Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    '''''Me duhet te pranoj qe edhe une si Virgili nuk besoj ne te miren dhe te keqen ( keshtu qe jam treguar pak "hipokrit" ne postimet e meparshme )'''''

    Po te shtroj te njejten pyetje, si virgjilit. Nese e mira dhe e keqja nuk ekziston atehere po te quaj per absurd t-rap i pashoq, a do fyeshe ? Ne se po pse e nese jo pse ?


    Xfiles, pyetja 'a eshte inteligjenca ne qenien e duhur' nuk sjell venie nga jashte.
    Une e formulova enkas me 'a eshte' per te thene vetem se kjo gje 'eshte', pa u futur tek burimi, kurse ti po kundershton formulimin tend, 'a i dhane inteligjencen qenies se duhur'.
    Si te thuash vete formulove pyetjen e vete iu pergjigje.

    Pyetja kishte te bente me interpretimin e Virgjilit se cdo gje eshte ne vendin e duhur.
    Tek cdo gje perfshihet edhe inteligjenca. Une i kerkova sqarim per nje gje te caktuar, qe quhet inteligjence e cila duket si kaprico duke pare perdorimin antinatyror qe mund ti behet.
    Hyrja e qenies inteligjente eshte risi e natyres, meqe vetem njeriu nuk i bindet natyres, gjithe kafshet e tjera ndjekin njepernje gjithe ligjet e natyres.

    Pasi ta sqarova kete gje; ketu:

    ''''''E para punes intelekti njerezor nuk eshte asgje tjeter veēse nje mjet i kufizuar dhe relativ per te kuptuar nivelin e deritanishem te ekzistences sone, eshte nje mjet qe na sherben per te mbijetuar, dhe mbi te gjitha, nuk na e ka dhene askush,'''''

    Ku e bazon bindjen qe inteligjenca nuk eshte e dhene ?

    '''''Por me siguri inteligjenca e njeriut nuk eshte nder qellimet evolutive.'''''
    A jo ? Mos do te thuash qe inteligjenca e shprehur nga njeriu nuk ja ndryshoi faqen botes e ka shkaktuar edhe zhdukjen e sa e sa qenieve dmth ka qene incizive per te arritur ne situaten e sotme?

    '''''Te them te drejten as une nuk e di se ēfare nenkuptoj me evolucion shpirteror te njeriut. Megjithate do mundohem te ta shpjegoj.'''''

    Evolucioni shpirteror i njeriut eshte produkt i se mires e se keqes. Dashuria eshte pjese e ketij evolucioni qe ndodhi pikerisht kur shprehja e ndjesive nuk ishte me 'keq' por 'mire'.
    Njeriu perparon shpirterisht kur inteligjenca shtyn logjiken te pranoje se nje gje eshte 'mire'. Pa inteligjence nuk ka evolucion shpirteror sepse shpirti zbulohet vetem fale inteligjences.

    Ne castin kur njeriu (si Virgjili apo Pratolini) nuk pranojne te miren e te keqen, atehere shpirti i nenshtrohet diktatures se racionalizmit agresiv, keshtu qe o behesh ekzistencialist o behesh nihilist, qe jane pak a shume e njejta gje me njera tjetren e me te qenit pesimist.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #32
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Provo per nje moment te ndash konceptin e se Mires vecmazi, ose te anasjellten, provo te ndash konceptin e se Keqes. A ka me kuptim ? Mua me duket se humbet si term. Pra e Mira dhe e Keqja jane plotesa te njeri-tjetrit.
    Nga kjo buron qe nuk ka asgje Absolutisht te Mire dhe asgje Absolutisht te Keqe. Dhe kur dicka nuk mund te gjykohet ne menyre Absolute, perben vetem nje konvencion abstrakt.

    Nese ti me quan t-rap une e quaj gje te keqe, ndersa ti e quan gje te mire ( sepse me tregove vendin, sepse rrezove egon time, sepse more nje shembull qe u perpoqe te me hedhesh poshte mendimin, sepse je psikopat, sepse vjen nga nje shoqeri ku t-rap do te thote bukurosh....nuk e di, ka shume arsye )
    Por nese une e shoh si te keqe, nese ti e sheh si te mire, absolutja ketu ku qendron ? Pra ti thuash dikujt t-rap, eshte mire apo keq ?
    Zjarri eshte i mire sepse ti ha mish kaposhi. Por zjarri te shkakton nje djegie te grades se trete qe ta marresh spitalin me ceremoni. Pra zjarri eshte i mire apo i keq ?

  3. #33
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Fakti qe nuk ndahen dot e te perceptohen vecmas nuk do te thote qe nuk ekzistojne. E mira dhe e keqja i perkasin botes se ideve e ne praktike cdo bashkesi eshte e prirur te kete boten e saj te ideve. Fakti qe nuk jane absolute nuk eshte dicka e re apo e papranueshme, meqe thuhet se cdo e mire e ka nje te keqe e cdo e keqe e ka nje te mire( Nga i miri lind i keqi e nga i keqi i miri- thote Leka), ama kjo i perket praktikes, se ne teori mund te ekzistoje fare mire nje e mire absolute, sic e ka nxjerre Platoni.

    Ceshtja eshte se e mira dhe e keqja nuk jane produkte materiale dhe nese ti gjykon me racionalizmin materialist normal qe nuk arrin dot ti shquash. Kete racionalizem e quaj agresiv dhe te demshem pasi vendos diktaturen e vullnetit te lire si i pakufizuar nga e mira dhe e keqja, por vetem nga ligji.

    Nese ti e quan te keqe dhe shoqeria ne te cilen identifikohemi e quan te keqe atehere ajo fjale eshte keq e une po ta them per te t'bere keq ,pra qellimi im eshte te t'bej keq pasi keshtu kenaq ta zeme nje deshire. Nese t'rap do kishte kuptimin bukurosh une sdo isha i se njejtes shoqeri me tenden, dmth ne te dy do i perkisnim boteve ideore te ndryshme.
    Eshte pikerisht ajo teresi gjerash qe nje shoqeri ne te shkuaren i ka ndare ne mire dhe keq, qe na ben ne te dy te komunikojme.
    Ti pranon relativitetin por jo sistemin e referimit, ne kete rast. Po ti kombinosh keto te dyja gjen sa reale eshte nje gje.
    Nese do perdorja relativitetin vetem, atehere do hidhja poshte gjithe shkencat egzakte sepse
    te vertetat e tyre bazohen mbi sisteme te caktuar referimi, dmth ne nje sistem tjeter referimi nuk jane me te verteta.

    Keshtu eshte edhe me gjykimin ne zjarri eshte mire apo eshte keq, varet nga sistemi i referimit. Nese sistemi eshte fusha e gatimit, atehere zjarri eshte mire se ne piken e duhur e ben me te shijshme gjellen, nese sistemi i referimit eshte demtimi i personave atehere eshte keq .

    Pergjithesisht sistemi i referimit nese nje gje eshte mire apo keq, eshte etnia/kombi/bashkesia ku ke lindur e rritur.
    Nese e zgjeron e thua se sistemi i referimi eshte mbare njerezimi atehere logjike qe mire apo keq humbasin kuptimin.
    Praktika eshte perhere relative, absolutizmi i perket teorise ku ka edhe te mire absolute edhe te keqe absolute, ka edhe zot edhe shpirt.

    Perseris, se triumfi i konceptit te vullnetit te lire, ka shkaktuar edhe mohimin e se mires e se keqes, si mekanizem teorik i dobishem per vete jeten praktike te njeriut. Konceptimi i sotem i vullnetit te lire, ka sjelle jo pak elemente anarkie ne shoqeri.
    Nuk e di sa mund te zgjase njeriu po te kete te beje perdite me probleme te tipit, kjo per ty eshte mire ndersa per mua eshte keq, dmth te kete te beje me individe me te cilet nuk ka as etiken e perbashket e lere me moralin e perbashket.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #34
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Nuk e di sa mund te zgjase njeriu po te kete te beje perdite me probleme te tipit, kjo per ty eshte mire ndersa per mua eshte keq, dmth te kete te beje me individe me te cilet nuk ka as etiken e perbashket e lere me moralin e perbashket.
    Po pikerisht pra, kete jam duke te te shpjeguar.
    Kocepti i se mires dhe i se keqes eshte nje domosdoshmeri ( te cilen une jo me kot e mirepranova ne diskutimet e meparshme ) per te realizuar vazhdimesine si produkt i nderveprimit te gjithanshem. Por ketu jemi ne llogjike njerezore, jo universale. Pra mua dhe ty llogjika na con ne nje perfundim ku duhet te percaktojme qe dicka eshte keq dhe dicka eshte mire, por eshte e pakuptimte te quash atomin te mire ose te keq, zjarrin te mire apo te keq duke e pare thjesht ne ekzistencen e tij.
    Ti ose je duke pranuar me stil ate qe po them une, ose nuk po kupton.

  5. #35
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Po pikerisht pra, kete jam duke te te shpjeguar.
    Kocepti i se mires dhe i se keqes eshte nje domosdoshmeri ( te cilen une jo me kot e mirepranova ne diskutimet e meparshme ) per te realizuar vazhdimesine si produkt i nderveprimit te gjithanshem. Por ketu jemi ne llogjike njerezore, jo universale. Pra mua dhe ty llogjika na con ne nje perfundim ku duhet te percaktojme qe dicka eshte keq dhe dicka eshte mire, por eshte e pakuptimte te quash atomin te mire ose te keq, zjarrin te mire apo te keq duke e pare thjesht ne ekzistencen e tij.
    Ti ose je duke pranuar me stil ate qe po them une, ose nuk po kupton.
    Jo ne kemi pak a shume te njejten linje deri tek materia, aty ndahemi. Ti thua se materia eshte jashte te mires e te keqes, e nuk ka kuptim ti thuash mire apo keq.
    Nderkaq une mendoj se jo gjithe materia eshte jashte te mires e te keqes.
    Energjia atomike buron nga materia. Ne Itali energjia atomike ne nje referendum
    para 25 vjetesh u vleresua 'keq' e u ndaluan centralet atomike. Keq ne kuptimin demtime ekologjike. Amerika apo Franca e vleresojne mire.
    Kloni eshte materie e megjithate kloni i njeriut u vleresua keq e ndalohen eksperimentet ne ate drejtim.
    Pra dua te them se e mira dhe e keqja jo vetem ekzistojne ne hapesiren subjektive ku jane vendimtare, por futen edhe ne hapesiren materiale.

    Perderisa materia i sherben njeriut edhe ajo do i nenshtrohet ne disa raste gjykimit mire a keq.
    Njeriu vete perbehet nga materia e megjithate materia njerezore e deformuar ne jo pak shoqeri eshte vleresuar 'keq' e eshte asgjesuar (spartanet shembull ekstrem), pasi materia i neshtrohet dobishmerise.

    Nese do flasim apriori sigurisht qe materia ska pse te jete as mire e as keq, pasi sic e the edhe ti, ne fund te fundit cdo material eshte i perbere nga atome e me poshte kuante e bozone e ti thuash kuantit 'keq' eshte absurde.

    Natyra apriori nuk eshte as mire e as keq, por inteligjenca na shtyn te percaktojme dicka natyrore si mire apo si keq.
    Me pak fjale, njeriu ka nevoje psikologjike te beje ndarjen mire a keq e perderisa e ka ushtruar dhe e ushtron atehere nuk shoh pse duhet mohuar ekzistenca.

    Kjo eshte edhe si replike ndaj xfiles kur thote se mendimi i shendoshe nuk duhet te perfille koncepte si e mira a e keqja. Ne nuk jemi fizikante e matematiciene.

    Po te kthej edhe pyetjen qe i bera xfiles: Nese cdo gje eshte ne vendin e duhur a eshte inteligjenca ne qenien e duhur ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #36
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    Po te kthej edhe pyetjen qe i bera xfiles: Nese cdo gje eshte ne vendin e duhur a eshte inteligjenca ne qenien e duhur ?
    Inteligjenca ime eshte e kufizuar dhe nuk me lejon te pranoj qofte edhe ne menyre hipotetike se GJITHCKA mund te jete ne vendin e duhur

  7. #37
    Citim Postuar mė parė nga augusta b Lexo Postimin
    I madhi Kamy,ka thene:"Njeriu eshte e vetmja krijese,qe nuk pranon te jete ai qe eshte!"

    Si perfundim,nga burojne gjithe te metat e kesaj qenieje?Perse medoemos keto te meta,duhet te luftohen?Dhe se fundi,termin "te meta"ne cfare rastesh e perdorim dhe si mund te arrijme ne konkluzionin se disa veprime tonat jane me te vertete te meta?

    E ke interpretuar kaq thate Kamy-n sa nuk ka ku shkon....Ku e di ti se e ka pasur fjalen qe njeriu nuk i pranon te metat qe ka ?!

    Une do e shikoja ne nje plan tjeter; Njeriu nuk e pranon qe eshte krijesa me magjike qe ekziston, qe ka dicka Hyjonre dhe te pavdekshme brenda Vetes, prandaj njeriu sot (njerezimi) eshte i zhytur ne kotesi, sepse nuk e ka njohur veten akoma. Hapi i pare; eshte te Njohesh, pastaj te Pranosh! Kur nuk e ke njohur veten akoma, cfare do pranosh??!!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Teksa perfytyroj "permasat e jashtzakonshme" te krijeses milingone, them se krijesa njeri nuk ka perse i perbuz edhe "avantazhet" e saj!

    Arsyetimi i Kamy-se, "kur s'kemi cajin, te pijme leng sardelesh" me duket disi i nxituar.

  9. #39
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Kontinentin tim
    Postime
    315
    Njeriu esht sherbetor i Natyres!!

    por Ai ka dal nga shinat,,,dhe esht ber sherbetor i Dreqit!!

    Njeriu sot sherben ne te kunderten e asaj qe duhet te sherbej,,,

    ne vend qe te sherbej,,,per te ruajtur mundesin e jetes se gjat,, ai sherben per te prishur te ardhmen e pasardhesve ton,,,dhe per me teper ju len ne trashgimni atyre,,mynyren per te vazhduar rrugen drejt prishjes,,

    Nese njeriu do te vinte natyren dhe gjallesat e saj ne plan te par,,,gjithshka do te shkonte me mir,,,dhe do te jetonte me gjat!!!

    Njeriu Paret do te duhej ti fitonte,,,duke punuar per te miren e natyres dhe jetes ne prgjithsi,,sot me shum se 65%e njerezve qe punojn ne bot,,marrin rroga duke kontribuar jo per natyren por ne dem te saj,,,pra njerzimi esht futur ne nje udhe te mbrapsht,,

    dhe esht shum e veshtir ta rikthesh serish ne shina,,,

    sepse po te ndalosh me ligj c“do industri te botes,,qe esht e demshme per natyren dhe per jeten,,,akonomia botrore do te kapitulloj!! njerzit do te ngelen pa pun,,etj etj

    Njerzimi duhet te jet i bashkuar rreth nje qellimi te perbashket,,,,qe duhet te ishte mbrojtja e ambjentit ne te cilin kemi lindur dhe jetojm si njerzim,,,ne mynyr qe tjau lem pasradhesve tan te pa demtuar,,sepse ne nuk kemi te drejt,,,ne kemi te drejt te jetojm per vete!! por nuk kemi te drejt tu prishim pasardhesve tan kushtet per jetes!!!

    per mendimin tim,,,nese njerzimi do te ndryshonte stilin e funksionimit,,,dmth fabrikat dhe industrit e demshme ti mbyllte,,dhe ti kthente ato ne idustri te pa demshme,,,

    nese njerzimi do te ishte i bashkuar ne nje qellim,,,,te paster,,,dhe me dashuri dhe rrespekt te barabart per njeri tjetrin,,,at“her automatikisht do te merrnim edhe Dashurin e Zotit,,

    Do te merrnim te gjith Fuqin e tij,,,per ta perdorur ne te mir te gjith ktyre gjerave,,
    sepse Ai at“her do te na e leshonte fuqin e vertet qe ka qenja njerzore ne dor!! do te na e ipte ate fuqi,,vetem kur te ishte i bindur se ne jemi Njerez!! qe e duam kte qenje!!! Pse nuk na e jep fuqin e plot qe kemi te fshehur ne qenjen tone????

    e vetmja arsye esht,,
    sepse ska besim tek ne!! pasi e din shum mir qe skemi besim ne te!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iLirjam : 08-06-2011 mė 09:34

  10. #40
    Kam bere gabim qe nuk e kam lexuar me pare kete qe ke shkruar....

    Citim Postuar mė parė nga BriCjapi Lexo Postimin
    Njeriu esht sherbetor i Natyres!! por Ai ka dal nga shinat,,,dhe esht ber sherbetor i Dreqit...
    Nuk kemi pse t'a shohim vetem si sherbetore te Saj, por ta shohim veten Njesh me Te, ta dashurojme e te shkrihemi ne Te, keshtu do kishim nje marredhenie te pazgjidhshme se bashku.... Fundja jemi nga i njejti Burim, Natyra eshte vetedija me e Larte Njerezore..
    Por mendon se vertete ekziston Dreqi? Jo per gje, por nese flasim per dreqin e marr ne kendveshtrimin figurativ, pra qe "dreqi" eshte egoizmi i semure i njeriut, prandaj si rezultat i keti egoizmi na duket vetja si qendra e Universit, dhe prandaj e pandehim veten si zoter te Natyres dhe mendojme se kemi te drejte te bejme cdo gje me Te, madje edhe te nderhyjme brutalisht mbi Ligjet e Saj...

    Pse nuk na e jep fuqin e plot qe kemi te fshehur ne qenjen tone????e vetmja arsye esht,,sepse ska besim tek ne!! pasi e din shum mir qe skemi besim ne te!!
    Na e ka dhene, por eshte kjo ego e semure qe kemi, qe nuk na le ta zbulojme qe ndodhet brenda Nesh...

    Per ato te tjerat, jam dakort me Ty!

    P.S: Pa dijenine tende, me ke dhene nje mesim te mire, per se dyti. E kam fjalen per menyren tende te cilter me te cilen flet, pa e vrare mendjen nese ne qeshim, dhe qe nuk na e kthen me te keq ne asnje rast.
    Flm!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 09-06-2011 mė 18:37

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrse njeriu ėshtė i destinuar tė vdesė??
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:54
  2. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  3. Introspeksion
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 06:03
  4. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27
  5. Njeriu, problemi dhe Jezusi.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •