Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 126
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha në Kuvend: Fazlliç është miku im. Për të jam gati për mocion debati!

    Kuvendi nisi sot pasdite me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me skandalin e fundit të lidhjes së kryeministrit Berisha me Damir Fazlliç. Ky i fundit konsiderohet si super-sekseri i Ballkanit dhe është akuzuar për mashtrim financiar dhe trafik armësh nga prokurori e Bosnjës. Kryeministri Berisha ka reaguar duke thënë se është i gatshëm të përballet me PS dhe mocionin e kërkuar prej tyre. Madje Berisha tha se ai është i gatshëm të sjellë edhe Fazlliç në Shqipëri por kjo, sipas kryeministrit, nuk i leverdis opozitës.

    TIRANË - Në minutat e para të seancës së pasdites në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Berisha ka deklaruar se pret me padurim mocionin për debat kërkuar nga Partia Socialiste. “Zonja kryetare po të betohem që e pres me kënaqësinë më të madhe atë mocion. Vetëm dua që të përgatiteni për transparencën më të madhe të historive të këtij vendi të arkivës së krimit. Unë vetëm kaq dua. Kam mbajtur një heshtje që mezi e kam mbajtur”.

    Në këtë mënyrë i është përgjigjur kryeministri Berisha akuzave të opozitës për lidhje të tij me Damir Fazlliç, serbo-boshnjakun e arrestuar për mashtrim financiar dhe trafik armësh. Më tej Berisha tha se do të ftojë Fazlliç në Shqipëri dhe do të zbardhë të vërtetat. “Unë ju sjell këtu Damir Fazlliç”, tha Berisha duke shtuar se sipas tij opozita nuk e do një gjë të tillë.

    Me ironi kryeministri Berisha tha se është i gatshëm për debat dhe madje falënderon Ramën që e nxiti për të thënë të vërtetën. Një e vërtetë që sipas tij ai ka prej kohësh që e mban. “Unë di shumë gjëra po nuk i them”, tha Berisha përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

    Në lidhje me këtë kryetarja e grupit parlamentar të PS Valentina Leskaj e ka cilësuar këtë deklaratë një fyerje për parlamentin dhe një kërcënim të kryeministrit Berisha. “Berisha të ftojë Fazlliç në Shqipëri, ne nuk trembemi nga e vërteta”, ka deklaruar Leskaj. Të gjithë folësit e opozitës që kanë marrë fjalën gjatë seancës kanë hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit për lidhjet e tij me Fazlliç.

    Nënkryetari i Grupit të PS, Braçe ka zbardhur lidhjet që sipas tij ekzistojnë mes kryeministrit dhe të afërmve të tij me Fazlliç. Braçe ka listuar një sërë emrash të cilët sipas tij kanë bërë të mundur që Fazlliç të pastrojë para në Shqipëri dhe ka kërkuar hetimin e kësaj mega afere.
    “Fazlliç ka hapur 3 firma në një ditë në Shqipëri por në total ai ka 5 firma në vendin tonë. Këto firma Damir Fazlliç i ka hapur fill pas ardhjes së partisë Demokratike në pushtet”, deklaroi Braçe në seancë. Në vijim ai i ka kërkuar nëpërmjet një apeli që të autoriteteve të zbatimit të ligjit që të hetojnë këtë xhiro kriminale.

    Sot, burime shumë të besuara i konfirmuan “Balkanweb” se ajo ka hapur një hetim për faktet e denoncuara nga media për bizneset e Fazlliç në Shqipëri.


    (a.s/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BE, operacion antimafie në Ballkan

    Pas arrestimit të Damir Faslliç, Brukseli do të mbështesë një aksion të gjerë kundër trafikantëve të armëve, drogës dhe duhanit

    Bashkimi Evropian sapo ka nisur një operacion të madh antikrim në të gjithë Ballkanin, i cili me kapjen e Damir Faslliçit ka inauguruar vetëm fillimin e tij. Brukseli, nëpërmjet strukturave të tij, të koordinuara nga Komisioni Evropian, Presidenca e BE-së, si dhe përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe shtetet e Ballkanit, ka iniciuar dhe mbështetur një aksion që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Objektivi: Shkatërrimi i "baronëve" të krimit të organizuar, duke i dërguar ata para drejtësisë. Rrugët: Mbështetja e institucioneve të vendeve ballkanike që zhvillojnë luftën ndaj krimit të organizuar dhe përkrahja e fuqishme logjistike dhe financiare, si dhe me asistencë teknike për të koordinuar veprimet e të gjitha vendet. Shtrirja e operacionit: Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoni.


    Goditja


    Bashkimi Evropian, i cili është faktikisht "protektori" i Bosnjë-Hercegovinës, ka iniciuar dhe mbështetur superoperacionin antikriminal në vendin ballkanik, ku ka në dorë autoritetet politike, ato policore, si dhe trupat ushtarake. BE mbikëqyr qeverisjen vendore nëpërmjet Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë Special për Bosnjë-Hercegovinën, drejton luftën ndaj krimit, nëpërmjet misionit policor të Bashkimit Evropian, si dhe trupën ushtarake EUROFOR. Arrestimi i Damir Faslliçit u bë pas një sporti të fuqishëm të policisë federale boshnjake dhe Prokurorisë nga Bashkimi Evropian, i cili ka inkurajuar autoritetet vendase për të vazhduar "gjuetinë ndaj baronëve të krimit".


    Shqipëria


    Brukseli, prej kohësh ka "shtyrë" autoritetet shqiptare drejt një lufte më të fortë dhe konkrete ndaj krimit të organizuar. Në raport-progresin për vitin 2008, i cili do të shpërndahet në fillim të nëntorit, lufta ndaj krimit do të jetë në ballë të kushteve ndaj qeverisë. Por, përveç kësaj, strukturat e Bashkimit Evropian pritet të mbështesin fuqishëm edhe në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me Policinë e Shtetit, një operacion për të arrestuar pjesëtarët më të mëdhenj të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, siç janë trafiku i armëve, i drogës, i cigareve, por edhe i aktiviteteve të tjera kriminale, të cilat i kanë siguruar sasi të mëdha parash dhe lidhje të fuqishme me nivele të larta të politikës dhe administratës shqiptare.

    Zbulimi

    Trafiku i armëve ballkanike, nga Gjeorgjia në Armeni e Azerbajxhan








    Lufta në Gjeorgji nisi të nxjerrë dalëngadalë "Petët e lakrorit" të një tregtie të fuqishme të armëve që është zhvilluar në terrenin e Ballkanit. Shefi i shtabit të ushtrisë ruse deklaroi në mediat ndërkombëtare se Tbilizi ishte furnizuar me armë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj. Dalja e një fakti në nivele kaq të larta shtetërore ka shtyrë strukturat e Bashkimit Evropian për të hetuar lidhjet e trafikut ndërkombëtar të armëve që kanë pasur si terren rajonin e supermilitarizuar të Ballkanit. Duke qenë prej kohësh terren luftërash dhe urrejtjesh të mëdha, rajoni ynë ka qenë një nga depot më të mëdha të armatimit dhe municionit gjatë viteve. Por vitet e fundit, këto armë nisën të dalin nga Ballkani, duke furnizuar terrenet e reja të luftimit, siç ishte Gjeorgjia, Armenia, apo Azerbajxhani. Por ajo që ka shqetësuar më shumë Brukselin është pikërisht fuqizimi i grupimeve kriminale të tregtisë së armëve, që gjithnjë e më shumë po merrnin në dorë qeveritë dhe klasën politike të vendeve të Ballkanit. Trafikantët e armëve janë në krye të listës së ndërmarrjes së madhe antikrim të nxitur nga BE-ja.


    Serbi

    Misteri i vrasjes së dy agjentëve


    Një vrasje e dy ish-pjesëtarëve të shërbimit sekret ushtarak serb ka rikthyer dyshimet për eliminime të dëshmitarëve të aktiviteteve kriminale dhe bashkëpunëtorëve të Gjykatës Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës. Siç thekson radioja serbe B92, vrasja e dy ish-pjesëtarëve të ish-ushtrisë jugosllave, Dragan Jakovljeviç dhe Drazhen Milovanoviç, që u eliminuan katër vite më parë, ende nuk është sqaruar edhe pas dy hetimeve komplete. Dy ish-pjesëtarët e strukturës sekrete ushtarake të njohur si "Karash" u vranë më 5 tetor të vitit 2004 në rrethinat e Beogradit. Në hetimet për këtë çështje është marrë edhe FBI-ja amerikane, e cila ka ndjekur një ekspertizë të plotë dhe të pavarur. Vrasja e dy pjesëtarëve të ish-shërbimit ushtarak sekret serb, sipas mediave serbe, është e lidhur me dëshminë e tyre për rrjetet kriminale ballkanike, si dhe bashkëpunimin me gjykatën e OKB-së kundër krimeve të luftës.


    Faslliç lirohet me kusht dhe largohet nga territori i Bosnjës


    Biznesmeni figuron në listat e Interpolit për lidhjet me krimin


    Biznesmeni i njohur boshnjak, Damir Faslliç, është liruar me kusht nga autoritetet federale të Bosnjë-Hercegovinës, pasi ka paguar një sasi të madhe parash si garanci. Burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës kanë lajmëruar për mediat lirimin me kusht të Damir Faslliç, një ndër biznesmenët mbi të cilin rëndojnë dyshime të mëdha për lidhje me botën e krimit të organizuar. Policia vendase nuk ka sqaruar nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por të njëjtat burime thonë se Damir Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe trafik armësh. Shoqërimi i Faslliç mjaftoi që shtypi vendas të zbardhë praninë e tij në Shqipëri me një numër biznesesh fitimprurëse, duke provuar dhe implikimin e ministrave shqiptarë të qeverisë aktuale me atë që është cilësuar si trafikanti më i madh i Ballkanit.

    Operacioni i policisë boshnjake i finalizuar para dy ditësh me kapjen e 8 personave, mes të cilëve Damir Faslliç, Naser Oriç, ish-komandanti serb i Bosnjës i gjykuar nga Haga për krime lufte dhe dy bashkëpunëtorë të tyre për mashtrim financiar, ka lënë në liri me kusht disa prej tyre, mes të cilëve edhe Damir Faslliç.

    Ende nuk ka të dhëna nga policia Federale e Bosnjës nëse Faslliç ka paguar për lirinë me kusht, por burime të Prokurorisë Federale të Bosnjës thonë se Faslliç do jetë nën hetim jo vetëm për mashtrim financiar, por dhe për trafik armësh, në një rrjet ku dyshohet se kanë lidhje edhe krerët më të lartë të vendit ballkanik, i cili u përfshi në një luftë të egër gjakatare në fillim të viteve ‘90. Në kushtet e "arrestit me burg" do të vazhdojë të jetë Naser Oriç, një ish-i akuzuar i Hagës dhe komandant boshnjak mysliman i kohës së luftës në Srebenicë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Zahira Oriç. Në burg vazhdon të jetë një tjetër i akuzuar, Dzermin Kadriç. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje u lanë të lirë Nedim Sahinpasiç, Damir Faslliç, Mujo Mandiç, i ashtuquajturi Mandza, si dhe Branislav Cvjeticanin Sviç.

    Ndërkohë, mësohet se policia federale e Bosnjës ka vazhduar aksionin për kapjen e personave të tjerë të implikuar në krimin e organizuar, mes të cilëve ishte dhe Damir Faslliç.

    Konfirmimi

    Policia e Bosnjës ka konfirmuar për "Top Channel" ndalimin e personit që shkaktoi mjaft polemika në Shqipëri për shkak të dyshimeve të hedhura vazhdimisht nga opozita për lidhjet e tij, jo vetëm politike, me drejtuesit e mazhorancës aktuale. Në një prononcim për "Top Channel", zëdhënësi i policisë së Bosnjë-Hercegovinës, Robert Cvrtak, deklaroi se gjatë operacionit janë arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar dy të tjerë, njëri ndër ta Damir Faslliç. "Ajo që dua t‘u them është se në kohën e operacionit kemi arrestuar dy persona që janë kapur në kryerje të veprës, por edhe dy persona të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në momentin që është kryer aksioni. Është e vërtetë që Faslliç ka qenë një nga këta të shoqëruarit", është shprehur Cvrtak.

    Përfshirja


    Lidhja e boshnjakut si lobist i fuqishëm me politikën shqiptare



    Pas tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri, emri i Faslliçit u bë i ditur nga disa media shqiptare edhe si ndërmjetësi mes MEICO-s e Delijorgjit nga njëra anë, me shoqërinë e Diverolit për tregtinë e fishekëve në Afganistan. Faslliç është i njohur në vendin tonë edhe për lidhjet e tij me qeverinë shqiptare, veçanërisht me Partinë Demokratike. Gjatë vitit 2005, Damir Faslliç ishte ndërmjetësi kryesor për lidhjen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë BG&R, e cila ishte konsulentja zyrtare e kësaj partie në fushatën elektorale. Pas fitores së kësaj partie në zgjedhjet elektorale, Faslliç filloi të bëhej gjithnjë e më shumë i pranishëm në Shqipëri dhe sipas burimeve të medias, ai ka qenë ndërmjetësi kryesor për të sjellë në vendin tonë shumë firma, të cilat janë marrë kryesisht në fushën e ndërtimeve dhe të karburanteve. Ai konsiderohej prej kohësh si mjaft i dyshuar, për shkak të bizneseve të shumta ndërmjetësuese, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë emri i tij figuron si pronar i disa aktiviteteve private. Emri i tij është shënuar në zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si pronar i firmës ROMPETROL DISTRIBUTION ALBANIA, e cila merret me tregti karburantesh me shumicë dhe pakicë. Nën të njëjtin emër, Faslliç ka regjistruar edhe një subjekt tjetër për shitjen e karburantit. Ndërsa shoqëria e tretë e regjistruar prej tij është CROWN ACQUISITIONS, e cila është e regjistruar në vitin 2005. Shoqëria e katërt që figuron në emrin e Faslliç në QKR është subjekti ALPHA.




    E majta


    Opozita akuzon Kryeministrin Berisha për lidhje me Faslliç


    Braçe: Biznesmeni misterioz, aktivitet jolegal në Shqipëri


    Arrestimi i biznesmenit boshnjak, Damir Faslliç, ka bërë që opozita t‘u rikthehet sërish akuzave ndaj Kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka renditur dje disa nga akuzat korruptive që opozita mendon se kanë lidhje me biznesmenin Faslliç dhe Kryeministrin Berisha e ministrin Basha. Duke u ndalur në fakte konkrete, Braçe është shprehur se opozita disponon një material me rreth 800 faqe, në të cilin janë të evidentuara të gjitha shkeljet e bëra nga biznesmeni boshnjak në vendin tonë, veprime që janë kryer sipas tij në mbështetje me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha. Sipas Braçes, shtetasi Damir Faslliç ka kryer në Shqipëri aktivitete të paligjshëm, jolegale, deri kriminale. Ka ndërtuar lehtësisht pesë firma këtu, tre brenda dy ditësh, dy prej të cilave brenda një dite, tre në ortakëri të plotë me familjarë shumë të afërt të ministrit të shtetit, Lulëzim Basha. Të gjashta kompanitë, në statut kanë një objekt, tregun e pasurive të paluajtshme, tregun e ndërtimeve dhe çdo gjë tjetër që varej nga ajo ministri. Në tre prej tyre emëron administrator kunatin e ministrit të Punëve Publike dhe Ndërtimit, Lulëzim Basha, Erion Isufi. Një vit më parë, në qershor të 2007-ës, nis procedurën e shitjes së njërës prej 6 kompanive bonjake, kompanisë "Croun Acquisitions", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për autoritetet legale të shtetit. Partneri blerës gjendet në Qipro, kompania "Altaria Research Limited", veprimtaria e së cilës është tërësisht në errësirë për institucionet legale të shtetit. Në Tiranë blerësi nuk vjen, nuk sjell as përfaqësues, por më 14 maj i jep prokurë të posaçme dhe fuqiplotë avokates Flutura Kola, e deklaruar si ortake e Argita Malltezit, në një dëshmi publike të saj në një televizion kombëtar në vitin 2007. Mbyllin shitjen për plot 1.7 mln euro në korrik të vitit 2007. Kjo edhe pse kompania nuk ka asnjë aset të deklaruar në autoritetet e ligjit në Shqipëri. Kontratën e shitjes nuk e firmos asnjë qipriot, por shqiptarja Flutura Kola. Një muaj nga shitja, Damir Faslliç krijon një tjetër kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA quhet, regjistrimin e së cilës e bën avokatja Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuron si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kolës, dhe emëron si kontabiliste znj. Shpresa Breçani, e njohur sot e gjithë ditën si mbesa e Sali Berishës.


    Shqip
    Sui generis

  3. #13

    Berisha: duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vend

    Berisha e Fazllic: Jemi miq, e kemi per nder
    Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

    Shekulli Online
    Hene, 06 Tetor 2008 21:39:00
    Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga nje destinacion qe identifikohet si Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.

    Ne nje kontakt me nje korrespodent te medias shqiptare ne Londer, Fazllic, ka thene se "lajmet e perhapura per te ne Tirane" jane shpifje, por nuk ka pranuar te komentoje arrestimin dhe akuzat e ngritura per te nga prokuroria ne Bosnje.

    Fazllic ka shtuar ne te njejtin prononcim se "e ka per nder qe eshte miku i Berishes"

    Po kaq i nderuar dhe i betuar ne miqesi eshte shfaqur po sot kryeministri i vendit. Ne sallen e Parlamentit, ku ishte thirrur nje interpelance nga opozita, me tonet e tij te zakonshme euforike, Berisha ka thene qe "e ka per nder qe eshte miku i Fazllic" dhe se eshte gati te shkoj ne mocion per te dhe se "duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi".

    Fazllic akuzohet nga Prokuroria e vendit te tij, per pastrim parash, trafik armesh dhe nje sere akuzash te tjera, nderkohe qe nga Tirana ai ka bere transferta dhe shitje kompanish fantazme me forma noteriale prane familjes se kryeministrit.

    Shekulli



    Aleanca ruso-serbe, pas pavaresise se Kosoves dhe pas ngjarjeve ne Gjeorgji, ka gjetur cuditerisht zedhenes te politikes se saj, pikerisht pjese te opozites ne Shqiperi!

    Pas fotove nudo te Edi Rames, tashme ka ardhur koha te botohen ngjarjet nudo te te gjithe atyre politikaneve shqiptare qe jane te lidhur me krimin dhe trafikun ballkanik dhe ate nderkombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-10-2008 më 17:07

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    merua i bazes sot i ka te pakten 2 vila 3 katshe ne golem..
    kte ma konfirmoj nje person qe i dinte mire emrat e pronareve te vilo gratacielave te golemit..

    le te na sqaroje merua se nga cilet "fazlliqa" i morri parate ..per te pasur keto vila qe kushtojne qindra mijra euro..

  5. #15

    Mesymja e spiunazhit rus ne ish-Europen Lindore. A ben Shqiperia pjese?

    Akuzat çeke kundër spiunëve rusë nxitin stuhi politike


    Pothuaj 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Evropa Qendrore është bërë sërish vatër e spiunimit ndërkombëtar. Raportet e fundit të shërbimeve çeke të informimit kanë alarmuar për operacione të dendura të rusëve dhe shërbimeve tjera të spiunimit në vend, që kryesisht kanë lidhje me radarin amerikan për mbrojtje raketore që do ndërtohet afër Pragës. Por, raportet kanë nxitur një stuhi politike, me opozitën e qendrës së majtë që akuzon qeverinë se ka politizuar këto shërbime para votimit mbi radarin në Parlament dhe para zgjedhjeve të kësaj vjeshte.

    Në raportin e tij vjetor të 25 shtatorit, Shërbimi Çek i Kundërzbulimit (BIS) tha se agjentët rusë po punonin për të nxitur opinionin publik kundër sistemit amerikan të radarëve. "Aktivitetet e spiunëve rusë në Republikën Çeke aktualisht po arrijnë një nivel të lartë të intensitetit", - ka thënë BIS. Në një raport të ndarë të 29 shtatorit, Shërbimi çek ushtarak i Informimit VZ duket se mbështet deklaratat e BIS-it, kur thotë se vitin e kaluar ka vërejtur "interesa konkrete" të shërbimeve të huaja - përfshirë ato iraniane, për të marrë informata mbi radarin e mbrojtjes anti-raketore, qe do ndërtohet 90 km larg Pragës. Asnjëri raport nuk përmend nëse është shkelur ndonjë ligj çek. Qëllimi i përgjithshëm i Rusisë në Çeki, shkruan BIS, mund të jetë dobësimi i NATO-s dhe i BE-së dhe arritja të paktën pjesërisht e rivënies së “ish-perimetrit të sigurisë” së Moskës në Evropën Qendrore. Gjenerali në pension, Andon Sandor, ka qenë ish-drejtor i VZ-së. "Stacioni i radarëve nuk paraqet ndonjë kërcënim ushtarak për rusët - ata e dinë këtë; me potencialin e tyre nuklear, kjo nuk përbën kurrfarë kërcënimi. Por, ka të bëjë me sferën e influencës, dhe duke pasur një radar amerikan në territorin tonë, mendoj se kjo edhe është momenti i fundit i përfundimit të periudhës kur rusët mund të shkonin kudo në territorin tonë", - tha Sandor.

    Raporti i BIS-it thotë se shërbimi informativ rus, shpesh nën velin diplomatik, është munduar që të ndikojë politikanët dhe mediat çeke kundër vendosjes së radarëve. Raporti thotë se spiunët rusë kanë kërkuar që të infiltrojnë dy grupe civile në Republikën Çeke, te të cilat opinioni sheh një kundërshtim të madh ndaj radarëve.

    Grupi kryesor çek që kundërshton radarët, "Jo Bazave", ka mohuar lidhjet me rusët. Por, Sandor thotë se Rusia, që udhëhoqi invazionin e Paktit të Varshavës kundër Çekosllovakisë në vitin 1968 dhe dikur kishte dhjetëra mijëra trupa të stacionuara atje, ka një histori të gjatë të operacioneve të suksesshme të spiunimit në tokat çeke.

    "Për rusët do të ishte shumë dobiprurëse vetëm po të shpërndahej se radari dëmton ambientin, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e popullatës që jeton përreth dhe se ai mund të shkaktojë aksidente ajrore apo gjëra si kjo. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Ata mund të financojnë organizata të ndryshme, që janë kundër radarëve. Dhe, mund ta bëjnë në atë mënyrë sa organizatorët të mos e zbulojnë fare", - tha Sandor. Mediat kanë cituar po ashtu mundësinë që spiunët rusë të blejnë tokë afër zonës ushtarake në Brdys, ku do të ndërtohet radari.

    Zëvendësministri çek i Mbrojtjes, Martin Barak, ka thënë në televizionin çek se BIS dhe VZ në mënyrë aktive janë duke penguar që tokat rreth Brdys të bien në duar të gabuara.

    Në Çeki, për radarin ka kundërthënie. Me gjithë nënshkrimin e dy marrëveshjeve me SHBA-të për vendosjen e radarit, qeveria e qendrës së djathtë e Mirek Topolanekut nuk ka shumicën në Parlament për të përkrahur iniciativën amerikane. Parlamenti pritet të votojë për këtë çështje në vjeshtë.

    Opozita socialdemokrate kundërshton radarin, puna e të cilit do të jetë e ndërlidhur me sistemin e mbrojtjes raketore në Poloninë fqinje. SHBA-ja ka përsëritur se sistemi ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme, p.sh. nga Irani.

    Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, Anatoly Nogovitsyn, ka thënë se duke pranuar sistemin amerikan, Çekia dhe Polonia mund të bëhen subjekt i sulmit ushtarak, madje edhe bërthamor. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, partitë politike në Çeki mbesin të ndara.

    Ish-kryeministri, socialdemokrati Jiri Paroubek, ka akuzuar qeverinë se i ka drejtuar shërbimet e informimit kah gjetjet, nga të cilat do të përfitojnë politikat e tij.

    Disidenti antikomunist, Petr Uhl, që tani përkrah opozitën, pajtohet me këtë.

    "Është çështje politike para zgjedhjeve dhe është e zakonshme - pala kundërshtare mundohet të gjejë diçka negative, që e dëmton palën tjetër, që populli të mos votojë për të", - thotë Uhl.

    Në vitet e fundit, shërbimi informativ çek ka paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të spiunëve të huaj në vend. Por, Uhl thotë se këto akuza i kujtojnë të kaluarën, kur çdokush që kishte kontakte me të huajt, akuzohej se po punonte kundër qeverisë komuniste.

    Raportet e BIS-it dhe VZ-së është dashur të shqyrtoheshin nga Komiteti i Mbrojtjes i Dhomës së Ulët të Parlamentit, por për shkak të politizimit të tyre, janë shtyrë pas zgjedhjeve rajonale dhe lokale të 17 tetorit. Sandor beson se shërbimet e informimit po ofrojnë vlerësimin e tyre të drejtë për situatën e sigurisë.


    06/10/2008

    Standard

  6. #16
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pa hyre ne shume thellesi duhet te saktesohen disa gjera:

    - Naser Oric nuk eshte nje ish-komandant serb, por nje ish-komandant boshnjak qe luftoi me trimeri kunder krimineleve serbe.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Naser_Ori%C4%87

    - Ne cilin ligj thuhet se nje person sic eshte Fazlic nuk ka te drejte te hape biznese ne Shqiperi dhe te emeroje perfaqesues ke te deshiroje ai?

    Ne fund te fundit keto jane vendime legale (ndonese me gabime foshnjarake ne data dhe adresa).

    Megjithate sic thote Brari duhen degjuar dy kumbonat per te arritur ne saktesi te pergjigjeve.
    Ska gje te keqe nese nje person hap biznese ne shqiperi por ama ky fazlliqi akuzohet per korrupsion dhe evazion fiskal. Nje njeri me kaq shume pikepyetje ka hapur biznese ne shqiperi dhe ka emeruar si administrator nje person qe nuk eshte dosido por eshte kunati i ministrit Basha. Zoti Basha apo dhe zoti Berisha meqenese e ka mik kane cfare quhet "konflikt interesi" qe ne vendet perendimore po te dali nje skandal i tille personat publike japin menjehere doreheqje. E kuptoj qe ne shqiperi kjo nuk ndodh.
    Nqs zoti Berisha, basha e te tjere qeverisin me "duar te pastra" ata duhet ti deklaronin qe kur fituan pushtetin se me cfare aktivitetesh biznesi merren familjaret e tyre sic behen ne te gjitha vendet perendimore. Me sa kam vene re Berisha dhe Basha kane komunikim te dobet me kuneterit e tyre se Basha nuk e dinte qe Kunati ishte ortak me ket Fazlliun dhe Berisha nuk e dinte qe Kunati i punonte ne Gerdec. O politikan pyetini nganjere kuneterit me se merren?

  7. #17
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    merua i bazes sot i ka te pakten 2 vila 3 katshe ne golem..
    kte ma konfirmoj nje person qe i dinte mire emrat e pronareve te vilo gratacielave te golemit..

    le te na sqaroje merua se nga cilet "fazlliqa" i morri parate ..per te pasur keto vila qe kushtojne qindra mijra euro..
    O brari lene mer Bazen se nje cope gazetari eshte dhe ska gje ne dore. Mos u mundo kot te terheqesh vemendjen nga cfare eshte e rendesishme se nuk i ha njeri ato se le nom per zotin.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Le te plasin shpifesit e keqinj..

    ..e verteta eshte kjo qe thote Lulzim Basha:

    E vërteta e shpifjeve të Ramës, mashtrimin e ka ushqim

    Lulzim BASHA

    Prej dy ditësh zoti Rama po feston shpërndarjen dhe kompletimin e një tjetër shpifjeje, me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Prej dy ditësh fytyra e së keqes dhe ndërgjegjia e së ligës dalin para opinionit, duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, duke tjerrur me zell pëlhurën e intrigës, gënjeshtrës, duke gatuar me ngazëllim çorbën e helmatisur të trillimit që prej kaq vitesh e dekadash është specialitet i tyre. Fytyra e vrerosur e së keqes u shfaq po sërish sot, përpara shqiptarëve, duke mbllaçitur gënjeshtrën që vetëformoi dhe shpërndau me infrastrukturën që do t'ia kishte zili edhe vet Sigurimi i Shtetit, pasi arkitekti i së djeshmes vjen dhe na flet për të ardhmen.

    Fillimisht, dëshiroj t'u përgjigjem shpifjeve dhe akuzave ndaj meje dhe familjes sime. Le të regjistrohet se nga kjo foltore unë deklaroj sot, me përgjegjësi të plotë, se zoti Fazlliç nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondet dhe asetet publike gjatë drejtimit tim në ministritë përkatëse. Po kështu, pa paragjykuar lirinë dhe të drejtën e çdokujt për të zhvilluar ndërmarrjen ekonomike dhe lirinë e ndërmarrjes në Shqipëri, deklaroj se mes zotit Fazlliç dhe meje apo familjarëve të mi, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë takim, nuk ka asnjë biznes të përbashkët dhe asnjë aktivitet ekonomik. Le të vuajë nga histeria zoti Rama dhe më pas hijet e tij, i cili akoma nuk i ka thënë shqiptarëve se për çfarë konkretisht e akuzojnë, çfarë ligji është shkelur, çfarë vepre është konsumuar.

    Çdo pretendim i kundërt, përsa më sipër është i pavërtetë, çdo kush që pretendon të kundërtën, shpif dhe mashtron. Por njeriu, i cili nuk mundi të thoshte një fjalë të mirë për Shqipërinë, kur ajo i afrohet çdo ditë e më shumë anëtarësimit në NATO, atij që i dridhet buza kur vendi renditet në listat e transparencës dhe progresit, ai që me çdo hap që Shqipëria hedh drejt të ardhmes, vrapoi sot të shqiptojë mashtrimin e radhës së imagjinatës së tij perverse. Përkrah tij sot qëndronte e keqja, nga e cila po ndahet ky vend, e kaluara, ajo e kriminelëve që dhunonin qytetet dhe fshatrat, rrugët dhe hapësirat publike, fëmijët dhe prindërit tanë, përkrah tij qëndronin trafikantët dhe vrasësit që udhëtonin me makinat zyrtare të pushtetarëve, që mbillnin dhe korrnin drogën dhe ndanin fitimet.

    Pas krahëve të tij janë 8 vjet korrupsion, e një kapje e shtetit e panjohur për Evropën dhe hapësirën euroatlantike. Bashkë me të dhe përkrah tij ishin sot të gjithë ata që përparimin e vendit e frenuan duke vjedhur dhe abuzuar me taksat dhe doganat me një pushtet të pakontrolluar. Kemi pas një njeri që bënte si i marrë me vdekjen e një njeriu, që nëpërkëmb çdo forcë njerëzore për interesin e tij politik. Ai që nuk u nda dot asnjë natë nga nata e pafund e të kaluarës së tij, vjen sot dhe nëpërkëmb të ardhmen e një Shqipërie që po ripërtërihet çdo ditë. I ndërgjegjshëm se ai dhe hijet e tij nuk kanë të ardhme, i ka dorëzuar prej kohësh betejën e alternativave politike, që sot stolis litarin e debatit politik. Ai dhe hijet e tij e kanë zëvendësuar këtë debat në një fushatë demigruese për shqiptarët, shpifjesh dhe mashtrimesh të mirëpaguar dhe mirëorganizuar.

    Mashtrimi dhe gënjeshtra është prodhimi final i politikës së ndërtuar të zotit Rama, qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten se çdo ditë që dëgjojnë atë sallatë përzierjeje midis të ardhmes dhe të shkuarës, kjo fushatë histerike e së keqes do të bëhet më e tërbuar se një ditë më parë. E mbajtur dhe e mirëushqyer, e keqja po përgatit të mashtrojë mbi këtë vend. Trumbetat e betejës po trokasin përsëri, kjo është një betejë së cilës jo vetëm duhet t'i ikim, sepse përballja me të keqen është virtyti më i madh i një njeriu. Jemi përballur më përpara dhe jemi shkëputur nga kthetrat e krimit dhe mafias dhe sot po realizojmë aspiratat shekullore të integrimit. Çdo shqiptar krenohet kur vendi ynë në arenën ndërkomëbatre merr ftesën në NATO, nga e kaluara e hidhur vijmë në vlerësimin për progresin e reformave. Si ministër i Jashtëm, jam afër këtij vlerësimi dhe krenohem me përparimin e bërë. Por, sa herë që ndodh kjo, del fytyra e vrerosur e së keqes, e cila nxin sa herë që Shqipëria vlerësohet. Fytyra e së keqes kërkon ballafaqimin dhe nuk i ikim këtij ballafaqimi, nuk jam unë ai që paguan për të mbyllur dosjet e panumërta që e ndjekin hap pas hapi. Dhe së fundmi, meqë zoti Rama iu referua edhe rrugës Durrës-Kukës, më lejoni të them se kjo është rruga me të cilën krenohet çdo shqiptar, është rruga që më zbardh mua dhe të nxin ty, se do të jesh korbi i rrugës, sot dhe përgjithmonë!

    *******

    ..u bindet tani ju o njerez te keqinj qe dini vetem te shpifni..
    ..po per Fazlliqin cfar do thoni..he cfar do thoni tani ..kur vete kryeministri e tha me gojen plot qe e kam mik..he flisni ..flisni po te doni po nuk ju a hapi Sala , juve dosjet qe keni ne lidhje me mafian..rrini mer urte dhe mos u ndjeni fare..apo perfitoni se Ai nuk po ben gje tani..po ta dini se po e merzitet ju a ben te gjitheve publike aktivitetin mafioz qe keni ore longaraqe
    ..ju jeni ene dhi e zgjebosur ene bishtin perpjete ..dhe me cin pra me Sal Berishen..nuk ju osht mush menja qe me Salen nuk e krruni dot.

    Sala eshte tmerri i korrupsionit dhe sa kohe qe don Sala me nejt kryeminister te gjithe te korruptumit do te dridhen nga tmerri se nje dite Kryeministri mund ti demaskoje..dhe ta dini se Sala e bon ..po ta merzisni shume..

    ..qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 06-10-2008 më 21:45

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt.. fare sme pelqejne keto punet me bgr-tera a brg-tera.. e fazlliqa..
    nje parti shqiptare qe kerkon votat e shqiptareve.. duhet te perballet shqiptarisht me popullin e vet..
    te kerkosh ndihme nga kompani te huaja te specializuara per fushata politike e ti paguash ato sa frengu pulen.. tregon se parti te tilla nuk ndihen mire..se kan rrjedhur ne mendime e idera e vizione.. e se lideret e tyre jan kokboshe..
    ne qe votojme pd-ne qe nga fillimi.. nuk duam tja dime fare per bgr-terat e huazuara.. qofshin ato amerikane..
    ne e votojme pd-se jo se ka flamuj a parulla te shtypura jashte me llustra apo se po keshillohen si te zbukurohen nga te huajt..
    ne e votojme pd-ne sepse doli nga populli.. nga aspirata demokratike e pushkatuar ne 50 vitet e ndyra enveriste..
    e votojme pd-ne qe te jete jo vetem alternativa e deshiruar prej dekadash por dhe si mbrojtese nga rikthimi i djallezuar i mafies enveriste-kanibale ne pushtet..
    kaq mjafton qe saliu ta dije se votat qe ka.. qe morri nga fillimi e deri me sot.. nuk i erdhen nga fazlliqet e brg-terat.. por nga shpirti i atyre njerzve te mrekullushem.. atdhetaro demokrate..
    pra ato miljona te hedhura andej jan nje gomarllek e nje paftyresi anti demokratike.. nga ana e lidershipit te pd-se..

    tu vije turp nga keto pislleqe prapa shpines se demokratit te thjeshte e te ndershem qe e do PD-ne.. pa i kerkuar asnji kacidhe..


    ..

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr po reflekton pak o brar
    Ta dish qe pd qe e do as shume ti mos kujto se se duam edhe ne. Po e duam vertet sic ka emrin jo me Saline ne krye qe felliqesira pas felliqesirash po i dalin me ate kursin e dhjere te regresit qe po ben.
    Doli gerdeci, fazllicet qe per ironi te fatit bend pjese direkt ne grupin famekeq te zemunit.
    Te vije kamekryq ne shqiperi nje serb e te pushtoje qeverine e te bleje ministra eshte kulmi i abuzimit te pushtetit dhe ska mekat qe ta leje kete poshtersi.
    Shyqyr o brar qe po e kupton qe e kemi jo me pd po me ate pjese qe po ben pis shqiperine.

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2004, 00:14
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •