
Postuar mė parė nga
arbereshi_niko
Ndoshta me fjalen fetar, do te thuash ai qe shkon ne kishe, ai qe ndjek dogmat fetare, pra te kishes?
Une ndoshta nuk te kam kuptuar, ose me mire te kam kuptuar keshtu; pra te njohesh Krishtin, nuk eshte e nevojshme te shkoshe ne Kishe, ose nuk duhet studiuar ose ose nuk duhet te mbashtesim njohjen tone nepermjet dogmave te Kishes, mesimeve te Eterve, Tradites, asaj qe quhet edhe spiritualiteti ose misticizmit ku me ane te Dogmes qe afermohet nga Kisha , ku Asaj I eshte shfaqur vete prania e Trinise se Shenjte.
Kjo nuk duhet te asimilohet nga ne o nga kushdo ne menyren e vet te konceptuarit, por e kunderta, neve duhet te jemi te hapur drejt nje ndryshimi , drejt nje transformimi te shpirtit tone, per te qene
gati per te njohur eksperiencen mistike
Larg nga ajo gjendje shpirterore, ku misticizmi dhe teologjia te jene ne nje opozite, pasi keto mbeshtesin dhe permbushin njera tjetren. Ky realitet vihet re, ne Kishe ku Misherimi I Fjales na behet I njohur nepermjet Shpirtit. Ky nuk eshte nje kompleks njohurie, por nje jete e re,gje qe nuk na imponohet si nje evidencim I jashtem, por si nje tranformim te qenjijes dhe ekzistences tone.
Ketij konkluzioni ne nuk ja arrijme nepermjet leximit te thjeshte te Fjales se Zotit ( Ungjillit )dhe as nepermjet dogmave, por nepermjet vdekjes dhe ngjalljes me Krishtin, ne Pagezimin ne emer te Tij, duke na u dhuruar ne Kreshmim edhe vula e Shpirtit te Shenjte, duke u bere ne Eukaristi pra ne Kungate, pjese te vet trupit te Krishtit. Keshtu duke kaluar progresisht ne nje njohje me te plote , deri sa te arrijme gjendjen e njeriut perfekt ne Jisu Krishtin .
Kete trashgimi na e lane Eterit dhe po ashtu edhe Apostujt dhe te gjithe te shenjtet, ku kjo perjetohet vetem ne brendine e Kishes . Vetem ne strukturen e saj, mund te njohim edhe Krishtin. Pasi Zoti me ngjitjen ne qiell, nuk tregoi perfundimin e prezences se tij, por bekoi dhe tregoi edhe hyjnizimin e vet natyres humane. Por qe keto jane pak te veshtira per protestantet dhe nendarjet e saja
Krijoni Kontakt