-
I konvertuari ne ortodoksi Joel Kalvesmaki
Udhetimi im
Jeta ime eshte e shkurter, por plot me veshtiresi.
Qe prej Majit 1993 kam filluar te ndjek rigorozisht besen e Apostojve, sic eshte e deshmuar prej Kishes se hershme. Ky udhetim shpirteror me ka shpene mua, nje protestanti evangjelist teper te perkushtuar, qe te ndjek i bindur edhe teper seriozisht kthimin tim ose ne Romano-katolik, ose ne Kishen ortodokse lindore.
Ne vitet e meparshme une kam kaluar me qindra ore, duke lexuar, studiuar, lutur edhe diskutuar ceshtje teologjike, historike edhe filozofike me nje sere njerezish te shtresave te ndryshme. Gjeta kohe qe te mund te lexoja mbi 3-mije faqet e shkrimeve te perkthyera te te krishtereve, qe lulezuan midis vitit 70 - 240 pas. Krishtit. Studimet e Septuagintes, po ashtu, kane luajtur nje rol te madh ne mendimet e mia, pasi me kane bere te kuptoj tejpertej kanonin e Shkrimeve, procesin se si erdhi qe te behej autoriteti i besimtareve, edhe menyren se si e sheh vetveten. Me vone, pergjate udhetimit tim, une kalova kohe te konsiderueshme duke medituar mbi ceshtje epistemologjike edhe filozofike, qe me ndihmuan te sqaroj edhe konfirmoj drejtimin tim shpirteror. Shume nga pergjigjet e mia, kane ndihmuar te tjere, te cilet vazhdoj ti bind ende. edhe tashme e kuptoj se une nuk mund te kthehem me ne Evangjelizemin, te cilin u rrita ta doja edhe te gezohesha ne te.
Ne nje histori e shkurter si kjo, une nuk mundem te shpjegoj cdo levizje timen, cdo doktrine, cdo mendim. Ky mik, s'ka rendesi se sa i afte eshte ne te shkruajtur, nuk mundet te shpjegoje krejtesisht terrenin qe ka eksploruar ne te gjitha detajet e tij, sidomos nqs skeptiket do te kishin sigurine se kam qene ne nje shkretetire edhe jam genjyer nga ndonje mirazh atje. Mund te jete edhe keshtu, por si do ta dinte skeptiku, pa nje hetim personal? Shume kritike, qendrojne te lidhur pas analizave ne karrige.
Gjithshka une mund te bej, eshte qe te shpjegoj pak, po aq sa mundem, per te pershpejtuar bashkeudhetare te krishtere per ne udhen e tyre drejt nje bese me te endrueshme edhe te ndershme, edhe per te shtyre ata qe nuk e kane vrare kurre mendjen per t pare ndonjehere ceshtjet ne fjale.
Para se te filloj me ceshtje teologjike, ndoshta do te sih mire nja dy fjale mbi veten time.
Prapavija ime
Une kam lindur ne nje familje shume te dashur Evangjelistash, ku ime me edhe im ate, nje pastor presbiterian, rriten besnikerisht familjen tone. Ne krahasim me te tjeret, gjate rritjes sime ka patur pak probleme te rendesishme. une kisha po ashtu, gjunje te gricura, carje neper koke edhe shenja te vrarash. Si cdo femije i mire pastori, une fleja pothuajse ne gjysmen e kohes se predikimit, edhe here te tjera e shtyja time moter ne te qeshura gjate kendimit te himneve. Vetm me kalimin e kohes, kur une fillova te rritesha, e kuptova se keto te meta ishin si nje luks ne nje bote me marredhenie dufunkcionale (te percara). Shoket ne shkolle flisnin per agoni shtepish te thyera, e imja vazhdonte per mrekulli.
Kur mbusha 9-vjec, ne levizem per ne St. Louis ne Salt Lake City, qe u be edhe vendqendrimi yne pergjate te gjithe shkolles sime te mesme. Ajo qe bei me shme ne sy ne Utah, jane sigurisht Mormonet, edhe prej ketyre kisha shume miq te mire te mite. Ne shkollen fillore, shoku im me i ngushte, ishte nga nje familje prej 14-anetaresh, nje familje tipike Momone. Vetem me raste te ralla me kujtohet se religjioni do te behej per ne ndonje teme diskutimi, por me vone keto u bene probleme te rendesishme per mua.
Kisha mormone eshte nje prezence e pashmangeshme ne perendimin Intermountain. me nje anetaresi prej 7-milionesh, kjo force misionare tejkalonte te 50-mijtet, si nje numer i madh te rinjsh, te cilet para se te fillonin Kolegjet, do ti perkushtoheshin udhetimeve te sherbesave misionarike, qe do zgjasnin 18-24 muaj, me shpenzime te perballuara nga vete familjet e tyre.
Momonet krenohen me jetesen e paster te shumices se anetareve te kishes se tyre. Mesimi zyrtar mormon, ve nje theks te madh ne unitetin familjar edhe patriotizmin. Megjithese pretendmi i tyre per perqindje te vogla divorcesh edhe alkoholizmi, le per tu diskutuar, mund te thuhet se ata jane te pakten po aq te drejte sa cdo kishe tjeter te krishtere ne Amerike. Per kerkuesit, panorama eshte mdheshtore edhe teper e krishtere, derisa ata te hyjne ne brendesi te teologjise mormone. Atehere ndryshimet behen te pamundura qe te anashkalohen. Cfaredo imazhi hyjnor qe mund te kene ngrejtur Mormonet, zhduket shpejt, kur fillon te hetosh hijet e erreta te herezise se tyre. pre cdo grupimi qe pretendon te jete i krishtere, Mormonet jane ata qe kane shkuar me larg, persa i perket qendres se doktrines historike te krishterimit. Perendia, nje here e nje kohe nje njeri si ne, eshte njeri prej shume perendive ne univers, qe tashme bejne foshnja me bashkeshortet e tij te shumta qe te furnizoje token me shpirtera. Ne, duke qendruar besnikerisht ne standartet edhe ceremonite Mormone, mund te behemi vete perendi. duke u nisur prej kesaj kozmologjie te pazakonte, mesimi i tyre vazhdon ne nje habitje te metejshme.
Megjithe kete lloj teologjie gjysem-fantazi, dshmia e shume mormoneve eshte shpirterore edhe personale, po ashtu. Momonet aktive do te te thone se ne nje fare moshe ata lexuan Librin e mormonit edhe u luten sinqerisht per te ditur nese Libri i mormonit eshte i vertete edhe nese Joseph Smith eshte profet apo jo. Shume prej tyre do te te deshmojne per nje perjetim sikur "te djeg ne shpirt" si nje shenje qe te le te kuptosh se eshte konfirmimi po, i Shpirtit te Shenjte, se Kisha e mormoneve eshte kisha e vertete.
Me vone gjate jetes sime, pasi perkushtimi im ndaj Krishtit ishte bere i qendrueshem, une pata argumenta me mormonet. Kur u ofroja prova qe sfidonin pikepamjet e tyre per boten, disa prej tyre terhiqeshin, duke thene: "Perse perpiqesh qe te me shkaterrosh besimin? E gjitha ajo qe ju anti-mormonet beni eshte shkaterrimi i besimit te njerezve." Kjo nuk na nxirrte ne ndonje perfundim. Mos nuk u kish ndodhur ndonjehere atyre te kuptonin se ndoshta ishte besimi i tyre, i bazuar ne padituri, qe duhej te shkaterrohej? A eshte qeelimi yne thjesht nje besim i sigurte, pamvaresisht se cfare besojme? Apo na duhet te kerkojme qe te provojme se cfare besojme edhe nese do ta shohim se eshte gabim, te ndryshojme? Menyra mormone dukej se ish nje trajtim i poashter i se vertetes.
Ecja ime me Krishtin
vijon...
-
-
vazhdim...
Une perpiqessha te ish besnik, si ndaj Krishtit, po ashtu edhe ndaj drejtuesve te krishtere. Ne nje moshe te hershme, e ftova Krishtin ne zemren time, edhe u pagezova prej tim eti, me aprovimin e shume veteve. Intesiteti i deshires per sherbim ndaj Krishtit u rrit, edhe u be pjese e gjithe jetes sime.
Pandashmerisht, besimi im shoqerohej nga nje temperament i forte artistik. Gjate shkolles se mesme, une po perjetoja ne kritike, qe shoqerohej thellesisht prej depresioneve, vetmise edhe pyetjes qe rrihte si cekan, "Perse?", te cilen pak vete donin ti pergjigjeshin, e jo me ti ballafaqoheshin. Madje edhe ne kishe, une pashe nje praktikim te jashtem te asaj qe ishte marre si e vertete: "njerezit qe nuk kane Krishtin ne zemrat e tyre, do te shkojne ne ferr, pergjithnje. A do edhe nje kafe?"
Gjate ketij skepticizmi te madh, une shpenzova nje vere me grupin "Youth with a Mission" (te rrinjte me nje mision), te cilet, duke modeluar virtutet me radiklae kristiane, me ndihmuan te restauroje besimin tim ne Krishtin, Shkrimet edhe autencitetin e realitetit te zotit ne jeten e Kishes. Fjalet e Krishtit i flisnin me freski zemres sime, kur kuptova se Ai ishte Zot per te gjithe, ose per asnje. Siguria per perjetesine time u pergjigj nga drejtuesit e mi, per perkushtim te plote edhe devocion ndaj Zotit. Ndersa isha me grupin, une u zhyta ne libra apologjetike, te Gjosh Mcdowell edhe Walter Martin-it, qe dukeshin se i pergjigjeshin disave prej problemeve me te veshtira, qe kisha patur ne jete, besim edhe ne vertetesi.
Keto ndikime te hershme, me vune ne nje intesitet dinamik te besimit tim ne Krishtin, qe kundrapeshohej prej nje urie per realitete shpirterore kunder cdo pesimizmi radilkal ndaj se vertetes. E doja Zotin pa gabime njerezore.
vazhdon...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt