Nė tre muaj, Gjykata e Tiranės ka lejuar pesė vajza tė moshės 15 deri 17-vjeēare tė lidhin kurorė. Dyshime pėr arsyen e vėrtetė tė martesave jo tė zakonshme
Ėshtė e vėrtetė qė dashuria nuk njeh moshė, por kur dy tė rinj nėn 18 vjeē lidhin martesė, atėherė shkatėrrimi i familjes nė shumicėn e rasteve ėshtė thuajse i sigurt. Ky ėshtė njė pėrcaktim i sociologėve pėr martesat e hershme, njė fenomen ky qė kohėt e fundit ėshtė bėrė tepėr i pėrhapur edhe nė Shqipėri. Tė dhėnat zyrtare nga Gjykata e Tiranės tregojnė se nė harkun kohor tė tre muajve janė legjitimuar me vendim gjykate tė paktėn pesė martesa tė hershme, ku vajzat (nėnat e ardhshme) janė tė moshės 15 deri nė 17 vjeēe. Arsyeja zyrtare e paraqitur para gjykatės pėr lidhjen e martesės nė moshė tė mitur nė tė pestė rastet ėshtė shtatzėnia, e cila kthehet nė njė shkak tė rėndėsishėm pėr lidhjen e njė martese tė tillė. Duke parė zonat nga vijnė familjet qė kėrkojnė kėto lloj martesash, ėshtė tepėr e vėshtirė tė pranohet fakti se vetė prindėrit kanė lejuar vajzat e tyre tė mitura tė bashkėjetojnė me bashkėshortėt e ardhshėm. Por cila ėshtė arsyeja e vėrtetė qė prindėrit i kėrkojnė gjykatės tė lejojnė martesėn e vajzave tė tyre nėn moshė? Emigracioni ėshtė njė prej arsyeve kryesore qė detyron familjarėt apo edhe vetė vajzat ti drejtohen gjykatės pėr legjitimin e martesės nė moshė tė hershme. Martesat nėn moshė Mė 18 shtator, Gjykata e Tiranės vendosi lidhjen nė martesė tė 15-vjeēares S. K., nga Bathorja, me 24-vjeēarin S. D., po me banim nė Bathore. Arsyeja e njė kėrkese tė tillė sipas burimeve zyrtare nga gjykata, ishte se vajza e mitur ėshtė fejuar sipas zakoneve tė vendit me S. D. prej njė viti dhe bashkėjetojnė me njėri-tjetrin, duke pasur marrėdhėnie intime midis tyre. Nga kartela gjinekologjike nėnshkruar nga mjekja S. Gjergji, vėrtetohet se vajza ėshtė shtatzėnė gjashtėjavėshe. Nė prani tė prindėrve tė vajzės, gjykata lejon lidhjen e martesės mes 15-vjeēares dhe 24-vjeēarit, i cili pranoi atėsinė e fėmijės. Pothuajse pėr tė njėjtėn arsye, nga muaji korrik deri nė mesin e muajit shtator Gjykata e Tiranės ka legjitimuar tė paktėn pesė martesa tė tillė. E. S. ėshtė njė tjetėr e mitur, e cila ka kėrkuar lejimin e martesės nga gjykata. Sipas shpjegimeve nė seancė, 16-vjeēarja ėshtė fejuar me A. S. prej njė viti, dhe gjatė fejesės kanė pasur marrėdhėnie intime midis tyre. Nga kartela e konsultorit tė ndjekjes sė nėnės sė ardhshme, vėrtetohet se vajza ėshtė shtatzėnė pesėjavėshe, shtatzėni qė pranohet edhe nga i fejuari i saj. Gjykata ēmon se kėrkesa duhet pranuar, pasi lejimi i martesės nėn moshėn e lejuar nga ligji ėshtė pėr shkaqe me rėndėsi, dhe qenia shtatzėnė e vajzės sė mitur vlerėsohet si shkak i rėndėsishėm, - citohet vendimi i gjykatės pėr kėtė ēėshtje. Duke parė lehtėsinė e njė veprimi tė tillė dhe koston e vogėl, nuk ėshtė ēudi qė legjitimimi i martesave nėn moshė tė kthehet nė modė nė Shqipėri, ndoshta duke e renditur vendin tonė pėrkrah 20 vendeve problematike pėr kėto lloj martesash. Shtatzėnia apo emigracioni? Zyrtarisht ėshtė shtatzėnia arsyeja pse prindėrit kėrkojnė lidhjen nė martesė tė vajzave tė tyre tė mitura. Mjafton njė vizitė e thjeshtė tek gjinekologu apo te konsultorja e lagjeve, pėr tė bėrė shtatzėnė njė vajzė tė mitur. Por, a ėshtė kjo arsyeja e vėrtetė e lidhjes sė njė martese tė tillė? Nėn zė thuhet se martesat nėn moshė kėrkohen kryesisht pėr ēėshtje emigrimi. Mjaftojnė disa tė holla nėn dorė, qė gjinekologu apo gjinekologia tė plotėsojnė kartelėn ashtu siē e kėrkon pacientja, vetėm e vetėm qė gjykata tė bindet se ajo ėshtė vėrtet shtatzėnė. Nė fakt, njė gjė e tillė nuk rrezikon askėnd, pasi trupi gjykues beson verbėrisht tek mendimi i mjekut, duke mos ndėrmarrė asnjė hap tė mėtejshėm pėr verifikimin e kėsaj kartele mjekėsore. Kjo gjė, sipas burimeve jozyrtare, bėhet kryesisht pėr arsye emigrimi. Duke moslidhur dot martesė pėr shkak tė moshės sė mitur qė kanė vajzat, familjet e tyre e kėrkojnė kėtė gjė nė gjykatė, dhe mė pas vajza bashkė me bashkėshortin ndėrtojnė jetėn diku tjetėr larg Shqipėrisė.
Korrieri
Krijoni Kontakt