Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Itali: Shqiptarët nuk janë më të këqinj

    Me sa pashe ne lajmet e TCH sonte, nje sondazh ne Itali i kishte hequr shqiptaret nga lista e emigranteve "te papelqyeshem" dhe thonin qe shqiptaret kane ndryshuar imazhin e keq. Nuk e di nese e ka pare dikush tjeter kete lajm, por ishte interesant per t'u pare.

    Me hapi dy dilema.

    1. Me te miren, mos valle shqiptaret ne te vertete jane "pastruar", jane drejtuar ne rruge te mbare, i jane dedikuar punes, shkollimit, kultures (qe ka shume te ngajre te jete).

    2. Me pak te miren, mos valle shqiptaret jane zevendesuar nga rumunet, bullgaret, polaket, etj?


    Dini gje ju?! Si ua merr mendja?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sapo gjeta dhe artikullin e shkruar

    Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise

    Tani shqiptaret kane krijuar nje imazh te ri pozitiv ne bote. Prestigjozja italiane “Corriere della sera” ne nje artikull te sotem tregon se si bashkatdhetaret tane ne Itali jane integruar, punojne dhe shume prej tyre jane bere biznesmene te suksesshem.

    “Shqiptaret prototip te emigranteve ‘te keqinj dhe te dhunshem’, nuk shkaktojne me frike”, thote gazeta.

    E perditshmja i referohet nje raporti te “Caritas-Migrantes”, sipas te cilit “shqiptaret e keqinj” jane zevendesuar nga emigrantet rumune ne kuadrin e “emigranteve qe bejne pjese ne shqetesimet e italianeve”.

    “Kjo duket tek te dhenat per punesimin, per familjet, per prezencen ne shkolle, mbi te dhenat penale. Eshte nje shembull qe ben te shpresosh edhe per emigrantet rumune qe kane zevendesuar shqiptaret ne kuader te shqetesimeve te italianeve”, thote “Corriere della Sera”.

    TCh: Lajmi dhe KRONIKA
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Dini gje ju?! Si ua merr mendja?

    po tani e kan kap vetem shqiptaret kishin 2 leke i ban 5 lek,
    tani ene skan nevoj me fjet jashte me vjeth me ba budalliqe
    tani shumica i eshte shtrruar samarit!!!!!




    bullgaret, rumunet , pakistanet , e indjanet ,tani po pushtojn europen, per polaket sdi gja .


    shnet.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  4. #4
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Shqiptaret jan bere borgjez te vogel

    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin

    po tani e kan kap vetem shqiptaret kishin 2 leke i ban 5 lek,
    tani ene skan nevoj me fjet jashte me vjeth me ba budalliqe
    tani shumica i eshte shtrruar samarit!!!!!




    bullgaret, rumunet , pakistanet , e indjanet ,tani po pushtojn europen, per polaket sdi gja .


    shnet.
    Shqiptaret tashme ne Itali jane midis nje klase ploretariate e borgjez te vegjel,edhe fal punes se zellshme dhe kostate .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Kane nise me mbledhe mende: p thone ma mire vone se kurre !

  6. #6
    Ne fillim iku nje shtrese me e ulet e popullsise, dhe dilnim nga nje vend i eger komunist qe besoj se ndikon per keq.

    Tani shkojne shume studente per te vazhduar shkollat e larta. Shkojne njerez per pune biznesi. Nuk ka me anije me emigrante. Ata qe kane shkuar ne fillim e kane nga 15 vjet atje, jane integruar ne jeten e perditshme dhe nuk luftojne per buken e gojes.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin






    bullgaret, rumunet , pakistanet , e indjanet ,tani po pushtojn europen, per polaket sdi gja .


    shnet.
    Dje Media Set, pohoi qe komuniteti shqiptar ne Itali eshte i dyti pas atij rumun dhe fill perpara atij kinez. Keshtu marokinet kalojne ne vend te katert ... .
    Por eshte fakt, qe nuk degjohemi si me pare edhe pse jemi shume.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Jane tre etapa qe kan prekur Shqiptaret e emigruar jashte vendit.

    1. Viti 1990 iku jashteqitja e vendit, te cilet ishin te paarsimuar, te panjohur me kulturen, njerez te mbyllur dhe pa bote.

    2. 1992 iku ajka e vendit, iken njerez qe ishin duke u arsimuar dhe duke luftuar komunizmin. Ky brez i teri ka carr per mire dhe ka aritur majat, qe sot njihen dhe si borgjezet e vegjel Shqiptar.

    3. 1997 iken te gjithe personat qe kishin hasmeri dhe kishin frike te rinin. Te cilet i hapen dhe namin e keq Shqiperis pasi ishin mesuar duke vrare, vjedhur dhe bere shantazhe.

    Qe nga faza e trete emigrimi per jashte trojeve te Shqiperis u reduktua dhe u be shum e veshtire te ikesh, po thuaj se 80% kan ikur per studime, ose kan kerkuar nga nje person familjar per te bere bashkim familjar. Ku fillon dhe shtrengohet rripi, qe do punosh te mbash familjen dhe ti krijosh nje te ardhme sa me te mire femijeve. U rit dhe niveli i kerkesave per studim ne te gjithe italin, po te shikosh disa statistika sa vjen e me shum shkojne per studime ne itali, pasi gjejne menyren me te mire per tu zhvilluar dhe shkolluar ne nje vend perendimor.

    Sa per vendet qe kan marr tani postin e emigranteve te keqinje nuk kam ndonje ide, po keto emra qe u permenden nuk jan me pak se Shqiperia te zhvilluar, po problemi eshte sepse nuk jane vleresuar ne vendet e tyre, dhe kur gjejne deren e hapur thon pse mos te marrim me shum ne pak kohe, dhe normalisht qe do shkojne drejte rruges se krimit.

    Shpresoje qe ky imazh te jete ne te gjithe vendet ku ndodhen Shqiptar dhe sa me shum te punojne dhe te zhvillojne kulturen e tyre. Eshte nje plus i madh per te gjithe njerezit jo vetem per ato qe jetojne ne keto vende, pasi neser kur te aplikojme per nje viz apo te kemi dyert e hapura mos te kemi probleme dhe kushtezime sic kan shum vende te tjera te anetaresuara ne BE.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Jane tre etapa qe kan prekur Shqiptaret e emigruar jashte vendit.

    1. Viti 1990 iku jashteqitja e vendit, te cilet ishin te paarsimuar, te panjohur me kulturen, njerez te mbyllur dhe pa bote.
    ????????????????????????????????????????????

    Po kjo? Nese te kujtohet Ramiz Alia vendosi ne 1989' qe, te gjithe ata nenshtetas qe kishin familjare jasht atdheut, mund te pajiseshin me pashaporta dhe kush per nevoja mjeksore dhe kush nga deshira e mohuar gjer atehere, mund te shkonte lirisht jasht shtetit-burg shqiptar.
    Mos te duken jashteqitje ata qe kishin preardhje nga jasht, apo mbleseri apo vellezer dhe motra, mos ishin keta llumi i Shqiperise? pre ty!

    Pastaj ata trimat qe luftuan komunizmin me 1992' ( kur 2 vjet me pare kish rene ) dhe qe ne te njeten kohe ishin ajka e vendit, kur mberriten ne brigjet e Italise gati nudo? mos valle je nje nga keto ajka edhe ti?
    Si po na i klasifikoke keshtu shqiptaret, ku e lexove,...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2008
    Postime
    68
    Shqiptaret ne Itali tashme kane zene vend.Ata qe merreshin me aktivitete te jashteligjshme dikush eshte vrare dhe pjesa e tjeter ka perfunduar ne burg.Aftesia e integrimit qe kane shqiptaret e ben kete proces shume te natyrshem.Keto 10-15 vjetet e pas-komunizmit ishin nje periudhe qe ne nje fare menyre do kalonte...brezat e rinj jane dhe do jene gjithnje e me te pergatitur dhe besoj se pas 20 vjetesh do jemi vend evropian per tu pasur zili.E ardhmja eshte vetem per ne.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •