Deputetët e BDI-së dhe PDSH-së sonte në Kuvend bashkërisht do të dorëzojnë projekt rezoluten për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën pritet ta mbështesin edhe partitë maqedonase, transmeton TV A2 në gjuhën maqedonase.
Nisma është firmosur nga të gjithë deputetët e këtyre dy partive politike shqiptare. Sipas paralajmërimeve, Kuvendi nesër në ora 11 do të debatojë rreth kësaj nisme, e cila pritet të kalojë pa kundërshtime edhe nga partitë politike maqedonase. Jozyrtarisht siç mëson Shqipmedia, afrimi I dy liderëve shqiptar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi është bërë nën presionin e madh të partive politike në tiranë dhe Prishtinë./Shqipmedia/
Krijoni Kontakt