Në QKUK vdes e dyshuara me grip
Pacientja e dyshuar se ishte e infektuar me grip të derrave, ka vdekur sot në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, kanë bërë të ditur për Express burime mjekësore.
Pacientja, një 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, thuhet se para një jave kishte ardhur nga Zvicra në vendlindjen e saj në Kosovë.
Gazetari i Express-it raporton se Emergjenca e QKU-së, ku ishte shtruar fillimisht pacientja me simptome të gripit, është e mbyllur për pacientë të rinj. Ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe forcat e sigurisë, të cilët mbajnë maska mbrojtëse.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi për Express se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat janë simptomat karakteristike të këtij gripi vdekjeprurës.
“Në ora 15 pritet të dalim me analiza...Tani për tani nuk mund të themi se bëhet fjalë për grip”, tha ai. /Gazeta Express/
Krijoni Kontakt