"Roza Hothon, qė e luftoi kancerin me bamirėsi"!
E bija e shkrimtarit tė madh Nataniel Hothon, Roza, ishte e kulturuar, e bukur, e pajisur me cilėsi tė rralla, e megjithatė, tejet e trishtuar. Nė moshėn 41 vjeēe, kur sapo i ka vdekur djali i vetėm, i sėmurė nga kanceri, detyrohet tė pranojė edhe se martesa e saj ka dėshtuar plotėsisht. Nė raste tė tilla zemra e shumkujt bėhet gur. Por jo zemra e Rozės. Pikėrisht nė kėtė ēast, kur jeta ia mbyll tė gjitha portat, ajo vendos tia hapė portėn e saj njerėzve mė fatzez, posaēėrisht tė sėmurėve nga kanceri. Nė fund tė shekullit XIX spitalet nuk janė nė gjendje ta mjekojnė kėtė sėmundje e, me qė nuk kanė asnjė shpresė pėr ti shėruar njerėzit e prekur prej saj, i nisin nė shtėpi. Madje, me qė mendohet se kanceri ėshtė ngjitės, shumė tė sėmurė mbyllen nė njė ishull pranė Nju Jorkut e lihen atje derisa vdesin. Gjendja e tyre ėshtė vėrtetė e tmerrshme.
Pasi kaloi tre muaj nė spitalin e Nju Jorkut, Roza vendosi tė marrė njė apartament me qira nė zonėn mė tė varfėr tė qytetit, nė Lagjen Lindore, pėr tė mjekuar tė sėmurėt nga kanceri qė banonin atje. Kancerozėt vrapuan me shumicė nė shtėpinė e saj. Roza i pranonte tė gjithė. E ata kalonin pranė saj gjithė kohėn qė u mbetej pėr tė jetuar. Roza bėnte ēmos qė kjo kohė tė ishte sa mė e qetė. Me qė numri i tė sėmurėve vijonte tė shtohej ēdo ditė, ajo nisi ta kuptojė se nuk ishte e lehtė tė drejtohej njė spital falas. Vuri lajmėrime nė gazetat, duke kėrkuar njerėz tė gatshėm pėr ta ndihmuar. Nė lagjen e mjerė, ku jetonte Roza, arriti ndihmėsja e parė: ishte Alisė Huber, studente nė institutin e arteve tė bukura. Kur hyri pėr herė tė parė nė apartamentin e shndėrruar nė spital, me dyshekė tė shtruar nė tė katėr anėt, zuri hundėt nga era e keqe. Por shumė shpejt braktisi studimet universitare e nisi tė punojė pėrkrah Rozės.
Dy vjet pas arritjes sė Alisės, nė vitin 1899, dy mikeshat vendosėn tė veshin petkun e rregulltares: u bėnė murgesha. Roza mori emrin Motėr Meri Alfonsa e hartoi shpejt e shpejt disa rregulla tė thjeshta, por themelore, pėr kongregatėn qė nisi tė themelohej, nė atė vend mjerimi: motrat nuk duhet tė shprehnin kurrė neveri gjatė mjekimit tė tė sėmurėve, mjekim qė duhet ta bėnin plotėsisht falas
Pas vdekjes sė Rozės, mė 1926, me Alisėn u bashkuan edhe motra tė tjera. Bashkėsia domenikane, qė themeluan sė bashku Roza e Alisa e qė u quajt Kongregata e Shėn Rozės, vijon edhe sot misionin e saj me njė moto e tejet tė thjeshtė: Ne jemi pėr Zotin e pėr tė varfėrit!.
Krijoni Kontakt