Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Fatmir Sejdiu 100 000 €uro shpenzime telefonike për një vit!

    Centrali telefonik i Llapit me shoqeri..

    Nebih Maxhuni

    Shkelje serioze në prokurim, shpenzime dyfish më shumë sesa është e lejuar për telefona fiksë dhe mobilë, afër 100 mijë euro për një vit. Kontrata të shpërblyera pa respektuar kurrfarë procedurash. Këto janë vetëm disa nga shkeljet që ka gjetur ZAGJ-i në Zyrën e kryetarit Fatmir Sejdiu.


    Prishtinë, 15 shtator — Zyra e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu vetëm për vitin e kaluar 2007 ka harxhuar afër 100 mijë euro shpenzime për telefona fiksë dhe mobilë. Për vitin 2007, sipas pasqyrave financiare që janë audituar nga Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës, Zyra e presidentit Fatmir Sejdiu ka harxhuar telefon fiks afër 33 mijë euro. Telefon roaming kjo zyrë ka shpenzuar 34.435 euro, ndërsa që për rimbushje të kartelave ka shpenzuar para nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, afër 35 mijë euro.
    ZAGJ-i ka gjetur edhe keqpërdorimin e parasë publike nga zyrtarët e zyrës së kryetarit Fatmir Sejdiu, ku 14 nga 23 të punësuar në Presidencë, edhe pse kanë pasur telefonat roaming, kanë vazhduar që gjatë gjithë vitit të kaluar të marrin edhe kartela rimbushëse të Valës, e që kjo është e ndalur me udhëzim administrativ, i cili në përpikëri cakton se kush sa mund të shpenzojë telefon dhe se cilët zyrtarë kanë të drejtë të pajisen më rimbushje telefoni.
    “Ne kemi gjetur se Zyra e presidentit të Kosovës nuk kishte vendosur procedura për të siguruar që shpenzimet e saj të telefonit ishin të kontrolluara në mënyrëadekuate. Rrjedhimisht ZPK-ja kishte bërë shpenzime të paarsyeshme telefonike”, thuhet në raport.
    Auditorët me këtë rast kanë bërë një llogari, ku, sipas tyre, sikur Presidenca për 52 punëtorët e vet sa numëron, të lejonte që për një person në muaj të shpenzoj telefon fiks dhe mobil, për 75 euro në muaj, atëherë shpenzimet për telefoni fikse dhe mobile për një vit do të silleshin përafërsisht në 46.800 euro apo përgjysmë më pak sesa kanë shpenzuar (91.453.24 euro). Shkelje serioze dhe të tmerrshme ZAGJ-i ka gjetur edhe në zyrën e prokurimit në Presidencë.

    DISA NGA TË GJETURAT NË ZYRËN E FATMIR SEJDIUT:


    - ZPK-ja nuk harmonizon regjistrat e saj kontabël me të dhënat financiare të Free Balance;
    - Shpenzime të tepruara për telefona;
    - Avanset për udhëtime nuk janë mbyllur me kohë;
    -Moszbatim i Ligjit të prokurimit;
    - Auditimi i brendshëm duhet të përqendrohet në fushat e rrezikshmërisë së lartë;
    -Menaxhimi i pasurisë nuk bëhet në bazë të UA 2005/11, të nxjerrë nga Departamenti i Thesarit.

    Shpenzimet telefonike
    - Telefoni fikse 32.137.82
    - Telefoni roaming – mobil 24.879.42
    - Mbushje për telefona 34.435.00
    - Totali 91.452.24 euro.

    Shpenzime të udhëtimit jashtë vendit: 33,709.84
    Shpenzime për telefoni fikse: 32, 137.82,
    Shpenzime për telefoni mobile: 59.556.92 euro
    Furnizim me pajisje-kompjuter: 5.350.97 euro
    Furnizimin për zyra, kompjuterë: 7.525.40
    Rimbushje e parasë së imët: 6.936.83
    Furnizime për zyrë: 50,633.21
    Furnizimin me pije dhe ushqim: 21.123.00
    Avanse për udhëtime zyrtare: 145.091.00
    Mirëmbajtje dhe riparim i automjeteve 62.885.84.




    "Ne kemi zbuluar shkelje serioze të Ligjit të prokurimit për të gjitha prokurimet që kemi rishikuar. Rrjedhimisht ne do të nxisim ZPK-në që të ndërmarrë veprime urgjente për të siguruar që kontrollet e saj të brendshme të jenë në përputhje me Ligjin e prokurimit. ”



    ZAGJ
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Keshtu ka veprue fatmiri e fatmirat e tier kur kan qeveris vet dhe kur ka ekzistue nji ishe LDK e rugovnes dhe e UDB-es
    por tani Republiken e Kosoves e Qeveris Qeveria e z.Hashim Thaçit dhe LDK-en e ka shendrrue ne nji nendeg te PDK-se dhe e ka nen kontroll dhe nuk do te ket ma as keqperdorime as hargjime te panevoishme siq ka pas me pare as te fatmir sejdiut as te ministrave tier
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Keshtu ka veprue fatmiri e fatmirat e tier kur kan qeveris vet dhe kur ka ekzistue nji ishe LDK e rugovnes dhe e UDB-es
    por tani Republiken e Kosoves e Qeveris Qeveria e z.Hashim Thaçit dhe LDK-en e ka shendrrue ne nji nendeg te PDK-se dhe e ka nen kontroll dhe nuk do te ket ma as keqperdorime as hargjime te panevoishme siq ka pas me pare as te fatmir sejdiut as te ministrave tier
    E kjo pse ndodhi ..? Tani kjo eshte ne Qeverin e ketij Thacit tond!

    nime edhe un kan po e pyes... ""budallen""
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    E kjo pse ndodhi ..? Tani kjo eshte ne Qeverin e ketij Thacit tond!

    nime edhe un kan po e pyes... ""budallen""
    haaaaaa e ore bal po ti a je qorr a budall a qka dreqin je
    po keto keqperdorime te fatmirit jan per periudhen 2007 kur ishte qeveria e ldk/aak-se

    qyre po ti vet e ke postue ket more viq

    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin

    Prishtinë, 15 shtator — Zyra e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu vetëm për vitin e kaluar 2007 ka harxhuar afër 100 mijë euro shpenzime për telefona fiksë dhe mobilë. Për vitin 2007, sipas pasqyrave financiare që janë audituar nga Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës, J
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Jo per viq e per lop.. udhen sja lshon kerkujt qetu n'forum ti..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    n'hot line , sa minuta paska fol , ehehe

  7. #7
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    E kjo pse ndodhi ..? Tani kjo eshte ne Qeverin e ketij Thacit tond!

    nime edhe un kan po e pyes... ""budallen""
    Hahahaha , sa kam qesh..

    Hey po normal more duhet me harxhu me bo lobim per Kosoven, udhetimet jashte kushtojn, duhet me dit edhe vet, ste leshon askush hotelin pa pare, ani kur eshte ne pyetje delegacion shteteror atehere cmimi dyfishohet.

    Keshtu ka veprue fatmiri e fatmirat e tier kur kan qeveris vet dhe kur ka ekzistue nji ishe LDK e rugovnes dhe e UDB-es
    por tani Republiken e Kosoves e Qeveris Qeveria e z.Hashim Thaçit dhe LDK-en e ka shendrrue ne nji nendeg te PDK-se dhe e ka nen kontroll dhe nuk do te ket ma as keqperdorime as hargjime te panevoishme siq ka pas me pare as te fatmir sejdiut as te ministrave tier
    18-09-2008 07:20
    Une sen skuptova more ktu ? A thu Thaqi e paska mar mbi vete qeverin ? E paska bo prone private
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O ne koft met me lobu politikuajt tan e mori lumi kosoven,po qfar fatmiri a hashimi a,paj tybe nuk jau ngul kush as njanit as tjetrit.
    Le ti falen U-S-A pes her ne ditje se per hasha e fatmira,po ata macen prej persheshi nuk mujn me tremb.
    Po a kini sy a vesh a spo doni a,keta jan te zot me vjedh edhe qat pak ndjers te shqiptarve,kapital kan ban boll,deri dje nuk kan pas buk mu ngi sot jan ban milionera per kete jan te zot,kurse per politik msa pula ne telefon a merr vesh naj sen qaq keta tonet.

  9. #9
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Po ky sikur nga ngel tere vitin te 0900

  10. #10
    Do kete folur me ore te tera me shume presidente te tjeter duke u kerkuar njohjen e pavarsise se Kosoves.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  5. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •