A ja vlen te bashkohen 2 kishat kryesore ne Shqiperi?Flasim per Shqiperine e jo per Boten.
Tema ka si koncept bashkimin ne aspektin shpirtetor e jo politik,Keshtu qe aspektin politik eshte mire mos preket fare.Te gjithe e dime qe ndarja katolicizem e ortodoksi u be per asrye politike dhe nuk ishte ndarje shpirterore.Te pakten ne Shqiperi mos kete koncept si ortodoks e katolik por vetem i krishtere
Ekumenizėm Qė tė gjithė tė jenė njė. Sikurse ti, o Atė, qė je nė mua dhe unė nė ty. (Gjn 17, 21).8
Mu duk me vlere huazimi i nje artikulli
ORTODOKSIA DHE EKUMENIZMI
nga Don Albert Jakaj, Prishtinė
Zhvillimi i Ortodoksisė
Edhe pse Kisha Ortodokse ka shumė Kisha autoqefale (tė pavarura), tė cilat thirren ortodokse, por nė tė vėrtetė bėhet fjalė pėr njė Kishė ortodokse.
Secila Kishė ortodokse e pavarur e konsideron vetėn si pjesė e Kishės sė pėrbashkėt. Kėtė emėr e ka fituar kjo Kishė e Lindjes gjatė debateve kristologjike, kur duke luftuar pėr fenė e vėrtetė ka mbetur besnike drejt tė lavdėruarit tė Zotit. Kisha ortodokse thirret edhe e ‘lindjes’, ‘bizantine’, ndersa ndėr popujt sllavė ‘pravoslavna’. Termi grek ‘orthodoxos’ ose ‘orthodoxia’, ėshtė e pėrbėrė nga ‘orthos’ qė do tė thotė i drejtė dhe ‘doxa’ qė do tė thotė mendim, doktrinė, mėsim: pra mėsim i drejtė.
Sllavėt e kanė pėrkthyer gabimisht ‘pravoslavan’, nė vend tė ‘pravovjeren’. Kjo shprehje ka mbetur deri nė ditėt tona nė Kishėn e lindjes ose orthodoxia, e ndarė nga Kisha romako-katolike nė vitin 1054. Shkrimtarėt e krishtėrimit tė hershėm pėr ortodoksė i kanė kuptuar besimtarėt qė e kanė besimin e drejtė, ndėrsa herėtikėt ata qė e kanė pasur besimin e gabueshėm, sidomos pas Koncilit tė Kalcedonit (451). Sipas mendimit tė teologėve ortodoksė doktrina e krishterė pėrfundoi me Koncilin e II tė Niceut nė vitin 787, kur mbretėresha Teodora dhe Patriku Metodije kanė zhdukur herezinė e ikonoklazimit (ikonoklastėt ishin herėtik, sepse ndalonin nderimin e figurave dhe truporėve tė shenjtėrve). Prandaj sipas Kishės ortodokse ‘ortodoxia’ (besimi i drejtė) ėshtė gjithė ajo qė nė 7. Koncilet e para ėshtė vendosur nė lidhje me fenė dhe moralin e krishterė. Kėtė kuptim e pranon edhe Kisha Romanokatolike duke pranuar mėsime dhe vendime tė Koncileve tė pėrmedura si tė pėrbashkėta (ekumenike).
Mendimitari dhe besimtari i njohur rus Vladimir Solovjev kėtė gjė e shėnon si triumfin e papatit’. Edhe papėt pėrdorin kėtė fjalė, kėshtu Gjoni VIII-tė lavdėron apostujt sllav shėn Ēirilin dhe Metodin, duke thėnė se mėsimi i tyre ishte ortodoks, kuptohet nė pajmtim me mėsimin e fesė katolike. Shi kėshtu fjalėn ‘ortodoks’ e kuptonin edhe nxėnėsit dhe pasardhėsit e tyre.
Mirėpo shprehja ‘ortodokse’ pėrdoret edhe nė pozitė me katolicizmin gjatė sundimit tė Patrikut tė Konstantinopojės Cerulari, i cili e ndau Kishėn e Lindjes nga ajo e Perėndimit. Nė kohėn e tij filloi ndikimi i Bizantit mbi tė krishterėt e Rusisė dhe tė Bullgarisė, si dhe zhdukja e ēdo gjėje qė ishtė latine. Cerulari i akuzoi ‘latinėt’ me 22 herezi, gjė qė jehoi edhe nė Rusi. Kėshtu Georgi, metropolit i Rusisė, i cili erdhi nė Rusi nė vitin 1072 akuzon ‘latinėt’ se pasi qė gjatė koncilave tė parė ishin ortodoks, ndėrsa mė vonė ranė nė herezi tė ndryshme, biles edhe tė izraelitėve. Pėrveē tė tjerash ai pėrmend edhe kėto: se nė ditė kremtojnė disa herė Meshėn shenjte, se kanė shumė eltera nė shumė kisha, se nuk nderojnė ikonat (figurat shenjte, se elterin e kanė nė tė njėjtin nivel tė sipėrfaqes sė kishės e jo pak mė lart… etj). Prandaj iu ndalojnė besimtarėve tė vet pjesėmarrjen nė Meshėn Shenjte tė latinėve si dhe kungimin. Metropoliti i Kijevės Nicefori )1104-1121) thotė se latinėt kanė apostatuta (janė larguar nga Kisha) me pranimin e gjermanėve nė Kishėn Katolike. Nė fund edhe mohon edhe vlerėn e pagėzimit tė Kishės Katolike, prandaj ndalojnė besimtarėve ortodoksė qė tė shoqėrohen mė ‘latinėt’, biles as ti pėrshendesin ata.
Shenjti Sava (ose Saba), themeluesi i Kishės Ortodokse serbe, pranon Papėn si mbikqyrės i sė vėrtetės, edhe mbretėrit serbė, deri tė Dushan Silini, kanė qenė nė lidhje tė ngushta me Papėn dhe kurorat mbretėrore i kanė marrė nga legatėt e Papės. Kryetarėt e Kishės ortodokse kanė urdhėruar se s’duhet pasur asnjė lloj kontakti me katolikėt, tė cilėt i kanė quajtur latinė dhe kjo nuk ishte nė frymėn e Ēirilit dhe Metodit, tė cilėt gjithėnjė janė kėshilluar me Papėt dhe me leje tė tyre kanė shpikur alfabetin ēirilica dhe kanė pėrkthyer libra liturgjik dhe kishtare nė gjuhėn sllave. Ortodoksėt rusė nuk kanė dalluar dogmėn (tė vėrtetėn e zbuluar nga Zoti) nga riti, dhe nė kėtė mėnyrė i kanė shumėzuar gjoja ‘herėzitė’ e katolikėve.
Ortodoksėt zhvilluan kundėr latinėve polemika tė ashpra, qė prej shekullit XI-tė deri nė shekullin XIII-tė, mė vonė u pėrpunuan tekste pėr t’i pėrhapur ndėr besimtarė tė tyre dhe gjetiu nė botė. Shkrimet kundėr latinėve u pėrhapėnh nga Konstantinopoja dhe nga manastirėt ortodokse ne Malin shenjtė Athos dhe nėpėr Ballkan. Gjatė shekullit XIV-tė nė Malin e shenjtė Athos u formua njė rrymė e re teologjike me emrin: HIZIHAZAM. Hezihazistet zhvillonin njė jetė tipike pėr krishterimin oriental me devocione tė ndryshme kontemplative dhe mistike. Mė i dalluari ndėr ta ishte Gregor Palamas (1269-1359), pre te cilit edhe e mori emrin ‘palamizėm’. Pas shumė sinodeve tė mbajtura, hizihazmi nė vitin 1351 zyrtarisht ėshtė shpallur se ėshtė doktrinė e drejtė nė Kishėn Ortodokse, ndėrsa kundėrshtarėt e tyre ishin simpatizues tė Romės dhe tė katolicizmit. Fitorja e ‘palamizmit’ ishte edhe fitore ndaj katolikėve dhe ndaj simpatizuesve tė tyre.
Kur Mali i shenjtė Athos kėrcenohet nga turqit, rregulltarėt ortodoksė fshihen ne Parori, ku edhe lindi mendimi pėr korrigjimin e librave kishtar si dhe pėrkthimi i tyre, gjoja janė nė kundėrshtim me dogmat e tyre. Ēdo gjė qė nuk ishte sipas pėlqimit tė hezihazmit ėshtė larguar nga libri. Pėr pėrmirėsimin e librave kishtare u pėrdor gjuha ruse e plotėsuar edhe me gjuhė tjera sllave, me shumė neologjizma dhe fjalė tė reja. Mungesa e pėrkthimeve ishte metoda e tė pėrkthyerit fjalė pėr fjalė e jo sipas kuptimit tė fjalėve.
Nė vitin 1438-1439 u mbajt Koncili i pėrgjithshėm nė Firence. Nė kėtė Koncil ėshtė rivendosur pėrsėri bashkimi i Kishės Ortodokse me atė Katolike. Kisha Ortodokse Ruse ishte e pranishme nė krye me metropolitin Izidorin nga Kieva, por mė vonė u deklarua si njė hap i gabueshėm i Bizantit dhe dėshtim i ortodoksisė. Pas rėnies sė Konstantinopojės (Stambolli i sotėm) nė duart e turqve me 1543, nė Rusi dominonte mendimi se ky ishte dėnim prej Hyjit, pėr shkak tė bashkimit tė Kishės Ortodokse me Kishėn Katolike. Mirėpo kur ortodoksėt bizantin kur panė rrezikun qė iu kanoste Konstantinopojės nga turqit, iu bashkuan Romės, duke shpresuar nė ndihma financiare e jo pėr bashkim fetar dhe ekumenik. Pas rėnies sė Stambollit nė duar tė turqve mė afėr kishin ‘sulltanin se Papėn’, ndėrsa Moska ka konsideruar vetėn si Roma e tretė pas Romės sė dytė (Konstantinopojės). Moska njėkohėsisht konsideronte vetėn porsi rojtare tė ortodoksisė dhe pėrhapi idenė se jashta ortodoksisė nuk ka shėlbim.
Nė tjetėr anė Kisha Katolike (qė nė gjuhėn greke do tė thotė e gjithmbarshme, e pėrgjithshme... per mbarė botėn) nė krye me Papėn ka qendrėn nė Romė, nė vend ku u martirizua dhe u varros kryeapostulli Pjetri, nė Vatikan. Sot, po nė kėtė vend gjindet Bazilika mė madhėshtore nė botė, ku Papa kremton Meshėn Shenjte dhe nga ballkoni dėrgon bekimin ‘Urbi et Orbi’ (Qyteti i Romės dhe botės) si zėvėndes i Shėn Pjetrit dhe mėkėmbės i Krishtit.
Krijoni Kontakt