Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te futet mesimbesimi fetar ne shkolla ?

Votues
91. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    37 40.66%
  • Jo

    51 56.04%
  • Nuk e di

    3 3.30%
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 98
  1. #51
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga murat_j Lexo Postimin
    Ne maqedoni është futur nëpër shkolla mësimbesim edhe atë je se kanë dashtë shqiptarët (sepse udhëheqësit tonë janë ateista, b.th palarë), por ishin maqedonët ata që e futën mësimbesimin nëpër shkolla, dhe kjo është pozitive, e sa i përket kosovës dhe shqipërisë le të marin nëpër shkolla lëndën e prejardhjes së njeriut, le të studijojnë pak se ende kanë nevojë për tu bindur se njeriu nuk është majmun ( prejardhja e njeriut sipas tyre është prej majmunit), kështu që ne nuk kemi nevoj të merremi me majmuna, pra do të jemi një hap para.
    Po ky asht problemi ,se politika jon asht diktatoriale , ata nuk shikojn vullnetin e popullit , shumica e shqiptarve dojn qe mesimbesimi fetar te futet ne shkolla.
    Ne Maqedoni 95% e nxensve kan zgjedh te mesojn Islamin , pra askush nuk friksohet prej Islamit , ata qe friksohen jan politikanet karierist ateista.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #52
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk e di se pse nuk duan ta kuptojne disa "njerez" ketu qe njeriu nuk e ka prejardhjen nga mamjmunet e sodit( ne perjashtim te disave ketu qe nuk kan evuluar)? Ai lloj nuk ishte si majmunet e sodit o njerez, ose o m......! Pse nuk lexoni?Ne shkolle nuk duhet te mesohet "mesimbesimi", por historia e religjionit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #53
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Akoma su mbyll kjo teme?

    Shkollat jane laike dhe te tilla do mbetet.Nga Maqoja dhijani shtetin sllavit po deshet (kuptohet po ju la).

  4. #54
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Drinush arabet ne Gjermani jane emigrante dhe kjo eshte nje privilegj qe i behet atyre duke i futur fe ne shkolle.Po ju emigrante jeni qe doni fe arabe neper shkolla shqipe?lol
    Pastaj ka nje dallim themeltar.Shqiptaret e Shqiperise jane europiane e jo arab sic mundohen te behen shqipet nga Maqoja.Harroi shkollat me mirebesim ketej.Ne Kumanove bej c te duash ti,luaj edhe rolin e Muhamedit po deshe.
    Po ti dhe gjith ideologjia juaj nuk keni asgje te perbashket me Europen, ju keni idologji komuniste te bllokut te lindjes, ju duhet te beni marrveshje me rusin, sepse ideologjia e juaj eshte shum larg europes. Edhe mos merrni me shembuj europian, sepse ju nuk keni asgje te perbashket me europen. Eshte ndryshe te deshirosh por realiteti eshte tjeter. Me ideologji te djegura komuniste dhe me shovenizem, racizem ne gjak europa kurr nuk do ju pranoj. Pas ramjes se sistemit te enverit, juve ju mundesua qe sepaku ta dini apo te njiheni gjeografikisht me europen, ndersa fatkeqsia me e madhe eshte se ju ende nuk e keni kuptu sistemin shoqror dhe civil te europes, ju ende nuk keni ide per demokracin e europes, sado qe merrni shembuj ketu per zhvillimet e prendimit me qellim te ofendimit te shqiptarve musliman, ju vet nuk e keni ide se ca eshte demokracia europjane, cfar eshte jeta e europes, cfar idelogjie kan europaianet etj etj. Ju ter diten e ter naten mund te pallitni ketu se e doni perendimin dhe jeni perendimor dhe europian, kjo eshte vetem e then. E nga e thena ne te ber eshte nje bot e ter.

  5. #55
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Bjeri kapakut se i bi bukur.

    Fe ne shkolla s'ka deri ne fundin e boteve.Ne shkolla matematika,biologjia,kimia,historia...

    Ne institucionet fetare ik e meso fene edhe bej c'fare te doje qejfi.I keni me shume se shkollat shqipe dhe s'keni pse qaheni.

    Pse i mesojne europianet ne shkolla fillore femijet per Biblen?

    Per femijet emigrante nga Pakistani,Arabia e leshi ka shkolla te vecanta per te gjithe komunitetin,ku ka edhe mirebesim,ndersa ne shkollat jashte komunitetit jo.Doni komunitet me vete edhe ju me status emigranti tani?Se vec ju te semuret fetare jeni kunder sistemit arsimor.

    Do merret parasysh kerkesa e minorances tani?Kjo eshte anti-demokratike.Pjesa me e madhe s'do dhe keshtu mbyllet edhe ky muhabet.

    Shtetet Europiane jane shtete laike sic eshte Shqiperia,dhe kjo eshte rruga e drejte.

  6. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    JO;femijete duhet te mesojne me pare historin se sa nje religjinon te caktuar.e do ishte e mire qe kure te ken mbushur moshen e pjekuris te zgjedhin nje feh ose mos te zgjedhin gje fare.

  7. #57
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ja realiteti fetar shqiptar...

    Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

    Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4


    Propaganda fetare

    Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

    Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

    Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

    Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

    Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!
    Per ca duhet mirebesimi ne kete mes?

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e freluar
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    4
    Jam ne kundeshtim me futjen e besimit fetar ne shkolla per disa arsye.
    1- Nxenesit kane besime te ndryshme fetare ose nuk besojne.
    2- Ata qe predikojne nuk jane plotesisht te besushem dhe te bindur per ate qe bejne.
    3- Predikuesit e feve shpesh hyjne edhe ne politike gje qe nuk e lejon feja.
    4- Fete e ndryshme shpesh here jane ne kontradikta me njera tjetren dhe mund te
    nxisin percarje ne komunitete me fe te ndryshme.
    Pra mesimi i fese ne shkolla do sillte probleme.
    Freluar

  9. #59
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Ajajajaj...po nganjehere mesa duket paska shpetuar fshehurazi....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bklyn_kid : 16-01-2009 më 23:34

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Ja çfar është feja dhe klerikët,shthurje degjenerim i indetitetit dhe karakterit njerëzor.

    ARQIMANDRITI UDHËHEQ PORNOGRAFINË.

    Sipas lajmeve të publikuara më datë29-30 Janar 2009, nga televizioni ANT1,nga gazetari i njohur Jorgos Papadhaqis në orët e mëngjesit,njofton se është bërë i mundur zbulimi dh kapja në flagrancë e një grupi shum të madh deri më sot,nga policia kriminalistike e internetit,e cila,sipas gazetarit në fjalë,kishte mbi një vit që ishte në mbikqyrje.Mosha eanëtarëve të grupit ishte nga 30 deri në 45 vjeç.Koka e këtij grupi kriminal u cilësua një klerik i lartë i kishës Ortodokse Greke,me gradën Arqimandrit dhe që ishte në listë për tu graduar Dhespot,së shpejti nga ana e kishës.
    Këtij grupi ju kapën dhe ju konfiskuan një sasi e madhe vidiosh pornografgike kryesishtë me fëmij të mitur.Gjithësej ishin 5 antarë ndërmjet tyre edhe një mjek gjinekollog.
    Policia mori në shqyrtim 20.000 vidio pornografike me 10.000 orë xhirimi dhe 107.572 figura pornografike, të hedhura në internet të cilat ishin ndjekur nga 1000.000 shikuesdhe që kishin sjell një fiitm disa milionësh euro.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •