Kosova e dorėzoi deklaratėn nė GJND
Nga Express mė 17.04.2009 nė ora 14:50
Institucionet e Republikės sė Kosovės i kanė dorėzuar tė premten paradite, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND) njė deklaratė prej 200 faqesh, nė tė cilat argumentojnė legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės, deklaroi tė premten, ministri kosovar i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni.
Ai i bėri kėto komente nė njė konferencė pėr media, mbajtur menjėherė pasi qė institucionet e Kosovės dorėzuan deklaratėn nė GJND. Hyseni tha se kjo deklaratė ėshtė e mbushur me detaje dhe argumente, dhe nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, mbron tė drejtėn e Kosovės pėr shtet tė pavarur.
Republika e Kosovė saktėsisht nė ora 11:00 e ka arkivuar deklaratėn e saj prej rreth 200 faqesh, nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo deklaratė ėshtė shumė dinamike, koncize, njė deklaratė e cila nuk e lė indiferentė edhe vėzhguesin dhe lexuesin edhe mė indiferentė, tha ministri Hyseni. (KosovaLive)
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nė pritje tė gjykimit nė Hagė!
NĖ PRITJE TĖ „GJYKIMIT“ PĖR „PALIGJSHMĖRINĖ“ E
SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS
Nuk mund tė mos thuhet qė nisja e procesit nė Hagė ėshtė njė spektakėl i rradhės sė politikės nacionaliste serbe. Por, gjithashtu nuk mund tė mos vihet nė dukje dhe tė theksohet qė pėrballja e Kosovės me Serbinė nė GjND nė Hagė ėshtė njė pėrballje e madhe ligjore e politike, qė nuk mund tė anashkalohet nga opinioni botėror.
Shkruan: Xhavit Haliti - Prishtinė, 17. 04. 2009
_____________________________
17 prilli shėnon afatin e fundit pėr dorėzimin e dokumentacionit nga Prishtina zyrtare nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė nė mbrojtje tė Pavarėsisė sė Kosovės. Materiali, i kėrkuar dhe i domosdoshėm pėr pėrballjen ligjore tė shtetit tė Kosovės me Serbinė nė Hagė, ėshtė i pėrfunduar, i argumentuar, i konsultuar me ekspertė ligjorė dhe i gatshėm tė ndeshet me argument dhe pikėpamjet e Beogradit, qė kanė tė njėjtin afat pėr t’u paraqitur.
Shqyrtimi i Pavarėsisė sė Kosovės nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė u miratua mė 8 tetor 2008 nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė pas investimit e lidhjeve tradicionale politike e diplomatike tė Beogradit, si kryeqendra e ish-Jugosllavisė. Pėr kėto arsye Asambleja e Pėrgjithshme miratoi kėrkesėn e Serbisė qė GjND-ja e Hagės tė japė njė opinion (nėnvizim i im) pėr Pavarėsinė e Kosovės. Beogradi e cilėsoi menjėherė kėtė miratim si fitore diplomatike e politike tė Presidentit Tadiē dhe ekzekutivit qendror tė Sėrbisė. Kjo u etiketua si arritje e njė prej objektivave tė premtuar prej tyre gjatė fushatės zgjedhore pėr marrjen e votės sė ekstremistėve nacionalistė dhe kėta tė fundit, me kėtė “arritje” u ndjenė “tė fuqishėm” dhe tė motivuar shtetėrisht.
Nuk mund tė mos thuhet qė nisja e procesit nė Hagė ėshtė njė spektakėl i rradhės sė politikės nacionaliste serbe. Por, gjithashtu nuk mund tė mos vihet nė dukje dhe tė theksohet qė pėrballja e Kosovės me Serbinė nė GjND nė Hagė ėshtė njė pėrballje e madhe ligjore e politike, qė nuk mund tė anashkalohet nga opinioni botėror. Kėtė e dinė shtetarėt e Beogradit, qė nuk i kanė rreshtur pėrpjekjet diplomatike e politike pėr ta ndikuar opinionin shoqėror e shtetėror botėror nė favor tė Serbisė.
Shtetarėt e Serbisė e dinė mirė (nuk mund tė them se sa ėshtė i qartė pėr kėtė populli serb) qė vendimi i pritshėm i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė i detyrueshėm pėr zbatim, por ėshtė vetėm njė mendim, njė opinion rreth kėsaj ēėshtjeje. Ata e dinė qė pavarėsia e shtetit tonė nuk mund tė zhbėhet, qė Kosova nuk mund t’i rrikthehet mė kurrė si koloni ose si pjesė krahinore Serbisė. Me ēuarjen pėr gjykim nė Hagė tė “ligjshmėrisė” sė Pavarėsisė sonė, udhėheqėsit serbė synojnė frenimin ose, mė sė paku ngadalėsimin (tė cilin deri diku e kanė arritur) e njohjes ndėrkombėtarisht tė Kosovės shtet dhe qetėsimin e mbėshtetjen “shpirtėrore” tė politikės sė inicuar e tė mbajtur gjallė nga ekstremistėt nacionalistė serbė.
Kėto kanė qenė objektivat e drejtuesve serbė, qė e ēuan pėr votim Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė kėrkesėn pėr shqyrtim nga GjND-ja tė ligjshmėrisė sė pavarėsisė sonė. Por, me afrimin e shqyrtimit tė kėsaj ēėshtjeje nė Hagė, tė shqetėsuar se Gjykata mund tė mos shprehet nė favor tė kėrkesės sė tyre, fillimisht disa media tė shkruara dhe, menjėherė, politika shtetėrore serbe parashtruan dhe amplifikuan “akuzėn” qė “ish-Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka shkelur tė drejtat e civilėve nė Kosovė, ka keqtrajtuar, nė disa raste, edhe ka vrarė pjesėtarė tė komuniteteve tė ndryshme”. “Akuzė” kjo e montuar “me menēuri” pėr tė ndikuar mbi opinionin botėror demokratik dhe nė opinionin serb e atė tė kombėsive tė ndryshme, tė pranishme nė shtetin e Kosovės. Akuzė, qė bėhet nga shteti serb, qė u njoh nė mbarė botėn pėr genocidin, pėr pėrdhunimin dhe dėbimin masiv tė shqiptarėve nga trojet dhe shtėpitė e tyre.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Argumentet tona
Kosova dorėzoi deklaratėn e saj nė ICJ tė premten nė mesditė. Nė 200 faqe janė renditur mijėra argumente qė mbrojnė pavarėsinė e Kosovės. Krahas Kosovės, deklaratė nė ICJ ka dorėzuar edhe Serbia, ashtu sikurse edhe shumė vende tjera qė janė pro apo kundėr pavarėsisė. Ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni, thotė se Kosova beson nė paanshmėrinė e ICJsė.
Nga Leonard Kerquki mė 18.04.2009 nė ora 8:16
Kosova ka dorėzuar tė premten nė mesditė deklaratėn e saj nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ).
Nė 200 faqet e kėsaj deklarate, institucionet e Prishtinės kanė renditur mijėra argumente qė mbrojnė fuqishėm vendimin e Kosovės pėr ta shpallur pavarėsinė e vendit mė 17 shkurt 2008.
Krahas Kosovės, edhe Serbia ka deponuar deklaratėn e saj nė ICJ, ashtu sikurse edhe dhjetėra vende tė tjera, tė cilat kanė renditur argumente pro dhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Nė njė konferencė pėr media, ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni ka thėnė se deklarata ėshtė e mbushur me detaje dhe argumente, duke mbrojtur kėshtu nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pavarėsinė e Kosovės.
Republika e Kosovė saktėsisht nė ora 11:00 e ka arkivuar deklaratėn e saj prej rreth 200 faqesh nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo deklaratė ėshtė shumė dinamike, koncize, njė deklaratė e cila nuk e lė indiferent edhe vėzhguesin dhe lexuesin edhe mė indiferent, tha ai.
ICJ kishte vėnė datėn 17 prill si afatin e fundit pėr shtetet qė dėshirojnė ti dorėzojnė deklaratat e tyre nė lidhje me kėrkesėn e Serbisė qė gjykata ta japė mendimin e saj rreth ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė. Pėrveē Kosovės dhe Serbisė, kėtij procesi iu kanė bashkuar edhe shumė vende tjera, mbėshtetėse tė kauzės sė Kosovės apo asaj tė Serbisė.
Ministri Hyseni nuk ka pėrmendur shtetet mbėshtetėse tė Kosovės qė kanė deponuar deklaratat e tyre nė ICJ.
Mė lejoni tė them se tė gjithė vendet e Quinit dhe pjesa dėrrmuese e anėtarėve tė Bashkimit Europian i kanė dorėzuar deklaratat e tyre nė ICJ. Diku ishte nė media se Italia nuk ka bėrė deklaratė, por unė mund tė ju them se edhe Italia e ka bėrė deklaratėn e saj, tha Hyseni.
Megjithėkėtė, shefi i diplomacisė kosovare nuk ka dashur ta paragjykojė vendimin e ICJsė.
Do tė ishte krejtėsisht e pavend tė spekulonim ose tė paragjykonim se cili do tė ishte vendimi i gjykatės. Madje do tė ishte edhe e dėmshme. Ajo qė duam tė ritheksojmė ėshtė se ne kemi besim tė plotė nė paanshmėrinė e gjykatės, kanė besim tė plotė nė forcėn e argumentit qė pėrmban deklaratat e Kosovės, tha ministri Hyseni.
Rrjedhimisht institucionet kanė besim tė plotė qė rezultati ose gjykimi final nuk do ta dėmtojė nė asnjė mėnyrė tė sotmen e as tė ardhmen e Republikės sė Kosovės, shtoi ai.
Mė pas, ministri Hyseni ka shpjeguar procedurat e ICJsė.
Sipas tij, pas deponimit tė deklaratave, gjykata do tė vendosė kur do tė fillojė e tė shqyrtojė tė gjitha deklaratat qė kanė arritur tė premten. Ndėrkaq nga dita e hėnė, ICJ sipas procedurės, do tė fillojė tė shpėrndajė deklaratat me shkrim tė secilit vend qė ka bėrė deklaratė.
Edhe Republika e Kosovės qė nga e hėna do tė fillojė ti shqyrtojė me kujdes tė gjitha deklaratat qė janė deponuar nė favor tė kundėrshtarėve tė Kosovės, nė mėnyrė qė deri mė 17 korrik tė japė pėrgjigje nė secilėn nga kėto deklarata, tha ministri i Punėve tė Jashtme.
Pas tre muajve, saktėsisht deri mė 17 korrik, siē tha Hyseni, ICJ nė njė seancė tė veēantė do tė deklarohet se a do tė ketė seancė dėgjimore tė palėve apo jo. Nėse shkohet me seancė tė hapur, atėherė, sipas tij, vendimi final i ICJsė do tė ndodhė nė prill ose maj tė vitit tjetėr.
Menjėherė pasi qė Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara miratoi kėrkesėn e Qeverisė sė Serbisė qė legjitimiteti i pavarėsisė sė Kosovės tė shkojė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, institucionet e Kosovės, mė 15 tetot tė vitit tė kaluar, emėruan juristin britanik Michael Wood qė ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Hagė.
Nė fund, ministri Hyseni ka falėnderuar ekipin qė ka pėrgatitur deklaratėn e Kosovės, nė krye me juristin Michael Wood.
Mendojmė se ėshtė bėrė punė shumė e madhe. Dhe gjatė tre muajve tė ardhshme na pret njė punė akoma mė e madhe, sidomos pėr tė trajtuar dhe pėr tė bėrė reagimet e duhura nė deklaratat e deponuara, kushtimisht po them, kundėr Kosovės, tha ai.
Dikush do tė na njohė...
Ministri kosovar i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni, konfirmoi tė premten se brenda njė periudhė shumė tė shkurtėr, Republikėn e Kosovės do ta njohė njėri nga shtetet mė me ndikim nė rajon, edhe pse ai nuk e publikoi se cili ėshtė ai shtet, duke mos dashtė tia marrė sensacionin kėtij shteti.
Dhe derisa jemi kėtu, po ua jap njė gjysmė lajmi. Brenda shumė pak ditėsh, shumė pak kohė prej kėtij momenti, ne mund tė marrin lajm shumė tė mira pėr njohjen e Kosovės nga njė vend me ndikim tė jashtėzakonshėm rajonal, tha ministri Hyseni.
Nė pyetjen e gazetarėve se cili ėshtė ai shtet dhe pse nuk pėrmendet emri, Hyseni tha se nuk do qė tia marrė ekskluzivitetin.
Nuk e themi nga mund tė vijė ajo njohje, sepse ėshtė krejt e natyrshme qė nuk duhet tė prekim nė sedrėn e atyre kombeve qė tashme kanė marrė vendim pėr Kosovėn dhe ne tė nxitojmė tė japim lajmin nė vend tė tyre, para se ata tė japin vendimin pėr kėtė, u shpreh shkurt Hyseni.
Ndėrkaq, jozyrtarisht ėshtė thėnė se shteti qė ka parashikuar tė njohė Republikėn e Kosovės ėshtė Greqia, e cili ka njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė regjion. Madje Athina zyrtare ka mė shumė se gjashtė muaj qė ka njohur pasaportėn e re tė Republikės sė Kosovės dhe ka refuzuar kėrkesėn e Serbisė pėr tė deponuar nė ICJ njė dėshmi kundėr legjitimitetit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Shefi i diplomacisė kosovare tha nė vazhdim se procesi i legjitimitetit tė pavarėsisė sė Kosovės, qė ka filluar zyrtarisht nė ICJ ka ndikuar qė disa shtete tė hezitojnė ta njohin Kosovėn.
Pavarėsisht qė numri i kėtyre shteteve ėshtė shumė i vogėl, prapė, sipas ministrit kosovar, legjitimiteti nė ICJ ka pasur refleksione negative. sėshtė hera e parė qė e them publikisht se procesi nė ICJ ka bėrė qė disa vende tė mos marrin vendim pėr njohjen e Kosovės, edhe pse ky numėr ėshtė shumė i vogėl, tha Hyseni.
Padia nė ICJ, ēėshtje procedurale
Ish pėrfaqėsuesi amerikan ne bisedimet pėr pavarėsinė e Kosovės, Frank Wisner shprehet se Kosova nuk mund ti kthehet mbrapsht Serbisė, pavarėsisht nga padia e bėrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, nė Hagė.
Nė njė takim me studentė dhe intelektualė nė Tiranė, Wisner tha se procesi ėshtė mė tepėr njė ēėshtje procedurale, qė nė fakt do tė kėrkojė njė kohe shtesė pėr argumentim, para se gjykata te dalė me njė vendim.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
qeshtja e pamvarsis eshte me teper pune e politikes se sa e drejtesis,pra nese arrin qe politika te triumfoj ateher drejtesia i pershtatet politikes.
Shpresoj qe miqet tan nderkombetar do te ndihmojn,se sa per politikaj tan macen prej persheshi nuk jan te zot me largu
16 me 15 nė GJND
Nga Express mė 09.10.2009 nė ora 16:40
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (GJND) ka publikuar sot zyrtarisht agjendėn pėr seancėn dėgjimore rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės.
Seanca zgjat prej 1 deri mė 11 dhjetor.
Dy palėt kryesore nė proces, Kosova dhe Serbia, kanė nė dispozicion nga tri orė pėr tė prezantuar argumentet e tyre, nė ditėn e parė tė seancės, qė mbahet nė Pallatin e Paqes nė Hagė. Sipas njoftimit nga GJND, Serbia do tė flasė e para nė seancėn dėgjimore.
Nė seancė marrin pjesė 29 shtete tė tjera. Pėrfaqėsuesit e tyre mund tė flasin nga 45 minuta.
Pavarėsinė e Kosovės do tė mbrojnė:
Shqipėria, Austria, Bahraini, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermani, Jordania, Holanda, Norvegjia, Arabia Saudite, Britania e Madhe, SHBA si dhe delegacioni i Kosovės.
Ndėrkaq, argumente kundėr ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė shtetit tė ri do tė paraqesin:
Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Burundi, Kina, Qipro, Lao, Rumania, Rusia, Spanja, Venezuela, Vietmani si dhe delegacioni serb.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ēitaku: E drejta ėshtė nė anėn tonė
Nga Express mė 08.11.2009 nė ora 13:23
Pėrgatitjet e palės kosovare pėr prezantim tė argumenteve nė seancat gojore para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, kanė hyrė nė fazėn finale, ka bėrė tė ditur pėr tė pėrditshmen Koha Ditore, zv/ministrja e Punėve tė Jashtme, Vlora Ēitaku.
“Jemi nė fazėn finale tė pėrgatitjeve tona pėr fillimin e seancave gojore nė GJND. Mund tė them se ka ekzistuar njė koordinim shumė i fuqishėm edhe vendor, edhe ndėrkombėtar pėr njė paraqitje sa mė tė suksesshme”, ka thėnė Ēitaku.
Sipas saj, pėr shkak tė rregullave tė gjykatės ekzistojnė kufizime nė deklaratat publike rreth procesit, por megjithatė Ēitaku ka siguruar se “institucionet kanė bėrė gjithēka qė kėto pėrgatitje dhe ky pėrfaqėsim tė jetė sa mė dinjitoz”.
Ēitaku po ashtu ka thėnė se nuk mund tė paragjykohet vendimi i GJND-sė, megjithatė ka shtuar se, pritet qė vendimi tė merren nė bazė tė argumenteve tė ofruara dhe – siē u shpreh ajo: “Si Kosovė fuqimisht besojmė se e drejta ėshtė nė anėn tonė”. Telegrafi
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Paqartėsia e opinionit tė GJND-ės nuk do tė jetė e dėmshme pėr Kosovėn
Mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė pritet tė publikohet diku nė prill tė vitit 2010, nuk do tė jetė shumė i qartė dhe kjo duhet parė si pozitive sepse nė kėtė mėnyrė do tė krijonte mundėsi midis vendeve evropiane qė nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės, qė tė mendojnė pozicionin e tyre rreth kėsaj ēėshtje, u tha nė konferencėn me titullin Debati mbi kufijtė e BE-sė dhe tė Ardhmen e Zhvillimit. ...
Postuar: 14:00:04 / 25.11.2009
Miratimi i rezolutės nga Kėshilli pėr Politikė tė jashtme i Parlamentit Evropian, me tė cilėn u bėhet thirrje vendeve tė Ballkanit tė zgjidhin tė gjitha problemet me fqinjėt e tyre, tė cilat janė pengesė nė rrugėn e tyre pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, u vlerėsua sot si pozitiv nga ana e drejtorit tė Fondacionit Kosovarė pėr Shoqėri tė Hapur, Luan Shllaku.
Ndėrsa, duke komentuar opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Xhudi Bat nga Universiteti i Birmingamit, nė Angli, pohoi se paqartėsia e opinionit tė GJND-ės nuk do tė jetė e dėmshme pėr Kosovėn.
Nuk mendoj se Kosova duhet tė pret qė ndonjė iniciativė nga jashtė. Ėshtė e qartė qė BE-ja do tė mendojė diēka pėr ndonjė formė tė dialogut. Beogradi po ashtu ėshtė duke folur pėr njė formė tė dialogut pas mendimit tė GJND-ės. Unė mendoj se Kosova duhet tė jetė gati me agjendėn e saj se pėr ēfarė duhet tė jetė ai dialog, ka thėnė Xhudi Bat.
Debati mbi kufijtė e BE-sė dhe tė Ardhmen e Zhvillimit ėshtė organizuar nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur dhe Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri Civile.
| s.b & RTK staff |
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt