Close

Rezultati i Sondazhit: Praktikimi i fesë në gjuhën amtare, si mendoni ju?

Votues
69. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jam pro praktikimit të fesë në gjuhën amtare

    51 73.91%
  • Jam kunder praktikimit të fesë në gjuhën amtare

    18 26.09%
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 95
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Michaux Lexo Postimin
    Arabishtja ka 1.400.000 fjalë, kurse shqipja e të tjerat kanë: 40.000 fjalë!

    Në të parën lutem më mirë, kam më shum fjalë ta lavdëroj Zotin, ta madhëroj Atë, t'i lutem Atij, ndaj unë namazin e fali me këtë gjuhë, mirëpo të njëjtën gjuhë e përdori edhe për lutje.

    Nuk është e barabartë një gjuhë e cila ka rregulla drejtëshkrimi e gramatikë më shumë se 2 mijë vite (PËRSËRIS: dy mijë vjet) me një gjuhë, të cilën pavarësisht se e duam shumë, para 30 vjetëve bëri ligjin e drejtëshkrimit, gjegjësisht në 72', pra dy mijë vjet dhe 30 vjet, shqyrtoni!

    Michaux!
    Perfundimi per kete qe thua ti eshte qe Islami meqe paska kaq shume fjale te paperkthyshme, nuk eshte per nje popull qe nuk ia kupton fjalet, sepse si mund ta perkthesh ate fjale qe nuk e perkthen dot ne gjuhen ametare?
    Islamizmi nuk eshte per Shqiperine. E thjeshte fare....

  2. #42
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Citim Postuar më parë nga Michaux Lexo Postimin
    Arabishtja ka 1.400.000 fjalë, kurse shqipja e të tjerat kanë: 40.000 fjalë!

    Në të parën lutem më mirë, kam më shum fjalë ta lavdëroj Zotin, ta madhëroj Atë, t'i lutem Atij, ndaj unë namazin e fali me këtë gjuhë, mirëpo të njëjtën gjuhë e përdori edhe për lutje.

    Nuk është e barabartë një gjuhë e cila ka rregulla drejtëshkrimi e gramatikë më shumë se 2 mijë vite (PËRSËRIS: dy mijë vjet) me një gjuhë, të cilën pavarësisht se e duam shumë, para 30 vjetëve bëri ligjin e drejtëshkrimit, gjegjësisht në 72', pra dy mijë vjet dhe 30 vjet, shqyrtoni!

    Michaux!
    Te duhet te studjosh pak me shume reth leksikologjise tate Michaux. Me mire nje gjuhe qe vjen me kete prejardhje Nostratic>EuroAsiatic>Indo-European>Albanian apo Nostratic>AfroAsiatic>Semitic>Central>Arabic> etj etj etj versjone te saja. Edhe me thuaj ti me te vertet sa veta shqiptare e flasin shqipen bazuar ne gramatike? Pra nje gjuhe qe klasifikohet me e vjetra ne grupin e IndoEuropean nuk barazohet dot me nje gjuhe te ardhur nga te pakten 2 grupe te tjera. Ate 40000 fjale e ke bashke me te gjitha ato fjalet e shtuar nga turqishtja penxhere, aksam, saba qe per mendim tim jane basdardizim i gjuhes shqipe. Duhet te fillojme e njehere si ne kohen e qepes e te rilindjes ku ishte propaganda per te mesuar shqipen gjithe turkfolesve ate duhet te bejme e me ju arabiket e ardhshem.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga Conquistador Lexo Postimin
    Perfundimi per kete qe thua ti eshte qe Islami meqe paska kaq shume fjale te paperkthyshme, nuk eshte per nje popull qe nuk ia kupton fjalet, sepse si mund ta perkthesh ate fjale qe nuk e perkthen dot ne gjuhen ametare?
    Islamizmi nuk eshte per Shqiperine. E thjeshte fare....
    E kundërta! Kur'ani zbriti në gjuhën arabe që të kuptohet! Si i thonin anglezët, arbërit dhe grekët atomit para katërmbëdhjetë shekujve, në atëbotë kur arabët kishin një fjalë që përdornin për një thërrmijë që fare s'shihej, ekzistonte dhe ishte tejet e vogël?

    Njerëzit e mençur kur e flasin një gjuhë, nuk e përkthejnë, por e kuptojnë!

    Mëso gjuhë të huaj do ta kuptosh një gjë të tillë!

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Po nuk ma merr mendja qe te gjithe besimtaret muslimane dine arabisht, atehere cfare lutje eshte ajo qe nuk e kupton as vete dhe ne anen tjeter nje gjuhe qe nuk e kupton ma merr mendja qe mund te besh gabim edhe gjate te folurit - dmth nuk e artikulon mire... Prandaj, me mire me pak fjale shqip dhe qe kane kuptim e shqiptim me te qarte, se sa shume fjale - qe nuk e din sa a je duke i thene me saktesi.
    Secili njeri lutet për vete, ndaj lutet ashtu si i vie më mirë. Çdo njëri ka nivelin e tij intelektual, fetar dhe profesional.

    Unë fola për vete, e jo për gjithë besimtarët.

  5. #45
    I bllokuar brenda mureve të shtëpisë, ti nuk arrin ta kuptosh se në botë sa shumë gjuhë ka, sa popuj, sa që, ke qytet, ku në një lagje të saj, ka aq banorë sa janë gjithë shqiptarët në mbarë botën dhe, gjithësesi për të zotët e mendjes, kuptohet, ka argumente për ta kuptuar se libri hyjnor, i zbritur për gjithë njerëzimin, e jo për tetë-nëntë milionë njerëz, duhet zbritur në gjuhën më të përkryer, si rasti me këtë gjuhë që po bëjmë fjalë, e cila ka 1.4-1.6 milion fjalë, kurse të tjerat, mesatarisht 40.000, si kjo e jona, mjaft e dlirë dhe e bukur, por shkenca nuk kërkon emocione, por fakte.

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Arabishtja gjuha me e perkryer?
    A eshte ky mendimi yt personal, apo kemi edhe referime kuranore per kete vleresim?
    Vetëm në Perëndim (joarab) që kur ka filluar orientalizmi ka pasur afro 300.000 botime revistash rreth gjuhës arabe deri më sot, kryesisht të shkruara dhe botuara nga orientalistë amerikanë, anglezë, frencezë, gjermanë dhe italianë.

    Në Kur'an mësojmë se kjo shpallje hyjnore u zbrit në arabisht në mënyrë që të kuptohet. Kjo le të nënkuptosh se kjo ishte dhe është gjuha e cila ka arritur kulmin e saj të të qenit e përkyer, edhe pse gjuha vazhdimisht vijon së forcuari dhe zhvilluari, megjiatë, prap arabishtja mbetet më e madhja, sa që, sa për ilustrim, fjalori që përdorin studentët joarab Arabisht-Arabisht është 20 vëllime, kurse fjalorin që përdorin hulumtuesit është mbi 20 vëllime, sa që, një fjalor Arabisht-Arabisht në Aleksandri është 133 vëllime.

  7. #47
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Michaux Lexo Postimin
    Sa gjuhë dini? Sa libra keni përkthyer?

    Paraprakisht më duhet të di me kë flas, se nëse vërtet nuk jeni gjuhëtare, nuk lodhem fare t'ju sqaroj gjëra që s'i kupton kush po atyre që janë futur në detin me bregdet të largët, që quhen gjuhësi.
    Ú nuk jam naj gjuhetare, mirepo nuk á ‘shtir’ me marr vesh qe nji gjuhe qe nuk mun’esh me kthye ne gjuhen tan’e, nuk mun’esh as me fol, as me shkrue e as me e kuptue. N’ashta ti na e shpjegon se si asht i mujtun ky fenomen masi je tue e mbrojte kete fare hipoteze.

    Masan’ej, m’u çue e me thane se gjuha arabe á nji gjuhe e shejt á mungese inteligjence. Ne kofte se te krishtent kane arrit me kthye fjalorin fetar ne gjuhen e amël shqipe, atehere edhe muslimant mujn me arrit k'ta, bile mun’en m'u sherbye, si ndihmese, edhe me fjalorin terminologjik fetare te krishten, siç jane do fare fjalesh si ‘fortlumturia’ etj.

    Per me kuptue k’ta nuk te nevojitet me pase ma shume se klasen e peste te shkolles fillore.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Kurani eshte i perkthyer edhe ne gjuh shqipe por nuk eshte poenta ketu poenta eshte se namazin qe eshte nje prej shtyllave te islamit duhet patjeter eshte obligim ta ben ne shuhen origjinale te Kuranit. Lutjet e ndryshme pastaj shpjegimet komentimet ligjeratat e ndryshme mund ti ben ne gj. shqipe ska problem.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ú nuk jam naj gjuhetare, mirepo nuk á ‘shtir’ me marr vesh qe nji gjuhe qe nuk mun’esh me kthye ne gjuhen tan’e, nuk mun’esh as me fol, as me shkrue e as me e kuptue. N’ashta ti na e shpjegon se si asht i mujtun ky fenomen masi je tue e mbrojte kete fare hipoteze.

    Masan’ej, m’u çue e me thane se gjuha arabe á nji gjuhe e shejt á mungese inteligjence. Ne kofte se te krishtent kane arrit me kthye fjalorin fetar ne gjuhen e amël shqipe, atehere edhe muslimant mujn me arrit k'ta, bile mun’en m'u sherbye, si ndihmese, edhe me fjalorin terminologjik fetare te krishten, siç jane do fare fjalesh si ‘fortlumturia’ etj.

    Per me kuptue k’ta nuk te nevojitet me pase ma shume se klasen e peste te shkolles fillore.
    Kthimi/për-kthimi i një teksti nga një gjuhë në gjuhën tjetër, është det sa i thellë, po edhe i gjërë. Vazhdimisht përkthehen libra nga anglishtja në shqip dhe nuk llogaritet kush e di sa e vështirë, për sa kohë që të dy gjuhët bagazhin e fjalëve nuk e kanë si arabishtja, dhe së dyti, të dyjat i takojnë trungut të gjuhëve indo-europiane. Unë vi nga një familje gjuhëtarësh dhe për përkthimet tona dhe të shtëpive botuese si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që shqipërojmë libra nga gjuhët joarabe, nuk është shkruar shumë, se nuk është diçka e rëndë dhe e rrallë. Kurse kur dikush përkthente libër nga arabishtja apo edhe nga persishtja, ishte ''fenomen'' (kushtimisht thënë) më vete. Ja rasti i kësaj jave, ku në shtypin shqiptar u botua intervista e Sulo Gozhinës që ia kishte bërë para disa dekadash Vexhi Buharasë, me nëntitullin: ''Ju tregoj si i përktheva Firdeusiun dhe Saadiun''. Është diskutuar mundi i tij, me që, qe i madh.

    Pra, të përkthesh, të përshtatësh, të përafrosh kuptimet, të ofrosh kuptimet, nuk do të thotë se e ruan origjinalitetin e tekstit. E tekstet e shenjta, sa do që dikush mundohet t'i përkthen, ato duhet të quhen: ''Përkthime të kuptimeve të Kur'anit''.

    P.S. Të përgëzoj për përdorimin e gegërishtës!

  10. #50
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Unë vi nga një familje gjuhëtarësh dhe për përkthimet tona dhe të shtëpive botuese si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që shqipërojmë libra nga gjuhët joarabe, nuk është shkruar shumë, se nuk është diçka e rëndë dhe e rrallë. Kurse kur dikush përkthente libër nga arabishtja apo edhe nga persishtja, ishte ''fenomen'' (kushtimisht thënë) më vete. Ja rasti i kësaj jave, ku në shtypin shqiptar u botua intervista e Sulo Gozhinës që ia kishte bërë para disa dekadash Vexhi Buharasë, me nëntitullin: ''Ju tregoj si i përktheva Firdeusiun dhe Saadiun''. Është diskutuar mundi i tij, me që, qe i madh.
    Diskutohet shumë për dy arsye të thjeshta. E para është se arabishtja është një gjuhë pa interes praktik, ashtu edhe persishtja apo tokarishtja B. Kështu që njerëzit që mësojnë arabisht janë ose ndonjë orientalist (pra që i duhet gjuha për studime), ose ndonjë mysliman, që kërkon të thellohet në origjinal. Pra, mundimi nuk është në tekst, por në kufirin e gjuhës. Provo të përkthesh në shqip "Finnegans Wake", përkthimi i Kur'anit do të të duket punë për fëmijë (që aktualisht nuk përbën ndonjë vështirësi përkthimi i Kur'anit, pasi gjuha e tij është në një nivel të ulët krahasuar me literaturën arabe, veç ndonjë pjese poetike; por kjo tregon edhe se Kur'ani nuk është shkruar nga një njeri i vetëm). Arsyeja e dytë është se vetë ju myslimanët vetëshpalleni heroj kur bëni ndonjë përkthim edhe tregoni sesa u munduat. Ju pyeti ndonjëri?

    Pra, të përkthesh, të përshtatësh, të përafrosh kuptimet, të ofrosh kuptimet, nuk do të thotë se e ruan origjinalitetin e tekstit. E tekstet e shenjta, sa do që dikush mundohet t'i përkthen, ato duhet të quhen: ''Përkthime të kuptimeve të Kur'anit''.
    Problemi qëndron vetëm me këtë libërthin tuaj. Është diçka normale që përkthimi i një libri të mos jetë në nivelin e origjinalit, por kjo nuk pengoi as përhapjen e shkencës, as përhapjen e krishterimit, as përhapjen e filozofisë. Kurse Kur'ani, parimisht NUK lejon të përkthehet, prandaj ju myslimanët DËSHTUAT në imponimin e arabishtes, gjetët marifetin që të parashtroni përkthimin si pjesë interpretimi (apo kemente) në origjinal. Dhe sigurisht çdo botim me përkthimin e Kur'anit duhet të shoqërohet me origjinalin arabisht që të quhet i mirësfilltë. Apo nuk është kështu Miço?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bizantin : 20-10-2008 më 07:34
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •