Inva Mula pushton "Campoamor" me tingujt shqiptarė
Sopranoja e njohur shqiptare rikthehet nė skenėn e teatrit "Campoamor" tė Asturias. Koncerti i saj recital mė 27 janar ėshtė pritur me entuziazėm nga publiku dhe mediat spanjolle. Sopranoja Inva Mula kishte zgjedhur qė nė kėtė recital tė shumėpritur pėr dashamirėsit e saj nė Spanjė tė shoqėrohej nga njė tjetėr shqiptar, pianisti Genc Tukiēi.
Mungesa e Mulės nė stafin e interpretėve tė "La Bohčme"-ės sė Puccini-t nė sezonin e kaluar artistik nė operėn e Oviedos, mediat spanjolle e quajtėn si borxh qė ajo i kishte publikut asturian. Prezenca e shqiptares nė rolin e Mimisė nė kėtė opera, garantonte sukses tė plotė tė pjesės. Dhe tė mėrkurėn, kur ajo i 'lau borxhin' qė i kishte Oviedos, u demonstrua pėrse prania e saj do tė thotė sukses. Dy ariet qė i pėrkasin kėsaj opere e qė ishin nė pjesėn e parė tė programit tė recitalit tė saj, e bėnė pėr vete publikun i cili kishte mbushur vendet e sallės.
Me sfond tė sė kaluarės sė "Campoamor" dhe kostum tė zi, Mula e hapi programin e recitalit me "Tri sonetet e Petrarch", qė mbajnė firmėn e Franz Liszt. Nė repertorin e kėngėve ndėr tė tjera kishte zgjedhur dhe "Pace non trovo", "Benedetto sia'l giorno", "I'vidi in terra angelici costumi". "D'onde lieta usci", aria qendrore e Mimit nė aktin e tretė tė "La Bohčme", mbylli pjesės sė parė tė koncertit. Pas pushimit, pianisti shqiptar Genc Tukiēi luajti disa "Variacione mbi njė temė shqiptare", duke paralajmėruar kėshtu muzikėn popullore, me tė cilėn Mula, tashmė e veshur me rroba ngjyrė bezhė, habiti, surprizoi dhe bėri pėr vete audiencėn. Pesė kėngėt me tė cilat sopranoja jonė pėrshkroi nė Asturias folklorin e vendit tonė, i paraprinė "Variacioneve me temė spanjolle", pėrsėri tė luajtura nga Genc Tukiēi. Pas muzikės popullore Mula iu rikthye edhe njėherė klasikes, duke interpretuar pesė kėngė tė tilla tashmė nė spanjisht. Ky ėshtė koncerti i fundit recital nė Operan e Oviedos, nė pritje tė sezonit tė ardhshėm tė Inva Mulės.
GSH/BalkanWeb
Krijoni Kontakt