
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Asnje nga postimet e post-ndeshjes qe jane bere ketu nuk me eshte dukur se eshte shkruar me arsye.
Po si ore mendoni ju se Tirana fiton me Milanin me merite? Mos ta degjoje njeri se vallaj eshte per te qeshur cjapi me kete marrezi e jo me njerezit. Po te ishte ekip kaq ne forme Tirana, do kishte hyre njehere te vetme ne jeten e saj ne fazen e grupeve te kupes UEFA, nuk po them per Ch.L se ate e ka me vite drite larg Tirana, por as fazen e dyte nuk e ka kaluar ndonjehere si ekip. Pffffffff.
I vetmi ekip Shqiptar qe ka mare rezultat pozitiv me ekipe te medha, me merite te padiskutuar ka qene Flamurtari, ku ne 2 ndeshjet e fundit kualifikuese per ne grupet e CH.L ka mbajtur 2 barazime Barcelones se madhe, qe ne ato vite ka qene dhe ekipi me i mire qe ka patur ndonjehere Barēa.
Sa per ndeshjen e sotme, une me te vertete jam tifoz i Milan-it, por me duket e pallogjikshme qe Tirana te kete mundur me forcat e saja Milan-in. Jo se Milan eshte ekipi me i mire ne bote dhe ekip i pathyeshem, por ka shume shume shume diferenca midis Milan dhe Tiranes, duke e nisur qe nga organizimi i klubeve, kushtet stervitore, dietat e lojtareve, gjendja fizike e lojtareve etj etj. Ne i kemi pare futbollistet tane, edhe ata qe jane ne kombetare mezi i rezistojne nje 90 minuteshi ne nivel nderkombetar, e jo me lojtare te Tiranes apo cilitdo ekip tjeter te kampionatit Shqiptar. Do thoni juve Milanin e rrahu Bolognia, Genoa, apo ndonje ekip tjeter, po jam shume dakort, por mos harroni se keta ekipe e rrahin dhe Tiranen me formacionet e tyre te dyta. Rasti me i fresket eshte ai i ndeshjes Napoli-Vllaznia, qe ishte tamam ndeshje per tu vleresuar, dhe e pame se si shkoi. Keshtu qe mos u beni idiote me zor, por gjykoni siē eshte per te gjykuar.
Une nuk mendoj se Milan ka shitur ndeshjen per arsye bastesh, thjesht mendoj se Milan nuk e ka vleresuar ndeshjen si duhet, gjithashtu lojtaret e Tiranes ka dhene me te miren e tyre te mundeshme ne fushe, per te treguar vlerat e tyre me pikesynimin per te perfituar ndonje kontrate nga jashte, duke ditur qe ne stadium kane qene shume agjente te huaj. Ne kemi pare shume ndeshje te tjera miqesore qe kane dale barazim apo ka fituar ekipi me i dobet, mjafton te permendim Kengetaret Italiane, kundra ish-futbollisteve apo yjet ne perendim qe fitojne kundra nje ekipi te ri ne moshe.
Por, ajo qe me kenaq me shume nga kjo ndeshje, eshte paraqitja shume e mire qe bene futbollistet e Tiranes, dhe shpresoj qe ndonjeri prej tyre te transferohet ne Serie A ose minimumi ne Serie B. Gjithashtu te gjithe lojtaret e Tiranes qe kane luajtur sot ne fushe kundra Milan, padyshim qe kane fituar eksperience nga kjo ndeshje.
Dhe sefundi, megjithese jam tifoz i Milan, nese nje dite Milan do perballet me nje ekip Shqiptar ne nje ndeshje te rendesishme dhe me vlera reale padyshim qe do perkrah skuadren Shqiptare, kushdo qofte ajo.
Krijoni Kontakt