Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 139
  1. #111

    Historike, Tirana-Milan 2-1! Xhafa dhe Muzaka zbehin golin e Dinjos!

    Skuadra italiane u prit nga kryeministri Berisha. Masa tė forta sigurie nė keyeqytet

    Tirana arriti nje fitore mjaft te bukur ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Edhe pse ishte nje takim miqesor, publiku i pranishem ishte mjaft i madh ne numer, fale presidentit Refik Halili te Tiranes, i cili i bleu biletat e kompanise organizatore dhe i rishiti me cmim me te lire. Tifozet u zbaviten shume, pasi munden te shohin ne “Qemal Stafa” dy gola spektakolare te bardhebluve, si dhe yjet e shumte te Milanit, qe nuk e kursyen perkushtimin. Edhe pse nje sfide jo zyrtare, ajo ka vlera historike per ekipet shqiptare ne ballafaqimet me skuadra kaq te medha si Milani, ndaj gjithcka u festua me fishekzjarre e me nje koreografi e atmosfere tejet dinjitoze, duke ia rrit edhe me shume vlerat ndeshjes.
    ARDHJA - Milani ka shkelur nė Shqipėri rreth ores 12.00, ku do tė luante njė miqėsore ndaj Tiranės nė orėn 19.00 dhe kjo pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme pėr futbollin tonė. Kampionati Italian ėshtė tepėr i ndjekur nė Shqipėri dhe Milani ėshtė njė nga skuadrat qė ka mė tepėr tifozė. Kėshtu qė ardhja e Ronaldinjos me shokė i ka ēmendur tė gjithė. Kryeqyteti sot ka qenė nėn masa tė forta sigurie pėr tė pėrballuar fluksin e tifozėve qė do tė mbėrrinin nga anė e mbanė vendit dhe qė mezi prisnin tė kalonin njė mbrėmje tė paharrueshme. Milani, madje, pėrpara ndeshjes, u prit nė njė vizitė edhe nga kryeministri Sali Berisha. Nė kėtė takim, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i dhuroi njė fanellė kuqezi me numrin 1 kryeministrit, ku ishte shkruar edhe mbiemri i tij “Berisha”. Pak mė parė, nė Rinas, Galiani ishte shprehur duke thėnė: “Sollėm nė Tiranė lojtarėt tanė mė tė mirė dhe kjo ishte edhe njė dėshirė e presidentit tonė Berluskoni, i cili e vlerėson shumė faktin qė Milani ka shumė tifozė nė Shqipėri. Dhe pikėrisht nė respekt tė tyre ne erdhėm me tė gjithė lojtarėt tanė.”
    Nė konferencėn pėr shtyp, tė dhėnė nė mjediset e Hotel Sheratonit nė Tiranė, kanė folur Ronaldinjo, i cili ėshtė pėrfaqqėsues i OKB-sė pėr sportin, kapiteni i kuqezinjve Paolo Maldini, qė pėrfaqėson edhe UNICEF-in nė botė, si dhe trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti. Tė tre milanistėt u shprehėn mjaft tė kėnaqur me mikėpritjen e ngrohtė qė u rezervuan shqiptarėt nė ēastet e ardhjes sė tyre. Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinjo, i pyetur nga “Sportit Shqiptar”, foli edhe pėr njohjen e tij me Lorik Canėn: “E njoh mirė, kemi luajtur bashkė te Paris Saint Zhermeni nė Francė dhe mund tė them se ėshtė njė futbollist i shkėlqyer.”

    Kronika

    Si asnjehere me pare, ne tribunen qendrore te “Qemal Stafes”, kesaj here tundimit te ndeshjes nuk i rezistoi as kryeministri Sali Berisha, prania e te cilit nuk ishte parashikuar. Presidenti i Tiranes, zoti Refik Halili, i dhuroi Galianit ne shenje simbolike kullen e sahatit te Tiranes, nje nga simbolet e kryeqytetit tone. Pragndeshja u karakterizua nga tingujt e muzikes dhe nje xhonglier i talentuar anglez dhuroi spektakel perpara publikut, me disa veprime spaktakolare me topin. Tifozet e Tiranes i kane bere “karshillek” Milanit, duke perfituar edhe nga mungesa e tifozeve italiane te kuqezinjve dhe kane nxjerre disa flamuj gjigande bardheblu.

    Tirana - Milan 2-1
    Shenues: Xhafa 28′, Muzaka 72′ / Ronaldinjo 89′
    FORMACIONET
    TIRANA: Nallbani; Abraham, Kēira, Osmani, Memelli (Metani 66′), Muka, Devolli, Sefo, Lila, Muzaka (Sorra 84′), Xhafaj (Deliallisi 66′). Tr: Slickovic.
    MILAN: Abbiati; Pasini, Maldini (Nesta 46′), Favalli, Antonini; Cardacio, Emerson, Ambrosini; Seedorf; Inzaghi (45′ Shevchenko), Ronaldinho. Tr: Ancelotti.

    Minutat
    1′ - Muka dhe Memelli nisin topin e pare, arbiter eshte Albano Janku, tifozet e Tiranes brohorasin. Ne stadium eshte mbushur vetem tribuna qendrore dhe ajo perbri, ndersa sektoret e tjere jane bosh.
    7′ - Ndeshja nuk duket aspak si miqesore, te dyja ekipet vrapojne me ritem mjaft te larte dhe luajne me intensitet. Nje gje te tille e konfirmon fakti, qe dy lojtare te Tiranes nderhyjne per t’i hequr topin Inzagit.
    19′ - Inzagi fiton nje faull ne kufirin e zones. Godet Ronaldinjo, topi devijohet nga barriera dhe perfundon ne goditje nga kendi.
    25′ - Ronaldinjo leshon nje parabole nga distanca, portieri Nallbani e ndjek topin i qete me sy, duke menduar se po shkonte jashte, por trajektora e mahnitshme e brazilianit godet traun. Vazhdon aksioni, Inzagi tenton roveshaten, por pa sukses.
    28′ - Gooooooooooooooooooool Tiranaaaa! E mahnitshme. Pas nje harkimi ne zonen e Milanit, Memelli ul topin me koke dhe Xhafa godet fluturimthi, ne nje gjuajtje alla-Van Basten, e cila nuk i le asnje mundesi per reagim Abiatit. Historike, Tirana-Milan 1-0! Emocione te papare ne Qemal Stafa!
    36′ - Stadiumi ehste teresisht i mbushur me tifoze, Tirana administron me lehtesi kontrollin e lojes. Ronaldinjo detyrohet te kthehet per te ushtruar presing.
    38′ - Ronaldinjo perpiqet te sherbeje Inzagin ne thellesi, por funksionon “carku” i mbrojtjes bardheblu dhe sulmuesi perfundon ne pozicion jashte-loje.
    40′ - Dalin ne nxemje Shevēenko dhe Nesta, te cilet me siguri do te aktivizohen ne pjesen e dyte.
    41′ - Pas nje harkimi ne zone, Inzagi me nuhatjen e tij prej “grabitqari” perpiqet t’i rrembeje topin Nallbanit, por nga perplasja milanisti mbetet i demtuar ne kofshe, por nuk eshte dicka e rende dhe lojtari kthehet ne fushe.
    45′ - Ronaldinjo perpiqet te depertoje ne zone por ndalet me force nga dy mbrojtes. Braziliani reagon duke kerkuar penallti. Gjyqtari Janku ben me shenje te vazhdohet loja. Shevcenko zevendeson Inzagin.
    45′ - Perfundon pjesa e pare. Tirana kryeson 1-0. Ronaldinjo vazhdon te protestoje me gjyqtarin. Ne pushimin mes pjeseve zhvillohet ceremonia e dhurimit te nje ceku prej 100 mije eurosh per UNICEF-in, para keto qe do te investohen ne krijimin e disa bibliotekave ne vend.
    49′ - Shevcenko pason per Ronaldinjon ne zone, por braziliani nuk gjen hapesire.
    50′ - Ambrozini pason per Shevcenkon, qe kekron te caje ne zone mes tre bardhebluve, por ndalet.
    52′ - Pas disa fintesh, Muzaka leshon nje harkim nga e majta, i cili per pak sa nuk e befason portierin Abiati.
    66′ - Shpeton per fije Tirana nga goli i barazimit. Sedorf hyn ne zone pas pasimit te Ronaldinjos dhe e kalon topin pas kraheve te Abiatit, por largon Sefo nga vija fatale, ndersa Shevcenko po mundohej ta shtynte topin ne rrjete.
    72′ - GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL MUZAKAAAAAAAAAAA. Super Gol i Gjergji Muzakes, i cili godet nje predhe me trinen e jashtme nga 30 metra pas nje kombinimi te shpejte ne mesfushe. Abiati qendron i shtangur.
    73′ - Sedorf harkon me te majten ne zone: godet Shevcenko me koke, topi kalon ngjitur me shtyllen dhe del jashte.
    81′ - Harkim i Ambrozinit nga e majta, qe hedh ne zone nje top ne gjysem lartesie. Shevchenko devijon ne vrapim e siper topin drejt portes, por refleksi felin i Nallbanit shpeton porten tiranase nga goli.
    87′ - Sedorf godet forte me te djathten jashte zones, topi shume i larte.
    89′ - SHENON MILANI. Ronaldinjo merr nje pasim te Shevcenkos ne zopne dhe i pashqetesuar godet ne porte. Ukrainasi perfitoi ne aksionin e tij nga nje gabim i Abrahamit.
    94′ - Perfundon takimi, Tirana arrin nje fitore historike!
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Citim Postuar mė parė nga Ka Vetem DINAMO Lexo Postimin
    La squadra di Ancelotti perde la sesta amichevole dell'anno (2-1), ma si consola per i 45' del difensore. Allarme Inzaghi, costretto a uscire dopo uno scontro di gioco. Di Ronaldinho il gol rossonero.

    http://www.gazzetta.it/Calcio/SerieA...4/tirana.shtml

    C'mund te pritet nga nje ekip, qe kishte humbur 5 miqesore ne vit. Asgje nuk i kushtonte dhe kjo e 6-ta.
    Ndonese bastexhinjve boterore, u kane kushtuar parate e xhepit.
    Kush kompani e kishte kuotu bastin?
    Une rri ne internet gjithe diten tu pa bastet,se kam pa me asnje vend.Nuk kuotohen kto miqesoret e bamiresise o ēun...
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ka ndonje te me tregoje ku t`i shoh golat?

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Ka ndonje te me tregoje ku t`i shoh golat?


    http://www.youtube.com/watch?v=x6XYX...m/?id=5&a=3350
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Faleminderit Visari9!
    Te uroj gjithe te mirat!

  6. #116
    -_- Maska e jack_sparow
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784
    Rezultati pritej te ishte dhe fitore e Tiranes,rendesi ka qe e pame njer Milanin ne stadium !!! Mezi po pres ta shoh serisht !

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Un jam tifoz i Partizonit, ama sonte Tirona na ka nderu.
    Sidomos Muzaka

  8. #118
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Tirana shkaterron SUPER MILAN.

    Goli Muzakes eshte enderr edhe per Ronaldinhon, gol nga 30 metra me nje precizion te papam, SUPER MUZAKA.
    Si Dinamovit do ta uroja ekipin e Tiranes dhe mbi te gjitha tifozat bardh e blu.

    Sigurisht ne kete ndeshje u duk qarte shprehja "mos e nenvlereso kundeshtarin" por kjo nuk ia ul vleren kesaj fitore.

    ps: Mos ta harrojme qe kjo nuk eshte vetem nje fitore e SK. Tiranes por eshte dhe nje fitore e futbollit Shqiptar dhe e Kampionatit Kombetar.

    Le ti urojme Kombetares te marri te pakten 1 pike ne Portugali. Siē na nenvleresoi Milan-i ashtu po na nenvleresojne dhe Portugezet. Le tju marrim kalane nga brenda.

    Urime Tirana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeNi_25 : 15-10-2008 mė 07:06
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #119
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Akoma paska rob qe thone Milani e la ndeshjen per pune bastesh. Po kur s'ja keni haberin basteve fare mos ecni dhe leshoni idiotlliqe ketu ...

    ... Mos ja fusni kot qe Milani ja paske lene ndeshjen TIRONES, ndonje barazim edhe mund t'u hante, por EUROGOLI i Gjergj Muzakes nuk le vend per dyshime fare. Edhe 100 here te tjera t'a perserisi ate gjuajtje ne porte, nuk ndodh me e njejta gje. Te gjithe e pame inatin e Ronaldinjos e Co. qe kerkonin me ngulm barazimin ...


    ... TIRONA FITOI ME KEMBET E VETA. BRAVO I QOFTE QE LUAJTEN DERI NE FUND. KUSURI ESHTE HISTORI ...


    SK TIRANA MBRETERESHA E SHQIPERISE
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #120
    E shiten se shiten milanit i doli boja.Tirana e lyli te jemi realist..
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •