-
...
"Sapo i erdhen analizat e gjakut. I gjeten mbingarkese yjesh ne damare. Thone se e ema e kish puthur shpesh e rrembimthi."
"Doemos. Ajo grua vec syte kishte binjake."
Mundimi i tij prej burri avitet murit. Jashte dritares, shelgu pikon foshnjen e rradhes. Ai nuk e harron dot ate. Njolle qumeshti, ishte, njolle qumeshti. Zgjohej mengjeseve te ftohta nen te. E vishte me lekuren e saj te bardhe. Ai ndihej dy here lakuriq. Ajo renkonte, renkonte, renkonte. Seksi i saj vinte era mente. Tashme kjo arome i pickon endrrat atij. Te futet thelle, do. Brenda, brenda saj.
Ai veshtron shelgun jashte dritares. Rrenje, damare, dhe foshnje qe lindin e bien. Ai nuk di ne eshte baba a bashkshort, i dashur a dashnor. Mundimi i tij prej femije tkurret murit. Te rrije ne dhome, do. Te struket brenda, brenda saj. Ajo iku e mbarsur veē me fytyren e tij? Ai ndihet lakuriq. Ai eshte lakuriq. Si diten e pare te lindjes. Sa here ish lindur? Ai po vdes, nga pamundesia per te vdekur.
Gjaku ende qarkullon.
-
-
Gjerat qe nuk ndodhin
A ka ndonje vend ku shkojne kercejte e arte, sythet, bisqet, kur farat prishen ne fusha ose hahen nga zogjte? A ndodhet nje qytet qe dikush deshi ta ndertonte ku makina jote gumezhin neper rruge teksa ndezesi kthehet me nje tingull te topitur i cili shpall qetesine, dhe ti ecen me mundim drejt shtepise, takimi i anulluar, i fshire prej librit te shenimeve, dhe nje tjeter dite fillon, siē nis per dike ne kuzhinen e nje shtepie ferme, me nje nene qe e gjen veten vejushe, nje xhaxha qe thote Mos lejoni ndonje zezak ta preke; per nje ēast, hetuesi i zi e shtrin trupin e pajete dhe ia mbyll syte, teksa gruaja vesh kemishen e vjeter te nates, dhe biri i peshperit ne telefon te dashures, dhe prifti pergatit lavderinekjo eshte nje lavderi per gjerat qe nuk ndodhin, per femijen qe lind i vdekur, pashaporten e pavulosur, unazen e dhene mbrapsht apo lene peng, apo hedhur ne sirtar me letrat permbyllese, ato qe thone se deshtove, siē deshton gjithēka, teksa ēdo dite grumbullimet e vogla, veprimet e parendesishme shkaterrojne farfuritjet ne ajer. Akulli ze vend ne goten e zbrazur afer shtratit tim, nje kercitje e papritur, nje dry, nje hapje a mbyllje; mund te ngrihem, ta mbush edhe nje gote, te ndal se menduari per as-in apo nuk-un e ēdo gjeje: goja e ketij te dashuri dhe jo e atij te shkuarit, kjo enderr qe nuk eshte parandjenje dhe zhduket ne zgjim, palidhshmeria qe kundershton te bashkohet, fjalet e mbyllura me tape ne nje shishe qe pluskon cepit te horizontit dhe zbret, duke vezulluar per nje ēast. Dhe ēdo dite makthi, shtepia jote me pragun e gjakosur, engjelli qe kalon atypari, por ndalet diku tjeter: trute e sperkatur ne nje mur te tullte ose duke pikuar ne laturi, trupat ne lum te mbartur prej rrymes, lumi ku nje peshk ndjen nje grep tia shqyeje verzen, dhe ngrihet furishem ne ajer. Por pse duhet te jemi te trishte, a nuk duhet ta hapim shampanjen, duke menduar per vetevrasjen qe duhet te ish e qe tashme dirset ne nje dhome, pistoleta me kembezen e ndryshkur e hedhur ne shtrat, te gjitha kepucet e zeza te sigurta ne dollapin e zi, dhe djali ne qyetin A, vdekja e te cilit nuk ndodh ne menyre qe dy breza me vone, nje vajze ne qytetin B te mund te gjunjezohet e te vendose nje gur mbi gurin e tij, dhe te ngrihet per te fshire pisllek prej gjunjeve? A nuk pezullohet humbja ēdo dite, tumori dashamires, perplasja ne kryqezimin ku mund te kishe qendruar, por ja qe ti e arrite autobuzin, megjithese ne te verterte nuk ka autobuz, asgje nuk ndodh perpiqet por e shoh te pashprese: Duhet te hyj brenda, te paguaj, te gjej nje vend per tu ulur me pakot e tua, te kam mbajtur larg gjerash me te mira. Duhet te te le te shtrihesh naten, zgjuar por jo vetem, duhet te te ngjesh pas te dashures per te cilen ske pasur mall per kaq kohe, por e cila eshte ketu, dhe sdo te te braktise. Duhet te te vulos me gjinj, me puthje. Bilbili, thithka, gjuha qe kridhet ne njemendesi, ne shije, ne kenge, ne driten qe zbardh por seshte ende dite, as veshje, as turp a tradheti, thjesht dy te dashur teper te paster per te mbijetur diku tjeter. Pra, ky eshte fundi, pasi une dua te besoj, dhe nese do ta lejosh te vazhdoje keshtu, nuk do te te duhet te shkosh ne asgjene ku diēka te pret, megjithese ēeshte nuk mund ta di, vetem qe fillon sapo ti resht se degjuari dhe kthehesh, vetem qe po ndodh tani.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt