Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 130
  1. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hagė: Arrin kėrkesa serbe pėr Kosovėn

    Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ka bėrė tė ditur tė premten se ka pranuar kėrkesėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme pėr tė dhėnė mendimin mbi ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.

    Gjykata tha se do tė hartojė njė listėt tė shteteve dhe organizatave, qė do tė mund t'i japin gjykatėsve informacione relevante. Pas kėsaj do tė caktohet koha e dėshmive dhe e dėgjimeve publike.

    Gjykata ėshtė trupi mė i lartė juridik i OKB-sė. Mendimet e saj nuk janė obligative.


    /rel/
    Sui generis

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    13
    njohja e rezolutes serbe ne kombet e bashkuar eshte nje humbje e dipllomacise shqiptare .Kjo tregon se diplomacia shqiptare nuk eshte ne gjendie qe te paraqese ara opinionit publik nderkombetare gjenocidun serb.Serbia arrine qe te mbushin mendien kombeve te bashkuara vetem me gjoja humbjen serbe ne kosove 600 vjet me pare ndersa diplomacia shqiptare nuk mundet qe te ritregoje faktet e gjenocidit serb gjate 1000 vjeteve ne kosove.ne serbine e sotme shtrihej nje pjese e ilirise se djeshme .keshtu qe expansioni serb nuk kenaqet me te qe ka okupuar perfundimisht por kerkon dhe te tjera qe nuk i takon atij.Pra bejne nje diplomaci te tille qe arrijne te bejne presin komitetit nderkombetare me politiken dhe ideologjine e helmet te serbise .
    Asnjeri nuk duhet te mendoje se 77 vende te botes qe votuan pro rezolutes serbe jane antishqiptare.Une mendoj se ata nuk kane informacionin e nevojshem per rrjedhjen historike te ngjarjeve ne ballkan.
    Sebet debun me force me shume se 1000000 shqiptare ne trojeet etnike shekullore ne prag te fillimit te shekullit 21 ,perdhunoi dhe masakroi ne repatet ushtarake femrat kosovare dhe kete e bente me moton se keto do te lindin Serbe .Keto nuk mjaftojne per diploomacine shqiptare qe te e paraqesin ne kombet e bashkuara.Internacionalia socialiste nuk eshte greke qe te degjohet vetem socialisti grek Papandreu.Atje duhet te ishte dhe Socialisti shqiptar Edi Rama ose perfaqesuesit e tij .Sa e kundershtuan keta propozimin papandreu.
    E verteta eshte se Greqia ben nje politike te ashper me Shqiptaret ne pergjithesi ne ballkan.Kjo dihet nuk mundemi ne qe te ndryshojme kojceptet e greqise qe te na duan me zor
    Qeveria shqiptare e detyruar dhe nga shume emigrante qe jetojne ne greqi ka bere shume leshime qeverise greke nersa ajo asnje leshim .Fale komitetit euopian qe mbane qendrim te drejte me shqiperin qe jane bere pak perpjekje ne dokumentacionin e emigranteve .Ligjishmeria e emiranteve ne greqi eshte shume e brishte Ligjet jane te tilla vetem per shqiptaret qe nga momenti ne moment mundet qe te e humbin ligjishmerine.e kete konteks diploomacia shqiptare duhet qe te veje gishtin kokes me qellim qe te gjeje tregje te reja pune dhe dalengadale te beje terheqien e emigranteve nga greqia drejt Vendeve miqdashese te botes.Vetem me kete menyre do te arrihet shkeputja e varesise se shqiperise nga Greqia.Eshte e vertet se ne qoftese ne nje dite largohen emigrantet nga grqia per ne vendet e tjera do te jete nje katostrofi per greqine se sot emigrantet kane kapur pozitat kyce te puneve me te veshtira dhe te pageses me te lire .
    ne qoftese keta emigrante do ti braktisun keto vende pune menjehre do te behet greqia q varur nga shqiperia .Emigrantet shqiptare kane rreth 20 vjet qe punojne per shtetin grek si dhe papandreu ka nje rrjet socialistesh shqiptare qe e mbeshtesin per politiket qe ben .Dhe sikur te mos mjaftonte kjo ai nxjerr vetem helm ndaj kauzes shqiptare.nje emigrant shqiptare qe ka 20 vjet qe punon ne greqi do te e gjejme te punoje prape ne nje pune te veshtire ne ndertim,buqesi... ndersa nje emigrant serb qe nuk di as greqisht por pak anglisht do te gjendet i punesuar ne nje zyre psh ne agjenesine turistike..
    Pytja shtrohet te jeshe apo t e mos jesh politikan ,Diplomat.Dhe qe te keshe kete titull se pari duhet te jesh shqiptar te perpunosh politiken e drejte ne njohjen e shqiptareve ne gjithe boten .Populli grek eshte mikprites i do shqiptaret se shqiptaret jane me duar te arta ndersa qeverit nuk i mbeshtsin emigrantet.pra populli grek e gjeti gjuhen e mirekuptimit me emigrantet shqiptare ndersa qeveria jo .
    kjo tregon se qeveria shqiptare ka note pa kaluese me emigracionin dhe ceshtjen shqiptare
    Uk mundet te njihet kosova pa dipllomacine e shqiperise .por dipllomacia jone eshte shume e varfer.
    Me ben pershtypje kina ,nje vend qe ka lene gjurme ne ne shqiperi per me shume se 20 vjet ka qene i vetemi mik i shqiptareve sot bllokon cdo rezolute pro shqiptareve pra kundershton ceshtjen shqitare si dhe nuk e njeh kosoven
    per mendimin tim kina do te ishte epara qe te eenjihte kosove ,ndersa ajo jo vetem qe nuk e njeh por e bllokon ate .Mire me te tjeret e ka fajin regjimi i Hoxhes se nuk kmi eksperience dipllomatike po me kinen .Kjo regon se ne nuk dime qe te mbajme miqte,nuk dime te percaktojme strategjiken e te ardhmes sone
    Si perfundim dua te ritheksoj se miratimi i rezolutes serbe te sherbej si zgjim i shtreses diplomatike dhe intelektualeve shqiptare se armiqesite e vjetera mpleksen te kamufluara me te rejat ne rrugen etyre kundershqiptare dhe kur diplomacia jone pergjumet keto godasin me me force dhe kur ajo punon mundet qe te beje te mundur neutralizimin sa me te madh te saj

  3. #113

    Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e ligjshme

    Profesori i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Cambridge-it, Mark Weller, thotė se njė vendim negativ pėr Kosovėn i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nuk do ta bėnte Kosovėn njė shtet tė paligjshėm

    Nė njė intervistė pėr BBC-nė ai tha se njė vendim i tillė do t’ia vėshtirėsonte Kosovės mundėsinė pėr t’u anėtarėsuar nė organizatat ndėrkombėtare, pėrfshirė Kombet e Bashkuara.

    Por, autori i librit “Shtetėsia e kontestuar”, Mark Weller, tha se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė plotėsisht e justifikuar me tė drejtėn ndėrkombėtare si dhe me historinė e rėndė qė Kosova ka pėrjetuar nė 20 vitet e fundit.

    Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė pranojė argumentet e Kosovės dhe Serbisė mė 17 prill, pasi u autorizua nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė vitin e kaluar, qė votoi me shumicė pėr njė Rezolutė tė Serbisė me tė cilėn kėrkohej mendim kėshilldhėnės pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

    Autoritetet nė Kosovė kanė thėnė se kanė pėrgatitur qindra faqe argumente me tė cilėn do tė mbrojnė tė drejtėn e shpalljes, ndėrkohė qė zyrtarėt serbė pohojnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e jashtėligjshme dhe shkel tė drejtėn ndėrkombėtare.

    Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, Arbėr Vllahiu, zhvilloi njė bisedė me profesorin Weller.

    Ai fillimisht argumenton ligjshmėrinė e vendimit tė institucioneve tė Kosovės pėr shpalljen e pavarėsisė.

    Z. Weller: Deklarata ishte plotėsisht e justifikuar edhe me tė drejtėn ndėrkombėtare por edhe pėr shkak tė historisė sė vėshtirė qė Kosova e ka patur nė 20 vjetėt e fundit. Rasti i Kosovės ėshtė i veēantė, ėshtė njė rast i njė entiteti qė kishte njė status federal sipas Kushtetutės sė vitit 1974 tė ish-Jugosllavisė, prandaj kishte tė drejtėn tė bėhej shtet, pasi u shpėrbė Jugosllavia. Kjo u bė edhe mė e fuqishme pas keqtrajtimeve tė cilave iu nėnshtrua gjatė viteve tė intervenimit dhe shkeljes sė madhe tė tė drejtave tė njeriut e deri tek zhvendosja e pothuaj gjysmės sė popullatės sė saj nė vitin 1999.

    BBC: Zoti Weller, ky ėshtė hapi i parė tani nė Gjykatė. A ishin Institucionet e Pėrkohshme tė Kosovės tė ligjshme pėr ta shpallur pavarėsinė?

    Z. Weller: Pozita e Kosovės, megjithėse unė nuk jam i pėrfshirė nė kėtė, do tė jetė se shpallja e pavarėsisė ėshtė bėrė nga pėrfaqėsuesit e Kosovės, tė zgjedhur nė mėnyrė tė lirė, por qė nuk kanė vepruar si Institucione tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes. Prandaj shpallja e pavarėsisė nuk ishte njė akt qė do tė mund tė zhbėhej nga UNMIK-u. UNMIK-u nuk provoi ta shpallte atė tė pavlefshme, dhe nuk mund t[ė thuhet se me shpalljen e pavarėsisė pėrfaqėsuesit e qytetarėve tė Kosovės vepruan jashtė kėsaj kornize duke krijuar njė shtet tė ri. Thelbi i Deklaratės sė Pavarėsisė ėshtė, natyrisht, heqja e Kosovės nga zbatimi i Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetqeverisjes.

    BBC: Pra, ju mendoni se Kosova ka respektuar edhe Rezolutėn 1244 duke e shpallur pavarėsinė?

    Z. Weller: Ka kundėrthėnie pėr kuptimin e Rezolutės 1244, pėr disa pika qė i referohen tėrėsisė tokėsore tė Jugosllavisė nė kėtė Rezolutė. Por, mund tė argumentohet fuqishėm kundėr kėsaj duke thėnė se tėrėsia tokėsore, qė ėshtė vendosur nė Rezolutėn 1244, ka tė bėjė vetėm pėr njė periudhė tė pėrkohshme. Mbi tė gjitha vetė Rezoluta 1244 i referohet procesit pėrfundimtar tė statusit qė duhet tė zhvillohet mėpastaj. Nuk do tė kishte nevojė pėr njė proces pėrfundimtar tė statusit nėse do tė bėhej e qartė nga fillimi, sipas Rezolutės 1244, se pavarėsia nuk ishte njė opsion.

    BBC: Zoti Weller, ka deklarata me tė cilat thuhet se vendimi i Gjykatės nuk do tė jetė i detyrueshėm pėr asnjė shtet. Ēfarė pasojash ka ky vendim?

    Z. Weller: Rasti ėshtė i rėndėsishėm. Do ta formėsojė qėndrimin e disa vendeve qė, aktualisht, po e shqyrtojnė nėsė do ta pranojnė ose jo Kosovėn. Ky rast tashmė i ka shkaktuar disa dėme pozicionit tė Kosovės, nė kuptimin se disa shtete e kanė shtyrė marrjen e vendimit derisa tė mos merret mendimi i Gjykatės, dhe qė pėr kėtė duhet pak kohė. Por, ju e thoni me tė drejtė se vendimi nuk ėshtė i detyrueshėm dhe njė vendim kundėr interesave tė Kosovės nuk do ta bėjė Kosovėn njė shtet tė paligjshėm.

    BBC: Nėse vendimi, po supozojmė, do tė jetė negativ pėr Kosovėn, cilat do tė jenė pasojat pėr tė. Do tė ketė bisedime tė reja?

    Z. Weller: Jo! Pozicioni i Kosovės mbetet ai qė ėshtė pėr shkak tė fakteve, pavarėsisht nga mendimi i Gjykatės. Me njė fjalor praktik, njė vendim i Gjykatės kundėr Kosovės do t’ia vėshtirėsonte asaj mundėsinė pėr t’u anėtarėsuar nė organizatat ndėrkombėtare e, nė veēanti, nė familjen e OKB-sė. Dhe pastaj disa shtete do tė vazhdojnė tė mbajnė qėndrimin se ato nuk mund dhe nuk duhet ta njohin Kosovėn, pra janė kėto shtete qė ende nuk e kanė njohur.

    BBC: Zoti Weller, sa e ka penguar ecjen pėrpara tė Kosovės fakti se 5 nga 27 vendet anėtare tė BE-sė nuk e kanė njohur ende atė?


    Z. Weller: Ėshtė njė fakt i dhimbshėm se BE-ja nuk kishte mundėsi tė fliste me njė zė. Por, duke marrė parasysh se pjesa mė e madhe e vendeve anėtare tė BE-sė e kanė njohur, ky nuk ishte njė faktor vendimtar, megjithėse do tė ishte shumė mė lehtė pėr Kosovėn sikur tė gjithė anėtarėt e BE-sė ta kishin pranuar sė bashku.

    http://www.bbc.co.uk/albanian/region...t_weller.shtml
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #114
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ah moj Shigjeta, kujtova se ky ishte rezultati nga Gjykata.

  5. #115
    Dita, shpresojme qe vertet ta degjojme nje vendim te tille.
    Intervista me pelqeu se adreson rastin ku qendron statusi i Kosoves edhe ne nje vendim qe mund te mos na pelqej, si edhe pse gjykata duhet te jap nje vendim pozitiv per Kosoven. Le te urojme suksese neser!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sot nisė ballafaqimi i Kosovės dhe Serbisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė

    Sot Kosova do tė prezantojė argumentet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė rreth ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė saj. Autoritetet vendore kanė pėrgatitur dokumente nė rreth 1000 faqe me tė cilat do tė mbrohet legjitimiteti i pavarėsisė sė vendit. Ndėrkaq, sot ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni bėn publike hollėsi rreth dosjes qė Kosova ka pėrgatitu pėr Hagė.
    Kosova do tė paraqesė sot para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė argumentet e saj pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Nė Hagė nuk ėshtė paraparė qė tė udhėtojė ndonjė pėrfaqėsues i institucioneve tė Kosovės. Por, vendi do tė pėrfaqėsohet nga ekipi i ekspertėve ndėrkombėtar, i prirė nga avokati Majkėll Vud.
    Institucionet Kosovare shprehen tė bindura se Kosova do ta fitojė kėtė betejė pėrballė Serbisė. Zėvendės Kryeministri i Kosovės Hajredin Kuēi ka thėnė se “Kosova ka angazhuar njė ekip tė ekspertėve mė tė mirė nė botė. Ėshtė e pėrgatitur ta bėjė prezentimin edhe politik edhe juridik tė shpalljes sė pavarėsisė. Dua tė them se Kosova ka argumentet e saj legale, politike, historike dhe argumentet tjera qė i takojnė njė vendi dhe njė populli qė tė jetė shtet sovran dhe i pavarur”, ka cekur Kuēi.

    Krahas palės kosovare sot nė Hagė materialet e tyre me shkrim do t`i dorėzojnė edhe Serbia dhe shtetet e ndryshme tė botės. Verdikti final i Gjykatės pritet tė jepet mė sė largu deri nė dhjetor tė 2010-ės.


    | s.b & RTK staff |

    17 prill 2009 - 08:55:59
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Plotėsisht tė pėrgatitur
    Tė gjitha shtetet e interesuara, pėrfshirė Kosovėn, do tė dorėzojnė sot nė Gjykatėn e Drejtėsisė, raporte me shkrim rreth legalitetit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi thotė se Kosova ėshtė qind pėr qind e pėrgatitur. Nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, njė deklaratė do ta deponojnė edhe Italia.

    Nga Express mė 17.04.2009 nė ora 8:51
    Njė ditė para dorėzimit tė raportit me shkrim nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar se janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr kėtė proces.
    “Kosova ėshtė plotėsisht, qind pėr qind, e pėrgatitur nė kuptimin profesional, politik, vendor, institucional dhe ndėrkombėtar”, ka thėnė ai, pėr Radio Kosovėn.

    Raporti qindra faqesh me argumentet kosovare, do tė deponohet sot nga pėrfaqėsuesi i autorizuar i Kosovės, juristi britanik Michael Wood. Pėrmbajtja e dosjes kosovare ende mbetet e panjohur.
    Argumente nė favor tė Kosovės do tė dėrgojnė edhe SHBA, Japonia dhe shtete evropiane qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

    “Edhe Italia do tė deponojė njė deklaratė me shkrim nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė”, ka thėnė tė enjten pėr Express, njė diplomat perėndimorė nė Prishtinė duke plotėsuar njė zyrtar tjetėr ndėrkombėtar, i cili njė ditė mė herėt ka pohuar pėr gazetėn se Italia nuk ka dhėnė sinjale se do tė marrė pjesė nė kėtė proces.
    Nga ana tjetėr, edhe Beogradi ka bėrė tė ditur se ka pėrgatitur njė material voluminoz ku janė pėrfshirė harta tė Kosovės qė nga koha e Perandorisė Osmane e deri nė ditėt e sotme, pjesė tė kushtetutės dhe ligjeve serbe, njė material rreth bombardimeve tė NATO’s, si dhe njė dosje rreth krijimit tė UĒK’sė.

    Profesori i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Cambridge’it, Mark Weller, thotė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė plotėsisht legale. “Deklarata ishte plotėsisht e justifikuar edhe me tė drejtėn ndėrkombėtare por edhe pėr shkak tė historisė sė vėshtirė qė Kosova e ka pasur nė 20 vjetėt e fundit”, ka thėnė ai nė njė intervistė pėr BBC’nė.
    Nė rast tė njė vendimi negativ, pėr Kosovėn nė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ai vlerėson se kjo “nuk do ta bėnte Kosovėn njė shtet tė paligjshėm, por do t’ia vėshtirėsonte Kosovės mundėsinė pėr t’u anėtarėsuar nė organizatat ndėrkombėtare, pėrfshirė Kombet e Bashkuara.

    Profesori britanik thotė se rasti i Kosovės ėshtė i veēantė, ėshtė njė rast i njė entiteti qė kishte njė status federal sipas Kushtetutės sė vitit 1974 tė ish-Jugosllavisė, prandaj kishte tė drejtėn tė bėhej shtet, pasi u shpėrbė Jugosllavia. “Kjo u bė edhe mė e fuqishme pas keqtrajtimeve tė cilave iu nėnshtrua gjatė viteve tė intervenimit dhe shkeljes sė madhe tė tė drejtave tė njeriut e deri tek zhvendosja e pothuaj gjysmės sė popullatės sė saj nė vitin 1999”, ka thėnė Wood.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Wisner: Pavarėsisht nga padia nė Hagė Kosova nuk mund t’i kthehet Serbisė

    Ish pėrfaqėsuesi amerikan ne bisedimet pėr pavarėsinė e Kosovės, Frank G. Wisner shprehet se Kosova nuk mund t’i kthehet mbrapsht Serbisė, pavarėsisht nga padia e bėrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, nė Hage.
    Nė njė takim me studentė dhe intelektualė nė Tirane, Uisner tha se procesi ėshtė mė tepėr njė ēėshtje procedurale, qė ne fakt do tė kėrkojė njė kohe shtesė pėr argumentim, para se gjykata te dalė me njė vendim.


    | s.b & RTK staff |
    17 prill 2009 - 10:15:34
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Serbia nuk duhet te shkoje ne Hage si pale qe kerkon nje te drejte, por si pale qe ka shkelur rende te drejtat e pales tjeter.

  10. #120
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    A ka mundesi ndonjeri te me tregoje mua se c'kuptim ka ky post-gjykim i se drejtes se Kosoves per te qene e pavarur?

    Nuk shikoj te jene hedhur ne gjygj Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja? Perse Koosva duhet te marre pjese ne nje sharade te tille, ne nje nje process sharlatan te nxitur nga forcat regresive ne bote si Kina/Rusia/India?

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  5. Sulm me granatė rezidences se presidentit Rugova
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 14:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •