Tirana Observator e Enjte, 23 tetor 2008
Nga Ngjela tek Ina Rama
20 betejat e Berishės nė 3 vjet qeveri
Shkruar nga Altin Sinani
Nėse bėhet njė bilanc i tre viteve qeverisjeje tė Sali Berishės rezulton se kryeministri ėshtė me tė vėrtetė njė luftėtar i paepur. Majtas e djathtas, me krerė institucionesh, me personazhe tė politikės dhe tė medias, shefi i qeverisė ka harxhuar energji me shumicė pėr tė luftuar. A ėshtė lodhur Berisha pas njė beteje edhe nėse nuk ka fituar? Kjo nuk ka pasur asnjėherė rėndėsi. Berisha ėshtė ngritur si gjithnjė nga hiri dhe i ėshtė pėrveshur njė beteje tjetėr. A ju kujtohet beteja kur pa marrė mirė detyrėn e Kryeministrit deklaroi se do tė pėrfshinte SHISH nė strukturat e Ministrisė sė Brendshme? E humbi atė betejė falė ndėrhyrjes pa bujė tė ndėrkombėtarėve, konkretisht tė CIA-s, qė kishte harxhuar miliona qė ai shėrbim tė jetė i pavarur.
Por ē'rėndėsi kishte. Pa u shuar mirė jehona e kėsaj beteje, nisi betejėn pėr shkatėrrimin e "Zogut tė Zi". E fitoi atė betejė duke e shkatėrruar. Pėr tė vijuar pastaj me debatin me Spartak Ngjelėn e deri tek beteja aktuale me Ina Ramėn. Qė nga tre shtatori i vitit 2005, kur Berisha mori pushtetin dhe deri tani pas tre vitesh, gazeta "Tirana Observer" ka numėruar 20 beteja tė shefit tė qeverisė me personazhe dhe institucione nga fushat mė tė ndryshme.
Beteja me SHISH-in
Institucioni mė i ndjeshėm i sigurisė kombėtare ėshtė Shėrbimi Informativ Shtetėror. Nė vitin 2005, qeveria prezantoi njė nismė qė synonte kalimin e kėtij institucioni nėn vartėsi tė Ministrisė sė Brendshme. Njė vendim qė te opozita zgjoi kujtimet e hidhura tė vitit 1996-1997, ndėrsa pėr njė pjesė tė opinionit publik ishte njė fuqizim i pamenduar mirė i Ministrisė sė Brendshme. Pėr disa javė debati i Parlamentit ka qenė mbi funksionin e kėtij institucioni. Por nėn presionin konstant tė opozitės dhe disa zėrave nga autoritetet ndėrkombėtare, dhe konkretisht tė CIA-s, qė kishte harxhuar miliona qė ai shėrbim tė jetė i pavarur, qeveria hoqi dorė nga komandimi i institucionit tė rėndėsishėm tė sigurisė duke e lėnė atė nė variantin e mėparshėm.
Beteja e "Zogut tė Zi"
Ka qenė njė betejė thuajse e pėrhershme mes Kryeministrit dhe pushtetit lokal deri nė marrėveshjen pėr ndryshimin e Kushtetutės me kreun e PS-sė, Edi Rama. Bashkia mė e sulmuar nė fillimet e mandatit tė PD-sė ka qenė ajo e Tiranės. Rasti mė tipik ishte prishja e mbikalimit nė kryqėzimin e "Zogut tė Zi". Pas gati gjashtė muaj sherre, debatet teknike mund tė pėrktheheshin vetėm me ngjyrime politike, ku inxhinierėt dhe teknikėt i bėnin llogaritė e projektit nė selitė e dy partive. Por megjithatė ēėshtja e "Zogut tė Zi" ėshtė rasti konkretet i pėrplasjeve mes ekzekutivit dhe pushtetit lokal. Njė betejė e fituar nga ekzekutivi.
Me "Albatrosin"
Ėshtė rasti i parė i pėrballjes sė njė biznesi me qeverinė nė fillimet e mandatit tė saj nė vitin 2006. Kompania ajrore "Albatros" u vu nė qendėr tė sulmeve nga ekzekutivi pėr mospagim taksash. Nė fakt pas dokumenteve ligjore qė prezantonin organet tatimore dhe Agjencia e Kontrollit tė Shėrbimit Civil, fshihej njė tjetėr synim. Pronarėt e kompanisė "Albatros" ishin tė afėrt tė Presidentin Alfred Moisiu. Akuzat ndaj kompanisė dhe kėrcėnimi pėr mbyllje tė aktivitetit ishin njė presion ndaj Presidentit pėr tė firmosur shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Opozita e ktheu nė ēėshtje tė ditės dhe pas reagimit tė ndėrkombėtarėve, ekzekutivi kuptoi se sulmi nga "ajri" nuk ishte rruga mė e mirė pėr nė zyrėn e Moisiut.
Me Theodhori Sollakun
Dueli Berisha-Sollaku ėshtė njė nga duelet mė tė gjata tė politikės shqiptare. Ai u bė zyrtar nė prill tė vitit 2006, kur rreth 28 deputetė dorėzuan nė Kuvend kėrkesėn pėr nisjen e procedurės sė shkarkimit tė Kryeprokurorit pėr shkak tė mos-zbardhjes sė 78 krimeve. Deviza pėr tė luftuar korrupsionin, premtim, qė sipas tė djathtėve, solli nė fitore tė djathtėn, vuri nėn shėnjestėr kryeprokurorin Sollaku. Sipas kryeministrit Berisha, Sollaku nuk po u hapte rrugė procedimeve tė zyrtarėve tė korruptuar dhe madje po i mbronte ato. Pas refuzimit tė shkarkimit tė kryeprokurorit nga Presidenti Alfred Moisiu, nė duelin Berisha-Sollaku u fut edhe Presidenti Moisiu, i cili u akuzua nga Berisha dhe mbėshtetėsit e tij pėr mbrojtjen e Sollakut. Me ardhjen e Bamir Topit nė krye tė Presidencės edhe "odisea Sollaku" mori fund me shkarkimin e kryeprokurorit.
Me Spartak Ngjelėn
Ėshtė cilėsuar si njė nga debatet mė tė ashpra mes figurave tė selisė blu, por gjithashtu edhe mė i veēanti nė llojin e vet. Kjo pėr shkak tė pėrmasave qė mori debati pas publikimit tė njė regjistrimi tė fshehtė bisede mes Berishės e Ngjelės, nga televizioni "Top Channel". Debati Berisha-Ngjela u zhvillua nė muajin prill tė vitit 2006, pasi Berisha e fajėsoi Ngjelėn, kryetarin e Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, pėr mosmiratimin e vazhdueshėm tė projektligjeve vendimtare tė paraqitur nga qeveria. Menjėherė pas debatit, si dhe pas publikimit nė media tė bisedės sė incizuar, kryeministri Berisha shkarkoi Spartak Ngjelėn nga tė gjitha postet qė ai mbante si njė nga drejtuesit e Partisė Demokratike.
Zgjedhjet vendore
Gjatė mandatit tė qeverisė "Berisha" beteja mė e gjatė dhe mė e fortė ishte ajo e zgjedhjeve vendore tė vitit 2007. Fillimi i procesit tė zgjedhjeve ishte mjaft i vėshtirė, pasi opozita nuk pranonte tė hynte nė zgjedhje pa kartat e identitetit. Pas shumė pėrpjekjeve tė Berishės, ku njė ndėr ta ishte edhe takimi i bujshėm mes tij dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, zgjedhjet vendore morėn "dritėn jeshile" pėr t'u zhvilluar. Fushata e zgjedhjeve ishte njė ndėr fushatat mė tė ashpra qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė Shqipėri. E megjithėse PD-ja humbi sėrish Tiranėn dhe shumė prej qyteteve kryesore, kryeministri Berisha deklaroi se selia blu kishte korrur njė tjetėr fitore ndaj opozitės.
Me Besnik Mustafajn
Pėr ata qė e njohin Berishėn dhe Besnik Mustafajin u dukej e pabesueshme kur ministri i Jashtėm vetėm pak javė nga mbėrritja e Presidentit tė SHBA-sė, Xhorxh Bush, nė Tiranė, ai dha dorėheqjen. Mes dy miqve qė njiheshin prej 30 vitesh nė dy vitet e pushtetit ishin konsumuar aq qejf-mbetje sa kupa ishte mbushur. Emėrimet nė Ministrinė e Jashtme, politikat e ndjekura nga Berisha dhe kritikat e ndėrkombėtarėve qė pėrplaseshin nė zyrėn e Mustafajit duket se ishin arsyet qė detyruan Ministrin e Jashtėm tė linte kabinetin. Por duket se beteja nuk ka mbaruar, Mustafaj synon pėr postin e kreu tė PD-sė tė Tiranės, ndėrsa Berisha ende nuk e ka komentuar kėtė fakt. Ende nuk mund tė thuhet nėse Berisha humbi njė mik dhe "fitoi" njė kundėrshtar brenda PD-sė.
Me Alfred Moisiun
Acarimi i marrėdhėnieve mes Sali Berishės dhe Alfred Moisiut kishte nisur qė kur Berisha ishte ende nė opozitė. Pas ardhjes nė pushtet tė PD-sė "lufta" mes kryeministrit Berisha dhe Presidentit Moisiu u ashpėrsua. Kulmi i kėsaj lufte arriti kur Presidenti Alfred Moisiu, nė 13 gusht tė vitit 2006, refuzoi
shkarkimin e Theodhori Sollakut nga posti Kryeprokurorit. Moisiu mė pas u akuzua nga Berisha dhe mbėshtetėsit e tij pėr mbrojtjen e Sollakut dhe pėr mbrojtjen e krimit. Beteja me Berishėn i kushtoi Moisiut moskandidimin e tij pėr njė mandat tė dytė nė krye tė shtetit.
Zgjedhja e Presidentit
Beteja pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės mund tė cilėsohet pa frikė si beteja mė e madhe e kryeministrit Berisha gjatė kėtyre tre viteve, por gjithashtu edhe beteja ku ai arriti njė fitore spektakolare ndaj opozitės. Quhet betejė e madhe, pasi situata nė prag tė zgjedhjes sė Presidentit ishte mjaft e rėndė dhe vendi ishte shumė afėr zgjedhjeve tė parakohshme. Por nė momentet e fundit Berisha diti ta zgjidhte situatėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Me hyrjen e Neritan Cekės nė betejėn presidenciale, Berisha dhe mazhoranca arritėn tė zgjidhin nė krye tė shtetit nėnkryetarin e PD-sė, Bamir Topi, duke i dhėnė kėshtu njė humbje tė madhe opozitės.
Me Gilman Bakallin
Deputeti i Shkodrės, Gilman Bakalli, ishte njė nga prurjet e reja tė PD-sė nė vitin 2005. I ri nė moshė, por edhe nė politikė, Bakalli ėshtė ndėr tė paktėt deputetė nė kėtė legjislaturė qė ka kundėrshtuar hapur Berishėn. Fillimisht nė shkurt tė vitit 2007 denoncon "klanet" e PD nė Shkodėr, duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė ndaj kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli. Mė pas Bakalli kundėrshtoi nė Parlament kryeministrin Berisha dhe refuzoi tė votonte njė sėrė nismash tė PD-sė. Ndėrsa akti i fundit nė PD ishte dorėheqja nga Grupi Parlamentar, duke dalė si i pavarur pas presioneve nga Berisha. Deklarata mė e fortė e Bakallit ėshtė ajo se nė "PD ka ish-komunistė" dhe Berisha shpik "armiq virtualė".
Me Akademinė e Shkencave
Njė betejė e fituar e kryeministrit Berisha, por me jo pak mund. Reformimi i Akademisė sė Shkencave ėshtė njė nga debatet qė ka konsumuar jo pak kohė qeverinė dhe opozitėn. Ndryshimi i kritereve tė zgjedhjeve sė akademikėve dhe pėrfaqėsim i ekzekutivit nė institucionin mė tė lartė tė shkencės ka bėrė qė pėr disa muaj sulmet e intelektualėve tė drejtoheshin kundėr qeverisė. Ndėrkohė qė pas reformimit fshihej dhe njė tjetėr detaj jo i parėndėsishėm. Me ligjin e para vitit 2007, kryetar i Akademisė sė Shkencave u zgjodh ish-Presidenti Meidani, ndėrsa me ligjin e ri tė miratuar nga qeveria Meidanit nuk i njihej ky funksion.
Me mediat
Mediat duket se mbeten problemi i Berishės sa herė qė vjen nė pushtet. Nė ditėt e para tė mandatit tė ri nė 2005-n, qeveria mori njė sėrė nismash nė favor tė mediave, si heqja e dėnimit pėr gazetarėt nga Kodi Penal. Por periudha e dashurisė mes qeverisė sė re dhe mediave nuk do tė zgjaste shumė. Pas kritikave tė bėra nė disa media, kreu i qeverisė do tė pėrdorte shprehjen e famshme "media-mafia dhe hanxharėt e mediave". Ndėrsa kulmi i betejės sė tij me mediat nė tė arrinte nė vendosjen e gjobės sė televizionit "Top-Channel". Njė vendim qė solli reagimin e pjesės mė tė madhe tė opinionit publik. Si pėrfundimin mes ekzekutivit dhe mediave duket se nuk do tė ketė fitues, sepse asnjė qeveri nuk mund tė presė nga mediat vetėm lavde.
Me Armando Dukėn
Njė ndėr betejat e kryeministrit Sali Berisha ka qenė edhe ajo me presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka. Qė kur erdhi nė pushtet nė shtator tė 2005-s, nėn shėnjestrėn e akuzave tė mazhorancės ishte gjithnjė edhe Duka. Por kulmi i betejės arriti nė prill tė 2008-s, ku pėr shkak tė ndėrhyrjes sė Ministrisė sė Kulturės dhe Sporteve nė statutin e FSHF-sė Shqipėria u pėrjashtua nga aktivitet ndėrkombėtare nga FIFA dhe UEFA. Zgjidhja e betejės u bė nga Presidenti Topi. Por ende marrėdhėniet mes Berishės dhe Dukės janė tė ftohta.
Ish-tė pėrndjekurit dhe hapja e dosjeve
Nė kohėn qė Sali Berisha ishte nė opozitė, ish-tė persekutuarit ishin nė axhendėn e tij kryesore. Jo vetėm kur ishte nė opozitė, por edhe kur erdhi nė pushtet, Berisha u premtoi ish-tė pėrndjekurve dėmshpėrblim pėr vuajtjet dhe burgosjen e tyre nė regjimin komunist. Por pas tre vitesh pushtet asgjė konkrete nuk ėshtė bėrė nė favor tė kėsaj shtrese, pėrveē retorikės boshe. Kjo ka bėrė qė ish-tė pėrndjekurit tashmė ta humbin besimin e tyre tek mazhoranca e djathtė. Ata shpeshherė kanė dalė nė protesta pėr plotėsimin e tė drejtave tė tyre, por nga e qeverisė kanė ardhur vetėm premtimet e radhės. Edhe pse ende mandati i kėsaj qeverie nuk ka mbaruar, mund tė thuhet se beteja e Berishės pėr t'u plotėsuar kėrkesat ish-tė pėrndjekurve ėshtė drejt humbjes. Njė tjetėr ishte hapja e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Por megjithėse kjo ishte ndėr nismat mė kryesore tė kryeministrit Berisha, edhe tani pas tre viteve qeverisjeve duket e largėt hapja e kėtyre dosjeve. Kjo humbje e betejės nga ana e mazhorancės erdhi si pasojė e mosbėrjes sė njė ligji tė argumentuar mirė juridikisht dhe moskoordinimi i saj me opozitėn. Por edhe sepse hapja e dosjeve mė shumė ėshtė kthyer nė njė mjet shantazhi pėr kundėrshtarėt. Edhe pse presioni brenda radhėve tė PD pėr hapjen e kėtyre dosjeve ka qenė mjaft i madh, Berisha ende s'e ka marrė hapin final pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit famėkeq.
Me Nard Ndokėn
Mė shumė se aleat, demokristianėt kanė qenė "fėmijėt e zhurmshėm" tė mazhorancės pėr Partinė Demokratike. Fillimisht Nikoll Lesi dhe mė pas Nard Ndoka i janė imponuar qeverisė sė PD-sė nė bazė tė manovrave numerike me deputetė tė mbledhur nga dy kampet. Tolerimi zgjati derisa kreu i ri i PDK-sė, Ndoka, garantoi vendin nė Ministrinė e Shėndetėsisė, por oreksi pėr numėr mė tė madh drejtorėsh dhe zėvendėsministrash nuk u prit mirė nga PD. Ndėrkohė PD kish gati planin rezervė dhe njė tjetėr Parti Demokristiane rezervė me kryetar Anton Gurakuqin. Me njė PDK tė ndarė Berisha e pa tė arsyeshme tė shkarkonte Ndokėn nga posti i ministrit duke e larguar nga qeveria.
Me opozitėn
Mes njė mazhorance dhe opozite, jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė botėn ka gjithmonė luftė. Pra, beteja mes shefit tė qeverisė dhe opozitės nuk kishte si tė mos shmangej nga betejat e Berishės gjatė kėtyre viteve. Por megjithatė duhet theksuar se Berisha betejėn me opozitėn e ka pasur ndėr mė tė lehtat. Jo nga aftėsia e tij, por ngaqė opozita mė shumė luftėn e saj e ka bėrė mediatike dhe pėrveē disa tubimeve nuk ka ndonjė veprim opozitar gjatė kėtyre viteve qė tė ketė ngelur nė mendjet e njerėzve. Stili i ri opozitar i ndjekur nga kryetari i partisė mė tė madhe opozitare ėshtė kritikuar fort jo vetėm nga partitė e tjera tė majta, por edhe analistėt dhe mediat.
Me Gjykatėn e Lartė
Nuk kishte ndodhur ndonjėherė qė emėrimi i gjashtė gjyqtarėve pėr Gjykatėn e Lartė do tė kishte kaq debate, akuza dhe pėrplasje institucionesh. Presidenti Bamir Topi propozoi gjashtė anėtarė pėr kėtė gjykatė dhe i dėrgoi dekretet pėr votim nė Parlament. Por duket se moskonsultimi i tij me PD-nė pėr kėto kandidatura, bėri qė PD-ja t'i rrėzonte tė gjitha nė seancėn e votimit, megjithėse mes atyre kandidaturave kishte edhe personalitete tė shkėlqyera. Topi rrėzimin e kėtyre kandidaturave e cilėsoi si njė "atentat". Rrėzimi i dekreteve tė Presidentit solli edhe reagimin e ashpėr tė ambasadorit amerikan.
Krijoni Kontakt