 20 cent! Njėsoj ėshtė edhe keqtrajtimi i tė punėsuarve aty, ngjashėm me firmat qė ushtrojnė shfrytėzim barbar nė ndonjė shtet tė Afrikės. Ndėrsa skandali me ēmimin e rrymės, 35 euro pėr MWh, kur KEK-u e importon atė me ēmim rreth 80-100 euro pėr MWh, ėshtė vėrtet skandal qė nuk meriton koment. Kontrata pėrkatėse duhet tė jetė lidhur nė rrethana korruptive, prandaj do i kishte bėrė nder Kosovės ai qė e ka firmosur, tė denoncojė vetėn e tij duke pranuar e dėshmuar shumėn korruptive qė ka marrė pėr tė hedhur firmėn e tij. Prokuroria do tė ishte dashur tė hetonte atė kontratė dhe po qė se e pranon kėtė formė tė denoncimit publik, le tė mė trajtojė mua si denoncues konkret. Ky rast diskriminues duhet tė nxit bizneset private nė Kosovė qė t’i bėjnė padi gjyqėsore Shtetit, pse ia jep rrymėn “Feronikelit” pėr 3 cent KW kurse bizneset tona private e paguajnė 12 cen (katėr herė mė shtrejtė)!

    Pėr gjigantin “Trepēa” po shpresoj se dikush nga kuadrot e mėhershėm duhet tė ketė bėrė projekte dhe parashikime pėr mjetet qė nevojitėn pėr ta riaktivizuar dhe pėr leverdinė ekonomike tė tij. Se mos janė duke shfytėzuar nacionalistėt serbė shkritoren nė Zveēan, prandaj na bėjnė zhurmė politike pėr tė krijuar tymnajė kamufluese pėr njė shpėrdorim tė tillė ilegal. Shteti i Kosovės tani ka tė drejtė tė huazojė kredi, prandaj nėse ėshtė me leverdi, duhet ta aktivizojė kėtė gjigant, edhe pėr hir tė mitit qė kishim nė tė kaluarėn pėr tė. Njėsoj do duhej vepruar edhe me xehe e xeherore tė tjera, pasi metaleve tashmė u ka hipur shumė ēmimi.

    Qeveria e Kosovės duhet tė ēlirohet nga mania e privatizimit. Rėndom shtetet e zhvilluara europiane privatizojnė vetėm ato firma qė nuk japin fitime, kurse ato qė japin, i mbajnė pėr vete, pėr tė pasuruar buxhetin e shtetit, i cili rrit mirėqenien sociale tė qytetarėve, zhvillon infrastrukturėn, etj.



    vazhdon
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •