Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 95

Tema: Inva Mula

  1. #31
    Inva Mula pushton "Campoamor" me tingujt shqiptarė

    Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet nė skenėn e teatrit "Campoamor" tė Asturias. Koncerti i saj recital mė 27 janar ėshtė pritur me entuziazėm nga publiku dhe mediat spanjolle. Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur qė nė kėtė recital tė shumėpritur pėr dashamirėsit e saj nė Spanjė tė shoqėrohej nga njė tjetėr shqiptar, pianisti Genc Tukiēi.

    Mungesa e Mulės nė stafin e interpretėve tė "La Bohčme"-ės sė Puccini-t nė sezonin e kaluar artistik nė operėn e Oviedos, mediat spanjolle e quajtėn si borxh qė ajo i kishte publikut asturian. Prezenca e shqiptares nė rolin e Mimisė nė kėtė opera, garantonte sukses tė plotė tė pjesės. Dhe tė mėrkurėn, kur ajo i 'lau borxhin' qė i kishte Oviedos, u demonstrua pėrse prania e saj do tė thotė sukses. Dy ariet qė i pėrkasin kėsaj opere e qė ishin nė pjesėn e parė tė programit tė recitalit tė saj, e bėnė pėr vete publikun i cili kishte mbushur vendet e sallės.

    Me sfond tė sė kaluarės sė "Campoamor" dhe kostum tė zi, Mula e hapi programin e recitalit me "Tri sonetet e Petrarch", qė mbajnė firmėn e Franz Liszt. Nė repertorin e kėngėve ndėr tė tjera kishte zgjedhur dhe "Pace non trovo", "Benedetto sia'l giorno", "I'vidi in terra angelici costumi". "D'onde lieta usci", aria qendrore e Mimit nė aktin e tretė tė "La Bohčme", mbylli pjesės sė parė tė koncertit. Pas pushimit, pianisti shqiptar Genc Tukiēi luajti disa "Variacione mbi njė temė shqiptare", duke paralajmėruar kėshtu muzikėn popullore, me tė cilėn Mula, tashmė e veshur me rroba ngjyrė bezhė, habiti, surprizoi dhe bėri pėr vete audiencėn. Pesė kėngėt me tė cilat sopranoja jonė pėrshkroi nė Asturias folklorin e vendit tonė, i paraprinė "Variacioneve me temė spanjolle", pėrsėri tė luajtura nga Genc Tukiēi. Pas muzikės popullore Mula iu rikthye edhe njėherė klasikes, duke interpretuar pesė kėngė tė tilla tashmė nė spanjisht. Ky ėshtė koncerti i fundit recital nė Operan e Oviedos, nė pritje tė sezonit tė ardhshėm tė Inva Mulės.

    GSH/BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a mund te dime se cileve artiste (15 thote Inva) zoti ramadani u ka dhene cmime dhe cfar kuptojne keto cmime?

    suksese Inves..

    do ishte mire qe ajo te dije te trajtoje nje problem qe lind mbas ndarjes se saje me cakon..

    qe femija e saje.. te kete mundesi te ledhatohet edhe nga cakua vete.. po dhe nga gaqua me grua sikurse nga avniu me grua..

    kjo eshte art me vehte..

  3. #33
    Sopranoja Inva Mula, dirigjenti Ermir Krantja, tenori Josif Gjipali janė disa nga artistėt e njohur shqiptarė, me tė cilėt Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit do tė hapė siparin e sezonit artistik tetor-dhjetor 2010. Nga data 1 deri mė 6 tetor nė skenėn e kėtij teatri do tė ngjitet premiera e operės "Pėrrallat e Hoffmanit" me libret tė Jacques Offenbach. Kjo do shėnoje edhe njė rikthim tė sopranos sė njohur Inva Mula nė skenėn shqiptare, e cila kėtė radhė do jetė edhe regjisorja e kėsaj pjese. Njė tjetėr figurė e artit shqiptar, qė do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit tė Operės gjatė kėtij sezoni, do tė jetė edhe dirigjenti Ermir Krantja, i cili do tė vijė nė Tiranė pėr tė drejtuar orkestrėn pėr njė koncert qė do tė mbahet pėr nder tė sopranos Tefta Tashko Koēo nė 100-vjetorin e lindjes sė saj. Ky koncert i parashikuar tė mbahet mė 25 tetor, do tė ketė nė program repertorin e sopranos sė madhe lirike shqiptare. Kalendari artistik i Teatrit tė Operės dhe Baletit deri mė dhjetor tė kėtij viti parashikon edhe aktivitete tė tjera si premierėn e operės "Othello", njė bashkėpunim ndėrmjet Teatrit "Verdi" tė Triestes, Operės sė Splitit dhe TOB-it.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #34
    TKOB, Inva Mula rikthehet magjishėm nė shtėpi

    Kur gjithė salla u ngrit nė kėmbė duke e duatrokitur, Inva Mula u gjunjėzua ne skenė dhe shijoi pėr disa sekonda atė reagim tė publikut qė duket se i kishte munguar pėr gati 20 vite. Sopranoja interpretoi me nivel artistik tre role nė premierėn absolute tė operės “Pėrrallat e Hofmanit” , duke kapėrcyer nė kėtė rikthim nė Tiranė, njė aventurė profesionale.
    Inva Mula: “Jam shumė e lumtur qė shijova duartrokitjet e ngrohta tė publikut. Kjo ishte njė aventurė pėr mua, por merita ėshtė e tė gjithė stafit”.
    Mula u shfaq nė skenė me rolin e parė, atė tė Olimpias, kulmin e tre kantatave e preku me rolin kryesor tė Antonias, dhe e mbylli me kurtizanen Xhulieta, tė treja tė dashurat e poetit Hofman interpretuar nga Luka Lombardi. Njė provė e kaluar me sukeses edhe pėr mexosopranon Vikena Kamenica, me njė rol qė e mbajti gjatė gjithė kohės nė skenė. Bas baritone, Nikolas Kavalier u mirėprit gjithashtu nga publiku shqiptar. “Pėrrallat e Hofmanit” me regji tė francezit Stefan Rosh, do tė shfaqet deri mė 7 tetor, ndėrsa sopranoja Inva Mula do tė interpretojė edhe tė dielėn. Opera e cila ēeli sezonin nė Tiranė, pėrveē muzikės sė mrekullueshme tė Zhak Ofenbah, dhe atmosferės tė fillim shekullit tė 19- tė, ishte njė risi sa i takon vėnies sė veprave franceze e mbėshtetur nga banka Societe Generale.
    Hubert De Saint Jean: “Ishte njė shkėlqim kjo vepėr qė erdhi nė Tiranė. Kėtė lloj shkėlqimi pėrpiqet tė pėrcjellė nė Tiranė “Societe General”.

    Klan TV
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #35
    Inva Mula, sukses me Violetėn nė Kinė

    Sopranoja me famė botėrore Inva Mula ka korrur pėrsėri duartrokitjet dhe admirimin e artdashėsve kinezė, kėtė herė me interpretimin e shkėlqyer nė rolin e Violetės, nė operėn “Traviata” tė Xhuzepe Verdit. Vėnė nė skenė nga Teatri Nacional i Artit nė Pekin, nė njė version krejt tė ri, nga Henning Brokhaus, regjisor dhe dramaturg i famshėm gjerman, opera e njohur e Verdit ka qenė njė surprizė e bukur pėr sopranon shqiptare, e cila pėrveē njė skene moderne dhe origjinale, ka gjetur si pjesė tė ekipit edhe mjeshtrin e madh tė kėngės lirike, baritonin spanjoll Huan Pons, me tė cilin ka pasur disa bashkėpunime. Inva Mula ka performuar nė rolin e Violetės nė dy shfaqje, ku natėn e parė ka pasur si partner nė rolin e Alfredos, tenorin e ri, por tė spikatur italian, Leonardo Caimi dhe Huan Pons nė rolin e babait tė Alfredos. Ndėrsa nė natėn e dytė, pėrkrah Inva Mulės kanė interpretuar dy nga artistėt mė tė shquar kinezė tė Teatrit tė Operės, Ding Yi dhe Liao Chaoyong. Siē ėshtė shprehur vetė Inva pėr shtypin e kėtushėm, produksioni i “Traviatės” nga Teatri Nacional i Pekinit ka qenė njė ndėr mė tė mirėt qė janė vėnė nė skenat botėrore. Njė ndėr risitė e tij ka qenė efekti i veēantė vizual, me skenėn qė ndryshohej si nė njė prodhim kinematografik, ndėrsa njė pasqyrė 246 m2 nė sfond, siē thotė Inva, pėr herė tė parė i ka dhėnė mundėsinė qė njėkohėsisht me spektatorėt, tė shikojė edhe interpretimin e saj, duke krijuar njė kontakt mė tė afėrt me publikun. Por Inva Mula flet me admirim edhe pėr nivelin e lartė tė interpretimit tė korit tė Teatrit tė Operės kineze, pėr ekzekutimin perfekt tė orkestrės dhe dirigjentin e saj, bashkėpunimi me tė cilėt bėri tė mundur triumfin e padiskutueshėm si protagoniste kryesore nė kėtė eveniment tė rrallė artistik. Nė fund tė dy shfaqjeve, sopranoja jonė ėshtė duartrokitur gjatė nga publiku jo vetėm pėr vokalin e shkėlqyer, por edhe interpretimin dramatik dhe plot ndjenjė tė Violetės.
    Media kineze e ka vlerėsuar si surprizėn mė tė madhe dhe mė tė bukur pjesėmarrjen e sopranos shqiptare nė rolin e Violetės nė operėn “Tranviata” dhe ėshtė ndalur gjatė nė karrierėn e saj artistike, duke theksuar faktin se Inva Mula ka lindur dhe ėshtė formuar si artiste nė Shqipėri, nė njė familje artistėsh, ndėrsa sot, nė gati 30 vjet tė jetės artistike, ajo ka arritur majat mė tė larta tė operės botėrore, duke interpretuar pėrkrah artistėve mė tė mėdhenj nė skenat mė tė famshme tė botės. Por artistja shqiptare gjatė ditėve tė qėndrimit nė Pekin ka treguar edhe pėr ndjenjat e miqėsisė qė ushqen pėr popullin kinez, aq sa gjatė njė konference shtypi i ka habitur gazetarėt e pranishėm kur ka filluar tė kėndojė njė kėngė kineze tė viteve ‘60, tė cilėn e kishte mėsuar nga babai i saj, Avni Mula. Pėr mė tepėr, ajo tregoi se sot ka njė mik kinez, babai i tė cilit gjithashtu dikur kishte qenė mik me babanė e saj dhe qė ajo e mėsoi rastėsisht nga njė fotografi qė i tregoi miku i saj kinez. Njė miqėsi, qė siē u tha Inva gazetarėve, ka vazhduar nga njėri brez tek tjetri. Kjo ėshtė hera e tretė qė artistja shqiptare Inva Mula vjen nė Pekin dhe performon pėr publikun kinez. Pėr herė tė parė, nė vitin 2003, ka marrė pjesė nė njė festival ndėrkombėtar tė muzikės dhe njė vit mė vonė po nė njė tjetėr festival ka qenė protagoniste kryesore nė operėn “Romeo dhe Zhuljeta”, me rolin e Zhuljetės. Inva Mula ka vendosur tashmė njė bashkėpunim konstant me institucionet artistike nė Kinė, duke prezantuar tek artdashėsit kinezė, jo vetėm njė artiste shqiptare tė pėrmasave ndėrkombėtare, por edhe duke ringjallur traditėn e shkėmbimeve artistike mes dy vendeve.

    Pėrgatiti Iljaz Spahiu
    Pekin, mė 20 shkurt 2011

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #36
    Inva Mula: Pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė do bėj njė aktivitet madhėshtor

    Pasi ka bėrė njė vizitė disa ditore nė Shqipėri, artistja e famshme Inva Mula nuk e ka lėnė pas dore edhe Kosovėn, sidomos tani qė ka edhe njė arsye mė shumė, tė takojė miqtė edhe familjarėt e z.Ramadani siē e thėrret dhe ajo vetė. Nė intervistėn e mėposhtme artistja shpreh kėndvėshtrimin e saj mbi nivelin e artit shqiptar dhe tregon pėr dashurinė qė ka pėr Kosovėn…
    Zonja Inva, cilat janė arsyet e qėndrimit tuaj nė Kosovė?
    Nė fakt kam ardhur thjesht pėr njė vizitė, ose pėr njė detyrim miqėsor dhe pėr tė takuar disa miq. Gjithmonė kur jam nė Shqipėri kam dėshirė tė vij edhe nė Kosovė.

    Po raportet tuaja me Kosovėn cilat janė?
    Raportet e mia me Kosovėn janė raporte qė kanė ekzistuar gjithnjė. Ju e dini qė babai im ėshtė gjakovar dhe unė qė e vogėl kam dėgjuar pėr Kosovėn. Njė pjesė tė familjes e kam pasur nė Gjakovė, njė pjesė nė Prishtinė dhe kam pasur njė hallė, e cila ma ka ushqyer kėtė dashuri dhe qė pos kėsaj dashurie, ajo kishte edhe njė mall tė madh pėr Kosovėn, sepse gjysma e familjes i kishte ngelur kėtu. E mbaj mend hallėn time, e cila gjithnjė me lot nė sy mė ka folur pėr Kosovėn dhe kjo ishte pjesė e fėmijėrisė sime, sot jam e lumtur qė nuk ka mė lot mes njerėzve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Komunikimi mes nesh sot ėshtė i mrekullueshėm, falė edhe kėsaj rruge qė kemi. Lidhja ime me Kosovėn ėshtė njė lidhje qė ėshtė brenda vetes sime.

    Kjo mė shumė ndoshta tani qė keni krijuar dhe njė lidhje tė rėndėsishme, ose tė them ndryshe jeni bėrė nuse e Kosovės?
    Sigurisht qė kjo shton atė intensitetin e miqėsisė qė ne kemi, por nuk ėshtė ajo kryesorja. Nuk ėshtė qė kjo lidhje e ka krijuar, por ndoshta e ka shtuar kėtė dashuri pėr Kosovėn. Unė sot kam mė shumė miq. Zoti Ramadani, ka njė rend tė gjerė shoqėror dhe familjar dhe mė vjen shumė mirė qė ajo dashuri qė unė kam pasur, ėshtė intensifikuar edhe me kėtė lidhje.
    Sa mendoni qė njiheni nė Kosovė?
    Kudo qė jam unė kam edhe fansat e mi, nė mesin e tė cilėve janė edhe shumė tė rinj kosovarė. Unė nuk e kam ndarė asnjėherė publikun nga Shqipėria dhe publikun nga Kosova. Ai ėshtė tepėr i pranishėm. Mendoj se nė Kosovė njerėzit vėrtet mė ēmojnė dhe unė ju detyrohem. Prezenca ime artistike ėshtė pak e mangėt kėtu...

    Ndoshta kjo edhe pėr shkak tė mungesės sė njė tradite nė muzikėn klasike?
    Kėrkesa kam pasur, por ndoshta kjo ka ndodhur mė shumė pėr shkak tė axhendės sime tė ngjeshur. Unė edhe nė Shqipėri kur kam pasur aktivitete, gjithmonė kam thėnė se vepra ime ėshtė ajo qė unė bėj jashtė vendit. Nė kėtė rast edhe emocioni dhe pėrjetimi ėshtė gjithmonė mė i madh dhe edhe shqiptarėt ndjehen mė krenarė. Nė konceptin tim ėshtė qė shqiptarėt tė ndjehen krenarė mė atė qė unė krijoj nė botė, sikurse edhe unė ndjehem krenare me tė arriturat e shqiptarėve tė tjerė nė botė.

    Zonja Inva, mė thoni cilat janė projektet tuaja sot?
    Gjatė kėtij muaji do tė qėndroj pak mė gjatė nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Ėshtė njė lloj pushimi qė i kam dhėnė vetės. Kėtė herė do tė jem mė shumė me familjen. Nėse dikur kam qėndruar mė sė gjati pesė ditė, tani do tė rri gati njė muaj. Por i kam realizuar tashmė dy projekte nė Francė, tė cilat qenė tė gjata e tė vėshtira dhe mė kanė kėrkuar shumė mund. Njėra nė operėn e Parisit dhe tjetra nė operėn e Avinjonit tė Francės.
    Nė janar sėrish i filloj aktivitetet, duke nisur me operėn e Vjenės, atė tė Barcelonės dhe nė operėn e Parisit, pėr t'i vazhduar aktivitetet nė muajt e verės, me festivalet e rėndėsishme tė Dubrovnikut dhe Lubjanės, nė shtator jam nė operėn e Bolonjės e kėshtu me radhė. Pa harruar sigurisht se viti i sivjetshėm ėshtė njė vit i rėndėsishėm, njė vit jubilar. Nėntori ėshtė muaji i 100-vjetorit tė pavarėsisė dhe kėtė muaj e kam lėnė tė lirė pėr t'iu kushtuar aktiviteteve tė shėnimit tė kėsaj date, nė Shqipėri dhe pse jo edhe nė Kosovė. Dua tė bėj njė aktivitet madhėshtor qė do tė pėrfshijė edhe artistė tė tjerė. Njė prodhim timin jo vetėm si interprete, por edhe si koncept, kjo pėr tė bėrė detyrėn dhe borxhin qė unė kam ndaj kombit.

    Edhe njė pyetje pėr nivelin e kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, si iu duket?
    Koncepti i kulturės shqiptare ėshtė shumė i gjerė. Unė them se ne duhet tė analizojmė, tė studiojmė se pse kultura shqiptare ka pėsuar kaq dėme, nė pėrgjithėsi. Nėse do tė flas pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi, duhet tė flas pėr kulturėn qė zhvillohet jo vetėm nė Shqipėri, por edhe pėr atė qė zhvillohet jashtė trojeve shqiptare. Vetė historia jonė ka qenė njė histori e dhimbshme qė e ka ndarė kombin. Kultura nė Shqipėri ka pėsuar njė goditje tė madhe nė kohėn e diktaturės, duke qenė e orientuar nga realizmi socialist dhe nė atė kohė, shumė artistė detyroheshin qė tė krijonin sipas diktateve.
    Tani ėshtė momenti qė shqiptari tė shprehet lirshėm. Unė kujtoj se shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė shumė tė talentuar. Ndoshta populli shqiptar do tė rimėkėmbėt edhe nga ana financiare, tė jetojė mė mirė dhe ta shprehė talentin e tij, pa censurė, ashtu siē e meriton.
    Gjatė kohėve tė fundit ka pasur disa artistė qė me vlerat e tyre kanė depėrtuar suksesshėm nė botė, duke e kthyer vėmendjen e opinionit botėror pėr vlera tė qėndrueshme tė kulturės shqiptare.
    Artisti ka njė rol shumė tė rėndėsishėm dhe nuk pėrfaqėson vetėm vetveten, por edhe kulturėn e kombit tė vet. Artisti ka njė detyrim, i cili i kthehet nė pasqyrė si vlerė e kombit tė vet. Unė e kam provuar mbi supet e mia. Kam pasur shumė paragjykime, sepse bota nuk e njihte artin shqiptar. Kam marrė mbi supe diēka pėr tė cilėn nuk isha e pėrgatitur, por qė mu vu mbi supe dhe jam shumė e lumtur qė sot ka artistė nga Shqipėria dhe nga Kosova, qė i pėrfaqėsojnė denjėsisht vlerat e artit shqiptar nė botė. Ne jemi ambasadorėt e kulturės shqiptare dhe ata qė e pėrēojmė mesazhin shumė shpejt. Arti e ka kėtė veti, qė ėshtė njė mesazh imediat, i momentit. Atė qė politika duhet ta bėjė pėr vite pėr kombin e vet, njė artist e bėn vetėm me njė performancė.
    Marrė nga "Zėri i Kosovės".- GSH
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #37
    Inva Mula, Rikthimi nė skenė1 muaj pas lindjes

    Sopranoja Inva Mula edhe pse ėshtė duke pritur ardhjen nė jetė tė vajzės sė saj tė parė me bashkėshortin Et’hem Ramadani, nuk i ka lėnė pas angazhimet e karrierės artistike. Vetėm njė muaj pas lindjes, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Festivalit tė Muzikės Klasike “Choregies Orange” qė zhvillohet nė teatrin antik “Orange”, nė njė nga monumentet mė tė bukura nė Francė, qė vjen si dėshmi e epokės romake. Nė kėtė skenė do tė shfaqen nė fillim tė muajit korrik dy nga operat mė tė famshme tė Puēinit, “La Boheme” dhe “Turandot”. Sipas AFP-sė, sopranoja shqiptare Inva Mula do tė interpretojė rolin e saj mė tė dashur, Mimi nė operan “La Boheme” qė ēel dhe festivalin mė 7 korrik. Programi i festivalit ėshtė bėrė publik pak ditė mė parė, ēka do tė thotė dhe rikonfirmim nga ana e Inva Mulės qė do tė jetė pjesė e projektit tė vėnies nė skenė tė kėsaj opere. Ndėrkohė qė duket se sopranoja edhe pse shtatzėnė, ėshtė e angazhuar nė provat e koreanit Myung-Whun Chung qė do tė vėrė nė skenė kėtė opera. “Ylli i skenave operistike, sopranoja Inva Mula ėshtė mėsuar tashmė me rolin e Mimi-t te opera ‘La Boheme”, – shkruan AFP. Kjo opera i ėshtė besuar dirigjentit Jugut Myung-Whun Chung nga Koreja e Jugut, i cili do tė drejtojė Orkestrėn Filarmonike tė Radio-Francės. “Kjo opera qė ndėrthur gėzimin, dashurinė dhe dėshpėrimin, do tė ngjisė nė skenėn e teatrit antik sopranon shqiptare Inva Mula nė krah tė baritonit Tézier Ludovic, si dhe bas-baritonin italian Marco Spotti, i cili pėr herė tė parė merr pjesė nė kėtė festival dhe pėrkrah dy yjeve si Inva Mula dhe Tézier Ludovic”, – shkruan AFP. Festivali operistik “Choregies Orange” zhvillohet nga data 7-31 korrik, por biletat pėr publikun janė shitur tashmė dhe programi i festivalit ėshtė publikuar pak ditė mė parė nė njė konferencė pėr shtyp. Opera tjetėr e Puēinit “Turandot” do tė drejtohet nga Michel Plasson dhe Orkestra Kombėtare e Francės. Programi i festivalit pėrfshin dhe vepra tė tjera nga Mozarti, Rossini, por dhe koncerte tė muzikės lirike. Rezervimet e biletave pėr kėtė festival janė mbyllur qė nė tetor tė 2011-ės. Ky festival ėshtė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme qė daton qė nė vitin 1860 dhe ėshtė festivali mė i vjetėr nė Francė. Skena antike ku zhvillohet ky festival mban rreth 9.000 spektatorė dhe ėshtė njė nga skenat qė renditet nė vendet e para pėr sa i pėrket akustikės. Pėrdorimi i kėsaj skene pėr shfaqje muzikore filloi tė pėrhapej aty rreth vitit 1971 dhe nė kėtė skenė janė ngjitur kėngėtarėt mė tė mėdhenj lirikė tė tė gjitha kohėrave.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #38
    Inva Mula sjell nė jetė Ninėn e vogėl nė klinikėn ku lindi Karla Bruni

    Sopranoja shqiptare me famė botėrore Inva Mula u bė nėnė ditėn e djeshme. Nė orėt e paradites erdhi nė jetė vajza e ēiftit Mula-Ramadani, qė trashėgon emrin e sė gjyshes, e larguar nga jeta nė funddhjetori tė vitit tė kaluar. Inva ka bėrė njė lindje normale dhe Nina e vogėl gėzon shėndet tė plotė. Mėsohet se spitali nė tė cilin sopranoja ka sjellė nė jetė tė bijėn ka qenė ai ku ka lindur edhe gruaja e Presidentit francez, Carla Bruni, nė tetor tė vitit 2011. Bashkėshorti i sopranos, Ethem Ramadani, i cili kishte kohė qė e priste me emocion kėtė lindje, i ka qėndruar pranė gjatė lindjes. Miqtė francezė dhe shqiptarė tė ēiftit i kanė kėnduar vajzės: “Elle est neé la petite Nina”, njė kėngė e improvizuar qė nė shqip pėrkthehet “Lindi Nina e vogėl”. Nina, ėshtė fėmija i dytė i sopranos, pas djalit qė ka nga martesa e parė me kompozitorin dhe kėngėtarin Pirro Ēako.

    Shtatzėnia e Inva Mulės

    Vetėm nė muajin e pestė tė shtatzėnisė u bė publik lajmi se ēifti i ri, Mula-Ramadani, do tė bėheshin prindėr. Kjo sepse Inva pėrherė ka preferuar t’i mbajė tė fshehta ngjarjet nė jetėn e saj private. Nga shumė njerėz, po edhe nga vetė ēifti, shtatzėnia nė moshėn 49-vjeēare u konsiderua si njė mrekulli. Inva Mula dhe Ethem Ramadani janė martuar nė vitin 2009, nė Kėshtjellėn e Davidit, njė nga mė tė bukurat nė Jerusalem, njė ngjarje e cila edhe pse u pėrpoq tė ishte e fshehtė, nuk kaloi pa vėmendjen e duhur nė media. Vetėm njė muaj pas lindjes, ajo do tė ngjitet nė skenėn e Festivalit tė Muzikės Klasike “Chorégies d’Orange”. Nė kėtė skenė do tė shfaqen nė fillim tė muajit korrik dy nga operat mė tė famshme tė Puēinit, “La Boheme” dhe “Turandot”. Sopranoja shqiptare Inva Mula do tė interpretojė rolin e saj mė tė dashur, Mimi, nė operan “La Boheme”, qė ēel dhe festivalin mė 7 korrik.

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    E la PIRRON per leket e atij
    pfffffff e pash te opinion tamam si kurve bordellosh tregonte lidhjen e saj
    zoti ramadani thoshte fevziu
    zoti ramadani thoshte dhe kjo
    jepna nji pasaporte kosovet kares
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #40
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pse flet/shkruan ne kete menyre ti ore?! Pirro je ti? Ncuq?! Dhe keep your mouth shut ! Shif punen tende e ska cte duhet se cben tjetra. Ne nje teme tjeter ku martoheshin me serb- predikoje qe eshte jeta e tyre.... Kshuqe mos u merr me llafe per jeten e tjetres! Kapish ?!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •