Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    Smile OPINION/Ku jeni, o anti sllavo-ortodoksė?

    Nga Kico Blushi
    Si ju mban shtrati, si e vini kokėn nė jastėk, si hani, si pini e si kėndoni kėngė patriotike e nuk e pėlcisni prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksė tė pėrbetuar tė diasporės, qė sė largu ju digjet xhani pėr vatanin.

    Ju qė mbushni faqet e internetit me sharje, analiza dhe akuza pėr antikombėtarėt e shitur, pėr ne qė jetojmė kėtu, pėr ne pra, “armiqtė e Salės nacionalist”, tash qė qeverinė e djathtė dhe antikomunistin demo-mysliman Berishė e ka zaptuar dhe marrosur njė “mik” safi sllavo-ortodoks me emrin Damir Fazlliē!?
    prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksė tė pėrbetuar tė diasporės, qė sė largu ju digjet xhani pėr vatanin
    Ngrihuni e bjeruni tė shiturve, hipuni avionėve, daē edhe ēartėrave, lini pėr ca kohė sharjet e shpifjet anonime nė internet, lini mėnjanė mllefet e hedhura nė kuturu mbi intelektualėt e ndershėm qė ala kanė gojė e guxim, lėpini pėshtymat tuaja, lani duart e fytyrėn si pėr avdes dhe ejani nė Tiranė e na shpėtoni nga ky klan mafioz e makut, nga kėta rrufjanė pa din e pa iman qė na paskan shitur toptan, jo vetėm ne qė jetojmė kėtu, po gjithė qeverinė e Shqipėrisė! Paskan vėnė nė tender jo vetėm Shqipėrinė e vjershave tė Naimit e tė Fishtės, po atė Shqipėrinė reale, atė tė patundshmen, tė tokave e tė pronave, tė pyjeve e brigjeve, tė kufijve e tė simboleve shtetėrore, madje edhe atė tė trashėguarėn nga folklori e legjendat e Mujit e Halilit, tė cilat na ėshtė dukur sikur nuk mund tė zhbėheshin dot as nga bajlozėt fashistė apo komunistė!
    Kėta biēimsėzė qeveritarė tė vetėquajtur demokratė na paskan shitur me gjithsej te serbi! Nuk qenka vetėm Fazlliēi qė na ka blerė, jo! Tani ėshtė mė se e qartė se miellin e bukės sė gojės na e jep serbi, dritėn e natės serbi, rrugėt urbane dhe rurale i shtron serbi, “biznesin e pastėr” e bėka serbi; sot e mot kush do tė quhet mik e kush armik, kush ėshtė “ne” e kush do tė jetė “ata” nė kėtė palo shtet do ta pėrcaktohet nga serbi! Ky ėshtė vėrtet integrim: o me ne, o kundėr nesh! Ėshtė integrim i mirėfilltė, pasi jo rastėsisht edhe zonja Bregu, ministre e Integrimit, pas ikjes sė Fazlliēit e pas pėrcjelljes spektakolare tė tij nga policia nė Rinas, nė njė ndalesė tė avionit diku nė Europė, na qenkėsh takuar enkas me serbin Fazlliē (sipas kryeministrit), pėr t’i raportuar “mikut” tė Kryeministrit edhe pėr punėt tona tė integrimit, veē atyre tė investimeve strategjike…Tė vjen tė brohorasėsh me shpirt: Allah, Allah, si po na venė kaq sahat kėto punėt e integrimit e tė bizneseve kėtu tek ne! Si zumė pėrsėri vendet e para nė botė, tash qė ne jemi bėrė “faktor stabiliteti” nė rajon e mė gjerė, tash qė na futi Fazlliēi e Tom Ridxhi nė NATO!...Vdiq patriotizmi, vdiq idealizma, u shkrinė kufijtė, ranė muret e nacionalizmės nė Ballkan; tash jemi pėrnjėmend tė integruar e tė shkrirė nė njė trup tė pėrbashkėt me serbin, paēka se na mbeti nė dorė karta e anti sllavo-ortodoksisė!
    Tani po dalin fakte intriguese se nė selinė e Kryeministrisė na paskan hyrė e dalė si nė shtėpi tė vet njerėz tė Millosheviēit e tė Karaxhiēit…Kjo ėshtė dava mė domethėnėse se takimi i Nanos nė Kretė me Millosheviēin, takim pėr tė cilin asokohe ju, anti sllavo-ortodoksėt e diasporės u bėtė pikė e zeher, sepse dyshuat pėr tradhti kombėtare! Kushedi sa do tė jenė gėzuar kėto ditė vorjo-epirotėt e megalidhesė, madje edhe vetė Bollanoja i Himarės, ky mik me kokė i Berishės! Tani ka tė drejtė Bollanoja tė dalė e tė na thotė: Pse bėni gam- gam pėr shkollat greke, pėr varrezat e ushtarėve grekė, pėr tabelat greke nė Breg ju, o qirje shqiptarė, kur serbi bėka ligjin nė qeverinė e Tiranės?!
    Nuk paskėsh qenė rastėsi as thyerja e embargos sė naftės me Beogradin nga “Shqiponja “ e Salės nė kohėn e luftės, po punė “miqsh” qė e mbajnė fjalėn e besėn, nė tė mirė e nė tė keq, nė luftė e nė paqe, nė pozitė e nė opozitė!…Pėr shkak tė kėsaj miqėsie “me kokė” tani doli qė edhe ministrat paskėshin raportuar pėr sigurinė kombėtare (disa muaj para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės) te kapot e Beogradit, tė Millosheviēit e tė UDB-sė, para mikut tonė tė shtrenjtė Fazlliē e kjo, kėtej, nga viset tona, quhet sjellje demokratike, normale, nė tė mirė tė Shqipėrisė, tė sė ardhmes, sigurisė e integrimit!…O vėllezėr anti sllavo-ortodoksė tė ushqyer me paragjykime integraliste islamike, a e kuptoni sa larg e se ku ka pėr tė sosur rrugėtimin e hyrjabyrjas Shqipėria e drejtuar nga Berisha juaj?!
    Mirė ne qė flemė mbi dosjet e krimit, po ju andej, o nacionalistė tė thekur, si nuk e kini ditur qė ne qenkemi shitur me kuē e me maē, me ndihmėn e studiove tė zyrės sė avokatisė sė vajzės sė Kryeministrit, d.m.th me tapi “tė rregullta” ( sipas Dhomės sė avokatisė), me kompani tė regjistruara nė QKR, me dokumente, me ligje, me prona dhe sidomos me atė qė quhet “trafik influence” apo mė shqip akoma, me do punė “miqsh”, tarafesh e farefisnish?!...Tė vjen vėrtet keq e tė zė tė qarėt kur pėrfytyron se ju, o anti sllavo-ortodoksė tė pėrbetuar keni vuajtur, duke pandehur se kėtė krim e kėtė tradhti kombėtare e patėn bėrė sllavo-ortodoksėt e qeverisė Nano, po ja qė tani po na del disi mė ndryshe…Ne qenkemi integruar pa e ditur sė pari nė Serbi e mė pas, bashkė me tė, me siguri do tė integrohemi pas nja 17 vjetėsh edhe nė BE!
    Si na ndodhi kėshtu? A nuk e ndjeni veten sadopak tė zhgėnjyer, e pse jo, edhe tė tradhtuar nga idhujt tuaj pa krena e me sa duket, edhe pa ideale kombėtare? Apo kjo ėshtė nė tė mirė tė Shqipėrisė dhe ne qė jetojmė kėtu nuk e kuptojmė dot, se nuk vėshtrojmė dot aq larg, sa dhe si ju?
    ***
    Dashamirė e shokė tė mi, kėtu e nė diasporė, mė thonė se nė faqet e internetit, nė Forum, ka shgarra-shkrues qė nuk pėrtojnė, por shkruajnė sa herė qė dikush merr guximin tė botojė ndonjė shkrim nė gazetė kundėr qeverisė Berisha…Nuk jam kurioz tė di se ē’broēkullijnė kėta anti sllavo-ortodoksė tė zjarrtė...Nuk i lexoj jo se nuk dua tė prish humorin, po se nuk do t’ia vlente njė pėrgjigje pėr ta, aq mė tepėr duke shfrytėzuar rastin “Fazlliē”. Po u ngatėrrove me krundet tė hanė pulat, thotė njė shkrimtar, po u pėrzjeve me derrat, na kujtoi Fazlliēi Kisingerin, jo vetėm qė bėhesh me baltė, po del edhe i mundur!…Por ēėshtja duket dhe bėhet mė e kokolepsur po ta vėshtrosh me syrin e interesit kombėtar. Ndaj ėshtė e vėshtirė tė heshtėsh, edhe para turinjve tė derrave e horrave me pushtet e me para!
    Pas viteve 90-tė ne kemi gjeneruar konflikte dhe pėrēarje kombėtare, sherre dhe mospajtime mes vedi, sa absurde aq edhe tragjikomike, duke mbetur mė tė fundit e mė tė pėrkequrit nė Ballkan, jo vetėm pėr nga imazhi, po edhe nga synimi ynė historik pėr integrim nė Europė pėr shkak tė farės sė mbjellė tė pėrēarjes kombėtare jo vetėm nė Shqipėri, nė Kosovė e nė Maqedoni, po veēanėrisht e kryesisht nė diasporė. Sipas kėtyre zėrave tė sponzorizuar nga qarqe jashtė Shqipėrie, po qe jugor, nė mos je njė kriptokomunist nostalgjik, d.m.th njė enverist i pandreqshėm, patjetėr je njė socialist. E po qe kristian dhe ca mė keq akoma; po qe ortodoks me origjinė nga Jugu, automatikisht je ose pro grek, ose pro sllav, ose vllah, pra njė sllavo-ortodoks i kamufluar e i blerė nga Janullatosi, qė do tė thotė edhe njė antishqiptar nė gen!
    Jo, kurrsesi nuk dėshiroj tė provoj me kėtė pėrsiatje vėrtetėsinė e thėnies aq shumė tė pėrdorur nė kėtė tranzicion tė keqpėrdorur moralisht, se nacionalizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve, e fondamentalistėve, e hajdutėve, e syleshėve injorantė arnautė qė vazhdojnė tė shėrbejnė si mish pėr top nė betejat e ndyra tė krerėve tanė tė politikės sė korrupsionit, tė cilėt po e rrėnojnė pėrditė e mė tepėr Shqipėrinė dhe aspiratėn pėr demokraci. Korrupsioni nuk njeh as tė majtė, as tė djathtė, as veriorė, as jugorė, as myslimanė, as ortodoksė. Krerėt tanė njohin vetėm njė ngjyrė: ngjyrėn e parasė pa djersė! Ashtu si ish-komunistėt fanatikė u bėnė antikomunistė tė pėrbetuar, ashtu si ish-spiunėt u bėnė demokratė tė thekur, ashtu edhe anti sllavo-ortodoksėt tanė do ta kuptojnė njė ditė, me dėshpėrim, se edhe ata kanė pas qenė tė “konvertuar” nė sllavo-ortodoksė pa dashje e, madje, edhe pa dijeninė e tyre! Por do tė jetė vonė kur ta kuptojnė se janė pėrdorur nga ata qė thėrresin nėpėr media: ujku, ujku, qė ēakalli tė bėjė kėrdinė! Sepse korrupsioni i klanit sundues “Berisha”, me sa po shihet, nuk ka dhe nuk njeh as atdhe, as moral, as kufij, as shoqėri, as komb, as ideale, as bindje, as parime, as demokraci, as interesa kombėtarė, dhe natyrisht, as turp publik? Ja ku fle lepuri, tė dashur vėllezėr, qė verbėrinė vazhdoni ta quani virtyt!

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    ēa te themi?ka 17 vjet qe atje qeverisin qelbesirat,te "majte" dhe te "djathte" qe jane shkerdhyer me sllavin me grekun dhe me arabin.


    mjere ky popull,nese nuk do ishin emigrantet,do vdiste nga uria si ne ruanda.


    there's no hope,metastazat e kancerit kane pushtuar gjith trupin shqiptar,mrekulli nuk pritet,e kush ta beje!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Ky tipi larte (Kico Blushi) si duket deshka ne zgjedhjet e ardhshme te kandidohet per kryetare bashkie ne ndonje bashki.Nejse.
    Desha ta tregoj ketu nje gje.

    Ne zgjedhjet e fundit ne Kosove,ministri i atehershem i minierave dhe energjetikes Ethem Ceku,pergjegjesi kryesore pra per rrymen,u premtonte zgjedhesve 24 ore rryme nese fiton zgjedhjet partia e tije.

    Keni degjuar paradoks me te madh ndonjehere?
    Nje pershendetje nga diaspora per "analistin" tone Kico.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Ky tipi larte (Kico Blushi) si duket deshka ne zgjedhjet e ardhshme te kandidohet per kryetare bashkie ne ndonje bashki..
    wow ku e di ti!





    ps.Kiēo Blushi eshte mashkull...shiko pjesen me bold.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam dakord me ate qe ka shkruar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    mire e ka bere me kete shkrimin por ka harruar Nanon dhe qeverisjen grekosllavo komuniste nga 97 deri ne 2005.ky kiēi me preku me patriotizmin e tije te te pas 2005.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ne kete zallamahiorrumpallorealitet-show nuk kuptohet pse qesh bruku...Neeeeejse
    Po te ishte qorrbiba apo drity i paudhe, kushedi si do ishte pergjigjur.
    Kicoja Blu-sh, i ka gjetke mllefet
    Tepke si Blu-sh jr.
    Mua me duket si kryqezate kunder jazexhijve ky shkrim
    Dhe ironia gazplote e Kycos
    Tani ka tė drejtė Bollanoja tė dalė e tė na thotė: Pse bėni gam- gam pėr shkollat greke, pėr varrezat e ushtarėve grekė, pėr tabelat greke nė Breg ju, o qirje shqiptarė, kur serbi bėka ligjin nė qeverinė e Tiranės?!
    Eshte shume domethenese, por ai harron se ortodoksia nuk eshte vetem sllave. Per te justifikuar kete gje ai e thekson te keqen duke perdorur termin sllavo-ortodoks, gje qe e distancon greko-ortodoksin, ruso-ortodoksin nga shkrimi "patriotik" i Kycos.
    Kushedi si e mendon Olsi




    ------------------


    Ben Kiēo Blushi dhe ideologjia urrejtjenxitėse e Ortodoksisė




    Olsi Jazexhi

    Romanit mė tė fundėm tė Ben Kiēo Blushit, ‘Tė jetosh nė njė ishull’ i ėshtė dhėnė shumė publicitet nė mediat shqiptare. Shumė njerėz me tė cilėt kam folur pėr kėtė roman, me ēfarė kanė dėgjuar nga mediat, thonė qė ėshtė njė roman i mirė qė flet pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri pse kėshtu kanė folur televizionet kliente tė Partisė Socialiste. Mbi mirėsinė e librit tė Ben Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toēi i cili nė kapakun e prapėm tė librit thotė qė romani ‘pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.’ Kur fjalė tė kėtilla dalin nga njė person si Fatmir Toēi dhe Piro Misha qė mori pjesė nė promovimin e kėtij libri, tė cilėt nė njė seri rastesh kanė sulmuar muslimanėt shqiptarė pėr librat qė ata botojnė dhe kanė kėrkuar censurimin e tyre si nė kohė tė Partisė sė Punės, toleranca e librit tė bėnte tė dyshosh. I nxitur nga dėshira e mirė pėr tė kuptuar sesi ėshtė e mundur, qė djali i Kiēo Blushit, i Islamofobit mė tė egėr nė Shqipėri i cili hoxhallarėt e Shqipėrisė i ka quajtur xhambazė kuajsh disa muaj mė parė, mund tė shkruaj njė roman qė flet pėr bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri, porosita nga Italia qė tė mė blejnė kėtė roman. Ishte njė habi pėr mua qė njė njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiēos sė Blushėve i cili nė Tetor tė vitit 2006 feu muslimanėt e Shqipėrisė nga podiumi i parlamentit shqiptar, tė mund tė ndėrroj pllakė brenda natės dhe nė vėnd tė urrejtjes dhe racizmit islamofobik tė prodhojė njė roman qė flet pėr tolerancė.

    Librin tė cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditėsh dhe e lexova me njė frymė. Libri i Benit qė ka 408 faqe i dedikohet nė faqen e 5tė tė tij Eva Bratit – Blushi, gruas sė Benit e cila u akuzua disa vite mė parė si pėrfituese e pandershme e 250 milion lekėve tė taksapaguesėve shqiptarė me 12 tendera tė Albtransportit nė kompaninė familjare tė familjes Blushi. Duke parė qė ky libėr i dedikohej njė personi tė pėrfolur pėr korrupsion qė nė faqen e parė tė librit, nėnqesha me vete dhe thashė hajde tolerancė fetare qė duhet tė ketė kėtu brenda.

    Romani i Ben Blushit nis nė njė fshat diku nė jug tė Shqipėrisė. Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin nė fshatin e tij nė Kolonjė. Nė roman tregohet sesi njė i krishterė vendos qė njė ditė prej ditėsh tė shekullit tė 18-tė tė bėhet musliman. Arsyeja pse personi do tė bėhėt musliman, sipas Ben Blushit, ėshtė teoria e vjetėr greko – sėrbe kundėr shqiptarėve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik tė Islamit ndaj Krishtėrimit, as shtypjes greko – sėrbe kundėr shqiptarėve, por dhunės turke, taksave turke dhe muslimanėt e islamizuar tregohen si servilė dhe njerėz frikacakė ndaj turqve. Ben Blushi fut nė gojėn e tė krishterit qė bėhet musliman debate tė ndryshme qė ky bėn pėr islamin. Ndėr tė tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe tė dhunės. Kuranin libėr tė ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e kėndim (fq. 9). Lėmoshėn qė muslimanėt japin ky e quan varfėrim tė njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si njė stuhi rėre qė ofron dhe mbyt liritė e njerėzimit etj.

    Kur Ibrahimi bėhet musliman, Ben Blushi mbledh tė krishterėt e katundit tė Kolonjės tė cilėt Islamin e quajnė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės, ndėrsa njerėzit qė pranojnė mesazhin e Zotit, i quan Judė (fq. 23). Por ndėrsa shqiptarėt muslimanė janė judė dhe tradhėtarė, turqit Ben Blushi i tregon si ujqėr, tė cilėt pasi shumohen shumė vrasin njėri tjetrin (fq. 25). Turqit janė aq mizorė saqė ata bėjnė edhe grekėt e ishullit tė Mitelenit mizorė pasi kėta rrojnė nėn robėrinė turke (fq. 84). Turqit nė romanin e Benit sjellin edhe kolerė me vete kur ata pinė ujė nė ēesmėn e fshatit (fq. 118). Njė krahasim tė kėtillė, tė turqve me ujqėrit unė e kam gjetur nė Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason ēifutėt me ujqėrit tė cilėt kur shumohen shumė hanė njėri tjetrin. Unė nuk e di se ku e mėsoi Ben Blushi kėtė krahasim tė turqve me ujqėrit. Por di qė si Beni ashtu si edhe i ati, Kiēua, janė dele tė urta tė herezisė sė tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekėt vranė ēifutėt, turqit dhe ēamėt nė Janinė dhe Selanik nė vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarėt, si turqit ashtu edhe ēifutėt i krahasonin me kėto epitete. Ka mundėsi qė qirje Janullatosi ta ketė mėsuar Ben Blushin me kėto krahasime luftėnxitėse dhe anti-semite.

    Nė roman, personazhet e Ben Blushit tregojnė sesi dervishėt qė predikonin Islamin nė Shqipėri ishin pėrdhunues grashė muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bėhet musliman, tė krishterėt e thėrrasin ‘Ibrahim o derr, Muhamedi tė pret nė ferr’ dhe ofendime tė tjera kundėr profetit tė Islamit (fq. 33 - 35). Por ndėrsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit tė Benit ėshtė bėrė musliman syni, Ben Blushi tregon qė Ali Pashai ėshtė prototipi mė i qartė i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit ėshtė Bektashi, dhe si pasojė ėshtė hajdut, rrufian, njeri qė ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, pėrdhunues grashė dhe njeri i pabesė (fq. 44 – 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekėt nė Janinė, Ben Blushi e tregon si njė mostėr seksuale i cili kishte jo vetėm femra nė Harem tė cilin e pėrdorte si bordell, por edhe njė bordell special me djem tė rinjė. (fq. 325). Ndėrsa operacionet anti-terroriste qė Ali Pasha bėri kundėr banditėve grekė dhe suliotė, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe tė pabesa nga shqiptarėt muslimanė, kundėr suliotėve ortodoksė, qė ky nga hajdutė dhe vrasės i bėn heronjė tė krishtėrimit.

    Proēesin e islamizimit tė shqiptarėve Ben Blushi e quan tradhėti ndaj krishtėrimit, pasojė e taksės sė gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunės qė muslimanėt shqiptarė ju bėjnė tė krishterėve nė Shkodėr, Vlorė, Berat, Korēė, Janinė dhe Elbasan. Nė Shqipėrinė muslimane tė Ben Blushit tė krishterėt terrorizohen nga muslimanėt shqiptarė, tė cilėt grabisin toka, gratė e tė krishterėve, siē kanė mėsuar nga Kalifi Umar (fq. 102 – 103). Muslimanė, nė romanin e Benit bėhen edhe tė krishterėt e pabesė qė duan ti vjedhin babait tokėn e tyre me ndihmėn turke (fq. 111).

    Herojtė e Ben Blushit nė roman janė vllehėt e Voskopojės. Personazhi kryesor i romanit ėshtė njė grek bizanit me emrin Arianit Komneni tė cilin Beni e bėn heroin e romanit. Ky Komneni tė cilėt tė gjithė i njohin qė historikisht janė grekė dhe shqiptarėvrasės, nė roman shitet pėr shqiptar, por njė shqiptar me qendėr jo nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė dhe nė qytetet ku u zhvillua shqiptaria por nė Voskopojė. Nė bisedat qė Komneni greko – vllah i Ben Blushit bėn me hajdutin Ali Pashė Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarėt muslimanė dhe mbron ortodoksinė dhe i tregon ortodoksėt si herojtė e shqiptarisė. Duke ditur mllefin qė greko – ortodoksėt kanė me Skėnderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojėn e Arianitit edhe Skėnderbeun tė cilin e quan turk, musliman, tė pabesė, hileqar, njeri qė i bėn pabesira Arianitit, dhe njė njeri pa ndėrgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallėzor pėr shkak tė edukatės turke qė kishte marrė etj. Ky Skėnderbeu ishte i pabesė dhe sėbashku me turqit i bėnin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq nė romanin e Benit nuk ėshtė vetėm djallėzori Skėnderbe i cili ėshtė aleat i Papės dhe jo i Janullatosit, por edhe njė Thoma Komneni i cili cilėsohet si tradhėtar meqė ai u bė musliman (fq. 64).

    Pėr Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti ėshtė hero i krishtėrimit i cili thotė se nuk ka dallim nėse jemi shqiptarė, serbė apo grekė. Rėndėsia ka qė tė luftojmė me flamurin e krishtėrimit, kundėr Islamit tė cilin ai e quan njė pėrbindėsh mė trup nė Azi dhe i cili vendin e ka nė Azi. Ndėrsa Islami i pėrket Azisė, pėr Ben Blushin, Krishtėrimi ėshtė njė farė qė nuk mund tė mbijė nė Azi (fq. 82). Herojtė e Ben Blushit nė roman thonė qė Shqipėria ėshtė vend i vogėl pėr shumė fe, gjė qė nėnkupton se nė kėtė vend nuk ka vend pėr muslimanėt (fq. 93).

    Heroi i Benit lufton pėr tė mbrojtur Kretėn greke, Greqinė, Voskopojėn dhe do tė ndėrtojė Perandorinė Bizantine me themel pan – orthodhoksinė greke dhe ēati Evropėn (fq. 66 – 68). Arianit Komneni ėshtė nė dashuri tė madhe edhe me serbėt tė cilėt me Gjergj Brankoviēin bėjnė komplote pėr tė marrė pushtetin nė Kosovė kundėr shqiptarėve. Pėr kėtė arsye tė dy herojtė ortodoksė tė Ben Blushit shkojnė nė Stamboll qė tė ndėrtojnė njė komplot. Muslimani shqiptar qė Arianiti takon nė Stamboll ėshtė barbari Patrona Halili tė cilin autori e tregon qė ėshtė Lab. Dhe lebėrit tregohen si hajdutė, vrasės, barbarė dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 – 76).

    Por qendra e qytetėrimit qė Ben Blushi quan ‘shqiptar’ ėshtė Voskopoja e vlleho – grekėve. Nė kėto vitet e fundit si pasojė e indoktrinimit vllaho – grek dhe Janullatist nė Shqipėri, njė numėr i madh ortodoksėsh, qė nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiēo Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanė zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehėt besojnė ashtu si edhe serbėt qė duan Kosovėn – se Voskopoja ėshtė tokė e shenjtė e tyre, tė cilėn e shkatėrruan shqiptarėt muslimanė. Ndėrsa serbėt, Kosovėn shqiptare e masakruan dhe e dogjėn pėr 100 vite me radhė, falė besimit tė tyre tė marrė se Kosova ėshtė njė Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah ėshtė edhe me i rrezikshėm pse ai cėnon sigurinė kombėtare nė Shqipėri pasi vllehėt duan tė bėjnė njė shtet brenda shtetit dhe Voskopojėn e shohin si Jeruzalemin e vllahėrisė. Kush ka lexuar gazetėn FRATIA qė botojnė vllehėt e Tiranės me Nasho Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do tė shohin sesi vllehėt e Tiranės botojnė aty poezi dhe shkrime ku vllehėt pretendojnė qė shqiptarėt kanė qenė barbarė dhe vetėm vllehėt e Voskopojės kanė patur qytetėrim nė Shqipėri (shiko Gazeta Fratia, Nėntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Kėtė gjė synon tė tregojė edhe Ben Blushi nė roman e tij. I yshtur siē duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho – grek tė Voskopojės, sikur tė mos ketė qėnė njė vendstrehim ēobenėsh aromunė qė jetonin me kuaj dhe me gomerė duke transportuar mallrat e muslimanėve shqiptarė, por sikur tė ishte njė El Dorado i krishtėrimit. Vllehėt qė edhe sot nė Rumani mezi kanė bėrė njė palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur tė ishin mė tė qytetėruar sesa shqiptarėt muslimanė. Nė roman Ben Blushi tregon qė Voskopoja kėrcėnohej nga bandat muslimane tė Korēės dhe Beratit. Muslimanėt e Shqipėrisė sė Jugut, qė nga Skrapari, Vlora, Korēa dhe Berati, Beni i tregon si barbarė. Ndėrsa vllehėt tė cilėt nė Shqipėrinė Osmane kanė patur statusin e evgjitit dhe rronin nė gjendje gjysėm tė egėr, Beni i tregon sikur tė ishin britanikė. Kapitulli 23 i romanit tė Ben Blushit e tregon Voskopojėn sikur tė ishte njė parajsė e cila ishte kėshtu vetėm nga qė nuk kishte muslimanė:

    ‘Voskopoja ishte njė qytet i bukur jo shumė larg fshatit tuaj. Voskopoja ishte njė botė e vogėl e mbledhur nė njė dorė malesh. Aty kishte ēdo gjė. Kishte ditė, kishte natė, kishte diell, kishte hėnė,

    kishte qetėsi, kishte fllad, kishte lule, kishte livadhe, kishte ketra, kishte lepuj, kishte zjarr, kishte vjeshtė, kishte pranverė, kishte pyll, kishte yll, kishte eklips,… por nuk kishte myslimanė.’

    Por pėr Benin, Voskopoja nisi tė shkatėrrohet rreth vitit 1712 kur nė qytet erdhėn muslimanėt. Kur erdhėn muslimanėt, Beni rrėfen qė ata bėnė hatanė, duke vrarė, kėrcėnuar, bėrė banda tė armatosura etj. Muslimanėt qė vinė nė Voskopojė nga Korēa, Skrapari, Berati, Elbasani dhe zonat pėrreth ishin jetimė, ēobenė, tė papunė, dembelė qė rrėmbejnė dhe vrasin (fq. 211 - 214). Nė Voskopojė sipas Blushit kishte njė udhėheqės qė quhej Marin Kurila i cili kėrkonte qė tė hapi njė luftė shqiptaro – vllahe duke sulmuar Korēėn, Janinėn, Beratin dhe Elbasanin dhe vendosur hegjemoninė vllahe nė Shqipėri. Por si pasojė e mos-mobilizimit greko – vllah (beni i quan shqiptarė voskopojarėt), hajdutėt shqiptarė muslimanė triumfojnė. Marini i fut kėta nė burg, por mė pas vritet prej tyre. Dhe kėshtu muslimanėt e varfėr dhe tė paditur qė janė kthyer nė Islam, dhe kanė ardhur nga malet dhe fushat, dhe vinė nė Voskopojė pėr tu civilizuar arrijnė tė triumfojnė (fq. 216 – 228). Por pasi vritet Marin Kurilla pushtetin nė Voskopojė e merr njė tjetėr vllah me emrin Isak. Ky i bind tė krishterėt e Voskopojės sė Voskopoja ėshtė njė ishull i krishterė, dhe kėta nuk e mbrojnė dot me luftė pse Korēa dhe qytetet pėrreth ishin plot me muslimanė dhe me turq. Isaku i kėshillon tė krishterėt e Voskopojės qė tua marrin fėmitė muslimanėve, ti shkollojnė dhe tua hanė kokėn me tė butė duke i bėrė ushtarė tė tyre qė do mbrojnė kishat. Muslimanėt janė tė egėr, tė hutuar dhe tė uritur - thotė Isaku. Shqiptarėt bėhen muslimanė pse ata shpresojnė qė Islami do ju japi ēka ata nuk kanė. Megjithatė intriga vllahe nuk punon me muslimanėt, pasi kėta tė udhėhequr nga Sali Binishi dhe tė ndihmuar nga muslimanėt e Korēės dhe tė nxitur nga njė hoxhė, triumfojnė mbi vllehėt dhe e djegin Voskopojėn qė Ben Blushi thotė – duan ta bėjnė si Medina (fq. 230 – 273).

    Nė kėtė kapitull Ben Blushi sulmon edhe profetin Muhamed tė cili e portretizon nė mėnyrė perverse me disa vizatime qė janė bėrė nė muret e njė Kishe, ku ai tregohet nė pozicione perverse me gra tė ndryshme. Me profetin Muhamed tallen edhe gratė vllahe tė Voskopojės tė cilat bėjnė ironi dhe pyesin sesi i mban ai gjithė ato gra (fq. 238 – 240). Gratė vllahe tė cilat historikisht dhe fatkeqėsisht u kanė trajtuar me keq se evgjit nė Shqipėri, Beni i tregon sikur tė ishin zonja, ndėrsa muslimanet shqiptare i tregon sikur tė ishin femra tė paditura dhe tė egra. Ben Blushi sulmon nė kėtė roman edhe profetin Muhamed tė cilin ai e urren si pasojė e instruksioneve qė merr familjarisht nga peshkopi Janullatos. Nė njė vend tė librit Beni e bėn profetin Muhamed evgjit, dhe muslimanėt i barazon me jevgjit kur thotė qė njė fshat pa muslimanė dhe pa jevgj do tė ishte monoton (fq. 357 - 358).

    Ben Blushi hoxhėn qė ju vjen nė Voskopojė muslimanėve dhe i mobilizon kundėr tiranisė vllahe, e tregon si njė injorant dhe prapanik, tamam siē trajtonte i ati i tij, Kiē Blushi nė Gazetėn Shqiptare nė shkrimin ‘Na lipsen vullnetarė e misionarė tė pėrnjimendtė!’, tė datės 19/10/2007 hoxhallarėt e Shqipėrisė qė sulmuan Edi Ramėn nė Kavajė. Djegjen e Voskopojės, Ben Blushi e krahason me njė histori tė profetit Muhamed qė hoxha ju tregon muslimanėve shqiptarė, ku Beni profetin Muhamed e tregon si vrasės dhe kokėprerės (fq. 273 – 275).

    Edhe pse Voskopoja, siē tė gjithė shqiptarėt e dinė, u sulmua nė vitin 1773 si pasojė e terrorizmit greko – vllah nė rajonet e Korēės i cili u nxit nga Caresha Katerina II dhe dashnori i saj Orlovi qė deshėn tė bėjnė Greqinė e Madhe mbi trojet e Shqipėrisė, dhe vllehėt bėnė masakra kundėr shqiptarėve, Ben Blushi kėrkon qė aksionin anti-terrorist tė shqiptarėve t’ia faturojė Islamit dhe muslimanėve shqiptarė. Ē’ėshtė mė qesharake ėshtė se Beni, mbrojtėsit e Voskopojės i bėn shqiptarė, kur vetė nė gazetėn Fratia lufta e Voskopojės tregohet si lufta vllaho – shqiptare. Ja disa vargje qė provojnė kėtė:

    Me katėr gegė njė arumun, po ndeshet / E tillė lufta nuk ėshtė e lehtė / Por koka shumė nė tokė, shihen te hedhur / Paria e bejlerėve kudo vrapojnė / Dhe shqiptarėt i dėrgojnė tė vdesin, / Pėr plaēka dhe asnjė tė mos tėrhiqet.

    ( VOSHOPOLEA nga Nida Boga, Gazeta Fratia, Nėntor 1997, fq. 6 )

    Nė kapitullin 24, Beni qė ėshtė i pikėlluar pėr djegjen e Voskopojės, e tregon kėtė si dobėsi tė vlleho – krishterėve qė nuk dinė sesi tė vrasin muslimanėt. Me kėtė konkluzion Ben Blushi siē duket i bėn apel vllehėve tė Shqipėrisė qė tė mėsohen tė vrasin muslimanėt shqiptarė dhe tė mos pėrsėrisin gabimet e vllehėve tė Voskopojės. Priftėrijtė pan – ortodoksė tė Ben Blushit, Metodi dhe Mihali tė cilėt tregojnė historitė e Voskopojės dhe barbarizmin e muslimanėve shqiptarė, Beni i pikturon tamam si Shėn Methodhiusin dhe Shėn Cirilin bizantinė tė cilėt pėrhapėn krishtėrimin nė mesin e sllavėve. Kėta priftėrinjė bizantinė inspirojnė personazhet e librit tė Benit me tregimet e tyre pėr Voskopojėn dhe nxisin fėmitė e vegjėl qė tė vėnė shalle tė kuq nė qafė, tamam siē bėnte Ben Blushi kur ishte debatik nė kohėn e PPSH-sė dhe me kėto shalle sllavo – ortodoksė, priftėrijtė grekė duan qė historia e Voskopojės dhe urrejtja kundėr shqiptarėve muslimanė tė trashėgohet nga brezi nė brez. Me kėta mėsues orthodhoksė tė cilėt mėsojnė personazhet e romanit qė tė duan Kretėn, Greqinė dhe pan-ortodoksinė, Ben Blushi ndoshta imagjinon mentorin shpirtėror tė tij dhe babės sė tij, Peshkopin Janullatos, i cili edhe pse familja e tij i grabiti me dhunė ēamėve muslimanė tokat e tyre nė Prevezė tė Ēamėrisė 128 vite mė parė, tani me Ben Blushin dhe romanin e tij nė ishull kėrkon qė tė inspirojė brezat e rinjė tė grekofilėve nė Shqipėri qė tė jetojnė, punojnė dhe luftojnė pėr mėmėn Greqi.

    Ben Blushi romanin e tij e mbyll nė Kretė, ku vajza e heroit tė tij, Arianit Komnenit, Sara, shkon nė ishullin grek, dhe aty takohet me heroin e Voskopojės, Isakun, dhe viziton varrin e tė atit tė saj, Arianitit, i cili ka shkuar qė tė vdes nė ishull ku disa vite mė parė kishin vdekur 11 ortodoksė tė tjerė nė mbrojte tė Greqisė dhe Krishtėrimit kundėr Islamit. Romani i Ben Blushit mbyllet me disa fjali melankolike nga personazhet e tij ortodoksė ku ata thonė qė nė Voskopojė ne mendonim se si do t’i mėsonim myslimanėt tė jetonin si ne (fq. 403). Ama personazhet grekofilė tė Ben Blushit dėshtojnė qė ti mėsojnė muslimanėt shqiptarė qė tė jetojnė si grekė. Pse nė historinė e Shqipėrisė, muslimanėt shqiptarė ju kanė dhėnė vendin e merituar shovinistėve grekofilė nė njė seri rastesh rebelimesh nė jug tė Shqipėriės. Djegja mė e fundme qė muslimanėt shqiptarė me nė krye ēetat patriotike tė Sali Butkės i bėn Voskopojės ishte viti 1916, kur voskopojarėt dhe andartėt grekė tė Korēės pasi kishin therrur dhe pėrdhunuar me mijėra shqiptarė muslimanė dhe e shpallėn Voskopojėn Greqi, nė fund morrėn drejtėsinė e merituar nga trupat e Malkė Zvarishtin dhe Sali Butkės. Voskopojėn e rrethuan 1500 shqiptarė tė cilėt morrėn hak ndaj krimeve qė andarėt ortodoksė dhe jerohollitė helenė kishin bėrė nė Shqipėri nga viti 1913 e deri ne 1916 nėn slloganin Enosis i Thanatos (Bashkim apo Vdekje). Pėrkrah ēetave shqiptare muslimane nė ēlirimin e Korēės luftuan edhe shumė patriotė ortodoksė shqiptarė.

    Edhe pse Ben Blushi dhe i ati i tij, Kiēo Blushi dhe mentori i tyre peshkopi Janullatos do tė donin qė Shqipėrinė ta bėjnė Voskopojė dhe ta Enosojnė (Bashkojnė) me Kretėn, Qipron dhe Greqinė si nė 1914, ėndėrrat e tyre janė tė destinuara tė dėshtojnė. Pse qyteti ku Ben Blushi dhe i ati dhe mentori i tyre grek jetojnė sot, ėshtė Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė i ndėrtuar nga Pashallarėt muslimanė tė Gegėrisė tė cilėt qė nga Ibrahim Pashė Mulleti e deri te Gani Beg Toptani ju kanė treguar vendin shovinistėve grekė pėrgjatė tė gjithė historisė sonė. Edhe pse Beni me gjithė tė atin e tij shajnė Islamin pa mbarim, dhe nė kohė tė PPSH-sė Kiēo Blushi prodhoi njė seri filmash propagandistikė kundėr Islamit, faktet tregojnė qė muslimanėt shqiptarė vetėm se rriten edhe pse Blushėt dhe qirje Janullatos kanė mllef pėr kėtė punė.

    Me romanin ‘Tė Jetosh nė Ishull’ Ben Kiēo Blushi i tregon edhe njėherė shqiptarėve rrezikun qė voskopojarizmi dhe shovinizmi pan – ortodoks pėrbėn pėr paqen nė Shqipėri, Ballkan dhe rajon. Ky roman diskrediton botuesin e tij, Fatmir Toēi i cili bėhet pjesė e kėtyre botimesh propagandistike anti-shqiptare tė cilat synojnė nėnshtrimin e Shqipėrisė nga shteti fondamentalist ortodoks, Greqia. Ky roman tregon edhe rrezikun qė i kanoset sot Shqipėrisė nga politikanė si Ben Blushi apo Ledia Shamku Shkreli tė cilėt me gjithė fondamentalizmin e tyre tė krishter kundėr muslimanėve tė Shqipėrisė vazhdojnė tė parazitojnė nė kurriz tė taksapaguesėve shqiptarė dhe kanė uzurpuar kryesinė e Partisė Socialiste. Romani ‘Tė Jetosh nė Ishull’ i Ben Kiēo Blushit duhet tė lexohet nga tė gjithė shqiptarėt muslimanė, ateistė dhe patriotė, pėr tė kuptuar kėrcėnimin qė sot i vjen Shqipėrisė nga fondamentalizmi greko – ortodoks dhe ideologjia e urrejtjes qė gjenerali helen, Anastas Janullatos po pėrhap nė Shqipėri me agjentėt e tij ne status politik.



    ----------------------


    Percarja.
    Ky eshte qellimi i perjestshem si i sllaveve, grekeve, italianeve turqve e te gjithe atyre qe erdhen ne keto ane. I sherben shume mire ketij qellimi ajo pjese e shqiptareve qe ka shitur jo vetem ( | ) por edhe shpirtin.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Qe nga momenti qe nje pjese e himarioteve dhe e vlleherve ne Shqiperi e shiten indetitetin e tyre per nje pasaport greke, Percarja ka hyre ne shqiperi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qenka nxehur kicua me forumistet..

    po cka me ne mor aman.. ne shkruajm pa leka..

  10. #10
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Mua me duket si kryqezate kunder jazexhijve ky shkrim
    Kushedi si e mendon Olsi
    Lidhje e papare
    p.s Por ky Jazexhiu luan perhere me bukur,ndoshta ngaqe hiqet sikur eshte i varfer lol

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Akuza korrupsioni pėr klerin nė Greqi
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 16:01
  3. Njė kishė jo fort ortodokse
    Nga angeldust nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 01:33
  4. Ku janė teologėt shqiptarė tė KOASH?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 18:36
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •